Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e Durrësit

    Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e Durrësit

    Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e DurrësitDURRES - Policia kufitare e Portit të Durrësit sekuestroi mbrëmjen e sotme një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në një trajler në port.

    Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 600 kg kanabis janë gjetur në tavanin e një trajleri që kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë. Droga është gjetur pas informacioneve të siguruara nga policia në rrugë operative.

    Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e trajlerit, Eduart Gjinaj, ndërsa po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur gjatë muajve të fundit në portin e Durrësit.

    Mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit u sekuestruan rreth 10 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, në një automjet që po imbarkohej në traget. Droga ishte fshehur në automjetin tip ‘Citroen’ me targa DR131ZF, që drejtohej nga shtetasi Alberto Coldani, i cili u ndalua nga policia. Lënda narkotike ishte fshehur në serbatorin e makinës, ndërsa kishte destinacion Italinë.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e Durrësit

    Gjithe keto muaj qe u lane te lire te benin si te donin e mbushen gjithe Europen me arme e me droge... E kishe dhe merak ti bllokimin e droges... Shtoje dhe kete ke lista e arritjeve te shtetit Shqiptar kunder trafikut te droges...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e Durrësit

    600 kg droge ne sarbatorin e makines
    hajde gazetare qe kemi hajde!
    edhe te thosh 6 kg eshte shume

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e Durrësit

    10 kg jan gjet ne sabratorin e makines
    600 jan gjet ne tavanin e ni trailer. Lexo me vemendje o derdimen
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Sekuestrohen rreth 600 kg drogë në një trajler në Portin e Durrësit

    Ky rast perben 1% nga te gjitha "eksporteve" qe dalin nga Shqiperia per ne Europe. Imagjinoni se raste jane te paidentifikuar. Fatkeqsisht kultivuesit dhe shperndaresit Shqiptare te droges jane pa mbarim. Cdo dite arrestohen gjitha ata veta. Italia Anglia Greqia Zvicra i kan burgjet plot me Shqiptare.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •