Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ish ambasadorët grek letër Samarasit: Kujdes me perspektivën e Shqipërisë në BE

    Ish ambasadorët grek letër Samarasit: Kujdes me perspektivën e Shqipërisë në BE


    Flash, Lajmi i Fundit e Martë, 29 Tetor, 2013 | 20:39 pm

    ATHINE- Një grup ish ambasadorësh grek të njohur si grupimi “Rrethi i ambasadorëve”, shumica e të cilëve kanë shërbyer në poste kyçe jashtë vendit, i janë drejtuar me një letër kryeministrit grek, Antonis Samaras për t’i referuar disa nga çështjet e politikës së jashtme, duke paralajmëruar se kriza financiare nuk duhet të nënshtrojë çështjet kombëtare.

    Në ketë letër, që siç thonë vetë ish ambasadorët, nder ta edhe ish ambasadori grek ne Shqiperi, Konstantinos Politis qëllimi është për t’i kujtuar qeverisë disa gjëra që harrohen herë pas herë, ku zënë vend edhe marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    Greqia, shkruajnë ish ambasadorët grek, duhet të jetë më e kujdesshme në lidhje me perspektivën e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, dhe duhet të kritikojë me forcë taktikat e ish kryeministrit Berisha dhe atij aktual, Edi Rama.

    Ambasadorët i referohen deklaratave të Berishës për shtrirje të kufirit deri në Prevezë, anullimit te marreveshjes per kufirin detar, si dhe çështjes çame.

    Në letrën e tyre, ambasadorët trajtojnë çështje të marrëdhënieve të Greqisë me Turqinë, Qipron dhe Shkupin.

    Nënshkruesit e letrës drejtuar kryeministrit, Antonis Samaras

    Spyros Aliagas
    John Genimatas ,
    Evangelos Denaxas ,
    Nicholas Diamantopoulos
    Spyros Dokianos.Në
    John Drakoularakos ,
    Eikosipentarchos ,
    John Thomoglou
    Athanasios deve
    Eleftherios Karagiannis
    Anthony Korantis
    John Korantis ,
    Emmanuel Megalokonomos ,
    Lazarus Xhuxhi ,...lol
    Panagiotis Oikonomou
    Apostulli Papasliotis
    Konstantinos Politis, ish ambassador i Greqisë në Shqipëri,
    James Spetsios ,
    Efthimios Stoforopoulos ,
    Perikliu Tsamoulis
    Kon / nos Tsokos ,
    Evangelos Frangoulis
    Leonidha Chryssanthopoulos

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-11-2013 më 16:13
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epirin

    Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epirin

    Kujdes Tiranën! Është kjo porosia që i japin kryeministrit grek Andonis Samaras, 23 ish-ambasadorë të Greqisë në vende të ndryshme të botës. Ky grupim ish-diplomatësh, i ashtëquajtur ” Cikli diplomatik “, ndërmerr këtë nisme në kuadër të Presidencës së rradhës së Bashkimit Europian që Athina e merr në janar të vitit që vjen.

    Ish-diplomatët që kanë shërbyer në vendet kryesore të botës i kujtojnë kreut të qeverisë helene se prioritet duhet të mbeten çështjet kombëtare, pavarësisht krizës ekonomike.

    Letra merr me rradhë të gjitha shtetet e rajonit me të cilat Greqia ka probleme të mbetura pezull, ndërsa duke u ndalur të Shqipëria thekson se është një vend i krijuar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913 që nuk ka treguar një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë një shtet problematik për Greqine që nga formimi i tij.

    “Pas zhvillimeve pozitive që kanë të bëjnë me shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë Tirana ka rritur gjithnjë e më shumë rivalitetin me Athinën. Ndihma në anëtarësimin në NATO pa asnjë shkëmbim si dhe mbështetja për integrim në BE në të njëjtën mënyre, duke lënë të ngrirë çështjen vorioepiriote, ka rritur ambiciet e Shqipërisë dhe kjo duket në radhe të parë me udhëheqësit Berisha dhe Rama, udhëheqës tipikë-ballkanikë, të zhdërvjellët, që më shumë kanë korrur fitime të konsiderueshme politike, pa asnjë shkëmbim nga kontaktet me Athinën zyrtare.”

    23-ish-ambasadorët shkruajnë në letrën e tyre se hezitimi i Greqise per te ngritur çeshtjen e vorio-epirit kundërpërgjigjet me harta që përfshijnë Follorinën, Kosturin, Janinën dhe Prevezën në një Shqipëri të Madhe.

    Letra është firmosur edhe nga Konstantinos Politis, ish-ambasador i Greqisë në Shqipëri.

    oranews

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epi

    23 ish ambasadorë grekë, letër Samaras: Kujdes me Shqipërinë

    Anila Jole
    23 ish ambasadorë grekë, letër Samaras: Kujdes me Shqipërinë23 diplomatë grekë, ish-ambasadorë, i kanë dërguar një letër kryeministrit grek, Antonis Samaras, lidhur me politikën e Jashtme të Athinës duke i tërhequr vëmendjen që situata ekonomike të mos lerë anash çështjet kombëtare të Greqisë.

    Në këtë letër ndër të tjera shkruhet edhe për marrëdheniet me Shqipërinë.

    Ish-ambasadorët shkruajnë se "Shqipëria nuk tregon qëndrim miqësor ndaj Athinës, dhe është një shtet që ka shkaktuar probleme për Greqinë që nga formimi i tij".

    "Rivaliteti i Tiranës me Athinën rritet gjithmonë e më shumë", shkruajnë diplomatët duke theksuar se "ndihma në anëtarësimin në NATO si dhe mbështetja për integrim në BE, pa asnjë shkëmbim, duke lënë "të ngrirë" çështjen e Vorio Epirit, i ka rritur ambiciet e Shqipërisë. Kjo duket edhe tek Berisha e Rama, të dy udhëheqës ballkanikë të zhdërvjellët, që kanë korrur fitime politike, pa asnjë shkëmbim nga kontaktet me Athinën", vërejnë ata.

    "Hezitimi i Greqisë për të ngritur çështjen e Vorio Epirit "shpërblehet" me harta që përfshijnë Follorinën, Kosturin, Janinën dhe Prevezën në një Shqipëri të Madhe, të cilën e raportoi kohët e fundit dhe zoti Berisha", thuhet gjithashtu në letër.

    Për çështjen çame, ish-ambasadorët thonë se "kjo popullsi myslimane duhej të ishte dëbuar në Turqi sipas marrëveshjes së Lozanës dhe theksojnë se çamët kanë bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët në Luftën II Botërore".

    Ish-ambasadorët kërkojnë nga kryeministri, që qeveria e tij të korrigjojë gabimet e së shkuarës dhe të jetë e kujdesshme lidhur me qëllimin e Shqipërisë për hyrjen në BE.

    (Balkanweb)

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epi

    Greqi, 23 ish-ambasadorë letër Samaras: Presion Shqipërisë

    ATHINË - Presion Shqipërisë në marrëdhëniet fqinjësore. Kjo është domethënia e një letre të nënshkruar nga 23 ish-ambasadorë të grekë që i kanë bërë një letër kryeministrit Antonios Samaras. Letra është nënshkruar edhe nga ish-ambasadori grek në Shqipërin, Konstantinos Politis.

    Në letrën e tyre, ish-ambasadorët kërkojnë që Greqia ti bëjë presion Shqipërisë, me qëllim që ndihma e dhënë të kthehet. Gjithashtu ata shkruajnë edhe për Turqinë, Maqedoninë dhe Qipron.

    Ish-ambasadorët grekë deklarojnë se në vitin 1913, kur u caktuan kufinjtë e Shqipërisë, sipas tyre, një pjesë e Epirit të Veriut u la jashtë Greqisë. Ata nuk lënë pa përmendur edhe dy liderët politikë në vend, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Sipas tyre, këta dy politikanë, janë tipikë ballkanikë. Në letrën e tyre, ata kujtojnë edhe vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, për rrëzimin e marrëveshjes së detit. "Pas zhvillimeve pozitive për Tiranën në çështjet e Kosovës dhe Shkupit, rivaliteti i Tiranës me Athinën rritet gjithmonë e më shumë", thonë ata.

    Në letrën drejtuar kryeministrit Samaras, ish-ambasadorët deklarojnë se kanë bërë gabim që popullsia çame ka shkuar në Shqipëri. “Popullsia myslimane çame duhej të ishte dërguar në Turqi, sipas marrëveshjes së Lozanës”, shkruhet në letër. Sipas tyre, tani çamët flasin për holokaust, shkruan sigmalive.com.

    Një tjetër çështje që ish-ambasadorët prekin, sipas tyre është edhe ndihma që i është dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe në rrugën e integrimit në BE. Sipas tyre, të gjitha këto ndihma që janë dhënë nuk janë kthyer dhe Greqia duhet të mbajë një qëndrim tjetër tani e tutje dhe të jetë më e kujdesshme në dhënien e ndihmës për Shqipërinë.
    shqiptarja.com

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epi

    Milo: Ish-ambasadorët grek nuk njohin A,B,C-në e historisë shqiptare

    Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka komentuar letrën e 23 ish- ambasadorëve të Greqisë dërguar Kryeministrit Samaras, ku i kërkojnë të mbajë qëndrime më të ashpra ndaj Shqipërisë. Deklarata Milo i ka bërë në emisionin e Aleksandër Furxhi “PRIZËM” te ‘AS tv’.

    Deklarata e Milos

    Ajo letër meriton një vëmendje më të madhe. Unë po ju them se i njoh 2-3 prej atyre ambasadorëve, me të cilët kam punuar kur kam qenë ministër. Por si fillim flas si historian. Në atë letër ka gabime të rënda historike, ka një keqinterpretim të historisë së Shqipërisë. Që nga momenti që ata thonë aty që Shqipëria është krijesë e fuqive të mëdha e vitit 1913. Ky është bastardizim, dhe më vjen keq që njerëz të tillë nuk njohin A,B,C e historisë shqiptare, dhe kjo është tendencioze. Që këtu unë i zhvlerësoj ata për mendimet që shprehin sepse më vjen keq që nuk flasin me realizëm për shtetin shqiptar, që kur u krijua dhe mbi ç’rrethana u krijua. Në letër ka një frymë revanshizmi që nuk i bën mirë Greqisë në këto momente, dhe unë besoj se kryeministri Samaras, të cilit i drejtohet kjo letër, apo edhe ministrit të jashtëm Venizellos, nuk do të marrin në konsideratë emocione të vjetra të një klase politike greke që vazhdon të jetë skllave e disa sjelljeve, të cilat nuk e nderojnë sot Greqinë, anëtar i NATO-s dhe BE. Klasa politike greke duhet të çlirohet, nëse do vërtet të përfaqësojë Evropën në rajonin tonë, nga shumë mentalitete dhe koncepte arkaike, të cilave u ka ikur koha. Nëse pretendon dhe jep mesazhe evropine dhe rrezaton kulturë evropiane, nuk ka pse të mohojë në mënyrë kategorike çështje të tilla si problemi çam. Po të hapësh dhe shfletosh dokumente, paraardhësit e tyre politikë që nga Venizellos-i dhe deri tek Pangalos, por edhe deri tek diktatori Metaksas, i kanë njohur. Akoma më keq, nuk mund të mbash një qëndrim të tillë që është mbajtur për të dënuar kolektivisht një popull të tërë, siç janë populli shqiptar çam, të cilët cilësohen të gjithë si kriminelë, fëmijë, burra, gra e pleq. Që ka pasur njerëz që kanë bashkëpunuar me fashizmin midis shqiptarëve të Çamërisë, ka patur. Këtë e di edhe vetë populli çam, që ka patur disa krerë që u vunë në shërbim të pushtuesve fashistë italianë, gjermanë por nuk mund të akuzosh një popull të tërë. Nga kjo pikëpamje ata e kanë gabim dhe duhet të çlirohen nga mentaliteti i vjetër që karakterizon sot politikën greke.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epi

    s`ma mer mendja se e pyesin shume greqine per te futur apo jo shqiperine ne BE.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epi

    Hodhen nje gure ne lume disa budallenj dhe disa te mencur po shkojne e ta nxjerrin!

  8. #8

    Për: Ish-diplomatët letër Samaras: Kujdes Tiranën! Jo integrim, pa zgjidhur vorio-epi

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    s`ma mer mendja se e pyesin shume greqine per te futur apo jo shqiperine ne BE.
    Ska dyshim se evropa shtrigë do ta pyes greqinë sepse evropa është greqi dhe greqia evropë.Është kjo evropë që ndau trojet shqiptare dhe i shpërbleu grekët dhe sllavët në kuriz tonin.Kurse tani është edhe më keq,sepse ata po përzihen direkt në punët e shtetit dhe shqiptarëve dhe kështu me hyrjen në evropë stabilizohet çdo gjendje ,kjo don të thotë se siguria e greqisë është ma e madhe.A nuk po shihni se evropa po përzihet dhe ajo po zgjedh se kush të bëhet kryetar dhe kush dueht të dënohet?Pra janë ata që do na shfrytëzojnë neve maksimalisht dhe do bëhemi opinga e tyre,në këmbim të humbjes të tërë velerave shoqërore dhe traditës shqiptare për pak bukë të mykët të saj.Nuk po shihni se ata kan shkatërruar dhe po shkatërojnë çdo gjë?
    Jemi neve ata që do ti bjermi kavallit me nji birë.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish ambasadorët grek letër Samarasit: Kujdes me perspektivën e Shqipërisë në BE

    Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave letër Samaras: Lini pas “fantazmat”

    Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit grek, Antonis Samaras si një reagim kundër letrës së 23 ish- ambasadorëve grekë. Ata shprehen thellësisht të indinjuar nga përmbajtja e letrës së 23 ish-ambasadorëve grekë, duke e cilësuar denigruese. Letra e plotë.

    Duke tërhequr vëmendjen e qeverisë greke që kriza financiare të mos çojë në mohimin e rolit primar të interesave kombëtare të Greqisë, autorët e letrës në fjalë gabojnë rëndë kur sugjerojnë se Shqipëria është një vend “i krijuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe se, deri më sot, ky vend nuk ka mbajtur një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë, qysh nga formimi i tij, një vend problematik për Greqinë.

    Për ne kjo gjuhë është shqetësuese dhe jokorrekte. Asnjëri prej pretendimeve të tyre nuk është i vërtetë. Po kështu, nuk është e vërtetë as që “pas zhvillimeve pozitive për Tiranën përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shkupin, rivaliteti i Tiranës ndaj Athinës po vjen duke u rritur”. Këta ish- diplomatë shprehin keqardhje për mbështetjen që Greqia ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ata pretendojnë se Shqipëria ka marrë “mjaft përfitime politike nga Athina, pa i dhënë kësaj të fundit asgjë në shkëmbim” dhe i sugjerojnë qeverisë Tuaj, z.Samaras, që t’i “ndreqë gabimet e së kaluarës dhe të jetë më e kujdesshme përsa i përket synimit të Tiranës [për t'u anëtarësuar] në Bashkimin Europian.

    Të tilla janë anulimi i gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë; njohja zyrtare nga ana e qeverisë greke e kufijve shtetërorë të Shqipërisë të përcaktuar nga Konferenca e Londrës më 1913; të drejtat pronësore të popullsisë çame, të cilën ish-ambasadorët grekë në mënyrë të shëmtuar dhe aspak diplomatike e konsiderojnë një “popullsi myslimane [që] do të duhej të ishte dëbuar në Turqi”; njohja zyrtare nga ana e Republikës Helenike e Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran; zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë, etj. Të gjithë duhet të përpiqemi që t’i mposhtim mbeturinat e nacionalizmit ekstrem në Ballkan, kudo që ai shfaqet, dhe të fokusohemi në mundësitë që ofron e ardhmja për të gjithë ne. Progresi i bërë gjatë këtyre viteve në të gjitha ish-vendet komuniste të Ballkanit provon në mënyrë bindëse se e kaluara mund dhe duhet të tejkalohet në emër- dhe për hir të- një të ardhmeje më të mirë. Si një vend fqinj dhe miqësor, Greqia duhet ta dijë se ne të gjithë jemi pjesë e një të ardhmeje europiane të përbashkët, dhe prandaj s’duhet të dëgjojmë këshillat cinike të disa ish-ambasadorëve grekë që e nxisin Athinën të jetë “më e kujdesshme” në mbështetjen që ajo i jep çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Ne shpresojmë që drejtuesit e vendeve të Ballkanit më në fund kanë kuptuar se ata nuk mund të vazhdojnë ta mbajnë të ardhmen e popujve të tyre peng të fantazmave mesjetare, ose të një të kaluare të sajuar, duke u përpjekur të lajnë hesape të vjetra në një mënyrë që dëmton të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mençuria e qytetarëve të vendeve tona si edhe ajo e qeverive të vendeve tona do të matet me atë se sa efektivisht ato do të jenë në gjendje të tejkalojnë të kaluarën problematike dhe të forcojnë themelet e një të ardhmeje më të mirë e më të begatë. Vështirësitë dhe pasiguritë në këtë rrugë nuk mund të nënvleftësohen. Në Ballkan ka ende pengesa dhe sfida, por ky rajon nuk është më “qendra e stuhisë” apo një “fuçi baruti” në zemër të Europës. Problemet në Ballkan as janë të reja, as mund të zgjidhen shpejt. Por faktet tregojnë se progresi i bërë është real, i konsiderueshëm dhe inkurajues, dhe ne besojmë se Greqisë, si djepi i demokracisë antike dhe si e para demokraci moderne në Ballkan, i takon të luajë një rol të rëndësishëm konstruktiv. Në gjykimin tonë, Greqia, si fqinji ynë jugor, që merr presidencën e radhës të Bahkimit Europian në janar 2014, nuk duhet ta heqë nga prioritetet e presidencës së saj çështjen e zgjerimit të BE-së. Përkundrazi, në frymën e “Samitit BE-Ballkani Perëndimor” të Selanikut (2003), Greqisë i përket të drejtojë përpjekjet në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë. Për ne është e vështirë ta mendojmë se Athina mund t’i krijojë probleme serioze kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, se ajo mund ta frustrojë këtë proces ose ta kundërshtojë atë. Në vend që t’u vërë veshin retorikës nacionaliste ose demagogjisë politike të një numri diplomatësh në pension, ne presim që Athina ta mbështesë pa rezerva integrimin e Shqipërisë në BE, pasi ky është i vetmi opsion i arsyeshëm, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Greqinë.

    Si pjesë e elitës kulturore dhe akademike shqiptare, të mbështetur edhe nga shumë intelektualë të shquar në mbarë botën, ne besojmë sinqerisht se barra historike e së kaluarës nuk është më e rëndë se shpresat e së ardhmes. Po kështu, sfidat me të cilat ndeshen popujt e Ballkanit sot nuk janë pengesa, por oportunitete. Për popujt e rajonit tonë, koha e sotme përbën një nga ato mundësi të rralla, të cilat Hegeli i quante “momente unike” të historisë. Dhe e veçanta më e madhe e këtij momenti për popujt e Ballkanit është se ky mund të jetë fundi i luftërave gjakderdhëse, i fantazmave dhe i historisë së tyre armiqësore. Përpara popujve tanë qëndron një e ardhme e shkëlqyer dhe ne s’duhet ta komprometojmë atë.


    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •