Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 82
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Interesante. Do ishte mire ta lexoni me pare se ta komentoni.

    Alma Lama
    Publikuar: 21.10.2013 - 12:02
    I nderuar z. Erdogan,

    Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.

    Më lejoni fillimisht përpara se të hyj në temë t’ju falënderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.

    z. Erdogan,

    Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.

    Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.

    Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.

    Pritshmëria ime lidhje me tema të tjera në fakt, si p.sh. thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.

    Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri i cili ka shkuar të ankohet te kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhje me Komunën e Prishtinës.

    Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.

    Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.

    Por sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davitoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neootomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.

    Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit. Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.

    Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njësoj si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë. Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!

    Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët”.

    z. Erdogan,

    Ne në Kosovë, por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.

    Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.

    Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për agjendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë agjendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta shtrijë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.

    Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se agjenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.

    Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.

    E në fakt një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

    Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi, iu është vënë flaka disa herë nga këto pushtues, sesi mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.

    Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi e bardhë, e përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.

    Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.

    Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palos fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.
    E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.

    Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë me datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë.

    Me respekt
    Deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës

    http://www.zeri.info/artikulli/18302...-tij-ne-kosove
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (22-10-2013),yllbardh (23-10-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    Cfare shkrimi idiot ..thuajse Erdogani ka faj qe ne jemi budallenje ..."mos naj ndrro historine"

  4. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Verejtje: Po hyni ne nje zone te rrezikshme.

    Shumica e popullit sot ne Kosove praktikojne nje fe qe te marton me 70 gra ne boten tjeter. Per kete na ka krijuar Allahu. Kur je ne gjendje ta besosh kete vertete je futur ne nje iluzion, nuk besoj se do te mundemi te te ndihmojme. Pale edhe te thone mos e kritiko kete fe pastaj. Sot nuk guxon me i thene nje shqiptari mos e beso kete fe sepse pastaj fillojne sulmet, orkestrimet, dhe ofendimet, shpesh here edhe kercenimet. Une nuk guxoj me i thene nipit tim mos e beso kete pasi 'dal kunder tradites se fese', ose 'dal kunder shqiptareve myslimane si nxites i urrejtjes fetare', apo 'dal si bashkepunetor i Serbise'. Feja eshte bere biznes, loje me njerez dhe me fatet e tyre. 'Po du me rujt fene', kadal more burre ruje fene kurkush spo ta mohon ty fene po kadal mos u ngut se bon vakia qe krejt tjeter cka eshte e verteta. Bon vakia se keto hyrijat nuk ekzistojne asku perpos ne Kuran. Kadal, hajde studio, lexo, merre veten me te mire.
    Po dalin personat qe perfitojne ekonomikisht prej fese dhe ata qe po humbin ekonomikisht nga feja.

    Njerez si motra jone Alma Lama fatkeqesisht kemi pak, ku me i vetedijesu keta tjeret qe jane tru shperlare qe nga mosha 3 vjecare. Keta na kane abuzuar 500 vjet me rradhe, andaj derisa ne nuk vetedijesohemi me e qit gishtin ne koke me ja bo njehere 'whaaaaat the hell ', jo Turqia, po edhe 10 USA me ardh ne KS nuk kane cka na ndihmojne. Si ia bene para nja 2-3 muajve, thane ka sulmuar islamin dhe popullin shqiptar, pa thene asnje fjale te vetme kunder islamit apo kunder shqiptareve.

    P.s.
    Dhenderit te Erdoganit mire qe ia kane shitur aeroportin, ne jemi gati edhe te ia shesim edhe Trepcen edhe Posten per 1 milione euro, cka ka rendesi moter kjo, (qy sa e prapambetur 'katunare e Shqiperise' lol), me rendesi eshte se a je mysliman apo qafir apo je qafir me k, kafir. Me rendesi eshte qe bleresi eshte mysliman

  5. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë.
    Pse nuk hape gojen aty po shkruan budallaqe,thua se Erdogani lexon ketu lol

  6. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Verejtje: Po hyni ne nje zone te rrezikshme.

    Shumica e popullit sot ne Kosove praktikojne nje fe qe te marton me 70 gra ne boten tjeter. Per kete na ka krijuar Allahu. Kur je ne gjendje ta besosh kete vertete je futur ne nje iluzion, nuk besoj se do te mundemi te te ndihmojme. Pale edhe te thone mos e kritiko kete fe pastaj. Sot nuk guxon me i thene nje shqiptari mos e beso kete fe sepse pastaj fillojne sulmet, orkestrimet, dhe ofendimet, shpesh here edhe kercenimet. Une nuk guxoj me i thene nipit tim mos e beso kete pasi 'dal kunder tradites se fese', ose 'dal kunder shqiptareve myslimane si nxites i urrejtjes fetare', apo 'dal si bashkepunetor i Serbise'. Feja eshte bere biznes, loje me njerez dhe me fatet e tyre. 'Po du me rujt fene', kadal more burre ruje fene kurkush spo ta mohon ty fene po kadal mos u ngut se bon vakia qe krejt tjeter cka eshte e verteta. Bon vakia se keto hyrijat nuk ekzistojne asku perpos ne Kuran. Kadal, hajde studio, lexo, merre veten me te mire.
    Po dalin personat qe perfitojne ekonomikisht prej fese dhe ata qe po humbin ekonomikisht nga feja.

    Njerez si motra jone Alma Lama fatkeqesisht kemi pak, ku me i vetedijesu keta tjeret qe jane tru shperlare qe nga mosha 3 vjecare. Keta na kane abuzuar 500 vjet me rradhe, andaj derisa ne nuk vetedijesohemi me e qit gishtin ne koke me ja bo njehere 'whaaaaat the hell ', jo Turqia, po edhe 10 USA me ardh ne KS nuk kane cka na ndihmojne. Si ia bene para nja 2-3 muajve, thane ka sulmuar islamin dhe popullin shqiptar, pa thene asnje fjale te vetme kunder islamit apo kunder shqiptareve.

    P.s.
    Dhenderit te Erdoganit mire qe ia kane shitur aeroportin, ne jemi gati edhe te ia shesim edhe Trepcen edhe Posten per 1 milione euro, cka ka rendesi moter kjo, (qy sa e prapambetur 'katunare e Shqiperise' lol), me rendesi eshte se a je mysliman apo qafir apo je qafir me k, kafir. Me rendesi eshte qe bleresi eshte mysliman
    Nuk e lexova te gjithe letren. Po fundja vete e kemi fajin qe i shesim gjithcka, qe i edukojme femijet tane te besojne "fene" e pushtuesit. Kush te shikon ty me sy tjeter edhe si jo besimtar Erdogani apo familjaret e femijes??? Shqiptaret duhet te hapin syte edhe te shofin se nuk i kemi miq Turqit! Gjithmone na e kane punuar mbas shpine edhe ne fytyre! Kur gjen tru-shplare si ne Turqia sigurisht qe do na perdori si i do qefi! Sa me afer i shkojme Turqise aq me shume i largohemi Europes!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 22-10-2013 më 09:49
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #6
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    mesja4ever,pash Krishtin m'trego dicka drejt!
    Pse te duket kulti yt me i mire se kulti muhamedan.Haj m'trego.

  8. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    mesja4ever,pash Krishtin m'trego dicka drejt!
    Pse te duket kulti yt me i mire se kulti muhamedan.Haj m'trego.
    Ka disa argumenta qe gjenden ne besimin krishter, cka me ju bere qe ateiste si ti nuk deshironi debat per to sepse nuk jeni te informuar. Per ju ka rendesi vetem me poshteru besimin krishter sa me shume, (nuk e kritikoni Islamin qe te marton me 72 gra po ku shkoni ta kritikoni besimin krishter si me qene njerez te programuar dhe dihet se ky besim nuk ben kesi pretendimesh?!), por nuk jeni per debate. Kjo eshte e verteta fatkeqesisht. Nje teme e hapi une ku u shtroj disa pyetje ju ose nuk pergjigjeni dhe e bojkotoni ose filloni te talleni, pastaj e mbyllni.

    Situate e imagjinuar.
    Po ta shtroj nje pyetje. Nese ke nje molle afer vetes dhe e shikon e nese te pyet dikush se a e ka krijuar ate molle dikush apo eshte vetem produkt i rastesise. Cili opsion eshte per ty me i logjikshem, cili eshte me i perarfert me te verteten?
    1. Molla ka nje krijues, Perendia e ka krijuar.
    2. Molla nuk ka nje krijues, thjesht eshte produkt i rastesise. (lexova ne nje artikull qe gjasat qe rastesia te mund te krijoje nje gjesend jane 1 ne 250 edhe 200 '0' (ZERO) tjera prapa).

    Opsioni i 2 eshte pretendim ekstrem, por tek ateistet ky opsion eshte i vertete. Ky nuk eshte pretendim shkencor, nuk ka si te provohet shkencerisht se rastesia krijon nje molle. Rastesia nuk ka krijuar asgje kurre, shkenca nuk ka vrojtuar dicka qe rastesia ta kete krijuar.

    Opsioni i 1 eshte pretendim nga besimi, Perendia e ka krijuar si ushqim-frut per njerezit. Nuk eshte pretendim shkencor pasi nuk ka se si te provohet shkencerisht qe vertete Perendia e ka krijuar dhe nuk mund te argumentohet shkencerisht kjo, por se eshte me i logjikshem kete duhet ta pranojme.

  9. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Interesante. Do ishte mire ta lexoni me pare se ta komentoni.

    Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Alma Lama
    Publikuar: 21.10.2013 - 12:02
    I nderuar z. Erdogan,

    Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është pro..................................izites-se-tij-ne-kosove[/url]

    Edhe nje vertetim tjeter per aftesite katastrofale diplomatike te politikaneve kosovare....thuajse secili rrefim ka nje doze alarmante "emocionalizmi dhe romantizimi", gje qe ne parkettin politik bashkkohore vetem se mund te shkaktoje nje tundje koke. Diskreditim i kulluar i paaftesise dhe papjekurise !!!

    Te dua, aman nuk te dua....eshte nje statement politik, apo nje satire ???

    Mjere populli i kosoves se kush po e perfaqeson !!!, mjere kosova........
    albanish by nature

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Prishtinë: Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne

    Nga Alma Lama

    I nderuar z. Erdogan: Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.

    Më lejoni fillimisht, përpara se të hyj në temë, t’ju falenderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë Presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin, unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.

    z. Erdogan,

    Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.

    Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.

    Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.

    Pritshmëria ime lidhej me tema të tjera në fakt, si p.sh thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt, ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.

    Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri, i cili ka shkuar të ankohet tek kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhej me Komunën e Prishtinës.

    Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.

    Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.

    Por, sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davutoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neo-otomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.

    Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit. Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.

    Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njëjtë si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë. Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!

    Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët.”

    z. Erdogan,

    Ne në Kosovë por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk, pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.

    Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.

    Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për axhendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë axhendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta sjellë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.

    Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se axhenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.

    Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.

    E në fakt, një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër, sepse unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

    Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi iu është vënë flaka disa herë nga këta pushtues, se si mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.

    Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj, por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi të bardhë, të përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.

    Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.

    Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palon fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.

    E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.

    Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë më datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Archon për postimin:

    Albo (22-10-2013)

  12. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Verejtje: Po hyni ne nje zone te rrezikshme.

    Shumica e popullit sot ne Kosove praktikojne nje fe qe te marton me 70 gra ne boten tjeter. Per kete na ka krijuar Allahu...............
    Mesia!! Po je bere me keq se Nuh Tunxhi mor burr i dheut!! I bie fyellit po ne nje vrime, cilido qofte diskutimi, tema, kuptimi apo nendomethenja e nje shkrimi!! Ketu flitet per perpjekjen e nje burrneshe me fol hapur kunder rrezikut te nje agresioni te ri nga turqit, e ti me derdellit per fè!!
    Jarigas

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne

    E Kane hap nji here kete temen me recep taipin,...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Pse NUHIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA nuke lexon
    Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.
    Dhe pastaj te pyetet : Si mund te ndodhe kjo?
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  15. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Mesia!! Po je bere me keq se Nuh Tunxhi mor burr i dheut!! I bie fyellit po ne nje vrime, cilido qofte diskutimi, tema, kuptimi apo nendomethenja e nje shkrimi!! Ketu flitet per perpjekjen e nje burrneshe me fol hapur kunder rrezikut te nje agresioni te ri nga turqit, e ti me derdellit per fè!!
    O zoteri i gjithe islami eshte gabim, nuk jane vetem ekstremistat. Keta ekstremiste po bejne ate cka po besojne se ka thene Zoti. Ndreqne se pari kete keqkuptim pastaj mund te flasim per Kosoven e Shqiperine. Alma Lama po kerkon etike e moral nga njerez (si Erdogani) qe besojne se kur te vdesin do te martohen me 70 gra ketu eshte problemi (Oh my God). Nuk na ka faj Erdogan per injorancen tone. Problemi eshte tek ne e jo tek Erdogani, Erdogani e beson ate se normal e ka fe kete.

  16. 2 antarët më poshtë falenderuan mesia4ever për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Diella1 (22-10-2013),loneeagle (22-10-2013)

  17. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Ncncncnc! Haaj haaaj.. Cka s'nin njeri sot se!! Qe ne momentin kur kjo u largua nga partia VV e tregoi surratin e vertete qe ka! Per nje gje shume te ulet kjo u largua nga partia VV.. Arsyeja ishte e thjeshte; se lideri i kesaj partie nuk paragjykoi fare rreth shamise sic bejne disa te tjere, e ne mesin e ketyre te tjereve hyn edhe kjo Lamushka!! Ketij nuk i interesonte fare pamja e jashtme e personit, por me teper interesohej per ate se cfare ka brenda ne koken e individit. Ndersa kjo lamushka me keto perlat e veta te nje pas njeshme, na e beri te ditur edhe zyrtarsiht tash me, se eshte islamofobe qe c'ke me te..!! Thote; "Mos na e sjell "helmin" ne Kosove"!! Po nqs Islami na qenka 'helem', atehere ti na qenke arushe e shkuar arushes moj bije!! Po ti paske bere gjum me shume se arushat moj gjo e gjalle!! Sepse ky "HELMI" ekziston ne trojet shqiptare tash e 600 vijet moj cukurushka e vogel!! Se te krishteret(pakice) jetuan si eshte me se miri ne mes te "Helmit" tash e nje shekull moj picirrukja e trune!!

  18. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    O zoteri i gjithe islami eshte gabim, nuk jane vetem ekstremistat. Keta ekstremiste po bejne ate cka po besojne se ka thene Zoti. Ndreqne se pari kete keqkuptim pastaj mund te flasim per Kosoven e Shqiperine. Alma Lama po kerkon etike e moral nga njerez (si Erdogani) qe besojne se kur te vdesin do te martohen me 70 gra ketu eshte problemi (Oh my God). Nuk na ka faj Erdogan per injorancen tone. Problemi eshte tek ne e jo tek Erdogani, Erdogani e beson ate se normal e ka fe kete.
    Ec more djal shko boni detyrat, shko mso dicka, kryje shkollen se nuk t'ka met ty me fol per islamin, kombin e per politiken me 12 vjet shkolle.. ec se u bone gazi i dheut u bone!.

  19. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    O zoteri i gjithe islami eshte gabim,

    i ke ngrene ilaqet mo..apo i merr sa here te bjen ndermend..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  20. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Mesia!! Po je bere me keq se Nuh Tunxhi mor burr i dheut!! I bie fyellit po ne nje vrime, cilido qofte diskutimi, tema, kuptimi apo nendomethenja e nje shkrimi!! Ketu flitet per perpjekjen e nje burrneshe me fol hapur kunder rrezikut te nje agresioni te ri nga turqit, e ti me derdellit per fè!!
    Ku e shohin keta rrezikun e agresionit mer daj se!!

  21. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    i ke ngrene ilaqet mo..apo i merr sa here te bjen ndermend..
    Ç`është salafizmi dhe pse salafizmi ne tokat tona?
    22.10.2013 | 13:16
    Nga Fahri Xharra - "E vetmja e vërtetë është ajo që ATA e lejojne!".. (George Orwell.)
    Ç`është Salafizmi? Salafizmit i nxirret rrënja nga fjala arabe salaf , që do të thot ” paraardhës”. Flitet për essalaf essalah,apo ”paraardhësit e devotshëm” ,me anë të së cilës donin të ishin si bashkë-udhëtarët apo bashkë-kohanikë të profetit Muhamet. Sot , salafistët thirrën në ”islamin e rrënjës” të pastruar nga” risitë e mallkuara” të cilat sipas pikëpamjeve të tyre e varfërojnë fenë.Kështu, të gjitha ndikimet perëndimore, idetë humaniste dhe principet filozofike ,si demokracia dhe laicizmi ,hidhen poshtë. Kjo ishte shkolla hanbaliste , e themeluar nga Ahmed ibën Hanbal(780-855) , i cili e kishte farkëtuar ideologjinë salafiste. Mohamed ibën Abdelwahab (1703-1792) ,gati një mijë vjet pas ,bëhët referenca krysore ideologjike dhe themeluesi dogmës wahhabite dhe bashkëthemelues i monarkisë saudite i cili i jep jetë ”salafizmit misionar” të bartur deri në ditët e sotit. Principet e kësaj dogmeje ,kurr nuk janë përqafuar nga ne; por petrodollarët e propaguesve të një populli shumë të mbrapambetur po përhapën nëpër botën muslimane, e edhe na si të ”lehtë” po jemi viktimë.

    Me dhimbësen arabët që janë viktima të një dogmeje pa rrugëdalje ; një popull që e ka zbuluar Sylabin, pa të cilin instrument nuk do të ishe zbuluar kurr Amerika. Sikur arabët të kishin zbuluar internetin e gjithë bota do të fliste arabisht. E pse na ,pas tyre?

    Për të parë që petrodollarët e tyre shpenzohen për qëllime të këqija dhe të pa suksesshme ja keta shembuj: ”Popullsia e Hebrenjeve ne mbare boten: 14 milion - Ne 105 vitet e fundit, 14 milion hebrenj kane fituar 180 cmime Nobel, ndersa nga popullsia e myslimaneve te botes: 1.5 miliard - Kane fituar vetem 3 çmime Nobel.E gjitha bota myslimane (rreth 60 shtete) ka vetem 500 Universitete , kurse v etem Amerika i ka plot 5758 universitete.Shkrim e këndim në boten perëndimore: 90%. Në vendet më të zhvilluara arrijnë në shkallen maksimale: 100%;kurse ne botën myslimane as 40%. E gjithë bota myslimane nuk e ka asnjë universitet të vetëm që të renditet në 500 universitetet kryesore të botes. Në vendet perëndimore e perfundojne shkollen fillore mbi 98% te popullsise e në vendet myslimane as 50%. Ne vendet perëndimore mbi 40% e popullsise kryejne universitetin e në ato muslimane vetëm 2% .Vendet islamike i kane mesatarisht 230 shkencetare per 1 milion banore, kures vetem ne SHBA janë 5000 per milion ”etj. etj. (Hafez AB Mohamed: Drejtor i Përgjithshëm, Al Baraka Bank.

    E pse na ,pas tyre?

    Po çka duan Salafistët? Edhe pse në pakicë në botën muslimane por ata e zënë paraskenën duke i falënderuar një aktiviteti të çfrenuar të ideologëve të tyre. Të menduarit salafist e kontrollon shumicën e xhamijave në botë si të gjithë literaturën muslimane. Sipas analistëve qëllimi i tyre është islamizimi i Europës(?) ,dhe arritja e kushteve që t`iu mundësonte praktikimin ashtu si ata e duan ,edhe pse kjo bie ndesh edhe me përparimin e tyre.Vëllazëria Muslimane dëshirojnë krijimin e grupit të presionit që të peshojnë rëndë në vendimet kombëtare dhe ndërkombëtare., dhe të kenë një forcë lobisteb të peshës për ”veton” muslimane.

    Neve shqiptarëve , çka na intereson kjo?

    Salafistët në Francë financohen nëpërmjet Lidhjës Botërore të Islamistëve që ajo finacohet nga mesenet e panumërt arab të Golfit të Persisë që derdhim miliarda euro për ” rrezatimin e islamit të vërtetë ” në botë. Arabia Saudite e propagon salafizmin duke i ”edukuar” studentët arab dhe ata të botës tjetër muslimane në Universitetet e Riadid,Mekës dhe Medinës. Paramendoni sikur me ato para aq të mëdha të ishte zbuluar ndonjë i- phone apo diçka më e madhe se i -teknologjija ,arabët e kishin ”pushtuar ” botën shumë më lehtë.

    ”Salafizmi u importua në Kosovë nga organizata të caktuara Islame që vepronin në emër të agjencive humanitare. Ato janë duke vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj një dekade dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues social, me qëllim depërtimin në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar. ” thuhet në një raport të këtyre ditëve të"Jane's Intelligence Review". Unë them që jo. Këto përgatitje i kanë rrënjët shumë më herët . Ato datojnë që nga koha e Nikolla Pashiqit; i cili e kryente shkollimin e njerzëve të caktuar në shkollat fetare të përgatitur posaqërisht për ne. Në kohën kur ai e muarr pushtetin në Serbi brenga kryesore e tij dhe qëllimi i realizuar i tij ishte financimi i prijësve fetarë musliman dhe institucioneve fetare të tyre nga qeveria e kohës,nga dhe vetëm prej Beogradit. Atë herë ai e kishte kontrollin e plotë mbi ne.

    Salafisët i japin vlerë të madhe komunotarizmit ,nuk e njofin vëllazërimin perveq asaj që ata e quajnë umma( kombi islamik), dhe i kundërvehen çdo gjëje që është kundër vizionit islamik. Kanë ide totalitare. Salafizmi nuk e pranon lirinë e ndërgjegjës. Sikur kritikimi i dogmës fetare që është i ndaluar asht edhe liria e fjalës ,mëndimit dhe të resë është e ndaluar. Po na ,pse pas tyre?

    ”Nisja e përplasjeve ndërmjet Islamit modern dhe atij radikal më 1999 rezultoi në rivalitet ndërmjet klerikëve të rinj - që kishin udhëtuar në vendet arabe për edukimin e tyre fetar, në mungesë të burimeve në Kosovë dhe me qëllim vendosjen e Salafizmit në rajon - dhe myslimanëve të tjerë që preferonin mbajtjen e traditave të Islamit osman.” (Jane's Intelligence Review). Unë nuk e ndaj këtë mëndim. Salafistat e ardhshëm së paku 5-6 vjetë përpara fundit të luftës ,1999,duhet të kenë shkuar për t`u përgatitur në vendet arabe për një errësim të paramenduar dhe ndërhyerje të parapërgatitur në mirëvajtjen e e fitorës së luftës, në mirëvajtjen e shtetit të ri. Jemi vetë dëshmitarë ,apo jo?

    “Konfliktet, që shpartalluan kohezionin social dhe strukturat familjare, mungesa e institucioneve, sikurse depërtimi i një numri të madh të organizatave bamirëse fetare, kanë ndihmuar përhapjen e Islamit radikal në Kosovë. Gjatë dekadës së fundit, shqiptarët në Kosovë janë bërë më konservativë dhe po i kthehen tani gjithnjë e më shumë fesë”. (Jane's Intelligence Review), E vërtetë se që gjatë dekadës së fundit ndërroi mentaliteti i muslimanëve në tokat tona; por organizatat islame janë duke vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj dy dekadve të fundi e në mos më herët dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues social, me qëllim depërtimin në ndërrimin e bindjes Islame të Kosovës dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar.
    Por .... Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi janë të njohur për tolerancë fetare. Kjo i ka penguar shumë ” dashamirët” ”tanë. Kjo tolerancë ,vazhdon të jetë pengesë edhe sot e kësaj dite e ne bijmë pa dashtas viktimë nga vetëmashtrimi në vetëtradhtim.

    Harmonia fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasojë e popullsise shqiptare me karakter të thjesht dhe shumë tolerant. Toleranca fetare është rezulatat i ekzistences së shqiptarizmit, si një ideologji mbarëkombëtare. Feja e shqiptarit është shqiptaria, fut nje koncept relativisht te ri, shqiptarinë. Të dhënat e dokumentacionit historik përbëjnë vërtetimin më të sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme, të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.

    Në një raport të vitit 1633 jo pa habi theksohej“Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët fxh) si p.sh. të kremtojnë ditën e premte që asht festa kryesore e muslimanëve .Shqiptarët musliman të rrjedhur nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. …”. Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën e mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë,”

    Nganjehere marr ilaqe pse?

    Tung naten e mire, po shkoj te flej, kadal mos u ngut merre veten me te mire

    Gon a je falur sot? Ani thote 'cka s'nin'?! a po cuditesh vlla a?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 22-10-2013 më 17:44

  22. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    O zoteri i gjithe islami eshte gabim, nuk jane vetem ekstremistat. Keta ekstremiste po bejne ate cka po besojne se ka thene Zoti. Ndreqne se pari kete keqkuptim pastaj mund te flasim per Kosoven e Shqiperine. Alma Lama po kerkon etike e moral nga njerez (si Erdogani) qe besojne se kur te vdesin do te martohen me 70 gra ketu eshte problemi (Oh my God). Nuk na ka faj Erdogan per injorancen tone. Problemi eshte tek ne e jo tek Erdogani, Erdogani e beson ate se normal e ka fe kete.
    Me vend e ke megjithese me shume eshte interesi ekonomik ketu se besimi fetar ..fene thjesht e perdore per te manipuluar me keto delet tona .

  23. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Ncncncnc! Haaj haaaj.. Cka s'nin njeri sot se!! Qe ne momentin kur kjo u largua nga partia VV e tregoi surratin e vertete qe ka! Per nje gje shume te ulet kjo u largua nga partia VV.. Arsyeja ishte e thjeshte; se lideri i kesaj partie nuk paragjykoi fare rreth shamise sic bejne disa te tjere, e ne mesin e ketyre te tjereve hyn edhe kjo Lamushka!! Ketij nuk i interesonte fare pamja e jashtme e personit, por me teper interesohej per ate se cfare ka brenda ne koken e individit. Ndersa kjo lamushka me keto perlat e veta te nje pas njeshme, na e beri te ditur edhe zyrtarsiht tash me, se eshte islamofobe qe c'ke me te..!! Thote; "Mos na e sjell "helmin" ne Kosove"!! Po nqs Islami na qenka 'helem', atehere ti na qenke arushe e shkuar arushes moj bije!! Po ti paske bere gjum me shume se arushat moj gjo e gjalle!! Sepse ky "HELMI" ekziston ne trojet shqiptare tash e 600 vijet moj cukurushka e vogel!! Se te krishteret(pakice) jetuan si eshte me se miri ne mes te "Helmit" tash e nje shekull moj picirrukja e trune!!
    Do ishte mire te mos genjeje ,shqiptaret u konvertuan ne mase ne shek.XVII...hajt tani shko falu ..eshte koha e ikindise

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •