Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Nano: “Katovica” një broçkull e Servetit, sheh konspiracione që nga koha e Fiqirete Shehut

    Ish-kryetari i PS-së reagon ndaj akuzave të profesorit të socialistëve për platformën “Katovica”.

    “Katovica”, Nano: Broçkull e Servetit.

    “Mbajeni larg këtë ‘dementia delirantis’, do vend në histori”


    Emri:  fatos-nano-servet-pellumbi.jpg

Shikime: 1153

Madhësia:  67.3 KB
    Ish-kryetari i Partisë Socialiste për 15 vjet, Fatos Nano, iu përgjigj akuzave të profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi, lidhur me platformën “Katovica”.
    I ftuar në emision “Debat” në televizionin “Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, zbuloi një dokument sekret të 1989-s, që Ramiz Alia e kishte lexuar në mbledhjen e Byrosë Politike. Sipas këtij dokumenti, që njihet si platforma “Katovica”, Pëllumbi tregoi se ishte Ramiz Alia që vendosi drejtuesit politikë të partive politike pas 1990-s, Fatos Nanon në PS dhe Sali Berishën në PD. Sipas kryetarit të parë të PS-së në vitin 1991, Fatos Nano, profesor Pëllumbi zhvillimet demokratike në Shqipëri i ka parë vetëm si konspiracione të mëdha, dhe jo si zhvillime historike, duke transmetuar në këtë mënyrë mentalitetin e ish-Byrosë Politike të asaj kohe. “Pavarësisht aparencave ‘akademike’, Serveti ka vuajtur që në kohën e Shkollës së Partisë të Fiqirete Shehut dhe ca më shumë në periudhën e Byrosë së Ramizit, nga ‘dementia’ e vetëpërjashtimit nga konfliktet reale të rënies së komunizmit dhe më pas të tranzicionit demokratik në Shqipëri, duke i parë ato vetëm si ‘konspiracione të mëdha’! Deri më sot i kam neglizhuar broçkullat e ‘profesorit’ si deformim karakteri!”, reagon Nano për “Panorama”. Deklaratat e profesor Pëllumbit për një skenar të Katovicës të aplikuar në Shqipëri nga Ramiz Alia, për Fatos Nanon janë vetëm një përpjekje për të zënë një vend në histori, ndërsa këshillon se nuk duhet të merren seriozisht këto deklarata. “Por, meqë tani kërkuaka edhe një vend në histori, bëni kujdes dhe mbajeni larg medias këtë ‘dementia delirantis’ që ka përfshirë ‘heronjtë e heshtur’ të regjimit të vjetër. Shkurt, jetoni jetën tuaj të lirë nga ‘viruset e Katovicës’, siç po bëj edhe unë”, shprehet Fatos Nano.

    Katovica
    Në emisionin “Debat”, profesor Pëllumbi, përmes dokumentit që zbuloi, tregoi se ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano që u vendosën në krye të dy partive kryesore politike e që drejtuan historinë politike të pas viteve ‘90 në Shqipëri. “Kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet dhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano”, u shpreh Pëllumbi. Duke lexuar pjesë të këtij dokumenti, profesori i socialistëve tregon skenarin e Ramiz Alisë se si komunistët do të mbajnë edhe në dekadat e ardhshme pushtetin politik dhe atë ekonomik. “Ndër të tjera, Ramizi thotë: ‘Do të nxitim të krijojmë parti sa të duam. Gjithsesi, këto parti duhen kontrolluar nga ne’. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: ‘Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. Me këtë strategji, brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste’”.

    Marrëdhënie të acaruara që pas mocionit të Nanos nga burgu
    Raportet mes Fatos Nanos dhe Servet Pëllumbit nuk kanë qenë asnjëherë të qeta që prej kohës së mocionit që Nano bëri në vitin 1996 ndaj drejtuesve të PS në atë kohë, nënkryetarëve Pëllumbi, Dokle, Hajdaragaj dhe Meta. “Ai mocion ishte fara e së keqes që mbolli për herë të parë Fatos Nano në partinë tonë. Në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën teknologji e formë, ai në emër dhe për interes të pushtetit të tij personal, ka sulmuar partinë dhe individët që mendonin ndryshe tij”, është shprehur pak vite më parë Pëllumbi.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Servet Pëllumbi zbardh dokumentin e Byrosë në ‘89: Ramiz Alia zbatoi Katovicën e Gorbaçovit

    Profesori i PS: PS e LSI të shkrihen në një parti.

    Pëllumbi zbardh dokumentin: Alia zbatoi “Katovicën.


    “Ramiz Alisë i kanë ardhur materialet në ’87 nga Gorbaçovi, e tha në Byro në 1989”


    I ftuar në emision “Debat” në televizionin “Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi zbuloi një dokument sekret të 1989-s që Ramiz Alia e kishte lexuar në mbledhjen e Byrosë Politike.
    Sipas këtij dokumenti, që njihet si platforma “Katovica”, Pëllumbi tregoi se ishte Ramiz Alia që vendosi drejtuesit politikë të partive politike pas 1990, reformat për pronën dhe trajtimin e ish-të përndjekurve politikë…
    Është folur gjatë që Ramiz Alia ka një rol të rëndësishëm në pluralizmin shqiptar, por dhe teori konspirative se ai ka zbatuar në Shqipëri platformën e partive të tjera komuniste të Lindjes, që njihet si platforma “Katovica”. Ju keni një koment për rolin e Ramiz Alisë?
    Unë i jam përmbajtur gjithmonë tezës që Ramiz Alia ka qenë çelësi i të gjitha situatave që janë zhvilluar në Shqipëri. Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës së ‘87. Madje, në një pritje, në prezencë të ish-presidentit Moisiu e kam pyetur: “Të ka dërguar Gorbaçovi një material për Katovicën?”, sepse Ramiz Alia ka qenë në një periudhë me Gorbaçovin në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale në atë kohë, por asgjë konkrete. Ai e mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji. Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike.
    Ka pasur edhe një përgënjeshtrim. Kanë thënë që nuk ka pasur një dokument të Katovicës. A është e vërtetë që ekzistojnë disa pika orientimi?
    Ky dokument është shtruar në Byronë Politike dhe ndër të tjera unë po citoj disa pjesë. Ramiz Alia është mbështetur në materialin e Gorbaçovit dhe thotë: “Socializmi ka dështuar. Cila do të jetë strategjia jonë për kalimin në demokraci?”.
    Ndër të tjera thotë: “Do të nxisim të krijojmë parti sa të duam, gjithsesi këto parti duhet kontrolluar nga ne”.
    Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: “Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve”.
    Momenti i dytë është ai i përndjekurve politikë: “Të përndjekurit politikë, të dënuarit politikë, duhet të përkrahen, por kurrë nuk do të lëmë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë do të hakmerren. Ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarë të tyre”.
    Problemi i tretë, lidhet me pronat: “Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne”.
    Dhe moment tjetër. “Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë”. Dhe përfundimi është ky: “Me këtë strategji brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”.
    Pra realisht me këtë strategji të Katovicës është vepruar edhe në Shqipëri, megjithëse në Katovicë të Polonisë, delegacioni i Partisë së Punës nuk mori pjesë. Por realisht materiali ka ardhur…
    Ndër të tjera, Ramiz Alia thotë se këtë material kam dy vjet që po e studioj. I ka ardhur në 1987-n dhe në tetor të viti 1989 ai e bëri publik në Byronë Politike si strategji të kalimit të Shqipërisë në demokraci. Dhe kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet edhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano.
    Kush janë “ne”, dhe kush është sot në pushtët?
    Ne në atë kohë e kishte fjalën për komunistët.
    Sot stafeta e Katovicës nga kush është marrë?
    Stafetën e ka ai që edhe sot e kësaj ditë flet për bllokmenë, për larva të Bllokut. Pra është po ajo gjuhë që ka edhe Katovica. Ka ardhur koha që kjo spirale të ndërpritet dhe demokracia shqiptare të ecë në rrugë të mbarë.
    A ka dualizëm mes Ramës dhe Metës në pushtetin e marrë më 23 qershor?
    Ngacmimet e Berishës për dy kryetarët janë të zakonshme. Unë e quaj si diversion. Ata janë dy figura politike që janë në krye të dy partive kryesore në koalicionin. Kryetari i Kuvendit me Kushtetutë quhet figura e dytë në vend. Të dy këta kryetarë kanë postet kryesore në vend. Ka shumë faktorë që koalicioni i tyre është i frytshëm.
    A e parashikoni jetëgjatë këtë koalicion?
    Ai do të zgjasë derisa këto parti të shkrihen në një. Në nivelin e bazës, ai ka qenë faktori kryesor që këto dy parti ndodhen bashkë në fushatë. Po ai faktor mund të jetë që këto parti të bëjnë kongrese veç e veç, por edhe kongrese të përbashkëta. Sepse programi është i njëjtë, qeverisjen e kanë të përbashkët. Një qeverisje e frytshme ata do t’i afrojë dhe jo t’i largojë, siç mendon Berisha.
    Me dy kryetarë?
    Partitë kanë dy kryetarë dhe kur të behet kongresi zgjidhet një kryetar. Ne duhet të gjykojmë për këtë nivel që është sot. Prirja edhe botërore e partive është drejt unifikimit të partive.
    Si e komentoni zëvendësimin e të vjetërve në PS me të rinjtë?
    Unë në përgjithësi i përmbahem parimit se duhen harmonizuar brezat në parti e në qeveri. Edhe në rastin konkret një harmonizim i mirë duhej bërë. Por, kryesorja është që PS të ketë rolin e saj me të gjitha strukturat e saj që të jetë në mbështetje të reformave dhe të ketë rolin e saj kontrollues.
    A është modeli i mirë Kodi i Etikës?
    Për të krahasuar modelet është herët. Ajo që dua të them është se qeveria duhet të transmetojë mbledhjen, se është një nga kushtet e demokracisë transparenca. Edhe siç e bënte Berisha, nuk është praktikë e mirë. Por, një lloj transparence është e domosdoshme që qeveria të jetë e hapur.

    Panorama

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Mos pafshi një ditë të bardhë nëse keni shfrytzuar dhe dëmtuar popullin e tokën Shqiptare !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Komunaret po nxjerrin e akuzojne njeri tjetrin........dhe populli rri e i voton.......
    Tosi e ka thene nje llaf burreci: ketij populli duhet ti ...... nenen qe te te respektoje. Edhe kjo fjali eshte e Katovices....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    A është demokracia shqiptare një peng i Katovicës?

    Është folur shumë për Katovicën ose më mirë për një Platformë të Katovicës përsa i përket se ç`do të bëhët pas rënies së komunizmit. Deklaratat dhe intervistat me ish drejtuesit kryesore të të dy partive të mëdha janë kontradiktore përsa i përket nëse ka patur ose jo një platformë të Katovicës dhe nëse ka patur një komunikim sekret midis Ramiz Alisë dhe Gorbaçovit për këtë problem në fund të viteve `80. Problemin e Katvicës po e spjegoj nëpërmjet një historiku të shkurtër se përse lindi idea se në Katovicë qënka mbajtur një platformë e caktuar- se si do të silleshin Partitë komuniste pas shëmbjes së komunizmit në vëndet e bllokut komunist.
    i
    Pak histori
    Sipas materialeve të nxjerra, nuk ka patur askërkund ndojë takim në Katovicë në 1987 nga blloku komunist dhe nga Gorbaçovi.
    Problemi se përse përmëndet Katovica si një platformë e veçantë e sjelljes së partive komuniste pas shëmbjes së komunizmit është pak e ndërlikuar.
    Ky problem lindi që në vitin 1981 kur në një artikull të Serg Schmemann në gazetën New York Times në 3 qershor 1981 përmënd për herë të parë se……`` Shtypi sovjetik është duke i dhënë një vëmëndje të madhe një dokumenti të përpiluar nga Partia Komuniste (Puntore) Polake e cila e mbledhur në Katovicë ka sugjeruar mbështetjen e Kremlinit për tezat e Partisë Puntore Polake e cila është `e mbërthyer` nga revizionizmi dhe oportunizmi dhe e paaftë për të kontrolluar ngjarjet….Sipas shtypit sovjetik, spikeri në takimin e Katovicës sulmoi draft-programin e Kongresit të Partisë Puntore Polake si një doktrinë që kundërshton marksizëm leninizmin. Tendenca për të fajësuar Komunizmin për të gjitha fajet dhe sëmundjet e Partisë Puntore Polake të çojnë në percepsionin publik se `partia gjoja e ka lënë pas apo i ka tejkaluar vlerat e saj të dobishme, dhe duhet zëvendësuar`. Artikulli i shtypit sovjetik i botuar gjithashtu në Varshavë, thoshte se Forumi i Katovicës e ka përshkruar situatën në të njëjtën mënyrë siç e përcaktoi BRSS-situatën e vitit 1956 në Hungari dhe atë të vitit 1968 në Çekosllovaki, përpara se Forcar e Traktatit të Varshavës të ndërhynin ushtarakisht në këto vënde për të ndryshuar kursin politik të vendosur në ato kohëra për pak kohë në Hungari dhe Çekosllovaki…..`` http://www.nytimes.com/1981/06/03/ëo...statement.html).
    Pra Platforma e Katovicës ishte realizuar nga Partia Puntore Polake për të ndryshuar kursin politik të vëndit, por kundërshtimet brënda partisë kërkonin që BRSS të mbështeste kursin e vjetër.
    Shkaqet që e çuan Partinë Puntore Polake në gjëndjen e `sëmurë` , ishtë krijimi i një opozite demokratike në Poloninë e asaj kohe që mori emrin `Solidarnost` ose Unioni i Solidaritetit që ishte i pari i këtij lloji në bllokun lindor që pas luftës së dytë Botërore, dhe që u krijua në shtator 1980 nga Lech Walesa.
    Më 1981 autoritetet polake vendosën ligjin Marcial duke e nxjerrë të jashtë ligjshëm Solidarnost-in por duke shkaktuar një sërë pasojash të rënda politike (si ato më sipër), ekonomike, dhe sociale. Blloku komunist për herë të parë pati krisjen e parë të cilën nuk e rikuperonte dot, pavarësisht Platformës së Katovicës e cila sugjeronte se Komunizmi në Poloni ka dështuar por kërkohej njëkohësisht ndihma Sovjetike për të shëruar `sëmundjen e revizionizmit dhe të oportunizmit`, por edhe linte idenë e zëvëndësimit të komunizmit me diçka tjetër.
    Ngjarjet rrodhën në favor të shëmbjes së komunizmit.
    Në 11 mars 1985, Gorbaçov zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai hedh projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçov ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte nukleare.
    Në 25 shkurt 1986-6 mars 1986 u mbajt në Moskë Kongresi i parafundit i PK BRSS, në të cilin Gorbaçov hodhi idetë e Glassnostit , Perestroika dhe të Uskorenies.
    Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takon presidentin amerikan, Reagan, në Rejkjavik, Islandë. Në 1987, firmoset Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe një vit më vonë, Gorbaçov hedh poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes, për t'u kthyer në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit, edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake.
    Në 1987 Gorbaçovi rehabilitoi shumë opozitarë të komunizmit me përjashtim të Trocki-t, që u quajt ndryshe dhe vazhdimi i de-stalinizmit që filloi në vitin 1956 në Kongresin e 20 të PK BRSS kur u publikua për herë të parë Testamenti i Leninit.
    Gorbaçovi pranoi që politika e tij e Glasnost-it dhe e Perestroika-s i detyrohej shumë `Socializmit me fytyrë humane` të Aleksandër Dubçek-ut.
    Ngjarjet rrodhën me shpejtësi. Në 11 tetor 1986, Gorbaçovi dhe Reagan u takuan në vilën at Höfði house in Reykjavík, për të diskutuar armët bërthamore me largësi të mesme në Europë.
    Për habinë e të gjithëve Gorbçcovi pranoi madje dhe eliminimin e të gjitha armëve bërthamore për 10 vjet (pra deri më 1996, në vënd të pas viteve 2000).
    Në fjalimin e 6 korrik 1989 duke debatuar për një `shtëpi të përbashkët europinae para Këshillit të Europës në Strasburg në Francë, Gorbaçovi deklaroi; `Rregulli politik dhe social në disa vënde ndryshoi në të kaluarën dhe mund të ndryshojë edhe në të ardhmen gjithasshtu, por kjo është tërësisht një çështje e çdo populli që të vendosë. Çdo ndërhyrje në çështjet e brëndëshme, osë cdo përpjekje për të kufizuar sovranitetin e një shteti tjetër (pra kundërshtoi dhe përjashtoi më në fund doktrinën e `sovranitetit të kufizuar` të Brezhnjevit), mik , ose aleat apo të ndonjë tjetri do të jetë e pa-pranueshme``.
    Një muaj më vonë në 4 korrik 1989 u realizuan zgjedhjet në Poloni dhe më në fund qeveria komuniste u shëmb.
    Disa muaj më vonë, më 9 nëntor 1989 muri i Berlinit ra (u ndërtua në 13 gusht 1961), dhe me rënien e tij- u shëmb përfundimisht blloku sovjetik.
    Pasojat dihen edhe për Shqipërinë, lëvizjet anti-komuniste ri-filluan (sepse kryengritje anti komuniste ka patur në 1946 në Postribë, dhe lufta kundër të ashtuquajtura banda anti-komuniste përfundoi më 1955), në fillim në Kavajë dhe Shkodër dhe pastaj me revoltën studentore në Tiranë qeveria e Ramiz Alisë, lejoi pluralizmin por duke krijuar me urdhër dy parti të majta (PS dhe SD) dhe dy të djathta (PD dhe PR) duke vendosur aty njerëz të ish-sigurimit të shtetit apo ish-spiuna të drejtuar nga katër ish drejtues të PPSH.
    ii
    Demokracia shqiptare 31 Mars 1991 –sot dhe pasojat e Platformës Katovica
    Fitorja për herë të tretë e të majtës së bashkuar PS+LSI+Parti të vogla ngriti edhe njëherë dyshimet se partitë e majta të cilat janë trashëgimtare të së kaluarës së PPSH, ashtu si dhe në ish bllokun komunist kanë revizionuar kalimin nga Komunizmi në Kapitalizëm duke krijuar një system të ri kapitalist post-komunist në të cilën, vëndet e ish-komunizmit dhe pikërisht ish drejtuesit e komunizmit nëpërmjet të ashtuquajturës Platforma Katovica janë përpjekur të mbajnë pushtetin, kësaj rradhe jo nëpërmjet një Partie Komuniste por nëpërmjet disa partive të ashtuquajtura të majta e të djathta dhe të drejtuara nga administrata ish-komuniste.
    Kapitalizmi gjitahstu ndryshoi formën e tij duke u bërë edhe ai një sistem post-kapitalist sepse gjithashtu u modelua nëpërmjet huazimit nga vëndet ish komuniste të ri-shpërndarjes më të mirë të të ardhurave duke lejuar emancipimet e shoqrisë kapitaliste si sindikatat, shoqatat, barazinë e grave, vendosjen e ligjeve kundër racizmit, të drejtat e kundër abuzimeve ndaj fëmijëve në familje e në punë, pakësimin e kohës së punës, rotacionin e pushteteve. Me pak fjalë u krijuan dy tipare të qarta politike në vëndet pas shëmbjes së komunizmit; parti social demokrate dhe parti liberal demokrate.
    Problemi në vëndet ish komuniste qëdroi se për një kohë të gjatë për shkak të shëmbjes së komunizmit në mënyrë artificiale, edhe në Shqipëri ish klasa drejtuese komuniste nuk e lëshoi pushtetin deri në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013, kur në krye ka hypur një klasë e re drejtuesish (pavarësisht të kaluarës familjare të të tyre),e cila përkrahet më në fund fuqimisht edhe nga BE dhe PE.
    Largimi i Berishës (pavarësisht nga meritat dhe të metat) i dha fund formalisht hegjemonisë së Platformës Katovica në Shqpëri por duke e mbajtur peng Shqipërinë për 22 vite me rradhë dhe duke i shkaktuar këtij vendi disa pasoja negative:
    - Largim masiv të popullatës jashtë shtetit 1990-2013, rreth 1.4 milion shqiptarë,
    - Korrupsion masiv dhe përvehtësim të pronës kombëtare nga ish drejtuesit komunistë, dhe njerëzit e tyre përfshi dhe shitjet e materialeve ushtarake, të rezervave të shtetit, vjedhjen e thesarit të shtetit, në një vlerë totale prej 18-22 miliard dollarë (të vlerës së viteve 1999)
    - Tranzicion i zgjatur dhe papunësi massive,
    - Vonim dhe tjetërsim i pronave të individëve dhe të komuniteteve fetare në favor të pushtetarëve dhe miqve të tyre,
    - Mos zbatim i ligjeve dhe mos pasje frike nga ligji duke krijuar një paradox të cuditshëm anti-ligjor kryesisht nga drejtuesit por edhe nga vetë popullata,
    - Cvendosje massive dhe të çregullt popullatave të veriut dhe të jugut për në qytetet kryesor Tiranë, Durrës, due zënë pronat e të tjerëve e duke krijuar konflikte të rënda pronësie aktualisht të pazgjidhshme,
    - Krijimi i piramidave monetare të cilat shkaktuan një luftë civile në vitet 1997-1998,
    - Konflikte të rënda politike ndërpartiake të cilat ende nuk kanë përfunduar për shkak se dy grupimet kryesore politike and nuk janë pastruar nga militantizmi dhe nostalgjikët e ish-komunizmit,
    - Vonesën në integrimin e Shqipërisë në BE me qëllim të vazhdimit të rrëmbimit të pronave dhe të pasurive shtetërore nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist.
    Intervista e fundit e ish-marksistit Servet Pellumbi për një farë kohe drejtues i PS për Katovicën, ndolli angazhimet e të dy ish drejtuesve komunistë përkatësisht të PS-Nano dhe të PD- Berisha për problemin Katovica. Sigurisht të tre VIP-ve ishin drejtues të dy Partive më të mëdha, por të vendosur nga Ramiz Alia në ato poste.
    Ramiz Alia e ka patur në shkollë Gorbaçovi, por është e pamundur që Gorbaçovi të ketë patur letërkëmbim zyrtar me ish drejtuesin komunist shqiptar sepse do të ishin në arkivë.
    E ashtuquajtura Platforma Katovica- për ndryshimin e sistemit komunist dhe për mbajtjen e pushtetit post-komunist me ish drejtuesit e administratës komuniste, nuk ka patur pika të caktuara përveç krijimit të partive të reja jo komuniste për shkak të dështmit të komunizmit, krijimit të glasnost-it, perestroika-s dhe uskorenie-s, dhe kalimit të butë nga komunizmi në kapitalizëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, dhe respektimit të sovranitetit të të tjerëve pa asnjë ndërhyrje ushtarake.
    Kjo vërtetoi edhe thënien e Leninit që më 1922 që lufta midis dy sistemeve të kundërta botërore: komunizmit dhe kapitalizmit, `do të ketë fitimtarin e vet se kush do të ketë rentabilitetin më të mirë ekonomik`. Fitorja i takoi Kapitalizmit, i cili sipas Reagan fitoi mbi `Perandorinë e Djallit` (komunizmit).
    Po Shqipëria? Ashtu siç ka thënë R.Alia: ``Do të nxitim të krijojmë parti sa të duam. Gjithsesi, këto parti duhen kontrolluar nga ne’. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: ‘Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. Me këtë strategji, brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste” ((http://www.panorama.com.al/2013/10/1...qirete-shehut/).
    Mohimi i kësaj të ashtuquajture `Platforma e Katovica-s` nga Nano dhe Berisha, hedhin dyshimin e mirëpranuar nga të gjithë se kalimi nga sistemi komunist diktatorial shqiptar në kapitalizmin post komunist ka ndodhur artificialisht dhe i komanduar nga PPSH,me anë të VIP-ve komunistë të asaj kohe, VIP-a që i shkaktuan Shqipërisë deri më sot shumë kokëçarje dhe problem duke vonuar sa më shumë integrimin për në BE me qëllimin e fshehtë të përvehtësimit të pasurive monetare dhe të pronave nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Muharrem Xhafa: Ramiz Alia nuk bëri mbledhje pët Katovicën, por e zbatoi

    Muharrem Xhafa, ish-shefi i Propagandës në KQ të PPSH, interviste per “Panorama”: Nuk ka pasur mbledhje byroje pa protokoll ose sekret për Katovicën, Alia ka punuar fort nën rrogoz për të rrëzuar socializmin.

    E mohon ekzistencën e dokumentit të ashtuquajtur “Katovica”, por jo zbatimin e asaj fryme nga Ramiz Alia në Shqipëri. I pozicionuar lart në aparatin shtetëror të komunizmit për gati 30 vjet, Muharrem Xhafa është në dijeni të zhvillimeve politike të asaj kohe, deri edhe në sekrete. Si ish-sekretar i PPSH-së në disa rrethe, por sidomos si shef i Propagandës në Komitetin Qendror, Xhafa është ndër personazhet kyçe që mund të dëshmojë për sinjalet e para të rënies së komunizmit, deri në përmbysjen e plotë të sistemit. Dhe teksa këto ditë socialisti i hershëm Servet Pëllumbi rihapi debatin mbi dokumentin që njihet tashmë si “Katovica”, ku citohet Ramiz Alia duke shpërndarë “porositë” e Gorbaçovit, në tetor të vitit 1989, Xhafa ka argumentet e tij për të mos qenë dakord me deklarimet e Pëllumbit…

    Prej kohësh qarkullon një dokument i cilësuar si sekret dhe i etiketuar tashmë si “Katovica”, ku citohet Ramiz Alia duke shpërndarë “porositë” e Gorbaçovit në tetor të vitit 1989. A e keni hasur këtë dokument asokohe?
    Jo asokohe, pra në vitin 1989, por unë nuk e kam hasur asnjëherë një dokument të tillë. Madje, jam i bindur se s’ka ekzistuar një dokument “Katovica” në kancelaritë e Partisë së Punës. Cilido qoftë personi që thotë se ka gjetur apo ka zbuluar ndonjë dokument për “Katovicën”, unë them se kjo nuk është e vërtetë, sepse nuk mund të zbulosh apo të gjesh diçka që nuk ka ekzistuar. Gjithashtu, dokumenti “Katovica”, sa unë jam në dijeni, nuk është diskutuar, siç thuhet, në asnjë mbledhje te Byrosë Politike. Pra, edhe Ramiz Alia nuk ka lexuar kurrfarë dokumenti të tillë në forumet e PPSH-së. Po edhe unë, ashtu si të tjerë, kam dëgjuar se qarkullonte një dokument “Katovica”, i shkruar me shumë faqe, madje më ka rënë në dorë dhe e kam lexuar, por as që e kam vlerësuar për dokument dhe as nuk ka qenë dokument. Se çdo dokument zyrtar ka disa parametra të caktuar për t’u quajtur i tillë.

    A ka gjasa që ky dokument të jetë i vërtetë?
    Sa lexova unë, nuk më duket se profesor Serveti të ketë pohuar se ka zbuluar dokumentin apo “Platformën Katovica”. Ai shkruan se “Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike”. Pra, nuk thotë më shumë. Po është tjetër dokumenti “Katovica” dhe tjetër një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë apo e dikujt tjetër. Më tej, ajo pjesë e faksimiles që ju keni botuar në “Panorama”, ma përforcon mendimin se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë dokumenti “Katovica”, sepse është një material me plot gabime ortografike. Një herë, vetë Ramizi shkruante pastër dhe pa gabime ortografike. Tjetër, ai kishte një staf shokësh e shoqesh mjaft të kujdesshëm dhe shumë të përgatitur nga ana gjuhësore, të cilët kalonin materialet e tij dhe nuk u shpëtonte, të themi, asnjë gabim ortografik. Në çfarë është botuar në “Panorama”, lexojmë se faksimilja është marrë nga vendimet e Byrosë Politike në tetor të vitit 1989. Po e përsëris: Sa kam unë dijeni, nuk është bërë asnjë mbledhje e Byrosë Politike në tetor të 1989-s për “Katovicën”, me përmbajtjen që ka faksimilja.

    Mbase është zhvilluar ndonjë mbledhje sekrete…
    Po, kushedi, mund të mos jetë e saktë edhe kjo që them unë, sepse ka pasur gjëra “sekrete” edhe për ne shefat kryesorë të aparatit të KQ të PPSH-së. Por, kjo nuk ka ndonjë vështirësi për ta gjetur në origjinal, sepse, po të jetë e vërtetë, vendimi i Byrosë Politike ndodhet në Arkivin e Shtetit. Përndryshe, kemi të bëjmë me një abuzim.

    Atëherë, përse Servet Pëllumbi, para pak ditëve pretendoi se dokumenti është i vërtetë?
    Unë nuk e di se për ç’arsye profesor Serveti pretendon se dokumenti “Katovica” është i vërtetë. As them, siç është shprehur Fatos Nano, se Serveti po përpiqet të zërë një vend në histori dhe të bëjë rolin e heroit të heshtur të regjimit të vjetër, rol që, shtoj unë, për turpin e tyre e kanë luajtur dhe po e luajnë shumë të tjerë, ish-kuadro të lartë në ndërtimin socialist të vendit. Po kështu, nuk them se Servet Pëllumbi është sovjetiku i fundit në politikën shqiptare, d.m.th. i sovjetikëve, siç është shprehur Sali Berisha në replikën me Pëllumbin. Profesor Pëllumbi, në qoftë se pretendon se faksimilja e paraqitur prej tij përbën një dokument autentik, duhet të tregojë dhe se në cilin arkiv të vendit tonë ndodhet ky dokument. Përndryshe, kemi të bëjmë me një abuzim të panevojshëm. Këtu dua të shtoj se po të kishte qenë një dokument i vërtetë, media shqiptare do ta kishte nxjerrë dhe nga fundi i dheut, siç ka vepruar në raste të tjera deri në marrëzi.

    A ju kujtohet se çfarë profesioni dhe pozicioni politik ka pasur Pëllumbi në vitin 1989 dhe a ishte ai aq i afërt me Alinë sa ky t’i besonte një dokument të tillë?
    Kujtoj që, në vitin 1989, profesor Serveti ka qenë pedagog i Filozofisë në Universitetin e Tiranës “Enver Hoxha”. Sa ka qenë atje, nuk ka pasur ndonjë pozicion politik të rëndësishëm në Parti, por kjo nuk e ka penguar për të qenë i afërt me Ramiz Alinë, sepse Serveti gjithnjë ka qenë i afërt me udhëheqjen e lartë të PPSH-së, edhe në Korçë, edhe në Shkollën e Lartë të Partisë “V I Lenin” në Tiranë, edhe në aparatin e KQ të PPSHsë si shef i Sektorit të Edukimit Marksist-Leninist.

    A ishte aq i afërt me Alinë, sa ky, siç thoni ju, t’i besonte Servetit një “dokument” sekret të tillë, të këtij niveli?
    Unë nuk e besoj, po një gjë e them me siguri: Për aftësitë që Serveti kishte në shkencën e filozofisë marksiste-leniniste dhe të mendimit teorik të PPSH-së dhe Enver Hoxhës, Alia e ngarkonte atë herë pas here me detyra të veçanta ose drejtpërdrejt, ose nëpërmjet shokëve me përgjegjësi në aparatin e KQ të PPSH-së. Unë kam jo pak raste për të konkretizuar këtë që po them, por nuk është e nevojshme.

    A ka qenë i ftuar Ramiz Alia në Katovicë, në vitin 1987?
    Unë ju them me saktësi se Partia e Punës e Shqipërisë dhe Ramiz Alia nuk janë ftuar, pra nuk kanë pasur ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Katovicës në Poloni, në 1987-n. Gorbaçovi atje mblodhi udhëheqësit e ish-partive komuniste të vendeve të Europës Lindore, që mbështesnin vijën dhe politikën e ish-Bashkimit Sovjetik të udhëhequr prej tij. PPSH-ja nuk bënte pjesë në grupin e atyre partive, të cilat i quanim revizioniste dhe as mbante ndonjë marrëdhënie me to. Nuk duhet harruar se dy vjet më parë kishte vdekur Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk e kishte guximin të ndërmerrte hapur nisma si ajo e Katovicës. Po kështu, nuk duhet harruar as Kongresi i 9-të i PPSH-së, i cili u quajt kongresi i vazhdimësisë. Asokohe, Alia deklaronte se Shqipëria nuk është as Lindje e as Perëndim, tjetër gjë se si rrodhën punët më pas.

    Panorama

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Katovica shqiptare permes njerezve te klonuar.

    Një takim me Ramiz Alinë (edhe) për Katovicën
    40
    Nga Bedri Islami
    Postuar më: 22 Tetor, 2013 tek Analiza

    Në shtatorin e vitit 1992, krejt papritmas, miku im i vyer, Shaban Sinani, pa asnjë dyshim njëri ndër dijetarët më të çmuar në gjithë trevat shqipfolëse, më tha se, Ramiz Alia, i cili kishte tashmë disa muaj që nuk ishte më presidenti i Shqipërisë, kishte dëshirë të takohej me mua. Edhe unë kisha dëshirë të takohesha me të, nuk e kisha takuar asnjëherë më parë dhe, si ndodh rëndom, nuk do e takoja asnjëherë më edhe në të ardhmen.

    Isha gazetar i “Zërit të Popullit”, dhe pa droje mund të them se isha ndër më kryesorët e asaj periudhe, kur shumë nga ata që për shumë vite kishin punuar aty, tashmë kishin ikur. Të ikurit ishin shpallur opozitarë fillimisht, pastaj ishin bërë një nga zërat e partisë që kishte ardhur në pushtet, Partisë Demokratike.
    Ishim pak vetë në gazetë dhe na duhej të bënim disa shkrime në ditë. Ishin shkrimet e para kundër një regjimi që po vendosej ashpërsisht, përmes dhunës, dhe tash më vjen mirë që kam qenë nga zërat e paktë kundër kësaj politike të mbrapshtë. Të shkruash sot për “bëmat” e Sali Berishës është qejf, të shkruaje para dy dekadave për atë që kishte filluar të bënte ai, ishte e vështirë, për të mos thënë se ishte nga gjërat më të rrezikshme. Kisha thuajse çdo ditë nga një shkrim e më shumë se aq: njerëzit po largoheshin nga puna përmes disa copave letrash që i gjenin pas portave; këto kanë qenë largimet e para masive me urdhrin e një partie që po instalonte diktatin e saj; dhuna e rrugës, si kundërvënie e lirisë, po sundonte kudo, kishte një ngutje të jashtëzakonshme për rehabilitimin e kujtdo që kishte qenë i nëpërkëmbur në të djeshmen, deri edhe tek kriminelët e luftës; të burgosurit si agjentë të Serbisë, jo vetëm po rehabilitoheshin, por edhe ishin deputetë, ndonjëri edhe ministër apo në Gjykatën e Lartë; kisha serbe po hidhte rrënjët e para në veriun e vendit, ndërsa në jug kishte filluar shtrirjen kisha greke; enigma e vrasjeve të 2 prillit kishte rënë mbi gjithçka që mund të ndodhte në të ardhmen, përmes rrënimit njerëzit prisnin mrekullinë, por ajo nuk po vinte. Një qeveri që ,përmes mjegullës së politikës, po vidhte gjithçka kishte ardhur. Disa ditë para takimit kisha botuar në gazetë , në disa numra radhazi, shkrimin “Stop qeverive të tipit Vërlaci” dhe pikërisht në këtë kohë, krejt befas, më erdhi ftesa e ish-Presidentit të shtetit shqiptar, Ramiz Alia.

    Një nxitje nga fati i babait
    Nuk e dija përse më kërkonte, por edhe unë kisha dashur të takohesha me të. Ishte njëri ndër drejtuesit kryesorë të një pushteti që kishte shkuar, për më tepër, kishte qenë mik i babait tim, Zenel Islami. Enigmën e vrasjes së tim ati mendoja se do e kisha përmes rrëfimit të tij, pasi kishte ardhur koha të dija më shumë se sa kisha lexuar në dosjen e tij në Ministrinë e Brendshme, e po ashtu, edhe më tepër se do të lexoja disa vite më vonë në një dosje tjetër të tij, në Arkivin Qendror të Shtetit.
    E gjithë kjo më është kujtuar këto ditë, kur njëra nga enigmat e kohës, ajo e Katovicës, doli edhe një herë në sipërfaqe, për tu pohuar një herë nga një njeri disi larg saj, e për tu mohuar dy herë nga dy njerëz që ndodheshin brenda saj. Ka më shumë se 20 vite që kjo histori përsëritet, herë pas here enigmat rreth saj janë shtuar, herë-herë gjërat kanë qenë më të qarta, por, sido që të ketë ndodhur, ajo është shfaqur e plotë në politikën shqiptare, e për fat të keq, është shfaqur më e dhimbshme se kudo tjetër. Edhe atë ditë, në vizitën e gjatë, disa orëshe me Ramiz Alinë, është biseduar për një gjë të tillë, megjithëse nuk është përmendur asnjëherë fjala Katovicë, marrëveshje apo diçka e ngjashme.
    Kur unë shkova tek ai, i shoqëruar nga një njeri i çuar i zotit Alia, në katin e dytë të një pallati afër qendrës, njeriu i parë që takova ishte vjehrra e bijës së tij, shkodrane e vjetër, Mili, motra e heroit të popullit, Ahmet Haxhia, njëri ndër qëndrestarët e Vigut. Ne njiheshim prej viteve, mund të them se e njihja gjithë familjen e saj që kur kisha lindur, me nënë Lajën, e njohur për stoicizmin e saj e të tjerët. Duke qenë nip i Gjylbegajve, unë isha i lidhur njëkohësisht edhe me familjen e tyre.

    Një poet bëhet shkaku

    Në të vërtetë bisedën që ka lidhje me Katovicën nuk e fillova unë. Unë kisha shkuar në shenjë respekti për Njeriun që më kishte ftuar, por edhe për të ditur më shumë për jetën e vdekjen e babait tim. Kisha botuar pak ditë më parë një tjetër shkrim, “Unë, djali i Zenelit të Migjenit”, dhe e dija se Ramiz Alia ishte në dijeni të këtij fakti.
    Nuk ndodhi ajo që prita në lidhje me historinë e babait tim. Zoti Alia më tha shkurt se asaj kohe, kur kishte ndodhur ngjarja me babanë tim, ai kishte qenë thjeshtë kandidat i Byrosë Politike, jashtë kësaj sfere, se kishte dëgjuar vetëm përciptazi për ngjarjen e kjo kishte qenë një punë për instancat e tjera të shtetit. Më tregoi për rehabilitimin e tij gjatë vizitës së Enver Hoxhës në qytetin e Pukës, por përsëri la pas vetes enigmën e mosdijes. Gjithçka ishte në natyrën e tij, hiqte diçka nga mjegulla e njëkohësisht hidhte pjesë të një mjegulle tjetër.
    Bisedën për Katovicën, përmes një emri tjetër, e filloi poeti Frederik Reshpja, i cili erdhi pas meje, së bashku me një emigrant nga Lezha, dhe pasi qëndroi diçka më shumë se një orë, u largua përsëri.
    Frederiku, me të cilin ishim miq të hershëm, botonte dhe drejtonte aso kohe një gazetë të ashpër kundër qeverisë. Gazetës i kisha gjetur unë emrin, dhe financohej nga Partia Socialiste, më saktësisht nga Shair Vukaj, i cili drejtonte PS ne Shkodër. Frederiku e respektonte zotin Vukaj, marrëdhënia mes tyre ishte jo e njëkahshme, ndoshta kjo e kishte bërë që ai, ish i burgosur politik, të ishte ndër kandidatët e PS-së në zgjedhjet e vitit 1992.

    Pyetja që nxiti Udhëheqësin
    Frederiku, si ishte në stilin e tij, e pyeti drejtpërsëdrejti:
    Përse e bëtë këtë zgjedhje, përse zgjodhët Nanon e Berishën për të drejtuar shtetin? Ishte idea juaj apo ju a dha dikush tjetër këtë ide?

    Zoti Alia nuk u përgjigj menjëherë. Ai kishte qëndruar pranë dritares dhe , pasi u mendua pak, i tha se kjo ishte rastësi, se ai nuk kishte pasur asnjë mundësi zgjedhje, por koha kishte qenë përcaktuese.

    Frederiku, përsëri i drejtpërdrejtë, nuk e la të mbaronte fjalinë e tij, e cila do të ishte edhe më e gjatë se zakonisht, sikur përmes fjalëve të fshihte diçka që e dinte vetëm ai, dhe e ndërpreu:

    -Zoti Alia, këtu jemi mes miqve, jemi tek ju, nuk ka prerje në besë, kush tjetër mund ta bënte këtë në mos do e bënit ju vetë. Ju kishit gurin, kishit arrën, kishit fuqinë për të shtypur arrën. Mes gjithë të tjerëve, ju përcaktuat dy komunistë. Çfarë marrëveshje keni bërë me to…

    Nuk do të zgjatem me dialogun mes tyre, i cili dukej si në një teatër absurd, sepse njëri pohonte, tjetri mohonte, me atë qasjen karakteristike të njerëzve që dinë më shumë se kaq e nuk mund ti thonë të gjitha. Më pas, Frederiku botoi diçka në lidhje me këto biseda, por përsëri ishte gjithçka e njëanshme.

    Vetëm për vetëm me Ramizin
    Frederiku, së bashku me atë djalin lezhnjan, emigrant në Itali, u larguan. Më kishte mbetur mendja tek ato që kishte thënë poeti i disa herë dënuar, tek një enigmë që përcillte gjithçka që po ndodhte dhe vetja më dukej naiv që gjithçka e kisha marrë shumë seriozisht, sa kisha rrezikuar edhe veten.

    Përballë meje ishte njeriu që i dinte të gjitha, ndoshta edhe i kishte përgatitur vetë të gjitha ato që kishin ndodhur, por , si duket, ose i kishin dalë nga duart pejzat e lojës politike që kishte thurur, ose kishte marrë një paralajmërim të ashpër që të heshtë. Në të vërtetë, edhe më pas, me heshtjen si shenjë e mosndëshkimit, do të ndeshesha edhe më pas, por asaj dite, pasi nuk kisha mësuar asgjë më shumë për ndodhinë me babanë tim, ndonëse isha tek njëri nga miqtë e tij të rinisë, kisha ende diçka më tej se ajo që mund të quhet e imja, personale.

    Nuk e dija ende përse më kishte thirrur, gjithë ajo që kishim biseduar deri atë moment kishte pasur lidhje me mua, me ndërprerjen që bëri ardhja e shkuarje e Frederikut dhe me enigmën që ishte krijuar.

    Asaj dite, për herë të parë, pas më shumë se dy orëve, unë kisha një pohim, ndonëse jo të plotë, se gjithçka kishte filluar tek zyra e tij, në mendimin e tij dhe të dikujt tjetër që ishte shumë pranë tij. Ai nuk kishte pasur kurrë besim tek anëtarët e tjerë të udhëheqjes, i kishte mbajtur afër se kishte pasur droje fillimisht prej tyre, por pastaj nuk kishte gjetur rrugë tjetër për të qenë larg tyre, vetëm duke i joshur me premtimin se përsëri ato do të jenë aty, Zot të fatit të vendit, jo vetë ata, por pinjollët e tyre, të afërmit, njerëzit që do të zgjidhnin vetë ata. Ai vetë kishte menduar gjatë për këtë zgjedhje, për të pasur një rrugë krejt tjetër, disi të pamenduar nga të tjerët, por që ishte qartësisht e lexueshme në mendimin e tij.

    E kisha pyetur përse shteti u shkërmoq ashtu, si një letër e vjetër, përse gjërat nuk kishin lëvizur më parë nga vendi, kur duhej të ishin lëvizur, përse një herë, në fjalimet e tij na jepte kumtin e shpresës se gjërat do të ndryshojnë, e disa ditë më pas, na sillte haberin e mos-ndryshimit.

    Disa incizime të konservuara

    Besoja se ai kishte diçka për mua, ndoshta kishte një nevojë për mua, jo si djali i Zenelit, por si një gazetar i njohur, i cili, për më tepër, edhe sapo ishte zgjedhur në organet e larta drejtuese të PS. Nuk e dija se çfarë mund të ishte e gjithë kjo, kur më në fund, ai më tha të dëgjoja disa biseda të incizuara mes tij dhe të disa prej atyre që më pas do të ishin në drejtimin e pluralizmit në Shqipëri. Ishin biseda të zvarritura, ku kishte hutim, ngecje, ngurrim, por edhe besnikëri. Ishte përsëri diçka jashtë mendjes sime, kisha çar sinqerisht se gjithçka po bëhej për të mirën e një vendi që sapo kishte dalë nga rrënojat e një politike të mbrapshtë, kurse e vërteta ishte se nuk do të kishte ndërrim të erës, por vetëm të kuajve që do e tërhiqnin atë.
    Po rrija në atë dhomë të vogël, ku kishte vetëm një raft librash, një kanape tre-vendëshe dhe një kolltuk, ku rrinte vetë Ai, dëgjoja fjalët e tij, të cilat nuk do të ishin të njëllojta me shpjegimet e më pasme dhe kur do të largohesha më premtoi se shpejt, shume shpejt do të kisha një kopje të incizimeve të bëra.
    Kam qenë i bindur asaj dite, por jam i bindur edhe tash se, e gjithë ajo që donte të krijonte rreth vetes, ishte një mbështjelle mbrojtje, sepse tashmë lojërat e nisura prej tij kishin dalë jashtë kontrollit, dhe gjithçka mund të binte mbi fatin e tij. Një ditë më pas, ende nën ndjenjën e çuditshme të një takimi ku kisha shkuar me një shpresë tjetër, botova pjesë të bisedës sonë, pa e ditur se kjo kishte qenë një fragment i asaj që do të njihej nën okelion “Katovica”.

    E gjithë kjo, tash, pas njëzet e ca viteve, do e kishte humbur rëndësinë e saj, nëse nuk do të ndodheshim para një Katovicë të re, e cila, qofsha i gabuar, mund të jetë edhe më e rrezikshme se e para. Kjo Katovicë e re mund të përmblidhet tepër shkurt nën pyetjen se kush e solli Lulëzim Bashën në politikën shqiptare, cila Katovicë e re u bë shkaku i kësaj ardhje, cila marrëveshje pret të zbulohet, cila enigmë fshihet pas saj. Enigma e re ende nuk ka filluar të zbardhet, jo se kërkon kohë, por sepse edhe sot, sa herë që mund të ndodhë një gjë e re, nxirret nga sirtari fillesa e pluralizmit, e cila sado e mbrapshtë të ketë qenë, nuk është asgjë me atë që vjen në ditët e ardhshme.
    Nga vjen e ku shkon Lulëzim Basha? Cila Katovicë e solli atë në politikën shqiptare? Kjo është një temë tjetër, e cila nuk i takon këtij shkrimi…

    bedri i slami ok

    Kush është Bedri Islami:

    Ish-gazetar i Zërit të Popullit, disident që në ditët e para me ardhjen e Berishës në pushtet. Djali i atij që quhet “Luli i Vocërr” prej nga u frymëzua Migjeni për kryeveprën, në vitet ’90 Islami emigroi jashtë vendit dhe u lidh me rezistencën kosovare. Shumë shpejt arriti të bëhet pjesë e lidershipit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e nuklit të saj, Islami konsiderohet si njeriu që sot mban arkivën e fshehtë të shërbimit sekret të rezistencës kosovare. Në Kosovë Islami është një ndër autoritetet më të respektuara dhe i njohur për lidhjet dhe ndikimin në qarqe të larta politike. Aktualisht Bedri Islami jeton me familjen në Gjermani.
    .................................................. .................................
    Anesti_55
    Nuk e njihja kete njeri me histori kaq interesante, ku ze fille "Luli i vocer"Migjeni Zeneli, profecia e Migjenit se nese Zeneli do te ngrihet, shpejt do te rrezohet...vetvrasja e dyshimte e te atit(i diplomuar ne BRSS), drama e nenes se tije, besnikeria ndaj bashkeshortit("nuk e divorcoj, do te jem perhere e tije, pasi kerkush nuk me argumenton vdekjen "), me pas kemi Bedriun te rritet dhe te ushqehet me mesimet e vrasesit te babaiot te tije, te klonohet dhe ta kemi sot ketu mes nesh si nje produkt i drames, tradhetise. mizorise, ligesise, imoralitetit te mardhenieve njerezore, sa frike nga kjo lloje specie e klonuar,e ndoshta jo per faj te tije.Si munde ta konsideroje veten ky njeri besnik i sferes se larte te diktatures, a ka moral ketu, a ka nje dhimbje per dramen e familjes, respekt ndaj babait, nenes se tije? Si mund te jete ky njeri penda e arte e Zeri Popullit, organit vrastare te diktatorit?! po ky njeri nuk u largua vete per ne Kosove, por ka qene nje program qe ne vitin 199o-1991, kur u pregatiten 2 grupet militare ne zonen e Dajtit ne Tirane.Bedriu mund te kete qene nje keshilltare politik.Ky grup ne te shumten e antareve te cilet ne dukje ishin anonime, u dekonspiruan dhe per kete akuzuan Sali Berishen dhe Gaziden.(Berisha , ne ate kohe qe u likujduan shume prej antareve , nuk kishte ardhe ne pushtet, ishte dhjetori i vitetit 1991.)Ne Maj te 1992,nje muaj pasi Berisha u ul ne karrigen e kryeministrit, ju kerkua nga antare te ketij grupi qe te sulmonin Serbine, te cilen me te drejte Berisha nuk e pranoi.Kjo solli dhe ate mendim se Berisha ishte tradhetare etj etj dokrra , prej mendesive te trimit dhe jo te intelektualeve.Personalishte mendoje se Ramiz Alia, perdori kete shtrese intelektualesh, qe ne jetesimin e tyre familjare; kishin dy anet e medaljes dhe mund te penetronin me te, sipas rastit dhe rrethanave.Ramizi per te qene i sigurte ne zbatimin e Perestrojkes,dhe per te shpetuar fundja familjen e tije dhe te diktatorit Hoxha, u hodh me shpejtesi per te krijuar celulat kosovare, tek e cila fundja dikatori dhe politika shqiptare kishte reputacion, pasi kosovaret nuk e njihnin realitetin.Shume punonjes te sigurimit shkuan ne Kosove, jo per clirimin e saje, por per pregatitjen e celulave ne krah te Ramiz Alise, per te mbrojtur katovicen dhe per te shtypur c'do mundesi qe te presekutuarit te organizoheshin , te mernin pushtet dhe sigurishte sot nuik do te behej fjale per komuniste me pushtet.Ketu te linde dhe dyshim per likujdimin e Azem Hadarit, i cili tashme kishte dale nga kthetrat e Berishes dhe pas kthimit nga SHBA, po ndermirrte veprime te dhunshme per te kap pushtet, pasi partia qe ai krijoi, dukert se e kishte braktise.Azemi ishte produkt i paster i dhjetoristeve, ishte desident natyrale dhe ai sapo kishte filluar te denonconte elementet me dy medalje te interferuar ne PD.Prandaj Hajdari duhet te eliminohej.Me te tille element te klonuar dhe besnike te diktatorit Hoxha eshte mbushur Shqiperia dhe Kosova gjithashtu.Kemi Bedirun, por kemi dhe poete e historiane qe kane marre detyra mbi vete.Ja tek e kemi "Jetimin" e diktatures , te lujae me dyshimet rreth Berishes, por Berisha nuk del kurre pa pushtet dhe imunitet, ja tek e kemi te shqetesohet per Bashen, por dhe Basha eshte futur ne nje rang, ku imuniteti politik do ta lejoje te penetroje ne politiken shqipatre.Nese dikush sot do te hedhe idene qe te presekutuarit (e paster) dhe ish pronaret te organizohen ne vete politikisht, me siguri do te ndeshkohet.Keto jane sot njerzit rreth Jakup Krasniqit,mik i Ramiz Alise, por dhe i Berishes, i cili si produkt i komunizmit jugosllav sot ruan te njettat lidhje me sigurimin shqiptare dhe trashegimtaret e diktatures komuniste ne Shqiperi.Dikur pyeten se "Ceshte facizmi" dhe ne metafore ju tha se ishte sin nje hallve me shume sheqer, por nese ju pyesni sot se C'eshte komunizmi, une mund tju them se pikerishte nje qenije e klonuar qe nuk njeh me as prinderit e vet bilologjike, njeriu qe ha njeriun.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 22-10-2013 më 10:08
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    OLIGARKIA: PARIA E TIRANES DHE FAMILJET MAFIOZE LOKALE

    Në listat e kandidatëve për deputetë kishte kusherinj, krushq, kunetër, shumë spiunë, sambistë, policë, doganierë e hetues, ndërtues, bodigardë dhe trafikantë. Mbi të gjitha kishte lista të konsoliduara të familjeve mafioze të politikës shqiptare si të Ortës se Jenicerëve, Trustit të Gështenjave të Tropojës, Klanit të Zemunit dhe të Cetës se Lavatriceve. Më i pastri në këto lista kandidatësh është Ilir Meta. Sepse ky ta thotë në sy dhe kur e bën e bën si burrat. Edhe kur i merr 700000 euro për shtatë minuta (dhe del i pafajshëm) të thotë në sy se nuk i ka marrë. Kush është ai burrë që thotë se ky të fut një plumb? Përse nuk i ndodh ende gjë Dritan Priftit?

    Kishte ca emra të rinj që nuk i njihja fare. E kështu hapa edhe ato kartelat që i mbaj në një vend me biografinë e secilit sepse, në listë më dolën edhe disa emra që nuk i njoh ose që i njoh pak sepse duket sikur sa dolën nga sirtarët. Mirëpo mbasi e vrava trurin, gërmova pak më shumë, pashë për kë kishin punuar, kush ishin daja, burri, krushqia, xhaxhai e babai, dhe i gjeta edhe të dhënat e këtyre në kartelat e të tjerëve. Sepse ca i njoh mirë, e për dreq, edhe më mirë nga sa dua t’i njoh; gjithkush e ka një shqisë që e bën të jetë më i vëmendshëm kur e ndjen gjarpërin rrotull, dhe unë nuk bëj përjashtim. Por edhe shumë nga këta që nuk i njihja mire apo hic fare, kishin qënë ata që ishin përdorur për punët e pista, që nga institucionet e shtetit, ministritë, zyrat, partitë e deri tek strukturat e shoqërisë civile. Kanë mbaruar shkollat jashtë, rrinë në hije, lënë baseta dhe I fryjnë flokët, por njëlloj janë, gjarpërinj si mjeshtrit e ustalarët e tyre.

    Gjithsesi, duke e ditur që të gjithë do të flasin për listat e do të merren me kandidatët, me krimet që kanë bërë, me të përjashtuarit etj. etj. dhe ne Rrethin e Ferrit ka pasur disa shkrime shume cilësore, vendosa të përqëndrohem në një paradoks kyc. Paradoksi është zgjerimi i rrethit nga paria dhe njohja zyrtare si forca politike të mirëorganizuara e familjeve mafioze lokale. Tashmë, nuk them ndonje gjë të re po të them se në shtetin shqiptar sundon krimi i organizuar. Nuk është as e panjohur që shqiptarët po detyrohen që të zgjedhin midis dy karteleve të familjeve kriminale. Këta që pajtohen për të grabitur, vrarë, rrënuar e shkatërruar shqiptarët, luftojnë si familjet mafioze për territor. Paradoksi është se në këto lista, shihet që familjet e mëdha mafioze iu kanë bërë vend edhe familjeve lokale. Kuvendi është bërë Kupola.

    Listat e deputeteve të sigurtë, dhe të atyre që do të luftojnë me njëri tjetrin treguan qartë se sistemi është një oligarki e pastër mafioze me klane katundare kriminale. Një grusht familjesh kriminale që kontrollojnë ekonominë, propagandën dhe vlerat, kontrollojnë edhe politikën. Organizatat e parisë kanë, sic do ndërtesë, një fasadë që është moderne e që quhet parti. Mirëpo këto struktura janë shumë të bukura nga jashtë por përbrenda, janë si kampe përqëndrimi që sundohen me dorë të hekurt nga kryetari respektiv dhe që na shesin ushtarët e tyre si politikanë. Brenda këtyre partive ka klane të pastra mafioze e kriminale, njerëz që kanë bërë të pabërën, dhe që nuk ndalen para asgjëje. Këta janë ata që njihen si Orta e Jenicerëve, Trusti i Gështenjave të Tropojës, Mister Ndertuesit, Ceta e Lavatriceve, Klani i Zemunit dhe disa struktura të tjera të këtij niveli, emrat e të cilave dihen por nuk thuhen sepse njerëzit kanë frikë.

    Mirëpo listat ishin të balancuara. Familjet e njohura mafioze kishin një përqindje të sigurtë të deputetëve. Ama, të tjerët që ishin në lista ishin disi panatyrshëm në ato vende. Sepse ata nuk janë pjesë e oligarkisë së Tiranës, por janë jestarë e përfaqësues të klaneve mafioze e kriminale locale katundare.

    Prandaj, fenomeni më i spikatur i këtyre listave është tërheqja e familjeve mafioze të parisë së Tiranës të drejtuara nga Sali Berisha, Edi Rama, Gramoz Ruci, Ilir Meta, dhe ata kapitenët e familjes si Fatmir Mehdiu, dhe të klaneve që janë duke ndenjur me vetëdije jashtë politikës për të hyrë, ose më mirë për t’u kthyer me 24 qershor si shpëtimtarë, si ministra apo si luftëtarë. Listat tregojnë se paria pranoi që edhe familjet mafioze lokale të vendosin deputetët e përfaqësuesit e tyre në vendet më të sigurta, më të shkëlqyera e më të garantuara në lista. Kompromisi i arritur midis parisë sunduese të Tiranës, klaneve të familjeve mafioze si Trusti i Gështenjave të Tropojës, Ortës së Jenicerëve, Klanit të Zemunit, Cetës së Lavatriceve e të tjera kësisoj vëllazërish cubnore katundare krahinore nga një anë, dhe mafiave të vogla lokale të drejtuara nga kandidatët për deputetë në këto lista (ose nga vëllezërit, vjehrrit, kushërinjtë, vëllamët etj.) nga ana tjetër, është tregues për shumëcka.

    Cka tregon kjo? Kjo tregon se paria e Tiranës i ka frikë dhe është e pazonja t’i kontrollojë familjet mafioze lokale. Me një fjalë, Paria e Tiranës në thelb është dorëzuar para këtyre strukturave mafioze lokale. Sali Berisha mund t’ia presë krahët Jozefina Topallit e Ridvan Bodes, por nuk ka c’i bën as Dashnor Sulës e as Igli Carës, pardon, Sokol Olldashit, Lefterit e Sherefedinit. Edi Rama mund të luajë me Erjon Bracen, por Xhemal Qefalisë nuk ka c’i bën se ikën e gjithë komuna e Dajtit. Ilir Meta nuk e prek Lefter Kokën për të mos folur për të tjerët. Saliu e hodhi poshtë autobuzit Nikollë Lesin pa u kthyer nga Spiteni në Tiranë sepse ka një bandë tjetër që ofron 1218 vota të numëruara kokë më kokë. Kështu, duke parë listën sheh banda, kriminelë, mafiozë, vrasës që kanë vënë përpara nusen e vëllait dhe e bëjnë deputete në parlament.

    Mirëpo, do të ishte e pranueshme po të ishin fytyra të pastra. Por këta as nuk lodhen për të mashtruar. Ajo që bie në sy është numri i individëve në lista që janë njerëz që janë arrestuar, dënuar, hetuar, burgosur etj etj. e që shkurt kanë pasur marrëdhënie jo të këndshme me drejtësinë edhe brenda edhe jashtë vendit. Me qetësi numërova individët që nuk kanë marrë vizë nga ambasadat e vendeve të huaja, se këtë e mbaj në kartelë. Dhe më dolën një grusht i mirë. Gramoz Ruci nuk mori vizë për në SHBA. Lefter Maliqi u refuzua nga Mbretëria e Bashkuar. Agron Duka nuk mori vizë kur ishte Ministër i Bujqësisë. Një kandidat e zunë duke ikur me tren tek dashnorja dhe e kthyen me vrap. Një kandidate e zunë duke vjedhur në supermerkato fustan. Një tjetër e ndalën në aeroport. Një tjetri i kanë vënë videon me atë zonjushën që nuk don të bëhet zonjë. E kështu me radhë. Të gjthë kanë nga një histori që të ngre qimet e kokës përpjetë.

    Më nje fjalë listat quhen “të fitores” por i ngjajnë radhës së nevojtores në burgun përjetë që nuk e kemi!!! Ky burg duhej të ishte për kriminelët, hajnat, cubat, banditët, të zvetënuarit, spiunët, dyfytyrëshat, trefytyrëshat, asnjëfytyrëshat, fytyrëmunguarit, fytyrëharxhuarit, fytyrërreckamanët dhe fytyrëdhjeramanët. Sepse, kur këta që duhet të jenë në burg, si pjestarë e ushtarë cuba e hajna, banditë e vrasës të klaneve mafioze, duan të jenë deputetë, a ka burrë nenë që të mendojë që të fusë në burg trafikantët, vrasësit e vegjël, mashat e këtyre, ustallarët e gomoneve, pushtët e kodoshët, masakarenjtë dhe llumin që bën poshtërsi të vogla përditë e gjithkund në shtetin shqiptar?! E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që nuk e kanë cuar listën tek Interpoli sepse kushedi se sa vetë do të hiqeshin apo do të dorëhiqeshin menjeherë.

    Këta janë në krye ajo pjesa që nuk duhej të ishte as në fund. Mirëpo këta janë përfaqësues të fuqishëm të mafiave lokale. Në se bandat që kanë përfaqësuesit e tyre në politikë arritën të mbrrijnë deri këtu, si iu bëhet gjatë e mbas zgjedhjeve? Kuvendin do ta bëjmë Kupolë. Dhe kjo do të jetë kupola e oligarkisë më kriminale në botë, sepse këtu i gjen të gjithë mostrat e monstrat e krimit e të jetës së nëndheshme. Ky Kuvend nuk do të jetë një ndërtesë me ngjyrë e me dritë të kuqe, sepse partitë i kemi me të gjithë ngjyrat e ylberit, por është një paradhome gjykate a burgu. Këta duhej të ishin në burg. Këta kanë qënë në burg, edhe kur kanë qënë hetues e gardianë, spiunë e informatorë, kuadro kursesh në Pukë e konviktorë të uritur pa bukë, doganierë, policë e oficerë.

    Megjithatë, me këtë akt balancimi, vetë familjet mafioze u konsoliduan. Listat janë të mbushura me njerëz që janë shërbëtorë pa kushte të kryetarit të partisë respektive. Nuk kisha pritur që të kandidoheshin shefat e ata që kanë bërë shërbime të pafund në nivelin kriminal, por këtu na dolën shegertët e rinj që e kanë mësuar zanatin qysh kalamaj, e duket edhe në familje, shokët e Xenit e të Argitës, të Nar Kokës, të Edi Ramës, e të gjithfarë bande të parisë. Njerëzit i njohin mirë. Sepse shumë nga këta që i njoh kaq pak unë, se mua më falet se jam në mërgim, e kanë bërë të gjithë shkollën e djallit. Ka shumë të rinj që vijnë nga nuk ta merr mendja, por që kanë bërë 99 poshtërsitë e mundshme dhe këtë e di mirë. Këta janë të rinj, por të regjur në poshtërsi të vjetra. Sepse familjet vunë në lojë fytyrat e pastra të tyre dhe ata ishin të gjithë të stërvitur . Këta janë djem e vajza të reja që nuk kanë njollë nga e shkuara e sistemit të mëparshëm, por kanë kaluar në shumë duar që i kanë mësuar e stërvitur derisa janë bërë mjeshtra gjatë tranzicionit. Paria po riciklon veten.

    Në vend të përfundimit

    Ngado që ta sjellësh, Kuvendi që do të caktohet me 23 Qershor, se këtu nuk bëhet më fjalë për zgjedhje, do të përbëhet nga tre lloje njerëzish dhe që të gjithë do jenë në shërbim të krimit të organizuar. Do të ketë bedelë, kriminelë dhe teveqelë. Ka njerëz që i kanë të gjithë cilësitë por shumica jo. Disa janë bedelë sepse shërbejnë qorrazi dikujt, bëjnë qokën me votën dhe e kryejnë punën. Shumica janë kriminelë, sepse nuk kanë lënë gjë pa bërë në të shkuarën dhe nuk as edhe një pikë dyshimi se nuk do të lënë gjë pa bërë edhe në të ardhmen. Një grusht janë teveqelë, d.m.th. janë njerëz kot, por duhen si bedelë e si fasadë për kriminelë. Të gjithë janë të pandashëm dhe lidhen në një sistem që është oligarkia politike e kriminale e parisë së Tiranës dhe klanet e saj. Prandaj duhet bërë kujdes sepse këta janë ata që janë. Këta të gjithë e kanë burgun në kokën e tyre. Dhe prandaj këta do të punojnë që ta bëjnë shtetin shqiptar një burg gjigand për të gjithë ne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    "Personi i ngarkuar për aplikimin e 'Katovicës' sot është biznesmen"
    Nga: DARINA TANUSHI
    "Personi i ngarkuar për aplikimin e Marko Dajti, kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë e Riorganizuar, tregon në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se dokumenti i publikuar nga Servet Pëllumbi nuk është dokumenti origjinal i quajtur "Katovica". Sipas tij, për këtë dokument kanë pasur dijeni vetëm 2-3 bashkëpunëtorë të Ramiz Alisë, nga të cilët vetëm njëri ka mbetur gjallë dhe aktiv.

    Pa dhënë emrin e tij, Dajti thotë se ky person ishte njohës shumë i mirë i gjuhës ruse dhe mund të thuhet se ishte pikërisht ai, që iu ngarkua të zbatonte "Katovicën" në Shqipëri. Madje, sipas Dajtit: "Ai edhe sot drejton politikën shqiptare me fije të padukshme, siç ka pasur rol të rëndësishëm vendimmarrës edhe në qeveritë e mëparshme të majta".

    Ditët e fundit, Profesor Servet Pëllumbi nxori një dokument të quajtur 'Katovica', sipas të cilit gjithçka që po ndodh sot me politiken shqiptare ka qenë e përcaktuar në një marrëveshje të përbashkët të vendeve komuniste të Lindjes. Keni dëgjuar gjë për këtë dokument?

    Po, kam dëgjuar që në fund të viteve '80, por dokumentin origjinal nuk e kam parë. Edhe dokumenti i servirur nga profesor Pëllumbi nuk besoj se është dokumenti i asaj mbledhjeje, por mund të jetë një përmbledhje për përdorim të brendshëm dhe tepër sekret. Një praktikë e tillë ishte normale për rangjet e larta të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, por nuk është një dokument i trajtuar në masë të gjerë.

    Pothuajse asnjë prej vetë anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë nuk kishte dijeni për këtë dokument, madje edhe anëtarët e Byrosë Politike. Për këtë dokument kishin dijeni vetëm 2-3 bashkëpunëtorë të ngushtë të Sekretarit të Parë të KQ, Ramiz Alia, nga të cilët vetëm njëri ka mbetur i gjallë dhe aktiv, madje edhe përcaktues në fatet e Shqipërisë në 20 vitet e fundit.

    Cili është ky personazh?

    Bëhet fjalë për një person të besuar të ish-udhëheqësit shqiptar, Ramiz Alia, i cili ishte njohur me këtë dokument për shkak të pozicionit të tij në aparatin e Komitetit Qendror. Ishte një njohës i shkëlqyer i gjuhës ruse dhe me lidhje të forta ndërkombëtare. Mund të thuhet se ishte pikërisht ai person, të cilit iu ngarkua detyra për të aplikuar këtë platformë, ndoshta edhe duke pasur parasysh dy cilësi të rralla për aparatçikët e kalbur në Komitetin e atëhershëm Qendror.

    Ishte shumë trim dhe njëkohësisht shumë patriot. Emri i tij nuk është bërë kurrë publik në qarqet e politikës shqiptare, ndërsa ai vetë ka pasur role të dorës së dytë në administratë dhe sot është biznesmen, pavarësisht se zyrtarisht nuk figuron as si i tillë. Në ato kohë ky u caktua si Kumbaro i politikës shqiptare (sepse nuk preferoj termin sicilian Padrino, që ka ngarkesë negative). Ai edhe sot drejton politikën shqiptare me fije të padukshme, siç ka pasur rol të rëndësishëm vendimmarrës edhe në qeveritë e mëparshme të majta.

    Edhe ju keni frikë të përmendni emrin e tij?

    Nuk është çështje frike. Ai nuk është as kriminel, as mafioz. Personazhi në fjalë ka dalë nga radhët tona dhe përfaqëson idealet më të mira të periudhës së ndërtimit socialist. Është padyshim një burrë trim, i ndershëm dhe patriot, që përpiqet me të gjitha mënyrat për të ndikuar në ndërtimin e një shteti të denjë për shqiptarët. Nëse do të kem mundësi, unë do ta ndihmoj në këtë mision fisnik dhe jo ta pengoj duke e dekonspiruar.

    A ka pasur një plan për Shqipërinë, siç përflitet?

    Natyrisht që plane ka pasur, jo një, por disa. Ato janë ndryshuar dhe modifikuar gjatë rrugës, madje në shumë raste situata u ka dalë nga duart edhe vetë hartuesve apo drejtuesve të këtyre planeve. Për këtë, një rol të dorës së parë kanë pasur agjenturat e huaja në Shqipëri. Me t'u krijuar një terren i përshtatshëm që në fillimet e lëvizjes studentore në dhjetor të vitit 1990, agjenturat e vendeve fqinjë, të interesuara për të krijuar destabilitet në Shqipëri dhe për të marrë në dorë kontrollin e situatës, vunë në veprim plane të hartuara që shumë vite më parë në Beograd e

    Athinë e që deri në atë kohë kishin mbetur në sirtarë për shkak të dështimeve të mëparshme në përballjen me Sigurimin e Shtetit Shqiptar. Dobësimi i shtetit shqiptar dhe i strukturave të tij të sigurisë u dha mundësinë agjentëve të fshehur edhe në radhët e Partisë së Punës të riaktivizoheshin për të zbatuar detyrat e agjenturës së huaj: të vendoseshin në krye të politikës së re të Shqipërisë.

    A keni shembuj konkretë për aktivitetin e këtyre agjenturave?

    Rasti më flagrant është ai i Partisë Demokratike, një forcë politike e qeverisur me grusht të hekurt për më shumë se 20 vjet nga Sali Berisha. Në të vërtetë, lideri i lëvizjes studentore ishte Azem Hajdari, një djalë i ri nga Tropoja, i cili ishte edhe kryetari i parë i Partisë Demokratike. Ndërhyrja e fuqishme e UDB-së së asaj kohe shkaktoi spostimin e tij nga ky post.

    Rivaliteti u ndez ndërmjet UDB-së dhe shërbimeve greke. UDB-ja kishte rrënjë më të thella në Shqipëri, madje edhe në radhët e Sigurimit të Shtetit, çka bëri që të fitonte fuqishëm krahu i tyre, por të detyruar t'u jepnin edhe grekëve një pjesë të vogël të "tortës".

    Ju si përfaqësues i komunistëve, çfarë mund të na thoni për fundin e viteve '80. Cili ishte plani i drejtuesve të Partisë së Punës nga ato çfarë keni dëgjuar?

    Plani i Partisë së Punës ishte të qëndronte sërish në pushtet, duke hequr dorë nga idealet radikale komuniste. Madje, përpara se të projektoheshin partitë e tjera opozitare apo gjysmëopozitare, u projektua Partia Komuniste, që do të shërbente për të bërë dallimin ndërmjet komunistëve të "tipit të vjetër" dhe komunistëve të rinj. Fillesat e saj janë me shoqatën e "Vullnetarëve të Enverit", të cilët arritën në një organizim të përsosur, pavarësisht se pothuajse në ilegalitet, me komunistë të ndershëm dhe të papërlyer, njerëz që nuk kishin frikë nga ndryshimet që po ndodhnin.

    Përplasja e paevitueshme e luftëtarëve të këtij brezi të sprovuar me radikalët e djathtë po rrezikonte të risillte në pushtet një shtresë të re të komunistëve të ndershëm, pa lidhje të spikatura me të kaluarën. Ky ishte rreziku i madh që shqetësoi agjenturat e huaja dhe që në një farë mase i bëri të bashkoheshin përballë këtij rreziku të ri. Nga Uashingtoni e Roma, Beogradi e Athina, udhëzimet ishin të sabotohej me të gjitha mënyrat lëvizja e re komuniste.

    Uashingtoni përkrahu madje edhe të përzgjedhurin e Beogradit në krye të Partisë Demokratike, mjafton që të arrinte në pushtet përpara komunistëve. Praktikisht zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 ishin një farsë, ku të gjithë faktorët, të brendshëm e të jashtëm, kishin një synim të vetëm: të rrëzonin komunistët. Rezultati ishte fitorja e Partisë Demokratike. Pas kësaj filloi periudha e errët e reprezaljeve ndaj komunistëve.

    A ka vërtetë pasues të komunistëve sot në krye të partive politike shqiptare, (veç jush që e keni të shpallur)?

    Betejat e viteve 1990-1992 kanë projeksionet e tyre edhe në ditët e sotme. Të njëjtët lobe antishqiptare që kanë kontrolluar politikën atëherë, e kontrollojnë edhe sot. Çështja nëse politikanët e sotëm janë apo jo pasues të komunistëve është e dorës së dytë, krejt e parëndësishme përpara çështjes nëse ata janë apo jo realisht në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është çështja që sot meriton vërtet një debat të madh publik.

    (m.s/GSH/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/intervista/...en-156469.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Ke kjo teme paskeni treguar te gjithe aftesite tuaja per copy paste :P

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    OLIGARKIA: PARIA E TIRANES DHE FAMILJET MAFIOZE LOKALE

    Në listat e kandidatëve për deputetë kishte kusherinj, krushq, kunetër, shumë spiunë, sambistë, policë, doganierë e hetues, ndërtues, bodigardë dhe trafikantë. Mbi të gjitha kishte lista të konsoliduara të familjeve mafioze të politikës shqiptare si të Ortës se Jenicerëve, Trustit të Gështenjave të Tropojës, Klanit të Zemunit dhe të Cetës se Lavatriceve. Më i pastri në këto lista kandidatësh është Ilir Meta. Sepse ky ta thotë në sy dhe kur e bën e bën si burrat. Edhe kur i merr 700000 euro për shtatë minuta (dhe del i pafajshëm) të thotë në sy se nuk i ka marrë. Kush është ai burrë që thotë se ky të fut një plumb? Përse nuk i ndodh ende gjë Dritan Priftit?

    Kishte ca emra të rinj që nuk i njihja fare. E kështu hapa edhe ato kartelat që i mbaj në një vend me biografinë e secilit sepse, në listë më dolën edhe disa emra që nuk i njoh ose që i njoh pak sepse duket sikur sa dolën nga sirtarët. Mirëpo mbasi e vrava trurin, gërmova pak më shumë, pashë për kë kishin punuar, kush ishin daja, burri, krushqia, xhaxhai e babai, dhe i gjeta edhe të dhënat e këtyre në kartelat e të tjerëve. Sepse ca i njoh mirë, e për dreq, edhe më mirë nga sa dua t’i njoh; gjithkush e ka një shqisë që e bën të jetë më i vëmendshëm kur e ndjen gjarpërin rrotull, dhe unë nuk bëj përjashtim. Por edhe shumë nga këta që nuk i njihja mire apo hic fare, kishin qënë ata që ishin përdorur për punët e pista, që nga institucionet e shtetit, ministritë, zyrat, partitë e deri tek strukturat e shoqërisë civile. Kanë mbaruar shkollat jashtë, rrinë në hije, lënë baseta dhe I fryjnë flokët, por njëlloj janë, gjarpërinj si mjeshtrit e ustalarët e tyre.

    Gjithsesi, duke e ditur që të gjithë do të flasin për listat e do të merren me kandidatët, me krimet që kanë bërë, me të përjashtuarit etj. etj. dhe ne Rrethin e Ferrit ka pasur disa shkrime shume cilësore, vendosa të përqëndrohem në një paradoks kyc. Paradoksi është zgjerimi i rrethit nga paria dhe njohja zyrtare si forca politike të mirëorganizuara e familjeve mafioze lokale. Tashmë, nuk them ndonje gjë të re po të them se në shtetin shqiptar sundon krimi i organizuar. Nuk është as e panjohur që shqiptarët po detyrohen që të zgjedhin midis dy karteleve të familjeve kriminale. Këta që pajtohen për të grabitur, vrarë, rrënuar e shkatërruar shqiptarët, luftojnë si familjet mafioze për territor. Paradoksi është se në këto lista, shihet që familjet e mëdha mafioze iu kanë bërë vend edhe familjeve lokale. Kuvendi është bërë Kupola.

    Listat e deputeteve të sigurtë, dhe të atyre që do të luftojnë me njëri tjetrin treguan qartë se sistemi është një oligarki e pastër mafioze me klane katundare kriminale. Një grusht familjesh kriminale që kontrollojnë ekonominë, propagandën dhe vlerat, kontrollojnë edhe politikën. Organizatat e parisë kanë, sic do ndërtesë, një fasadë që është moderne e që quhet parti. Mirëpo këto struktura janë shumë të bukura nga jashtë por përbrenda, janë si kampe përqëndrimi që sundohen me dorë të hekurt nga kryetari respektiv dhe që na shesin ushtarët e tyre si politikanë. Brenda këtyre partive ka klane të pastra mafioze e kriminale, njerëz që kanë bërë të pabërën, dhe që nuk ndalen para asgjëje. Këta janë ata që njihen si Orta e Jenicerëve, Trusti i Gështenjave të Tropojës, Mister Ndertuesit, Ceta e Lavatriceve, Klani i Zemunit dhe disa struktura të tjera të këtij niveli, emrat e të cilave dihen por nuk thuhen sepse njerëzit kanë frikë.

    Mirëpo listat ishin të balancuara. Familjet e njohura mafioze kishin një përqindje të sigurtë të deputetëve. Ama, të tjerët që ishin në lista ishin disi panatyrshëm në ato vende. Sepse ata nuk janë pjesë e oligarkisë së Tiranës, por janë jestarë e përfaqësues të klaneve mafioze e kriminale locale katundare.

    Prandaj, fenomeni më i spikatur i këtyre listave është tërheqja e familjeve mafioze të parisë së Tiranës të drejtuara nga Sali Berisha, Edi Rama, Gramoz Ruci, Ilir Meta, dhe ata kapitenët e familjes si Fatmir Mehdiu, dhe të klaneve që janë duke ndenjur me vetëdije jashtë politikës për të hyrë, ose më mirë për t’u kthyer me 24 qershor si shpëtimtarë, si ministra apo si luftëtarë. Listat tregojnë se paria pranoi që edhe familjet mafioze lokale të vendosin deputetët e përfaqësuesit e tyre në vendet më të sigurta, më të shkëlqyera e më të garantuara në lista. Kompromisi i arritur midis parisë sunduese të Tiranës, klaneve të familjeve mafioze si Trusti i Gështenjave të Tropojës, Ortës së Jenicerëve, Klanit të Zemunit, Cetës së Lavatriceve e të tjera kësisoj vëllazërish cubnore katundare krahinore nga një anë, dhe mafiave të vogla lokale të drejtuara nga kandidatët për deputetë në këto lista (ose nga vëllezërit, vjehrrit, kushërinjtë, vëllamët etj.) nga ana tjetër, është tregues për shumëcka.

    Cka tregon kjo? Kjo tregon se paria e Tiranës i ka frikë dhe është e pazonja t’i kontrollojë familjet mafioze lokale. Me një fjalë, Paria e Tiranës në thelb është dorëzuar para këtyre strukturave mafioze lokale. Sali Berisha mund t’ia presë krahët Jozefina Topallit e Ridvan Bodes, por nuk ka c’i bën as Dashnor Sulës e as Igli Carës, pardon, Sokol Olldashit, Lefterit e Sherefedinit. Edi Rama mund të luajë me Erjon Bracen, por Xhemal Qefalisë nuk ka c’i bën se ikën e gjithë komuna e Dajtit. Ilir Meta nuk e prek Lefter Kokën për të mos folur për të tjerët. Saliu e hodhi poshtë autobuzit Nikollë Lesin pa u kthyer nga Spiteni në Tiranë sepse ka një bandë tjetër që ofron 1218 vota të numëruara kokë më kokë. Kështu, duke parë listën sheh banda, kriminelë, mafiozë, vrasës që kanë vënë përpara nusen e vëllait dhe e bëjnë deputete në parlament.

    Mirëpo, do të ishte e pranueshme po të ishin fytyra të pastra. Por këta as nuk lodhen për të mashtruar. Ajo që bie në sy është numri i individëve në lista që janë njerëz që janë arrestuar, dënuar, hetuar, burgosur etj etj. e që shkurt kanë pasur marrëdhënie jo të këndshme me drejtësinë edhe brenda edhe jashtë vendit. Me qetësi numërova individët që nuk kanë marrë vizë nga ambasadat e vendeve të huaja, se këtë e mbaj në kartelë. Dhe më dolën një grusht i mirë. Gramoz Ruci nuk mori vizë për në SHBA. Lefter Maliqi u refuzua nga Mbretëria e Bashkuar. Agron Duka nuk mori vizë kur ishte Ministër i Bujqësisë. Një kandidat e zunë duke ikur me tren tek dashnorja dhe e kthyen me vrap. Një kandidate e zunë duke vjedhur në supermerkato fustan. Një tjetër e ndalën në aeroport. Një tjetri i kanë vënë videon me atë zonjushën që nuk don të bëhet zonjë. E kështu me radhë. Të gjthë kanë nga një histori që të ngre qimet e kokës përpjetë.

    Më nje fjalë listat quhen “të fitores” por i ngjajnë radhës së nevojtores në burgun përjetë që nuk e kemi!!! Ky burg duhej të ishte për kriminelët, hajnat, cubat, banditët, të zvetënuarit, spiunët, dyfytyrëshat, trefytyrëshat, asnjëfytyrëshat, fytyrëmunguarit, fytyrëharxhuarit, fytyrërreckamanët dhe fytyrëdhjeramanët. Sepse, kur këta që duhet të jenë në burg, si pjestarë e ushtarë cuba e hajna, banditë e vrasës të klaneve mafioze, duan të jenë deputetë, a ka burrë nenë që të mendojë që të fusë në burg trafikantët, vrasësit e vegjël, mashat e këtyre, ustallarët e gomoneve, pushtët e kodoshët, masakarenjtë dhe llumin që bën poshtërsi të vogla përditë e gjithkund në shtetin shqiptar?! E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që nuk e kanë cuar listën tek Interpoli sepse kushedi se sa vetë do të hiqeshin apo do të dorëhiqeshin menjeherë.

    Këta janë në krye ajo pjesa që nuk duhej të ishte as në fund. Mirëpo këta janë përfaqësues të fuqishëm të mafiave lokale. Në se bandat që kanë përfaqësuesit e tyre në politikë arritën të mbrrijnë deri këtu, si iu bëhet gjatë e mbas zgjedhjeve? Kuvendin do ta bëjmë Kupolë. Dhe kjo do të jetë kupola e oligarkisë më kriminale në botë, sepse këtu i gjen të gjithë mostrat e monstrat e krimit e të jetës së nëndheshme. Ky Kuvend nuk do të jetë një ndërtesë me ngjyrë e me dritë të kuqe, sepse partitë i kemi me të gjithë ngjyrat e ylberit, por është një paradhome gjykate a burgu. Këta duhej të ishin në burg. Këta kanë qënë në burg, edhe kur kanë qënë hetues e gardianë, spiunë e informatorë, kuadro kursesh në Pukë e konviktorë të uritur pa bukë, doganierë, policë e oficerë.

    Megjithatë, me këtë akt balancimi, vetë familjet mafioze u konsoliduan. Listat janë të mbushura me njerëz që janë shërbëtorë pa kushte të kryetarit të partisë respektive. Nuk kisha pritur që të kandidoheshin shefat e ata që kanë bërë shërbime të pafund në nivelin kriminal, por këtu na dolën shegertët e rinj që e kanë mësuar zanatin qysh kalamaj, e duket edhe në familje, shokët e Xenit e të Argitës, të Nar Kokës, të Edi Ramës, e të gjithfarë bande të parisë. Njerëzit i njohin mirë. Sepse shumë nga këta që i njoh kaq pak unë, se mua më falet se jam në mërgim, e kanë bërë të gjithë shkollën e djallit. Ka shumë të rinj që vijnë nga nuk ta merr mendja, por që kanë bërë 99 poshtërsitë e mundshme dhe këtë e di mirë. Këta janë të rinj, por të regjur në poshtërsi të vjetra. Sepse familjet vunë në lojë fytyrat e pastra të tyre dhe ata ishin të gjithë të stërvitur . Këta janë djem e vajza të reja që nuk kanë njollë nga e shkuara e sistemit të mëparshëm, por kanë kaluar në shumë duar që i kanë mësuar e stërvitur derisa janë bërë mjeshtra gjatë tranzicionit. Paria po riciklon veten.

    Në vend të përfundimit

    Ngado që ta sjellësh, Kuvendi që do të caktohet me 23 Qershor, se këtu nuk bëhet më fjalë për zgjedhje, do të përbëhet nga tre lloje njerëzish dhe që të gjithë do jenë në shërbim të krimit të organizuar. Do të ketë bedelë, kriminelë dhe teveqelë. Ka njerëz që i kanë të gjithë cilësitë por shumica jo. Disa janë bedelë sepse shërbejnë qorrazi dikujt, bëjnë qokën me votën dhe e kryejnë punën. Shumica janë kriminelë, sepse nuk kanë lënë gjë pa bërë në të shkuarën dhe nuk as edhe një pikë dyshimi se nuk do të lënë gjë pa bërë edhe në të ardhmen. Një grusht janë teveqelë, d.m.th. janë njerëz kot, por duhen si bedelë e si fasadë për kriminelë. Të gjithë janë të pandashëm dhe lidhen në një sistem që është oligarkia politike e kriminale e parisë së Tiranës dhe klanet e saj. Prandaj duhet bërë kujdes sepse këta janë ata që janë. Këta të gjithë e kanë burgun në kokën e tyre. Dhe prandaj këta do të punojnë që ta bëjnë shtetin shqiptar një burg gjigand për të gjithë ne.
    Stefan kingu e ka shkruar kete?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Stefan kingu e ka shkruar kete?
    po ik o lalke ha ndonje kernacke........se sjane tema per korcare si puna jote bre lalke,keto

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •