Basha-të zgjedhurve vendorë të PD: Të jemi gati, na presin sfida nën qeverisjen ‘Rama’

TIRANË-Kreu i opozitës, Lulzim Basha, njëherazi kryetar i shoqatës së bashkiakëve kërkoi sot prej të zgjedhurve vendore të Partisë Demokratike që të jenë në këmbe në mbrojtje të ligjit dhe të autonomisë vendore.

Gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të të zgjedhurve vendore demokratë, Basha është shprehur krenar per reformat e suksesshme gjate qeverisjes demokrate, ndërkohë që nënvizoi si shumë shqetësuese mënyrën e qeverisjes Rama, që sipas tij, duke dale mbi ligjin po shkel të drejtat, shkakton përplasje dhe sjell regres në rrugën integruese.

“Ka ndodhur rotacioni. Në pushtet kanë ardhur të majtët. Ky është një fakt që e kemi njohur duke e pranuar si dhunti europiane. Pavarësisht nga rezultati duhet të jemi krenarë me arritjet e qeverisë së kryeministri Berisha që zhvilluan zgjedhjet më të mira dhe hapën përfundimisht statusin e vendit kandidat dhe PD plotësoi një nja një të gjithë, dhe pritet i gatshëm në tavolinë dhe kjo qeveri s’ka çtë bëjë tjetër veç të shkojë në Bruksel ta marrë në emër të shqiptarëve. Nuk do të ishim realist të thoshim që me qeverinë socialiste të ishte njësoj si me atë të PD-së. Nuk dua të paralajmëroj problemet që na takon me qeverinë ‘Rama’. Programi i qeverisë vendore është konfuz dhe në hava. Duhet të presim drafitmin e ri të buxhetit të shtetit për të kuptuar se çfarë ka mbetur nga vizioni dhe standard i PD-së për të mbështetur me fonde projektet e pushtetit vendor. Por shenjat janë se do të jenë jo sfida, por sfidime. Duhet të përgatitemi për t’u përballur me situatë më të vështirë duke u nisur nga financimet dhe paligjshmërisë të arbitraritetit qendror”, tha Basha.

(d.b/BalkanWeb)