Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    Reforma, Shqipëria bën shkurtime në ushtri


    Duke iu referuar masave të shkatërrimit të municioneve, Shqipëria pritet të reduktojë forcat e armatosura në tetë mijë, tha një burim i brendshëm i NATOS, për “Balkan Insight”.

    “Njësi të tilla nuk janë më të nevojshme, kështu që ne do të ulim numrin e ushtarëve dhe oficerëve nga 12 mijë, në 8.500”, -thotë një zyrtar.

    “Kjo ishte një reformë e ndërmarrë nga qeveria e kaluar, dhe do të vazhdojë edhe nga Ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli”, -shtoi ai.

    Vitet e kaluara Shqipëria filloi zbatimin e një programi për të çmontuar stoqet e municioneve të epokës komuniste dhe duket se këtë program do ta çojë përpara Ministra aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është dhe femra e parë në këtë post në Shqipëri.

    /Shekulli Online/ E.B./

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    Vetem me ate qe ka thene shoqja Mimi,nuk paske ndonje replike se...............reforma ka filluar nga qeveria e meparshme

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    Shqiperia meriton nje ushtri te forte dhe te trajnuar. 8500 po i bika 1 ushtar ne 411 banore. Sipas mendimit tim Shqiperia do te duhej te kishte rreth 25 deri 30 mije ushtare dhe nese do bashkohej me Kosoven te kishin rreth 40 deri 45 mije ushtare.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    Per mua nuk duheshe te hiqeshe sherbimi i detyrueshem ushtarak.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    Nje oficer dhe komunist e socialist i thekur, kur degjoi lajmin ne televizor, reagoi me fjalet:

    "Te dhj..sha Ramen dhe qeverine! Ne i japim voten e ky na sillet njesoj si Berisha! Po na e heq buken nga goja!"

    Vendimi i shkurtimeve ne rradhet e ushtrise eshte vendimi i duhur, por ai perben nje problem politik per Ramen pasi njerezit e Ushtrise Shqiptare jane shumica elektorat i majte. Shtohen rradhet e te pakenaqurve me qeverine me oficeret e ushtrise shqiptare.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    jo mo pse 8500

    shkrijeni krejt ushtrin u dhefsha shtetin e bananeve
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkurtohen rradhët e Ushtrisë Shqiptare nga 12000 në 8500

    Kodheli: Rishikim strukturës së FA, reformë ligjore, reformë personelit. Dinjitet ushtarakut

    TIRANE- “Lartesimi i figures dhe integritetit te ushtarakut do te jete ne qender te reformave ne FA”. Keshtu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjate analizes se punes dhe prezantimit te objektivave per kete vit.

    Ne nje deklarate per mediat, Kodheli deklaroi se viti 2013 shenoi integrimin e plote te FA ne NATO, pjesemarrje e operacioneve, zgjerimin e games se trajnimit, por megjithe rezultatet ka mosrealizime. “Keqadministrimi i burimeve te mbrojtjes ka sjelle nje situate te renduar financiare”- tha ajo.

    Objektivat
    Zbatimi i rishikimit strategjik te mbrojtjes, planifikimi per objektivat, reforme dhe lartesimi i figures se ushtarakut.

    Perfundimi i dokumenteve strategjike ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes, strategjia e sigurise kombetare duhet te perfundoje, strategjia ushtarake dhe plani afatgjate i zhvillimit te FA

    Rishikimi i struktures se FA per nje strukture efektive, funksionale,

    Reforma ligjore, rishikimi i gjithe akteve qe rregullojne veprimtarine e FA

    Reforma e personelit, promovimi, integritet, dinjitet dhe perkushtim

    Batalioni i kembesorise do te jete kapaciteti prioritar dhe detyrimi yne ne kuader te kapaciteve te kerkuara nga NATO

    Arsim, trajnim, stervitje ne perputhje me standardet e NATO-s.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •