Close
Faqja 3 prej 44 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 862
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    megjithate i takon bashes i pari te thote jo
    Na ndrico pak o Ziti per rolin e bashes ne kete vendim.
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #42
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Qeveria nuk ka reaguar per kete ceshtje sepse e di se shumica e shqiptareve nuk do ta pranonin kurrsesi miratimin per armet kimike dhe aq me pak se ligji e ndalon. Edi Rama si njeri qe nuk pyet per ligje kur behet fjale per vendime qeverie, padyshim do pranoje kerkesen e SHBA dhe do rrezoje kerkesen e shumices te shqiptareve kunder.

    Harrojeni ju qe Edi Rama te dale kunder interesit personal ndaj propozimit te SHBA-se.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #43
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Demokratet e nerrshem deshen me pru plehnat e t'gjith Evropes me rrit mirqenien...

    Por sucialspecialistat nuk ishin dakort se ishte i demshem per shendetin....

    Kan venos me na pru armt kimike, qe ta mysin at popull njeher e mire....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    AKIP paralajmëron protesta: Rama të sqarojë çështjen e armëve kimike

    Leonard Bakillari

    Tiranë Përfaqësuesit e ambientalistëve në Shqipëri zgjodhën një fushatë për mbjelljen e disa pemëve në QSUT, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, për t’i kërkuar qeverisë të shprehet publikisht mbi mundësitë e importimit të armëve kimike nga Siria. Dorian Matlija, përfaqësuesi i Aleancës kundër Importit të Plehrave, i kërkoi kryeministrit të prononcohet publikisht nëse Shqipëria ka pranuar të asgjësojë armët kimike siriane, sikundër thuhet në të gjitha mediat botërore. Ndërsa aktivisti i kësaj Aleancë, Lavdosh Ferunaj bëri thirrje për protesta masive kundër një nisme të tillë, e cila do të ishte shumë e dëmshme për vendin. “Kërkojmë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama që, siç detyrohet nga Kushtetuta dhe nga Konventa e Arhuusit, të prononcohet publikisht mbi vërtetësinë e lajmit dhe në varësi të këtij fakti, të informojë qytetarët për qëndrimin zyrtar që do të mbajë Republika e Shqipërisë ndaj kësaj oferte”, – tha avokati Matlija. Aleanca kundër Plehrave kërkoi nga qeveria të shprehet zyrtarisht dhe sa më shpejtë të jetë e mundur për këtë çështje, pa e vënë vendin përpara një fakti të kryer siç mund të jetë importi i rreth 1 mijë tonë gaz helmues që do të asgjësohet në Shqipëri. Sipas ambientalistëve vendi ynë nuk ka as kapacitetet e as mundësitë për të realizuar një projekt të tillë, sikundër është propozuar nga Rusia, e cila thotë se do të financojë me dy milionë dollarë shkatërrimin e armëve kimike të regjimit të Asadit në Siri. “Burime të besueshme mediatike ndërkombëtare kanë radhitur Shqipërinë dhe disa vende të tjerë si kandidatë që mund të marrin përsipër asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë, siç janë edhe gazrat helmuese si Sarina apo gazi Mustarde”,- thanë ambientalistët, të cilët theksojnë se pavarësisht heshtjes së qeverisë, kuadri ynë ligjor nuk lejon importin dhe asgjësimin e armëve kimike. Sipas ambientalistëve, situata bëhet edhe më serioze, pasi gjithë lista e vendeve kandidate për asgjësimin e armëve kimike është shprehur kundër një nisme të tillë, duke e lënë Shqipërinë të vetme në listë. “Shqipëria është palë në Konventën kundër Armëve Kimike dhe ende ka dyshime se nuk është asgjësuar plotësisht arsenali i armëve kimike të trashëguara nga sistemi i diktaturës”,- tha Matlija, i cili renditi një sërë arsyesh përse Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar një operacion të tillë. Ambientalistët thonë se shteti shqiptar nuk është ende i aftë të garantojë suksesin e proceseve teknologjike të rrezikshmërisë së lartë, duke shmangur mundësinë e çdo aksidenti teknologjik. Por pavarësisht këtij reagimi, qeveria shqiptare dhe institucionet përgjegjëse ende nuk kanë një qëndrim publik për çështjen e armëve kimike siriane. Sinjalet e vetme vijnë nga jashtë, ku sipas një memoje të publikuar fillimisht nga televizioni norvegjez NRK thuhej se Shqipëria, Belgjika dhe Norvegjia si dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania janë listuar si destinacionet e mundshme për shkatërrimin e armëve kimike të regjimit sirian. Por tashmë Shqipëria duket se ka mbetur e vetme në këtë listë, pasi thuajse të gjitha këto vende e kanë kundërshtuar një nismë të tillë. Qeveria shqiptare është e vetmja që nuk ka reaguar ende për një çështje kaq madhore siç është importi dhe asgjësimi i armëve kimike. Në vitin 2007, Shqipëria u bë një nga vendet e para në botë për shkatërrimin e rezervave të saj kimike, duke përmbushur detyrimet sipas traktatit të çarmatimit të Konventës për Armët Kimike. Me fondet e Shteteve të Bashkuara, asokohe Shqipëria arriti të eliminojë 16 mijë e 678 kilogramë materiale kimike, përfshirë këtu lëndë mustarde si dhe agjentë kloroacetofenon.

    MAPO

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Mbetjet toksike, ish-mafiozi italian që u bë bashkëpunëtor

    3 Nëntor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Ai urdhëroi shumë vrasje, disa prej të cilave vijojnë ta përndjekin natën. Ajo që e shtyu të pendohej nuk ishin vrasjet por ndotja e fshatrave të Napolit dhe numri i madh i të sëmurëve me kancer që u shfaq shumë vite pas krimeve

    Alan Johnston, BBC

    mafioziSenati i Italisë po heton një numër rastesh kanceri pranë Napolit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga mbetjet helmuese të groposura nga mafia. Kjo është një pyetje që prej kohësh ka qenë në ndërgjegjen e një ish-bosi mafioz, i cili thotë se nuk ishte dhuna por ndotja ajo që e bindi të bëhet bashkëpunëtor i policisë.

    Dy dekada më parë, mjekët vunë re se incidenca e kancerit në qytezat përreth Napolit ishte në rritje. Që nga ajo kohë, numri i tumoreve të gjetur te gratë është rritur me 40 për qind ndërsa te burrat me 47 për qind.

    Ndërsa senatorët hetojnë për një lidhje të mundshme me mafien, e cila siguroi kontrata fitimprurëse për të hequr qafe mbetjet dhe pastaj i groposi ato ilegalisht, një ish-bos i mafies, Karmine Shiavone (Carmine Schiavone), e ndjek çështjen me interes të veçantë.

    Dikur ai ishte në zemër të rrjetit kriminal që e mbolli tokën me helme. Ai e di se sa shumë dëm kanë bërë mafiozët.




    Shiavone ishte një figurë madhore e njërit prej klaneve më të fuqishme të botës së nëndheshme të Italisë, Kalezëve, pjesë e rrjetit mafioz të zonës së Napolit të njohur si Kamorra. Për një copë herë ai drejtoi kalezët dhe kriminalitetin e tyre të karakterizuar nga dhuna ekstreme, por më vonë iu vu punës për ta shkatërruar atë.

    Ai u bë pentito ose “i penduari” duke kaluar në anën e policisë dhe duke dëshmuar për shtetin kundër ish-shokëve të tij bosë të mafies.

    Tashmë, më shumë se dy dekada më vonë, ai ka filluar të flasë mbi atë vendim të rrezikshëm në jetën e tij të jashtëzakonshme.

    Ajo filloi 70 vjet më parë dhe ishte shumë premtuese. Lindur në një familje të pasur, Shiavone kujton një fëmijëri të lumtur në Kasal di Prinçipe, qyteza nga ku klani i kasalezëve merr emrin. Ai shkoi në një shkollë të drejtuar nga murgeshat dhe doli mjaft mirë duke u bërë llogaritar.

    Por në një çast, të cilin ai e quan “çmenduria e rinisë”, ai u tërhoq nga bota e krimit. Ai kishte një të dashur që ishte vajza e një bosi të Kamorrës dhe nga mosha 19-vjeçare filloi të mbajë një pistoletë e të hyjë në telashe serioze.

    “Unë po shkoja të luaja futboll kur një polic më ndaloi dhe unë aksidentalisht e qëllova”, tregon ai.

    Pastaj kaloi disa kohë në burg. Një mjedis, thotë ai, ku një shpullë mund të provokojë një vrasje, ose një luftë mes familjeve.

    “Ishte një shoqëri që arsyetonte në mënyra të ndryshme nga të tjerët. Dhe unë u rrita në atë mjedis. Në burg kishte mafiozë të vjetër dhe kriminelë që nuk dinin të shkruanin, kështu që unë fillova të shkruaj letra për ta. Unë isha një i ri nën mbrojtjen e tyre”.

    Vendimi i tij për t’u bërë pjesë e botës së tyre, tashmë ai pranon se ishte një gabim i madh.

    “Duhej të kisha ikur. Jashtë vendit apo në Italinë e Veriut”, thotë ai. Por në vend të kësaj ai e zhyti veten në një jetë krimi.

    Përgjatë viteve 1970 dhe ‘80, klani i kasalezëve u angazhua në një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi.

    Gangsterët kërkuan tarifa dhe para për mbrojtje nga biznesmenët e ligjshëm dhe manipuluan kontratat në fusha të tilla si ndërtimi dhe menaxhimi i plehrave. Në fund ata vunë nën darët e veta pjesë të mëdha të ekonomisë vendore, duke ushtruar kontroll pjesërisht përmes manipulimit të politikanëve dhe përmes kërcënimit të gjykatësve.

    Vetë Shiavone u bë anëtar i Partisë Kristian Demokrate, e cila dominoi Parlamentin e Italisë për shumë dekada para se të shpërbëhej në mes të viteve ‘90.

    “Ne filluam të dërgojmë përfaqësuesit tanë si të zgjedhur në Romë. Ne kishim nevojë për pushtet politik. E dini se sa shumë vota mund të sigurojnë klanet? Ato vota mund të bëjnë diferencën”.

    Por Shiavone këmbëngul se Kalezët u sollën në mënyrë të ndryshme nga mafia siciliane.

    “Ata vranë gjykatësit – ne jo. Ne nuk vramë politikanë. Ne thjesht u siguruam që ata të mos arrinin të zgjidheshin. Dhe ne mund të detyronim gjykatësit të zhvendoseshin – u dërgonim atyre letra anonime apo i shkatërronim reputacionin në median vendore me lajme mbi dashnoret e të tilla”.

    Ndërkohë, Shiavone zhvilloi perandorinë e tij të biznesit mafioz. Ai punësoi dhe pushoi nga puna punëtorë, ndërtoi rrugë dhe ndërmori projekte të tjera ndërtimore.

    Shumë para u fituan. Një pjesë u përdorën për të paguar ryshfet. Por një pjesë e madhe u riinvestua në vende si Brazili, Republika Domenikane, Rumani apo edhe në Britani.

    Shiavone pretendon se kur jeta e tij kriminale në fund përfundoi, shteti i Italisë konfiskoi më shumë se 1 miliard euro nga familja e tij.

    Por bashkë me rritjen e fuqisë dhe pasurisë së Kasalezëve mbërritën edhe përçarjet e brendshme që përfunduan në vrasje, përleshje dhe luftë bandash.

    “Ne nuk vrisnim njerëz të pafajshëm – së paku për sa kohë isha unë që i drejtoja gjërat – këmbëngul Shiavone. Ne vrisnim rivalët. Ata që ne vramë nuk ishin shenjtorë. Ishin njerëz që deshën të na vrisnin”.

    Ai nuk është i qartë për numrin e vrasjeve që mund të ketë urdhëruar.

    “Pesëdhjetë e dy… pesëdhjetë e tre? Unë vrava shtatë, tetë, dhjetë, njëzet… Nuk e mbaj mend. Kushëriri im drejtonte krahun e armatosur, unë drejtoja krahun e biznesit. Dhe herë pas here ne thoshim, ‘ndonjë ditë do ta paguajmë të gjithë këtë’”.

    Shiavone duket se përndiqet veçanërisht nga një vrasje – mbytja e nipit të një bosi tjetër mafioz, një djalosh në mes të të njëzetave të cilin e pati njohur.

    “Ai supozohej të merrte pozicionin e xhaxhait të vet. Dhe disa njerëz nuk qenë të lumtur për këtë, kështu që ai u vra… Unë e pata rritur atë djalë”.

    Dhe Shiavone flet për një vrasje tjetër, në të cilën edhe një kalimtar i pafajshëm humbi jetën.

    “Ata shkuan të vrisnin një person, dhe ulur pranë tij ishte një person tjetër krejtësisht pa lidhje. Ishte një natë me shi. Ata [vrasësit] panë dy njerëzit dhe qëlluan. Që të dy u vranë. Edhe sot e kësaj dite kam makthe”.

    Por duket se në fund, nuk qenë vrasjet ato që e bënë atë të mendonte një rrugë tjetër.

    Ajo që e bëri atë pentito, thotë, ishte frika për pasojat e groposjes ilegale të plehrave nga kasalezët dhe dëmi që po i bënte kjo gjë tokës.

    Disa mund ta kenë të vështirë për ta besuar se ky bos i pamëshirshëm i Kamorrës ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuria dhe pushteti, të thyente kodin mafioz të heshtjes, omerta, dhe të tradhtonte klanin thjesht për llogari të shqetësimeve të tij për mjedisin.

    Por Shiavone këmbëngul se kjo është e vërteta.

    “Unë e bëra këtë kur e kuptova se njerëzit qenë të dënuar për të vdekur nga kanceri. Ata e patën infektuar të gjithë këtë tokë – miliona metra kub – me substanca toksike. Një koktej i frikshëm”.

    Kështu ai u bë dëshmitari kryesor në atë që u njoh si maksigjyqi Spartaku, emri është në nder të Spartakut, i cili i udhëhoqi shokët e tij skllevër në një kryengritje në kohën e Romës së lashtë.

    Gjyqi u portretizua si një kryengritje nga forcat e rendit dhe të dinjitetit – një përpjekje për të rrëzuar bosët kasalezë, të cilët e kishin kthyer rajonin e tyre në një formë servituti.

    I mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Napoli, ky gjyq vijoi për dhjetë vjet, duke dëgjuar dëshmitë e mbi 500 dëshmitarëve. Por kur çështja filloi të shpalosej, mafiozët goditën. Pesë njerëz të lidhur me çështjen u vranë.

    Në një rast, kur Shiavone pati nevojë për trajtim mjekësor në spital, infermieret i thanë se u ishin ofruar shuma të stërmëdha parash për të gjetur një mënyrë për ta vrarë. Ai thotë se ka pasur një përpjekje për ta helmuar.

    Kur gjyqi përfundoi më në fund, 16 bosë të Kamorras u dënuan me burgime të përjetshme – një kombinim total i 700 viteve burg.

    Më i famshmi mes bosëve të dënuar ishte kushëriri i Shiavones, Françesko, “Sandokan” Shiavone.

    “Unë e krijova atë dhe unë e shkatërrova”, thotë i penduari.

    Kasalezëve iu dha një goditje shkatërrimtare. Por ata nuk u mposhtën tërësisht dhe sot vijojnë të mbeten një kërcënim shumë i rëndësishëm kriminal.

    Që nga koha e gjyqit, Karmine Shiavone dhe anëtarët e familjes së tij të afërt jetojnë nën mbrojtjen e policisë. Ai ka ndryshuar shtëpi dhjetë herë për arsye sigurie.

    Pesë vjet pas përfundimit të gjyqit, ai është thellësisht i zhgënjyer nga përgjigjja e shtetit për vendimin e tij për të dëshmuar.

    Sipas këndvështrimit të tij, nuk pati përpjekje të mjaftueshme për të shkulur nga rrënjët Kasalezët. Autoritetet kërkuan ata që përdorën pistoletat, thotë ai, por ata që furnizuan armët dhe mbuluan aktivitetet e klanit mbeten të lirë.

    Por mbi të gjitha, Shiavone është i zhgënjyer për faktin se problemi mjedisor i krijuar nga mafiozët nuk u zhbë.

    Ai mendon se ndotja toksike duhet të përpunohet për t’u bërë e padëmshme dhe toka të dekontaminohet. Kjo nuk ka ndodhur.

    Dhe ne do të mund të zbulojmë se sa shumë larg normales janë punët në zonën rurale në veri të Napolit kur komiteti i Senatit mbyll hetimin e vet mbi lidhjen e mundshme mes plehrave të hedhura dhe rritjes së pranisë së kancerit në popullsi.

    Rrjeti i Kamorrës

    mafiozi-1Shoqëria sekrete italiane e kriminelëve u rrit në fuqi në Napoli gjatë shekullit të 19, por gjurmët e saj mund të kërkohen deri pas në Spanjën e shekullit të 19.

    Fjala supozohet se është krijuar nga Capo (bos) dhe morra, një lojë bixhozi napolitane.

    Gjyqi i parë masiv kundër Kamorras më 1911-1912 përfundoi me dënimin e 27 bosëve.

    Ky grupim ia doli të marrë në dorë rrjetin e përpunimit të plehrave në mes të viteve 1990 në Napoli dhe në zonat përreth.

    Megaprocesi gjyqësor kundër klanit mori nofkën Spartaku dhe u hap në vitin 1998.

    16 të akuzuarve iu dha dënim me burg përjetë një dekadë më vonë



    Roberto Saviano, autor i Gomorrah

    savianGazetar dhe shkrimtar italian, i lindur më 1979, i cili shkruan për gazeta italiane, përfshirë L’Espresso dhe La Republica

    I është dhënë rojë e përhershme policore pasi publikoi sekrete të mafies mbi klanin Kasalez në librin e tij të shumëshitur Gomorrah

    Jeton në një vend të fshehtë për të shmangur sulmet hakmarrëse

    Publikoi librin ZeroZeroZero, mbi lëvizjen e kokainës përmes kontinenteve më 2013-n.



    Maksiprocesi Spartaku

    Françesko Shiavone u arrestua më 1998

    franceskoKushëriri i Karmines, Françesko Shiavone, udhëheqës i klanit të Kasalezëve, u arrestua pas shumë vitesh në arrati

    Nofkën e kishte Sandokan, sipas emrit të një pirati imagjinar për shkak të mjekrës së tij

    Ai u vu në gjyq bashkë me 35 anëtarë të tjerë të klanit, i akuzuar për një seri vrasjesh dhe krimesh të tjera

    Procesi ligjor epik përfundoi më 2008-n kur apelimet kundër dënimeve me burg të përjetshëm për 16 të dënuar rezultuan të pasuksesshme

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Bushati konfirmon: SHBA na kërkon shkatërrimin e armëve siriane, por nuk kemi vendosur

    5 Nëntor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    siriaShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Shqipëria që të shkatërrojë armët kimike. Ky fakt konfirmohet zyrtarisht tashmë edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në një intervistë për gazetën franceze ‘Le Monde’, Bushati ka deklaruar se Uashingtoni i ka kërkuar Shqipërisë që të shkatërrojë armët kimike të Sirisë, por se ende nuk ka një vendim nga ana e Shqipërisë lidhur me këtë kërkesë.

    Sipas ministrit të Jashtëm, diskutimet SHBA-Shqipëri ende nuk janë zyrtarizuar, madje as deri në nivelin teknik.

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #47

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Po dha urdher Amerika, s'kan ca ben as ministri as Rama, nuk i thon dot jo. Po ishalla del ndonje shtet tjeter ku te dergohen armet kimike per shkaterrim.

  8. #48

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    USA historikisht eshte nje nga aleatet kryesor te shqiptareve. Ne shume raste kritike ka dhene ndihmen e saj. Eshte nje shtet qe ka nje influence te madhe ne ekonomine dhe politikat boterore. POR ne rastin ne fjale, Shqiperia nuk ka as siperfaqen, as burimet njerezore dhe logjistike, apo qofte edhe nga gjeografia nuk eshte e para ne liste...per te qene destinacioni i ketij masivi armesh kimike.

    Kete kerkese USA nuk ia ka bere vetem Shqiperise, por edhe shteteve te tjera qe gjithashtu jane te interesuara per te patur nje aleat si USA, por qe NUK jane treguar te gatshem per te marr persiper shkaterrimin. Mos shkojme me larg se gushti i ketij viti kur Samaras vizitoi USA dhe kerkoi direkte ndihme nga president Obama.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 06-11-2013 më 03:14
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #49
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Marrezi e papershkruar do te ishte, sikur te pranonte Shqiperia te ndermarre nje veprim te tille. Te 10-sh ne mik dhe ne nje aleat te tille, qe insiston nga Shqiperia te ndermarre nje veprim te tille, e qe rrezikon sigurine e vete banoreve te saj. Pse nuk i marrin pra Amerikanet ti shkaterrojne vete ne bazat e tyre, e kane Avganistanin plus Irakun... ta kryejne matane ne malet e Tora Bores, por jo ne Shqiperi.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Sipas shtypit sot vetem 1 gram nga keto arme kimike mund te vrasin 200 jete njerzish...vetem 15 kg dhe nje gabim i vogel mjafton qe ne 28748 km2 te mos ekzistojne me njerzit.

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Burimi: Gazeta Panorama
    1300 tonë armë për t’u shkatërruar

    Regjimi i Bashar Al Assad tregoi se disponon dhe përdor armë kimike. Nga përdorimi i gazit sarin më 21 gusht mbetën të vrarë qindra civilë, kryesisht gra dhe fëmijë. Janë të pakta informacionet që dihen rreth armëve kimike të regjimit sirian, por ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konstatuar 1000 tonë agjentë kimikë dhe 290 tonë armë kimike. Por, ajo që është e konfirmuar është prania e sarinit. Sarini është një agjent nervor, zhvilluar së pari nga studiuesit gjermanë në fund të 1930-s. Deri në 500 herë më toksike se cianidi, ai është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë që shkakton paralizim të muskujve, humbje përqendrimi dhe asfiksi, të cilat mund të vrasin brenda një minute. Sarini mund të përdoret si lëng, por ai mund të ngarkohet edhe në raketa apo mortaja. Gjithashtu, një formë sulmi është përmes bombolave me gaz. Një tjetër armë e shkatërrimit në masë, e cila besohet se gjendet në duart e ushtrisë siriane, është gazi mustard. Ky lloj helmi pasojat i shfaq në lëkurë dhe në rrugët e frymëmarrjes, duke sjellë edhe vdekjen. Ekspertët e kësaj fushe tregojnë se ndërtimi i armëve kimike varet nga destinacioni që kanë. Nëse kërkohet kontaminimi i zonës së kundërshtarit, bëhet spërkatja. Nëse duan të bëjnë goditje, përdoren raketat. Procesi i shkatërrimit të tyre, sipas ekspertëve, është i ndërlikuar dhe kërkon shkatërrimin e municioneve dhe djegien e kimikateve në mënyrë që të mos jenë më toksike. Në varësi nga lloji i armës, përcaktohet shkatërrimi i tyre. Disa shkatërrohen me neutralizim nëpërmjet reaksioneve kimike, ndërsa të tjera nëpërmjet djegies dhe kthimit në produkte të padëmshme, shprehen ekspertë të fushës

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Kajsiu: Qeveria bllokoi mbetjet e parrezikshme, tani pranon toksiket

    Flash, Politike, Sociale e Mërkurë, 6 Nëntor, 2013 | 09:05 am

    Blendi Kajsiu
    Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Blendi Kajsiu, deklaroi se qeveria, me vendimin për të lejuar importin e armëve kimike nga Siria, po bie në kontradiktë me vendimet e saj. Kajsiu theksoi për “Panoramën” se qeveria socialiste ndaloi me ardhjen në pushtet plehrat jo të rrezikshme me ligj, ndërsa tani kërkon të sjellë ato toksike dhe vdekjeprurëse. “Pranimi i armëve kimike bie në kontradiktë me vetë politikën e qeverisë që sapo ndaloi importimin e çdo mbetjeje të parrezikshme. Pra, në qoftë se Shqipëria ndaloi importin e mbetjeve të parrezikshme, imagjino çfarë duhet të thoshim për mbetjet apo plehrat vdekjeprurëse që janë toksiket”, theksoi Kajsiu. Ai shtoi më tej se vende të rëndësishme kanë refuzuar të marrin pjesë në procesin e shkatërrimit të armëve kimike siriane dhe se Shqipëria nuk ka kapacitete njerëzore dhe infrastrukturë për një proces kaq të rrezikshëm. “Në qoftë se vende si Belgjika apo Norvegjia i kanë refuzuar këto mbetje për shkak të rrezikut të lartë, nuk e kuptojmë nga del Shqipëria më ‘katolike se Papa’ dhe më e aftë se këto vende për të marrë një risk të tillë?!”, u shpreh përfaqësuesi i AKIP. Vendimi i Qeverisë, sipas Kajsiut, do të merret brenda 10 ditëve dhe se AKIP shpreson që qeveria “Rama” ta refuzojë këtë kërkesë të SHBA-ve. “Nga informacioni që ne kemi, vendimi i qeverisë do të merret këto 8 deri 10 ditë. Kaq kohë ka qeveria dhe ne shpresojmë që t’i thonë ‘Jo’, për të qenë koherente me vetveten edhe për të shpëtuar shqiptarët. Nuk mund të vijnë në portet tona dhe të transportojnë nëpërmjet hapësirave tona. Është skandal i madh”, tha ai. Përfaqësuesit e shoqërisë civile do të realizojnë protesta dhe peticione kundër këtij vendimi, por nuk përjashtohet dhe si mundësi e fundit kërkesa për referendum. “Referendumi është hapi i fundit, do të bëjmë protesta dhe do të dalim në konferenca për shtyp. Ne jemi në proces për shpalljen e një peticioni ku do të ftojmë figurat publike, që t’ia drejtojmë qeverisë shqiptare kundër importit të mbetjeve kimike, këto janë plehra vdekjeprurëse. Na kanë lënë me gojë hapur”, u shpreh Blendi Kajsiu.

    Ndryshimet ne ligj
    Në ligjin nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

    Neni 1
    Në pikën 3, të nenit 22, fjala “… kufizon …” shfuqizohet.

    Neni 2
    Në nenin 48, “Ndalimi i importeve dhe kalimeve tranzit të mbetjeve”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
    a) Pika 1 formulohet, si më poshtë vijon:
    “1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”.
    b) Pika 3 shfuqizohet.

    Neni 3
    Neni 49, “Importi i mbetjeve jo të rrezikshme”, shfuqizohet.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    “Le Monde”: Uashingtoni shtyn Shqipërinë të shkatërrojë armët siriane


    Flash, Politike e Mërkurë, 6 Nëntor, 2013 | 09:31 am

    Faqja në internet e “Le Monde”
    Gazeta franceze: Janë 1000 tonë agjentë dhe 290 tonë armë kimike.

    Ministri Bushati: SHBA na ka kontaktuar, por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim deri më tani.

    Kajsiu: Qeveria bllokoi mbetjet e parrezikshme, tani pranon toksiket

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, pranon se autoritetet shqiptare janë kontaktuar nga SHBA për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin tonë. Sipas francezes “Le Monde”, ministri i Jashtëm Bushati deklaroi gjatë takimit me homologun e tij francez, Laurent Fabius, se qeveria shqiptare nuk ka marrë ende asnjë vendim për këtë çështje, madje sipas tij, nuk është folur dhe as është shtruar në një diskutim teknik.
    Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Shqipëria të organizojë në tokën e saj shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. Tirana po e studion kërkesën me kujdes. Propozimi u bë javën e kaluar. Detajet e saj ende nuk dihen. Gjatë vizitës në Paris, të hënën, më 4 nëntor, ku u prit nga homologu i tij Laurent Fabius, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i konfirmoi “Le Monde” se Uashingtoni i ishte “afruar” qeverisë së tij. “Por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim deri më tani”, ka thënë ai. Madje nuk është folur, as është shtruar në një diskutim teknik”.
    Shumë vende që janë kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar tashmë, duke përfshirë Norvegjinë. Shqipëria paraqet disa avantazhe, duke përfshirë ato gjeografike, për shkak të afërsisë së saj dhe lehtësive të transportit të mundshëm të arsenalit përmes rrugëve detare. Përveç kësaj, ajo ka një përvojë të veçantë në fushën e neutralizimit të arsenalit kimik. Në vitin 2007 ajo u bë vendi i parë që shkatërroi plotësisht arsenalin e vet të akumuluar nën regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha.
    Këto stoqe kimike, afërsisht 16 tonë, duke përfshirë edhe gazin mustard të një prodhimi të vjetër, ishin importuar në vitin 1970 nga një destinacion i paspecifikuar. Ato u zbuluan në fund të vitit 2002 në bunkerë, disa dhjetëra kilometra nga Tirana, në mes qindra e mijëra bunkerëve të ndërtuar në dekadat e fundit në vend. Asgjësimi i rezervave kimike është financuar nga Shtetet e Bashkuara në shumën e 35 milionë eurove. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka supervizuar operacionin.
    Kujdesja e qeverisë shqiptare
    Në rastin e arsenalit sirian, megjithatë, sasia e madhe e stoqeve kimike për të asgjësuar dhe kushtet e sigurisë në Shqipëri përbëjnë një sfidë edhe më të madhe. Por presioni më i madh për Uashingtonin është koha. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) njoftoi se inspektorët e saj që ishin në Siri një muaj më parë kanë vulosur të gjithë arsenalin kimik të përbërë nga 1000 tonë agjentë kimikë dhe 290 tonë armë kimike të deklaruara nga Damasku.
    Këshilli Ekzekutiv i ONAK duhet të përcaktojë një kalendar nga sot deri më 15 nëntor. Zyrtarisht Uashingtoni mbetet optimist në lidhje me respektimin e afatit, që është data 30 qershor 2014, datë në të cilën do të përfundojë shkatërrimi i këtij arsenali kimik. Për momentin, qeveria shqiptare është shumë e kujdesshme në deklarimin e saj. Ajo po përballet me një ekuacion kompleks. I zgjedhur Kryeministër më 15 shtator, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare të qershorit, socialisti Edi Rama dëshiron të ruajë orientimin atlantik dhe pro-europian të vendit.
    Si një prej shteteve më të varfra në Europë, Shqipëria ka nevojë për mbështetje perëndimore. Por të tjera arsye janë duke u gjykuar dhe shpjegojnë mungesën e përgjigjes publike prej disa ditësh ndaj kërkesës amerikane. Në fakt, dy ditë pas marrjes zyrtarisht të detyrës, Edi Rama vendosi të ndalojë importin e mbetjeve toksike, të rrezikshme ose jo, duke mbajtur në këtë mënyrë një premtim elektoral për një çështje shumë të ndjeshme në Shqipëri. Në nëntor 2011, qeveria e qendrës së djathtë e Sali Berishës kishte autorizuar importin e 55 produkteve toksike, duke shkaktuar zemërimin e organizatave për mbrojtjen e mjedisit.
    “Recetë për një katastrofë”
    “Shqipëria post-komuniste nuk ka qenë shumë dorështrënguar mbi çështjet e mjedisit”, tha Albert Rakipi, drejtor i Institutit Shqiptar të Çështjeve Ndërkombëtare. “Do të ishte krejtësisht e gabuar për të thënë PO sot, pak javë pas ndalimit të bërë nga qeveria e re. Kjo do të krijonte konfuzion në mesin e njerëzve. Për më tepër, ajo nuk është një mënyrë për të zhvilluar Shqipërinë. Duke pasur parasysh se turizmi ka një potencial të vërtetë ekonomik te ne, duhet të jemi konsekuentë”.
    Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) mblodhi më shumë se 64 000 nënshkrime (përtej pragut të kërkuar 50 000), duke kërkuar një referendum mbi çështjen e mbetjeve toksike. Gjykata Kushtetuese e pranoi si të vlefshme këtë kërkesë. Referendumi do të organizohej në fund të muajit dhjetor. Kjo ishte para ndalimit të vendosur nga qeveria “Rama”.
    “Tani jemi duke u përballur me një kontradiktë të madhe”, nënvizon Blendi Kajsiu, një nga përfaqësuesit e AKIP. Në Shqipëri, qeveritë kanë tendencë të jenë servile përballë aleatëve perëndimorë, amerikanë dhe europianë. Ata kërkojnë legjitimitetin e tyre jashtë kufijve. Por, kush merr në konsideratë në këtë rast interesat e shqiptarëve? Duke parë kapacitetet e dobëta administrative të shtetit tonë dhe rrezikun e lartë të arsenalit sirian, kjo do të ishte një recetë për katastrofë”.
    Më 15 mars 2008, një shpërthim në një depo municionesh në fshatin Gërdec, pranë Tiranës, shkaktoi 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Një kompani amerikane ishte ngarkuar për shkatërrimin e stoqeve të vjetra të municionit, në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes.
    Më parë kanë vulosur të gjithë arsenalin kimik të përbërë nga 1000 tonë agjentë kimikë dhe 290 tonë armë kimike të deklaruara nga Damasku.

    Piotr Smolar/Le Monde

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:39
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Sarini dhe gazi mustard janë armët kimike të Sirisë

    Flash e Mërkurë, 6 Nëntor, 2013 | 09:20 am
    1300 tonë armë për t’u shkatërruar

    Regjimi i Bashar Al Assad tregoi se disponon dhe përdor armë kimike. Nga përdorimi i gazit sarin më 21 gusht mbetën të vrarë qindra civilë, kryesisht gra dhe fëmijë. Janë të pakta informacionet që dihen rreth armëve kimike të regjimit sirian, por ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konstatuar 1000 tonë agjentë kimikë dhe 290 tonë armë kimike. Por, ajo që është e konfirmuar është prania e sarinit. Sarini është një agjent nervor, zhvilluar së pari nga studiuesit gjermanë në fund të 1930-s. Deri në 500 herë më toksike se cianidi, ai është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë që shkakton paralizim të muskujve, humbje përqendrimi dhe asfiksi, të cilat mund të vrasin brenda një minute. Sarini mund të përdoret si lëng, por ai mund të ngarkohet edhe në raketa apo mortaja. Gjithashtu, një formë sulmi është përmes bombolave me gaz. Një tjetër armë e shkatërrimit në masë, e cila besohet se gjendet në duart e ushtrisë siriane, është gazi mustard. Ky lloj helmi pasojat i shfaq në lëkurë dhe në rrugët e frymëmarrjes, duke sjellë edhe vdekjen. Ekspertët e kësaj fushe tregojnë se ndërtimi i armëve kimike varet nga destinacioni që kanë. Nëse kërkohet kontaminimi i zonës së kundërshtarit, bëhet spërkatja. Nëse duan të bëjnë goditje, përdoren raketat. Procesi i shkatërrimit të tyre, sipas ekspertëve, është i ndërlikuar dhe kërkon shkatërrimin e municioneve dhe djegien e kimikateve në mënyrë që të mos jenë më toksike. Në varësi nga lloji i armës, përcaktohet shkatërrimi i tyre. Disa shkatërrohen me neutralizim nëpërmjet reaksioneve kimike, ndërsa të tjera nëpërmjet djegies dhe kthimit në produkte të padëmshme, shprehen ekspertë të fushës.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:39
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Qeveria urdhër Uzinës së Mjekësit për armët nga Siria,

    Argument, Flash e Mërkurë, 6 Nëntor, 2013 | 09:03 am

    Rama me zv.ndihmessekretarin e mbrojtjes se SHBA
    Pas bisedimeve me SHBA, Ministria e Mbrojtjes bën gati planin.

    Armët nga Siria, Qeveria përgatit Uzinën e Mjekësit.

    “Le Monde”: SHBA shtyn Shqipërinë.

    Urdhri i Kodhelit: Të pastrohet 80 mijë m2 e uzinës.

    Kajsiu: Qeveria bllokoi mbetjet e parrezikshme, tani pranon toksiket

    Ndërkohë që publikisht qeveria deklaron se ende nuk ka marrë një vendim për eliminimin e armëve kimike që do të vijnë nga Siria, në terren duket se kanë nisur përgatitjet e para.

    Uzina ushtarake e Mjekësit në Elbasan
    Burime të besueshme nga ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur për një urdhër të ministres Kodheli për të pastruar ambientet e brendshme të Uzinës së Mjekësit. Kjo uzinë pritet të përdoret për eliminimin e këtyre armëve kimike. Urdhri i Kodhelit bën fjalë për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të sipërfaqes prej rreth 80 mijë metrash katrorë, e cila do të përdoret fillimisht për vendosjen e ngarkesës dhe më pas eliminimin e armëve kimike. Mediat e huaja kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Shqipërinë në vendet që kanë më shumë mundësi të bëjnë shkatërrimin e këtyre armëve. Kjo çështje mund të jetë diskutuar edhe në takimin e fundit që zv.ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Hoyt Yee, zhvilloi në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin zyrtar të Këshillit të Ministrave nuk ka detaje të kësaj çështjeje. “Ai (Yee) e falënderoi për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 2118 mbi Sirinë, duke mbështetur kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për të vënë para përgjegjësisë regjimin e Asadit”, thuhet në njoftimin për shtyp. Pak ditë më parë, revista e përjavshme amerikane “National Journal”, e renditi Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. Sipas Iniciativës për Kërcënimet Bërthamore, Uashingtoni ka kërkuar që aleatët e tij të Europës Perëndimore të marrin në konsideratë shkatërrimin e armëve kimike në vendet e tyre përkatëse. Duke u bazuar në vendimet e ndërmarra me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë javëve të kaluara, Paul Walker, drejtor i sigurisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë në organizatën “Green Cross International”, u shpreh se Shqipëria, Belgjika dhe Franca, por duke theksuar këtu Shqipërinë dhe Belgjikën, janë opsionet më të mundshme për ta realizuar shkatërrimin e armëve kimive të Sirisë. Shqipëria thuhet se është më e interesuar të pranojë disa ose të gjithë arsenalin e armëve kimike të Sirisë.

    Mjekësi
    Nëse Shqipëria do të pranojë të marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike nga Siria, kjo nuk është eksperienca e parë për Uzinën e Mjekësit. Ministria e Mbrojtjes e ka përdorur këtë uzinë, të vendosur në zonën e Elbasanit, edhe për demontimin e predhave 160 mm. Gjatë këtij procesi u demontuan 10 tonë municion në ditë. Në këtë uzinë ndodhet edhe një furrë për djegien e fishekëve nga 7.62 mm deri në 14.5 mm, një linjë me kapacitet rreth 14 tonë në ditë.

    Ushtria, Kodheli sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare
    Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, do të jetë sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me shkurtimet në buxhet dhe faktin nëse ato prekin Forcat e Armatosura. Gjithashtu ajo do të pyetet edhe për zbatimin e ligjit në trajtimin, administrimin dhe transferimin e pronave të Forcave të Armatosura, problematikat që janë evidentuar si dhe për situatën në shitjet dhe transferimin e pronave të Ushtrisë. Masat e parashikuara për të luftuar korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, si dhe vlerësimi i Kodhelit për veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për katër vitet e fundit, janë dy çështje të tjera për të cilat ajo do të flasë.

    ADI SHKEMBI

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:39
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pse shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë është i vështirë


    Armët kimike mund t’i djegësh, t’i groposësh, t’i hedhësh në det apo t’i përcëllosh. Por çdo metodë është e vështirë dhe e rrezikshme. Dhe pyetja pa zgjidhje është se çfarë mund të bëhet me mbetjet e tyre

    Metodat

    Geoff Brumfiel, NPR.org

    armet kimike shqiptare

    Punonjesit gjate nje demonstrimi ne impjantin e shkaterrimit te armeve kimike ne Muenster, Gjermani

    shkaterrimi me shperthim i raketave me arme kimike te Sadamit


    Monitoruesit ndërkombëtarë njoftuan javën e kaluar se Siria i ka shkatërruar tërësisht pajisjet që shërbejnë për prodhimin dhe mbushjen e armëve kimike. Por shkatërrimi i vetë kimikateve – më shumë se 1 mijë tonë ingredientësh helmues – pritet të jetë një punë shumë më e vështirë.

    Problemi është se nuk është e lehtë të shkatërrosh armët kimike, të paktën jo aq lehtë sa qe dikur. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, çdo fuqi madhore e botës e pajisur me armë kimike, i ngarkoi ato në anije apo në varka dhe i hodhi në det.

    “Vlerësime të përafërta dhe hamendësimet thonë se ndoshta 300 mijë tonë helme të tilla janë hedhur në çdo oqean të botës, me përjashtim të Antarktikut”, thotë Pol Uollker, (Paul Walker), drejtor i grupimit mjedisor Green Cross International, i cili merret me sigurinë mjedisore dhe gjurmon efektet e shkatërrimit të armëve kimike.

    Mendimi në atë kohë qe që thellësia e oqeanit do të jetë një vend i sigurt. Por në fakt nuk qe kështu. Fuçitë mund të rrjedhin toksina të rrezikshme si agjentët mustard. Në vitet që pasuan, pjesët e armëve kimike të hedhura në det kanë djegur plazhistë dhe kanë vrarë peshkatarë. Groposja e armëve kimike krijoi po aq probleme në tokë.

    Kështu, vonë në vitet 1980, kur SHBA-ja dhe Rusia vendosën të heqin qafe arsenalet e tyre të stërmëdha të kohës së Luftës së Ftohtë, ata tentuan diçka tjetër: djegie. Por nuk qe aq e thjeshtë sa mund të imagjinohet, thotë Uollker: “Kur ti djeg diçka ajo nuk është se thjesht zhduket është fizikisht e pamundur që diçka thjesht të zhduket”. Në natyrë gjërat thjesht transformohen.

    Impiantet e djegies duhet të ndërtohen posaçërisht bashkë me aparate pastrimi kimik që duhet të pastrojnë bartësit e kimikatëve, kanoçet apo predhat. Kjo është një punë që kërkon shumë dekada dhe kushton miliarda dollarë.

    Gjërat lëvizën më shpejt në Irak pas luftës së Gjirit Persik të vitit 1991. Aleatët duhej të hiqnin qafe mijëra tonë të agjentëve kimikë të Sadam Huseinit. Shumica e punës u bë në një impiant të ndërtuar posaçërisht për djegie. Por disa municione qenë tepër të dobëta apo qenë dëmtuar gjatë bombardimeve ajrore aleate.

    Shumë raketa 122 milimetërshe të mbushura me gazin nervor sarin përbënin një problem të veçantë. Ato nuk mund të transportoheshin në mënyrë të sigurt, thotë Ron Manlei, (Manley), kimisti që mbikëqyri shkatërrimin. “Për rrjedhojë, mënyra e vetme për t’i shkatërruar qe jo: Ne krijuam një shpërthim me karburant dhe ajër dhe këto raketa u shkatërruan nga shpërthimi”.

    Me fjalë të tjera, ata i hodhën në erë raketat. Por Uollker thotë se ky nuk është një opsion në vitin 2013.

    “Të gjitha djegiet në mjedis dhe shpërthimet tashmë janë të ndaluara nga Konventa e Armëve Kimike”, thotë ai. “Hedhja në oqean është e ndaluar, siç është ndaluar edhe groposja”.

    Do të kërkojë kaq shumë kohë ndërtimi i një impianti për djegie dhe të pajisjeve të tjera sot, kështu që SHBA-ja shpreson që agjentët të mund të dërgohen jashtë vendit.

    “Shpresa ime është që shumica e këtij materiali do të zhvendoset sa më parë të jetë e mundshme në një vend – mirë do të qe në një anije – dhe të largohej nga rajoni”, thotë sekretari i Shtetit, John Kerry.

    Ekspertët mendojnë se kjo është e mundur. Në praktikë të gjithë kimikatet e Sirisë janë përbërës, jo armë. Kjo do të thotë se janë toksike, por shumë më të sigurta për t’u transportuar. Dhe ka edhe një metodë të re shkatërrimi. Ajo quhet hidrolizë dhe në thelb nënkupton shpërbërjen e kimikateve duke përdorur ujë të nxehtë dhe kimikate të tjera si zbardhues. Lëngu i mbetur nga hidroliza sërish ka nevojë të trajtohet, por është shumë më pak i dëmshëm.

    Konkluzioni është se pas shumë dekadash praktikë, heqja qafe e armëve kimike mund të bëhet në mënyrë të sigurt, thotë Uollker. “Është bërë në Europë përgjatë të gjithë kohës, dhe në shumë mënyra – në Francë, Belgjikë, Gjermani e Itali”, thotë ai.

    Çelësi është të gjendet një vend i gatshëm për të pranuar kimikatet nga Siria. Me rregullat mjedisore të ditëve tona, diplomacia – jo teknologjia – do të jenë pjesa e vështirë. Norvegjia sakaq ka refuzuar ftesën e SHBA-së për të pranuar armët, pjesërisht për shkak të rregullave të veta mjedisore. Franca, Belgjika dhe Shqipëria, e cila shkatërroi stokun e vet të armëve kimike më 2007, besohet se janë ende duke u konsideruar.

    Bashkësia ndërkombëtare pëlqen të shohë armët e Sirisë të shkatërruara nga mesi i vitit 2014. Duke parë sfidën e gjetjes së një vendi pritës, ky është një “objektiv tepër optimist”, thotë Manlei. Uollker shton se metodat e shkatërrimit duhet të jenë në përputhje me ligjet mjedisore, gjë që mund ta zgjasë procesin.

    Megjithatë, ai thotë se ka rëndësi kritike që të gjendet një vend pritës sa më parë: “Ne nuk mundet që thjesht t’i fusim ato në një anije”, thotë Uollker “dhe pastaj të sorollatemi në Mesdhe përgjithmonë”.

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 12:40
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Armët kimike, zbulohet plani i transportit, Baraj: Shqipëria nuk ka kapacitete

    TIRANE-Deputeti socialist Besnik Baraj shprehet kundër shkatërrimit të lëndëve kimike në Shqipëri.

    Besnik Baraj në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj deklaron që qeveria kësaj radhe t’i thojë jo partnerëve ndërkombëtare që duhet të na mirëkuptojnë.

    “Shqipëria nuk i ka këto kapacitete, nuk ofron mundësi për të bërë shkatërrimin e këtyre lëndëve, pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Por nuk është vetëm kjo, duhet të shprehet dhe të dëgjohet dhe vullneti i vendit pritës, sigurisht i takon qeverise të vendosi. Por padyshim në klimën e viteve të fundit, ne kemi miratuar një ligj, që ndalohet në mënyrë të prerë importimi i mbetjeve të rrezikshme për qellim asgjësimi apo qëllime të tjera. Ne sapo kemi dalë nga një histori mjaft polemizueze për shoqërinë shqiptare si ajo e mbetjeve. Unë e konsideroj të vështirë të pranohet, pasi do kishte kosto për cdo force politike për tu asgjësuar në Shqipëri, për shkak edhe te fraxhilitetit duhet evituar, dhe partnerët tanë duhet të na mirëkuptojnë, nuk mund ta pranojmë”.

    Më tej Baraj në intervistën për News24, shton se asgjësimi i armëve kimike në Shqipëri mund të paraqesë rrezik për kontaminim.
    “Nuk ka pse të ketë kosto, kemi burime ujore të shumta dhe kudo ku te jetë e lokalizuar, mund të paraqesë rrezik për kontamimin. Unë personalisht nuk jam dakort të asgjësohen lëndët kimike. Madje kam bërë pjesë edhe në luften politike të PS për të ndaluar importin e mbetjeve. Mund të ketë kosto për subjektet politike. Lufta jonë politike nuk ishte fiktive. Këto janë mbetje jashtëzakonisht të rrezikshme. Është folur që Rusia ka ofruar 2 milion dollarë, që për mendimin tim janë shumë pak. Por Rusia është një vend që ka hapësira të gjëra gjeografike, dhe shumë mirë mund ti pranojë në territorin e saj. Por një zgjidhje tjetër mund të jenë edhe vendet Afrikane, që mund t’i shkatërrojnë sepse kanë hapësira të shumta, madje edhe shkretëtirë”.

    Skenari i armeve kimike sipas mediave te huaja
    Skenari i transportimit dhe eliminimit në Shqipëri i armëve kimike siriane bëhet gjithnjë e me i afërt. “Foreign Policy” publikon detaje të një plani të hollësishëm që Bashar al Assad i ka dërguar OKB ku kërkon forca sigurie, mjete komunikimi, mjete transporti të blinduara etj, për të transportuar arsenalin kimik nga Damasku në portin e Latakias. Më pas gazrat helmues do të lundrojnë nëpër Mesdhe me destinacionin më të mundshëm në Durrës.
    “Foreign Policy” thotë se dy diplomatë të Këshillit të Sigurimit kanë deklaruar duke ruajtur anonimatin se, SHBA është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Shqipërinë.
    Pala amerikane planifikon dërgimin e laboratorëve të lëvizshëm në Shqipëri për shkatërrimin e gazrave helmues të Sirisë. Ne këto laboratore, sipas planit amerikan ende të pabërë publik, gazrat do të shkatërrohen përmes procesit të hidrolizës, që në thelb është bombardimi i gazit me ujë dhe reagente akustike si hidroksidi i sodiumit.

    Ndërkohë, nga ana e saj qeveria siriane i kërkon OKB mjete me vlerë dhjetëra milionë dollarë, përfshirë 40 kamione të blinduar, kamera të avancuara, kompjutere, radio, 13 gjeneratore, 5 vinça dhe 5 pirune transportues si edhe 20 kontenierë 2 mijë litërsh metali të veshur me Teflon për mbajtjen e gazrave helmues. 10 ambulanca, 10 zjarrfikëse si edhe 10 autobote, 10 mijë litërsh me ujë janë kërkuar gjithashtu si masë sigurie për të shoqëruar autokolonën gjatë transportit të helmeve nga Homs dhe Damasku drejt Portit Mesdhetar të Latakias. E gjithë kjo autokolone gjigande do të shoqërohet nga të pakten 8 kompani me forca sigurie me nga 35 ushtarë secila. Një plan krejtësisht i detajuar që tregon sesa i avancuar është plani për të eliminuar jashtë Sirisë, armët kimike.

    Ndër vendet kandidatë për të pritur në territorin e tyre helmet janë Shqipëria, Norvegjia, e cila tashmë ka refuzuar duke cituar mosekspertizë teknike, Franca dhe Belgjika. Por pala amerikane është duke punuar ngushtë me autoritetet shqiptarë për të kryer këtu eliminimin e gazrave sarin dhe nervin në laboratorët e lëvizshëm që amerikanët do të sjellin në territorin tonë.

    (d.b/BalkanWeb)

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Ekskluzive/ Armët kimike do shkatërrohen në 4 vende, Belgjikë, Francë, Hungari e Shqipëri.

    Me ne fund merr drite misteri per armet kimike te Sirise. Ato mund te shkaterrohen ne me shume se nje vend. Burime nga SHBA, OKB dhe NATO u kane thene mediave nderkombetare se po shqyrtohen te gjitha opsionet. Por agjencia Ama-News mesoi me burimet e saj se keto arme do shkaterrohen ne tre-kater vende europiane. behet fjale per belgjiken, Shqiperine, Francen dhe Hungarine. Kjo pasi secili vend ka mundesi dhe mjete te kufizuara per kete proces. ndaj edhe sasia e madhe e armatimit pritet te ndahet, per te shperndare rrezikun.
    Revista e mirënjohur “Foreign Policy”, në një shkrim ekskluziv lidhur me shkatërrimin e armëve kimike në Siri, citon zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që thonë se, shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje.
    “Destinacioni më i mundshëm: Shqipëria, e cila ka eliminuar armët e saj kimike në vitin 2007. Shtetet e Bashkuara janë shumë afër arritjes së një marrëveshje me qeverinë shqiptare për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, sipas diplomatëve të Këshillit të Sigurisë në OKB”, raporton FP.
    Sipas propozimit të amerikanëve, që nuk është bërë publik, SHBA-të do të pajisin qeverinë shqiptare me laboratorë të lëvizshëm për eliminimin e këtyre armëve përmes një proces që njihet si “hidrolizë”.
    Misioni i Shqipërisë në OKB nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar një gjë të tillë. Ndërsa misioni i SHBA-ve tha se kjo është një pyetje për Departamentin amerikan të Shtetit.
    Një zyrtar i DASH- ka refuzuar të komentoi lidhur me një marrëveshje të mundshme me Shqipërinë, por ka thënë: “Po vazhdojmë të diskutojmë me partnerë ndërkombëtar për gjetjen e një mënyrë efektive dhe të shpejtë për eliminimin e armëve kimike të Sirisë”.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e *Goddess*
    Anëtarësuar
    13-07-2010
    Postime
    116

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Mfalni qe po pyes...se qenkan mbush 4 faqe tu akuzu Ramen qe ka pranu t demontoje armet kimike etc...A KA DALE NDONJE DEKLARATE KU THUHET QE ESHTE PRANU KJO GJE???

    Ne n 2007' shkaterrum gjith arsenalin e armeve kimike te enverit dhe asgje nuk ndodhi...gjysma sja kan iden se ca jan kto armet kimike ,ca shkaktojn po flasin hajt mo ...majeni veten icik se sdo ndodh chernobili

  20. #60

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Tonat do i shkaterronim nuk kishim c'benim. Po se shkaterruam tonat s'do te thote qe s'ka problem te shkaterrojne dhe kimkiatet e gjithe botes. Nuk eshte puna se ka a s'ka faj Rama. Rendesi ka qe eshte me mire pa arme kimike se sa me arme kimike, sado i sigurte qofte shkaterrimi i tyre, prap ka nje perqindje te vogel rreziku qe nuk kemi pse e marrim persiper.

Faqja 3 prej 44 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •