Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    U krijua "Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë"

    Të shtunën në datën 12.10.2013 në Tiranë nën udhëheqjen e Fortlumturisë së Tij,Kryepiskopit Anastas u hodhën hapat e parë të krijimit të Lidhjes të Intelektualëve Orthodhoksë.
    Intelektualë nga të gjitha fushat dhe nga të gjitha Mitropolitë, të organizuar, ishin prezentë në këtë eveniment të rëndësishëm. Mitropolia e Korçës gjithashtu mori pjesë me rreth 50 intelektualë, pedagogë, mjekë, inxhinierë, teologë, por dhe disa klerikë.
    Konferencën e hapi Kryepiskopi Anastas me fjalën e tij.
    Ai pasi falenderoi dhe përshëndeti të gjithë sa ishin prezentë, theksoi nevojën për një organizim sa më të mire të intelektualëve orthodhoksë të cilët me prezencën dhe fjalën e tyre të japin dëshminë,të mbrojnë besimin dhe Kishën Orthodhokse.
    Fjala e tij u përqëndrua në katër pika të cilat duhet të jenë parullat ose slloganet e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë.
    Pika e pare është "Besimi".
    Besimin të cilin ne duhet ta njohim sa më mire dhe të kuptojmë të gjitha ato sa ofron tek ne dhe tek të tjerët. Njohja e thellë e besimit kthehet në burim force, por që të jetë sa më i efektshëm është e nevojshme pjesmarrja në jetën liturgjike të Kishës Orthodhokse, sepse kjo pjesmarrje lartëson shpirtin tone.
    Pika e dytë është "Miqësia".
    Miqësia është e nevojshme për të gjithë, na duhet mbështetja e njëri-tjetrit “mjerë ai i cili është i vetëm”. Na duhet të gjejmë force dhe të mbështetim njëri-tjetrin. Në këtë ndihmojnë kontaktet me të shpeshta dhe njohja sa më e mire e njëri-tjetrit duke njohur traditat dhe zakonet që ndryshojnë nga qyteti në qytet dhe nga zona në zonë. Në këtë ndihmon akoma dhe ruajtja e zakonit të vizitave gjatë festimit të emrave, sepse jemi një familje.
    Pika e tretë është "Dëshmia".
    Dëshmia që është kaq e nevojshme sidomos në këtë shoqëri që është me tranzicion dhe në të cilën ne nuk mund të mbetemi spektatorë sepse jemi pjestarë dhe aktorë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ne duhet të japim dëshminë mbi të vërtetat e besimit tonë, duke pohuar me guxim, pa frikë, Zotin tonë.
    Pika e katërt është "Shërbimi".
    Duhet të ndajmë, të dallojmë, e të zbutim dhimbjen e shoqërisë sepse nuk mjafton të rrënkojmë (psherëtijmë) por duhet të lehtësojmë dhimbjen. Pra të shërbejmë kudo, tek të gjithë sa kanë nevojë qofshin fëmijë apo të moshuar. Shërbimi duhet të bëhet pa dallim dhe në çdo rast dhe nga çdo besimtar orthodhoks sepse ky shërbim, zbukuron dhe i jep vlerë jetës sonë.

    Më pas e mori fjalën z Pirro Prifti i cili është një besimtar dhe një intelektual që ka kontribut në Kishën Orthodhokse. Një person i cili nuk ngurron që të shkruajë për të vërtetën e pastër në lidhje me Kishën tonë por dhe Kyepiskopin e saj Fortlumturinë e Tij,Anastas.
    Ai pasi bëri një hyrje të shkurtër iu rreferua historisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare ku dallohet që komuniteti orthodhoks ka dhënë maksimumin e tij për krijimin e këtij shteti.
    Fjalët që do të veçonim nga hyrja e z Pirro Prifti janë ato që theksonin dhe njëherë kontributin e madh dhe të pazvëndësueshëm që ka dhënë Kryepiskopi Anastas, i cili është dhe një shembull jo vetëm për kontributin e pakufishëm që ka dhënë për të gjithë popullin shqiptar, por dhe për mënyrën se si ai jeton dhe dëshmon për besimin orthodhoks. Ai deklaron i sigurt se shkaku kryesor për ringjalljen dhe lulëzimin e vazhdueshëm të Kishës Orthodhokse, në këtë nivel të lartë që ndodhet sot, është Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos.
    Pas z Pirro Prifti vazhduan fjalët e disa prej intelektualëve të tjerë.
    Kur kjo mbledhje mbaroi u shpërndanë formularët e antarësisë për të pranishmit. Gjithashtu u dhuruan për ta,libra nga fusha shkencore dhe ato të besimit.Të gjithë u mblodhën pranë Kryepiskopit për të marrë bekimin e për të këmbyer qoftë dhe dy fjalë.

    Emri:  PA120017.JPG

Shikime: 241

Madhësia:  86.5 KBEmri:  PA120030.JPG

Shikime: 239

Madhësia:  74.3 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 15-10-2013 më 13:27

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: U krijua "Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë"

    U krijua Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    Më 12 tetor, u mbajt takimi i parë zyrtar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Kishës sonë. Në të morën pjesë intelektualë nga Kryepiskopata dhe përfaqësues nga mitropolitë. Mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, anëtarë të Sinodit të Shenjtë etj. Ai u zhvillua në sallën pranë kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.
    Takimi u hap me lutje dhe më pas foli Kryepiskopi Anastas, i cili e vuri theksin te domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe e luftës kundër padrejtësisë. Fortlumturia e Tij përmendi si shembull aktet e padrejta dhe vandale kundër kishës së Përmetit dhe tha se në këto raste duhet të dëgjohet më shumë zëri i intelektualëve orthodhoksë kundër atyre grupeve që synojnë një Kishë dhe komunitet Orthodhoks të dobët, gjë e cila u pa si te Censusi ashtu dhe te sulmet në Përmet e kudo ku Kisha ka detyrat dhe të drejtat e saj.
    Më pas foli prof. Pirro Prifti, i cili përmendi rolin e padiskutueshëm historiko-fetar dhe social të Kishës dhe Komunitetit Orthodhoks në formimin e shtetit shqiptar, kontributin e padiskutueshëm të këtij komuniteti dhe të Kishës që nga Pavarësia e deri në rivendosjen e demokracisë, si dhe gjatë këtyre viteve. Ai vuri në pah rolin e madh të dy korifejve të Kishës Orthodhokse Autoqefale te Shqipërisë, Imzot Theofan Nolit dhe të Kryepiskopit Anastas, ku i pari e bëri Kishën të flasë shqip, kurse i dyti e ringjalli nga vdekja ateiste komuniste Kishën dhe Komunitetin Orthodhoks të Shqipërisë.
    Në takim folën më pas prof. Robert Andoni, Thoma Miço, Theodhor Kota, Stavri Trako, znj. Anastasi Pite etj.
    Pas tij Lidhjes dhe grupit organizator i mbetet një detyrë e madhe përpara, për të përmbushur objektivat dhe detyrat e dala. Në takim u miratua një projekt statuts, në të cilin theksohet se Lidhja funksionon brenda Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si një organizëm që studion, propozon e bën sugjerime për çështjet e ndryshme dhe luan një rol aktiv në mbështetje dhe mbrojtje të Kishës. Aktivizimi i organeve të tjera të saj do të bëhet më vonë, pas organizmit të saj edhe në mitropolitë. Lidhja do të ketë një zyrë koordinimi në selinë e Sinodit të Shenjtë në Tiranë.
    Krijimi i kësaj Lidhjeje u bë i nevojshëm për disa arsye si: forcimi dhe fuqizimi i Komunitetit Orthodhoks nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis besimtarëve dhe organizmave të Kishës. Shtrirja e veprimtarisë në të gjitha mitropolitë, duke pasur koordinim mes tyre. Objektivi veçantë i saj është edhe puna me brezin më të ri të intelektualëve orthodhoksë.
    Një synim i veçantë i Lidhjes mendohet se do të jetë edhe krijimi i një arkivi historiko fetar i Komunitetit Orthodhoks dhe nxjerrja në pah e kontributit për Kishën e personaliteteve më të shquara orthodhokse, brenda dhe jashtë vendit.
    Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë do synojë edhe bashkëpunimin me lidhje e organizma të ngjashëm jashtë vendit, në vendet orthodhokse të Ballkanit dhe më gjerë, por edhe me SHBA, Rusinë etj.
    Një objektiv tjetër është edhe bashkëpunimi aktiv me intelektualët e komuniteteve të tjera fetare të vendit tonë, për të diskutuar mënyrën e përballimit të problemeve të ndryshme dhe bashkëpunimin sa më të frytshëm për forcimin e harmonisë fetare, si një vlerë unike për të cilën mburremi, por edhe duhet të punoj më shumë për ta ruajtur të pacënuar.

    Edvin Ziso

    Faqja zyrtare e KOASH(orthodoxalbania.org)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •