BERZH: Jepini rrugėt dhe hekurudhat me koncesion

Kalimi i rrugėve dhe hekurudhave te privati mbetet sfida mė e madhe pėr Shqipėrinė, sa i pėrket transportit. Tė paktėn kėshtu gjykon Bordi i Drejtorėve i Bankės Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim nė strategjinė e transportit pėr vendet ku operon Banka. Mė 16 tetor ishte edhe miratimi i dokumentit qė jep njė situatė tė pėrgjithshme mbi sektorin e transportit dhe sfidat qė hasin njė sėrė vendesh.

STRATEGJIA
Pėr Bankėn Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, Shqipėria ka pasur njė ecuri tė mirė sa i pėrket dhėnies me koncesion tė aeroporteve dhe ėshtė drejt rrugės sė dhėnies me koncesion tė rrugėve pėrmes tenderėve ndėrkombėtarė. “Sektori i transportit nė Shqipėri, ku BERZH ėshtė e angazhuar nė njė sėrė projektesh nė tė gjithė vendin dhe nė njė sėrė aspektesh (rrugė, aeroporte, porte) qėndron mbi tė gjitha vendet sa i pėrket impaktit tė tranzicionit nė rajon. Banka ka luajtur njė rol kyē nė koncesionin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės dhe ka pasur pėrfshirje tė thellė nė reformėn e sektorit pėrmes dialogut dhe projekteve tė ndryshme”, thuhet nė strategji. Sfidat e tranzicionit, sipas BERZHit, janė rrugėt dhe hekurudhat, madje mė sė shumti kėto tė dytat, tė cilat janė nė njė gjendje vėrtet alarmante. Madje, sipas BERZH-it, hekurudhat duhet tė kalojnė te privati nė njė mėnyrė mė emergjente, dhe kjo pėrbėn nė vetvete sfidėn mė imediate, por pėrjashtim nuk bėjnė as rrugėt. “Ka shumė pėrjashtime, por nėse u referohemi hekurudhave nė Shqipėri, ka shumė boshllėqe. Sfida mė dominante e tranzicionit lidhet me zhvillimin e tregut privat”, thuhet nė raport.

PROJEKTET
Vendi ynė ka nisur prej kohėsh procedurat pėr tė kaluar te privati edhe njė prej rrugėve kryesore nė vend, siē ėshtė Rruga e Kombit. Operimi dhe mirėmbajta e kėsaj tė fundit do t’i kalojė njė kompanie private, por edhe pse procedurat kanė filluar nė shkurt tė vitit 2012, ende nuk ėshtė finalizuar asnjė marrėveshje. Nė fakt, BERZH ka propozuar qė rrugėt e reja qė kanė njė kosto tė madhe pėr mirėmbajtjen nga buxheti, duhet tė kalojnė te privati, dhe pėr kėtė duhet tė ngrihen edhe stacione pagese. Rruga e parė qė do tė kalojė ėshtė ajo e Kombit, por edhe pėr Tiranė-Elbasan apo pėr bysass-in e Vlorės dhe tė Fierit ėshtė menduar njė procedurė tė tillė.

Ankohen qytetarėt, kontroll karburanteve
Qytetarėt kanė shprehur ankesa rreth praktikės sė ndjekur nga njė sėrė karburantesh qė kanė “abuzuar” me sasinė, dhe pėr kėtė i janė drejtuar Drejtorisė sė Metrologjisė. Kjo e fundit dje ka bėrė dhe kontrollet e radhės nė autostradėn Tiranė- Fier, duke parė nga afėr dokumentacionin dhe parametrat teknikė tė karburanteve lidhur me sasinė e gazit dhe naftės qė hidhen nė makina. Ky ėshtė kontrolli i dytė nė valė tė gjerė pėr karburantet, pas atij tė kryer pak kohė mė parė nė Tiranė, ku u konstatuan edhe njė sėrė shkeljesh si nga ana e dokumentacionit, ashtu dhe nga ana e parametrave qė aplikonin pikat e karburantit. Nė atė kohė u vendosėn edhe njė sėrė gjobash pėr ata qė kishin shkelur ligjin.

HAXHINASTO, TAKIM ME HOMOLOGUN E MALIT TĖ ZI
Rritja e bashkėpunimit nė njė sėrė projektesh tė pėrbashkėta mes dy vendeve fqinje ka qenė synimi i takimit tė ministrit tė Transportit dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto, me homologun malazez, Ivan Brajoviē. Nė fokus tė takimit u vendos njė nga ēėshtjet qė shqetėson tė dyja palėt, siē ėshtė mbrojtja e zonės kufitare nga vėrshimet e liqenit tė Shkodrės, njė problematikė kjo e hasur shpesh pėr vite me radhė. Haxhinasto nė fjalėn e tij e cilėsoi kėtė takim si njė nisje tė re pėr bashkėpunim mė tė afėrt mes dy vendeve dhe, nga ana tjetėr, e cilėsoi kufirin si njė pikė bashkimi, dhe jo ndarjeje. Ministrat u shprehėn pėr njė plan tė pėrbashkėt lidhur me transportin si pėrsa u pėrket rrugėve, ashtu edhe transportit detar apo hekurudhor.

NERTILA MAHO

Panorama