BARI- Një shqiptar është arrestuar në Bari, ndërsa po përpiqej të importonte në Itali pothuajse tetë kilogramë heroinë, që arrinte në 135 mijë doza.
Sipas të dhënave të policisë italiane, nëse kjo sasi droge do të kishte dalë në treg, trafikanti shqiptar do të përfitonte një shumë deri në 400.000 euro.
Droga ishte paketuar në 14 kuti tw vogla, dhe është gjetur e fshehur në dyshemenë e një furgoni me targa bullgare, që zbarkoi nga anija “Superfast II” që vinte nga Greqia.
Shqiptari, i cili po transportonte drogën, u mundua fillimisht të shmangte kontrollet, njofton policia, por më kot. Ai është arrestuar dhe dërguar në paraburgim në Bari, ku pritet tu përgjigjet akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës.

Panorama