Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Skandali i rimbursimeve nė Tatime - Skema gjigante e mashtrimit me TVSH

    Skema gjigante e mashtrimit me TVSH

    Nė 1 tetor, kur Ministria e Financave sapo kishte publikuar tė dhėnat fiskale tė tetėmujorit, Top Channel paralajmėroi se rėnia dramatike e tė ardhurave nė muajt e tranzicionit politik qershor, korrik dhe gusht hidhte dyshime tė forta pėr elementė tė veprave penale nė administratėn e tė hyrave publike.

    "Asnjėherė mė parė tė ardhurat nė buxhet nuk kanė rėnė me ritme kaq tė forta, tė cilat nuk mund tė shpjegohen, as me krizėn ekonomike. Njė situatė qė hedh dyshime tė forta se menjėherė pas zgjedhjeve tatimet dhe doganat nė rastin mė tė mirė nuk kanė zbatuar ligjin, ndėrsa nė rastin mė tė keq kanė ngritur traun pėr tė marrė pėrfitimet e fundit tė pushtetit", thuhej nė materialin e pėrgatitur nė 1 tetor.

    Dy javė mė pas dyshimet janė konfirmuar zyrtarisht. Ministri i Financave Shkėlqim Cani deklaroi nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė se nė administratėn tatimore janė konsumuar krime, me pasojė dėm financiar pėr buxhetin.

    "Ajo qė ėshtė mė shqetėsuese pėr mua dhe qė tė jeni tė bindur qė jam duke e ndjekur, ka deri vepra penale nė administrimin e fiskut nė Shqipėri", u shpreh Cani.

    Top Channel ka mėsuar se bėhet fjalė pėr njė skemė gjigante mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar. Nė lojė janė pėrfshirė kompani fantazmė nga Kina, tė cilat sipas pėrllogaritjeve tė para kanė marrė nga buxheti pėrmes faturave fiktive te TVSH, dhjetėra milionė euro.

    Burimet bėjnė tė ditur se pjesa dėrrmuese e kėsaj skemė ėshtė realizuar nė korrik dhe gusht, pra nė muajt e tranzicionit politik, kur tė dhėnat treguan njė denatyrim tė menjėhershėm dhe pėrtej normales nė ritmin e mbledhjes sė tė ardhurave nė buxhet. Ministria e Financave mėsohet se po e ndjek ēėshtjen pėrmes organeve ligjore. Vetė ministri Cani pritet tė firmosė kallėzimin penal pėr personat dhe kompanitė qė qėndrojnė pas skemės, emrat e tė cilave nuk bėhen ende publike pėr shkak tė hetimeve.

    Ndėrkohė Erjon Braēe, nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit tė Ekonomisė, i kėrkoi Ministrisė sė Financave evidentimin e plotė tė kėtij rrjeti dhe veē ndėshkimit tė tyre me ligj, rikuperimin e tė ardhurave.

    "Qartazi amnisti pėr evazion fiskal tė kėtyre 8-9 muajve nuk duhet tė ketė. Pėrgjegjėsi penale pėr gjithėsecilin nga nėpunėsit e shtetit qė kanė shkelur ligjin dhe kanė lejuar kontrabandėn dhe evazionin fiskal, pavarėsisht se kush janė. Natyrisht, rikuperim tė ēdo vlere e cila rėndon nė buxhetin e shtetit pėr kėto 9 muaj", u shpreh Braēe.

    Financat publike tė Shqipėrisė prej vitesh po pėrballen me njė spirale krize qė duket se nuk ka fund pėr shkak tė rėnies sė fortė tė rritjes ekonomike dhe pėrkeqėsimit nė administrimin tatimor. Por denoncimet e fundit, tregojnė se pas rėnies sė tė ardhurave qėndron dhe njė tjetėr arsye, ajo e vjedhjes pėrmes skemave tė mashtrimit me kompani fantazmė, qė pas kėtyre transaksioneve tė paligjshme, zhduken.

    Top Channel

    ---------

    Kallezim ne prokurori per skandalin e tatimeve

    Ministria e Financave ka dorėzuar nė Prokurorinė e Tiranės kallėzimin penal pėr tetė zyrtarė tė lartė tė adiminstratės tatimore mes tyre edhe dy ish-drejtues, si dhe 11 kompani.

    Dosja aktualisht eshte ne fazen e verifikimit ka lidhje me denoncimin publik qe beri pak dite me pare ministri i Financave Shkelqim Cani, kur dhe deklaroi nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė, se nė administratėn tatimore janė konsumuar krime me pasojė shkaktimin e dėmit ekonomik pėr shtetin. Paraprakisht thuhet se behet fjale per nje skeme mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vleren e Shtuar.

    Ne kete mekanizem te abuzimeve dyshohet te jene perfshire kompani fantazmė mes tyre edhe nga Kina, e qė sipas pėrllogaritjeve paraprake dyshohet tė kenė pėrfituar nga buxheti pėrmes faturave fiktive tė TVSH-sė, dhjetėra milione euro.

    Burime tė Top Channel bėnė tė ditur se mes punonjesve tė nivelit zbatues qė u kallėzuan janė edhe dy zyrtarė tė nivelit drejtues, ish-drejtori i Tatimeve Tirane, Ismail Muēaj dhe ish-drejtuesi i Hetimit Tatimor.

    Kallėzimin ne fjale e konfirmoi edhe zedhenesi i Prokurorit te Pergjithshem, Albi Serjani i cili shtoi se nuk mund te jepet asnje detaj pėr shkak se aktualisht njėsia task-forcė po kryen veprimet e para hetimore.

    Nuk dihet se cilėt janė emrat e 11 subjekteve te kallėzuara per shkak te sekretit hetimor, megjithatė thuhet se kėto shkelje janė evidentuar nga Ministria e Financave per abuzime ne periudhen dyvjeēare, 2012-2013.

    Top Channel

    ------------------------------------------------------------

    Asnje nga PeDe-istat e zellshem qe punojne si makineri per te sjelle lajmet nga mediat e opozites, nuk na e ka sjelle kete lajm kaq te rendesishem ne Forumin (demokrat) Shqiptar. Lajm qe i prek te gjithe Shqiptaret!

    Normalisht nuk kane se si ta sjellin se megjithese lajmi eshte publikuar qe te premten e shkuar ne mediat e pavarura, as MAPO as Panorama e as Klani/Korrieri nuk e ka botuar kund kete lajm sepse per keto media me te rendesishme se vjedhja flagrante dhe demi prej dhjetra miliona euro kundrejt shtetit Shqiptar (nga qeveria e shkuar per te cilen ata ende qajne) eshe aspak e rendesishme sesa shkarkimi i te paafteve si djali i Mejdanit, mosshembja e menjehershme e ndertimeve pa leje, hulumtimet e Berishes ne Facebook apo sarkazmat e Fox News ku na ishte perfshire dhe Ditmir Bushati!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,433
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skandali i rimbursimeve nė Tatime - Skema gjigante e mashtrimit me TVSH

    Edhe Erion Bracja, mistreci i Beratit, ka me shume respekt per ligjet dhe institucionet e atij vendi se sa kryeministri i Shqiperise!

    Bracja nuk "versul policine" per te ndeshkuar e terrorizuar njerezit e administrates, por vete e ben padi ne Prokurori, dhe i kerkon Ministrise se Financave qe te shpier gjithe materialin e mbledhur ne Prokurori.

    Kush ka shkelur ligjin, le te perballet me Prokurorine e te dali ne gjyq, e nese gjykata e gjen fajtor, te marri ndeshkimin e ligjit.

    Bravo Brace, po i jep leksione edhe orangotangut kryeminister qe te respektoje ligjet dhe institucionet e vendit!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Skandali i rimbursimeve nė Tatime - Skema gjigante e mashtrimit me TVSH

    Eshte per te ardhur keq te mendosh se themeluesit te ketij forumi i intereson me shume te harxhoje kohen per te share Ramen sesa te japi ndonje koment per korrupsionin e qeverise se shkuar per te cilen ende i qan zemra.

    Kjo fatkeqsisht eshte ajo qe e ka degjeneruar kete nenforum thjesht ne nje megafon te PeDe-se sesa ne nje nenforum ku diskutohen ceshtjet dhe problemet e pasqyruara ne mediat Shqiptare.

    Nje tjeter gozhde ne arkivolin e e ketij Forumi, te ngritur nga Shqiptare dhe emigrante te thjeshte te interesuar per te bashkebiseduar me bashkeatdhetaret e tyre, por qe tani eshte kthyer ne nje vegel per mbrojtjen e interesave politiko-fetare te njeres pale apo tjetres!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 23-10-2013 mė 11:49

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,433
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skandali i rimbursimeve nė Tatime - Skema gjigante e mashtrimit me TVSH

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Eshte per te ardhur keq te mendosh se themeluesit te ketij forumi i intereson me shume te harxhoje kohen per te share Ramen sesa te japi ndonje koment per korrupsionin e qeverise se shkuar per te cilen ende i qan zemra.

    Kjo fatkeqsisht eshte ajo qe e ka degjeneruar kete nenforum thjesht ne nje megafon te PeDe-se sesa ne nje nenforum ku diskutohen ceshtjet dhe problemet e pasqyruara ne mediat Shqiptare.

    Nje tjeter gozhde ne arkivolin e e ketij Forumi, te ngritur nga Shqiptare dhe emigrante te thjeshte te interesuar per te bashkebiseduar me bashkeatdhetaret e tyre, por qe tani eshte kthyer ne nje vegel per mbrojtjen e interesave politiko-fetare te njeres pale apo tjetres!
    Thuaj #1: Kur une shkruaj ne forum e jap mendimin tim, nuk jap mendim si "themelues i forumit" por si shqiptar i thjeshte. E kuptoj qe ju pinjollet e komunisteve e keni te veshtire te jetoni pa "kultin e te madhit".

    Thuaj #2: Forumi shqiptar eshte forumi i vetem mediatik ne vite qe nuk perdor "filtra" per lajmin apo mendimin e lire te shqiptareve, sic i aplikojne filtrat e njerezve te mediave ne Tirane.

    Thuaj #3: Nje njeri eshte fajtor jo kur i del emri ne gazete e akuzohet publikisht per korrupsion, por kur prokuroria ka hetuar dhe gjykata e ka thene fjalen e saj. Praktika e denimit te qytetarit me "fleterrufe" ne faqet e gazetave eshte nje praktike e mbetur komuniste, jo nje praktike demokratike.

    Thuaj #4: Me lart une po pergezoj Erion Bracen dhe Ministrine e Financave qe po shpien padi ne Prokurori per shkeljet e evidentuara nga ta per qeverine e meparshme. Nuk e vleresoj nese akuzat kane merite apo jo, pasi kete nuk e vendos une por Prokuroria e Gjykatat e vendit, por e vleresoj se te pakten ne kete rast, nje nenpunes i qeverise se re PO RESPEKTON LIGJIN DHE INSTITUCIONET E VENDIT. Nuk po sillet ne te njejten menyre sic jane sjelle me sulmet ndaj binzeseve te lojrave te fatit e ndertimeve pa leje, ku policia e shtetit ka marre kompetencat e tatimeve, policise bashkiake, prokurorise e gjykatave. Qytetaret ndalohen e arestohen nga policia pa urdher arresti nga Prokuroria e prona e tyre sekuestrohet pa urdher te Prokurorise. Kjo eshte praktike e njohur e shteteve policiore por jo shteteve demokratike.

    Thuaj #5: Une do ta shaj e akuzoj kryeministrin shqiptar aktual, kur eshte per te share e do ta lavderoj kur eshte per te lavderuar. Dhe kete e kam bere edhe me kryeministrat e tjere te vendit. Eshte e drejta ime si qytetar i lire te shpreh ate qe mendoj. Nese ty te shqeteson mendimi im i lire, je i lire te argumentosh ndryshe. Nese nuk i hedh dot poshte ato qe une shkruaj pasi jane te verteta, atehere ky eshte problemi yt e jo i imi.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-10-2013 mė 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •