Orial Kolaj, boksieri shqiptar nėn urdhrat e “Camorra”-s

NGA: EDUARD ILNICA

Emri:  75114.jpg

Shikime: 1428

Madhėsia:  35.1 KB
Orial Kolaj, boksieri shqiptar nėn urdhrat e “Camorra”-sROME-Arrestohet nė Itali si bashkėpunėtor i mafias, boksieri shqiptar Orial Kolaj, fitues i kampionateve italiane dhe europiane nė peshat e mesme. Siē bėjnė tė ditur mediat italiane, Kolaj ėshtė arrestuar nga policia e Romės bashkė me 15 vetė tė lidhur me klanin mafioz tė Kazalezėve (Casalesi).

Tė akuzuar pėr vepra tė ndryshme, si mashtrim, vjedhje, gjobėvėnie bizneseve, konkurrencė e paligjshme me kėrcėnime dhe dhunė, armėmbajtje pa leje, sė bashku me boksierin shqiptar u janė vėnė prangat. Vlera e sekuestrimit tė tė mirave materiale tė tyre arrinte nė shifrėn e 30 milionė eurove. Aktiviteti i tyre kryesor i paligjshėm ėshtė kontrolli mbi sallat e lojėrave tė fatit, videopoker dhe bastet.

ROLI I KOLAJT

Pėr t'u vėnė "kapakun" grupeve rivale duhej edhe njė boksier. Dhe ėshtė boksieri shqiptar Orial Kolaj, me pasaportė italiane, i cili bashkė me shqiptarė tė tjerė, tė quajtur si "boksierėt" ekzekutonin dėnimet e rivalėve. Kola me shokė dėrgoheshin te njerėzit qė kundėrshtonin, ose te konkurrentėt dhe rrihnin barbarisht, madje edhe nė publik, si pėr t'u treguar se ēfarė ishin nė gjendje tė bėnin, nė mėnyrė qė rivalėt tė hiqnin dorė menjėherė.

Grupi shqiptar i boksierėve, i kryesuar nga Orial Kolaj, vepronte nė zonėn e Lacios nė Romė, por mėsohet se ata
mė parė kanė vepruar edhe nė Napoli, duke qenė tė organizuar. Pas lidhjes me klanin kazalez, shqiptarėt kanė vepruar mė shumė nė Romė.

Pėrveē kontrollit tė lojėrave tė fatit, videogamet, bastet e ndryshme, qofshin sportive, qofshin baste normale, boksierėt kanė bėrė presione edhe nė sallone tė ndryshme makinash tė cilindratave tė mėdha, teksa i merrnin shumė lirė me anė tė kėrcėnimeve dhe pastaj i rishisnin. Vlera e kėtij aktiviteti kriminal shkonte nė miliona euro dhe kishte filluar tė shtrihej edhe jashtė Romės.

KARRIERA

Orial Kolaj u lind nė Lezhė mė 23 gusht tė vitit 1983. Nga viti 2007 deri mė 2011-ėn, karriera e tij nuk ėshtė kushedi, mė shumė garon nė boksin amator, duke pasur mė shumė humbje se sa fitore. Nė 2011-ėn kalon nė boksin profesionist dhe ngjit shpejt shkallėt e karrierės. Kolaj fiton kundėr dy boksierėve mė tė mirė tė Italisė nė peshėn e tij, Moreti dhe Nikoliē. Nė vitin 2012 merr nėnshtetėsinė italiane dhe ndeshet pėr titullin kampion nė Itali me kampionin nė fuqi Danilo D'Agata. Kolaj e fiton kėtė ndeshje me pikė dhe shpallet kampion i Italisė.

Por Kolaj kėrkon mė shumė dhe ia del mbanė. Ai ndeshet pėr titullin kampion tė Komunitetit Europian kundėr Dario Ēishelos dhe e fiton atė. Mė pas e mbron kėtė titull kundėr Tomas Adamek, teksa fiton pastėr me nokaut. Kolaj po pėrgatitej pėr njė tjetėr ndeshje ndėrkombėtare, por ende nuk ishte mėsuar rivali i tij. Pas arrestimit dhe nėse ai shpallet fajtor, do t'i hiqen titujt. Mbetet pėr t'u parė se kush tjetėr boksier shqiptar ka qenė i pėrfshirė nė organizatėn kriminale, ku 15 vetė u arrestuan dje.

(m.s/gazetashqiptare/BalkanWeb)