Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me mister

    PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me mister

    PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me misterTIRANE-Partia Demokratike i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të shpjegojë lidhjen e tij me të ndjerin Elvis Doçin, pronar lojrash fati, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz para pak ditësh në Tiranë.

    Në një prononcim për mediat, deputeti i Partisë Demokrartike, Gent Strazimiri u shpreh se: “ Ngjarja është mbuluar me mister, por mbi të gjitha, me heshtjen fajtore të vetë ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri”.

    Deputeti Strazimiri, i drejtoi disa pyetje minstrit Tahiri, të sqarojë opinionin publik për një sërë pyetjesh.

    “Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi i njohur si pronar lojrash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë?

    - A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar "Fund Marrëzisë" aq të pompuar nga ju personalisht?

    - Zoti ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit?

    - A jeni i gatshëm të autorizoni prokurorinë të kqyrë tabulatet e telefonit tuaj?

    Ndiqni sugjerimet tona zoti ministër, bashkëpunoni vullnetarisht me organet hetimore, sepse e vërteta do të dalë dhe bashkëpunimi do t'ju sillte lehtësira”, – përfundoi deklaratën e tij deputeti demokrat Strazimiri.

    (m.s/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me mister

    Tiranë, atentat mafioz, plumba makinës së kushërinjve, njëri vdes, tjetri plagoset

    Tiranë, atentat mafioz, plumba makinës së kushërinjve, njëri vdes, tjetri plagosetTIRANË- Dy të plagosur me armë zjarri u shënuan mbrëmë në orët e vona në zonën “Komuna e Parisit” tek “Tirana e Re”, në Tiranë. Rreth orës 22:22 minuta, dy persona me motor tip “Scooter” me ngjyrë të bardhë kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti “Benz” me targa AA777FH duke plagosur rëndë dy shtetas që ndodheshin në makinë. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin ushtarak.

    Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur kushërinjtë Elvis dhe Ali Doçi. 34 vjeçari Elvis Doci ka ndërruar jetë sot në spital.
    Pasi kanë qëlluar me armë zjarri, dy personat me motor janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së “21 Dhjetorit”.

    Për zbardhjen e ngjarjes, policia po heton dhe mbi të kaluarën e viktimës dhe të plagosurit. Policia ngriti postblloqe në të gjithë qytetin për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. 10 plumba janë qëlluar mbi “Benz”-in luksoz me të cilin udhëtonin Elvis dhe Ali Daci.

    34-vjeçari Elvis Doçi është pronar i një pike të lojërave të fatit dhe policia po heton konflikte të mundshme për shkak të biznesit të tij.

    MOTIVET Atentat mafioz te komuna e parisit

    Sipas TV “News 24”, një tjetër variant për motivin dyshohet të jetë hakmarrja pas një sherri me pasojë plagosje që ka ndodhur në prill të vitit 2009. Historia e këtij sherri mes dy grupimeve të të rinjve ka përfunduar me një vajzë të plagosur. Pesë të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim ishte bilanci i përplasjes që ndodhi në prill të vitit 2009 në rrugën “Vasil Shanto”.

    Gjithçka ka nisur pasi dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale dhe më pas u përfshinë edhe persona të tjerë, mes të cilëve edhe 34-vjeçari Elvis Doçi. Policia njoftoi asokohe se, u vunë në pranga në kushte flagrance 5 persona, nën akuzën e “kanosjes”, “prishjes së qetësisë publike” dhe “armëmbajtjes pa leje”, ndërkohë që u shpall në kërkim Elvis Doçi.

    NJOFTIMI I POLICISE

    “Mbrëmë, në kryqëzimin e rrugës së “Komuna Parisit” në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Elvis Gëzim Doçi, 34 vjeç si dhe është plagosur shtetasi Ali Shkëlqim Doci, 18 vjeç.
    Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor, i përbërë nga Ekspertë Kundër Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intesivisht për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje, me qëllim kapjen e autorëve.
    Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje, është konkluduar se, përgjatë momenteve të ngjarjes shtetasit, kanë qënë duke udhëtuar me automjet tip “Benz GL”, me targa AA 777 FH i drejtuar nga viktima, i cili si pasojë e plagëve të marrë ka gjetur vdekjen në spital si dhe është plagosur 18 vjecari A.Doci i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 10 copë gëzhoja të kalibrit 9 mm. Materialet për këtë ngjarje i’u kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese parashikuar nga neni 79/dh i K. Penal. "-thuhet ne njoftimin e policisë.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me mister

    Atentati te "Komuna e Parisit", dëshmitarja: I pamë vrasësit

    TIRANE-Humb jetën 34-vjeçari i plagosur dy ditë më parë në hyrje të “Komunës së Parisit” në kryeqytet. Elvis Doçi ka ndërruar jetë një orë pasi kishte mbërritur në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup gjatë atentatit ku mbeti i plagosur edhe djali i xhaxhait të tij, 18-vjeçari Ali Doçi. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak dhe pritet që të dërgohet për mjekim të specializuar jashtë vendit.

    NGJARJA
    Dy ditë më parë, rreth orës 22:30 minuta, dy persona të maskuar kanë zënë pritë në hyrje të Komunës së Parisit dhe kanë qëlluar në drejtim të Elvis dhe Ali Doçit, djem xhaxhallarësh. Këta të fundit kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Benz GL”, me targa AA 777 FH, që drejtohej nga 34-vjeçari në momentin që dy personat që udhëtonin me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre. Nga ky atentat ka humbur jetën Elvis Doçi, pasi ka marrë 5 plumba në trup, ndërsa është plagosur rëndë djali i xhaxhait të tij, Aliu, i cili ka marrë dy plumba në kokë.

    DËSHMIA
    Skena e krimit ku ka humbur jetën 34-vjeçari dhe është plagosur rëndë 18-vjeçari është parë nga shumë dëshmitarë okularë, mes të cilëve edhe nga vajza me iniciale I.M, e cila ka qenë përballë vendit ku ndodhi ngjarja. “Për disa minuta me radhë në rrugë ka qëndruar motori, mbi të cilin qëndronin dy persona. Ata mbanin skafandër në kokë dhe kishin veshur xhupa të zinj. Ai që qëlloi, poshtë xhupit mbante automatikun, të cilin e panë të gjithë dhe asnjë qytetar nuk kalonte në krahun e rrugës ku ishte motori. Në momentin që makina e zezë mori kthesën, motori u ndez dhe u nis pas tyre. Makina ndaloi për një moment dhe motori iu afrua nga dera e shoferit dhe autori nxori automatikun. Në këtë moment shoferi i makinës e kuptoi dhe tentoi që ta rrëzonte motorin me derën e makinës, por nuk mundi dhe në këtë moment u dëgjua breshëria e automatikut. Më pas dëgjuam të bërtiturat e djalit tjetër, i cili thërriste: ‘Ndihmë, po na vrasin!’. Motori më pas u largua në drejtim të stadiumit ‘Dinamo’ dhe pas kësaj, djali doli nga makina dhe ra në tokë”, përfundon dëshmia.

    FAMILJARËT
    Në shtëpinë e 34-vjeçarit qëndron e vetme gjyshja e tij, pasi të gjithë janë duke përcjellë për në banesën e fundit Elvisin. E moshuara është ulur tek shkallët dhe pret të vijë dikush për ta zgjuar nga ky trishtim që e ka kapluar gjithë familjen Doçi.

    Si e pritët lajmin për nipin tuaj?

    Ishte shumë vonë kur erdhi djali dhe më tha që duhet të ikim tek shtëpia e Elvisit, e kam djalin e vajzës. Më thanë që kishte bërë aksident me makinë dhe ishte vrarë pak, kur erdha e kuptova se çfarë kishte ndodhur. Akoma s’e besoj që ka ndodhur kjo.

    Ka pasur probleme Elvisi?

    Nëna nuk di gjë për problemet, por ai ka qenë djalë shembullor, ka qenë i sjellshëm, shikonte punën e tij, nuk përzihej me njeri. Më thanë që para se të ndodhte kjo, e kishte marrë nusja në telefon dhe ai i kishte thënë që jam duke ardhur për në shtëpi.

    Elvisi ka qenë i martuar?

    Po, po. Ka edhe një vajzë të vogël. Ajo nuk di gjë, por e kishte kërkuar babain dhe i thanë që babi është në spital.
    Ndërkohë, të afërm të 34-vjeçarit pohojnë se Elvisi nuk ka pasur probleme dhe se nuk është e vërtetë se është ekzekutuar për hakmarrje. “I kishte sqaruar muhabetet për atë plagosjen që është bërë në 2009 dhe nuk ka pasur më probleme”, pohojnë të afërmit e tij.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Tahiri të tregojë lidhjen me Elvis Doçin, vrasja e tij e mbuluar me mister

    Atentati, babai i 34-vjeçarit: S’kishte konflikte, mund të kenë ngatërruar objektiv

    TIRANE - Babai i 34-vjeçarit Elvis Doçi, që u ekzekutua dy ditë më parë në kryeqytet, hedh poshtë mundësinë që vrasja të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që mund të kishte i biri.

    Në një intervistë në “News24”, Gëzim Doçi shprehet se Elvisi nuk i ka folur asnjëherë për konflikte, dhe për këtë arsye nuk mund të fajësojë askënd për vrasjen.

    Babai i 34-vjeçarit dyshon se atentatorët mund të kenë ngatërruar objektiv dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës gabimisht. Ai u bën apel autoriteteve që të gjejnë autorët e vrasjes dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

    Ndër të tjera, Gëzim Doçi rrëfen se i biri punonte si menaxher në një kompani lojërash fati, të cilës familja Doçi i ka dhënë një magazinë me qera për 3 mijë euro në muaj. Mësohet se familja Doçi disponon edhe prona në zonën e Tiranës së Re.

    Ngjarja
    Dy ditë më parë, rreth orës 22:30 minuta, dy persona të maskuar kanë zënë pritë në hyrje të Komunës së Parisit dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës ku ndodheshin Elvis dhe Ali Doçit, djem xhaxhallarësh. Këta të fundit kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Benz GL”, me targa AA 777 FH, që drejtohej nga 34-vjeçari në momentin që dy personat që udhëtonin me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre.

    Nga ky atentat ka humbur jetën Elvis Doçi, pasi ka marrë 5 plumba në trup, ndërsa është plagosur rëndë djali i xhaxhait të tij, Aliu, i cili ka marrë dy plumba në kokë dhe është dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar.

    (er.nu/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •