Jacobson: SHBA nuk do tolerojë manipulime në zgjedhje

Jacobson: SHBA nuk do tolerojë manipulime në zgjedhjePRISHTINE - Liderët e subjekteve politike të Kosovës janë pritur sot nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Mësohet se tema kryesore e bisedimeve ishte çështja e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Ambasadorja amerikane u ka bërë me dije liderëve të subjekteve politike kosovare, se nuk do të ketë tolerime në rast shkeljeje të rregullave zgjedhore, apo të manipulimeve eventuale.

Mesazhi i Jacobson në këtë takim për krerët e partive politike ka qenë ultimativ: nëse evidencohet ndonjë manipulim, SHBA do të ketë qasje tjetër ndaj Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë ende nuk e ka konfirmuar takimin e ambasadores Jacobs.

(er.nu/ktv/BalkanWeb)