Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria Rama heq sistemin dixhital të rregjistrimit të mbledhjeve të qeverisë

    Rama hoqi sistemin dixhital 1 milion dollarësh, Berisha: Kryeministri, obsesiv nga përgjimet

    TIRANE- Sistemi dixhital i rendit të ditës në sallën e mbledhjeve të qeverisë, i hequr pas marrjes së Kryeministrisë nga Rama, ka kushtuar 1 milion dollarë.
    Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Ramën se e ka hequr sistemin, pasi ai vuan nga obsesionet, në veçanti nga ai i përgjimit.
    Ky sistem, sipas Berishës, ka kushtuar 1 milionë dollarë, që i kursente shtetit dhjetra tonelata letër dhe mjete te tjera kancelarie.
    “Rama vuan shume nga obsesionet ne teresi dhe ai i pergjimit ne vecanti. Ai nuk hyri ne zyren e tij nga frika e çimkave (pergjueseve) ndonse dy agjensite mike qe ai thirri pas kontrollit te imte, çertifikuan zyren si te paster, pa pergjues. Pavarsisht nga kjo ai shqepi te gjithe parketin dhe suvane e zyres para se te futej por çimka nuk gjeti. Historia vazhdon, kushurira me te cilen ndan shpirtin e zi te daje Kolekes i thote se pergjimi behet edhe nepermjet kompjuterit dhe aksesorvee te tij. Kaq u desh dhe u pre fillimisht kablli qendror fibro optik nga vete kushurira, si gjoja gabimisht, te nesermen ne darke u shkulen laptopet dhe aksesoret e tyre. Ketij i thone ndryshim. Me vrap drejt shkuares.”- shkruan Berisha në Facebook.
    Mesazhi i plotë i Berishës
    Te dashur miq, obsesiv (dyshues) deri ne frike ekstreme, Piktori deshtak hoqi nga salla sistemin dixhital te rendit te dites te mbledhjeve te qeverise, i cili ka kushtuar 1 milion $ dhe qe i kursente shtetit dhjetra tonelata leter dhe mjete te tjera kancelarie. Ky sistem i instaluar tre vjet me pare do te lidhej ne vazhdim me te gjitha ministrite dhe agjensite e tjera dhe shume shpejte do te bente te mundur qe komunikimi ne te gjitha agjensite te ishte vetem dixhital per te gjthe administraten dhe te kurseheshin qindra milione leke materiale zyrash.

    Rama vuan shume nga obsesionet ne teresi dhe ai i pergjimit ne vecanti. Ai nuk hyri ne zyren e tij nga frika e çimkave (pergjueseve) ndonse dy agjensite mike qe ai thirri pas kontrollit te imte, çertifikuan zyren si te paster, pa pergjues. Pavarsisht nga kjo ai shqepi te gjithe parketin dhe suvane e zyres para se te futej por çimka nuk gjeti.

    Historia vazhdon, kushurira me te cilen ndan shpirtin e zi te daje Kolekes i thote se pergjimi behet edhe nepermjet kompjuterit dhe aksesorvee te tij. Kaq u desh dhe u pre fillimisht kablli qendror fibro optik nga vete kushurira, si gjoja gabimisht, te nesermen ne darke u shkulen laptopet dhe aksesoret e tyre. Ketij i thone ndryshim. Me vrap drejt shkuares!!!

    Panorama

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qeveria Rama heq sistemin dixhital të rregjistrimit të mbledhjeve të qeverisë

    Ka pare shume filma ai lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama heq sistemin dixhital të rregjistrimit të mbledhjeve të qeverisë

    Hajde qeveri transparente hajde!

    Kjo nuk eshte "qeveria e shqiptareve", eshte "qeveria e Edi Rames". Shqiptaret nuk kane te drejte te mesojne se cfare diskutohet ne mbledhjet e qeverise se tyre. As ministrite e pjeset e tjera te administrates shteterore nuk kane te drejte te mesojne se cfare diskutohet ne kryeministri. Dhe ministrave tane ne qeveri, ua kemi mbyllur gojen para mediave me "kodin e etikes".

    Ju shqiptare as mos pyesni se cfare ben qeveria, as mos i kerkoni asaj llogari. Nje gje eshte e sigurt, qe qeveria dhe Edi Rama do t'iu "rilindi" ju!

    Te na rroje sa mali i Dajtit rilindasi yne, piktori Edi Rama!

    Albo

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria Rama heq sistemin dixhital të rregjistrimit të mbledhjeve të qeverisë

    Ti Albo si institucion I fuqishem virtual me nje faqe si albasoul dhe si forumishqiptar, si perfaqesues I njerit prej komuniteteve me te medha ballkanike virtualisht ke te drejten qe jo vetem llogje kavaje por te flasesh edhe ne istanca dhe menyra tjera. Sepse jane politikanet shqiptare qe kane nevoje per albasoul dhe jo ti per ata.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Qeveria Rama heq sistemin dixhital të rregjistrimit të mbledhjeve të qeverisë

    mbase futet tek digitalb HD free

    mos nxirrni konkluzione te shpejtuara


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •