Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 82
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Dardajon,

    Smerrem policia me cdo gje, se Bohemi si amefrika e jugut.

    Policia te merret me rendin dhe te zbatoje ligjin.

    Tatime te merren me lojtar e fatit.

    Sot pashe qe ngjit me shpine time I kishin ven letrat nen mbikqyrjen e policise nji pike bastesh e cila dje si duket e kishte marre vesh aksionin dhe ishte mbyllur vete.

    Sbehet gjerat me aksionin dhe polici kudo. Se kshu do I futen te gjithve me polici.

    Policia leviz me urdher gjykate, ose prokurori, ose ne mbeshtetje te organeve te tjera.
    Mire keta k*qet qe se kane idene e Shqiperise, po edhe ti mendoke se nuk duhet policia per te mbeshetur keto operacione?

    I tille eshe realiteti dhe ti e di shume mire, qe ne Shqiperi kea shpellaret kane instaluar ligjin e xhungles serish edhe mund te mbijetoje vetem me i forti.

    Kush do t'ia dije per inspektoret e tatimeve?? Nje 100 mije leksh edhe hajde se nuk shihemi per 6 muaj. Une kam vete te njohur ne poste te larta e te uleta tek doganat e tatimet dhe i di shume mire si funksionojne gjerat. Normalisht te gjithe presin fshesen tani se e dine se e dine qe e kane bere boze fare vitin e fundit, sepse e dinin si do te shkonin zgjedhjet.

    Duhet ta dish mire ti por edhe ndonje tjeter qe jemi komplet ne pike te hallit. Ndoshta edhe keta qe do te vijne nuk do te jene me te mire se te shkuarit, por me e rendesishmja eshte qe keshtu sic jemi nuk mund te vazhdohet me tej sepse i gjithe populli po vuan pasojat e babezise e ketyre shpellareve qe na zhvaten per keto 8 vjet!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Mire keta k*qet qe se kane idene e Shqiperise, po edhe ti mendoke se nuk duhet policia per te mbeshetur keto operacione?

    I tille eshe realiteti dhe ti e di shume mire, qe ne Shqiperi kea shpellaret kane instaluar ligjin e xhungles serish edhe mund te mbijetoje vetem me i forti.

    Kush do t'ia dije per inspektoret e tatimeve?? Nje 100 mije leksh edhe hajde se nuk shihemi per 6 muaj. Une kam vete te njohur ne poste te larta e te uleta tek doganat e tatimet dhe i di shume mire si funksionojne gjerat. Normalisht te gjithe presin fshesen tani se e dine se e dine qe e kane bere boze fare vitin e fundit, sepse e dinin si do te shkonin zgjedhjet.

    Duhet ta dish mire ti por edhe ndonje tjeter qe jemi komplet ne pike te hallit. Ndoshta edhe keta qe do te vijne nuk do te jene me te mire se te shkuarit, por me e rendesishmja eshte qe keshtu sic jemi nuk mund te vazhdohet me tej sepse i gjithe populli po vuan pasojat e babezise e ketyre shpellareve qe na zhvaten per keto 8 vjet!
    une e di shume mire si funksionojne gjerat en shqiperi, prandaj po them, qe gjerat sbehen me polici,

    se kane hy robt ne burg, jane denuar nga shkalla e pare kane bo 6 muj burg dhe kane rifitu pafajsine, kane marre demshperblim dhe jane prape ne krye te vendit, dhe gjendje penale te padenuar.

    pra shteti ktu funksionon duke kaluar paret nga nji dore ne tjetren.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    une e di shume mire si funksionojne gjerat en shqiperi, prandaj po them, qe gjerat sbehen me polici,

    se kane hy robt ne burg, jane denuar nga shkalla e pare kane bo 6 muj burg dhe kane rifitu pafajsine, kane marre demshperblim dhe jane prape ne krye te vendit, dhe gjendje penale te padenuar.

    pra shteti ktu funksionon duke kaluar paret nga nji dore ne tjetren.
    Policia nuk po arreston njeri. Thjesht po mbikqyr ne menyre qe te shmangen konfliktet.

    Sot ne lajme doli se ne nje kazino te bllokuar ku kishte roje nje femer police, pronari me disa e tjere hyne me dhune dhe nxoren dy nga makinerie e palicensuara ne menyre qe te mos konfiskoheshin. Policia arriti ti bllokonte serish pasi aty erdhen efektive te tjere ne ndihme te koleges. Kj ondoh me polici prezent, mendo pa polici, behet party!! Na del si Kurumi ne Durres, asnje lloj shkeljeje...

    Ti japim pak kohe njehere ketyre qe kane ardhur dhe te shikojme do ti kalojne leket nga njera dore ne tjetren apo do te marrin shembull nga Kroacia e do ta luftojne korrupsionin. Deri me tani duket se e kane filluar mire duke u nisur nga peshqit e vegjel te Kseres, por mbetet per tu pare nese do te kene vullnetin e duhur ta ndjekin rrjedhen e abuzimeve dhe korrupsionit deri ke Berisha, Basha, Topalli e ndonje tjeter zyrtar i larte!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Policia nuk po arreston njeri. Thjesht po mbikqyr ne menyre qe te shmangen konfliktet.

    Sot ne lajme doli se ne nje kazino te bllokuar ku kishte roje nje femer police, pronari me disa e tjere hyne me dhune dhe nxoren dy nga makinerie e palicensuara ne menyre qe te mos konfiskoheshin. Policia arriti ti bllokonte serish pasi aty erdhen efektive te tjere ne ndihme te koleges. Kj ondoh me polici prezent, mendo pa polici, behet party!! Na del si Kurumi ne Durres, asnje lloj shkeljeje...

    Ti japim pak kohe njehere ketyre qe kane ardhur dhe te shikojme do ti kalojne leket nga njera dore ne tjetren apo do te marrin shembull nga Kroacia e do ta luftojne korrupsionin. Deri me tani duket se e kane filluar mire duke u nisur nga peshqit e vegjel te Kseres, por mbetet per tu pare nese do te kene vullnetin e duhur ta ndjekin rrjedhen e abuzimeve dhe korrupsionit deri ke Berisha, Basha, Topalli e ndonje tjeter zyrtar i larte!
    athere te mos lajmerohet aksioni i policise, po te thuhet aksion i tatimeve.

    se daullet kane 4 dite qe thone policia.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Lojrat e fatit qenkerkan "problemi" me i madh i evazionit fiskal ne vend? Lojrat elektronike qenkerkan ata qe abuzojne me shume me taksat ne vend?

    Ah lum une per bashkepatriotet e mi te zgjuar!

    Tani qe "i kapem" evazionistet e palicensuar te lojrave te fatit, dhe pastruam Shqiperine nga kumari, besoj se Tahiri e Rama do ti marrin ata 6000 policet dhe me prokurorine ne krye do ti drejtohen Lazaratit, Shkodres, Vlores, e mbare fshatrat e Shqiperise ku mblidhet, kultivohet e shitet hashash, apo jo?

    Po duan udhezime se ku eshte hashashi, italianet i kane lene Tahirit ne tavoline nje harte me te gjitha zonat ku mblillet droge ne Shqiperi.

    Kur te godasin baronet e droges ne Shqiperi, e kur ti fusin ne burg, e ti nxjerrin ne gjyq, atehere mund te mburremi me operacionin e Policise se Shtetit.

    Deri me sot, Policia e Shtetit ka goditur bizneset e vogla te vendet, ka goditur familjaret e vegjel te vendit qe kane bere ndertime pa leje, por lene kullat dhe pallatet e miqve te tyre pa leje ne kembe. Nje shtet policor qe nuk ka per qellim qe te vere ne vend ligjin, por ka per qellim qe te monopolizoje e vere nen kontroll gjithe biznesin e vendit, ashtu sic bene ne 8 vjetet kur ishin ne pushtet me pare.

    Ju nuk i kuptoni fjalet e Albos ne forum, por te gjithe ju qe jetoni ne Shqiperi, do t'i kujtoni fjalet e Albos shume shpejt kur ta gjeni veten perballe policeve te Rames.

    Albo

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    uaaaaaaa albos na quan bashkpatriote te tij.......?!!!!!!..hahahahhaha
    ore propagandist gjate ketyre 8 viteve perse policia dhe shteti i sales nuk iu sulen lazaratit dhe zonave te tjerave?????!!!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lojrat e fatit qenkerkan "problemi" me i madh i evazionit fiskal ne vend? Lojrat elektronike qenkerkan ata qe abuzojne me shume me taksat ne vend?

    Ah lum une per bashkepatriotet e mi te zgjuar!

    Tani qe "i kapem" evazionistet e palicensuar te lojrave te fatit, dhe pastruam Shqiperine nga kumari, besoj se Tahiri e Rama do ti marrin ata 6000 policet dhe me prokurorine ne krye do ti drejtohen Lazaratit, Shkodres, Vlores, e mbare fshatrat e Shqiperise ku mblidhet, kultivohet e shitet hashash, apo jo?

    Po duan udhezime se ku eshte hashashi, italianet i kane lene Tahirit ne tavoline nje harte me te gjitha zonat ku mblillet droge ne Shqiperi.

    Kur te godasin baronet e droges ne Shqiperi, e kur ti fusin ne burg, e ti nxjerrin ne gjyq, atehere mund te mburremi me operacionin e Policise se Shtetit.

    Deri me sot, Policia e Shtetit ka goditur bizneset e vogla te vendet, ka goditur familjaret e vegjel te vendit qe kane bere ndertime pa leje, por lene kullat dhe pallatet e miqve te tyre pa leje ne kembe. Nje shtet policor qe nuk ka per qellim qe te vere ne vend ligjin, por ka per qellim qe te monopolizoje e vere nen kontroll gjithe biznesin e vendit, ashtu sic bene ne 8 vjetet kur ishin ne pushtet me pare.

    Ju nuk i kuptoni fjalet e Albos ne forum, por te gjithe ju qe jetoni ne Shqiperi, do t'i kujtoni fjalet e Albos shume shpejt kur ta gjeni veten perballe policeve te Rames.

    Albo
    Ore ti avash me keto qe thua se do na pushosh nga puna. Ngela duke qeshur me te madhe si budallai ne zyre edhe njerezit me shikojne te habitur.

    Lojrat e fatit dhe pikat e basteve jane 1000 here me te keqia sesa firmat piramidale or ti, sepse neper to kalojne jo vetem leket e fituara me djerse te miliona Shqiptareve por edhe pastrohen qindra miliona leke te krimit dhe korrupsionit! Ndalimi i lavatriceve gjigande eshte hapi i pare!

    Harten ja dhane Berishes italianet se nuk e dinte 8 vjet se ku ishte. Po Berisha kishte mendjen te komentonte ne Facebook e te zhvaste shtetit ca te mundte pas goditjes te rende qe mori ne zgjedhje, e jo te nderrmerte ndonje aksion per asgjesimin e hashashit!!

    Brenda 1 muaji jane ndermarre ndoshta me shume aksione kunder krimit ekonomik sesa ne kater vitet e fundit te qeverise se Berishes!! Dhe qe ta marresh vesh ti dhe ndonje tjeter i interesuar, ne kete pozite te veshtire ekonomike ku ndodhet vendi sot, eshte 100000 here me e rendesishme qe lufta kryesore te behet pikerisht ndaj krimit ekonomik, ne menyre qe te mbushen arkat e shtetit, se pa para nuk do te kemi asnje fuqi per te organizuar aksione dhe me te veshtira kunder krimit te organizuar.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Kumari, evazioni 110 mln dollarë në vit

    Dyshimet se në Shqipëri ishte ngritur një perandori e madhe bixhozi në kushte të jashtëligjshme kanë ekzistuar prej kohësh.

    Por vetëm tani, autoritetet po nxjerrin në pah përmasat e vërteta të saj. Shifrat janë tronditëse. Pas operacionit masiv për mbylljen e subjekteve të jashtëligjshme, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Tatimeve dhe njësia që mbikëqyr lojrat e fatit vlerësojnë se mbi dy të tretat e industrisë së kumarit në Shqipëri kanë qenë në të zezë, jashtë ombrellës ligjore.

    Burime nga Njësia e Lojrave të fatit thonë për Top Channel se sipas vlerësimeve shifra e taksave që bizneset e kumarit kanë fshehur arrin në rreth 110 milionë dollarë në vit. Kjo shifer është dy herë më e shumë nga të ardhurat që shteti mbledh realisht nga gjithë kjo industri dhe vetëm në 5 vjet i ka hequr buxhetit gati 5 për qind të Prodhimit Kombëtar.

    Kjo në një kohë kur financat publike të Shqipërisë kanë hyrë në një spirale të rrezikshme krize. Por humbjet kolosale për buxhetin nuk janë kostoja e vetme. Ekspertët thonë se zhvillimi në kushte paligjshmërie e ka shndërruar industrinë e bixhozit në një çerdhe kriminaliteti, ku ekzistojnë dyshime të forta për pastrim parash, por edhe aktivitete të tjera kriminale. Nga ana tjetër përhapja masive e tyre, edhe në zonat e ndaluara me ligj, ka qenë burimi kryesor i shumë vetëvrasjeve, divorceve, por edhe rrënimi familjesh.

    Ligji thote qarte se keto biznese nuk duhet te ndertoheshin prane shkollave, spitaleve, institucioneve fetare, çka eshte shkelur per shkak te mungeses te kontrollit shteteror. Autoritetet thonë se lufta ndaj perandorisë së zezë të kumarit do të vazhdojë.

    Sipas njësisë mbikëqyrëse të lojrave të fatit, pas zbulimit të pikave të jashtëligjshme tashmë po punohet për evidentimin e plotë të individëve që qëndrojnë pas tyre. Dhe më pas do të shqyrtohen hapat për rekuperimin e të ardhurave që janë ata kanë fshehur por edhe përballjen e personave me ligjin.

    Shkrihet Seksioni i Krimit Ekonomiko-Financiar

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi të mërkurën shkrirjen e Seksionit të Krimit Ekonomiko-Financiar dhe pezullimin e të gjithë efektivëve që kanë qenë pjesë e tij.

    Tahiri njoftoi se pas kryerjes së hetimeve, ata punonjës që kanë kryer ne perputhje me rregullat detyrën e tyre do të rikthehen sërish në radhët e policisë.

    Duke vlerësuar aksionet e ditëve të fundit, Tahiri u shpreh se këto janë hapa për të mbyllur një plagë sociale.

    "Po kthejmë në jetë premtimin për të luftuar krimin e organizuar", tha Tahiri.


    / Top Channel

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    uaaaaaaa albos na quan bashkpatriote te tij.......?!!!!!!..hahahahhaha
    ore propagandist gjate ketyre 8 viteve perse policia dhe shteti i sales nuk iu sulen lazaratit dhe zonave te tjerave?????!!!
    Se sa here i jane futur Lazaratit e droges se Lazaratit, i ke te dokumentuara ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...tin-e-Durrësit

    Une po pres qe Tahiri te filloje aksionet kunder baroneve te droges ne Shqiperi, se nje muaj iku dhe nuk kam degjuar qe te kene kapur ndonje kamion droge.

    Mbase e fillojne aksionin muajin tjeter.

    A nuk na hap nje teme ne forum e te na sjellesh te gjitha aksionet e suksesshme te policise se Tahirit e Rames kunder baroneve te droges ne Shqiperi?

    He te keqen, he tu befsha, se ju socialistet shqiptare jeni burra me mend.

    Babai i shtetit eshte Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencetari!

    Albo

  10. #50
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Tahiri: Grabitës serialë frekuentonin kazinotë, Nishani e dinte për lojërat e fatit

    Tirane – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se Bujar Nishani në kohën kur ka qenë Ministër i Brendshëm ka marrë një raport nga policia e shtetit ku thuhej se kazinotë dhe lojërat e fatit frekuentoheshin nga persona me precedentë penalë për vjedhje dhe për grabitje me armë.
    I pranishëm në emisionin “Opinion” të Bendi Fevziut, Tahiri theksoi se drejtorit të përgjithshëm të policisë i është raportuar gjithashtu se 1173 kazino në gjithë vendin vepronin në mënyrë të paligjshme.
    Ministri i Brendshem theksoi se edhe Ministri i Brendshem edhe kreret e policise kane qene ne dijeni te situates me lojerat e fatit dhe informalitetin e tyre por nuk kane vepruar.
    Tahiri foli edhe per pezullimin e efektivave te antikrimit ekonomik duke thene se gjate viteve te fundit nuk ishte luftuar fenomeni ne te gjithe vendin dhe per kete pergjegjesia binte mbi antikrimin ekonomik.
    lajmi I fundit
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #51
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Tiranë, zbulohet magazina me 600 kompiutera të paligjshëm kazinosh

    Tirane – Një magazinë ku ishin grumbulluar 600 kompiutera kazinosh është zbuluar sot nga policia në Tiranë.
    Njoftohet se ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Shkzoës në bodrumin e një pallati.
    Policia ka shprehur dyshimet se magazina në fjalë është mbushur gjatë ditëve të fundit të aksionit kundër kazinove ku pronarët kanë boshatisur lokalet dhe kanë fshehur pajisjet kompjuterike për ti shpëtuar nga sekuestrimi.
    Policia ka thënë se kompiuterat ishin pa dokumentacionin përkatës.

    Lajmi fundit.com
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #52

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Bllokohet faqet e basteve?

    Qeveria tha se do te pergatise ligje per te bllokuar te gjitha faqet e basteve me baze jashte shtetit, per te ndaluar daljen e parave nga Shqiperia. Shqiptaret shpenzojne rreth 500-700 milione euro ne vit ne faqet e basteve jashte vendit.

    http://www.businessweek.com/ap/2013-10-25/albania-to-stop-online-gambling-abroad

  13. #53

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Jo vetem online por .... Rama njoftoi se edhe "kush ushtron këtë aktivitet në zbatim me ligjin, nuk do ta ketë atë për një kohë të gjatë....Askush nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nisëm, që nuk është një aksion, që do përfundojë kur shqiptarët të mos lënë asnjë qindarkë në kumar”- vijoi kryeministri

    Nuk e di se si mund te dali kryeministri i nje vendi me sistem demokratik dhe te deklaroj qe do te mbylli aktivitete legale te aprovuara me ligj. Shteti mund te monitoroj, te vendosi rregulla me te forta, te zbatoj me perpikmeri ligjin , te krijoj alternativa te tjera qe njerezit te mos kalojne kohen ne keto vende etj...por nuk mund te deklaroj mbylljen e aktiviteteve qe jane brenda ligjit.

    Me kete lloj diktati, neser "shteti" mund te thote te hiqet alkoli se ka probleme, te vihet shamija se e ben femren me te sigurte, te bllokohet interneti se mund te abuzohet...etj Keto jane zgjidhje te sistemeve me diktature apo ekstreme.

    Shteti ne demokraci garanton nje zbatim te rrepte te ligjeve te miratuara, te jete rregullator, por jo te detyroj zgjedhjet personale te individeve.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  14. #54
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Ne nje vend demokratik eshte ngritur nje sistem ne te cilat kopetencat jane te ndara ne institucione qe nderveprojne ne fusha te ndryshme. Ne kete kontekst policia ka kopetencen e saj te percaktuar ne ligj. Ne rastin ne fjale policia po merr edhe rolin e organit tatimor. Policia nuk mund te marre rolet e institucioneve te tjera dhe te bllokoje biznese te ndryshme sepse tejkalon kopetencat e kufizuar me ligj.

    Arma me e fuqishme e qeverise per te krijuar nje imazh pozitiv nga opinioni publik eshte propaganda , shumica e mediave ne Shqiperi e kontrollon qeveria. Keshtu ndodh me ndertimet , keshtu po ndodh me lojrat e fatit, keshtu do ndodhe e dhe me rastet e tjera.. Pasi kalojne disa kohe e gjerat fillojne te harrohen, do fillojne te ndertohen perseri, lojrat e fatit do hapen perseri , per arsyen e thjeshte se qeverise i duhet te mjele sa me shume para me taksa e gjoba per te mbushur arken boshe e shtetit qe e ka lene qeveria e kaluar Berisha e 1 milion shuplakave.
    Policia vepron ne kete menyre si ne sistemet diktatoriale nga propaganda e fuqishme mediatike per ti dhene jehone aksioneve te saj.

    Sic u tha me lart nga Albo per Lazaratin e drogen ne pergjithsesi, se si ne kemi pare aksione te medha per te bllokuar lojra e fatit , nderkohe se droga plaga me e madhe shoqerise nuk eshte bllokuar asgje per 1 muaj. S'besoj se trafikantet e droges kane flejtur gjume per 1 muaj ... Ne kohen e Berishes cdo dite bllokoheshin makina me droge, nderkohe se ne nje muaj te qeverise Rama nuk kemi pare aksione te tilla. Paradoksi eshte qe kemi aksion per te bllokuar lojrat e fatit duke tejkaluar kopetencat dhe s'ka asnje aksion per te bllokuar drogat qe operojne fuqishen ne vendin tone . Nuk mund ta vertetoj nese bosat e droges kane sponsorizuar fushaten e PS, por nje gje e vertetoj per 1 muaj nuk kemi pare asnje aksion per te luftuar drogen. Mund te kete aksione ne te ardhmen por koha zbulon gjithcka por koha mbulon edhe zhurmet. Per bandat e droges koha eshte gjithcka.

    Ketu nje militant i PS na tha qe ne lojrat e fatit pastrohen para, kjo ndoshta eshte e vertete, por kur per 11 vjet ne Tirane u ndertuan pallate per te pastruar para , Rama nuk bllokoi ndertimet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 26-10-2013 më 05:32
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  15. #55

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Deri "dje" PS nuk votonte as per t'ju rritur taksat kazinove, "sot" deklarohet qe do mbyllen edhe ato me aktivitet te ligjshem!!

    Debate në Ksh. Bashkiak për kazinotë, kalon ligji pa votën e PS - 09 Tetor 2012

    Debate të shumta në Këshillin Bashkiak i cili u mblodh sot, një muaj pas anulimit të mbledhjes së 6 shtatorit. Gjatë mbledhjes së sotme pritet të miratohen disa projektvendime të rëndësishme, ndër to edhe transferimi i lojërave të fatit në periferi të kryeqytetit dhe vendosjen e një takse të përkohshme ndaj lojërave të fatit, projekt- vendim i cili kaloi vetëm me 28 votat e të djathtëve, pa votën e këshilltarëve të majtë, të cilët bojkotuan.

    Këshilltarët e opozitës, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë duke ngritur zërin ndaj kryebashkiakut Basha, këmbëngulën që ata nuk mund të tolerojnë që dera e këshillit bashkiak t’u mbyllet në fytyrë dhe institucioni i këshillit bashkiak të përdhoset sipas interesave politike të Bashës.

    Këshilltarët e Partisë Socialiste janë shprehur të irrituar mbi faktin që nuk iu kërkua ndjesë për anulimin sipas tyre, pa arsye dhe asnjë shpjegim të një muaji më parë. Ata ngritën akuza ndaj kryebashkiakut Lulzim Basha, pasi sipas tyre veprimi ishte antiligjor.

    Këshilltari i Partisë Socialiste, Aldrin Dalipi, tha se nuk do të bëhet asnjë votim nga ana e tyre nëse më parë nuk i kërkohet ndjesë për mos realizmin e mbledhjes së mëparshme. Sipas tij kjo është mungesë integriteti në sallën e Këshillit Bashkiak.

    “As mos t’i shkojë nëpër mendje të na barazojë ne si mbrojtës të ndonjë kazinoje. Mbyllini të gjitha dhe ato 400 që janë pa leje, s’na intereson. Ajo që na intereson ne është vendosja e integriteti në këtë sallë. Në qoftë se ju jeni dakord që këshilltarëve të PS tu mbyllet dera, dhe t’i lëshohen sms 4 minuta para që shpërndahet mbledhja dhe që 3 muaj këshilli bashkiak të mos mblidhet, më vjen keq po nuk jemi dakord.”, u shpreh Dalipi.

    Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Lulzim Basha gjatë fjalës së tij tha se projektvendimi për lojërat e fatit është mjaft i rëndësishëm ndërsa foli edhe për vendosjen e një takse të përkohshme për të nxitur më tej transferimin e tyre në periferi.

    Duke iu referuar debateve të krijuara në sallë nga ana e këshilltarëve të majtë, Basha e komentoi këtë fakt si lobim politikë dhe mbrojtje të interesave të disa bizneseve dhe jo të qytetarëve.

    “Sot është problem shtrirja e kazinove në lagjet e qytetit tonë. Numri i kazinove frikshëm po i afrohet numrit të shërbimeve të tjera të qytetit, siç janë furrat e bukëve. marketet e dyqanet e zarzavateve. Ftoj Këshillin t’i largohet porosive politike dhe të hedh poshtë lobimet politike, të votojë për interesin qytetar”, tha kryebashkiaku Basha.


    Pavarësisht pretendimeve të këshilltarëve të majtë se anulimi i mbledhjes së datës 6 shtator ishte i paligjshëm, dhe se nuk do të votonin asnjë projekt vendim pa u kërkuar falje, projekt-vendimi për transferimin e kazinove në periferi dhe vendosjen e një takse të përkohshme ndaj lojërave të fatit, u hodh në votim dhe u miratua me 28 votat e të djathtëve, pa votën e këshilltarëve të majtë, të cilët e bojkotuan votimin.

    Redaksia Online (Gre.M/Shqiptarja.com)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Luan loto, blen libra në Amazon



    Flash, Opinion e Dielë, 27 Tetor, 2013 | 09:36 am

    ARTAN FUGA

    Nuk e vendos fare në dis kutim se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për ndalimin e komunikimit me website-t e lotove të basteve sportive është nisur. Unë mirëkuptoj argumentin bazë që ato parà që shqiptarët harxhojnë online për bastet sportive shkojnë jashtë vendit dhe nuk e ndihmojnë pothuajse fare ekonominë shqiptare të drobitur nga kriza financiare për t’u mëkëmbur.

    Po ashtu, shumë individë, më mirë sesa të lënë nëpër baste dixhitale sportive lekët e tyre, e mira është të punojnë dhe t’i përdorin ato parà për mirëqenien e familjes. Mirëpo në aktet normative, pavarësisht dëshirave dhe qëllimeve që supozohen të mira, ka vend të mbahen edhe aspekte që e vështirësojnë zbatimin e tyre. Aq më tepër që një normë juridike ka vend të mbështetet jo thjesht në arsye ekonomike, morale apo sociale, të cilat edhe unë i ndaj, por, mbi të gjitha, në një kuadër normativ makro dhe të përcaktuar nga epoka jonë.

    Është pothuajse e pamundur të ndalohet komunikimi me faqet e web-it të këtyre shoqërive të basteve, të cilat përfaqësojnë agjenci që janë instaluar në vende të zhvilluara dhe demokratike të botës moderne. Nuk di ndonjë mënyrë se si mund të bëhet kjo veçse nëpërmjet censurës së “search engine online” e, mbi të gjitha, në bllokimin e kërkimit në Google, që nuk besoj se ka fuqi ndokush ta bëjë.


    E para, mund të na ndezë belaja me këto biznese të fuqishme që janë në të drejtën e tyre për të zhvilluar veprimtari biznesi dhe shpeshherë pas tyre qëndrojnë klube aristokratike garash me kuaj etj., të cilat na hedhin nëpër gjyqe sepse u pengojmë veprimtarinë e tyre financiare të ligjshme dhe me një klientelë planetare prej disa qindra milionë persona. Pastaj edhe mund të kemi probleme me komunikimin online sepse mund të taksohemi si pengues të komunikimit të lirë në internet, për të cilën shumë pak vende akuzohen sot në botën demokratike.

    Shoh se asociohet biznesi i lotove të sportit me aktivitetin kriminal, dhe kjo gjë është riprodhuar edhe nga mediat shqiptare. E kuptoj se në disa drejtime disa agjenci bastesh sportive kanë ndikuar në rezultatet e ndeshjeve sportive dhe janë ndjekur gjyqësisht nga drejtësia e shumë vendeve perëndimore. Sa mirë ua bëjnë! Mobilizimi i shtetit tonë kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, sigurisht që duhet lavdëruar. Mirëpo nuk mund të bëhet asociimi midis biznesit të basteve sportive dhe krimit ekonomik. Duhet bërë kujdes sepse kështu përsëri mund të hyjmë në qorrsokak dhe të na akuzojnë për difamacion dhe shpifje. Ka agjenci shumë të mëdha në botën e sotme, një industri e tërë, me lobingje të fuqishme, që veprojnë në këtë fushë, dhe që nuk kanë asnjë lidhje me krimin.

    Pas tyre janë firma të mëdha e të nderuara multinacionale, reklamën e tyre e bëjnë sportistë më emër të planetit dhe me reputacion të fuqishëm. Në asnjë rast nuk mund të akuzohen toptan si bartëse të aktivitetit kriminal. Nëse miliona njerëz sot në botë vendosin baste sportive, kjo nuk do të thotë aspak se ata kryejnë vepra kriminale. Të mos ngatërrohemi kot me këtë punë. Krimi është krim, ai duhet ndëshkuar dhe luftuar, kurse biznesi dhe klientela e ndershme që loz sipas normave në fuqi është ligjërisht duke kryer një vepër po aq ligjore sa edhe të shkosh në kinema apo të ecësh në vijat e bardha në rrugë. E keqja është se këto parà ikin nga ekonomia shqiptare dhe shkojnë nëpër xhepat e bankave dhe bizneseve të huaja të planetit. Por, kësaj nuk mund t’i bëjmë dot asgjë.

    Kjo është ekonomia ku kemi pranuar të hyjmë dhe këtu rregullat e lojës janë për të gjithë njësoj. Edhe parà që emigrantët shqiptarë i fitojnë në Angli, Greqi, Itali apo Turqi fitohen atje, por një pjesë e tyre vijnë në Shqipëri. Kjo është paraja e sotme, qarkullon pa kufij kombëtarë, lirshëm, dhe sidomos online. Nuk mundesh të bllokosh në mënyrë të njëanshme qarkullimin e parasë, pra që ajo që fitohet në vende të tjera të hyjë në Shqipëri, kurse ajo që fitohet në Shqipëri të ndalohet me norma juridike të dalë nga Shqipëria. Sigurisht që këtu asnjë nga këta operatorë ekonomikë dhe financiarë nuk i paguajnë asnjë taksë shtetit shqiptar, dhe kjo na dëmton. Mirë do të ishte që këto biznese të ishin të regjistruara në Shqipëri, por nuk është rasti.

    Rregullat e lojës tregtare sot e kanë bërë që mund të tatohen firma që funksionojnë në territorin shqiptar, dhe jo ato jashtë tij. Ne nuk mund të taksojmë ndërmarrje jashtë kufijve tanë, as edhe biznese online pa strehë sociale te ne. Përndryshe ekonomisë së sotme i prishen rregullat bazë. Ka të varfër që luajnë loto, vendosin baste online? Edhe mund të ketë. Por me një kartë krediti sot mund të blesh pije alkoolike, libra në Amazon, vetura, këpucë, çokollata etj., në butikë jashtë shtetit dhe askush nuk të ndalon që paratë e tua në bankë t’i prishësh jashtë vendit duke vendosur kartën e kreditit online në përdorim dhe të mos i blesh, ta zëmë në butikët e rrugës “Myslym Shyri”. Çfarë të bësh! Nuk është mirë, por këto janë rregullat e lojës sot. Ka shqiptarë që shkojnë dhe i kalojnë pushimet e tyre në Turqi ose Korfuz, në vend t’i kalojnë në Sarandë apo Shëngjin.
    Ne humbim parà, ekonomia shqiptare humbet, por kjo është liria e konsumatorit planetar që është i lirë t’i harxhojë ku të dojë paratë e tij. Ne përfitojmë më anë tjetër, sepse edhe turistë të huaj vijnë dhe harxhojnë parà në plazhet shqiptare. Bile ne më shumë fitojmë, sesa humbasim nga këto shkëmbime ekonomike. Çfarë janë këta të varfër që përdorin karta krediti? Shuma prej disa dhjetëra milionë dollarësh që shqiptarët harxhojnë në loto sporti qenka marramendëse. Paskan parà në kohë krize. Po si është llogaritur, sepse nuk besoj se një varfanjak ka kartë krediti për të bërë loto sporti online?!


    Nga dolën këto të dhëna veçse nëpërmjet shkeljes së sekretit bankar të mijëra vetave nga bankat e nivelit të dytë që gjurmuakan blerjet e mallrave dhe të shërbimeve të klientëve të tyre? Ndodh që njerëzit vërtet i harxhojnë lekët e tyre jo si duhet. Disa blejnë libra që s’kanë asnjë vlerë. Disa blejnë vetura thjesht për tangërllëk, disa blejnë pije alkoolike, disa harxhojnë qimet e kokës për duhan, ca shkojnë e blejnë bizhuteri krejt të panevojshme, apartamente jashtë mundësive të tyre financiare dhe pastaj bien në borxhe, disa rrinë si dembelë në vend të shkojnë të punojnë dhe pastaj hyjnë në borxhe dhe lënë fëmijët pa bukë. Por ja, kjo është situata ligjore dhe kulturore e kohës sonë, konsumatori ka lirinë e tij për ta ndarë sikurse dëshiron buxhetin e vet financiar familjar.
    Vërtet që ndahet keq në Shqipëri, por këto janë kushtet. Shteti dhe qeveria nuk ndërhyjnë dot në strategjinë e çdo konsumatori që e zgjedh vetë në tregun e lirë se si do t’i prishë paratë e veta. Edukimi bëhet me punë kulturore dhe emancipuese, por jo me ndalesa juridike, sepse kështu mund të na kritikojnë se cenojmë sjelljen e lirë të konsumatorit në tregun botëror, për të cilën kemi marrë angazhime të rëndësishme juridike. Mirë që dikush të lërë paratë e veta në baste sportive online nuk është hiç kur lë fëmijët e vet pa bukë dhe pastaj shkon rreh gruan në shtëpi nga dëshpërimi. Por kjo është liria e konsumatorit sa kohë që ai i prish paratë e veta në blerje shërbimesh dhe mallrash që hidhen legalisht në treg. Por jo në çdo rast është ves.


    Ka që luajnë se provojnë fatin, se e kanë zbavitje, se duan të harxhojnë adrenalinë etj. Në këtë rast nuk është ves, është lojë, është argëtim, është kalim kohe. Edhe mua ndonjëherë më lind dëshira para se të fle ta provoj me ndonjë loto. Ëndërroj të fitoj shumë lekë dhe të ngre një bibliotekë dixhitale për të rinjtë e lagjes. Nuk e kam aspak për ves si qindra milionë njerëz të nderuar, punëtorë, fshatarë, artistë, mikroborgjezë në planetin mbarë. Ky është njeriu. Ai mund të abuzojë me gjithçka dhe nuk mund ta përmbash me ndalime ligjore, ai edhe abuzon duke ngrënë, duke i dhënë veturës, duke pirë duhan, por nuk ia ndalon dot këto veprimtari. Me një fjalë, unë i kuptoj qëllimet e mira të ndalimit të website-eve të lotove të sportit, por kam paqartësi në të gjitha pikat e mësipërme.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/2...bra-ne-amazon/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Në internet humbja 700 milionë USD, bllokohen bastet

    25 tweet
    Aktualitet, Flash e Shtunë, 26 Tetor, 2013 | 09:41 am

    Rama dje gjatë konferencës për shtyp
    Qeveria vendos që të kërkojë bllokimin e basteve sportive on-line.
    Rama: “E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë bixhozi”.

    “Skema, ja si luajnë shqiptarët në baste online”
    Qeveria vendos të mbyllë lojërat e fatit online dhe të shkojë drejt mbylljes edhe të lojërave të tjera të fatit të licencuara.
    Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të zhvilluar dje paradite, Kryeministri Rama argumentoi vendimet e marra në lidhje me të ardhmen e lojërave të fatit në Shqipëri. “Kemi marrë vendimin që përmes ministres së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e të gjitha uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familjet shqiptare këtu në Shqipëri, apo derdhen paratë e fundit të familjeve në kushte të vështira, jashtë Shqipërisë. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë dhe familjet shqiptare humbasin në aventurën e basteve online, në destinacione jashtë Shqipërisë, brenda një viti varion nga 500 në 700 milionë dollarë. Është një shifër tërësisht e papranueshme”, tha Rama. Për Kryeministrin, në fazën aktuale, kompanitë e licencuara duhet të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura që kanë me shtetin e më pas do të zhvendosen në zbatim të ligjit larg institucioneve publike.
    “Të gjitha kompanitë që janë të licencuara jo vetëm që duhet të derdhin një orë e më parë të gjitha detyrimet e prapambetura, por duhet të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi. Ligj i aprovuar më parë, që përcakton edhe vendndodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar nga shkollat, nga spitalet, nga bankat dhe çfarë tjetër ligji ka përcaktuar. Afati për këtë është së shpejti, në bazë të ligjit. Në bazë të ligjit, të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet të licencuar dhe që janë të rregullt në derdhjen e detyrimeve për shtetin, duhet të sigurojnë zhvendosjen e tyre nga ato pika që nuk përmbushin kushtin e distancës nga shkollat, nga spitali, nga banka e me radhë”, tha Rama. Sipas Kryeministrit, lojërat e fatit kanë pasur deri tani mbështetje politike. “Ne jemi shumë të qartë për shtrirjen e këtij aktiviteti, për lidhjet që ky aktivitet ka pasur dhe vazhdon të ruajë me politikën, për mbështetjen që ky aktivitet ka gjetur deri në të shkuarën shumë të afërt dhe për mbulimin që ka siguruar falë korruptimit të politikës dhe të të gjithë zinxhirit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit”, tha Rama. I pyetur nëse ka emra konkretë politikanësh që kanë mbështetur biznesin e lojërave të fatit, Rama tha se “kjo në fakt lë jo të nënkuptohet, po lë të kuptohet qartë atë që kuptohet qartë kur je përballë masivitetit të këtij aktiviteti, që ka lindur dhe është zhvilluar si një industri e krimit në sytë e të gjithëve dhe pa i bërë përshtypje askujt. Pa mbështetje politike nuk ka industri të krimit ekonomik. Është shumë e thjeshtë. Kjo është një industri e krimit ekonomik”.
    Mbyllja
    Por, duke sqaruar vizionin e qeverisë së tij ndaj lojërave të fatit në tërësi, Kryeministri Rama tha se do të shkohet drejt mbylljes edhe të atyre lojërave që janë të licencuara. Sipas Ramës, shqiptarët nuk mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes bixhozit. “Nga ana tjetër, dëshiroj t’ju bëj me dije se plani ynë është jo vetëm i qartë, por edhe gjithëpërfshirës. Çka do të thotë se nga njëra anë ne do të vazhdojmë betejën pa kompromis, në çdo lagje dhe në çdo kënd rruge të Republikës së Shqipërisë, për t’i dhënë fund këtij aktiviteti të zhvilluar në mënyrë ilegale, por paralelisht do të ecim përpara shumë shpejt me një reformë ligjore që do të përcaktojë kufij shumë të qartë edhe për pjesën legale të këtij aktiviteti. Ndërkohë që po punojmë edhe për një strategji daljeje për të gjithë ata që në këtë aktivitet janë të licencuar dhe këtë aktivitet e ushtrojnë brenda kufijve të ligjit ekzistues. Strategji daljeje do të thotë, me fjalë të tjera, që ky nuk mund të jetë as legalisht një aktivitet i së ardhmes së këtij vendi. E ardhmja e këtij vendi nuk mundet të ketë të përbashkët me bixhozin. Shqipëria nuk ka nevojë për plagë dhe për dhimbje krejtësisht të evitueshme të kësaj natyre, plagë dhe dhimbje që krijohen dhe shkaktohen vetëm për të pasuruar një grusht njerëzish, duke shkatërruar familje të tëra, jetë të tëra, perspektiva të tëra, për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe duke thithur në mënyrë marramendëse, në labirintet e këtij aktiviteti, djem të rinj, adoleshentë, nxënës, studentë, të cilët në vend që të shkojnë në shkollë, dergjen dyerve të kazinove”, tha Kryeministri Rama pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

    “Fund marrëzisë” bllokon 287 kazino e pika bastesh
    Sekuestrohen 2498 makineri lojërash fati
    Prej 12 ditësh në shkallë vendi vijon operacioni i koduar “Fund marrëzisë”, që synon bllokimin e të gjitha kazinove e pikave të basteve që nuk janë të licencuara. Aksioni vazhdon me të njëjtin intensitet në të gjithë Shqipërinë, por duket se ka shërbyer për sensibilizimin e pronarëve të lokaleve që të regjistrojnë në Tatime makineritë e lojërave të fatit. Nisur nga statistikat më të fundit, rezulton që janë të bllokuara vetëm 287 subjekte të lojërave të fatit në të gjithë Shqipërinë. Krahasuar me ditën e parë të operacionit, kur u bllokuan 570 kazino e pika bastesh, numri ka pësuar rënie, pasi edhe ato lokale që janë bllokuar kanë arritur të plotësojnë dokumentet e nevojshme duke u rihapur. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, përgjatë 12 ditëve janë kontrolluar 1313 lokale lojërash fati, duke u proceduar penalisht 476 persona. Gjithashtu gjatë aksionit janë sekuestruar në total 2498 makineri lojërash fati, 230 kompjuterë dhe 606 monitorë të pikave të basteve sportive. Ministria e Brendshme njoftoi mbrëmë se që prej datës 14 tetor në Tiranë janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 245 subjekte, janë proceduar penalisht 169 dhe 161 persona, janë sekuestruar 1047 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 63 kompjuterë e 180 monitorë. Në Durrës janë kontrolluar 104 subjekte, në Lezhë 45, në Shkodër 93, në Kukës 35, në Dibër 47, në Elbasan 145, në Korçë 67, në Berat 129, në Fier 220, në Gjirokastër 89 dhe në Vlorë 95 subjekte lojërash fati. Materialet e sekuestruara janë në ruajtje pranë komisariateve të policisë, pranë Tatimeve dhe pjesa më e madhe te Rezervat e Shtetit në Lundër e Mullet.

    Makinerite
    Një pjesë e makinerive, monitorëve dhe kompjuterëve të lojërave të fatit që janë sekuestruar nga policia, kryesisht në Tiranë, janë lënë në ruajtje te Rezervat e Shtetit në Lundër e Mullet. Pjesa tjetër, 310 pajisje, janë marrë në ruajtje nga Drejtoria e Tatimeve dhe 227 janë lënë në ruajtje nëpër lokale dhe vëzhgohen nga policë.

    Eskortë policore për Sufalin e lojërave të fatit
    Vendimi i djeshëm i qeverisë për drejtoreshën e Lojërave të Fatit
    Pas reagimeve të forta të disa pronarëve të këtij biznesi

    Luneda Sufali
    Këshilli i Ministrave vendosi eskortë policore për drejtoreshën e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali. “Qeveria vendosi marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”, thuhet në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave.
    Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo masë sigurie merret kur aksioni i Policisë së Shtetit ka arritur thuajse në finalizim për të evidentuar të gjitha pikat e paligjshme dhe makineritë e paligjshme të lojërave të fatit. Gjithashtu, pas vendimit të djeshëm të qeverisë për mbylljen e basteve online dhe ndërmarrjen e të gjitha procedurave ligjore që do të minimizojë këtë aktivitet, duket se është parë e nevojshme që drejtoresha e kësaj njësie, që do të ketë dhe presionin më të madh, duhet vënë nën mbrojtjen e organeve të rendit. Ajo u prezantua në këtë detyrë më 2 tetor 2013. Aksioni policor në sekuestrimin e lojërave të fatit dhe nisja e një auditimi të thellë praktikave të mëparshme të kësaj Drejtorie, e kanë vendosur drejtoren Sufali në qendër të vëmendjes së njerëzve të përfshirë në këtë biznes miliona dollarësh. Intensiteti i veprimeve të qeverisë dhe deklarimi i Kryeministrit Rama se “kjo është një industri kriminale e cila ka lulëzuar falë mbështetjes politike nën hundën e policisë që heton krimin ekonomik”, nuk ka lënë vend për asnjë neglizhencë në sigurinë e drejtoreshës Sufali.

    Dekonspirimi
    Hetimi i krimit ekonomik
    Kreu i qeverisë tha se do të hetojë çdo punonjës policie në sektorin e krimit ekonomik që ka lejuar lojërat e fatit të paligjshme. “Më lejoni të përsëris se të gjithë ata që nën uniformën e Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar dhe të paguar nga taksat e qytetarëve për të luftuar krimin ekonomik, do t’i nënshtrohen hetimit lidhur me lulëzimin e veprimtarisë kriminale të lojërave të paligjshme të fatit. Ky hetim do të ndajë “të njomin” nga “i thati” dhe kush, në bazë të hetimit, do të figurojë i pafajshëm, do të ripërfshihet në radhët e Policisë, ndërsa kush do të figurojë i implikuar apo fajtor, me veprim ose mosveprim, do të përballet me organet e drejtësisë”, tha Rama.

    ARISTIR LUMEZI
    http://www.panorama.com.al/2013/10/2...okohen-bastet/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    “Skema, ja si luajnë shqiptarët në baste online”

    32 tweet
    Flash, Kronike e Shtunë, 26 Tetor, 2013 | 10:15 am

    Foto ilustruese
    “Kompanitë e huaja hapin gjithnjë adresa të reja”

    Eksperti: Operojnë me kartë krediti përmes bankave, nuk paguajnë as tatim për fitimin.

    Specialistë të ndryshëm që njohin botën e basteve, sepse kanë punuar për vite me radhë në kompani të tilla në Shqipëri, mendojnë se është thuajse e pamundur të frenosh luajtjen e basteve online.
    Gazeta “Panorama” bisedoi me njërin prej tyre për të kuptuar më mirë se si funksionon sistemi i basteve online, sa i përhapur është ai dhe pse është kaq e vështirë për ta frenuar. Personi me inicialet A. D., që është marrë prej më shumë se 7 vitesh me këtë punë, pohon se në Shqipëri luhen shumë baste online dhe se një pjesë e “lojtarëve” janë bërë tashmë ekspertë.
    A luhen shumë baste online?
    Po, shumë. Duhet thënë se numri i atyre që luajnë online ka ardhur gjithnjë në rritje.
    Si luhet një bast nëpërmjet internetit?
    Mjafton që të kesh një kartë krediti dhe nëpërmjet llogarisë tënde regjistrohesh në një nga kompanitë e huaja të basteve që operojnë jashtë Shqipërisë.
    Si transferohen paratë në llogaritë e këtyre kompanive të basteve?
    Kryesisht nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Ti vendos shumën që kërkon të luash në baste. Nëse humb, kompania e huaj tërheq paratë nga llogaria jote. Nëse fiton, të kalon shumën e parave në llogarinë tënde.
    Si mund t’i marrë këto para më pas?
    Shkon i tërheq nëpërmjet bankës që të ka ofruar kartën e kreditit.
    Gjatë tërheqjes së parave banka e ka detyrim të mbajë përqindjen që i takon shtetit?
    Jo, nëse banka nuk ka ndonjë njoftim ose udhëzim, ajo është e detyruar që t’i japë klientit të saj paratë një më një. Nëse banka ka ndonjë njoftim, atëherë mban përqindjen. Deri tani nuk ka funksionuar kështu, pra bankat nuk mbajnë përqindjen e tatimit mbi fitimin.
    Po nëse shteti do t’i mbyllë të gjitha uebsajtet e basteve online, a mund të luhet më online?
    Teorikisht ndoshta mund të ndodhë, por praktikisht më duket e pamundur.
    Pse?
    Sepse ka nga ato kompani aq të fuqishme saqë sapo informohet se një shtet ka mbyllur një ID (adresë interneti), pas dhjetë minutash ato hapin një adresë të re dhe ua dërgojnë klientëve të tyre.
    A mund të jeni pak më specifik?
    Atëherë duhet të kuptojmë një gjë: ne shqiptarët jemi një ndër klientët e këtyre kompanive. Klientë prej të cilëve këto kompani fitojnë dhe rrjedhimisht askush nuk ka dëshirë të humbë klientë.
    Atëherë çfarë ndodh?
    Supozojmë se qeveria apo një strukturë tjetër përdor mekanizmat e saj për të mbyllur një uebsajt të një kompanie bastesh, ndërkohë kjo e fundit pas 10 minutash hap një adresë tjetër. Sepse aty janë të punësuar mijëra njerëz dhe duke qenë se qarkullojnë shumë parà, nuk e kanë problem të hapin adresë tjetër. Menjëherë pasi hap adresën e re njofton klientët e saj, në rastin tonë shqiptarët, duke iu çuar një e-mail ku i njofton për adresën e re. Ja ku rinisi gjithçka nga e para….
    Kjo është arsyeja që më bën të besoj se është gati e pamundur që evitohet bastvënia online.
    Po nëse qeveria urdhëron bankat që të mos lejojnë të hyjnë apo të dalin parà që kanë të bëjnë me kompanitë e basteve?
    Kjo është fare naive. Së pari bankat nuk pranojnë, sepse nuk iu intereson t’iu ulet qarkullimi i parave. Së dyti, e kanë të pamundur të monitorojnë të gjitha rastet e bastvënieve. Së treti, ka edhe forma të tjera.
    Çfarë formash?
    Që nuk bëhet gjithçka vetëm nëpërmjet bankave. Sot, përveçse ka agjenci bastesh, ka edhe agjenci të huaja që veprojnë si banka dhe janë në funksion të basteve. Që do të thotë: derdh një shumë parash në këto agjenci, ato të pajisin me një kartë, që është e ngjashme me një kartë krediti, dhe ti mund të luash sërish në baste, pa kaluar fare nga sistemi bankar. Këto në shumicën e rasteve nuk janë të ligjshme, por gjithsesi ndodh edhe kështu.
    Pse preferohen kaq shumë kompanitë e huaja për bastvënësit shqiptarë?
    Për dy motive shumë të thjeshta: së pari sepse pranojnë shumë të mëdha, dhe së dyti, sepse kanë koeficient më të mirë se kompanitë vendëse dhe në disa raste luhet me dopio shans. Pra luhet e njëjta ndeshje në forma të ndryshme edhe në Shqipëri, edhe jashtë, dhe diferenca e koeficienteve përbën fitimin. Në gjuhën e bastexhinjve quhet “çejnxh”.
    Pse nuk mbajnë kompanitë shqiptare shuma të mëdha?
    Mbajnë, por jo aq sa ndërkombëtarët. Kompanitë shqiptare shpesh ulin në mënyrë drastike koeficientet për të mbrojtur veten e tyre, ndërsa jashtë kjo ndodh më rrallë, sepse qarkullimi i parave është aq i madh, saqë edhe ndjeshmëria është më e ulët.
    Po në shtetet e tjera a luhen shumë baste online?
    Po, luhet shumë. Nuk mund të bëj krahasime me Shqipërinë, por mund të them se luhet shumë. Megjithatë, diferenca është se në shumë shtete të tjera ata që luajnë online, pjesa dërrmues e bastvënësve përdorin kompanitë e vendeve të tyre, pra për ta ilustruar, një anglez luan kryesisht te një kompani angleze që vepron në vendin e tij. Jo si shqiptarët, ku pjesa më e madhe luajnë online me kompani që veprojnë jashtë Shqipërisë.
    Pra ju thoni se është e pamundur që të evitohet bastvënia online?
    Unë jap mendimin personal duke parë se si është gjendja, por ndoshta qeveria ka ndonjë plan shumë të detajuar që mund të na surprizojë. Unë jam i qartë se çfarë strategjie do të përdoret, por di të them se edhe disa shtete të tjera janë përpjekur ta frenojnë këtë lloj bastvënie, por kanë hasur në shumë vështirësi.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/2...-baste-online/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Jo vetem online por .... Rama njoftoi se edhe "kush ushtron këtë aktivitet në zbatim me ligjin, nuk do ta ketë atë për një kohë të gjatë....Askush nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nisëm, që nuk është një aksion, që do përfundojë kur shqiptarët të mos lënë asnjë qindarkë në kumar”- vijoi kryeministri

    Nuk e di se si mund te dali kryeministri i nje vendi me sistem demokratik dhe te deklaroj qe do te mbylli aktivitete legale te aprovuara me ligj. Shteti mund te monitoroj, te vendosi rregulla me te forta, te zbatoj me perpikmeri ligjin , te krijoj alternativa te tjera qe njerezit te mos kalojne kohen ne keto vende etj...por nuk mund te deklaroj mbylljen e aktiviteteve qe jane brenda ligjit.

    Me kete lloj diktati, neser "shteti" mund te thote te hiqet alkoli se ka probleme, te vihet shamija se e ben femren me te sigurte, te bllokohet interneti se mund te abuzohet...etj Keto jane zgjidhje te sistemeve me diktature apo ekstreme.

    Shteti ne demokraci garanton nje zbatim te rrepte te ligjeve te miratuara, te jete rregullator, por jo te detyroj zgjedhjet personale te individeve.
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Deri "dje" PS nuk votonte as per t'ju rritur taksat kazinove, "sot" deklarohet qe do mbyllen edhe ato me aktivitet te ligjshem!!
    Jeni shume per te ardhur keq.

    Lerini filmat me peripecite e Lulit se vetem llafe i kishte, asgje nuk beri 1 vit sepse i thyente koken Berisha me te tjere po tu prekte lavatricet e instaluara ne cdo cep te cdo qyteti!! Te njejten gje u tha dhe per PS kur bojkotoi parlamentin, nuk e votuan kete nuk e votuan ate. Thjesht llafe propagandistike. Basha frynte flluska sapuni, Rama i shkuli nga rrenjet. Duket qarte se kush ben propagande dhe kush ben pune...

    Edhe skemat piramidale ishin te aprovuara me ligj nga Berisha & co, te gjithe e dime se cfare ndodhi...

    Shume prej jush ketu jeni thjesht vegla propagandistike te cilet ndoshta nuk keni shkelur kurre kembe ne Shqiperi apo jeni shume larg realitetit. Nuk doni t'ia dini per plagen e madhe te hapur ne shoqeri nga perhapja e tejskajshme e pikave te bixhozit... Ju nuk doni t'ia dini per rrenimin e familjeve, grabitjet, vrasjet, vetevrasjet evazionin, pastrimin e parave... Ju nuk doni t'ia dini per femijet qe rrine pikave te basteve gjithe diten e luajne bixhoz me 100 lekshat qe marrin per cokollata duke u rritur krah per krah me te... Per baballaret qe shkojne e lene rrogat qe diten qe i marrin e nuk kane me leke per buke tu japin femijeve dhe zgjasin borxhet neper lista... Jo jo, ju nuk doni t'ia dini!!!

    Problemi i bixhozit ne Shqiperi eshte pertej te majtes e te djathtes, po ju si cmirezinj qe jeni nuk doni t'ia dini. Dini vetem te shikoni interesat personale (jo tuajat njehere se per ju sdo t'ia dije njeri, po te atyre qe ju vene te llomotisni) e te hidhni poshte cdo nisme te kundershtarit, sado e nevojshme mund te jete!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 28-10-2013 më 07:34

  20. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Shume prej jush ketu jeni thjesht vegla propagandistike te cilet ndoshta nuk keni shkelur kurre kembe ne Shqiperi apo jeni shume larg realitetit. Nuk doni t'ia dini per plagen e madhe te hapur ne shoqeri nga perhapja e tejskajshme e pikave te bixhozit... Ju nuk doni t'ia dini per rrenimin e familjeve, grabitjet, vrasjet, vetevrasjet evazionin, pastrimin e parave... Ju nuk doni t'ia dini per femijet qe rrine pikave te basteve gjithe diten e luajne bixhoz me 100 lekshat qe marrin per cokollata duke u rritur krah per krah me te... Per baballaret qe shkojne e lene rrogat qe diten qe i marrin e nuk kane me leke per buke tu japin femijeve dhe zgjasin borxhet neper lista...
    Shiko shiko. Tani qe foli Rama, gjithe bastexhinjte dhe kumarxhinjte e Shqiperise do te "kurohen" nga semundja e tyre. Asnje prej tyre nuk do vere me baste e nuk do te merret me lojra fati. Kryeministri yne rilindas "i dha fund kumarit" mes shqiptareve.

    Une them qe Rama te rilindi edhe gjithe popujt e tjere te botes ne lidhje me kete ceshtje, pasi asnje prej tyre nuk i ka dhene dot zgjidhje ketij problemi ne shekuj. Rama i dha zgjidhje tak-fak, me nje te rene te lapsit dhe me 6000 police.

    Tani qe e zgjidhem problemin e kumarit e basteve, a mund te nxjerri edhe nje ligj qe ndalon analfabetizmin? Une mezi po pres qe te nxjerri ate testin e famshem te analfabetizmit qe na premtoi ne fushate. Eshte mire ta marrin te gjithe shqiptaret dhe ta ndajme Shqiperine ne dy krahina: te shkolluar, analfabete. Keshtu biem rehat te gjithe.

    Po vete kryeministri e ministrat jane te lejuar ta marrin testin e analfabetizmit? Apo nuk ua lejon "kodi i etikes"?

    Na rrofsh sa mali i Dajtit o rilindasi yne qeros!

    Albo

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •