Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 265
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje On Ca e te gjithe te tjereve.

    Vizen arrita ta marr keto dite pas nje pritjeje prej dy vjetesh e keshtu kam kohe 1 vit per tu pergatitur per ne Kanada. Mendoj te zbres ne Toronto ne fillim te pranveres pasi te kete kaluar dimri.
    Atje nuk njoh njeri e do te filloj me te gjitha peripecite si shume shqiptare te tjere: shtepia, puna, kursi i anglishtes per te perfeksionuar gjuhen, studimet pas pune etj. etj. Ndjek shume forume e lista diskutimesh shqiptare e te huaja per argumentet e emigracionit te cilat tani me interesojne me nga afer.
    Eshte e vertete qe ne listat tona shqiptare nuk gjen informacione te mjaftueshme.
    Kjo eshte nje nga pikat baze nga ku duhet te nisemi per te ndihmuar njeri-tjetrin e per tu dalluar nga te tjeret per kete bashkepunim. Por, gjen edhe plot shembuj te shkelqyer si ata qe gjeta une ne kete seksion te Forumit Shqiptar kur bera pyetjen per intervisten kanadeze. Me dhjetra shqiptare me dhane keshilla, sugjerime e me treguan pervojat e tyre personale. Rezultoi me te vertete nje ndihme e madhe.
    Per kete desha tju falenderoja edhe nje here nga zemra.

    Atehere nese deshironi, le te vazhdojme keto shkembime virtuale mendimesh e keshillash per pervojen kanadeze ne menyre qe tju vijme sadopak ne ndihme atyre qe po pergatiten te hyjne ne Kanada apo sapo kane ardhur, pra te ashtuquajturit Newcomers.
    Pas marrjes se vizes dhe arritjes ne Kanada, sic e permenda me siper, problemet kryesore do jene shepia, shkolla, puna. C'fare mund te shtoni ju nga pervoja juaj per keto aspekte: informacione, adresa, institucione publike e private qe ju vijne ne ndihme emigranteve te rinj per tu orientuar??

    Ndoshta u zgjata pak por desha te gjej nxitje per diskutimet tona te ardheshme. Me pak sforcim mund ti jepni nje dore dhjetra e dhjetra shqiptareve qe kane nevoje.

    Gjithe te mirat
    landi
    :j

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    pershendetje Landleli!
    urime per Intervisten and welcome in Canada.
    Se pari, mendimi im,perfeksiono anglishten, perfektja eshte pa fund,sepse shkurton kohen e integrimit ne jeten kanadeze.
    se dyti nuk e di se c'fare profesioni ke , por mundohu te futesh ne website per te njohur Tregun e punes, dhe c'fare te duhet ty per te performuar veten ne profesion, ne menyre qe kur te vish ketu mos hallakatesh sic jemi hallakatur Ne, dhe kemi humbur muaj e vite as ne qiell e as ne toke.
    _Sa per dokumentat e ndryshme mos u merzit se nuk te hane me shume se dy ose tre dite kohe.
    -se katerti bind veten qe po shkon vertet ne Kanada, por eshte emigrim dhe emigrimi ka veshtiresi, ne te kundert nqs nisesh me idene se do gjesh parajsen do te zhgenjehesh dhe do te shtosh pesimizmin si dhjetra shqiptare ketu.
    -Se pesti mundohu te gjesh miq e shoke(qe jetojne ne Canada), nuk dua te shaj njeri, por te jene pozitive, qe punojne dhe perpiqen per me te miren.Sepse ka dhe me dhjetra qe jetojne me assistence, dhe nqs degjon ata, do te marresh anen negative te ceshtjes dhe jo ate positiven.
    -Dhe se fundi shikoji gjerat me syrin positiv nese do te ndihmosh veten, sepse varferi, pislleqe ka kudo, por ti mundohu te marresh ato qe deshiron.
    Nuk e di ne je vetem apo me familje, nese po, u uroj fat, dhe gjithe te mirat.Nese do kini nevoje per ndonje gje kontakto dhe ne e-mail.
    Dhe nje here fat

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje Ledina.
    faleminderit per gjithe fjalet e tua nxitese dhe realiste.

    >welcome in Canada.
    >Se pari, mendimi im, perfeksiono anglishten, perfektja eshte pa fund, sepse shkurton kohen e integrimit ne jeten kanadeze.
    - Anglishten e flas dhe e kuptoj por eshte gjithmone ajo pershtatja me
    vendin ku shkon (theksi, dialekti). Desha te te pyes nese ka kurse e shkolla
    per te sapoardhurit e kush i organizon?

    >se dyti nuk e di se c'fare profesioni ke , por mundohu te futesh ne website per te >njohur Tregun e punes, dhe c'fare te duhet ty per te performuar veten ne profesion, >ne menyre qe kur te vish ketu mos hallakatesh sic jemi hallakatur ne

    - kam mbaruar Agronomine ne Tirane, ndersa ne Itali punoj si Graphic designer per disa shtepi botuese. Hallakatjet besoj se jane te pashmangshme derisa te
    perfeksionosh gjuhen, te njohesh qytetin, zyrat, disa shqiptare dhe te besh nje fare
    pervoje kanadeze

    >Sa per dokumentat e ndryshme mos u merzit se nuk te hane me shume se dy ose >tre dite kohe.
    >se katerti bind veten qe po shkon vertet ne Kanada, por eshte emigrim dhe emigrimi >ka veshtiresi, ne te kundert nqs nisesh me idene se do gjesh parajsen do te >zhgenjehesh dhe do te shtosh pesimizmin si dhjetra shqiptare ketu.
    - per mua parajsa nuk ekziston. vijme per nje jete me normale e te rregullt,
    gje qe ne itali nuk e krijuam dot pas shume vitesh pune e jetese

    >Se pesti mundohu te gjesh miq e shoke(qe jetojne ne Canada), nuk dua te shaj >njeri, por te jene pozitive, qe punojne dhe perpiqen per me te miren.
    - Gje shume e rendesishme dhe e veshtire per tu realizuar

    >Dhe se fundi shikoji gjerat me syrin positiv nese do te ndihmosh veten, sepse varferi, >pislleqe ka kudo, por ti mundohu te marresh ato qe deshiron.

    Faleminderit per gatishmerine dhe keshillat

    gjithe te mirat
    landi
    :j

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #44
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Landleli, profesionin e ke te mire (Graphic Designer). Para se te ikesh nga Italia, mblidh sa me shume dokumentime qe te mundesh rreth punes e ke bere, qe nga ndonje çertifikate kursesh qe ke ndjekur, mundesisht te perkthyer e noterizuar, deri tek fotografi/fotokopje ose disketa me punime te tuat. Eshte me e lehte te kerkosh pune kur ke ç'te tregosh. Fillimisht do ta kesh te veshtire per t'u futur ne zanatin tend, jo shume nga njohurite e anglishtes (pasi ne Toronto ka nje mori njerezish nga te kater anet e botes, e pothuaj nuk egziston nje dialekt i caktuar) por veshtiresine me te madhe do ta kesh per te gjetur kompanite e duhura ne fushen e zanatit tend.

    Per shtepi: Toronto eshte shume e madhe, cmimet e qerave jane nga me te lartat ne Kanada, dhe ne ato zona ku çmimet jane relativisht me te ulta, te mbyt pislliku ose jane shume larg qendrave te biznesit, dmth do te te marre mesatarisht 3 ore ne dite udhetimi vajtje ardhje per ne pune. Menyra me e mire eshte te gjesh dike (shqiptar) qe jeton prej se pakti dy vjetesh ne kanada, te te geje nje shtepi, te pakten provizore, sa te mbledhish veten e te ambjentohesh me qytetin.

    Per letrat: ketu te mbyt burokracia, keshtu qe sigurohu qe i ke te gjitha dokumentat ne vije. Me e mira eshte te pyesesh, ke te mundesh, qeverine kanadeze, shqiptare te tjere etj.

    kaq tani per tani, mbare t'u befte.

  8. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Ca doni ne kete vend ********** akoma nuk po e kuptoni qe ketu eshte me ik nje ore e me pare . Mos u mashtroni nga genjeshtrat e atyre qe jetonje ne apartamente (nganjehere edhe me pleshta) por per hir te sedres se semure e mburrin kete vend. Do me kujtoni por po erdhet ketu do jete shume vone . Apo klimes se bukur ! Neser psh ne Montreal do te shkoje tem-34 . Shyqyr qe per vete e kam dimrin e fundit kete ne Canada. hajt ja kalofshi mire kudo qe jeni !

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar XimiD për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Dhe sa per vrasje apo vetvrasje ne Shqiperi me vjen cudi se sa mire qenkeni te informuar per kete aspekt ne Shqiperi dhe sa keqinformuar ne Canada. A e dini ju psh qe ne Montreal per 2002 ka pasur 58 vrasje te shkalles se pare dhe ne 2003 47 te tilla !
    Kur Montreali eshte 2500000 banore (se po te flasim per vetvrasjet) do na duhet shume kohe per te dikutuar

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar XimiD për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #47
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Landeli, une jetoj ne Toronto dhe ne Kanada qe prej 1 viti e ca (kam qene ne US me pare). Pervec keshillave qe te thane te tjeret mbaj parasysh qe nje nga hendeqet me te medha qe do te perballesh eshte e ashtuquajtura 'Canadian experience'. Fatkeqsisht, edukimi dhe pervoja e 'landed immigrants' nenvleftesohet nga pune-dhenesit te cilet duan te shikojne qe ti ke punuar ne Kanda perpara se te te japin pune. Prandaj shpresoj te pervetesosh gjuhen mire dhe te marresh kredenciale kanadeze nepermjet shkollimit ketu. Gjithe kjo pune mund te te zgjase 2-5 vjet perpara se te gjesh veten (nqs i luan guret mire).

    Perpiqu te lidhesh me Shqiptare te rangut tend qe ata te te japin keshilla me mire se kushdo tjeter.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Ximo,

    me vjen keq qe nuk te paska ecur ne Kanada. Ke te drejte per ato qe thua sepse
    pervoja jote dhe e shume te tjereve ka qene negative. Por njeriu qenka gatuar keshtu, po nuk e provoi vete nuk i beson shume gjerave apo i merr lehte.

    Per klimen: edhe pse ketu ne itali apo greqi keto dite eshte +10-15 grade pak ndryshon. Njeriu ka nevoje para se gjithash per kushte shoqerore normale e jo per diskriminim te pafytyre. Une e kam perseritur edhe ne shkrimet e meparshme, kam 10 vjet ne itali e me duhet te rinovoj ende cdo 2 vjet lejen e qendrimit duke mbajtur radhen gjithe naten si qen jashte ne rruge, puna e rregullt me dokumenta eshte bere nje privilegj vetem per pak veta, kur kerkon shpi sa degjojne qe je shqiptar apo i huaj ikin me vrap, çunat e mi qe kane filluar kete vit klasen e pare edhe pse renditen nder me te miret e klases si shumica dermuese e femijeve shqiptare neper bote jane shpesh te perbuzur e te ndeshkuar nga mesueset dhe personeli shkollor, parqet per ti shetitur mbas shkolles apo te dielen i numeron me gishta, mesuesit, punonjesit e transportit, te shendetsise etj. etj. jane ne greva te vazhdueshme cdo muaj per kontraten e punes e pagat e prapambetura. kjo gje indirekt te pengon te shkosh ne pune, ne spital, ne shkolle etj e kur perseritet shume here ne vit nuk eshte gje e vogel. Ja kto jane pak nga shume "vogelsira" qe duam te provojme ti ndryshojme ne Kanada. E di qe do jete shume e veshtire e nuk do jete parajsa por duam ta provojme edhe nje here shansin. Ndoshta pas pak kohe edhe une do te pendohem si ty e do te kerkoj nje zgjidhje tjeter me te pershtatshme...
    Ty nderkohe te uroj gjithe te mirat per lenien e Kanadase e ishalla gjen nji vend ku te ndihesh me te vertete si do po si Tirona jone nuk ka...

    landi
    :j

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #49
    lysien Maska e EDVIR
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99

    pershendetje

    pershendetje landeli !!!
    ne toronto ka disa organizata shqiptare te cilat mund te te ndihmojne tani ketu me vete nuk i kam adresat por do ti postoj heren tjeter
    emrat e disa prej tyre :
    pasqyra shqiptare - eshte televizioni shqiptar ne kanada edhe tansmeton programin e tij cdo te shtune ne oren dy (per 30 minuta) ne valet e kanalit omni 1.
    radio iliria - e cila transmeton programin e saj cdo te shtune ne oren 8 :00 pm. deri - ne oren 9 pm.
    ne kryqezimin e rrugeve keel st. edhe dundas st. ndodhet nje lokal shqiptar me emrin via egnatia .
    tani nuk e di se cfare mund te te ndihmonte ty me shume , por ne qofte se ndonje pyetje , me aq sa di do te jeme i gatshem te te ndihmoj , mireudegjofshim edhe gjith te mirat .
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDVIR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #50
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    I lexova postimet e meparshme, dhe eshte normale te kete opinione nga me te ndryshmet, pervoja nga me te ndryshmet.
    Per kaq kohe sa jetoj ne Toronto kam konstatuar qe emigrantet e ardhur nga emigrimi( Italia, Greqia...) jane shume here me te suksesshem dhe me te kenaqur se sa emigrantet e ardhur nga Shqiperia.Dhe ky hendek qendron tek celesi i suksesit per secilin nga Ne - Puna.
    Te paret nuk e kane frike punen, sepse kane punuar dhe ne trysnine e diskriminimt, dhe si te tille e kane shume te lehte te fillojne pune pa e perbuzur ate, por ndryshe ndodh per palen e dyte. Te ardhur nga administrata shqiptare, nga administrata e kafeve, thashethemeve dhe allishverisheve kujtojne se Kanadaja mezi ka pritur ardhjen e tyre.Me ardhjen ketu cdo gje e shohin zymte, deri sa arrin casti i marrjes se pashaportes, a thua ajo eshte shpetimi i vetem i tyre. Por jo per dembelin kjo pashaporte eshte thjesht nje fije ngushellimi dhe shprese.

    Ndaj nuk me pelqen qe dikujt qe merr rrugen per Kanada ti tregohet me pare ikja se ardhja.
    Kuptohet qe veshtiresite jane te shumta por jo aq sa per te thene qe Tirana ofron nivel dhe kushte jetese me te larta se Toronto. Te jemi realiste vetem keshtu mund te jemi te suksesshem.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Po jam dakort ne nje pike me ty kur thua se ata qe vijne nga Greqia jane te kenaqur . Po te vish nga Greqia dmth po ikn nga nje vend qe te diskriminon dhe po vjen ne nje vend ku ne njefare mennyre ndihesh qytetar .Por edhe per fakti tjeter qe shumica e atyre qe vijne nga Greqia (te pakten cfare kam takuar ne Montreal) sa vijne gjejne pune te greket dhe llene nje Greqi ne vope per te gjetur nje tjeter ne Ameriken e veriut dhe nuk marrin mundimin te mesojne as anglisht as frengjisht sepse jane ambientuar me gjuhen e "bukur" ********** greke. Ndersa kategoria tjeter qe vijme direkt nga Shqiperia (ku fus edhe veten ) nuk ka pse te jete e kenaqur sepse ishe shume me mire atje se sa ketu sepse me 8 $ ora duke hequr qirane, taksat, dhe te tjerat deri ne fitimin e "eksperiences kanadeze" . Pra para se ta mburrni kot kete vend duhet te jeni me kembet ne toke dhe mos i genjeni te tjeret te pakten mos bebi ate qe te tjeret bene tek ju !

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar XimiD për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Dhe dicka tjeter ; nga Shqipria nuk vijne veten jerez nga administrata e korruptuar ; mos harroni qe shume nga keta jane njerez qe i kane dhene shume Shqiperise ,dhe shkences shqiptare ; jane shume ish petagoget e mi te inxhinierise se ndertimit dhe asaj mekanike qe sot jane ne Toronto. Une personalisht nuk kam pritur qe Kanadaja te hapi krahet per mua por nuk kam pritur gjithashtu qe te mos me integroje dhe qe te rri pa pune ose te me propozohet pune si cirak apo platalares kur kam 22 vjet shkolle ; Kjo eshte shume e thjeshte njeriu duhet e kete kerkesa per veten dhe jo yte barazohet me cdo loj emigranti qe vjen ne Kanada . Nqs dikush e pranon eshte kompleksi i atij jo me imi !

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar XimiD për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #53
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Shpejt e shpejt.......

    Meqe ne ket faqe hyje me teper ata qe banojne ne Canada, kam degjuar se atje ka mberritur nje person qe e kam pas njohur ne Athine...Quhet FOTI CICI, dhe ketu kishte studiuar per Teologji si dhe kishte mbaruar dhe master...Nese i njejti apo ndonje person qe e njeh personalisht di ndonje informacion rreth ti le te me dergoje nje mesazh ne adresen elektronike...Faleminderit!

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar tani_26 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #54
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Nqs behet fjale per priftin e ri, te kishes orthodokse ne Toronto, pasi ka patur shume diskutime per te, eshte nje teme fund e krye sharje ....., do beje mire ta lexoje dhe te jepje opinionin tend.
    Sepse ne shqiptaret sapo shohim qe dikujt i ecen behemi shume keq, dhe nuk ka fjale te fjalorit qe s'nxjerrim nga goja.
    Do te doja te prononcoheshe dhe te permbysje gjithe keto pislleqe. Me sa di dhe ai eshte anetar i ketij Forumi( no 100%), per me teper kerko tek tema qe permenda.

    Ok, pra te uroj Fat

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje te gjitheve,

    ne kuader te diskutimit tone desha te di se c'mund te me thoni
    per qendrat HRDC (Human Resource Development Center)
    qe ndodhen ne shume qytete kanadeze.

    A ja vlen qe te ndjekesh programet e tyre per pergatitjen gjuhesore,
    pergatitjen profesionale etj.??

    Nese ndokush ka pervoja personale me keto qendra le ti ndaje
    bashke me te tjeret.

    Faleminderit

    landi
    :j

  29. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #56
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Shpejt e shpejt.......

    Po diku me siper lexova disa shkrime per personin e Foti Cicit.....
    Meqe ajo teme ishte mbyllur dhe nuk mund te jepja pergjigjen time per kete person po i them ketu disa gjera mgjs nuk eshte as vendi e as koha..
    Une Fotin e kam pas njohur ne vitin 1999 ne Athine ne Universitetin Filologjik dhe nese me kujtohet mire ai kryente studime pasuniversitare ne ate kohe ndersa une kryeja nje kurs per mbrojtjen e gjuhes greke...pasi me vone do ndiqja studimet ne Athine..
    Ajo qe mund te them eshte se kam njohur shume shqiptare ketu, studente dhe jo, por nder te paktet njerez qe mund te them se me siguri vleresoj eshte Foti Cici..Mund te them se ishte njeri pozitiv ne te gjitha drejtimet dhe mund te them se e njoh mire dhe jo ne nje takim spontan...Me sa di une ishte nje shqiptar patriot sepse ketu ka shqiptare qe u flet shqip dhe te pergjigjen greqisht...Biles ne nje moment(ne fillim kur se njihja mire) e pyeta se cfare ishte grek apo shqiptar dhe mu pergjigj shqiptar.. nga rrethi i Sarandes ne nje kohe kur ketu kemi raste qe lezhiani eshte bere me grek se greku...Nejse spo zgjatem por jam i sigurte qe te gjitha ato shkrime negative qe i lexova diku ne kete forum jane shpifje dashakeqese ose njerezish me mentalitet te kufizuar....Pastaj po ne kete forum eshte shpifur e shkruar keq edhe per I. Kadrene, kjo tregone se shqiptaret e kemi zakon qe ti denegjerojme ato pak figura te njohura qe kemi, semundje shekullore duket....gjithe te mirat shqiptare, kudo qe ndodheni!

  31. Anetarët më poshtë kanë falenderuar tani_26 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #57
    lysien Maska e EDVIR
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    pershedetje landeli !!!
    per sa i perket pyetjes tende une nuk kam ndoje eksperience personale , per vecse ne ato qendra kam aplikuar per SIN ( social insurace number ) . kjo karte do te te duhet per shume gjera ne kanada , si kur te kerkosh per pune , apo kur te hapesh llogari bankare etj. me pak fjale eshte si karte identifikimi . tani une di dy adresa ku ti mud ti gjesh keto qendra ne toronto , njera ndodhet ne DUFFERIN MALL , 5 minuta ne kembe nga ana jugore e dufferin subway station ( kryqezimi dufferin dhe bloor street ) pra ti do ecesh ne dufferin , dhe tjetra ndodhet ne afersi te kipling subway station nga ana perendimore , dhe ndodhet ne dundas st. numri nuk me kujtohet por sapo del nga stacioni ne passenger pick up area eshte ndertesa e pare qe do te shohesh mbas nje parkingu te madh. ma merr mendja se qendra te tilla ka plot ne toronto une per vete keto te dyja di.
    per sa i perket te mesuarit te gjuhesh ne pergjithsi emigrantet e ri frekuentojne ESL (ENGLISH AS A SECOND LANGUAGE). keto kurse ofrohen ne shume public libraries ne toronto dhe ka nga nivelet me te ndryshme , ne pergjithsi ne afersi te kryqezimeve te dy rrugeve kryesore duhet te kete biblioteke publike , kurse te tilla organizohen edhe nga TDSB (TORONTO DISTRIKT SCHOOL BOARD ) , dhe per keto kurse paguhet nje 10 dollaresh apo 20 ne fillim fare .
    per me shume info. hidhi nje sy kesaj faqe www.toronto.ca
    dhe nese ke ndonje pyetje me sa te kem mundesi do te mundohem te te pergjigjem . mireudegjofshim !!!
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  33. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDVIR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    _ Faleminderit Edvir per informacionin tend.
    Une kerkova dhe me poshte po rendis adresat e Human Resource Development Centres ne Toronto per ata qe jane te interesuar.

    1. ETOBICOKE HUMAN RESOURCES CENTRE, 5343 Dundas Street West , Toronto.
    2. TORONTO CENTRE - HUMAN RESOURCES CENTRE, 25 St Clair Avenue
    East, Toronto.
    3. TORONTO EAST - DANFORTH HUMAN RESOURCES CENTRE, 811 Danforth Avenue, Toronto.
    4. TORONTO LAKESIDE HUMAN RESOURCES CENTRE, 900 Dufferin Street, Toronto.
    5. TORONTO LAWRENCE SQUARE HUMAN RESOURCE CENTRE, 700
    Lawrence Avenue West, Toronto.
    6. TORONTO NORTH HUMAN RESOURCES CENTRE, 3737 Chesswood Drive, Toronto.
    7. TORONTO PROGRAMS GROUP, 25 St Clair Avenue East, Toronto.
    8. TORONTO TRAINING CENTRE - HUMAN RESOURCES CENTRE, 25 St Clair Avenue East , Toronto.

    Ajo qe me interesonte me teper ishte edhe pergatitja profesionale qe
    ofrojne keto qendra perfshi ketu edhe kurse te ndryshme.

    Nje pyetje tjeter, gjithmone sipas pervojave tuaja, ishte ajo qe ka te
    beje me sigurimin shendetsor per tre muajt e pare te emigranteve te
    sapoardhur. Ky sigurim shendetesor eshte i detyrueshem apo jo derisa te marresh Health Card-in nga qeveria kanadeze??

    Faleminderit

    landleli
    :j

  35. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #59
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Per sa u perket qendrave qe Ju keni shkruar me lart, mos prit ndonje mrekulli ato jane thjesht per te te mesuar si te pergatitesh nje Resume(CV), te pergatitesh per interviste pune, kurse te ndryshme per Typing, Si te kerkosh pune..
    Une per vete nuk i vara shpresat tek To, se ndryshe...

    Ketu ne Kanada vleresohet shume puna vullnetare, dmth puna pa pagese ne profesion per nje kohe te shkurter.
    Me e mira qe mund te besh te fillosh direkt qofte dhe 2 ose tre muaj ne profesion, pa u hallakatur zyrave, gazetave apo websiteve. Une keshtu kam filluar pune qysh muajin e trete ne Toronto, dhe per me teper ne profesion.

    Per sa i perket sigurimit shendetesor Tre muajt e pare je i pa siguruar, uroni Zotin te jeni te shendetshem, dhe pas muajit te trete je njesoj si qytetaret kanadeze. Sherbimi shendetesor eshte falas.

    Hej Landleli kot per Funny: je duke ardhur ne Kanada apo jo? U be kohe e gjate qe shkruani por s'po thua nje here arrita!!!!

  37. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #60
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga landleli
    _
    Ajo qe me interesonte me teper ishte edhe pergatitja profesionale qe
    ofrojne keto qendra perfshi ketu edhe kurse te ndryshme.


    Lexo me mire artikujt qe shkruajn gazetat kanadeze "Globe and Mail" dhe "Toronto Star" per eksperiencen e emigranteve me keto qendra. Vete nuk kam perdorur asnje por do te ta rekomandoja sepse ato te detyrojne te nderrosh 'qendrim' ndaj tregut te punes ketu.(dmth te bejne me 'realist') Statistikat jane shume pezmatuese. Emigrantet ne pergjithesi kane nivel jetese 1/3 me te ulet se mesatarja Kanadaze...e mesatarja kanadeze eshte vete e ulet...keshtu qe....

    sidoqofte ta garantoj une qe me mire se Italia do te jete pa dyshim.

  39. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Toronto
    Nga shoku_sar në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 526
    Postimi i Fundit: 20-11-2012, 13:03
  2. Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit
    Nga Tahir_Veliu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 03:59
  3. Eksperiencat e jetës së emigrantëve në Kanada
    Nga OltiNushaj në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 10:20
  4. Gjuha e Ortodoksisë në Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  5. Ulet numri i pikëve të pranimit për në Kanada
    Nga Henri në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-10-2003, 01:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •