Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Dhuna ndaj femijeve

    Dhuna kundėr fėmijėve ndodh nė tė gjitha vendet, qofshin ato tė pasura apo tė varfėra. Nuk ka njė faktor tė vetėm qė shpjegon pse njė person sillet nė mėnyrė tė dhunshme, por faktor tė ndryshėm mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm, siē ėshtė papunėsia, varfėria, alkooli dhe keqpėrdorimi i drogės si dhe problemet tė shėndetit mental. Dhuna mund tė prek tė gjitha kategoritė e fėmijėve pa marrė parasysh personalitetin e tyre, prejardhjen, etnitetin, arsimimin, gjininė apo moshėn. Disa kategori tė fėmijėve janė posaēėrisht tė rrezikuara nga dhuna, siē janė fėmijėt qė jetojnė dhe punojnė nė rrugė, fėmijėt nga minoritetet etnike apo fėmijėt me paaftėsi.

    Fėmijėt mund t’i nėnshtrohen dhunės nė mjedise tė ndryshme, duke pėrfshirė shtėpitė, shkollat, komunitetet, vendet e punės dhe institucionet e banimit. Disa prej rasteve tė dhunės tė pėrjetuara nga fėmijėt mund tė jenė tė papritura, por nė shumicėn e rasteve fėmijėt e pėrjetojnė dhunėn nga njerėzit qė i njohin dhe iu besojnė, siē janė prindėrit, tė afėrmit, mėsuesit, i dashuri/e dashura, shokėt e shkollės dhe punėdhėnėsit.

    Definicionet e formave tė ndryshme tė dhunės:
    - Dhuna fizike –goditja me shpullė, goditja, grushtimi dhe forma tė tjera tė pėrdorimit tė forcės
    - Dhuna seksuale – prekjet seksuale, ngacmimi seksual, keqpėrdorimi seksual, dhunimi ose shfrytėzimi seksual nė prostitucion ose pornografi dhe forma tė tjera
    - Dhuna psikologjike – ofendimi, kėrcėnimi, poshtėrimi, sharja, izolimi dhe forma tė tjera
    - Neglizhenca – dėshtimi i njė prindi ose kujdestari t’iu sigurojė fėmijėve kujdesin dhe mbrojtjen qė kanė nevojė, siē ėshtė streha, ushqimi, veshmbathja dhe kujdesi shėndetėsor. Ajo pėrfshin poashtu edhe mos sigurimin i mbėshtetjes emocionale, ose moskujdesi pėr shkollimin e njė fėmije.
    Familjet zakonisht perceptohen si vende tė besimit tė ndėrsjellė, por ndonjėherė ato mund tė jenė edhe tė rrezikshme pėr fėmijėt; tė qenit dėshmitarė apo tė pėrjetuarit e dhunės gjithmonė ndikon te fėmijėt.

    Pasojat e formave tė ndryshme dhe tė qenit dėshmitarė i dhunės, mund tė pėrfshijė rreziqe mė tė mėdha pėr sėmundje ose lėndime fizike, shtatzėni tė padėshirueshme, diskriminim dhe vėshtirėsi nė shkollė. Pasoja psikologjike pėrfshijnė ērregullime nė tė ngrėnė dhe nė gjumė, ndjenja tė turpit, sjellje tė dhunshme dhe kriminale, depresion, ankth dhe pėrdorim i drogės dhe alkoolit.

    Dhuna mund tė ndikojė nė jetėt e fėmijėve shumė vite mė vonė, dhe fėmijėt tė cilėt janė dėshmitarė ose kanė pėrjetuar dhunė si fėmijė janė mė tė rrezikuar tė pėrjetojnė dhunė pėrsėri mė vonė nė jetėt e tyre.

    Dhuna nė familje ėshtė njėra nga rreziqet mė serioze pėr fėmijėt nė Kosovė. Nė mė shumė se gjysmėn e rasteve tė raportuara tė dhunės nė familje,janė edhe fėmijėt kanė pėrjetuar dhunė. Ndėshkimi trupor ėshtė gjerėsisht i pranuar si mjet disiplinimi pėr fėmijėt nė shkolla, dhe shoqėria e Kosovės ėshtė ende e ndikuar nga besimi se disiplinimi i vajzave i bėn ato “moralisht nė rregull” ose disiplinimi i djemve i bėn ata “mė tė fortė”. Pjesa mė e madhe e dhunės sė pėrjetuar nga fėmijėt nė pėrgjithėsi mbetet e fshehur, dhe shpesh aprovohet nė shoqėri, por nuk arsyetohet asnjėherė dhe ėshtė gjithmonė njė shkelje e tė drejtave tė fėmijėve. Tė drejtat e fėmijėve, siē ėshtė e drejta pėr njė fėmijėri tė sigurt dhe mbrojtje kundėr tė gjitha formave tė dhunės, janė tė pėrfshira nė Konventėn e tė Drejtave tė Fėmijėve, dhe nė Kushtetutėn e Kosovės. Nė mėnyrė qė tė parandalohet dhuna kundėr fėmijėve nė tė ardhmen, ėshtė me rėndėsi tė pėrfshihemi nė njė dialog tė hapur rreth besimeve lidhur me dhunėn qė i lėndon fėmijėt.



    Video shokuese, nuk di nese kane marre masa institucionet qe mirren me mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne kete rast. Te rrahin dhe te qesin ne youtube, duke lene njolle te zeze turpi per nje kohe te gjate ne jeten e atij femije. Kjo vajza ketu le qe ben kercenime por edhe e kercenon me furrje kete vajzen tjeter. Keshillohen edhe prinderit qe te kene kujdes per femijet e tyre pasi qe femijet jane krijesa te ndieshme dhe vetem nje dhune e vogel mund te lere pasoja dhe kujtime te keqija ne personalitetin e atij femije. Mbijetese e me te fortit apo dhune e denueshme jo morale. Kjo video do te shkatrroje nje dite te jetes suaj por mund te ju vetedijesoje se cfare mund te i ndodhe femijes tuaj kur del nga shtepia apo banesa.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 17-10-2013 mė 19:51

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Dhuna ndaj femijeve

    Mesia, asnje fjale nuk mora vesh ca i thoshte ajo dhe pse e rrihte? Ma hoqi trurin mua ajo qe thjesht po e shifja. Imagjino prinderve te asaj vajzes. Ca u be me kete videon? U mor ndonje mase ndaj asaj tjetres qe e kish doren dhe gojen e gjate aq shume?!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Dhuna ndaj femijeve

    Zonje apo zonjushe e nderuar nuk besoj se eshte nderrmarre dicka sepse tek ne nuk funksionon shteti nuk kemi institucione perkatese, mund te besh cfare te duash deri sa nuk preken familjet e politikaneve dhe te tjereve qe jane te fuqishem, ndersa te dobeteve dhe te varferve nuk u jipet asnje e drejte po thuajse, perpos te drejta me fjale. Po rrahen e po vriten te medhenjte e nuk po nderrmirret asgje se le me qe ne Kosove keta thone se nuk duhet te mirremi me pune femijesh. A e din si na thoshin prinderit tane kur ishim te vegjel, ndodhnin rrahje ne shkolla dhe prinderit thoshin 'sot rrahen, neser pajtohen' vetem femije jane, ok atehere nuk kemi pasur shtet sepse ishim ner Serbi po tani nuk mund te justifikohemi. Nuk e dijne se cfare abuzimi behet nese ushtrohet dhune ndaj nje femije shpesh here edhe nga vet femijet e tjere qe jane te fuqishem fizikisht me shume pasi kjo eshte tronditje psikike. Po mendojme se po jetojme ne demokraci e liri por ne te vertete po jetojme sikur ne mesjete. Edhe ne vendet perendimore ka rrahje femijesh por atje trajtohen edhe nga mediat duke bere vetedijesimin e shoqerise ndersa tek ne kjo eshte e dobet, pasi nuk perben lajme, por edhe kane institucione perkatese. Lajm perben se cili kengetar apo kengetare u zhvesh ne videoklip, cili hoxhe u rrah apo shperndau injorance me te madhe, ndersa a kane te drejta femijet a jo nuk perben asnje lajm. Shiqo as ketu ne forum askush nuk deshiron te mirret me keto probleme, krejt i injorojne keto ceshtje ndersa ne perendim nuk eshte keshtu. Keta me te shajte e me te ofendu e me te perqesh te paret jane kur eshte koha me bo dicka per shoqerine e per shtetin shumica mbyllin syte. Flasin per anetaresim ne BE por nuk e dijne se Kosova as pas 10 viteve nuk do te mund te anetaresohet ne kete union pasi nuk do te permbushe as gjysmen e standardeve, po jetojme me endrra fatkeqesisht. Perendimin e kemi kopju vetem per te keqija, te paret jemi per kete, por per dicka te mire pak behet pune.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Dhuna ndaj femijeve

    KTV rreth rastit




    (pale edhe te rrahin dhe te qesin ne youtube, rast qe i ka shoku shume njerez me te drejte)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •