Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Andi Bica: "Bukuria ne art eshte gjithmone e vertete"

    Emri:  EMISJONI.jpg

Shikime: 585

Madhėsia:  23.4 KB

    1. Nga 1 deri nė 10 sa ju pėlqen profesioni i gazetarit?
    Mendoj se numri 5, ėshtė numri im.

    2.Personazhet qė interviston i pėlqen tė jenė tė bukur?
    Shprehės (ekspresiv), tek secila ka bukuri mjafton tė dish ta shohėsh dhe ti japėsh vlerė.


    3.Cila ėshtė tashmė pėrvoja juaj nė publicistikė?
    Njė pikėmbėrritje ėshtė cikli i suksesshėm i pesėmbėdhjetė episodeve t emisjonit Aromė Shqipėrie nė tv Albanian Screen pėrgjatė sezonit tė kėtij viti 2012 -13, tė ideuar dhe realizuar kėsaj here vetė si autor dhe gazetar duke sjellė pika tė reja vėshtrimi nė reliev, peisazh dhe tabela vlerash njerėzore. Gjatė udhėtimeve kam takuar nė Rubik njerėz shumė tė vlertė qė ecnin tė varfėruar mbi njė tokė tė florinjtė, ose fare pranė Tiranės kemi rizbuluar shijen e verės sė Sheshit tė zi nė komunėn Gjipalaj duke shkelur nė itinerarin e Jul Cezarit tė nisur me studjuesin e arteve Abdulla Tafa nė Golem dhe Shkėmbin e Kavajės si dhe duke prekur pak Toskanė nė Shqipėrinė e Mesme.

    Emri:  Princesha.jpg

Shikime: 603

Madhėsia:  40.5 KB

    Qysh nė nisje kam takuar njė Princeshė Austriake duke bėrė shoping me shportėn plot produkte bio si shurup arre e raki thane si e ardhur me misionaret katolike nė famullinė e Shėn Kollit tė fshatit Kqirė tė Pukės.Atje kuptova sesi po tė dish mund tė shpėtosh jetėt e qindra banorve siē kishte arritur kėshtu kleriku dhe organizuesi i menēur Dom Xhovani Fioki nga Kremona e Italisė.


    Nė Leskovik jam befasuar me njė faltore dashurie tė njohur si Cezma e Rrėzės ose vendtakimi i tė dashuruarve si dhe tingujt e Hafize Leskovikut tė shkruara nė tregimet dhe jetėt e pritėsve. Nė fermėn Sotira pak kilometra mė larg u preka me njė stil jetese kauntri, bashkjetesėn e troftave tė lumit me pyllin e lajthive nga kishte marrė emrin vendi.


    Pėrvoja ndjesore qė nė nisje ishte si dansi me njė grua apo vajzė tė bukur dhe unė fatbardhėsisht vallzova me Shqipėrinė e cila mė zbuloi pak nga parfumi i saj dehės. Nė Belsh u preka me njė ndėr tetėdhjetė liqenet me formė zemre. Tek “Rana e hedhun” nė Shėn Gjin ndjeva poezinė e vendit si kėnga e sirenave tė Uliksit apo parfumi i magjistares Medea nga i cili kish marrė emrin porti.

    Nė Kolonjė pėrveē bukurisė sė gruas kolonjare, rizbulova sekretet e ndėrtuesve mesjetar nė shtėpitė e vjetra monumentale tė Rehovės si gjurmė qytetarie tė vijuar ndėr breza.


    Nė Razėm u argėtova me shėtitjet e Nastradinit nė pyllin pėrrallor si dhe hyra nė odėn e tė bukurės sė dheut tė krijuar artistikisht nga Aida dhe Shiraziu. Nė ishullin e Zvėrnecit nė Nartė pashė vendprehjen e Marigo Posios sė flamurit si dhe ndjeva qetėsin e emetuar nga vendi i shenjtė i Fjetjes sė Hyjlindėses brenda nė Manastir.

    Emri:  ZVERNECI.jpg

Shikime: 476

Madhėsia:  28.1 KB


    Nė Ndroq e pashė veten si tregimtar i legjendės sė dashurisė sė Ashikut duke u veshur pak me nurin e vendit dhe shijuar pjatat e njė shefi qė ngjante si protagonist i njė seriali tė njohur mbi lumė.Mendoj se kjo pėrvojė, mė ka pasururuar nė informacion, duke i kushtuar mė shumė vėmendje edhe kulturės sė tė ushqyerit pėr mė tepėr ngaqė nuk kam ditur tė gatuaj ndonjėherė dhe kam qenė i painteresuar se ēfarė ndodhte mbi tryezė veē ėmbėlsirave.Mėsova tė mpreh dhe latoj shijen duke ftuar miq tė panumėrt nė tryezėn e dijes.


    4.Cili ėshtė kujtimi mė i bukur nga fėminia?

    Njohja me librin pasi mėsova tė lexoj.
    Kthimi nga shkolla i pėrqafuar me njė shoqe qė sot ėshtė artiste.
    Dhurata e pantallonave kadife kauboj si pjesė e kujdesi amėsor.
    Rrėfenjat e pambarimta me personazhe tė krijuar nga fantazia e bukur dhe pjellore e gjyshi Dhimitrit.

    5. Si ka qėnė momenti mė i keq qė ke pėrjetuar nė adoleshencė?
    Si shprehet poetesha Valdete Antoni, (mėma dheguida ime nė art) “Ngjaj trime se kam frikė nga vdekja”. edhe pėr mua kjo frikė e kthyer me dashuri nė emocion artistik mė shpėtoi nga mostrat e boshllėkut dhe kaosit qė mbizotėroi nė mjedisin rinor tė viteve 90-tė.


    6.Si konceptohet pėr ty jeta, po dashuria?
    Shėtitje mes luleve nė kopsht gjithė dritė. Secila lule ėshtė njė ėndėrr mė vete pėr tu prekur, jetuar dhe frymuar nė universin e aromės qė bart. Ēdo ditė e re ėshtė e bukur pėr tė jetuar, ėndėrruar dhe dashuruar.

    7. A di tė urresh, kur dhe pse?
    Po mėsoj tė urrej me pambuk mirėsie.


    8.Ē’mendim ke pėr tradhėtinė bashkėshortore?
    Mė mirė nuk e mendoj. Sidoqoftė mė duket mungesė vetvlersimi apo pagesa e njė egoizmi tė skajshėm.

    9.Vlerėson mė shumė raportin miqėsor apo lidhjen dashurore?
    Ia vlen kur janė tė dyja me njė perde ose kodėr tė butė nė mes.


    10.Cili ėshtė mendimi juaj pėr politikėn, sa ndikon nė art?
    Energji mbėshtetse,kuptohet jo direkte ashtu si tregoi pėrvoja e bashkpunimit pėr Dalinė dhe Pikason nė shekullin e shkuar.

    11…dhe mendimi juaj pėr raportin politikė-gazetar? Mirkuptimi pėrmes ēelsit tė vlerave njerzore.Nė tė dyja pėrfaqsimet e rėndsishme kam njohur nė mbi dhjetė v jet televizon, njerėz pozitiv, mirkuptues dhe profesionistė tė vėrtetė.

    12. Ē’pėrfaqėson njė femėr e bukur, po njė femėr e zgjuar?
    E pranoj se jam i ndjeshėm ndaj feminilitetit, por bukuria natyrale ėshtė pasqyra mė e shėndetshme pėr tu parė.


    13. Ju pėlqen arti,cili zhanėr i tij?
    “Ajo mė shloi nė kinemanė time ..” – kėshtu e kam pėrjetuar si thotė shprehja poetike.
    Poezia mė orientioi kah Piktura dhe ajo tek Kinemaja ku Guidat frymformuese janė Ēaplini me dramėn e jetės dhe groteskun e filmave tė tij, Al Paēino kurajoz e fisnik tek Aromė Gruaje dhe Zorba i mishėruar si aventurieri gruar i pėrjetshėm nga Antoni Kuin.

    14.A ka vlerėsimin e duhur krijuesi nė Shqipėri?
    Fatkeqėsia e krijuesese, Gruas Poet-e ( Mėmės sime) ėshtė se i duhet tė jetojė nėn mesataren e nivelit tė bashkohėsve tė vet.
    15. Cili ėshtė politikani juaj mė i pėlqyer?
    Ai qė di tė ngrejė ekonominė familjare tė bashkombasve dhe pėrmirsojė jetesėn e njerzve qė drejton qoftė edhe Alien.

    16. Po kėngėtari?
    Njėri prejt tyre qė ende e dėgjoj dhe shijoj ėshtė Zucchero.

    17.A luani ndonjė vegėl muzikore?
    Po,frymoj ēdo ditė nė median vizive Instrumentin e padukshėm - Zėrin.Dikur mjeshtri i pėrkthimit Robert Shvarc nė emisjonet e Radio Tiranės mė krahasoi me aktorin Prokop Mima pėr nga muzikaliteti i shprehjes.

    18.Flitet nė botė pėr milarderė dhe nė art. A do tė deshe tė ishe njėri prej tyre?
    Orakulli artistik mė pat lexuar se do largohem i pasur nga kjo botė.Tė shpresoj t’ia mbėrrij herėt duke e shijuar nė kohė tė ndjerit dhe jetuarit si i pasur. Kamja e hap shpirtin.

    19.Nėse do tė ishe njėri prej tyre, ē’do tė bėje me kėtė pasuri?
    Si fillim do pėrmirsoja jetėn e familjarėve tė afėrt dhe pastaj shumė udhėtime. Do merresha mė shumė me lulet dhe pikturėn.
    20. Kush ėshtė shėnjė juaj nė horoskop?
    Jam Gaforre e pėrndjekur simboli femėror i Dash(es) dhe me shėnjestėr harmonie Peshk(jen).
    21.Cila ėshtė stina mė e preferuar?
    Pauza e ndėrrimit tė tyre. Ekuinokset.

    22. A jeni supersticioz?
    Po, jam pak.

    23. A besoni nė Zot?
    Po, jam besimtar. Besoj nė piktakimin dhe tė pėrbashkėtėn e religjoneve dhe filozofivetė tyre qė pėr mua ėshtė Dashuria.

    24.Ē’mendim ke pėr UFOT?
    Derisa thuhet nė Librin e Shenjtė “Zoti i Botėrave…” kėto botėra kanė dhe protagonistėt e tyre tė ndryshėm a tė ngjashėm.

    25: Numėron mijėra tė rinj qė drogohen, ēfarė mesazhi qė jepni pėr ta?
    Tė ndjekin pasionet e fėmijrisė dhe muzėn e dashurisė!

    26. Beson nė mistiēizėm?
    Mė pėlqen tė lexoj realen edhe pėrmes mistereve.

    27. Si e mendon tė ardhmen, psh, pas pesė vitesh? Mbase tė mbushur edhe mė shumė me dashuri tė vijueshme si dhe duke u bėrė njeri pak mė i mire e profesionist mė i zoti nga sa ndihem sot.

    28. Cili ėshtė mendimi juaj pėr gazetėn tonė?
    Gjerdan argjendi si vetė fjala e shprehur.


    INTERVISTOI- ENRIETA SINA,
    GAZETA “OROSKOP”- GUSHT 2013.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga abica : 14-10-2013 mė 00:02 Arsyeja: TEKST

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •