Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shefi i Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi jep dorëheqjen

    Xhemal Gjunkshi jep dorëheqjen, letër Nishanit

    Emri:  xhemal-gjunkshi.jpg

Shikime: 770

Madhësia:  23.7 KB
    TIRANE- Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Xhemal Gjunkshi ka dhene doreheqjen.

    Ai i eshte drejtuar me nje leter doreheqjeje kreu te shtetit, Presidentit Bujar Nishani, duke shprehur vleresim per mbeshtjen e tij dhe te paraardhesit te tij.

    “Ne te nuk thuhen arsyet e doreheqjes nga posti qe mbante, vetem behen vleresime per arritjet dhe punen si dhe falenderime per mbeshtetesit”- raporton News 24.

    Letra drejtuar Nishanit

    Lënda : Kërkesë për dorëheqje nga detyra

    Drejtuar : Shkëlqesisë së Tij Zotit Bujar Nishani President i Republikës së Shqipërisë

    Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    I nderuar Zoti President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura,
    Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju, më lejoni që mbështetur në nenin 7, pika 5 dhe nenin 30, pika 3, shkronja “b” të ligjit Nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të paraqes para Jush dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    Kam patur nderin dhe privilegjin të kryej këtë detyrë të rëndësishme që nga data 8 gusht 2011. Ka qenë një nga periudhat më aktive të shërbimit tim në krye të burrave dhe grave nën uniformë si dhe punonjësve civilë në Forcat e Armatosura, periudhë për të cilën ndjehem krenarë për arritjet e Forcave tona të Armatosura, të cilat kanë konsoliduar edhe më tej opinionin pozitiv për dinjitetin, profesionalizmin dhe angazhimin e FA në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
    Në tërësinë e zhvillimeve të mëdha dhe të arritjeve gjatë kësaj periudhe do të dëshiroj të theksoj kryerjen me sukses, profesionalizëm dhe dinjitet të misioneve të paqes në kuadër të NATO-s në Irak, Afganistan, Kosovë dhe në shtabet ndërkombëtare, asgjësimin e plotë dhe pa ngjarje të jashtzakonshme të mijëra ton municionesh të cilat përbënin një rrezik serioz për popullsinë civile, ndihmën e pakursyer duke bërë të pamundërën të mundur në ndihmë të popullsisë civile të prekur nga fatkeqësitë natyrore të përmbytjeve, bllokimit nga dëbora apo zjarreve, modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura, kryerjen me sukses të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit modern shqiptar dhe të krijimit të Forcave tona të Armatosura dhe si më të veçantin, çertifikimin e plotë të integrimit në NATO.
    Dëshiroj të shpreh me këtë rast mirënjohjen më të thellë për Ju dhe presidentin para jush për besimin e mbështetjen e pakursyer, Ministrat e Mbrojtjes me të cilët pata rastin e mirë të punoja, gjeneralët, dhe të gjithë ushtarakët oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe punonjësit civilë në Forcat e Armatosura për punën e shkëlqyer, profesionalizmin, gatishmërinënë, disiplinën dhe shpirtin e sakrificës në kryerjen e misionit kushtetues në shërbim të mbrojtjes së vendit, në ndihmë të komunitetit si dhe të paqes dhe sigurisë në botë, duke ngritur lart dinjitetin e ushtrisë dhe shtetit shqiptar.
    Një falënderim të ngrohtë drejtoj gjithashtu për homologët e mi të vendeve të tjera të Aleancës, për atashetë ushtarakë të vendeve mike e partnere të akredituar në vendin tonë, për të gjithë përfaqësuesit e tjerë ushtarakë dhe civilë të këtyre vendeve, me të cilët kam pasur privilegjin dhe mundësinë të bashkëpunoj në të mirë të Forcave tona të Armatosura.

    Me respekt,
    GJENERAL MAJOR XHEMAL GJUNKSHI
    SHEF I SHTABIT TË PERGJITHSHEM TË FA


    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Shefi i Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi jep dorëheqjen

    (Ne foto: Kodheli me gjeneralët Zaimi (i pari djathtas) dhe Lleshi (i pari majtas)) -
    Emri:  98277.jpg

Shikime: 753

Madhësia:  26.0 KB

    Rokadë gjeneralësh, Arian Zaimigati në vend të Xhemal Gjunkshit

    TIRANE- Pas dorëheqjes së gjeneral major Xhemal Gjunkshi nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, emri më i mundshëm për të shkuar me firmën e ministres Kodheli te Presidenti Nishani është ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO gjeneral major Arian Zaimi. Dorëheqja e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral major Xhemal Gjunkshi ka sjellë daljen në skenë të kandidaturave të reja për të zënë vendin vakant të tij.Kështu janë 11 gjeneralë, të cilët plotësojnë të gjitha kushtet për të marrë firmën e presidentit Bujar Nishani që të jenë numri dy i ushtrisë shqiptare. Mësohet se kandidaturat e mundshme për të pasuar -gjeneral Gjunkshin në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA janë Gjeneral Major Arian Zaimi, Gjeneral Brigade Zyber Dushku, Gjeneral Major Viktor Berdo, Admiral Kristaq Gerveni, Gjeneral Brigade Qemal Shkurti, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, Gjeneral brigade Jeronim Bazo, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, Gjeneral brigade Syrja Gjoka, si dhe Gjeneral major Maksim Mala e Gjeneral brigade Vladimir Qiriazi.

    Por jashtë skemës nuk mbetet as gjeneral brigade Sandër Lleshi, aktualisht këshilltar për Mbrojtjen dhe Sigurinë i kryeministrit Edi Rama. Burimet të besueshme pranë Ministrisë së Mbrojtjes por dhe të kryeministrisë bëjnë me dije se pritet që kandidaturë e parë për të zënë vendin e Gjunkshit është ajo e gjeneral major Arian Zaimit, i cili gëzon një mbështetje të gjërë të mazhorancës, por dhe është si një sfidë ndaj kreut aktual të shtetit, për shkak se është liruar nga detyra pikërisht nga paraardhësi i tij demokrat, tashmë i FRD Bamir Topi me propozim të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Ishte pikërisht ish-presidenti Topi, që në dhjetor 2011, dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të oficerëve me gradë madhore Gjeneral major Arian Zaimi, Gjeneral major Maksim Mala, nxjerrjen në rezervë të Gjeneral brigade Vladimir Qiriazi, Zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

    Pikërisht Zaimi është më i favorizuar jo vetëm për shkak se ka gradën e përcaktuar dhe sipas ligjit që të plotësojë kushtet që ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ta propozojë tek Presidenti Nishani për ta dekreruar si shef të shtabit të përgjithshëm të FA, por dhe sepse ka një mbështetje të gjërë nga partnerët në NATO pasi ka qënë përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në Bruksel dhe njeh mirë terrenin në qendrën e Aleancës. Tashmë gjeneral major Zaimi është këshilltar i ministres Kodheli dhe është kandidatura më e fortë për të qënë në krye të shtabit të përgjithshëm. Jashtë sferës së vëmendjes nuk është as gjeneral brigade Sandër Lleshi, pavarësisht se burimet nga kryeministria bëjnë me dije se ai është i përkushtuar për të kryer detyrën e lartë që ka marrë si këshilltar për Mbrojtjen dhe Sigurinë i kryeministrit Edi Rama, pak më shumë se një muaj më parë.


    KANDIDATET ME TE MUNDSHEM PER EMERIMIN
    Arian Zaimi Gjeneral Major
    Sanër Lleshi Gjeneral Brigade
    Zyber Dushku Gjeneral Brigade
    Viktor Berdo Gjeneral Major
    Kristaq Gerveni Admiral
    Qemal Shkurti Gjeneral Brigade
    Muhamet Buçpapa gjeneral brigade
    Jeronim Bazo Gjeneral brigade
    Bardhyl Hoxha Gjeneral Brigade
    Syrja Gjoka Gjeneral brigade
    Maksim Mala Gjeneral-major
    Vladimir Qiriazi Gjeneral brigade


    Kushtetuta
    FORCAT E ARMATOSURA

    Neni 168
    1. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore.
    2. Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
    3. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.

    Neni 169
    1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
    2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
    3. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.

    shqiptarja.com

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Shefi i Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi jep dorëheqjen

    Prapaskenat e dorëheqjes së Xhemal Gjunkshit

    TIRANE- Dorëheqja e Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi nga shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Shqiptare vijon të jetë e mbuluar me mister, ndonëse ka tre ditë që është bërë publike. Shkak për këtë mister ka qënë mosshpjegimi i kësaj dorëheqjeje, që është dhënë pikërisht në momentin kur mendohej se pas kundërshtimit që i bëri kalimit të SHQUP në dizpozicion të PD për ta përdorur si seli, duke mos e firmnosur shkresën, pozita e gjeneralit në këtë post të lartë të FA ishte konsoliduar. Por mësohet se shkaku i dorëheqjes së Gjunkshit nga posti kanë qënë mi i thellë dhe kanë të bëjnë me heqjen e mbështetjes nga ana e mazhorancës së re. Pasi kreu i PS e kishte akuzuar në kohën kur ka qënë në opozitë, bazuar në kabllogramet e ambasadës amerikane të publikuara në meidat botërore nga Ëikileaks ku del dhe emri i Gjunkshit si njeriu që me statusin e komandatit të forcave komando që dërgoheshin në misionet e paqes në Irak, Afganistan kishte marrë ryshfet nga komandot shumën 7 mijë euro, pikërisht gjysma e shumës që paguheshin këta ushtarë që përballeshin me vdekjen në 6 muajt e qëndrimit në mision. Ndërsa mendohej se gjithçka po kalonte në heshtje, ishte një zbarkim i kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të debatuar me opozitën e djathtë dhe kryesisht me ish-kreun e PD e ish-kryeministrin e vendit Berisha, ajo që ka nxjerrë sërish në skenë këto akuza.

    Kryeministri Edi Rama teksa ka replikuar fort me Berishën duke numëruar një më një të gjithë keqqeverisjen e tij dhe korrupsionin që kishte mbuluar qeverisjen e së djathtës për tetë vite me radhë, ka përmendur dhe “taksën” që komandot paguanin ndaj eprorëve për të shkuar në mision në Afganistan dhe Irak, por pa përmendur emra gjeneralësh këtë herë. Por gjithkush e ka marrë vesh se fjala ishte pikërisht për shefin e shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili me sa duket ka kuptuar se tashmë i iku përfundimisht shpresa për mbështetje nga ana e mazhoprancës së majtë dhe kryeministrit Edi Rama.

    Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com -

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Shefi i Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi jep dorëheqjen

    SHQUP-i një ditë pas firmës së Nishanit, Gjunkshi: Jemi kundër -

    IRANE- Aktivitetet në Shtëpinë Qendrorë të Ushtrisë vazhdojnë normalisht. Hyrje-daljet e administratës, prania e ushtarakëve, asgjë nuk ka ndryshuar nga lëvizjet e përditshme aty, ndërsa shumë shpejt, pritet që të zhvendoset selia e Partisë Demokratike.

    Muaji shtator ka shënuar gjithmonë edhe fillimin e dhjetëra kurseve që zhvillohen për fëmijët e ushtarakëve e shumë të tjera, por ato nuk do të zhvillohen më.

    I kontaktuar me telefon nga televizioni “A1 Report”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, është shprehur, se nuk ka asgjë për të shtuar nga ato që ka shkruar në përgjigjen e tij drejtuar ministrisë së Mbrojtjes dhe se ato janë mendimi i tij.

    Më 15 gusht, në një letër-përgjigje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Gjunkshi ritheksonte se ishte kundër ndryshimit të destinacionit të SHQUP-it, për arsye se, ajo është një ndër tri asetet themelore të burimeve të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

    Gjunkshi rendiste në arsyet e tij për të mos firmosur edhe faktet se, në këtë qendër zhvillohen periodikisht aktivitete të nivelit të lartë në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillohen aktivitete dhe kurse për fëmijët e ushtarakëve me fokus.

    "Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të Vendosjes dhe Përfapjes së Forcave të Armatosura", përfundon letra e Gjunkshit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kullurit. -

    shqiptarja.com

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Shefi i Shtabit te Përgjithshem të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi jep dorëheqjen

    Emri:  download-417.jpg

Shikime: 323

Madhësia:  7.8 KB Emri:  59Shtepia-e-Ushtrise-SHQUP-32.jpg

Shikime: 393

Madhësia:  63.4 KB

    NATO: Tre gjeneralët e shkarkuar kundër Gjunkshit, njeriu i Imamit -

    TIRANE - Pas shkarkimit të 3 ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare duhet të fshihet një përplasje lidhur me modernizimin e strukturës së mbrojtjes së vendit. Këtë e ka thënë në një bisedë me agjencinë “Nova” një burim i NATO-s, që ka kërkuar të mos i përmendej emri.

    Sipas tij shkarkimet janë bërë pas “një procesi të gjatë ndryshimi që ka hasur në rezistencë të fuqishme nga ana e një grupi pushteti, të krijuar brenda Forcave të Armatosura shqiptare. Gjeneralët e sapolarguar “nuk e kanë gëlltitur kurrë faktin që, në vend të tyre u caktua në krye të Shtabit të Përgjithshëm një ushtarak më i ri, Xhemal Gjunkshi, njeri i afërt me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami”.

    Në fund të majit, ministri shkarkoi zëvendësshefin e Shtabit të ushtrisë Sandër Lleshi, komandantin e forcave ajrore Dhori Spirollari dhe një komandant rajoni Abaz Lleshi. Të tre ata e cilësuan vendimin e marrë si “të paligjshëm” dhe ngritën akuza të rënda kundër ministrit të Mbrojtjes e shefit të Shtabit Xhemal Gjunkshi.

    “Sipas mendimit tonë, kjo lëvizje duhet të jetë si përgjigje e një serie problemesh të rënda që ekzistojnë në gjirin e ushtrisë sonë dhe që ne i kemi ngritur në rrugë zyrtare”, kanë pohuar në një letër të hapur të tre ushtarakët e lartë, sipas së cilës FA rrezikojnë të gërryhen nga fenomene shqetësuese.

    “Shqetësimet tona janë ngritur në rrugë zyrtare nëpërmjet një letre dërguar mars presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe shefit të Shtabit Xhemal Gjunkshi, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, theksuan tre gjeneralët.

    Ish-zëvendësshefi i Shtabit Lleshi ka vënë në dukje edhe faktin që shumë “oficerë të kualifikuar” janë nxjerrë para kohe në pension e ka kritikuar mënyrën se si është proceduar me emërimet. “Gjithshka kryhet në bazë të vendimeve personale të ministrit dhe të shefit të Shtabit.

    Janë bërë emërime pa kriter profesional, struktura të fryra dhe të paefektshme, ndërkohë që, nga ana tjetër, një numër në rritje oficerësh kariere kërkojnë të largohen nga ushtria”. Ministria është përgjigur, duke deklaruar se “gjithshka është kryer në bazë të rregullave”, sa u përket shkarkimeve të ushtarakëve të lartë.

    Sipas burimit të NATO, një grup i vogël ushtarakësh të lartë që janë pranë ministrit duhet të synojnë të “reformojnë nga brenda, dhe në kuptimin e mentalitetit, FASH me një perspektivë më moderne dhe të përshtatshme ndaj standardeve të NATO-s”.

    Para disa javësh, Imami foli në Këshillin e Atlantikut në Bruksel e këto ditë në Tiranë po zhvillohen mbledhje të rëndësisshme të aleancës atlantikase. Sipas burimit këto dëshmojnë për mbështetjen që gëzon ministri nga Aleanca.

    Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë debatet në lidhje me shkarkimin e tre gjeneralëve, të cilët kanë kërkuar motivimin e largimit të tyre nga detyra. Politika është shprehur me tone të ashpra, duke e krahasuar një lëvizje të tillë me atë të vitit 1996-1997 kur ushtria i vendos përballë protestuesve dhe më pas u shkatërruar për tre ditë.


    (Bruksel, 3 qershor/Agjencia NOVA/, Foto: Dhori Spirollari, Sandër Lleshi, Abaz Lleshi, tre gjeneralët e shkarkuar)

    shqiptarja.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 03-11-2013 më 11:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •