Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Thumbs up Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën!
    19/10/2013

    Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën!

    nga Andrea Stefani - Sot nuk mund të shkruaj për asgjë tjetër. Për asnjë nga ato që i quajmë të rëndësishme për shtetin, demokracinë dhe lirinë.

    As për debatin mbi aktin normativ, as për bojkotin e opozitës, madje as për “fitoren” lidhur me statusin kandidat për Shqipërinë. Sepse në këto çaste po vdes një fëmijë, po lebetitet një familje, po marroset nga ankthi dhe dhimbja një prind. Një vajzë po lufton me vdekjen këtë buzëdimër që duhet të qe për të pranvera e jetës. Sepse është vetëm 9 vjeçe. Emrin e ka Valentina Hoxha. E pashë për herë të parë sot në mëngjes, në një kronikë të Neës 24, tek qëndronte në shërbimin e pediatrisë të spitalit “Nënë Tereza”. Një akuzë ende e gjallë për të gjithë NE. E shtrirë, e heshtur, e zbehtë ka rreth një javë që pret më kot që NE, shqiptarët, shteti i saj, t’i shfaqim dashuri, mbështetje, humanizëm në luftën e saj me vdekjen. Pret te “Nënë Tereza” që t’i bëhet krah humanizmi shpëtimtar dhe virtytet morale të Nënës Terezë. Sepse vuan nga një sëmundje e trashëguar që i dëmton për ditë e më shumë mëlçinë. Që të mposhtë vdekjen, duhet të bëjë një transplant organi jashtë shtetit por që kushton shumë. Në Turqi duhen rreth 70 mijë euro. Në Francë apo Itali, edhe më shumë. Dhe familja e saj nuk i ka këto para. Ekonomia e tregut, me llogaritë e saj të ftohta, rrezikon ta vrasë. Do ta lëmë? Mos vallë NE, Shqipëria, shoqëria, shteti nuk i ka këto para! Apo jeta e Valentinës nuk ia vlen 70 mijë euro përballë të tjera halleve, lukseve apo përparësive? Vallë do të jetojmë me turpin e pakufi që “Nëna Shqipëri” nuk mundi (në fakt nuk deshi) të gjejë dot disa dhjetëra mijë euro për të shpëtuar një fëmijë, një engjëll të saj?



    ***

    Mjekët paskan thënë se edhe një, e shumta dy javë kohë mbeten. Kështu thotë babai i vajzës. Dhe shton se kanë kontaktuar edhe me ministrin e Shëndetësisë, i cili është shprehur dakord që Valentina të shkojë për kurim por ka sqaruar i pafuqishëm edhe se nuk ka fonde. Mund të jetë edhe kështu. Por ndërkaq nuk mund të mos kujtoj se para pak muajsh ky shtet financoi me disa dhjetëra mijë euro për rikonstruksionin e vilës së Presidentit Republikës. Ndërsa fëmija na sfidon me heshtjen e saj fisnike, që nuk lyp mëshirë, por vetëm të drejtën për jetën, kujtoj se mjaft biznesmenë u treguan solidarë me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë. Nuk do të jepnin ata disa mijëra për Valentinën? Dhe jam i bindur se kryeministri Edi Rama, po ta dinte dhe po të qe e nevojshme, do pezullonte rikonstruksionin e zyrës së tij dhe me ato para ndihme a solidariteti, do të shpëtonte jetën e Valentinës. Ndoshta mund të vinte në punë edhe kontributin e tij familjar për xhaminë e re. Besoj se edhe Komuniteti Mysliman do ishte dakord. Sepse nuk ka vepër më të madhe para Zotit se sa shpëtimi i një jete. Dhe përveç kësaj a nuk është mbrojtja e çdo jete, detyra e parë, më sublimja, e një shteti? Qeveria po merr nga Banka Botërore qindra milionë borxh për t’ju kthyer bizneseve borxhet. Ç’do t’i ndodhte stabilitetit makroekonomik nëse së paku 70 mijë euro devijoheshin për të shpëtuar jetën e Valentinës. Asgjë. Por nëse ajo jetë fëmije nuk shpëtohet, shteti do të humbasë edhe më stabilitetin dhe ekuilibrin moral. Përmenduni!



    ***

    Do të duhej forca e vargut migjenian që këto rreshta të ishin një grusht i fuqishëm që i bie në zemër malit që z’bzan (dhe mali jemi NE), të zgjonte në skutat e krenarive dhe egotizmit të verbuar, gjenin e dhimbjes, të empatisë që fle në gërhima të nginjura qejfesh. Eci rrugëve të Tiranës me imazhin e pashqitshëm dhe thuajse të mermertë të fëmijës në agoni fisnike. Tani është zverdhur e tëra – thuajse klithte babai i saj. Trafikut të rrëmujshëm të këtij vendi të varfër vërshon, megjithatë,… pasuria! Mbi 100 milionë euro thuhet se i janë marrë në një vit shtetit nga evazorët e kazinove të shumta që mbushin qytetet. Mbi 100 milionë në xhepa të panginjshëm ndërsa shteti nuk ka as 70 mijë euro për të shpëtuar Valentinën! Pranë rrëshqasin Benz-a apo X-6-ta që shndrisin me krenari milionare. Rrëzëllimi i llakut të tyre është si ai i vdekjes që tall jetën.



    ***

    Nëse Valentina nuk shpëtohet për 70 mijë apo diç më shumë euro nuk ka Zot që na e fal ne, si shqiptarë dhe si njerëz, mëkatin e indiferencës. Nuk di a do të ketë mjek që të na shërojë nga virusi i dehumanizmit. Duhet të përmendemi, të zgjohemi, të dalim nga kullat e kështjellat e egotizmit për të kuptuar se edhe pak kohë ka mbetur për të shpëtuar Valentinën. Në fakt, për të shpëtuar veten tonë nga një njollë e turpshme. Shansi për të mos u bërë bashkëpunëtorët e vdekjes në ndarjen e saj të punës, në të keqen e saj banale, po na rrëshqet si rëra mes gishtave. Duke shpëtuar Valentinën, do shpëtojmë veten, Shqipërinë. Sepse ajo vajzë që po lëngon është Shqipëria, është Atdheu. Kush do ta shpëtojë? Francezi, turku, italiani?! Jo, NE, shqiptarët! Nëse nuk e bëjmë do tregojmë se vuajmë nga një sëmundje e rëndë. Sepse ç’është kombi pa virtytin e solidaritetit me jetën? Ç’është kombi në mos një si familje e madhe, një grumbullim njerëzish që e quajnë veten të një gjaku, të një fisi? Dhe a ka kuptim familja pa dashurinë mes anëtarëve të saj? Ç’kuptim ka atdhetaria, krefosja patriotike, kur nuk shprehet në shpëtimin e jetës së një prej bijave të kombit që nesër, kushedi, mund të jetë një nga krenaritë e tij? A nuk është patriotizmi një hipokrizi, gënjeshtër, mashtrim nëse nuk ka mes nesh empati, dhimbje për dhimbjen e tjetrit? E ndërsa “mali” ende bëzan, megjithatë është instinkti prindëror i shpresës që orientohet andej nga mund të vijë shpëtimi, nga shteti, nga kombi. Është babai i Valentinës që mes gulçeve të burrit, ndërsa gëlltit lotët që s’i mban dot, na lutet NE, vëllezërve dhe motrave, të shpëtojmë atë jetë fëmije pa të cilën, jeta e tij nuk do kishte më asnjë kuptim. Një klithmë e shenjtë prindërore drejtuar nënave dhe baballarëve bashkëkombës. A kemi zemër ta dëgjojmë?

    Gazeta "Shqip"

  2. #2
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Ekonomikisht nuk qendroj mire ,po 200-300 dollare do kisha dhene!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar unreal për postimin:

    abica (19-10-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Vogëlushes i kanë mbetur edhe pak ditë jetë, prindërit kërkojnë ndihmë
    Publikuar më 17.10.2013 | 16:54



    Valentina Hoxha është vetëm 9 vjeç dhe ajo është duke luftuar me vdekjen, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Vogëlushja është e shtruar në QSUT para një jave dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë, pasi vuan nga një sëmundje e trashëguar që po dëmton çdo ditë e më shumë mëlçinë, që thuajse i ka dalë jashtë funksionit.

    Prindërit e dëshpëruar të vogëlushes tregojnë se vajza është shumë keq dhe as nuk ha dhe atë që ha e nxjerr, sytë dhe trupin i ka komplet të zverdhur dhe organizmi i saj është mjaft i dobët.

    Ndërsa mjekët shprehen se vajzës i kanë mbetur edhe pak ditë jetë nese nuk kryhet ndërhyrja.

    Dhe shpresa e vetme për vogëlushen është transplantimi i mëlçisë, i cili është i pa realizueshëm në vend dhe në spitalet e huaja kushton jo pak, por nis nga 70 deri ne 180 mijë euro. Familja Hoxha shprehte se nuk mund ta mbulojë dot koston e operacionit dhe për këtë ata bëjnë thirrje për ndihmë.

    Babai i vajzës thotë se: “Janë 3 variante, Francë, Itali e Stamboll. Për në Turqi duhen 70 mijë euro”.

    Nisur nga gjendja tejet e rënduar e fëmijës që agravohet çdo ditë, mjekët janë shumë pak optimist se vajza do ia dalë të jetojë edhe për një javë, ndoshta dy, nëse nuk i nënshtrohet urgjentisht ndërhyrjes.

    Në një situatë të tillë prindërit e vajzës luten për ndihmë duke thënë se as nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë sinjal shprese.

    Uran Hoxha, babai i 9-vjeçares apelon për ndihmë financiare, i bën thirrje kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë, për të shpëtuar jetën e vajzës. I përlotur, ai shprehet se: “Vëllai ka vajtur tek Ministria e Shëndetësisë, ka biseduar me ministrin e shëndetësisë. Ministri është dakord por thotë se nuk ka fonde. Pa vajzën nuk e dua jetën. I lutem të gjithë motrave, apo vëllezërve të shpëtojnë një jetë fëmije, një jetë njeriu, është vetëm 9 vjeç”.

    /Shekulli Online/ E.L/

  5. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Ketu ishin numrat e llogarive dhe numri i telefonit i babait te saje!

    http://www.balkanweb.com/m/kryesore/...me-154308.html

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar unreal për postimin:

    abica (20-10-2013)

  7. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    =====
    Beji telefon ndonje kompanie italiane per te hapur siguracion 1 vjecar per shendetin.
    Rregjistrohesh me inshurancen,ben letrat dhe paguan nje kuote vjetore qe mund te jete diku 400 dollare
    Inshuranca te mbulon 70 perqind te shpenzimeve maksimumi.
    30perqind duhet ta paguash vete.

    Nqs 30 perqind eshte shume atehere krijo me administraten e spitalit nje plan pagese me keste mujore
    Paguan cdo muaj 100 dollare derisa ta likujdosh komplet.
    =====
    Ose trokit te fondacionii Sorosit dhe Sorosi ja dergon leket spitalit aty ku doktorit do e kuroje.Nqs Sorosi mbulon gjera te tilla do besh letrat me Sorosin dhe Sorosi ja dergon parate spitalit dhe jo prindit.Nuk i jep prindit asnje lek pasi prindi mund ti marre ato leke blen nje pashaporte fallco dhe shkon dhe jeton ne Hollande.

    Dikur ne kohen e demokracise banka shqiptare u dha hua cash si ndihme disa fshatareve te qelbur.Keto leke ishin qe te ndihmohej,begatohej,lulezonte bujqesia me demek,fermeret private.Fshataret shkuan ne banke moren leket cash I konvertuan te sheshi para bankes ne dhrahmi dhe iken me gjithe leke ne Greqi, emigrante lol
    Ato leke ishin ndihme nga shteti qe fshateret te blenin plehra kimike,te blenin fara, te blenin pajisje per sperkatje etj.Ato i moren leket dhe iken ne Greqi.Ja keshtu jane njerezit,mashtruesa te qelbur.
    ======
    Financohet institucioni dhe jo babai I vajzes.babai I vajzes mund te genjeje dhe abuzoje me leket.
    Doktori kerkon 7mije dollare dhe babai del ne forum dhe kerkon 70mije dollare bikoz I pelqen
    qe te fuse ca pare ne xhep me nje mashtrim te vockel.
    Kerkesa per lemoshe nga Ritarde qe kerkojne ndihme lemoshe ne minuten e fundit.
    Kush eshte ai i cmendur qe te dergon direkt para pa te njohur fare.
    Ndihma bamiresie I dergohen gjithmone spitalit ku ajo kurohet dhe asnjehere
    prindit te vajzes direkt,pasi prindi mund te abuzoje me ato leke
    thote doktoreve qe s'me ka ardhur asnje lek,skam leke ju lutem bejeni falas jam
    pa shtepi fle ne rruge etj..Atehere fak you do I thote doktori,kur ti nuk merr pergjegjsi
    ne jeten tende mua s'me plas fare.Ky prind injorant duhet te kishte hapur
    inshurance me urgjence qe diten e pare kur ka vizituar vajzen.
    Fshatar gomar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-10-2013 më 23:34
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Te dhenat e nr te llogarise ku mund te kontribuoni jane tre opsione (leke, Euro, dollar), si me poshte:
    HOXHA VALENTINA OSE HOXHA URAN
    AL69 2122 1039 0000 0000 0050 0706 NE LEKE.

    AL42 2122 1039 0000 0000 0050 0707 NE EURO / SWIFT CODE: CDISALTR /CREDINS BANK

    AL15 2122 1039 0000 0000 0050 0708 NE USD / SWIFT CODE: CDISALTR / CREDINS BANK


    Studente, Danimark
    • 18 hours ago

    Faleminderit Shqip per artikullin. Fatkeqsisht BW e vuri ne arkiv lajmin. (jane me te rendesishme lajmet "spazatura"). Duhet me shume ndergjegjesim. Keshtu qe BRAVO per artikullin. Per te gjithe qe duan te ndihmojne me poste kam kopjuar informacjonin e marre nga BalkanWeb. Shpeto NJE Jete! Tani, ndihmo edhe Ti"
    Ju lutem mund të jepni kontributin tuaj ne numrat e
    llogarise:

    HOXHA VALENTINA OSE HOXHA URAN
    AL69 2122 1039 0000
    0000 0050 0706 NE LEKE.
    AL42 2122 1039 0000 0000 0050 0707 NE EURO / SWIFT
    CODE: CDISALTR / CREDINS BANK
    AL15 2122 1039 0000 0000 0050 0708 NE USD /
    SWIFT CODE: CDISALTR / CREDINS BANK

    Kopjuar nga "BalkanWeb"



    Nga gazeta Shqip:
    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...Au0Vuk.twitter

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Nqs dikush e njeh kete familje , te bejne cantat gati dhe te nisen per ne france , ne spitalin me te pare te prezantohen ne urgjence e preferueshme eshte qender universitare do merret nen kujdes menjehere , dhe nqs behet fjale per nje operacion qe nuk behet ne shqiperi ata ta bejne dhe me pas diskutojne per paret, asistencat sociale do perpiqen te gjejne nje zgjidhje
    Franca eshte e mbushur nga te gjithe afrikanet qe gjoja vijne per turizem dhe sherojne te gjitha bubat e tyre d he i gjejne nje zgjidhje dhe per ata qe nuk kane sigurime shendetesore madje do perpiqen te gjejne edhe banese per prinderit kohen qe ajo do jete nen kurim.
    Sherim te shpejte vajzes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 20-10-2013 më 06:02
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan Marya për mendimin e shprehur në këtë postim:

    abica (20-10-2013),loneeagle (21-10-2013)

  11. #8
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    ajo qe shkruan Marya vlen edhe per spitalet ne Itali.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    abica (20-10-2013)

  13. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Gazeta "Shqip"[/QUOTE]Nga e di gazetari, nga e di mjeku i spitalit te nene Terezes dhe babai I femijes qe femijes i duhen70 mije euro qe te kurohet ne spital turk?
    Se sa leke duhen paguar percaktohet pas vizites se femijes dhe analizave.Sipas vizites dhe analizave
    spitali ben vleresim te situates,vlereson
    se cfare duhet bere dhe ben llogaritjet,kurime ilace,rreze,ushqim strehim ne spital, analiza,etj.
    Nga e dine keto qe kushtn 70 mije ne Turqi,pa shkuar akoma ne Turqi?<<<> i thone kesaj
    Keta ja fusin kot,I jati I vajzes do ca para qyl qe te mbuloje udhetimin
    dhe shpenzimet e tij per hotel dhe ushqim ne Turqi dhe jam I sigurte qe do shkoje
    ne ndonje spital dhe kerkoje sherbim falas per vajzen si i pastrehe.
    Pse ministri shqiptar i shendetsise nuk e ndihmon qe ky prind te marre ndonje
    sasi 70mije euro hua nga banka shqiptare me interes te ulet/.
    Ky me sa duket nuk don hua,do para falas dhurate.... ose luan Robin Hudin,
    do te marre para falas nga te pasurit,lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 20-10-2013 më 19:38
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #10
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Njerezit nuk jane te interesuar te ndegjojne budallaqet tua,sidomos ne kete situate.
    Ti ne cdo fushe qenke specialist.
    A behet fjale per krim,ti je aty me budallaqet tua.
    A behet fjale per politike,ti perseri i njejt.
    A behet fjale per te humbur,edhe ketu ti nuk pushon.

    Perafersisht dihen shpenzimet sepse nuk eshte rasti i pare te ndegjojme per operime/nderhyrje kirurgjike te kesaj natyre.
    Ka kush i ben "hetimet" dhe cfare hoteli babai i saje do t'i kaloi pushimet.
    Mjaft me budallaqet tua se je bere i palexueshem.

  15. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Ato qe kerkojne ndihme nga te panjohur si dhurata jane mashtrusa.
    Gjithe qellimi i vetem i kerkeses per leke eshte mashtrim per te marre para dhe jo kurimii vajzes.
    Kurimin ai do e beje falas.Ka klinika jashte shtetit kudo ne bote ku behen kurime falas
    per paciente pa strehe ,te varfer
    Kerkesa qe ai prind ben eshte nje bullshit,ai do te marre para qyl
    Rob si puna jote jane te trashe dhe ne autobus dhe ritarde qe nuk
    e kuptojne qellimin e asaj kerkese per 70 mije dollare apo euro
    Rob i trashe,gomar.Shko paguaje jepi ndonje cek dhe ai do qeshi me te madhe HAHAHA qe ta futi lol
    Ai e din se ku do e coje femijen dhe s'ka per te paguar asnje lek.
    Nuk jam specialist,te posti i kaluar bera pyetje,nga e di ijatii vajzes qe duhen70mije,pa evizituarvajzen
    Edhe sikur doctor te jesh nuk mund te vesh cmim ashtu pa bere ne fillim vizita,sa kohe do marre vizita,pa bere analiza kurime etj.Pasi i bere te gjitha, behet llogaria sa kohe u harxhua,saeshte cmimi pernje ore pune, sa material u harxhuan ne spital dhe percaktohet vlera totale.Nga vlera totale hiqet vlera qe mbuloninshuranca dhe del se sa do paguhet nga pacienti
    ===
    Eshte njelloj sikur ti vesh cmimin nje riparimi kompjuteri pa e ditur fare se cfare problem ka dhe sa kohe kerkon te riparohet,cfare pjese kerkon te re, etj
    Pasi kontrollon kompjuterin ,teston,ben riparimin,llogarit kohen e harxhuar,cmimin e punes per nje ore pune,pjeset qe ke nderruar dhe ne fund del sa para duhet paguar.
    DMTH Totali i parave del pasi eshte bere puna dhe jo para se te filloje puna.
    Ai i jati kerkon para qyl.
    Cmime te sherbimeve te spitaleve ndryshojne nuk jane njelloj dhe kjo varet nga shume faktore sociale dhe ekonomike.ka spitale me cmime astronomike ka edhe spitale qe mund te perballohen me shpenzime.
    Nuk vihet cmim ashtu pa kryer punen ne fillim.Duhet bere puna dhe mbi bazen e punes se bere dhe kohes se shpenzuar jepet vlera qe duhet paguar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 20-10-2013 më 21:54
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  16. #12
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    jasht temes...

    ne nje gazete dikur shkruhej per nje familje ne skajin ekstrem te varferise..kerkohej ndihme per te..me erdhi keq dhe kontaktova me gazetaren ne fjale qe kishte shkruar per kete rast..ajo menjehere me niste nje email ku me falenderonte per gadishmerine time dhe bashke me falenderimet me kishte nisur edhe nje numur llogarie..une i thash se pas rreth 3 muajsh do vija per vizite ne shqiperi dhe kisha deshire qe te shkoja vete te familja ne fjale dhe tja dorezoja ca lek qe kisha ne mendje per ta..me ktheu pergjigje se familja ishte shume e varfer dhe i duheshin sa me shpejt te ishte e mundur..mendova ne here me vete mos ishte mashtrim dhe i shkrova perseri gazetares..i thash qe ajo familje e varfer nuk u be per nje dite e as per nje muaj '' ..keshtu qe nuk besoj se do vdesin nese nje ndihme modeste nga ana ime vjen nja 3 muaj me vonese..nuk me ktheu me pergjigje..i dergova perseri email e nuk u be me e gjalle e nderuara '' gazetare ''..

    kjo puna e diagnozave fikse apo edhe shumat fikse te parave qe duhen per ti sheruar me duken dicka jasht logjikes..benseven e ka trajtuar mjaft mire ..dicka nuk kuptoj..pse nuk i drejtohet shtetit..per cka eshte shteti..nuk po e paragjykoj kete rast por mjaft dyshues po me duket..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 21-10-2013 më 09:44
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  17. #13
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Nqs dikush e njeh kete familje , te bejne cantat gati dhe te nisen per ne france , ne spitalin me te pare te prezantohen ne urgjence e preferueshme eshte qender universitare do merret nen kujdes menjehere , dhe nqs behet fjale per nje operacion qe nuk behet ne shqiperi ata ta bejne dhe me pas diskutojne per paret, asistencat sociale do perpiqen te gjejne nje zgjidhje
    Franca eshte e mbushur nga te gjithe afrikanet qe gjoja vijne per turizem dhe sherojne te gjitha bubat e tyre d he i gjejne nje zgjidhje dhe per ata qe nuk kane sigurime shendetesore madje do perpiqen te gjejne edhe banese per prinderit kohen qe ajo do jete nen kurim.
    Sherim te shpejte vajzes
    Eshte ide e mire, sepse nga vidio qe pashe ne lajme vajza dukej ne gjendje shume te rende, nuk besoj se pret koha sa te mbledhin dhurimet. Zoti i ndihmofte!
    I LOVE GOD

    j&g

  18. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    jasht temes...

    ne nje gazete dikur shkruhej per nje familje ne skajin ekstrem te varferise..kerkohej ndihme per te..me erdhi keq dhe kontaktova me gazetaren ne fjale qe kishte shkruar per kete rast..ajo menjehere me niste nje email ku me falenderonte per gadishmerine time dhe bashke me falenderimet me kishte nisur edhe nje numur llogarie..une i thash se pas rreth 3 muajsh do vija per vizite ne shqiperi dhe kisha deshire qe te shkoja vete te familja ne fjale dhe tja dorezoja ca lek qe kisha ne mendje per ta..me ktheu pergjigje se familja ishte shume e varfer dhe i duheshin sa me shpejt te ishte e mundur..mendova ne here me vete mos ishte mashtrim dhe i shkrova perseri gazetares..i thash qe ajo familje e varfer nuk u be per nje dite e as per nje muaj '' ..keshtu qe nuk besoj se do vdesin nese nje ndihme modeste nga ana ime vjen nja 3 muaj me vonese..nuk me ktheu me pergjigje..i dergova perseri email e nuk u be me e gjalle e nderuara '' gazetare ''..

    kjo puna e diagnozave fikse apo edhe shumat fikse te parave qe duhen per ti sheruar me duken dicka jasht logjikes..benseven e ka trajtuar mjaft mire ..dicka nuk kuptoj..pse nuk i drejtohet shtetit..per cka eshte shteti..nuk po e paragjykoj kete rast por mjaft dyshues po me duket..
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=21567

    Fatkeqsisht eshte e vertet historia vajza eshte ne gjendje teper te rende. Te gjithe me sa te mundemi ta ndihmojme, por me sa duket rasti i saj nuk pret prandaj si tha edhe Marya te nisen prinderit sa me shpejt ne ndonje shtet tjeter ndoshta e shpetojne.
    I LOVE GOD

    j&g

  19. #15
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ato qe kerkojne ndihme nga te panjohur si dhurata jane mashtrusa.
    Gjithe qellimi i vetem i kerkeses per leke eshte mashtrim per te marre para dhe jo kurimii vajzes.
    Kurimin ai do e beje falas.Ka klinika jashte shtetit kudo ne bote ku behen kurime falas
    per paciente pa strehe ,te varfer
    Kerkesa qe ai prind ben eshte nje bullshit,ai do te marre para qyl
    Rob si puna jote jane te trashe dhe ne autobus dhe ritarde qe nuk
    e kuptojne qellimin e asaj kerkese per 70 mije dollare apo euro
    Rob i trashe,gomar.Shko paguaje jepi ndonje cek dhe ai do qeshi me te madhe HAHAHA qe ta futi lol
    Ai e din se ku do e coje femijen dhe s'ka per te paguar asnje lek.
    Nuk jam specialist,te posti i kaluar bera pyetje,nga e di ijatii vajzes qe duhen70mije,pa evizituarvajzen
    Edhe sikur doctor te jesh nuk mund te vesh cmim ashtu pa bere ne fillim vizita,sa kohe do marre vizita,pa bere analiza kurime etj.Pasi i bere te gjitha, behet llogaria sa kohe u harxhua,saeshte cmimi pernje ore pune, sa material u harxhuan ne spital dhe percaktohet vlera totale.Nga vlera totale hiqet vlera qe mbuloninshuranca dhe del se sa do paguhet nga pacienti
    ===
    Eshte njelloj sikur ti vesh cmimin nje riparimi kompjuteri pa e ditur fare se cfare problem ka dhe sa kohe kerkon te riparohet,cfare pjese kerkon te re, etj
    Pasi kontrollon kompjuterin ,teston,ben riparimin,llogarit kohen e harxhuar,cmimin e punes per nje ore pune,pjeset qe ke nderruar dhe ne fund del sa para duhet paguar.
    DMTH Totali i parave del pasi eshte bere puna dhe jo para se te filloje puna.
    Ai i jati kerkon para qyl.
    Cmime te sherbimeve te spitaleve ndryshojne nuk jane njelloj dhe kjo varet nga shume faktore sociale dhe ekonomike.ka spitale me cmime astronomike ka edhe spitale qe mund te perballohen me shpenzime.
    Nuk vihet cmim ashtu pa kryer punen ne fillim.Duhet bere puna dhe mbi bazen e punes se bere dhe kohes se shpenzuar jepet vlera qe duhet paguar.
    Vetem nje idiot flet me kaq siguri dhe pa asnje fakt se kjo familje eshte duke mashtruar njerezit per perfitime.
    Ndihma nuk kerkohet dhe nuk ofrohet vetem atyre qe njeh po shkon me gjere.

  20. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Fatkeqsisht eshte e vertet historia vajza eshte ne gjendje teper te rende. Te gjithe me sa te mundemi ta ndihmojme, por me sa duket rasti i saj nuk pret prandaj si tha edhe Marya te nisen prinderit sa me shpejt ne ndonje shtet tjeter ndoshta e shpetojne.
    ai viqi i skraparit shkon dhe ha dreka e darka ne prizeren dhe nuk i bjen ndermend per nje qytetare te tij..jo vetem viqi i skraparit por te gjithe viqat qe na drejtonin dje e qe po na drejtojne sot..nuk dine sa para kan neper llogari bankare dhe ju dhimbset ndihma edhe prej xhepit te tyre edhe e shtetit..cka dreqin kan me bere populli i shkrete qe eshte kthyer ne kocke e lekure..veq me shite gjakun e tyre..

    ishalla i jep zoti ymer e shpeton..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  21. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ai viqi i skraparit shkon dhe ha dreka e darka ne prizeren dhe nuk i bjen ndermend per nje qytetare te tij..jo vetem viqi i skraparit por te gjithe viqat qe na drejtonin dje e qe po na drejtojne sot..nuk dine sa para kan neper llogari bankare dhe ju dhimbset ndihma edhe prej xhepit te tyre edhe e shtetit..cka dreqin kan me bere populli i shkrete qe eshte kthyer ne kocke e lekure..veq me shite gjakun e tyre..

    ishalla i jep zoti ymer e shpeton..
    E di po s'ke cfare ben, disa jane te pashpirt. Degjova ne nje raste te tille 2 boksier shqiptare ne Gjermani e ndihmuan ate vajzen, kishte edhe dhurime nga njerezit por ata pranuan te pagunin nje shume te madhe menjeher. Do zoti del ndonje raste edhe per kete vajzen, gjynah, te keputet shpirti kur i shikon qe vuajne. Ka plot familje qe si mbulojne dot koston e mjekimit, kurse nga ana tjeter ka derra qe flen mbi miliarda, e tille eshte bota .
    I LOVE GOD

    j&g

  22. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Vetem nje idiot flet me kaq siguri dhe pa asnje fakt se kjo familje eshte duke mashtruar njerezit per perfitime.
    Ndihma nuk kerkohet dhe nuk ofrohet vetem atyre qe njeh po shkon me gjere.
    Fondacione bamiresie kane miliona,kishat kane miliona disa kuptohet dhe asnjera prej tyre nuk jep dhurata
    ne dollare individeve per raste semundjesh por ja dergon spitalit,administrates,deges se finances dhe aty
    shpjegojne qe ky fond chek 70 mije eshte per te ndihmuar pacienten Emri Mbiemri
    Pra leku I jepet si ndihme administrates se spitalit dhe jo babait te vajzes
    Kjo behet qe te evitohet cdo abuzim me fondin e dhene.Sikur babai I pacientes te merrte ate chek
    cfare sigurie dhe garancie do kesh qe I gjithe ai chek do shpenzohet per spital??????
    Asnje garanci.Babai I saj do paguaje doktore 2 mije dollare dhe that's it
    Merr sasine tjeter 68 mije te lekeve dhe ja fut ne Gjermani shkon fillon jeten ne Gjermani.
    Individe qe do japin chek babait te saj jane idiota,perjashto rastet kur e njeh e ke kusheri dhe do e ndihmosh.
    Per lekun shume njerez skane as turp,as nder as cipe e marrin qyl e perdorin si te duan vete dhe ste thone as thank you,bikoz
    nuk te njohin fare,nuk te thone thank you pasi u tregove idiot,sucker qe u dergove chek.
    Ti paguan ato bejne qef me parate e tua,shampanje ,karkaleca,kalamari lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-10-2013 më 18:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  23. #19
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përmenduni dhe shpëtoni Valentinën! - Thirrje Humaniste ne Diten e Nene Terezes

    LAJM I MIRE: Jeta dhe shendeti i Valentines drejt permiresimit ne Itali :
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=21807

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    shpeton Valentina pas apelit ne media dhe forume

    Itali, gjendet dhuruesi i mëlçisë për Valentinën, futet në operacion
    03/11/2013



    Pas apeleve në BalkanWeb dhe News24 është bërë e mundur gjetja e dhuruesit për Valentinën 9-vjecare shqiptare që vuan nga një sëmundje e rëndë. Vajza i është nënshtruar prej orës 07:00 një ndërhyrje kirurgjikale në mëlci me qëllim shpëtimin e jetës që i rrezikohet nga një sëmundje e e rëndë e trashëguar në mëlci
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=21807

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •