Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Pronari i kazinosë: Të ndërpritet operacioni, kam paguar 7 mld lekë tatime

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Skandal me trojet e Parkut Rinia. Mbivendoset në Hipotekë nga Bashkia e Tiranës trualli i familjes Hoxha. Kryebashkiaku përfitoi 3 miliardë lekë
    Denoncimi i Fatimes: Ma grabitën pronën Rama dhe Besua i "Taivanit"


    ********************

    Edi Rama aferë miliardash me truallin që i shiti Taivanit, kryebashkiaku grabit 3 miliardë lekë

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post2111187
    O shoqe te thashe dhe me siper mos u merr me gazetat se ato i pasqyrojne lajmet sipas deshires te atij qe i shkruan.

    Lere qe eshte nga gazeta Sot, po thirri pak mendjes dhe mendo per kete qe po te them me tej: Ky Sali Berisha i duarve te pastra, clirimtari i gjithe Shqiptareve dhe simboli i pastertise politike, lufutuesi i korrupsionit dhe burre i shtetit ligjor, qe nga viti 2008 qe kjo Fatimja paska bere denoncimet e deri ne 2013 (gjate dy mandateve) si nuk e solli Ramen perpara drejtesise? Nuk ishte se e pengonte imuniteti se pa imunitet ishte Rama. Perse nuk i ndoqi gjithe keto akuza te renda dhe ta sillte para drejtesise kete njeri kaq te korruptuar dhe mafioz sic e etiketonte cdo jave ne parlament? Perse nuk e beri? Sepse te gjitha jane thjesht flluska sapuni qe i fryjne kryeredaktoret me urdherin e njerit apo tjetrit. Jane thjesht propagande per te njollosur imazhin e njerit apo tjetrit.

    Ti dhe ndonje tjeter ketu jeni shumeeee shumeeeeeeeee po shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee larg realitetit Shqiptar. Nuk mund e krijoni, me dashje apo pa dashje, nje opinion rreth nje personi, nje ngjarjeje etj me gazetat qe lexoni apo me llomotijet e Albos sepse ky opinion do te jete i bazuar mbi nje farse. Nje prodhim te cilin ja u servirin sipas qejfit ata qe i gatuajne!

    Kur ta jetoni realitetin Shqiptar atehere do ju hapen syte e do shikoni se sa larg keni qene derimetani.

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pronari i kazinosë: Të ndërpritet operacioni, kam paguar 7 mld lekë tatime

    “Fundi i Marrëzisë”, 542 procedimet, pezull e në rrezik dështimi në Prokurori

    Leonard Bakillari

    Operacioni “Fundi i Marrëzisë” mbi lojërat e fatit u mbyll me 542 procedime të dorëzuara në Prokurori. Por kazino-bllokohenhetimi për këto raste rrezikon të dështojë, pa i dërguar gjykatës asnjë prej operatorëve që ka kryer aktivitet të paligjshëm. Hetuesit e çështjeve të referuara në Prokurori flasin për pengesa e vështirësi të shumta, duke filluar që nga procedura e ndjekur në operacionin e ngutshëm të policisë e deri tek mungesa e ekspertëve që duhet të asistojnë hetimin. Burime pranë prokurorisë thonë se tashmë janë regjistruar një sërë procedimesh mbi materialin e referuar nga policia, pas përfundimit të operacionit “Fundi i Marrëzisë”. Në kuadër të hetimit, prokuroria i ka kërkuar Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në varësi të Ministrisë së Financave, të kryejë disa ekspertime dhe procedura për llogari të hetimit. Prokuroria ka kërkuar nga struktura e drejtuar prej zonjës Luneda Sufali të përcaktojë nëse makinetat e sekuestruara janë të regjistruara apo jo. Gjithashtu, në kuadër të hetimit është kërkuar të kryhet ekspertim teknik për të gjitha pajisjet e sekuestruara e që aktualisht ndodhen në Rezervat e Shtetit, me qëllim që të përcaktohet nëse janë përdorur për lojëra fati, sa është pjesa e fitimit të pronarit dhe cila është përqindja e lejuar për klientin, në rast se ai fiton. Përgjigjet e këtyre pyetjeve sipas prokurorisë janë të nevojshme për hetimin, pasi aktualisht në prokuroritë e gjithë vendit janë duke u hetuar plot 542 vepra penale me objekt “zhvillim i palejuar i lojërave të fatit”. Edhe pse kërkesat e prokurorisë i janë drejtuar Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, rreth një muaj më parë, organi i akuzës nuk ka ende përgjigje për pyetjet e ngritura. Kjo dhe për faktin se sistemimi i makinerive të sekuestruara në Rezervat e Shtetit nuk ju jep mundësi praktike punonjësve të ekspertojnë një për një të gjitha makinetat e sekuestruara. Por problemi kryesor që po mban pezull hetimet është mungesa e ekspertëve që duhet të angazhohen për ekspertimin e të gjitha makinerive të sekuestruara si të paligjshme. Lidhur me këtë çështje, burime pranë organit të akuzës thonë se kjo është detyra e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila duhet të angazhojë ekspertët me qëllim që t’iu përgjigjet pyetjeve të shtruara për zgjidhje nga prokuroria, pasi përndryshe hetimi mund të shkojë drejt dështimin. Por në pamundësi për të ndjekur procedurën e kërkuar nga ligji për hetimin e kësaj veprimtarie që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit miliarda lekë dëme, struktura në varësi të Ministrisë së Financave ka kërkuar ndihmën e prokurorisë. Disa ditë më parë, drejtoresha e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali ka zhvilluar një takim në prokurorinë e Tiranës, ku ka kërkuar ndihmën e prokurorëve për hetimin e kësaj çështje. Në takimin e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve posaçërisht për çështjen e lojërave të fatit, znj.Sufali ka pranuar vështirësitë që struktura e saj ka për të çuar deri në fund hetimin e kësaj çështje. Ajo ka kërkuar ndihmën e akuzës, qoftë edhe për trajnimin e punonjësve të kësaj drejtorie lidhur me mënyrën se si duhet të procedohet nga ana e tyre gjatë hetimit të mëtejshëm të çështjes. Mbyllja e lojërave të fatit konsiderohet si një prej operacioneve më të mëdha të qeverisë socialiste, pasi gjatë aksionit që u shtri në të gjithë vendin në terren u angazhuan të paktën 6 mijë punonjës policie. Në përfundim të këtij operacioni Ministria e Brendshme tha se u kontrolluan 1374 subjekte, u evidentuan 542 vepra penale zhvillim i palejuar i lojërave të fatit si dhe u proceduan penalisht 534 autorë.

    6 Mijë punonjës u angazhuan në operacionin “Fundi i Marrëzisë”, që mbylli përkohësisht pikat e lojërave të fatit në të gjithë vendin. Gjatë aksionit u bllokuan pajisjet e palicencuara, deri në hartimin e një ligji më të rreptë

    542 Raste u referuan në Prokuroritë e rretheve, si raste ku ishte shkelur ligji dhe ishin shmangur tatimet. Aktualisht, organi i akuzës është në vështirësi me këto kallëzime, për shkak të procedurave që duhen kryer

    1374 Subjekte në të gjithë vendin u kontrolluan nga punonjës të Policisë së Shtetit, për shkelje të ligjit dhe shmangie të detyrimeve tatimore. Një pjesë e mirë e këtyre lokaleve aktualisht kryejnë aktivitet normal

    MAPO

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •