Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Versaēe & Fasule

    Versaēe & Fasule

    0 tweet
    Flash, Opinion e Dielė, 27 Tetor, 2013 | 09:30 am

    Edmond Tupja

    EDMOND TUPJA

    Pardje, njė gazetė e pėrdit shme me emėr anglo-sakson, solli pėr lexuesin shqiptar batutat e zotit Kryeministėr nė seancėn kuvendore tė ditės paraardhėse, nė drejtim tė deputetėve tė Partisė Demokratike, duke i pėrmbledhur, nė faqe tė parė, me titullin “U bėtė me Versaēe, por prapė nuk i harruat fasulet”. Sigurisht qė unė e admiroj herė pas here qesėndinė, madje edhe cinizmin deri diku elegant tė zotit Kryeministėr, por nuk mund ta frenoj dėshirėn pėr ta analizuar kėtė batutė nga pikėpamja e logjikės formale.

    Pra, sipas logjikės nė fjalė, i bie qė edhe vetė zoti Kryeministėr, i cili me siguri nė mos Versaēe, duhet tė ketė sende vetjake “firmato”, i ka harruar fasulet, kurse unė e shumė tė tjerė si puna ime, ne qė nuk kemi sende tė kėtij lloji, nuk duhet t’i kemi harruar ato, pra, fasulet. “Po ē’rėndėsi ka ky fillim arsyetimi?” – mund tė hidhet e tė mė thotė lexuesi i vėmendshėm dhe i paanshėm i kėsaj rubrike tė pėrjavshme. Unė mendoj se ka rėndėsi pikėrisht ngaqė bėhet fjalė pėr fasulet dhe jo pėr ndonjė zarzavat tjetėr si karotat, patatet, patėllxhanėt apo trangujt.

    “Si kėshtu?” – mund tė ma presė lexuesi im. Po, po, kėshtu, sepse, historikisht, fasulja ka qenė ushqimi bazė karakteristik i shqiptarėve dhe, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė saj tė lartė me proteina, por sidomos me vitaminė E, bashkė me specin djegės dhe bukėn e misrit tė pasur me magnez, ka bėrė qė ne, shqiptarėt, tė jemi (tė paktėn deri mė sot) njėri prej popujve mė erotikė tė Europės. Rrjedhimisht e pėr pasojė tė pashmangshme, politikanėt tanė, tė majtė apo tė djathtė, nė pushtet apo nė opozitė, duhet tė kenė vėrtet e mirėfilli respekt, madje admirim, pėr tė mos thėnė adhurim, pėr fasulet, kėtė gjellė qė do ta cilėsoja kombėtare, e cila do tė ishte mirė edhe tė shenjtėrohej e tė gėzonte festėn e saj ashtu siē u veprua me ballokumen dhe Ditėn e Verės, ndėr tė tjera, falė nismės sė lavdėrueshme tė ish-kryeministrit Nano.

    Prandaj, guxoj t’i drejtoj njė thirrje zotit Kryeministėr qė tė bėjė ēmos pėr promovimin e festės qė sapo propozova. Nė kėtė pikė, dėshirė tė madhe kam t’i kujtoj atij dashurinė dhe admirimin qė diktatori Hoxha kishte e shprehte pėr kushėrirėn jo fort tė largėt tė fasules, e kam fjalėn pėr pataten: A nuk ka thėnė apo shkruar ai qė “patatja ėshtė edhe bukė, edhe gjellė”? Kėshtu qė zoti Kryeministėr mund tė thoshte, duke u frymėzuar tėrthorazi nga batuta e diktatorit tonė: “Fasulja ėshtė edhe gjellė, edhe… muzikė”. “Muzikė? – mund tė ēuditet lexuesi im. Po, po, muzikė. Jo mė kot francezėt, nė tė folmen e tyre thjeshtligjėrimore, i quajnė fasulet “musiciens”, d.m.th. muzikantė.

    Nė kėtė pikė kemi kaluar nga logjika formale te logjika praktike, fryt i pėrvojės njerėzore. Fasulet janė vėrtet muzikantė, pa pjesėmarrjen e tyre, kori i zorrėve tė mia, tė lexuesit tim e, natyrisht, tė vetė politikanėve tanė tė tė gjitha ngjyrave, shijeve e aromave, pushtetarė apo opozitarė qofshin ata, nuk do tė mund tė kėndonte lirshėm, madje, kohėt e fundit, psikiatrit kanė mbėrritur nė pėrfundimin se kur ky kor kėndon lirshėm, streset e jetės moderne e humbasin nė mėnyrė tė konsiderueshme ndikimin e tyre negativ te njerėzit (Ē’ėshtė e vėrteta, populli ynė i menēur ka arritur nė kėtė pėrfundimin shumė kohė para kėtyre psikiatėrve, kėtė e dėshmon mė sė miri thėnia jonė popullore “…irdh, …irdh se lirohesh!”).

    Dhe, ja, paradoksalisht, unė bashkohem nė kėtė ēast pa kushte e pa rezerva me mendimin kritik dhe qesėndinė, madje me cinizmin deri diku elegant tė zotit Kryeministėr, kur, tė enjten e kaluar nė Kuvend, ai u tha deputetėve tė PDsė, gjithnjė sipas gazetės me emėr anglo-sakson (faqe 2): “… Pavarėsisht se keni kaluar te Versaēja, nuk e keni harruar kurrė aromėn e fasules, [keni lėnė] zero kg fasule nga 30 mijė kg qė duhet tė kishte atje (d.m.th. nė rezervat e shtetit – shėnimi ynė E.T.)”.

    Duket qartė se zoti Kryeministėr kėrkon qė fasule tė hanė tė gjithė politikanėt, jo vetėm ata tė djathtėt, pėr tė luftuar streset e tyre. Vetėm diēka mbetet ende e errėt pėr mua nė kėtė batutė: Pėr cilėn aromė tė fasules e kishte fjalėn zoti Kryeministėr, pėr atė si input apo pėr atė si output?

    http://www.panorama.com.al/2013/10/27/versace-fasule/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Pėr: Versaēe & Fasule

    artikujt e Tupes i kam lexuar gjithmone me kureshtje biles para nje viti e pata pergezuar per artikujt e tij, tek hyri ne nje pike interneti ne zonen ku banon ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Versaēe & Fasule

    Edmond Tupja eshte shume sharmant ne te gjitha shkrimet e tij . Me finese gjithmone kalon nga "trashesia" e nje dukurie ne perfeksionimin e saj me nota here here erotike .(kjo per shkak te profilit qe ka studiuar ). Eshte kenaqesi ta ndjekesh ne shkrimin e mesiperm . Ai e terheq lexuesin por edhe e le ate te kerkoje pergjigje ne hapesirat e tij mendimtare..
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •