Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Danjill Harms

    Si linda unė


    Danjill Harms





    Bota

    linda uenVetmevete thashė se po shihja botėn. Por bota e gjithė nuk futej nė shikimin tim dhe unė shihja vetėm se pjesėt e botės. Dhe gjithėsa pashė i quajta pjesė tė botės. Dhe i vėzhgova cilėsitė e kėtyre pjesėve, dhe duke vėzhguar kėto cilėsi pjesėsh, unė paskam bėrė shkencė. E kuptova se ka cilėsi tė menēura pjesėsh dhe ka cilėsi jo tė menēura pjesėsh tė tjera. I ndava ato dhe u vura emrat pėrkatės. Dhe nė varėsi nga cilėsitė e tyre, pjesėt e botės qenė tė menēura dhe jo tė menēura.

    Dhe kishte pjesė tė tilla botėsh, tė cilat mund tė mendonin. Dhe kėto pjesė kėqyrnin pjesėt e tjera dhe mua. Dhe tė gjitha kėto pjesė ngjanin me njėra-tjetrėn, dhe gjithashtu, edhe unė ngjaja me to. Dhe bisedoja me pjesėt e botės.

    U thoshja: o pjesė tė bubullimave.

    Ato ma kthenin: pordhė tė kohės.

    Unė u thosha: edhe unė jam pjesė e tre kthesave.

    Pjesėt mė pėrgjigjeshin: po ne jemi pikėza tė vockla.

    Dhe befas ato mė humbėn sysh, mandej dhe pjesėt e tjera. Dhe u tremba mos po vithiset bota.

    Dhe kuptova saora se nuk po i shihja pjesėt njė nga njė, por i shihja njėherėsh. Nė fillim mendova se kjo ėshtė HIĒI. Por mandej i rashė mė tė qė kjo ėshtė bota dhe se ēfarė kisha parė mė parė, nuk kishte qenė bota.

    Dhe gjithnjė e kam ditur ēfarė ėshtė bota, por, ēfarė kisha parė mė parė, nuk dija si ta quaja.

    Dhe kur pjesėt u zhdukėn, atėherė cilėsitė e menēura tė tyre pushuan sė qeni tė menēura, ndėrsa cilėsitė jo tė menēura tė tyre, pushuan sė qeni jo tė menēura.

    Por, sapo e kuptova se po shihja botėn, saora nuk e pashė mė. Dhe gjitha bota pushoi sė qeni e menēur dhe jo e menēur. Por, ndėrsa mendoja kėshtu, kuptova qė edhe nėse bota do tė shembet, unė nuk do tė mendoja mė kėshtu. Dhe shihja duke kėrkuar botėn me sy, por nuk po e gjeja mė.

    Mandej as pėr tė parė s’kishte se ku.

    Atėherė e kuptova se, pėrderisa kishte se ēfarė tė shihje, – pėrreth meje kishte qenė bota. Ndėrsa tash ajo s’ėshtė mė. Jam vetėm unė.

    Dhe pastaj kuptova se unė nuk jam bota.

    Por bota – nuk ėshtė unė.

    Megjithėse nė tė njėjtėn kohė jam bota.

    Po bota nuk ėshtė unė.

    E unė jam bota.

    E bota s’ėshtė unė.

    E unė jam bota.

    E bota s’ėshtė unė.

    E unė jam bota.

    Dhe kurrėgjė mė s’mendova.



    1930



    * * *

    1. Njėherė Andrej Vasiljeviēi shkonte rrugės dhe humbi orėn. Fill pas kėsaj ai vdiq. I ati, njė mesoburrė gungaē qė tėrė ditėn e lume nuk e hiqte nga koka cilindrin dhe shtrėngonte me dorėn e majtė bastunin, doreza e tė cilit mbaronte me grremē. Mendime lloj-lloj ia vizitonin kokėn, ndėr tė tjera edhe njė mendim i tillė: jeta ėshtė njė Kovaēhane.



    2. Babai i Andrej Vasiljeviēit me emrin Grigorij Antonoviēi apo, mė sagllam, Vasilij Antonoviēi, e rroku nė pėrqafim Maria Mihajllovnėn dhe e quajti sundimtaren e tij. Ajo nuk bėzani dhe shihte para e prapa. Dhe mu nė kėtė pikė gungaēi Vasilij Antonoviē vendosi ta shfarosė gungėn e vet.



    3. Pėr kėtė qėllim Vasilij Antonoviē i kceu shalės dhe shkoi tek profesor Mamajevi. Profesor Mamajevi qė ulur nė kopsht dhe po lexonte njė libėr. Tė gjitha pyetjeve tė Vasilij Antonoviēit profesor Mamajevi u pėrgjigjej me njė fjalė: “Do t’ia dilni mbanė”. Atėherė Vasilij Antonoviēi shkoi dhe u shtrua nė pavionin e kirurgjisė.



    4. Infermieri dhe motrat e misionit humanitar e shtrinė Vasilij Antonoviēin mbi njė tavolinė dhe pėshtollėn me ēarēafė. Atėbotė nė dhomė hyri vetė profesor Mamajevi. “Doni t’ju rruaj?” – e pyeti profesori. – “Jo, pritmėni gungėn”, – tha Vasilij Antonoviēi.

    Filloi operacioni. Porse mbaroi pasuksesshėm, sepse njėra nga motrat e mėshirės e mbuloi fytyrėn e saj me njė leckė me katrorė dhe nuk pa asgjė, dhe nuk mundi tė ofrojė instrumentet e duhura. Infermieri gjithashtu kishte lidhur gojėn dhe hundėt, kėshtu qė s’kishte si merrte frymė dhe nė fund tė operimit, ai u mbyt, gjersa u pandos i vdekur pėrtokė. Por mė e keqja qe se profesor Mamajevi nė nxitim e sipėr, harroi t’i heqė ēarēafin pacientit dhe nė vend tė gungės, i preu diē tjetėr, – mė duket se zverkun. Ndėrsa gunga qė bėrė vrima vrime prej instrumentit kirurgjik.



    5. Si u kthye nė shtėpi, Vasilij Antonoviēit s’i gjeti trupi e shpirti rehat, gjersa hynė nė dhomė spanjollėt dhe i prenė zverkun gjellėbėrėsit Andrjusha.



    6. Me t’u qetėsuar, Vasilij Antonoviēi shkoi tek njė doktor tjetėr, dhe ai sa hap e mbyll sytė ia preu gungėn.



    7. Mandej ēdo gjė rrodhi shumė thjesht. Maria Mihajllovna u nda nga Vasilij Antonoviēi dhe u martua me Bubnovin.



    8. Bubnovi nuk e deshi gruan e tij tė re. Sapo ajo doli nga shtėpia, Bobnovi bleu njė kapele tė re dhe gjithė kohės pėrshėndoshej me gjitonen e tij Anna Moisjevnėn. Por paparitmas Anna Moisjevnės iu thye njė dhėmb, dhe prej dhimbjes sė madhe e hapi gojėn fort. Bubnovi ra nė tė thella pėr biografinė e tij.



    9. Babai i Bubnovit me mbiemrin Fy dashuronte tė ėmėn e Bubnovit me mbiemėr Hnju. Njėherė Hnju qė ulur mbi sobė dhe po mblidhte kėrpudhat qė kishin mbirė pėrqark saj. Por ai papritmas tha kėtė:

    - Hnju, unė dua qė tė lindim njė Bubnov.

    Hnju e pyeti:

    - Bubnov? A me gjithė mend e ke?

    - Pikės i keni rėnė, shkėlqesia juaj, – u gjegj Fy.

    10. Mė nė fund, Hnju e lindi Bubnovin.



    Mbi dėmin e duhanit

    Duhet ta lėsh cigaren, qė tė mund tė shesėsh mend me forcėn e vullnetit tėnd.

    Ka lezet, pa e ndezur njė javė tė tėrė dhe me besim tė plotė tek vetja se mund tė lėsh duhanin, t’ia behėsh nė shoqėrinė e Lipavskijt, Olejnikovit dhe Zabollockit, qė ata vetė ta zbulojnė tė habitur se ti gjatė gjithė mbrėmjes nuk ke ndezur asnjė cigare. Dhe pyetjes: pėrse nuk e ndez? – t’i pėrgjigjesh, duke fshehur thellė vetes lavdėrimin e tmerrshėm: e kam lėnė cigaren.

    Njė njeri i madh nuk duhet tė pijė duhan.

    O sa bukuri e sa praktike ėshtė ta braktisėsh vesin e pirejes sė duhanit, duke shfrytėzuar vesin e shitmendėsit.

    Terjaqiu i verės, llupėsia dhe shitmendėsia janė vese mė tė vogla se sa pirja e duhanit.

    Duhanxhiu kurrė nuk mund tė gjendet nė lartėsinė e gjendjes sė tij, ndėrsa duhanxhesha ėshtė nė gjendje tė bėjė gjithēka. Prandaj, shokėni, ta lėmė duhanin.



    Si linda unė

    Tani do t’ju rrėfej, si linda, si u rrita dhe u zbuluan tek unė simptomat e para tė gjeniut. Unė kam lindur dy herė. Ka ngjarė ja se si.

    Babi u martua me mamin tim nė maj tė vitit 1902, por prindėrit e mi mė sollėn nė dritė veēse nė fund tė vitit 1905, ngase tim eti iu tek qė unė tė lindja detyrimisht nė vitin e Ri. Babi llogariste qė ngjizja duhet tė bėhej me 1 prill dhe vetėm kėtė ditė iu qas mamit tim me propozimin tė zėnė fill fėmijėn.

    Herėn e parė babi iu qas mamit tim me 1 prill 1903. Mama prej shumė kohėsh e kishte pritur kėtė ēast dhe u gėzua tmerrėsisht. Por babi, si duket, kishte qenė nė gjendje tepėr gazmore dhe pa u pėrmbajtur i kishte thėnė mamit: “Gėzuar 1 Prillin!”

    Mama u fye rėndė dhe atė ditė nuk e la babin. I ra tė presė deri nė vitin tjetėr.

    Nė vitin 1904 mė 1 prill babi sėrish iu avit mamit me po atė propozim. Por mama, duke kujtuar rastin e vjetshėm, i tha se nuk dėshironte tė mbetej nė nė gjendje idiotjeje, dhe prapė nuk e lejoi babin. Sado qė gjėmoi e ulėriu im atė, prapėseprapė nuk i eci.



    Dhe vetėm pas njė viti im atė ia doli ta bindė mamin tė mė ngjizin mua.

    Dhe kėshtu ngjizja ime ngjau mė 1 prill tė vitit 1905.

    Mirėpo tė gjitha llogaritė e babit dolėn huq, sepse unė pakam qenėi padurueshėm dhe u linda katėr muaj para afatit.

    Aq u tėrbua im atė, saqė mamia qė priste lindjen time, u ēorodit dhe filloi tė mė shtynte mbrapsht, andej nga kisha dalė.

    Njė i njohuri ynė student i Akadamisė mjekėsore-ushtarake qė kishte qenė aty i pranishėm, shpalli se nuk do t’ia dilnin tė mė fusnin mbrapsht nga kisha dalė. Por pa marrė parasysh fjalėt e studentit, mua, sidoqoftė, mė rrasėn e mė shtynė nxitimthi, por jo andej nga duhej.

    Kėtu filloi njė katahurė e vėrtetė.

    Lehona bėrtet: “Nėmani fėmijėn tim!”. Ndėrsa ata i thonė: “Fėmija juaj – i thonė – gjendet brenda jush”. – “Si?!” – bėrtet lehona. – Si qenka brenda meje fėmija im, kur unė sapo e linda!” – “Por, i thonė lehonės, – mos ndoshta gaboheni?” – “Si – pisket lehona, – si gabokam! Unė vetė e pashė qė fėmija im qėparė qe nė ēarēafė!” – “Kjo ėshtė e saktė, – i thonė lehonės, – por, ndoshta diku ka ēarė shtu kėmbadoraz”. Me njė fjalė, as vetė nuk e dinė ēfarė t’i thonė lehonės.

    Ndėrsa lehona bėrtete dhe kėrkon fėmijėn e vet.

    U shtrėnguan tė thėrrisnin njė doktor me pėrvojė. Doktori me pėrvojė e vizitoi lehonėn, dhe hapte duart i ēuditur, por sidoqoftė i ra mė tė dhe dha lehonės njė porcion tė mirė kripe angleze. Lehonės i erdhi pėr tė lindur, dhe kėsisoj unė dola pėr herė tė dytė nė dritė.

    Atėherė im atė sėrish u xhindos, se, medemek, kjo s’mund tė quhej lindje, ngase, sipas tij, i linduri nuk ėshtė ende njeri, por mė saktė njė pjellė e dėshtuar gjysmake dhe se duhej prapsur sėrish andej nga doli, ose duhet shpėnė nė inkubator.

    Dhe ja qė mė mbyllėn nė inkubator.

    25 shtator 1935



    Periudha e inkubatorit

    Nė inkubator qėndrova katėr muaj. Mbaj mend vetėm kaq: inkubatori ishte i qelqtė, i tejdukshėm dhe me termometra. Unė qėndroja brenda inkubatorit nė pambuk. Gjė tjetėr nuk mbaj mend.

    Pas katėr muajsh mė nxorėn nga inkubatori. Me qė ra fjala, kjo ka ngjarė me 1 janar 1906. Kėsodore, unė si tė thuash u linda pėr tė tretėn herė. Ditė tė lindjes time zunė tė quanin pikėrisht 1 janarin.



    Nga cikli i shėnimeve: “Unė u linda…”

    Unė jam lindur nė kallamishtė. Si mi. Nėna mė lindi dhe mė vendosi nė ujė. Dhe unė notova. Njėfarė peshku, me katėr fije mustaqe mbi hundė, sillej pėrreth meje. Qava. Dhe peshku qau. Befas nė pamė se nėpėr ujė pluskonte ēorbė. E hėngrėm kėtė ēorbė dhe zumė tė qeshnim. Ishim shumė tė gėzuar. Notuam nė rrjedhė dhe takuam njė gaforre.. Pas gaforres notonte njė bretkosė lakuriq. “Pėrse del gjithnjė lakuriq ti, – e pyeti gaforrja, – si s’tė vjen turp?” – “Kėtu s’ka pse tė kesh turp, – u pėrgjigj bretkosa. – E pėrse t’i turpėrohemi trupit tonė tė bukur, tė dhėnė prej natyrės, kur nuk na vjen turp pėr veprimet tona tė ulėta qė bėjme ne vetė?” – “Ti po thua tė drejtėn, – i tha gaforrja. – Dhe unė nuk di si tė tė pėrgjigjem. Mendoj se pėr kėtė duhet pyetur njė njeri, sepse ai ėshtė mė i menēur se ne. Se ne jemi tė menēura vetėm nėpėr fabula, tė cilėt i shkruan njeriu, kėshtu qė prapėseprapė del se ai ėshtė i menēur, jo ne”. Kėtu gaforrja mė shqoi mua dhe mė pyeti: “A duhet t’i turpėrohemi trupit tonė lakuriq? Ti je njeri, na jep njė pėrgjigje”. – “Jam njeri dhe ja ku po ju pėrgjigjem: nuk duhet t’i turpėrohesh trupit tėnd lakuriq”.

    1937

    Pėrktheu nga rusishtja: Agron Tufa

    (Shkėputur nga pėrmbledhja “Iluzione optike”, Sh.b. “Naim Frashėri, Tiranė 2006)

    http://www.standard.al/si-linda-une/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    shigjeta (30-10-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •