Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Së bashku me të shoqen, shkrimtari në një takim në Këln.

    Kadare: Të hapen dosjet, s’ka justifikim për zvarritjen.
    “Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët, ata më në disfavor se ne”

    Fundjavën që lamë pas, në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri – Europë – Perandori Osmane.
    Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusua më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preokupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij “Mosmarrëveshja”, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime.
    Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën. “Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas – ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Europën”. Për Kadarenë, shqiptarët janë një ndër tre popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që ka lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur.
    S’mund të ketë Shqipëri jashtë qytetërimit europian
    “Populli i dëbuar që është populli shqiptar, duhej të dëbohej me forcë, me ndarje, me shpërngulje, me denatyrim, duke provuar të gjitha mënyrat. Madje, për parantezë: gjuha shqipe në Europë është e vetmja e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoeuropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”. Duke u nisur nga këto fakte, sipas Kadaresë, shqiptarët megjithatë kanë një lloj përkushtimi disi të habitshëm për Europën, për qytetërimin europian. “Ata e kanë kuptuar se s’mund të ketë Shqipëri jashtë komunitetit europian, jashtë qytetërimit europian”.
    Në librin “Mosmarrëveshja”, Kadare heq një paralele mes shqiptarëve dhe Europës, duke theksuar se ngjajnë për nga ashpërsia. Këtë Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy përbindëshat më të rrezikshëm të shekullit të 20-të e këtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por, po vetë kjo Europë i ka mbytur ata. “Nuk e mbytën fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikës, as Kina dhe as India apo ndonjë kontinent tjetër. Dhe këtu është forca e qytetërimit europian, që ai edhe kur pjell të keqen, di ta mbysë atë. Besoj se tashmë të gjithë e kujtojnë parullën tonë pas rënies së komunizmit: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa!’”.
    Një tjetër temë me të cilën u përball shkrimtari Kadare në mbrëmjen letrare në Këln ishte edhe periudha e sundimit osman në Shqipëri, për të cilën pati një sërë pyetjesh nga të pranishmit. Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri, është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate kanë nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike. Kadare, me një gjuhë të ashpër, u shpreh mjaft kritik ndaj kësaj teme. “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare, Kadare e quajti “filozofi e robërisë”.
    Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët
    Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh, që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjike, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare.
    Në fund të takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipërisë lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e së kaluarës duke iu referuar shembullit të Gjermanisë, e cila e kapërceu këtë akt në mënyrë të shkëlqyer. Për Kadarenë ky problem nuk mund të anashkalohet se paska probleme të tjera në Shqipëri më të rëndësishme se sa ky. Ai i quajti të pajustifikueshme të gjitha zvarritjet që bëhen në këtë drejtim. Sipas tij, kjo detyrë morale për hapjen e arkivave të fshehta, të ndërgjegjes së një populli, është numër një dhe për sa i përket profecisë se po u hapën arkivat e fshehta do të ndodhë katastrofë, kjo sipas tij nuk është e vërtetë. “Përkundrazi, asnjë katastrofë nuk i erdhi as Gjermanisë, madje një nga arsyet që eci përpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndërgjegjes”, theksoi Ismail Kadare.
    (*Deutsche Welle)
    Mimoza Cika-Kelmendi

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 20-10-2013 më 13:52

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Kadare: Shqiptarët u konvertuan me dhunë në fenë islame

    Ismail Kadare flet për konvertimin shqiptarëve në fenë islame. Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.

    Në intervistën e tij, Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

    Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës ishte i vetmi vend mbi planet që u deklarua krejtësisht ateist, duke frenuar të gjitha fetë. Cila ishte arsyeja e kësaj mase të jashtëzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetë, si e përjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?

    Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si përgjigje ndaj “kërkesës” së rinisë shqiptare. Kur e vuri në jetë këtë vendim në vitin 1968, ai përfitoi nga konteksti i lëvizjeve të atij viti në disa vende europiane, koha e lëvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndër të tjera pati dhe lëvizje kundër kishës. Hoxha u përpoq ta justifikonte si një lëvizje progresiste. Edhe sot, unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte një çmenduri e pastër e Hoxhës, një trill i një diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte të imitonte “miqtë tanë” kinezë, në mënyrë që të fitonte simpatinë e tyre? Kush e di?

    Si reagoi populli? U rebelua për t’i mbrojtur këto vende kulti?

    Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.

    Ju vetë, prindërit tuaj ishit të besimit bektashi. Si e përjetuat këtë diktat?

    Unë jam rritur në një shtëpi intelektualësh. Nuk shkonim as në xhami, as miqtë tanë të krishterë nuk shkonin në kishë. Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.

    Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?

    Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.

    Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.

    Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare?

    Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo.

    Ju vetë jeni shënjuar nga literatura antike dhe mitologjitë helenike. Atëherë çfarë influencash keni pasur?

    Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm.

    Çfarë rreziku paraqet në vendet e Europës Lindore “nacionalizmi” i ri?

    Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë.

    P.Hajnrih Bël ka thënë “Gjuha ime është djepi im”. Nëse ju zëvendësoni termin djep me komb, atëherë nuk është i njëjti kuptim?

    Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave.

    /shqipmedia/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Ti keke **** kam e krye po kush je ti qe do e kundershtosh Kadaren,mos je shqip foles ti qe thu shpifje kadare ndaj TURQIS kus hje ti qe thua qe turqia ishte dhe eshte vend mik i shqiptarve,kush eshte pro serb pro grek R.........t K............u TI ken,duje kombin nese ke familje dhe je shqiptar pas vjen feja .
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.
    ktu ja ka fut kot
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  5. #5

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Citim Postuar më parë nga Ismail Kadare
    Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.
    Te verteten ka thene. Ate te vertete qe sduan ta pranojne myslot trushkulur.

  6. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Enkeleu (21-10-2013),loneeagle (21-10-2013),xfiles (21-10-2013)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Ka thene te verteten, e verteta e hidhur qe bijte kopila te perandorise nuk duan ta pranojne.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xfiles për postimin:

    Enkeleu (21-10-2013)

  9. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Te verteten ka thene. Ate te vertete qe sduan ta pranojne myslot trushkulur.
    E tha po kujt i tha. Nje zot e di kur na ka mbrojtur??? Na vrau, preu edhe dhunoj per shekuj me radhe, pastaj bente shkembim popullsie. Ne u copetuam jemi i vemti shtet qe kufizojme me popull shqiptar edhe perseri nuk jemi te bashkuar. Fale Turqis u shkatrruam! Kush nuk do ta shofi per qellime te tjera, kurre s'ka per te pranuar realitetin.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #8

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Na ndertoi me shume gjera Italia per 5 vjet se Turqia per 500 vjet.

  11. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    autokritike e shendoshe e Kadarese.

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e Jeta001
    Anëtarësuar
    07-12-2010
    Postime
    106

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Nga nje analist qe adimoroj shum. Lexim te kendshem!


    Ne shqiptaret nuk kemi vellezer!

    “Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes, mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet. (Fahri Xharra)”

    A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut? A ka pasur të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpinë? I madhi Kristo Frashëri pyetet:“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri? Si munden të na thonë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë ...në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, po thuani..

    Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën. Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe. Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër? Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore”, pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju? Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F) Si mundi “vëllau “ osman të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)

    Si mundi “ vëllau “ të pushton “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri) “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po na thonë . Pse mu tani?

    Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë? E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “

    “Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, "me bisht të kalit ose të dhisë" dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “. Kur vëllau të ofendohet ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo?

    Po me këto fjalë për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.

    “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “ E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .? ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .Po apo jo? Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.

    Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllau i ynë bilogjik. Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?

    Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.? Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.

    “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.

    Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej? Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na... ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ? Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë mos të lindin “nipat “ tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?

    Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq katil me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?

    Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor je ti “ vëlla” që nuk të kemi vëlla.Ne kemi miq dhe dashamirës në botën e civilizuar që na u gjetën në momentin më të vështirë në kohën më të re kur ti “vëlla”strukeshe dhe nuk bëzëje thuase nuk po ndodhë gjë me ne.

    Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se Zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron! Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane, por ty s`të pëlqente kjo, doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?

    Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi...” Boll mo!

    Nga Fahri Xharra

  13. #11
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Me shkrime,reagime dhe opinjone rreth kesaj kemi lexuar dhe vazhdojme ta bejme te njejten,perderisa nuk ka nje qendrim,dhe nje deklarate zyrtare e mbeshtetur nga qendrat akademike shqiptare,qeveria e Shqiperise,qeveria e Kosoves,pjese e qeverise se Maqedonise,partite politike shqiptare ne pergjithesi,nuk do t'i vihet fund ketij debati.
    Keto institucione duhet te dalin para publikut dhe njezeshem duhet denuar pushtimin osman dhe t'i kerkojne demshperblim shtetit Turk.

  14. #12
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Me shkrime,reagime dhe opinjone rreth kesaj kemi lexuar dhe vazhdojme ta bejme te njejten,perderisa nuk ka nje qendrim,dhe nje deklarate zyrtare e mbeshtetur nga qendrat akademike shqiptare,qeveria e Shqiperise,qeveria e Kosoves,pjese e qeverise se Maqedonise,partite politike shqiptare ne pergjithesi,nuk do t'i vihet fund ketij debati.
    Keto institucione duhet te dalin para publikut dhe njezeshem duhet denuar pushtimin osman dhe t'i kerkojne demshperblim shtetit Turk.
    ahahaha po, po aty mbahu. Politikanet shqiptare i kane quajtuar vellezer ti thua te kerkojne demshperblim. Ka edhe nje pjese te mire nga populli qe beson se na kane bere nder turqit edhe se besimi i tyre na ka mbrojtur identiten tone. Pika qe nuk iu bie lol
    I LOVE GOD

    j&g

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    Jeta001 (24-10-2013)

  16. #13

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    . Ka edhe nje pjese te mire nga populli qe beson se na kane bere nder turqit edhe se besimi i tyre na ka mbrojtur identiten tone. Pika qe nuk iu bie lol
    He mo ç'pjese e mire leshi thua. Jane nje grusht gjytrymash pa identitet e shtylle kurrizore. Pjesa derrmuese e popullit nuk e harron kollaj turceline dhe katastrofen 500 vjecare qe na ra mbi koke dhe qe po e vuajme dhe sot e kesaj dite.

  17. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    He mo ç'pjese e mire leshi thua. Jane nje grusht gjytrymash pa identitet e shtylle kurrizore. Pjesa derrmuese e popullit nuk e harron kollaj turceline dhe katastrofen 500 vjecare qe na ra mbi koke dhe qe po e vuajme dhe sot e kesaj dite.
    Besoj se e merr me mend per ke po beja fjale, ata qe besojne se "besimi" qe i dha/imponoj turku i mbrojti identitetin. Fatkeqsisht keta jane shume me teper se nje grusht! Pa tallje e kam degjuar nga disa qe thone Greqia na e ka friken se jemi vellezer me Turqit. Te vjen neveri kur i degjon!
    I LOVE GOD

    j&g

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kadare: Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët

    Kam nje kolege turke. Ajo as e ka idene qe turqia e ka pushtuar Shqiperine. Habitet kur i permend une gatimet apo ndonje fjake turke. Wow thote, " Shqipja paska ngjashmeri me turqishten " Lol Po mi po ja kthej une. Pas 500 vjet pushtimi qe na bete ju, normal qe do kete "ngjashmeri".
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •