Pershendetje On Ca e te gjithe te tjereve.
Vizen arrita ta marr keto dite pas nje pritjeje prej dy vjetesh e keshtu kam kohe 1 vit per tu pergatitur per ne Kanada. Mendoj te zbres ne Toronto ne fillim te pranveres pasi te kete kaluar dimri.
Atje nuk njoh njeri e do te filloj me te gjitha peripecite si shume shqiptare te tjere: shtepia, puna, kursi i anglishtes per te perfeksionuar gjuhen, studimet pas pune etj. etj. Ndjek shume forume e lista diskutimesh shqiptare e te huaja per argumentet e emigracionit te cilat tani me interesojne me nga afer.
Eshte e vertete qe ne listat tona shqiptare nuk gjen informacione te mjaftueshme.
Kjo eshte nje nga pikat baze nga ku duhet te nisemi per te ndihmuar njeri-tjetrin e per tu dalluar nga te tjeret per kete bashkepunim. Por, gjen edhe plot shembuj te shkelqyer si ata qe gjeta une ne kete seksion te Forumit Shqiptar kur bera pyetjen per intervisten kanadeze. Me dhjetra shqiptare me dhane keshilla, sugjerime e me treguan pervojat e tyre personale. Rezultoi me te vertete nje ndihme e madhe.
Per kete desha tju falenderoja edhe nje here nga zemra.
Atehere nese deshironi, le te vazhdojme keto shkembime virtuale mendimesh e keshillash per pervojen kanadeze ne menyre qe tju vijme sadopak ne ndihme atyre qe po pergatiten te hyjne ne Kanada apo sapo kane ardhur, pra te ashtuquajturit Newcomers.
Pas marrjes se vizes dhe arritjes ne Kanada, sic e permenda me siper, problemet kryesore do jene shepia, shkolla, puna. C'fare mund te shtoni ju nga pervoja juaj per keto aspekte: informacione, adresa, institucione publike e private qe ju vijne ne ndihme emigranteve te rinj per tu orientuar??
Ndoshta u zgjata pak por desha te gjej nxitje per diskutimet tona te ardheshme. Me pak sforcim mund ti jepni nje dore dhjetra e dhjetra shqiptareve qe kane nevoje.
Gjithe te mirat
landi
Krijoni Kontakt