Agjenti i SHISH kapet me 185 kg drogė

Njė agjent i Shėrbimit Informativ Shtetėror u arrestua dje kur po transportonte 185 kilogramė drogė nė makinė sė bashku me tre persona tė tjerė. Arrestimi i Eugen Muēit, 35 vjeē, ka ndodhur nė orėt e para tė ditės sė djeshme nė dalje tė Peqinit. Ministria e Brendshme nė Tiranė njoftoi se punonjėsi i Shėrbimit Sekret, sė bashku me tre persona tė tjerė, po transportonin ngarkesėn e drogės me dy automjete tip “Kadillak” me targa “G 192 IV” dhe “AYBV92”. Forcat e Policisė sė Shtetit dhe shėrbimet e Antidrogės mėsohet se kanė ndėrhyrė nė afėrsi tė njė magazine nė dalje tė Peqinit, duke gjetur e sekuestruar nė dy automjetet plot 185 kilogramė marijuanė. Nė pranga, bashkė me agjentin e SHISH, Eugen Maēi, kanė rėnė edhe Andrea Xhaferri, 43 vjeē, punonjės i Sigurimeve Shoqėrore nė Gramsh, Evans Noga, 36 vjeē nga Tirana dhe Hysni Selliu, 47 vjeē nga Peqini. Pak minuta pas arrestimit nė Peqin, policia ka bėrė kontroll nė banesėn e agjentit tė SHISH nė Tiranė, ku mėsohet se ėshtė gjetur njė pasaportė me nėnshtetėsi amerikane dhe njė shumė e konsiderueshme financiare.

Droga
Aksioni i koduar me emrin “Kadillak” ka nisur qė nė orėt e para tė mėngjesit. Arrestimi i tė dyshuarve i ėshtė besuar Sektorit kundėr Narkotikėve, qė kishte tė dhėnat e nevojshme pėr personat e implikuar dhe itinerarin e lėndės narkotike, ndėrsa veprimet operacionale janė kryer nė bashkėpunim me Forcėn e Posaēme Operacionale nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Burimet nga Policia kanė thėnė se rreth dy muaj mė parė ishte marrė informacion pėr aktivitetin e agjentit tė SHISH, qė dyshohej se kryente veprimtari tė kundėrligjshme. Pas njė periudhe hetimi ndaj tij, policia ka marrė sinjalizime se Eugen Maēi, punonjės i SHISH, do tė lėvizte me automjetin e tij me targa tė huaja jashtė Tiranės “pėr njė punė”. Pėr kėtė arsye ėshtė vendosur qė policia tė ndjekė lėvizjet e tij, ndėrsa dje nė mėngjes ėshtė marrė informacion edhe nga Gjirokastra nė lidhje me sasinė e drogės. Burimet nga hetimi kanė thėnė se lėnda narkotike e bllokuar dje nga policia kishte ardhur nga Lazarati dhe ishte vendosur nė magazinėn ku ndodhėn arrestimet nė dalje tė Peqinit.

Trafiku
Forcat e rendit, duke ndjekur lėvizjet e agjentit tė SHISH, kanė konstatuar se ai me mjetin e tij po ecte para dhe pas tij ndiqej nga njė makinė e dytė. Ndėrhyrja e forcave tė rendit ėshtė bėrė pas marrjes sė drogės dhe vendosjes nė automjete, ndėrsa mė pas forcat e rendit janė rikthyer edhe njė herė nė magazinė me gjithė tė arrestuarit, ku kanė fiksuar provat dhe kanė ushtruar kontroll. Ministria e Brendshme tha dje se finalizimi i aksionit u bė i mundur pas njė pune hetimore tė kryer nė harkun kohor tė rreth njė muaji, duke mundėsuar kapjen nė flagrancė tė kėtyre shtetasve. “Nga hetimet e deritanishme tė kryera dyshohet se kėta shtetas kėtė lėndė narkotike synonin ta trafikonin jashtė vendit”, thanė burimet e Policisė. Sipas tyre, mėsohet se lėnda narkotike po tentohej tė transportohej drejt Durrėsit, pėr t’u nisur mė pas nė drejtim tė Italisė.

Tė arrestuar
1. Eugen Muēi, vjeē 35, punonjės pranė SHISH, Tiranė
2. Andrea Xhaferri, vjeē 43, punonjės pranė Sigurimeve Shoqėrore Gramsh
3. Evans Noga, vjeē 36, nga Tirana
4. Hysni Selliu, vjeē 47, nga Peqini.

Sekuestruar
• 185 kilogramė drogė marijuanė
• Automjet tip “Kadillak” me targa “G 192 IV”
• Automjet tip “Kadillak” me targa “AYBV92”

Hetimi nė Elbasan
Ministria e Brendshme njoftoi dje se e ka referuar nė Prokurorinė e Elbasanit dosjen penale tė arrestimit tė oficerit tė SHISH, edhe pse duket se hetimi do tė kalojė te Krimet e Rėnda pėr kompetencė brenda pak ditėsh. “Materialet procedurale nė ngarkim tė tyre do t’i kalojnė pėr ndjekje tė mėtejshme Prokurorisė sė rrethit Gjyqėsor Elbasan, pėr veprėn penale ‘prodhim e shitje narkotikėsh e kryer nė bashkėpunim’”, kanė thėnė dje burimet zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme.


TRAZHGIM SOKOLAJ

Panorama