Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Venizelos të hënën në Tiranë

    Venizelos të hënën në Tiranë, takon krerët e shtetit

    Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos njofton zyrtarisht vizitën që do të zhvillojë në Tiranë.

    Ministria e Jashtme greke bën të ditur se Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos do të vizitojë Tiranën, të hënën në 14 tetor.

    Sipas këtij njoftimi, zyrtari i lartë grek do të pritet nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

    Ai do të takojë edhe kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule.

    Venizelos do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas.

    Vizita e Venizelos në Shqipëri, zhvillohet disa ditë para asaj të presidentit grek Karolos Papulias, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 4 dhe 5 nëntor. Vizita bëhet edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014.

    Sipas medias greke, në takimet do të trajtohen çështje dypalëshe si procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Ujërave detare, e cila ka mbetur e “ngrirë”, çështja e përcaktimit të zonave ekonomike ekskluzive, bashkëpunimi për gazsjellësin TAP, por dhe çështjet e migracionit, si ajo e pasaportave të fëmijëve të emigrantëve shqiptare, ku emrat e toponimeve greke janë shkruar vetëm në gjuhën shqipe dhe prej muajsh të tërë po krijojnë probleme të mëdha për lëvizjen e lirë të familjeve shqiptare që jetojnë në Greqi.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    C'kane ndermend keta?
    Ndonje presion,apo te flasin pak per marredheniet e mira,edhe te permendin pak partneritetin ne fushen e ekonomise?

    C'na tha ky Rama per ate ceshtjen e detit para zgjedhjeve?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    mund te jepet deti, ne shkembim vjen njohja e kosoves

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    C'kane ndermend keta?
    Ndonje presion,apo te flasin pak per marredheniet e mira,edhe te permendin pak partneritetin ne fushen e ekonomise?

    C'na tha ky Rama per ate ceshtjen e detit para zgjedhjeve?
    Hmmm tha qe ka gjithe naten perpra per ta zgjidh ceshtjen e gjirit persik , me falni : C'eshtjen e detit .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Marrveshja e ujrave nuk eshte e ngrire.Ajo eshte hedhur ne kosh te plehrave nga gjykata kushtetuese.
    Ardhja e venizelos eshte testi si do vazhdojne marrdheniet mes dy vendeve.Do jene marrdhenie ndermjet padronit dhe skllavit apo marrdhenie mes dy fqinjesh te barabarte.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan shitesi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Alvlora (13-10-2013),IllyrianPatriot (14-10-2013)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Marrveshja e ujrave nuk eshte e ngrire.Ajo eshte hedhur ne kosh te plehrave nga gjykata kushtetuese.
    Ardhja e venizelos eshte testi si do vazhdojne marrdheniet mes dy vendeve.Do jene marrdhenie ndermjet padronit dhe skllavit apo marrdhenie mes dy fqinjesh te barabarte.
    mos prit ndryshime nga komunistet se ata nuk kane as fe as atdhe

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Kur e pyeten Edi Ramen se cila do te jete politika e jashtme e tij ai u pergjigj: "Zero probleme me fqinjet". Nje pergjigje budallacke, e dhene nga nje njeri budalla, qe kujton se gjithe njerezit e botes jane budallenj dhe ai eshte me i zgjuari. Togefjaleshi i tij "Zero probleme me fqinjet" kish per qellim te thoshte: une mund te jem sjelle keq me fqinjet kur isha ne krye te opozites dhe bera politike me ceshtje mes dy vendeve me pasoja per vendin sic ishte mareveshja detare te cilen une e shpura ne Gjykaten Kushtetuese, por une kam ndryshuar, tani qe jam kryeminister, nuk jam me ai qe isha.

    Nga vendet fqinje, ishte ministri i jashtem turk ai qe nxitoi te vinte i pari ne Tirane pas instalimit te Rames ne pushtet si per ti treguar Romes e Athines se qerrosi-gjatavel eshte njeriu yne ne Tirane.

    Mekatet e Rames ne opozite dhe politika e tij alla-turka, do ta kthejne ate ne nje nga qeverite me jeteshkurtera ne historine e shtetit shqiptar.

    Ilir Meta eshte duke shkuar ne palester perdite, per ta sjelle trupin ne forme, qe te behet se shpejti kryeminister i Shqiperise. Duke e ditur se kush eshte Edi Rama, ai po ruan distancen e tij me te dhe po argetohet me gropen e thelle qe Rama po i hap vetes perdite me qendrimet e vendimet qe merr. Dhe te gjithe te pakenaqurit e Rames, shkojne e qajne hallet tek Ilir Meta.

    Mesazhi i Venizelos per Ramen ne Tirane: Ke kohe deri ne fund te prillit qe te aprovosh ne Kuvendin e Shqiperise te njejten mareveshje qe shpurre ne Gjykaten Kushtetuese! Me pak fjale, ke kohe deri ne fund te prillit qe te lepish perseri te vjellat e tua kur ishe ne opozite.

    Albo

  9. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Bushati: Hiqni ligjin e luftës, Venizelos: Gjendja e paqes që në ‘87, s’kemi frikë nga asgjë,për pronat shkoni në Strasburg

    TIRANE - Ministri i Jashtëm grek në Tiranë, Bushati: Çështja çame? Koha që realiteti të shihet në sy. Tu kthehen të drejtat pronësore të mohuara. Greqia të heqë ligjin e luftës. Venizelos: Qeveria greke ka shpallur gjendjen e paqes që në vitin ‘87. Çështjen çame nuk e njoh. Pakti detar, sipas ligjit ndërkombëtar. Pjesë e delegacionit grek është edhe deputeti i PASOK-ut, i lindur dhe rritur në Shqipëri, Pirro Dhima.

    CESHTJA CAME? BUSHATI: KOHA QE REALITETI TE SHIHET NE SY, VENIZELOS: NUK E NJOH
    Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri grek, Evangelos Venizelos e ka nisur vizitën e tij në Tiranë me një takim me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Pjesë e delegacionit grek është edhe deputeti i PASOK-ut, i lindur dhe rritur në Shqipëri, Pirro Dhima.

    Në përfundim të takimit, dy homologët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh.

    Duke e falënderuar ministrin Venizelos për ndihmën që Greqia i ka dhënë vendit tonë, kryediplomati Bushati theksoi domosdoshmërinë që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohë të drejtat pronësore të mohuara, në mënyrë që siç tha ai, marrëdhëniet mes dy vendeve të njohin një hap më cilësor.

    “Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për në përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”- deklaroi ministri Bushati.

    Ministri Bushati theksoi vullnetin e qeverisë për adresimin e çështjeve të mbartura dhe ato që kanë lindur rishtazi, “për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve që orientohet nga e ardhmja europiane.” Në lidhje me çështjen çame, ministri Bushati tha se tashmë ka ardhur koha që realiteti të shihet në sy dhe të kapërcehen pengesat e së kaluarës.

    “Të tejkalohen pengesat e shkuara historike, sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit dypalësh rajonal e evropian dhe jo ti lemë terren nacionalizmit folklorik, që mungesa adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera tenton të mbajë peng marrëdhëniet dhe nuk i shërben marrëdhënieve të konsoliduara. Kemi vullnetin politik si qeveri shqiptare për të trajtuar të gjitha çështjet, asgjë nuk përbën tabu. Memorandumi i bashkëpunimit të procesit të integrimit evropian, të cilin do ta formalizojmë shumë shpejt, mendojmë se do të jetë rruga më e mirë për të instrumentalizuar bashkëpunimin dypalësh evropian.”- u shpreh ministri Bushati.

    Në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, ministri Bushati tha se “Shqipëria ka pjesë të traditës së saj më të mirë respektimin e lirive të pakicave kombëtare.”

    VENIZELOS: GREQIA NUK KA FRIKË NGA ASGJË
    Ministri i Jashtëm grek theksoi gatishmërinë e Athinës zyrtare për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.
    Kryediplomati grek iu përgjigj disa prej shqetësimeve të ngritura nga homologu i tij Bushati. Lidhur me ligjin e luftës Venizelos theksoi se Greqia nuk ka frikë nga asgjë dhe e ka shpallur gjendjen e paqes me Shqipërinë me vendim të Këshillit të Ministrave që në vitin 1987.

    “Greqia nuk ka frikë nga asgjë, e kemi kapërcyer pengesat e kaluara historike dhe futjen e marrëdhënieve të të dyjave vendeve në një periudhë bashkëpunimi. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në vitin 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë, që në vitin 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar te kuadri ligjor grek ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurt bashkëpunimi, që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës.”- tha Venizelos.

    Në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për kufirin detar, kryediplomati Venizelos thekoi se Greqia pret të zbatohet e drejta ndërkombëtare e detit, ndërsa për çeshtjen came tha se nuk e njihte aspak.

    “Dimensioni detar dhe mesdhetar i BE-së ka një rëndësi shumë të madhe. Si Greqia dhe Italia që do kenë presidencën e BE-së vitin që vjen na lidh një marrëveshje detare që nga vitit ‘77. Ato parime dhe objektiva që ne zbatojmë janë të thjeshta, zbatimi i së drejtës ndërkombëtare detare në atë formë që ekziston dhe zbatohet sot. Ashtu siç i kemi realizuar marrëdhëniet tona me vendet e BE për këtë problem, ashtu duam të vazhdojmë dhe me Shqipërinë, pasi do të bëhet pas pak anëtare e BE-së”- deklaroi ministri grek.

    Lidhur me çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, Venizelos tha se me ministrin Bushati kanë ranë dakord që të mblidhet një komision dypalësh për të gjetur zgjidhje. Duke theksuar rëndësinë e gazsjellësit TAP, kryediplomati grek tha se përmes këtij projekti marrëdhëniet mes dy vendeve fitojnë një dimension të ri.

    PYETJE NGA GAZETARET
    Pyetjes së gazetarëve nëse do të marrë zgjidhje çështja e kufijve detarë gjatë presidencës greke, Venizelos ju përgjigj: "Baza e përbashkët e Detit Mesdhetar që përbëhet nga presidencat e një pasnjëshme të Greqisë dhe Italisë në BE është politika e integruar detare që në epiqendër ka Mesdheun. Komisioni Evropian ka dhënë në publik një studim të rëndësishëm që tregon se zbatimi i së drejtës ndërkombëtare të detit dhe demilitimit i zonëve ndërkontinentale ka shumë rëndësi për BE dhe vendet që lagen nga Mesdheu. Të gjitha vendet e BE-së pranojnë të drejtën ndërkombëtare mbi detin dhe konventën e OKB-së mbi zbatimin e të drejtës. Kjo është e qartë se kriteret e Copenhagenit vlejnë edhe për vendet kandidate në BE. Ka një praktike evropiane , shembull është Italia dhe Greqia. Gjatë vizitës sime ne Romë ramë dakord ta shtrijmë në zonat detare në zonat ekskluzive detare si dhe në Mesdhe dhe Adreatik. Nuk ka asnjë ndryshim midis delimitimit të zonës ekonomike dhe kontinentale. Ekziston një praktike dhe një shembull greko- italian dhe në të njëtin drejtim do lëvizim edhe me Shqipërinë sepse kemi pranuar të njëtjat rregullat.”

    Ministri Bushati: “Pyetja nuk shtrohet si e mendon Ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ministri me të drejtë përmendi kriteret e Copenhagenit. Një nga motivet kryesore është krijimi i shtetit të së drejtës dhe respekti për rregullat që imponon shteti i së drejtës. Sot nuk shtrohet më pyetja se si e shikon qëvëria vendimin e gjykatës kushtetuese, por si do ecim ne përpara për ti dhënë një zgjidhje. E cila siç e shpjegoi ministri është e rëndësishme për Shqipërinë, Greqinë dhe Mesdheun. Përgjigjja imë është shumë e drejtëpërdrejtë. Duam ti adresojmë të gjitha çështjet me kurajo dhe me politik bazuar në legjislacionet e vendeve respektive , parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare dhe eksperiencave më të mira. Synimi ynë është BE.”

    LIGJI I LUFTES
    Ministri Venizelos: “Në përgjithësi dua tju them se Greqia nuk ka frikë nga asnjë gjë. Dua tju them se asaj që unë ju referova në deklaratë është një komunikatë , vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 1987, për kapërcimin e pengesave historike dhe futjen e marëdhënieve Shqipëri- Greqi në bashkëpunim. Mes dy vendeve ekziston aleancë dhe detyrime për ndihmë për çështje mbrojtje. OSBE, ku dy vendet tona janë anëtare mbështet mbi parimin e mos ndryshimit të kufijve dhe bashkëpunimit të vendeve anetare. Kushqo që mendon se ka interesa që i cënohen nga ligjet greke që nga 1986 ka mundësi ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Por jemi të gatshëm që ta çojmë më parë frymën e traktatit të miqësisë duke nënshtruar memorandumin se çfarë përpjekjesh i duhen Shqipërisë për tu antarësuar në BE.”

    CESHTJA CAME
    Ministri Bushati:” Pyetja është paksa e tejkaluar. Për faktin se si na duket ne çështja Çame. Sot sipas pikëpamjes sonë është momenti që realiteti të shikohet në sy. Të tejkalohen pengesat e të shkuarës sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit jo vetëm rajonal por edhe më gjerë dhe jo ti lemë terren nacionalizmit që në mungesë të adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera në përputhje me prktitkat ndërkombëtare tenton ta mbaj peng marëdhënien e dy popujve miq dhe në disa raste shkon në ekzagjerim. Kemi vullnetin politik si qeveri shqiptare për të trajtuar të gjitha çështjet. Edhe ato që shtron pala greke, si ajo e varrezave greke, nuk përbën tabu. Struktura më e mire që do shëronte plagët e së shkuarës.”

    AXHENDA E MINISTRIT VENIZELOS
    Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, zyrtari i lartë grek do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin, Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai do të takojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule. Venizelos do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

    Vizita e Venizelos në Shqipëri zhvillohet disa ditë para asaj të Presidentit grek, Karolos Papulias, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 4 dhe 5 nëntor. Vizita bëhet edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në janar të vitit 2014. Sipas medias greke, në takime do të trajtohen çështje dypalëshe si procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Ujërave detare, etj.

    (er.nu/a.n/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 14-10-2013 më 06:54

  10. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Bushati- Greqisë: Hiqni ligjin e luftës. Venizelos: Kemi vendosur paqen që në vitin 1987

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, e nisi axhendën e tij në Tiranë duke takuar homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

    Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bushati tha se i kishte kërkuar Venizelos që të hiqej ligji i luftës, duke e quajtur një ligj të tillë të papërshtatshëm për kohën.

    Bushati tha se mes dy vendeve ka edhe një tratat miqësie dhe bashkëpunimi.

    “Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi ministri Bushati.

    Kurse homologu i tij grek, Venizelos, tha se që në vitin 1987, qeveria greke ka vendosur gjendjen e paqes mes dy vendeve.

    Ai tha se nëse dikush sheh probleme tek kuadri ligjor grek, mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

    “Dy vendet kanë lidhje të forta miqësie mes tyre. Tani që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe përgatitet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Greqia është e gatshme që të ndihmojë me të gjithë forcat që ka.

    Dhe veç traktatit të miqësisë, ramë dakord për një memorandum bashkëpunimi për hapjen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

    Gjendjen e Paqes mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka shpallur qeveria greke që në vitin 1987. Madje që në vitin 1986. Gjithkush që ka diçka për të kërkuar diçka tek kuadri ligjor grek, ka të drejtën që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut,” tha Venizelos./ep

    Venizelos: S’e njoh çështjen çame. Bushati: Realiteti të shihet në sy

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi në Tiranë se ai nuk e njeh çështjen çame.

    Ai tha se për problemet e pronësisë, gjithkush që ka probleme me ligjet e Greqisë, mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

    Venizelos reagoi jo pa nervozizëm kur u pyet për këtë çështje.

    “Kjo është një çështje që nuk e njoh, po të dojë, le të përgjigjet ministri,” tha ai, duke iu drejtuar Bushatit, që më parë kishte thënë se nuk ka çështje tabu mes dy vendeve.

    “Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne, ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy. Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit rajonal dhe jo t’i lëmë terren nacionalizmit folklorik, që në mungesë të adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera tenton të mbajë peng marrëdhëniet mes dy vendeve tona,” tha Bushati./ep

    Greqia flet si një nga 30 ekonomitë më të forta në botë: Zbatojmë të drejtën ndërkombëtare për detin

    Konferenca për shtyp mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ishte ajo e dy njerëzve që vërtet duan ‘zero probleme’ me njëri- tjetrin.

    Vetëm se problemet ekzistojnë dhe nuk janë aq të lehta për t’u zeruar.

    Kështu, një nga çështjet e nxehta mbetet ajo e ndarjes së hapësirës detare.

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizelos, e nisi fjalën e tij duke treguar se ata kanë kaluar një krizë të vështirë, por mbeten një nga 30 ekonomitë më të forta në botë.

    Kur foli për çështjen e ndarjes së detit, ai tha se kjo u duhej më shumë nga pikëpamja ekonomike, për shkak të zonave ekskluzive ekonomike.

    Venizelos tha se ka edhe një studim të Komisionit Europian që flet për rëndësinë e ndarjes së këtyre zonave detare në funksion të zhvillimit ekonomik.

    E ndërsa fliste për ndarjen e detit, nuk mund të mos e përmendte faktin se nga fillimi i vitit që vjen, Greqia do marrë presidencën e Bashkimit Europian.

    A do ndikojë Greqia mbi Shqipërinë që të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e ujërave gjatë kësaj periudhe?

    Venizelos përmendi Kriteret e Kopenhagenit, që janë kriteret politike të anëtarësimit dhe që lidhen me zbatimin e ligjit.

    Këtu e mori fjalën Ditmir Bushati, që tha se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. E meqë Kriteret e Kopenhagenit kërkojnë zbatimin e ligjit, Shqipëria e quan të pastër si kristali vendimin e Kushtetueses.

    Por edhe Bushati u shpreh se Shqipëria kërkon që të adresojë të gjitha çështjet e mbetura pezull me Greqinë.

    Venizelos tha edhe se është ngritur një komision i përbashkët për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.

    Konferenca ishte e gjatë dhe ndoshta nga më interesantet që ka zhvilluar ndonjë ministër i Jashtëm grek në Shqipëri këto kohë.

    Ligji i luftës, çështja çame, çështja e detit u përmendën dhe u diskutuan hapur për gazetarët.

    Megjithatë nuk është kurrë e lehtë që të negociosh me fqinjët./ep
    TEMA

  11. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Bushati dhe Venizelos përplasen për çështjen çame dhe kufirin detar
    Venizelos: Nuk e njohim çështjen çame




    Edhe pse vizita e ministrit të Jashtëm grek, Evangjelos Venizelos vjen në Tiranë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati u pa qartë se, çështja çame dhe ajo e kufirit detar do të vazhdojnë të mbetet të pazgjidhura.

    Ministri grek u shpreh se, shteti që ai përfaqëson nuk e njeh çështjen çame, ndërsa lidhur me kufirin detar tha se, duhet ndjekur një praktikë siç kanë vepruar Greqia dhe Italia.

    Kurse, Bushati ka kërkuar nga Greqia që të pranojë ekzistencën e çështjes çame ndërsa për kufirin detar përsëriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzon marrëveshjen mes dy vendeve.

    Bushati ka bërë të qartë vullnetin e Shqipërisë për adresimin e të gjitha çështjeve që konsiderohen si “pengesa historike” dhe ato që janë krijuar rishtazi, me kurajë e vullnet politik, bazuar në legjislacionet e vendeve respektove dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

    Çështja çame

    “Kjo është çështja që s’e njoh po të dojë le të përgjigjet ministri”- tha Venizelos duke iu drejtuar homologut të tij shqiptar. “Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy”, tha Bushati.

    Kufiri detar

    “Ekziston një praktikë europiane dhe shembull greko-italian dhe jam i sigurt se në të njëjtën drejtim do të lëvizim në Shqipëri sepse kemi pranuar të njëjta rregulla e parime”, tha Venizelos.

    “Përgjigjen për paktin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Sot nuk shtrohet më pyetja për qeverinë shqiptare si e lexon vendimin e gjykatës Kushtetuese, pasi është i qartë si kristali. Për qeverinë shqiptare shtrohet pyetja si do ecet përpara për t'i dhënë një zgjidhje kësaj çështje e cila është e rëndësishme për Shqipërinë, Greqinë dhe projektet e përbashkëta për rajonin e Mesdheut”, u shpreh Bushati.



    Venizelos: Për çdo ankesë drejtohuni Gjykatës së Strasburgut

    Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri grek, Evangelos Venizelos takoi sot në Tiranë, homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin.

    Në një konferencë të përbashkët për median, kryediplomati Bushati, duke e falënderuar ministrin Venizelos për ndihmën që Greqia i ka dhënë vendit tonë, theksoi domosdoshmërinë që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohë të drejtat pronësore të mohuara, në mënyrë që marrëdhëniet mes dy vendeve të njohin një hap më cilësor.

    “Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist.

    Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”- deklaroi ministri Bushati.

    Ministri grek ka i ka kërkuar homologut të tij shqiptar, një komision të përbashkët për çështjen e varrezave greke në Shqipëri. Ai ka cilësuar se marrëveshja detare që dy vendet kanë, është që në vitin 1974, dhe çdo lloj ankese që shqiptarët kanë për këtë marrëveshje t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

    “Për ankesat e kuadrit ligjor grek, drejtohuni Gjykatës së Strasburgut. Për ne ka shumë rëndësi zbatimi i të Drejtës Ndërkombëtare për kufijtë detarë. Kufijtë duhen vendosur sipas ligjit dhe eksperiencave të vendeve fqinje dhe sipas ligjeve ndërkombëtare”, -ka thënë Ministri i Jashtëm grek dhe njëherazi zv.kryeministër i Greqisë.

    /Shekulli Online/ E. B./

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Venizellos dhe çështja çame


    Opinion e Hënë, 14 Tetor, 2013 | 12:14 pm

    SHPËTIM IDRIZI

    Sot vjen në Shqipëri zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Venizellos. Vizita e tij kryhet në një kontekst të veçantë për të dyja vendet. Greqia po kalon momente të vështira ekonomike, ajo po lufton me celulat kanceroze të “Agimit të Artë” që janë shumëfishuar, por dhe vitin e ardhshëm do të drejtojë Bashkimin Europian. Shqipëria ka në qeverisje një ekzekutiv të ri, i cili me gjithë stabilitetin në vijat kryesore të politikës së jashtme, ka disa zotime specifike ndaj çështjes kombëtare, në veçanti çështjes çame, që ne si PDIU e kemi përfaqësuar dhe mbrojtur fuqimisht. Vizita e zotit Venizellos vjen pikërisht kur është bërë publik botimi i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame në Fletoren Zyrtare. Më në fund politika shqiptare, kryesisht ajo e maxhorancës, ka në dorë një dokument referimi për këtë çështje të rëndësishme që ende pikon gjak, për nga tragjizmi i vet. PDIU e nxori nga sirtarët e harresës së oportunizmit politik të udhëheqësisë sonë dhe sot askush s’mund të thotë se ajo nuk ekziston. Skeptikët duhet ta mbyllin gojën. Ata që janë në krye të punëve duhet të përcaktojnë qartësisht si duhet të sillen përballë detyrimeve të një dokumenti parlamentar, si rezoluta, i vetmi në llojin e vet, që e drejton qeverinë në veprimtarinë e vet të përditshme. Partia Socialiste ka pasur në programin e vet, në qershor 2013, zgjidhjen e çështjes çame, por jo vetëm. Ndërsa ne përpiqeshim të miratonim në Kuvend tekstin tonë të projektrezolutës në dhjetor të 2012-s, Partia Socialiste propozoi një tekst alternativ, që megjithëse ishte i shkurtër, ishte thelbësor. Njëlloj sikur rezoluta e 2004-s që u riaktivizua ligjërisht, projekti i Partisë Socialiste kishte në themel Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve; e konsideronte çështjen çame si çështje për t’u zgjidhur dhe kërkonte raportimin në Parlament të diplomacisë për hapat në zgjidhjen e saj. Në këtë kontekst rrethanash, ne presim me të drejtë, pa kurrfarë ndjenje presioni ndaj ekzekutivit që ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bujar Nishani ta trajtojnë sot çështjen çame në bisedat e tyre me kryediplomatin grek. Gjithë problemi është ai i qasjes ndaj kësaj çështjeje në këtë kontekst të ri, në hapësirën që do të ketë në morinë e çështjeve të tjera, të cilat s’duhen kushtëzuar me njëra-tjetrën, duke pasur parasysh rifutjen në axhendë pas disa vitesh heshtjeje. Si kryetar i partisë së katërt parlamentare në Shqipëri, do thosha se në pikëpamje përmbajtjesore çështja çame është një çështje e shkeljes masive të të gjithë të drejtave themelore, duke nisur nga ajo më themelorja- e drejta e jetës. Pavarësisht mospërputhjes që mund të kenë palët në përkufizimin e çështjes çame, qasja është rreptësisht e përcaktuar. Si të restaurohet ky kuadër tërësor i të drejtave të një komuniteti në rrethanat aktuale, kur kanë kaluar mbi 60 vjet dhe komuniteti ynë nuk ka reshtur së kërkuari këto të drejta? Ne mendojmë se Traktati i Miqësisë, me gjithë mungesën e kuptueshme të referencave, pra dhe të përmendjes së çështjes çame, është baza e drejtë ligjore për ta hapur atë çështje për diskutim. Është tjetër gjë pastaj se për t’u zbatuar në praktikë, për të zgjidhur problemin, ky Traktat ka nevojë për akte të tjera nënligjore të shtetit grek. E sidomos, traktati ka nevojë të respektohet në frymë, pra si traktat i miqësisë, mbi të cilin asnjë ligj lufte, mbetje e së kaluarës, absurd i së tashmes, nuk ka kuptim. Një pjesë e ligjit të luftës, sipas pranimit të vetë shtetit grek, ende ekziston dhe ekziston vetëm dhe vetëm për të ndaluar kërkimin e të drejtave legjitime nga shqiptarët e Çamërisë. Është e qartë se takimet e sotshme nuk zhvillohen në kuadër të një situate lufte, e si pasojë është e vetëkuptueshme se kjo çështje duhet të marrë fund, që sot. Traktati i miqësisë në vetvete ka dy palë, palën shqiptare dhe atë greke. Pala shqiptare i ka respektuar të gjitha kërkesat e Traktatit, përkundrejt çdo pretendimi grek ndaj nesh, ndërsa pala greke nuk ka përmbushur asnjë detyrim të këtij Traktati. Greqia nuk mund të refuzojë kryerjen në tavolinë të një bilanci realizimesh të këtij Traktati, 17 vjet pas firmosjes së tij. Dhe nga bilanci do dilnin të qarta detyrimet e Greqisë ndaj popullit shqiptar, përkatësisht komunitetit çam. Ky komunitet ka shumë të vrarë, të plagosur, të dhunuar, ka prona të grabitura, shtetësi të mohuar, nëpërmjet fajësimit kolektiv politik dhe jo penal, pasi gjyqet famëkeqe të Janinës të vitit 1945-1946 nuk janë të vlefshme sipas vetë legjislacionit grek. A mundet Greqia ta mohojë këtë realitet ? Nuk mundet, sepse komuniteti ynë është shumë i fortë dhe ka rrënjë të thella në të djeshmen dhe të sotmen e Greqisë, dhe ato rrënjë nuk mund të shkulen. Nuk ka kurrfarë arsyeje pse Greqia të thotë sot se ky problem nuk ekziston, kur deri në vitin 1996 ai ekzistonte dhe trajtohej në bisedimet dypalëshe. A është zgjidhur ai prej 1996-s? Jo, as mbi baza individuale, as mbi baza kolektive. Atëherë, kjo çështje është akoma e hapur dhe ne presim që të zgjidhet përfundimisht. E dimë që do kohën e vet, por koha nuk pret më. Ne duam që sot ministri Bushati ta trajtojë çështjen çame ashtu si duhet. Me dinjitet. Çdo çështje në axhendën aktuale të diplomacisë sonë ka rëndësinë e vet, ka vendin e vet, por çështja çame nuk mund të mohohet nga askush. Madje, ngritja e çështjes çame e ndihmon pozitën e Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe. Nëse ne tërhiqemi vazhdimisht nga presioni i palës greke, atëherë do të jetë ajo që vazhdimisht kërkon dhe vetëm kërkon nga ana jonë. Ne e kuptojmë lojën e interesave, por sot më shumë se kurrë Shqipëria nuk mund të sakrifikojë dhe nuk mund të tërhiqet nga të drejtat e një komuniteti që dje dhe sot ka qenë komuniteti më patriot i shoqërisë. Ai komunitet u përzu me forcë, u vra, vetëm pse ishte shqiptar, pse kishte vetëdije kombëtare dhe për asnjë arsye tjetër. Përndryshe, ne duam që zoti Venizellos ta kapërcejë paraardhësin e vet. Megjithëse ishte ideatori i largimit të komunitetit tonë nga Greqia në vitet ‘20, në momentet e mobilizimit të shtetit shqiptar, sado i dobët ishte ai, Elefteros Venizellos u detyrua ta pranojë ekzistencën e minoritetit shqiptar në Greqi. Ai u detyrua ta ndalonte shkëmbimin dhe largimin përfundimtar të këtij komuniteti nga trojet etnike. Sot, afro 100 vjet më pas, pasardhësi i tij, Evangelos Venizellos, mund të mohojë ekzistencën e një problemi kaq të madh saç është problemi çam, dhe të jetë më i padrejtë se paraardhësi i vet, ndërsa etërit shpirtërorë të “Agimit të Artë

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...-ceshtja-came/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Nishani: Të njihet e drejta e mohuar e pronave. Venizelos: Në gjykatat greke, ose Strasburg


    Flash, Lajmi i Fundit e Hënë, 14 Tetor, 2013 | 15:47 pm

    TIRANE-Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka kerkuar nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Evangelos Venizelos qe Parlamenti Grek të heqë ligjin e luftës dhe të njihet e drejta e mohuar e pronave në vendin fqinj.

    Deklarata eshte bere gjate takimit te zhvilluar mes tyre ne presidence, ku shkëmbyen mendime për nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë dhe mundësitë e zhvillimit të tyre të mëtejshëm, në fusha me interes të ndërsjellë, në planin dy dhe shumëpalësh si edhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

    “Duke e falenderuar Ministrin Venizelos për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e shndërrimeve demokratike, mikpritjen e emigrantëve të shumtë dhe integrimin euroatlantik, Presidenti Nishani theksoi se, në kushtet kur dy vendet tona janë anëtare në NATO, bashkëjetojnë në fqinjësi të mirë dhe ndërmjet tyre ekziston edhe një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, është e domosdoshme që Parlamenti Grek të heqë ligjin e luftës dhe të njihet e drejta e mohuar e pronave në vendin fqinj për qytetarët shqiptarë”- njofton presidenca.

    Sipas saj, kryediplomati grek Venizelos u shpreh se Greqia e ka shpallur gjendjen e paqes me Shqipërinë me vendim të Këshillit të Ministrave që në vitin 1987 dhe se qytetarët shqiptarë mund t’u drejtohen gjykatave greke, ose atyre evropiane për të drejtën e pronës, ndërsa kërkoi që të zgjidhet çështja e Paktit Detar mes Greqisë dhe Shqipërisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare të detit.

    Presidenti u shpreh në favor të rifillimit të bisedimeve për Paktin Detar, bazuar në frymën e mirëkuptimit dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

    Kreu i Shtetit, pasi kërkoi nga bashkëbiseduesi që Greqia të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian, shtoi se Shqipëria do të vazhdojë t`i kontribuojë paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm rajonal, duke vënë në dukje gjithashtu se Kosova e pavarur ka provuar të jetë faktor stabiliteti për rajonin dhe më gjerë.

    Nga ana e tij, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Venizelos nënvizoi se mbështetja e zgjerimit të Bashkimit Evropian në drejtim të rajonit të Ballkanit do të jetë një nga prioritetet e Greqisë gjatë Presidencës së saj evropiane në gjysmën e parë të vitit 2014.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...ose-strasburg/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Me pelqen qe ceshtja came ish ne axhenden e ministrit,edhe e para nga diskutimet,sikurse e heqja e ligjit te luftes.

    Haptazi e ne prani te medias,edhe pse kjo bie ndesh me admin,edhe grekdashes.

    Komision dy palesh per varrezat greke e treguara nga prifti i Permetit

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur e pyeten Edi Ramen se cila do te jete politika e jashtme e tij ai u pergjigj: "Zero probleme me fqinjet". Nje pergjigje budallacke, e dhene nga nje njeri budalla, qe kujton se gjithe njerezit e botes jane budallenj dhe ai eshte me i zgjuari. Togefjaleshi i tij "Zero probleme me fqinjet" kish per qellim te thoshte: une mund te jem sjelle keq me fqinjet kur isha ne krye te opozites dhe bera politike me ceshtje mes dy vendeve me pasoja per vendin sic ishte mareveshja detare te cilen une e shpura ne Gjykaten Kushtetuese, por une kam ndryshuar, tani qe jam kryeminister, nuk jam me ai qe isha.

    Nga vendet fqinje, ishte ministri i jashtem turk ai qe nxitoi te vinte i pari ne Tirane pas instalimit te Rames ne pushtet si per ti treguar Romes e Athines se qerrosi-gjatavel eshte njeriu yne ne Tirane.

    Mekatet e Rames ne opozite dhe politika e tij alla-turka, do ta kthejne ate ne nje nga qeverite me jeteshkurtera ne historine e shtetit shqiptar.

    Ilir Meta eshte duke shkuar ne palester perdite, per ta sjelle trupin ne forme, qe te behet se shpejti kryeminister i Shqiperise. Duke e ditur se kush eshte Edi Rama, ai po ruan distancen e tij me te dhe po argetohet me gropen e thelle qe Rama po i hap vetes perdite me qendrimet e vendimet qe merr. Dhe te gjithe te pakenaqurit e Rames, shkojne e qajne hallet tek Ilir Meta.

    Mesazhi i Venizelos per Ramen ne Tirane: Ke kohe deri ne fund te prillit qe te aprovosh ne Kuvendin e Shqiperise te njejten mareveshje qe shpurre ne Gjykaten Kushtetuese! Me pak fjale, ke kohe deri ne fund te prillit qe te lepish perseri te vjellat e tua kur ishe ne opozite.

    Albo

    sot besoj se e kuptove cdo te thote togefjaleshi zero "probleme me fqinjet" nuk besoj se eshte kjo qe thua ti per kryeministrin
    une mund te jem sjelle keq me fqinjet kur isha ne krye te opozites dhe bera politike me ceshtje mes dy vendeve me pasoja per vendin sic ishte mareveshja detare te cilen une e shpura ne Gjykaten Kushtetuese, por une kam ndryshuar, tani qe jam kryeminister, nuk jam me ai qe isha.

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    greket po injoronjne ceshtjen came. po thone hapur nuk u kemi fare ne liste.
    camet vet duhet te fillojne te bejne njesitet guerrile ashtu si UCK-ja sepse qeverria e shqiperise nuk ka bithe te luftoje per kete ceshtje.

  17. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    ALBO DHE SHOKET E ALBOS MOREN SOT NJE MESIM TE MIRE NGA DIPLOMACIA SHQIPTARE,DHE BASHA MBAJTI TE NJEJTIN QENDRIM SI BUSHATI NDAJ VENIZELOS,BRRAVO PER KETE...
    Duket qarte se venizelos nuk gjeti ate qe mbase priste ne Shqiperi..kete e tregon dhe nervozizmi i tij qe dukej kur fliste dhe ne pergjigjet qe u jepte gazetareve...kjo sepse ishte hera e pare qe nje politikan shqiptar foli hapur pa inferioritet perballe pales greke. Ndofta eshte hera e pare dhe shpresoje jo e fundit qe politikani i ri si Bushati foli si i barabarte mes te barabarteve pamvaresisht se ministri i jashtem grek jo pa qellim i kujtoji mese tre here qe Greqia ne fillim te vitit mer kryesine e BE duke i bere keshtu shantazh te hapur politikes shqiptare. Mendoj se takimi i sotem ishte nje sukses i dukshem i diplomacis sone.
    I qete, i qarte,i zgjuar. Keshtu u paraqit kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati ne perballjen e tij, ndoshta me te veshtire ne fushen e diplomacise, perballe homologut te tij grek Evangjelos Venizelos. Nuk ishte thjeshte ballafaqimi midis krereve plolitike te te dy vendeve por problemet e trajtuara, veshtiresia e tyre. Berja per here te pare publike e atyre qe deri tani ishin mbajtur tabu.
    Ishte folur per marredhenie te shkelqyera, edhe pse e verteta nuk ishte keshtu. Eshte folur me etiketa standarte, si fjala vjen minoriteti grek ne Shqiperi dhe emigrantet shqiptare ne Greqi jane ura lidhjeje te kesaj miqesie etj. E pra nuk ishte keshtu. Teksa flitej per miqesi e vellazeri problemet sa vinin e beheshin me te mprehta. Cuditerisht kjo pune vazhdoi edhe kur Greqia e kishte humbur, si te thuash, rolin e liderit politik ne rajon.
    Buzeqeshja fallso, qe me shume se realitet fshihte nje fare hipokrizie sic duket mori fund. Ne takimin me politikanin e njohur grek Venizelos, kryediplomati yne shfaqi haptaz te gjithe problematiken qe egziston midis dy vendeve. 36 vjecari shqiptar ishte i qarte, i qete, stoik ne qendimet e tij por edhe luajal ne problemet e trajtuara. Bushati si asnje diplomat tjeter me pare tregoj se si behet ne fakt diplomacia. Jo, duke i fshehur gjerat por duke bashkebiseduar hapur per to.
    Ditmir Bushati u dha diplomateve te te dy vendeve dhe me gjere nje leksion diplomatik se si mund dhe duhen zgjidhur gjerat qe preokupojne dy vende fqinj. Ai tregoi se si duhen respektuar institucionet ne zgjidhjen e ketyre problemeve.
    Leksioni qe dha Bushati ishte impresionues. Ndaj reagimet pozitive erdhen nga te gjitha krahet e politikes. E kjo sigurisht qe te ben krenar Shqiperia me ne fund gjeti kryediplomatin qe i duhet. S’na mbetet gje tjeter vecse ti urojme pune te mbare dhe suksese.

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Një “lojë luftash” e panevojshme

    Nga Mero Baze



    Pas një periudhe të gjatë raportesh të kompleksuara nga inferioriteti dhe dyshimet mes Berishës dhe politikës greke, socialistët e rinj që kanë ardhur në pushtet, duket se duan të bëjnë një diferencë që po ashtu buron nga kompleksi i tyre “i miqësisë” me Greqinë.

    Në të vërtetë nuk ka ndodhur ndonjë gjë që përbën lajm, por thjesht gazetarët në Tiranë kanë kohë që nuk u ka zënë veshi përmendjen e problemeve historike mes dy vendeve. “Çështja Çame” dhe “Ligji i Luftës”, janë probleme të mbartura, por që nuk e dominojnë raportin mes dy vendeve, pasi në vitin 1996 është nënshkruar Traktati i Miqësisë mes dy vendeve, që tejkalon çdo atavizëm të luftërave mes dy vendeve.

    I vetmi problem mes dy vendeve, i prodhuar nga servilizmi i Berishës, është çështja e kufirit ujor me Greqinë, e cila duhet të zgjidhet sipas një standardi ndërkombëtar të pranuar nga të dy palët. Por këtu kemi një problem. Berisha u rikthye në pushtet nën paranojën se herën e parë e zbuan nga pushteti grekët dhe sjellja e keqe ndaj tyre, dhe u përfshi në marrëveshje të pandershme me politikanë konjukturalë grekë, boll që të mos e bezdisnin. Socialistët vijnë nga një histori miqësie me Greqinë dhe shumë të mirëpritur atje, dhe duket se duan të tregohen si të ndryshëm nga Berisha, duke dominuar një vizitë zyrtare me tema historike.

    Por Shqipëria dhe Greqia kanë përpara një axhendë tjetër, të cilën ne duhet të dimë ta përdorim. Shqipëria po shkon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Greqia është një vend kyç, i cili duhet të jetë në krahun tonë në rrugë. Ajo do të jetë pas pak vendi që do të ketë kryesinë e Bashkimit Evropianë dhe duhet ta kemi avokatin tonë kryesor. Ne kemi rreth 700 mijë shqiptarë të rinj në Greqi, që po i rezistojnë krizës greke nga paniku që kanë të kthehen në atdheun e tyre të varfër, dhe po shkojnë drejt integrimit përfundimtar në Greqi. Ata kanë 20 vjet që punojnë për vete dhe për Greqinë, dhe janë nën panikun e pensioneve të pasigurta dhe kontributeve të panjohura. Ne kemi ende Greqinë partnerin tonë kryesor në biznes dhe tregti, dhe një lidhje të fortë të ekonomisë sonë në jug të vendit me veriun e Greqisë. Ne kemi sot mbi 1 milion shqiptarë, që falë emigracionit flasin greqisht, dhe një kulturë bashkëjetese me grekët në Shqipëri, e pashembullt në një vend tjetër të Ballkanit.

    Axhenda kryesore shqiptaro- greke duhet të jetë përpjekja për të imponuar një mentalitet perëndimor në raportet mes dy vendeve, një kulturë të injorimit dhe përçmimit të problemeve që ngjallen nga historitë e tmerreve mes dy vendeve, që nuk kanë qenë të pakta. Në Greqi ka shumë njerëz më të zellshëm se në Tiranë që ta mbajnë kokën mbrapa dhe ta kthejnë kohën mbrapa. Ka plot grekë të marrë që flasin për Vorio- Epirin dhe sillogje, që jetojnë me shpresën se mund të ndezin zjarre me qirinj kishash, ashtu si në Shqipëri ka plot njerëz, bile dhe viktima të historive të shëmtuara mes dy vendeve, që nuk ia përtojnë të mbajnë luftën ndezur. Diplomacia shqiptare dhe ajo greke në vitin 2013, 100 vjet pas Venizelosit parë, nuk mund të dominohet nga “Megali Idea” dhe as nga ëndrra e pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës.

    Ne duhet të flasim me grekët ashtu siç sillemi me njëri- tjetrin. Dhe e vërteta është se duhet krijuar një klimë e patolerueshme për problemet mes dy vendeve. As Greqia, por sidomos ne, nuk kemi fuqi dhe energji të tepërta t’i shpenzojmë për probleme që janë tejkaluar me shumë mund. Mes dy vendeve ka një Traktat Miqësie, që injoron një copë letër që u ka ngelur si ligj lufte dhe nuk mbyll zgjidhjen e çështjes së pronave çame. E vetmja rrugë që këto çështje të bëhen tërësisht të pavlefshme, është që Shqipëria dhe Greqia të jenë dy vende të Bashkimit Evropian dhe të mos i japin asnjë rast njëra- tjetrës që të inkurajojnë mentalitete lufte me njëra- tjetrën.

    Unë e gjej me vend që ministri jonë i Jashtëm i përmendi problemet e mbetura pezull nga historia, dhe po me aq vend faktin që ministri grek pa asnjë kompleks paraqiti pozicionin e vet. Por nuk e gjej me vend të festojmë pse po kujtojmë luftën mes dy vendeve. Është një luftë fallco, që realisht nuk po ndodh. As në Athinë dhe as në Tiranë nuk mendon njeri për të. Dhe shumë mirë që nuk po mendojnë. Ashtu si Berisha që kishte komplekse nga anti-greqizimi i tij i sëmurë, në thelb anti-ortodoks, ashtu dhe ekipi i ri socialist vuan nga kompleksi se janë të mirëpritur në Athinë dhe nuk e kanë problem të duken sikur po vendosin “kufirin tek thana”. Është një “lojë luftash” e panevojshme! E vetmja luftë që vlen mes dy vendeve, është që të imponohet një komunikim perëndimor mes dy vendeve. Si evropianë do të kemi më të lehtë të bëjmë dhe historinë tonë të përbashkët pa komplekse.

    TemA

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    ok mero baze, por camet nuk i harrojne dot masakrat e bera ndaj tyre
    ti paske komplekse inferioriteti ndaj grekeve

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ziti për postimin:

    Gentian_gr (14-10-2013)

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Ky qarramani Baze si kopshtar duket me kete analizen qe ligjin e luftes e quan nje cope leter!

  22. #20
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Po PiroS DhimaS a nxorri ndonje brockull????
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •