Ne vdesim tė papenduar


John Updike



EduardO e dashura ime! Po. Ja ku jemi ulur, mbi dėrrasat e gjera e tė ngrohta tė dyshemesė, para zjarrit, me fėmijėt midis nesh dhe po hamė. Vajza dhe unė ndajmė njė ēerek kile patate tė fėrguara, ti e djali ndani njė tjetėr dhe nė qendėr, pa marrė asgjė, duke lėshuar rrezatime tė thjeshta brenda vetes si njė xhevahir, foshnja e vendosur nė njė mbajtėse fėmijėsh, thith shishen e saj me mjeshtri, duke rrotulluar vetullat, dhe sytė e saj egoistė, soditės, vjedhin xixėllimin nga qendra e flakėve. Dhe ti. Ti. Ti e lė fundin tėnd, tė njėjtin fund tė zi me tė cilin, me trimėri tė butė gruaje, i hipe kėtė mėngjes biēikletės dhe u sule pėr tė luajtur himne nė tastierėn e vėshtirė tė pianos sė vjetėr tė kishės, – ti e lė kėtė fund tė zi tė rrėshqasė nga gjunjėt e ngritur nėpėr kofshėt e tua, tė rrėshqasė sipėr kofshėve nė gjeografinė absolute tė trupit tėnd, kėshtu qė bardhėsia paralele e anėve tė tyre tė poshtme, i zbulohet ngrohtėsisė sė zjarrit e syve tė mi. Oh! Ėshtė njė fjali e Xhojsit. Pėrpiqem ta nxjerr atė nga guvat legjendare, tė pazbuluara mirė tė “Uliksit“: fshiku njė llastik ēorapi, ēka e kėnaqi Blejzis Bojlenin, nė njė strofull tė thellė tė Dublinit. Ēfarė? Flakėrimėngrohtė. Ajo ishte fjala kyē. Flakėroi flakėrimėngrohtė kofshėn e saj tė ngrohtė e tė flakėrueshme prej gruaje. Diēka e tillė. Njeri i shkėlqyer, qė e ndjeu atė. Flakėrimėngrohtė prej gruaje. I shkėlqyer edhe qė ndjeu jetėn magjike tė ēuditshme e tė fuqishme, tė pashpjegueshme e tė pakundėrshtueshme qė bėn gjuha brenda vetes. Cili qe ai njeri qė mendoi tė krijonte fjalėn i mitur nga Mitėr? Nė gjysmėhėnėn tonė fėmijėt, me gjithė madhėsinė e tyre, duket se dalin nga ti drejt meje, me gishtėrinj e sy tė lagėt, ngjyrė bronzi. Tre fėmijė, pesė vetė, shtatė vjet. Shtatė vjet qė kur u martova me gruan e kolme e tė ngrohtė, shalėbardhė. I erdha rrotull dhe u martova. Grua. Fjalė e mprehtė si thikė qė, me gjithė tehun e saj, nuk ma preu hovin pėr t’i ardhur rrotull edhe pas martesės. Pėr habinė time.

Ne hamė mish, mishin qė e rrėmbeva tė ngrohtė nga duart e ashpra tė shitėses sė hamburgėve nė restorantin e vogėl njė milje larg, lokal mizor, tėrė shkėlqim tė egėr e kromim tė vrazhdė; grabitės tė rinj m’u hakėrruan me shaka tė ndyra, pleqtė zgjatėn tek unė putrat e ngrohura nga kafja; nxora kuletėn dhe mė lanė tė shkoja. E fryrė nga qahitė, qesja e letrės sė ambalazhit ishte e ngrohtė pranė meje nė makinėn e ftohtė; qesja e vogėl qė mbante dy kutiēkat e patateve tė fėrguara, lėshonte njė afsh edhe mė ngacmues. Pėrmes acarit tė zi tė dimrit, u ktheva te zjarri nė shpellėn intime, ku mė pėrshėndetėn aho-tė dhe urra-tė, te dreri, gojėhapur dhe me gushė tė pambuktė, nga e cila ēurgon gjaku, shtrirė i pajetė pėrtej supeve tė mia. Dhe tani ti, pranė O-sė sė bardhė tė pjatės, nė tė cilėn fėmijėt flakėn me piskamė neverie rrotullat e tejdukshme tė ngjeshura tė qepės sė hamburgut – ti i shtyn gishtėrinjtė e tu tė kėmbėve dy-tre centimetra mė afėr zjarrit, dhe e bardha e zbehtė e anės sė brendshme tė kofshės sate tė plotė zbulohet me pėrtesė, dhe llastiku pėrjetėsisht elastik i ēorapit fshik flakėrimėngrohtė zemrėn time tė fshehtė.

Kush do tė kishte menduar, grua e kolme, atėherė me drithėrimėn e bardhė tė ceremonisė (pavarėsisht nga breshėria shpėrqendruese e pėrbetimeve ogurzeza, me bisht tė syrit ndiqja dridhjen e tufės sė lulequmėshtoreve tė shtrėnguara pas brezit tėnd), se shtatė vjet nuk do tė sillnin kurrfarė largėsie mes nesh, se me gjithė ata shtretėr tė ngrohtė, do tė riktheheshim nė tė njėjtin moment drithėrues, tė fillimit? Qelizat ndėrrohen ēdo shtatė vjet, dhe brenda atomit, me sa duket, ka njė pavazhdimėsi tė ēuditshme, sikur Zoti tė dojė tė ripėrtėrijė gjithėsinė nė ēdo ēast. (O Zot, i shtrenjti Zot, mik shtatlartė i fėmijėrisė sime, unė nuk do tė tė harrojė kurrė, ndonėse ata thonė gjėra tė tmerrshme. Thonė se dritaret e rrumbullakėta me rozeta nė katedrale janė simbole vaginale). Kėmbėt e tua, tė zbuluara nė njė mėnyrė po aq tė plotė sa edhe nga njė kostum banje, lakmojnė tė futen mė thellė nė tisin e qelibartė tė afshit. Hė: fillo! Njė gjuhė e gjelbėr flake varet anash nga njė qeskė rrėshire nė kėrcu, duke qarė, dhe hijet e portokallta nė tavan luhaten me gjallėri tė re. Fillo!

- Tė kujtohet, nė muajin tonė tė mjaltit, se si koka e ngrohėsit me vajgur bėnte goxha dritare tė rrumbullakėt me njė rozetė tė madhe nė tavan?

- Hėm! – Mjekra jote vete te gjunjėt, kėrcinjtė e tu tėrhiqen, gjithēka ėshtė e mbledhur. Ndoshta jo shumė gjėra pėr t’u kujtuar pėr ty, gjak i derdhur keqas, ngathtėsi gjithfarėshe. – Ishte ftohtė pėr qershor.

- Mami, ēfarė ishte ftohtė? Ēfarė the? – pyeti vajza, duke shqiptuar fjalėt me zemėrim, e vendosur tė mos i lėrė ato t’i rrėshqasin dhe ta ngatėrrojnė, sa ne tė qeshim.

- Njė shtėpi, ku unė dhe babi ndenjėm njėherė e njėkohė.

- S’mė pėlqen qo, – thotė djali dhe hedh nė dysheme njė gjysmė qahije tė lyer me mustardė ngjyrė bizeleje.

Ti e ngre atė dhe, me njė tė ngrysur tė bukur vetullash, pyet: – A s’ėshtė pėr t’u ēuditur? Kishte ndonjė me mustardė tjetėr pėrsipėr?

- Ma shpif qo, – ngulmoi djali, ai ėshtė dy vjeē. Pėr tė, gjuhėt janė ca si doreza tė trasha qė vėrtiten pranė tij, ai rrėmben ē’tė mund.

- Ja! Mund tė marrė timen. Mė jep mua tė tijėn! – Unė ta kaloj hamburgerin tim, ti e merr, ai e merr prej teje, nuk ka asgjėkundi ndonjė valėz mirėnjohjeje. Nuk ka mė lėvdata pėr heroizmin tim nė prurjen e darkės tė sė dielės. Dinake, ti e ndien, dhe e ndien qė unė e ndiej se ti e di qė kisha shpresuar ta ruaj energjinė tėnde pėr njė harxhim tė mėvonshėm. Ne ndiejmė gjithēka midis nesh, ēdo valėz tė qenė dhe tė paqenė, ėshtė e lodhshme. T’i vish rrotull gruas sate, kėrkon dhjetėfish mė shumė fuqi, se tė bėsh pėr vete njė vajzė tė paditur. Zjarri zhvendoset, duke thėrrmuar copa gazete, qė e pėrcjellin me gri mė tė ēelėt fantazmėn e bojės sė mesazhit tė tyre. Ti kruspullon kėmbėt dhe ul fustanin mbi to. Me njė zhurmė cėrcėritėse, si psherėtimat e kėrcunjve tė kapitur, foshnja thith ēfarė ka mbetur nė shishen e vet, e lėshon atė nė dysheme me biberonin e saj tė pakėndshėm tėrė shkumė e fillon tė qajė. Goja e saj prej egoisti hapet, cipa e hollė e kėnaqėsisė sė tij ēahet. Ti e merr nė krah e ngrihesh mė kėmbė. Ti e do foshnjėn mė tepėr se mua.

Kush do tė kishte menduar, kur u derdh gjaku, se nuk do tė thyhej asnjė barrikadė, se ēdo herė, pas mbylljes sė plagės, ti do tė ktheheshe pėrsėri nė virgjėreshė? Shtalartė, bionde e pakuptueshme, e largėt dhe e sjellshme.

Ne i vėmė fėmijėt tė flenė njė nga njė nė rend tė kundėrt tė lindjes. Unė jam pakufimisht i duruar, atėror, i mirė. Megjithatė, ti e di. Ne vėshtrojmė qeset e letrės dhe kutitė e kartonit tek ndizen mbi jastėkun frymėmarrės tė thėngjijve, shohim televizor, hamė biskota, nuk ka rėndėsi. Vjen njėmbėdhjeta. Pėr njė ēast xixėmues, ti qėndron mbi tapetin e dhomės sė gjumit nė mbathje, duke shpleksur kėmishėn tėnde tė natės, oh, topolakėsi topolake, e ėmbėl, e bardhė, topolake. Nė shtrat lexon. Pėr Riēard Niksonin. Ai tė magjeps, ti e urren. Ti e di si e mundi Xheri Vorhisin, martirizoi zonjėn Daglas, si luante poker nė Marinėn Luftarake, ndonėse ishte kujeker, ēdo dredhi, ēdo pėrshtatje. O Zot! Le ta lėmė tė gjorin tė flejė! Asnjė prej nesh s’ėshtė i pėrsosur.

- Hej, le ta shuajmė dritėn!

- Prit! Ėshtė pikėrisht aty ku do tė dėnojė Hisin. Qenka shumė e ēuditshme. Thuhet se veproi ndershmėrisht.

- Jam i sigurt qė ashtu bėri. – Unė zgjas dorėn te ēelėsi.

- Jo. Prit! Sa tė mbaroj kėtė kapitull. Jam e sigurt se nė fund diē do tė ketė.

- Zemėr, Hisi ishte fajtor. Ne jemi tė gjithė fajtorė. Tė ngjizur nė epsh, ne vdesim tė papenduar. – Dikur tė bėnin pėr vete fjalėt e mia tė stėrholluara.

Unė rri shtrirė pas shpinės sate tė mystė e tė mjegulluar. Ti lexon brinjas, njė dredhi gjumi. Unė shoh faqen e librit pėrmes balukeve tė tua, e mprehtė dhe e bardhė si njė pykė kristali. Papritur, ai shket. Libri tė ka shkarė nga dora. Tė ka zėnė gjumi. Dredhi dinake, o dinake! Mendohem nė errėsirė. Dinake. Dritat e pėrparme tė makinave rastėsisht lėshojnė rrėshqitas frėngji valėvitėse drite rreth mureve e tavanit tonė. Dritarja e madhe me rozeta projektohej lart pėrmes vrimave nė formė petalesh nė kokėn e furnelės sė zezė me vajgur, qė e vendosim nė mes tė dyshemesė. Ndėrsa flaka regėtinte nė vatrėn e rrumbullakėt tė fitilit, ylli i ēelėt, i shtrirė i gjysmėhijes rrethore, lėvizte dhe valėvitej sikur tė ishte mbi njė pėlhurė mėndafshi qė tėrhiqej lehtė ose fryhej ngadalė. Ngjyra e tij, ajo e gjakut tė turbullt, tė ēelėt. Ne i paguajmė shtrenjtė me gjak kohėt tona paqėsore.

Nė mėngjes, pėr lehtėsimin tim, ti je e shėmtuar. Drita e zbehtė mėngjesore e sė hėnės tė zbardh pulla-pulla, ta terr mirėsinė e trashėsisė sė trupit, e bėn rrobėn tėnde tė banjės njė tub tė varur tėrė njolla, qė fėrfėrin vajtueshėm, duke zbuluar njė dekolte verdhuke. Lėkura midis gjinjve tė tu, njė e verdhė e trishtueshme. Unė pi kafen, duke kėnaqur sytė me shpėlarėsinė tėnde. Ēdo rrudhė e ngjyrim i zbehtė, njė lehtėsim dhe njė hakmarrje. Fėmijėt ankohen. Thekėsja elektrike ngec. Shtatė vjet e kanė vrarė kėtė grua.

Burri, ai largohet si shigjetė pėr nė punė, duke hyrė nė garė pėr tė drejtėn e parakalimit, duke i marrė kthesat nė cakun e hollė dhe tė vėshtirė tė kufirit ligjor tė shpejtėsisė. Nga rrėmuja, butėsia, zbehtėsia, flashkėsia e shtėpisė nė qytet. Guri ėshtė sfera e tij. Fitimi i monedhave. Manovrimi i abstraksioneve. Vėnia nė lėvizje e sendeve tė pashpirta. Oh, gėzimet e patundura, tė pajeta tė punės!

Unė kthehem me kokėn lėmsh pėr shkak tė njė makine. Njė hollėsi teknike, pėr tė cilėn do tė duheshin javė tė ta shpjegoja, mė bllokon trurin, unė luaj verbėrisht me fraza e numra tėrė mbrėmjen. Ti mė nxjerr darkėn si njė kameriere – si mė pak se kameriere, sepse tė kam njohur. Fėmijėt mė prekin me ndrojtje, siē do tė bėnin me njė kapriatė tė pjerrėt tė mbėrthyer nė njė ngrehinė, lartėsinė e sė cilės s’e kuptojnė. Ata bien nė gjumė tė thellė. Ne pėrballojmė gjumėsinė e tyre me njė qetėsi paralele. Mendimet e mia ripunojnė nė kėnde tė drejta kronike tė njėjtat qarqe, qė bllokohen nė tė njėjtin rrjet profesional. Ti fėrfėllin librin pėr Niksonin; zhdukesh nė banjėn e katit tė sipėrm, tubat e vaskės qajnė. Nė kokėn time, mė nė fund, mė duket se e kam gjetur ēelėsin e bllokuar: unė e shtyp atė, ai ngec; e shtyp; ka ngecur. Nisin tė mė merren mendtė, duke pirė cigare pas cigaresh. Vėrtitem kot nėpėr dhomė.

Kėshtu qė kapem nė befasi nė njė rrotullim, kur mė dhjetė, nė kėtė orė kuptimplote, ti vjen tek unė me njė puthje tėrė pastė dhėmbėsh, e njomur e vajzėrore dhe e shkathėt, pra morali i rėndėsishėm i kėtij tregimi ėshtė: njė dhuratė tė pritur nuk ia vlen ta dhurosh.

Pėrktheu: Maksim Daiu

http://www.standard.al/ne-vdesim-te-papenduar/