Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Nje gje nuk kuptova nga vizita.
    Pse ministri i jashtem Grek duhet te takonte kreun e Kishes Ortodokse Shqiptare?

    jo per gje por nuk kishte as ndonje bisedim per fene ne axhenden zyrtare te takimeve (por edhe po te kishte ca lidhje ka me vet kreun e nje komuniteti te nje vendi tjeter) ?
    Nqs do thoni qe e takoi thjesht si shtetas grek, pse nuk takoi fjala vjen CEO-n e AMC apo te Tirana Bank?

    Mos ka te beje me ate piken e varrezave te ushtareve grek (meqe kjo ishte pike e axhendes se bisedimeve)?
    Mbetet per tu pare se sa varreza grekesh "do dalin" ne territorin shqiptar.
    Ka shume argumenta per takimin me Kryepeshkopin:
    1.Miqesi dhe njohje personale e Venizelosit me Kryepeshkopin
    2.Kisha qe drejton Anastasi ka ne juridiksionin e saj edhe minoritetin grek ne shqiperi
    3.Greket ne cdo vizite qe kryejne ne nje vend ku ka kishe ortodokse autoqefale apo patriarkane zhvillojne vizita edhe me autoritetet fetare.

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Venizelos: Deklaratat e mia në Shqipëri, tezat e politikës së jashtme greke

    Anila Jole
    Venizelos: Deklaratat e mia në Shqipëri, tezat e politikës së jashtme grekeNënkryetari i qeverisë greke dhe ministër i Jashtëm, Evangelos Venizelos, ka informuar presidentin e vendit, Karolos Papulias, mbi vizitën e zhvilluar në Shqipëri.

    Informimi lidhej edhe me vizitën që do të kryejë presidenti Papulias, muajin e ardhshëm, në Shqipëri.

    Pas takimit, Venizelos ka theksuar para gazetarëve, rëndësinë që Athina iu kushton marrëdhënieve me vendin fqinj.

    “Ka shumë rëndësi të përmirësohen marrëdhëniet me Shqipërinë, të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë, por njëkohësisht të krijojmë një marrëdhënie esenciale të fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar Venizelos.

    Ai shtoi se “kjo ka të bëjë jo vetëm me kufijtë tokësorë, por edhe ata detarë. Ka të bëjë me marrëveshjen për kufijtë detarë, ka të bëjë më tej, me zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët e të dy vendeve, pasi marrëdhëniet tona janë shumë të ngushta dhe dy ekonomitë tona janë të ndërlidhura”.

    Venizelos përfundoi duke thënë se deklaratat e tij të hënën, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar pasqyrojnë tezat e politikës së jashtme greke. “Këto teza i konfirmuam me presidentin e Republikës dhe ky do të jetë kuadri i vizitës së tij në Shqipëri”, në 4-5 nëntor, tha ministri i Jashtëm grek.

    (Balkanweb)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Nje gje nuk kuptova nga vizita.
    Pse ministri i jashtem Grek duhet te takonte kreun e Kishes Ortodokse Shqiptare?

    jo per gje por nuk kishte as ndonje bisedim per fene ne axhenden zyrtare te takimeve (por edhe po te kishte ca lidhje ka me vet kreun e nje komuniteti te nje vendi tjeter) ?
    Nqs do thoni qe e takoi thjesht si shtetas grek, pse nuk takoi fjala vjen CEO-n e AMC apo te Tirana Bank?

    Mos ka te beje me ate piken e varrezave te ushtareve grek (meqe kjo ishte pike e axhendes se bisedimeve)?
    Mbetet per tu pare se sa varreza grekesh "do dalin" ne territorin shqiptar.
    e takon qe pervecse e ka vartesin e tije dhe kane te njejtat politika i le disa porosi na tregon edhe neve dhe diplomacis tone qe ketu te ne ka kalin e trojes brenda dhe ky kali ka ne barkun e tije tipa dhe popull plote si albo me shoke qe jane gati te bejne cdo gje ketu brenda per te mbrojtur interesat e memes greqi. dmth do perdorin ne ndonje menyre karten e fese dhe te kishes per te na sjelle ndonje lloj konfliktualiteti te brendshem. psh me himaren apo me kishen e permetit etj.
    kjo ne fakt eshte e kote pasi qe me kete loje ata e kane provuar shume here edhe kohe me pare dhe gati shekuj me pare por ortodokset shqiptare se kane vene ujin ne zjarr sepse e kane pasur indentitetin shqiptar shume mire te percaktuar dhe biles shumica e kan luftuar pseudo identitetin greko-ortodoks. normalisht ketu vecojne nje pakic te vogel dhe nje pjes qe infiltrohet qe nga greqia por qe eshte e paperfillshme. ne ditet e sotme kjo eshte akoma me e paperfillshme pasiqe shqiptaret sote jane me kompakt dhe me identitet me te forte se sa me pare prandaj diplomacia jone as e vret mendjen per keto lloj presionesh sepse ketyre presioneve relisht tani u ka dale boja dhe nuk bejne me asnje kercenim per ne. greqia e ka vertet lakun ne gryke. kriza e ka rrenuar ekonomikisht dhe politikisht ka humbur rolin strategjik ne rajon.

    p.s takimi i te dyve tregon gjithashtu per te gjithe ata qe e kundershtojne se kush eshte janullatosi ne te vertet. normalisht janullatosi duhet te distancohej nga raporte te ngushta me politiken por perkundrazi tregon hapur raporte te ngushta dhe te eprzemerta me greqin. sidomos tani kjo behet dhe me domethenese duke pare natyren, nivelin dhe ceshtjet e trajtuara ne takimet mes venizelos dhe kreret e shtetit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 16-10-2013 më 10:20

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kanina për postimin:

    gesti_7 (17-10-2013)

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    e takon qe pervecse e ka vartesin e tije dhe kane te njejtat politika i le disa porosi na tregon edhe neve dhe diplomacis tone qe ketu te ne ka kalin e trojes brenda dhe ky kali ka ne barkun e tije tipa dhe popull plote si albo me shoke qe jane gati te bejne cdo gje ketu brenda per te mbrojtur interesat e memes greqi. dmth do perdorin ne ndonje menyre karten e fese dhe te kishes per te na sjelle ndonje lloj konfliktualiteti te brendshem. psh me himaren apo me kishen e permetit etj.
    po te kerkonte te tregonte qe e ka vartes,e takonte fshehurazi dhe nuk e fuste ne axhende,por e takon publikisht si perfaqesuesi i komunitetit ortodoks,ku ben pjese edhe minoriteti grek ne vend,per te cilin ai interesohet por edhe si vleresim per figuren e tij,si intelektuel dhe person i nderuar per ata qe kane pasur rastin ta njohin

  6. #45
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    [QUOTE=Archon;3687085]
    po te kerkonte te tregonte qe e ka vartes,e takonte fshehurazi dhe nuk e fuste ne axhende,por e takon publikisht
    po ta takonte fshehurazi nuk na i percillte mesazhet qe une e permenda me larte prandaj e takon publikisht.
    si perfaqesuesi i komunitetit ortodoks,ku ben pjese edhe minoriteti grek ne vend,
    ne radhe te pare ai teorikisht eshte perfaqesues i komunitetit ortodoks shqiptare jo me kote teorikisht i thone kisha autoqefale shqiptare. pastaj per minoritetin ka boll dulen qe meret me ate pune pasi minoriteti nuk eshte direkt ose me sakte aspak nuk eshte pune e kishes jane besimtaret pune e kishes. per minoritetin(ne baze etnike dhe jo fetare sepse juve sdini ti ndani keto dy gjera) dhe te drejtat e tije meret teorikisht politika dmth dulja e bollano me shoke.

    per te cilin ai interesohet por edhe si vleresim per figuren e tij,si intelektuel dhe person i nderuar per ata qe kane pasur rastin ta njohin
    kjo eshte nej vizit zyrtare nuk eshte muhabet kafenesh simpatish, vleresime dhe njohje personale. keto takime kane qellime te caktuara dhe arsye te caktuara.

  7. #46
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    nuk eshte kaq budalla ai,qe ta tregoje pa gje te keqe,ne qofte se e ka vertet vartes,aq sa ta kuptosh ti,apo edhe shume te tjere.

    Sepse nuk fiton asgje,perkundrazi,humbet shume,neqoftese do ta bente me kete qellim

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    [QUOTE=Archon;3687093]
    nuk eshte kaq budalla ai,qe ta tregoje pa gje te keqe,ne qofte se e ka vertet vartes,aq sa ta kuptosh ti,apo edhe shume te tjere.
    po pikerisht ngaqe seshte budalla e ben kaq hapur ai se perndryshe se bente fare. sepse ne quadrin e takimeve dhe ceshtjeve qe trajtoi zoteria ne fjale ishte jashte kontekstit ne kete takim me te dashurin janullatos

    Sepse nuk fiton asgje,perkundrazi,humbet shume,neqoftese do ta bente me kete qellim
    nuk humbet gje jo ne kete kontekst ai nuk humbet por vetem perfiton ose me sakte perpiqet te fitoje. ndersa me argumentet qe na jep ti nuk duket bundese takimi perkundrazi sic e thashe me larte del jashte kontekstit zyrtare ne te cilin u realizua vizita.

  9. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Ka shume argumenta per takimin me Kryepeshkopin:
    1.Miqesi dhe njohje personale e Venizelosit me Kryepeshkopin
    2.Kisha qe drejton Anastasi ka ne juridiksionin e saj edhe minoritetin grek ne shqiperi
    3.Greket ne cdo vizite qe kryejne ne nje vend ku ka kishe ortodokse autoqefale apo patriarkane zhvillojne vizita edhe me autoritetet fetare.
    Asnje nga arsyet qe ke permendur nuk mund te qendroje megjithese i ke marre si supozime.
    1. Takimet me Miqte dhe njohjet personale nuk mund ti fusesh ne nje axhende te nje vizite zyrtare keshtu qe kjo bie poshte.
    2. Sic ta ka sqaruar edhe Kanina nuk e ka Kisha nen juridiksionin e saj minoritetin, kisha ka nen juridiksion besimtaret dhe nuk ka kisha se si ti dije besimtaret se ca jane shqiptar apo grek, thjesht di qe jane besimtare ortodoks. Nqs i ka keto te dhena (pra sa jane shqiptar dhe sa jane grek) i bie qe nuk merret vetem me besimin por edhe me te tjera gjera pasi nuk ka ci duhet kombesia apo ne eshte minoritar apo jo.
    3. Edhe per kete pike mund te te jap shembuj sa te duash te vizitave te ministrave te jashtem neper vende ku ka ortodoks dhe ku ke si shumice si pakice ortodokse qe nuk ka pasur ndonjehere takime te tilla.
    Biles po te shohesh (kot pashe nje rast te nje vizite te ministri te jashtem ne Serbi) ata takojne perfaqesues biznesi grek dhe jo perfaqesues te kishes.
    Hajde merre vesh tani se pse e paska takuar Kryepeshkopin ketu te ne.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  10. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Meta: Tirana pret mbështetjen greko-italiane per anëtarësimin në BE

    UPDATE- Tirana pret mbështetjen greko-italiane në rrugën e saj drejt BE-së. Kështu shkruan sot portali Euroactiv, duke iu referuar marrjes së Presidencës së Bashkimit Evropian me rotacion, 1 janar 2014 Greqia, e ndjekur nga Italia më 1 korrik.

    “Ne kemi shpresa se presidenca greke dhe italiane do të tërheqin vëmendjen e BE-së për zgjerimin, në veçanti për një perspektivë më të shpejtë për Shqipërinë. Greqia dhe Italia mund të jenë forca shtytëse dhe unë shpresoj se ata do të punojnë ngushtë gjatë vitit që vjen”- është shprehur kreu i Parlamentit, Ilir Meta për Euroactiv Greqi.
    Përveç kësaj , shkruan Euroactiv, besohet se ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i cili kohët e fundit vizitoi Tiranën, mund të luajë një rol të rëndësishëm.
    “Evangelos Venizelos është një politikan pro-evropian dhe ka gjithë peshën e nevojshme në veçanti për të nxitur axhendën Evropiane të Shqipërisë dhe për të çuar marrëdhëniet dy paleshe në një nivel shumë të të lartë”- citon Euroactiv, një zyrtarë të qeverisë, në kushte anonimati.
    Ndërkaq, artikulli citon edhe këshilltarin për politikë të Jashtme të Metës, Ralf Gjoni, cili flet për rritjen e euroskepticizmit.
    “Ndërsa ne i afrohemi zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, shohim me trishtim që rreziku nga forcat radikale po forcohet gjithnjë e më shumë. Kjo do të jetë një katastrofë për Evropën dhe një fatkeqësi për Ballkanin Perëndimor”- deklaron Gjoni.
    Ne e dimë që Europa punon, shton ai, dhe në të gjithë duhet të punojmë shumë për të luftuar euroskepticizmin, për të parandaluar radikalët të hyjnë në Parlamentin Evropian.

    Panorama

  11. #50
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi në Tiranë se ai nuk e njeh çështjen çame.

    Ai tha se për problemet e pronësisë, gjithkush që ka probleme me ligjet e Greqisë, mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

    Venizelos reagoi jo pa nervozizëm kur u pyet për këtë çështje.

    “Kjo është një çështje që nuk e njoh, po të dojë, le të përgjigjet ministri,” tha ai, duke iu drejtuar Bushatit, që më parë kishte thënë se nuk ka çështje tabu mes dy vendeve.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDLIN për postimin:

    shitesi (25-10-2013)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •