Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 80
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Tritol godinës tek Ekonomiku, Studentët: Nuk u shemb ndërtesa për të cilën protestuam

    Shpërthimi, shembet pjesërisht godina tek Fakulteti Ekonomik

    TIRANË - Forcat xheniere të ushtrisë dhe policia, kanë shembur pjesërisht me lëndë plasëse, godinën pranë Fakultetit Ekonomik në Qytetin Studenti, që rezultonte ndërtim i paligjshëm. Aksioni i nisur që dje në orën 10:00 ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

    Me anë të një shpërthimi të kontrolluar prej rreth 300 kallëpesh lënde plasëse, është bërë shembja e pjesshme e godinës 4-katëshe me urdhër nga zv/ drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.

    Shpërthimi që ndodhi rreth orës 13:00 nuk e rrëzoi ndërtesën në tokë. Xhenierët, që kryen shpërthimin, thanë se nuk mund të bëhej një goditje më e fuqishme, për të mos shkatërruar ndërtesat e tjera rrotull. Më pas, rreth orës 16:00, një fadromë ka nisur goditjen e kolonave të objektit, për ta rrëzuar pak nga pak. Pritet që këtë mbrëmje godina të hidhet në tokë plotësisht.

    ORA 16:00 FADROMA-MATRAPIK NIS GODITJEN E KOLONAVE

    Rreth orës 16:00, pranë godinës ka mbërritur një fadronë matrapik, që ka nisur prishjen në anën jugore të godinës, duke dëmtuar kolonat e saj.

    Inxhinjerë të INUK-ut kanë vënë në dukje se prishja do të bëhet edhe në ballkonet e ndërtesës pak nga pak, që të lehtësohet pesha e saj dhe gjatë rënies të mos shkatërrojë objektet e tjera përreth.
    fadroma
    (Në foto: Fadroma duke nisur prishjen e kolonave të ndërtesës)


    Kjo ndërhyrje e dytë erdhi pas shembjes vetëm të pjesshme me tritol nga forcat e xhenios. Në momentin e shpërthimit kanë qënë rreth 300 kallëpe lënde shpërthyese, që ishin vendosur vetëm sa për ta dëmtuar godinën, jo për ta hedhur plotësisht në tokë, pasi rrezikoheshin ndërtimet e tjera përreth.

    ORA 13:55 MB: KAQ SHPËRTHIM ISHTE PARASHIKUAR
    Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, shpërthimi sipas parashikimeve. Burime zyrtare konfirmuar për A1 Report dhe Shqiptarja.com se, është realizuar plani për të prishur themelet e godinës pa leje. “Tani godina pa themele do të rrezohet në mekanike”, bënë të ditura burimet e Ministrisë së Brendshme.

    Sipas ministrisë, “kaq shpërthim ishte parashikuar, pasi perimetri i dëmeve do ishte më i madh”. Tani do të vazhdohet prishja në mënyrë mekanike e ndërtesës me anë të fadromave. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, nuk do të ketë shpërthim të dytë.




    ORA 13:40 SHPËRTHIMI DËMTON NJË BANESË DHE NJË LOKAL
    Një banesë bashkë me një lokal është dëmtuar nga shpërthimi që është bërë për shembjen e ndërtesës tek Fakulteti Ekonomik. Besnik Tresa, pronati i një lokali dhe i banesës ka bërë të ditur për A1 Report, se në lokalin e tij janë shkarktuar dëme të mëdha.

    “Janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Janë dëmtuar xhamat, karriget, veshjet e aluminit dhe ka shumë dëme të tjera materiale”, tha Tresa.

    Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin, Arsen Rusta i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, Tresa ka deklarua se, “edhe malli që ishte aty brenda është dëmtuar. Na thanë vetëm që të largoheshim nga biznesi. Dëmi i shkaktuar shkon në 10-15 mijë euro, pasi ende nuk kemi hyrë brenda lokali, pasi nuk na lë policia të futemi”.



    ORA 13:11 REALIZOHET SHPERTHIMI TEK EKONOMIKU
    Policia dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë realizuar një shpërthimi të pjesshëm, për shëmbjen e një godine 5-katëshe, që ndodhej përballë godinës së Fakultetit Ekonomik në një hapësirë që është lënë për tu ndërtuar Kampus Universitar. Urdhëri i shembjes është dhënë nga zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.

    Në vendin e ngjarjes ka pasur dhjetëra forca policie, si dhe drejtues të uniformave blu.


    (Në foto: Momenti i shpërthimit të ndërtesës)



    Tek godina kanë qenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë kontrolluar zonën.

    Shembja ishte parashikuar që të kishte ndodhur në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm por është shtyrë për për disa orë pasi nuk ishte pastruar ende e gjithë zona nga makinat që ndodheshin të parkuara.

    Pasi gjithçka ishte në rregull në orën 13:00 është shtypur butoni që ka sjellë edhe shkatërrimin e pjesshëm të godinës që ishte pa leje.

    ORA 11:45 SHTYHET SHPERTHIMI I GODINES
    Shtyhet për në orën 13:00 shembja me shpërthim e ndërtesës tek Fakulteti Ekonomi. Lajmi është bërë i ditur nga gazetar i A1 Report Arsen Rusta, i cili ndodhet në vendngjarje. Sipas tij, forcat e ushtrisë dhe policia kanë vendosur që të shtyjnë orarin e shembjes, pasi janë duke u shtuar edhe disa kallëpe të tjera tritoli.

    Në vendin ku ndodhet godina ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, që kanë inspektuar punën. Ndërkaq ÇEZ ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në zonë.

    Kallëpet e tritoli të vendosur në katin nëntokë janë të madhësive, 200-250 gramë, ndërsa aktualisht zona është pastruar nga makinat dhe nga lëvizjet e njerëzve.

    ORA 09:30 TENSIONOHET SITUATA TEK EKONOMIKU
    Tensionohet situata tek godina 4-katëshe që ndodhet përballë fakultetit Ekonomik që është vendosur për tu shembur. Gruaja pronarit të kësaj godine, bashkë me fëmijën e saj, kanë tentuar që të hyjnë brenda ambienteve. Mësohet se, policia ka shoqëruar bashkëshorten e Kol Gjokmarkajt, i cili është edhe pronari i kësaj godine.

    Nga vendi i ngjarjes, gazetari i A1 Report, Arsen Rusta bën të ditur se, bashkëshortja e Kol Gjokmarkaj, është shoqëruar për në Komisariatin numër 1, pasi ka tentuar të hyjë në godinën bashkë me një fëmijë 4-5 vjeç.

    Gazetari Rusta bën të ditur se, në vendin e ngjarjes, ka shumë forca policie tek ndërtesa, ndërsa janë disa punëtorë që po i japin dorën e fundit përgatitjeve. Ndërtesa është duke u rrethuar me një rrjetë hekuri dhe një beze me qëllim mos lejimin e copave të betonit që të mos shkaktojnë dëme të tjera.

    Janë 250 kallëp me lëndë plasëse që janë vendosur për shembjen. Policia është duke lëvizur edhe automjetet që kanë qenë të parkuar në zonën pranë shpërthimit. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.

    Tek ndërtesa te Ekonomiku, kanë mbërritur drejtuesit e lartë të Policisë Tiranës dhe policia ka kërkuar që perimetri i sigurisë të jetë më shumë se 150 metra.

    ORA 07:30 FITON EKOMONIKU, SOT SHEMBET NDERTESA
    Godina 4-katëshe, që ndodhej në hyrje të fushës së Qytetit Studenti, i përcaktuar si vendi ku do të ndërtohet kampusi i UT-së, është rrethuar dje me eksploziv për t’u hedhur në erë gjatë ditës së sotme në orën 10:00. Kjo godinë ishte pa leje dhe u ngrit me nxitim për tre muaj, gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit.

    Protesta e studentëve të Ekonomikut për prishjen e dy ndërtimeve pa leje në terriotin universitar, i ka dhënë frytet e saj. Pas pezullimit të punimeve, gjatë paradites së djeshme, policia e shtetit ka rrethuar me shirit godinën katër katëshe, që ishte ngritur në hyrje të Qytetit Studenti, një truall i përcaktuar për ndërtimin e kampusit të universitetit të Tiranës. Godina 4-katëshe, do të shembet duke u hedhur në erë me eksploziv, gjë e cila ka shumë gjasa të ndodhë gjatë ditës së sotme. Kjo pasi ekspertët, duhet të hapin rreth 300-400 vrima në të gjitha kolonat mbajtëse të godinës, dhe në të të fusin sasinë e caktuar të eksplozivit, në mënyrë që gjatë shpërthimit të këputen kolonat mbajtëse dhe godina të shembet brenda saj, pa dëmtuar objektet përreth.

    Ka qenë inspektoriati ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) që ka mbërritur i pari për të shpërthyer me eksploziv godinën ku banonin 3 familje në gjakmarrje. Ndërkohë që në këtë aksion janë angazhuar edhe 7 eskpertë xhenierë të ushtrisë, të cilët ishin pjesë e skuadrave për pastrimin e zonës së Gërdecit nga mbetjet e rrezikshme të shpërthimit. Janë pikërisht këta personat që do të përcaktojnë sasinë e eksplozivit që do të futet në secilën nga 300 vrimat që do të hapen në kolonat mbajtëse të godinës.

    Por duket se kjo nuk ka qenë aq e lehtë. Kjo pasi, fillimisht, pësoi një defekt gjeneratori dhe më pas matrapiku që kishte sjellë me vete INUK për hapjen e vrimave, duke bërë që ndërhyrjë të ndërpritej për disa orë dhe të riniste sërish gjatë pasdites. Aksioni ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa ekspertët do të vendosin gjatë ditës së sotme se cili do të jetë momenti më i përshtatshëm për shpërthhimin, një praktikë kjo që zbatohet për herë të parë në vendin tonë, për një objekt që ndodhet në një zonë kaq shumë të banuar.

    Përplasja
    Ndonëse nuk ka pasur kundërshtime fizike, pronari i godinës shprehet i revoltuar pasi, sipas tij, është përdorur politika e selektimit për shëmbjen e objektit. Ndërkohë që ka pasur një përplasje për kopetencat mes vetë punonjësve të shtetit. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozion të kësaj situate 3 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë, por kreu i INUK, Zyhdi Dajti, ka nisur të bëjë edhe shpërndarjen e këtyre forcave speciale në rrethimin e zonës. Kjo ka revoltuar komandantin e FNSH-së, Osman Levanaku, i cili ka kundërshtuar urdhrat dhe detyrat që kreu i INUK ndante për policët e ndërhyrjes.

    Në vend ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, i cili ka qetësuar situatën dhe ka rikthyer FNSH-të në funksionin e saj në gjendjen e gadishmërisë dhe për të vepruar vetëm në rast se do rrezikoheshin inspektorët e INUK apo do të kishte acarim të situatës.

    Ky objekt është njëri nga dy objektete që ndodhen në territor universitar, dhe për të cilët, studentët dhe pedagogët e Ekonomikut protestuan për tre javë më radhë për shembjen e tyre.

    6-katëshi
    Një tjetër godinë 6-katëshe ndodhet ngjitur me fakultetin e Ekonomisë. Edhe aty policia e shtetit ka pezulluar punimet, por duket se vendimi për prishjen e tij nuk është aq i lehtë, pasi objekti ka marrë më parë një leje për t’u ndërtuar në këtë zonë

    Redaksia Online
    (ac/d.d/shqiptarja.com)

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    Siç ishte paralajmëruar, sot në mesditë u tentua hedhja në erë e një godine 5-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës, e ngritur pa leje. Hedhja në erë me tritol pothuajse ka dështuar, pasi pas shpërthimit ka pasur një lëkundje të njërës anë të godinës, por jo rrëzim të saj. Ndërkaq shpërthimi ka shkaktuar dëme në bizneset përreth, sipas Ora News.


    Emri:  godi.jpg

Shikime: 1082

Madhësia:  67.6 KB

    Ministria e Brendshme ka nxituar të sqarojë se nuk bëhet fjalë për dështim të operacionit. Sipas njoftimit të kësaj Ministrie, ishte llogaritur që shpërthimi i tritolit të sillte këtë rezultat, të dëmtonte themelin e ndërtesës dhe jo të rrafshonte atë, pasi një sasi e madhe tritoli mund të shkaktonte dëme të shumta. Ministria njofton se shëmbja e plotë e ndërtesës do të bëhet në mënyrë mekanike. Ajo do të rrethohet me kavo që do ta tërheqin deri në rrëzim. Më parë ishte thënë që ndërtesa do shembet nën vete, për të mos rrezikuar ato përreth. Në botë jnaë rrëzuar godina shumë më të mëdha se kjo, dhe me shumë sukses, pa qenë nevoja të rendim te kavot.

    Konkluzionet paraprake që mund të nxirren janë se:

    Ministria nuk kishte një plan të qartë, shembje/tërheqje
    Trupat e xhenios nuk janë të specializuara për të shembur ndërtesat me 5 kate e lart
    Janë 500 ndërtime pa leje që presin, disa mund të jenë dhe mbi 5 kate, e ndoshta dhe 15. Do t’i tërheqim të tëra me kavo?

    Ora News/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    The show must go on!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    DiGiT@LiFE (28-10-2013)

  5. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    Pas shpërthimit ka pasur një lekundje te njeres ane te godines, por jo rrezim te saj. Nderkaq shperthimi ka shkaktuar deme ne bizneset perreth. Por sipas Ministrise se Brendshme nuk behet fjale per nje deshtim te operacionit ne fjale

    KONTRADITA

    Sipas kesaj Ministrie, ishte llogaritur qe shperthimi i tritolit te sillte kete rezultat, te demtonte themelin e nderteses dhe jo te rrafshonte ate, pasi një sasi e madhe tritoli mund te shkaktonte deme te shumta. Ministria njofton se shembja e plote e baneses do te behet ne menyre mekanike. Ajo do te rrethohet me kavo qe do te mundesoje rrezimin e saj.


    Emri:  817.jpg

Shikime: 464

Madhësia:  83.8 KB
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Siç ishte paralajmëruar, sot në mesditë u tentua hedhja në erë e një godine 5-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës, e ngritur pa leje. Hedhja në erë me tritol pothuajse ka dështuar, pasi pas shpërthimit ka pasur një lëkundje të njërës anë të godinës, por jo rrëzim të saj. Ndërkaq shpërthimi ka shkaktuar dëme në bizneset përreth, sipas Ora News.


    Emri:  godi.jpg

Shikime: 1082

Madhësia:  67.6 KB

    Ministria e Brendshme ka nxituar të sqarojë se nuk bëhet fjalë për dështim të operacionit. Sipas njoftimit të kësaj Ministrie, ishte llogaritur që shpërthimi i tritolit të sillte këtë rezultat, të dëmtonte themelin e ndërtesës dhe jo të rrafshonte atë, pasi një sasi e madhe tritoli mund të shkaktonte dëme të shumta. Ministria njofton se shëmbja e plotë e ndërtesës do të bëhet në mënyrë mekanike. Ajo do të rrethohet me kavo që do ta tërheqin deri në rrëzim. Më parë ishte thënë që ndërtesa do shembet nën vete, për të mos rrezikuar ato përreth. Në botë jnaë rrëzuar godina shumë më të mëdha se kjo, dhe me shumë sukses, pa qenë nevoja të rendim te kavot.

    Konkluzionet paraprake që mund të nxirren janë se:

    Ministria nuk kishte një plan të qartë, shembje/tërheqje
    Trupat e xhenios nuk janë të specializuara për të shembur ndërtesat me 5 kate e lart
    Janë 500 ndërtime pa leje që presin, disa mund të jenë dhe mbi 5 kate, e ndoshta dhe 15. Do t’i tërheqim të tëra me kavo?

    Ora News/

    Turp e faqja e zeze!!!!


    Paskan zan ndryshk sucialspecialistat....

    Kushedi sa miell po thith i gjati tashi nga inati...
    Ndryshuar për herë të fundit nga skender76 : 20-10-2013 më 11:56
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    Epo kioskat duan rruspa, shpite duan termete.

    Policia e sajes, cen ka e paafte or skru, ner

    Lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Epo kioskat duan rruspa, shpite duan termete.

    Policia e sajes, cen ka e paafte or skru, ner

    Lol
    Ore per aftsi ato jane 99-sha...

    Por jan msu me hedh n'ere naten, diten ua vret syt dielli....


    Sdq un kam besim ke partia me edverin n'krie, se do e shembin ket ven...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    E vertete eshte qe sasia e tritolit ishte llogaritur per aq dem sepse fakulteti eshte shume prane dhe behej dem i madh,paaaaaa sa per aftesi per te shembur edhe nje femije i fut ca kallepe tritoli dhe hedh ne ere jo 5 kate po 15 kate ,kete te gjithe e kemi te qarte! Shyqyr me aq sa u demtua vetem ai lokali prane se ka edhe shume familje te tjera qe demtoheshin!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pranvera bica për postimin:

    unreal (20-10-2013)

  11. #9

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    E verteta eshte qe llogaritjet per shperthimin jane bere gabim dhe nuk dhane rezultatin qe pritej. Sic llogariten gjerat kur behen ndertimet, po ashtu duhen llogaritur edhe per prishjen, gje qe ne kete rast nuk ka ndodhur. Ata qe kane bere perllogaritjet e vendosjes se tritolit nuk kane qene te afte.

    Videot flasin vete

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #10

    Për: Godina pa leje vs Shteti shqiptar, raundi 1: fiton Godina

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Mesa duket arriten me ne fund ta shembin,pas nje dite te tere,thone se jane edhe 500 te tjera per tu shembur,po ecen keshtu ne fund te mandatit i mbarojne..


  14. #12
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    nje ore sot duke prit shperthimin e renien e pallatit e ne fund nuk ra ...u zhgenjeva...se ne per te prishur jemi te paret
    Let food be your medicine !

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Shperthimi nuk synonte shembjen e plote te godines por prishjen e kollonave mbajtese per ta bere me te thjeshte prishjen dhe njekohesisht pastrimin e materialeve inerte.

    Ne Shqiperi nuk eshte ndjekur ndonjehere praktika e shoerthimeve te kontrolluara ndaj as mjetet as kompanite qe operojne ne kete fushe nuk egzistojne.

    Shperthimi ka qene e thjeshte me C4, shperthim i cili hedh ne ajer shume materiale inerte, prandaj nuk u perdor ne katet e siperme sepse te demet do te ishin te panumerta perreth. Shperthimi ishte vetem ne katin e poshtem i cili u rrethua per te mos shkaktuar deme perreth.

    Gjithesesi, ju PeDe-istat duhet te mendoni pak perpara se te vini te flisnin per punen qe i duhet te beje qeveria e re per te ndrequr deshtimet e qeverise se shkuar. Xhenieret nuk i solli qeveria me vete, aty ishin te punesuar me vite!

  16. 2 antarët më poshtë falenderuan Xinxerfilli për mendimin e shprehur në këtë postim:

    pranvera bica (20-10-2013),unreal (20-10-2013)

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Shperthimi nuk synonte shembjen e plote te godines por prishjen e kollonave mbajtese per ta bere me te thjeshte prishjen dhe njekohesisht pastrimin e materialeve inerte.

    Ne Shqiperi nuk eshte ndjekur ndonjehere praktika e shoerthimeve te kontrolluara ndaj as mjetet as kompanite qe operojne ne kete fushe nuk egzistojne.

    Shperthimi ka qene e thjeshte me C4, shperthim i cili hedh ne ajer shume materiale inerte, prandaj nuk u perdor ne katet e siperme sepse te demet do te ishin te panumerta perreth. Shperthimi ishte vetem ne katin e poshtem i cili u rrethua per te mos shkaktuar deme perreth.

    Gjithesesi, ju PeDe-istat duhet te mendoni pak perpara se te vini te flisnin per punen qe i duhet te beje qeveria e re per te ndrequr deshtimet e qeverise se shkuar. Xhenieret nuk i solli qeveria me vete, aty ishin te punesuar me vite!
    Dhelpra,kur nuk i arrin rushte thote jane aguridhe,prandaj nuk i dua.
    Mjaftonte nje shpjegim para se te behej shperthimi qe qellimi eshte dobesimi i themeleve dhe ''pd''-istet nuk do benin gallate.
    Nuk pine me uje keto shfajesime te tipit ''deshtimet e qeverise se meparshme'', duhen harruar,do rilindim apo jo?
    Duhet mburrur me rezultatet qe arrin vete dhe jo me deshtimet e tjetrit.
    MOS I NDY TEMAT no name

  18. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Freeopen,

    aq e llogaritun ishte,
    sa desh u "zu deshmor" fadromisti...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  19. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Perse duhet te te japin shpejgim ty para se te kryejne operacionet ministrite??

    Rezultati i arritur eshte shembja e nderteses dhe lirimi i hapsires te fakultetit.

    Me kaq mbaron filmi, ju qe skeni ke se merreni lexoni titrat.

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Sa po u dhem disave qe po shemen ndertesat pa leje lol

    Jo u llogarit tritoli jo su llogarit tritoli. Ndertesa a u prish?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  21. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Njeriu me mend ne koke te ndertoje nje ndertese aq te madhe pa leje. Nuk mund ta kuptoj.

    Duhet te behet nje ligj qe ndalon ndertimin pa leje me burgim dhe konfiskim te materialit dhe te nderrmirret dicka para se te ndertohet 4 kate, e jo njehere te ndertohet 4 kate pastaj te prishet me eksploziv. Nje parti nderton, tjetra duhet te prishe. Qe prej 1990 eshte keshtu me keto probleme vuan shoqeria shqiptare ku gjithcka eshte polarizuar PD-PS.

  22. #19
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Sa po u dhem disave qe po shemen ndertesat pa leje lol

    Jo u llogarit tritoli jo su llogarit tritoli. Ndertesa a u prish?
    derjansi,

    Un jam per:
    1- Te prishen ndertimet pa leje.
    2- Te demshperblehen nga shteti.
    3- Te futen ne burg ato qe lejuan/dhane leje per keto ndertime.


    Ndersa per ate te sotmen, ka qene turp, totalisht mungese profesionalizmi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    loneeagle (21-10-2013)

  24. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Demshperblim nga shteti????????????

    Ku te shpie mushka me kete mendje. Mos nderto pa leje qe te mos ta prishin. Kur ske respekt ti per ligjin dhe shtetin perse duhet te kete shteti per ty.

    Duhet ta pesojne disa te mesojne te tjeret!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •