Close
Faqja 2 prej 44 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 862
  1. #21

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Greqia, Italia....po shesin toka e pasuri kombetare, vende te NATO-s gjithashtu, qe edhe "dy cent" te ardhura iu bejne pune DHE perseri nuk i marrin persiper. Shqiperia, qe deri para disa muajsh sipas maxhorances se sotme nuk duhej te proçesonte plehrat e BE-se, tani eshte e gatshme te marri persiper arme kimike siriane!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    U lodhe moj Shigjeta me propagande, na sill nje artikull ku flet pala tjeter te pakten , keta qe jane ne qeveri , ku kane thene qe do i marrin ?

    Apo nese e ke zanat veç propagande , atehere vazhdo se je ne rregull , te do fort partia ashtu !
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #23
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    "Ku ka zë nuk është pa gjë" thotë populli ynë i pa-trëmbur dhe sy petrit.. ! Se mos do të thonë ty ata që i sollëm armët kimike këtu dhe do ti "asgjesojmë" . Ja ke për të parë po nuk i dogjën armët kimike bashkë me plehrat në shishtufinë !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #24
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Armët e Sirisë në Shqipëri ?!


    Armët e Sirisë në Shqipëri?! Paul Walker, Drejtori i Sigurise se Mjedisit dhe Qendrueshmerise ne “Green Cross International”, një intervistë ekskluzive per Top Channel ka pohuar se kanë qenë autoritetet Amerikane ato të cilat i kanë konfirmuar atij se Shqipëria është një prej shteteve të mundshme për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, bashkë me Francën dhe Beligjkën.

    Paul Walker: Kur unë i pyeta pse Shqipëria, pse Franca, pse Belgjika, ata thanë: këto janë tre vende që ndodhen ne Europën Perëndimore, që nuk janë shumë larg. Pra është tërësisht një ccështje e kufizimit të distancave të transportit. Këto janë tre vende që ata menduan se do të mirëpresin një projekt kaq të madh si ky. Të tre vendet natyrisht, përfshirë dhe Shqipërinë janë vende ku ata e ndiejnë që ka një lloj eksperience në çmilitarizimin e armëve, veçanërisht në shkatërrimin e armëve kimike. Ne e dimë që Shqipëria ka kryer një program të shkatërrimit të armëve kimike në vitin 2007 me sukses. Po ashtu Shqipëria ka pasur një program të shkatërrimit të armëve konvencionale.

    Top Channel: Duke qëndruar tek eksperienca e vitin 2007, ju besoni realisht që Shqiperia i ka potencialet njerezore dhe makineritë për këtë proces?

    Paul Walker: Duhet të mendohet me kujdes se ku do të zhvillohet ky proces. Do të përdoret shumë ujë, shumë burime, shumë energji elektrike. Kërkohet shumë nxehtësi. Do të jetë një proces shumë industrial për mijëra ton armë kimike. Armët kimike janë shumë toksike. Për këto mijëra ton armë ju nevoitet akses në rrugë. Varet se si do të vijnë në një vend si Shqipëria. Mund të vijnë me anije, mund të vijnë me avion ushtarak. Ju duhen pra aeroporte dhe porte për t'i pritur këto ngarkesa. Por ajo qe dua te theksoi dhe njehere dhe qe eshte me e rendesishma eshte qe ky process ka nevoje per energji elektrike dhe uje.

    Top Channel: Nese diçka nuk shkon siç duhet gjate procesit, cili eshte rreziku qe i kanoset qytetareve?

    Paul Walker: Rreziku me i madh eshte qe një pjesë e këtij lëngu toksik do të rrjedh nga sistemi. Është një kimikat i helmët dhe mund të shkaktoje dëme mjedisore. Nuk mund ta pini, nuk mund ta lini të derdhet ne burimet ujore, lumenj e dete. Ju duhet ta bllokoni. Mund te kete disa ndikime te vogla ne shendetin publik dhe në mjedis. Duhet te pastrohet nese ka derdhje te tilla. Nuk ka ndodhur ndonjehere ne Shtetet e Bashkuara dhe rreziku eshte shume i vogel.

    Top Channel: Cfare do te perfitoje Shqiperia nga ky proces?

    Paul Walker: Avantazhi për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i infrastruktures industriale nëse do të zgjidhni vendin e duhur ku do të bëhet ky proces si dhe padyshim do të sjell punësim. Ky proces do të vazhdoi për disa vite mendoj. Ne flasim për mesin e vitit 2014 si afatin e shkatërrimit. Nëse Shqipëria do të ketë vullnetin për ti pranuar do të ketë një rrezik minimal por nga ana tjetër edhe shumë mundësi ekonomike.

    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Ligji nuk e lejon importin e armëve kimike në Siri. Mediu: Vendi ynë nuk i ka kapacitetet për këtë proces

    Teksa mediat e huaja shkruajne se Shqiperia mund te jete nje nga vendet qe do te perdoret per asgjesimin e arsenalit te armeve kimike te Sirise, Fatmir Mediu, si ish –minister Mjedisit dhe me heret edhe i Mbrojtjes, thote se vendi yne nuk i ka kapacitetet per te trajtuar keto lende, sepse ende nuk i ka mbyllur ende llogarite me mbetjet e nxjerra nga shkaterrimi i arsenalit te vet kimik.
    “ Ne 2007 ne Qafe Molle me asistenc te DASH , faze edhe trajtmi mbas shkaterrimit te mbetjeteve qe duan trajtim perfundimtare” – shprehet Mediu.
    Ne Shqiperi nuk ka as landfille dhe as teknologji qe i trajton perfundimisht keto lende. Ndaj Mediu thote se nje proces i pakontrolluar, do te ishte i rrezikshem.
    Ne rolin e ish –ministrit te Mjedisit, ai thote se ligjet shqiptare e ndalojne importin e te tilla lendeve kimike.
    “ Ligji nuk e lejon importin e lendeve te rrezikshme, asnje lloje mbetje, pyetja eshte a do te vine si mbetje apo jo?...”-thekson ish ministri i mjedisit.
    Ndaj ai thote se pervecse nje vullneti te mire politik ndaj kerkeses qe mund te vije nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, thelbesore eshte ceshtja e ligjeve dhe kapaciteteve qe Shqiperia ka per ta marre persiper kete proces.

    ABC
    Ministri i Mjedisit ja fut kot,ka dhene nje deklarate futja kot
    si ajo shprehja "flet si e jema e Zeqos nga maja e Thanes" lol.
    Ministri thote Shqiperia nuk ka kapacitetet.
    Shqiperia i kishte kapacitetet per shkaterrim armesh kimike te vetat
    ne 2007 dhe tashti nuk i ka????Nje deklarate pa llogjike.
    Shqiperia ka program per shkaterrim te lendeve kimike dhe ky program te len te kuptosh
    qe ekziston ligj qe lejon shkaterrimin e lendeve kimike,perndryshe nje program i tille
    nuk do krijohej pasi do cilesohej kunder ligjit.
    Ministri thote qe ekziston ligj qe nuk lejon importimin e lendeve kimike te rrezikshme.
    Eshte e vertete e besoj qe ekziston dhe aplikohet si ligj ne aeroportet,portet detare,
    pikat e kufirit dhe doganat ku kalon mall.
    Import do te thote kalim malli nga jashte qe futet ne territorin tone.Importi nen kupton
    tregeti malli te blere me nje cmim dhe futja ne Shqiperi.Importimi presupozon blerje malli
    jashte dhe futja ne shqiperi me qellim shitjeje dhe perdorimi/konsumimi
    Ne rastin e armeve kimike nga Siria nuk eshte import,,importimi si shprehje nuk aplikohet,
    pasi nuk eshte blerje per tu shitur ne Shqiperi,nuk eshte tregeti malli.Eshte thjesht kalim lende
    kimike per shkaterrim dhe asgje me shume.
    Lendet kimike qe hyjne nga Siria nuk jane mbetje kimike,pasi nuk jane derivate kimike,
    mbeturina te krijuara ra nga nje proces teknologjik nga industria.
    Jane lende kimike te pastra te demshme dhe krijuar me qellim te asgjesojne vrasin armiqte
    Ministri thote qe nuk ka landfille as teknlogji per trajtimin e tyre.
    Shkaterimi i tyre do vijeme instruksione dhe procedura shume te detajuara se si do behet.
    Eshte i mundshem te realizohet pikerisht ne landfillet ku jane plerat prane ndonje lumi/liqeni
    apo deti,meqenese procesii shkaterrimit kerkon shume uje
    Procesi i shkaterrimit eshte ne fakt nje proces qe ben te mundur transformimin e
    ketyre lendeve kimike te rrezikshmene lende
    inerte,te pademshme qe jane me natyre organike dhe nuki shkaktojne asnje dem tokes apo ambjentit
    Ruset dhe amerikanet duhet te japin ca detaje mbi shpenzimet qe kerkohen ne energji uje,pra
    sa do jete kostoja e perafert per ate volum kimikatesh,harxhimet ne Euro per ta perfunduar shkaterrimin komplet.
    nqs harxhimet ne energji uje dhe punenga njerez qe do merren me kete pune eshte 2 miljon dollare atehere
    ku eshte fitimi i shtetit ketu??????
    Nqs shpenzimi qe kerkohet eshte 2 miljon dollare ,atehere pagesa nga ruset duhet te jete 10 miljon,
    pra shteti te fitoje 8 miljon dollare nga kjo inisiative.
    Meqenese rrisku eshte i larte atehere me llogjike shtetit shqiptar i takon fitimi larte dhe duhet te rrise cmimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 02-11-2013 më 20:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Ne kete kohe krize ekonomike boterore, sidomos per nje vend si Shqiperia, cdo lloj e ardhure ekonomike eshte e rendesishme. Por ne kete rast kostoja e demit eshte shume here me e larte se sa vlera monetare e perfitimit. Vertete Shqiperia ne 2007 shkaterroi arsenalin e vete te lendeve kimike, por ishin gjithe gjithe 16 ton. Prurjet kimike nga Siria mendohet te jene 1000 ton, nje sasi shumefish me e madhe. Per me teper edhe shkaterrimi i arsenalit shqiptar nuk ka marr rrugezgjidhje te plote te mbetjeve kimike. Gjithashtu Shqiperise i mungojne hapesira te konsiderueshme per landfills, kapacitete te plota energjitike dhe hidrike per keto procese....

    Por edhe sikur te gjitha keto te ishin te mundura, mjafton nje gabim njerezor, raste te tilla nuk jane te pakta ne bote. Nje rrjedhje e ketyre lendeve kimike do krijonte nje katastrofe te vertete, jo vetem per nje vend si Shqiperia, por per cdo shtet shume here me te zhvilluar. Behet fjale per lende toksike te forta qe kane qene destinuar si arme kimike dhe jo mbeturina plehrash te zakonshme.

    Nese do ishte kaq e thjeshte, me kaq perfitim, pse nuk e marrin persiper shtetet e tjera? Sipas artikulli ne anglisht USA ka kontaktuar gati te gjitha shtetet aleate... Nuk kane nevoje me pak per te ardhura ekonomike shtete si Greqia, Italia, Portugalia, Bullgaria, Rumania...etj

    Uroj dhe shpresoj qe nje marrezi e tille te mos ndodh. Qeveria te japi nje pergjigje negative dhe te shikohen rruge e alternativa te tjera per te siguruar te ardhura apo per rritjen e influences se Shqiperise si shtet. Kjo nuk eshte ceshtje "e kuqe" apo "blu" por nje vendim qe mund te kthehet me nje kosto te larte per te gjithe vendin.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #27
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pikerisht perderisa rreziku eshte i larte edhe kompesimi duhet te jete i larte.
    Kjo inisiative nuk eshte Nene tereza ben bamiresi.
    2 miljon dollare mund te jete vetem kostoja e punes.
    harxhimet dhe pagesat e punonesve.
    EdiRama duhet te beje presion te kerkoje pagese me te larte te pakten10 miljon.
    Edhe Sirianet duhet te paguajne se materialet e tyre jane.Te paguajne 15 miljon dhe
    thank you te jene mirenjohes per favorin qe u bejme.
    Nqs shteti nuk shef asnje fitim monetar ketu, atehere eshte budallek qe i futet kesaj inisiative.
    Merren tonelata krap nga Siria dhe Siria paguan nje HIC????? Doesn't make any sense.

    Demin, nqs ndodh aksidentalisht rrjedhje diku ne toke dhe ujra nuk e kalkulon dot.
    Nuk e kalkulon dot pasi nuk mund te thuash me saktesi se deri ku shkoi ndotja ne thellesi te tokes ,
    sa volum toke u infektua,sa shtrirje ka kjo ndotje etj.Dhe ta konvertosh kete ndotje ne lek/dollare eshte shume e veshtire
    per te mos thene e pamundur.Cdo vleresim i bere do ishte empirik me hamendje dhe i pasakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-11-2013 më 10:19
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #28
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Dëmshpërblimi më i mirë është që ti marin 3 Milion Shqiptarët dhe ti shpien në Amerikë , e pastaj Shqiprinë ta bëjnë vënd asgjesimesh për armë dhe plehra. Në Shqipëri të qëndrojnë vetëm klasa politike..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ni plak socialist ne tiran, ni socialist i thek ne NY, ni socialist tjeter ne korce etj etj a e kupto sa qesharak bohesh mor burr

    ktu po qiten petlla na hava qeveria shqiptare nuk ka mor asni vendim kto jan thjesht hamendsime qe shigjeta i paska mledh aty ktu neper koridoret e OKB sepse siq e kemi vu re administratoret e ca smoda te fsh kan sy e vesh gjithkun
    Oj ti shoq prej malcie. A kena dic fjale me na rrefy per ket punen e helmsit prej Sirie? Apo shkrun sa per me bo hajgare n'forum?

    Nuk je tu shqetsu hic per na qe jetona n'Shqipni?

    Albo

  10. #30
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Si nuk doli nje politkan me shtylle kurizore te mbroje interesat e Shqiperise!! Shpresoj te refuzohet prere nje kerkese e tille nese behet publike. Pak hapesira ka Rusia, SHBA per shkaterrim armesh kimike?...
    Pas pranimit te terroristeve te iranit tashme po kerkojne dhe te mbledhin dhe asgjesojne helmet e botes ketu...
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga tiranasi90 Lexo Postimin
    nejse mo ene ket rradhe fajin e ka Saliu
    Hi hi hi, avash-avash dhe kete do ta thone.
    MOS I NDY TEMAT no name

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    EdiRama duhet te beje presion te kerkoje pagese me te larte te pakten10 miljon.
    E.Rama duhet te thote vetem nje: JO
    MOS I NDY TEMAT no name

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Ne kete kohe krize ekonomike boterore, sidomos per nje vend si Shqiperia, cdo lloj e ardhure ekonomike eshte e rendesishme. Por ne kete rast kostoja e demit eshte shume here me e larte se sa vlera monetare e perfitimit. Vertete Shqiperia ne 2007 shkaterroi arsenalin e vete te lendeve kimike, por ishin gjithe gjithe 16 ton. Prurjet kimike nga Siria mendohet te jene 1000 ton, nje sasi shumefish me e madhe. Per me teper edhe shkaterrimi i arsenalit shqiptar nuk ka marr rrugezgjidhje te plote te mbetjeve kimike. Gjithashtu Shqiperise i mungojne hapesira te konsiderueshme per landfills, kapacitete te plota energjitike dhe hidrike per keto procese....

    Por edhe sikur te gjitha keto te ishin te mundura, mjafton nje gabim njerezor, raste te tilla nuk jane te pakta ne bote. Nje rrjedhje e ketyre lendeve kimike do krijonte nje katastrofe te vertete, jo vetem per nje vend si Shqiperia, por per cdo shtet shume here me te zhvilluar. Behet fjale per lende toksike te forta qe kane qene destinuar si arme kimike dhe jo mbeturina plehrash te zakonshme.

    Nese do ishte kaq e thjeshte, me kaq perfitim, pse nuk e marrin persiper shtetet e tjera? Sipas artikulli ne anglisht USA ka kontaktuar gati te gjitha shtetet aleate... Nuk kane nevoje me pak per te ardhura ekonomike shtete si Greqia, Italia, Portugalia, Bullgaria, Rumania...etj

    Uroj dhe shpresoj qe nje marrezi e tille te mos ndodh. Qeveria te japi nje pergjigje negative dhe te shikohen rruge e alternativa te tjera per te siguruar te ardhura apo per rritjen e influences se Shqiperise si shtet. Kjo nuk eshte ceshtje "e kuqe" apo "blu" por nje vendim qe mund te kthehet me nje kosto te larte per te gjithe vendin.
    Ne gati cdo shtet tjeter standardet dhe kerkesat jane aq te larta sa qe eshte gati e pamundur te perfitohet dicka.
    Edhe ne Shqiperi formalisht ekzistojne standarde te njejta dhe te ngjashme, por ketu nuk funksionojne shteti dhe ligji, prandaj edhe mund te perfitohet edhe nga keso biznese te rrezikshme. Thene ndryshe: rreziku per tu denuar ne Shqiperi eshte dukshem me i ulet se ne vendet e lartepermendura. Gjithashtu shqipetaret jane te njohur per veprime te papergjegjshme ne dem te vetes, te shoqerise dhe shtetit, vetem per te perfituar dicka. Ne rrretha te caktuara Shqiperia ofron kushtet me te mira per ndermarrje te tilla riskante.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    EdiRama duhet te beje presion te kerkoje pagese me te larte te pakten10 miljon.
    Edhe Sirianet duhet te paguajne se materialet e tyre jane.Te paguajne 15 miljon dhe
    thank you te jene mirenjohes per favorin qe u bejme.

    per 15 milion dollare nuk eshte e nevojshme te rrezikosh aq shume. mjafton te konfiskosh pronat e dy mafiozeve ne shqiperi.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    E.Rama duhet te thote vetem nje: JO
    nuk ka bithe edi rama te thote jo
    megjithate i takon bashes i pari te thote jo

  16. #36
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    ja nje opsion tjeter.
    Gjej ndonje tunel te vjeter miniere qe s'perdoret me, futi te gjitha helmet ne ate tunel
    Jane ca tunele te vjetra ne shqiperi te qymyrit qe shkojne 1 mije metra thellene toke
    Futi te gjitha fucite me helme brenda
    1000 metra thelle ne tunel qe shkon poshte vertikal,pastaj vuri minat hyrjes se tunelit
    per ta shembur hyrjen e tunelit dhe te bllokohet tuneli forever.
    Edhe po te rrjedhe helmi aty eshte pa rrezik per ambjentin dhe njerezit.

    Ose ti marrin me helikopter fucite e helmit dhe ti hedhin ne malin Vezuv ne Itali, te maja
    e malit ku jane gropat vullkanike te gryka e ndonje vullkani aty qe eshte aktiv
    Helmet po te bien te llava vullkanike asgjesohen komplet.
    Tempreatura e llaves eshte mbi 700 grade,shkon deri 1200 grade nxehtesi e shkrin fare kimikatin
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-11-2013 më 21:54
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #37

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pse t'i bien kaq gjate, direkte ke Vezuvi lol pa ndalesa rruges

    S'ka cmim qe mund te mbuloj koston e demit qe mund te shkaktoj aprovimi i ketij propozimi...

    Pervec qeverise qe eshte duke konsideruar nje marrezi te tille, cili eshte qendrimi i opozites nderkohe?
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  18. #38
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    pse nuk e dergojne Edvinin me ekipin e tij qeveritar te beje demontimin ne Siri per ç`bastarde qe jane edhe ne helme kimike duhet te jene rrezistent
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    *

    Eshte e mundur edhe kjo gje. Shqiperia eshte e "specializuar" per kete pune. S'e kemi kot "universitetin" (Gërdecin) per kete gje.
    Sipermarres Daja Sem (fitimi 99% i tij) , kurse punetoret (viktimat) shqiptaret.
    Pa mos e harruar "leverdine" kryesore: "Pastrimin" e mjedisit!


    *
    klipp&klar

  20. #40
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    e kane shenderruar Shqiperine sikur te ishte kontejner i xhubrave*- berllogut, njeher mbushe huxhu muxha te Iranit, pastaj besoj qe i mjaftojne keta berllogat toksik te edvinit, per 4 vitet e ardhshme, keshtu qe nuk eshte e lejuar, sepse stermbushet norma.

    Shqiperia ne Nato, kur e çante gurmazin ai shtetasi i kuq me zinjeve, si merite te tijen, qe ja futi Shqiperise ne NATO, e harronte se Shqiperine ne NATO, e futi Deti i saj, se jo qe i plaste NATO-s per Shqiperine... hyhyhyyyyyyyyy sa shtete i ke me te pergaditur teknikisht per NATO dhe akoma jane ne listen e pritjes.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 2 prej 44 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •