Eshte hera e tretė ose e katėrt qė shkrimtari shqiptar i njohur Ismail Kadare nuk e fitoi cmimin Nobel pėr letėrsinė? Cilat janė arsyet dhe shkaqet qė ismail Kadare nuk e fiton dot kėtė cmim?
Cfarė kishte tė vecantė shkrimtarja kanadeze Alice Munro qė fitoi cmimin Nobėl kėtė vit qė nuk e kishte ismail Kadare?
A ka ndonjė lloj racizmi apo nėnvlerėsimi pėr shkrimtarėt shqiptarė (pėrfshi dhe ato tė Ballkanit dhe tė disa vėndeve fqinjė) nė pėrzgjedhjet qė bėjnė Juria e cmimit Nobėl pėr Letėrsinė?
Po te shohim motivacionet e disa shkrimtareve qe kane marrė cmimin Nobel gjithė kėto vite dhe praktikisht tė nobelistėve qė janė nga Ballkani dhe tė vėndeve afėr tyre , do tė mund tė spjegonim se pėrse shkrimtari i njohur ismail Kadare fatkeqėsisht nuk mund tė marrė kėtė cmim prestigjioz Mė poshtė po jap tė gjithė Motivacionet e Nobelistėve pėr Literaturėn tė vėndeve tė Ballkanit dhe vendeve afėr Ballkanit .
Ivo Andric - Motivacioni i Cmimit Nobel per Literature viti 1961: `Per forcėn epike me tė ciliėn ai ka kapur temat dhe pikturuar fatet njerėzore te skicuara nė historinė e kėtij vendi` (Kroacia).
Odysseus Elytis- Motivacioni i cmimit Nobel pėr Literaturėn viti 1979: `pėr poezinė e tij, e cila pėrkundrjet sfondit tė traditės greke, pikturon me njė fuqi ndjenjash dhe qartėsi intelektuale tė pstėr luftėn e njeriut modern pėr liri dhe kreativitet` (Greqi).
Czeslaė Milosz-Motivacioni i cmimit Nobel pėr Literaturėn viti 1980: `I cili me njė zė tė qartė dhe tė pa kompromis ka treguar konditat me tė cilat pėrballet njeriu nė botėn e konflikteve tė egra` (Hungari).
Dario Fo Motivacioni i cmimit Nobel pėr Literaturėn viti 1997: `I cili pasqyron kllounet e mesjetės nė fshikullimin e autoriteteve tė asaj kohe dhe nė pėrkrahjen qė u jep dinjitetit tė tė nėpėrkėmburve` (Itali).
Orhan Pambuk- Motivacioni i cmimit Nobel pėr Literaturėn viti 2006: ` i cili nė ceshtjen e shpirtit melankolik tė qytetit tė tij tė lindjes ka zbuluar simbole tė reja pėrsa i pėrket pėrplasjeve dhe ndėrthurjeve tė kulturave` (Turqi).
Po ashtu, edhe Motivacioni i cmimit Nobel pėr Literaturėn pėr vitin 2013 tė cilėn e fitoi Alice Munro ishte: `Mjeshtre Tregimit tė shkurtėr dhe bashkėkohor ("master of the contemporary short story"). ` (Kanada).
Shkurtimisht pėr Nobelistėn mė tė re pėr Literaturėn tė vitit 2013(nė fakt 82 vjecare):
Kjo tregimtare e lindur nė Ėingham Kanada me 13 korrik1931 dhe ėshtė rezidente nė Kanada.82 vjecarja librat e tė cilės pėrfshijnė `Jeta e shtrenjtė Vallzimin e Hijeve tė lumtura` ėshtė nė fakt gruaja e13 qė fiton kėtė cmim qė nga themelimi i Fondacionit Nobel mė 1901.Cmimi Nobel kishte njė dhuratė prej 770.000 paund. Sipas Botuesit tė BBC z. Will Gompertz, Alice Munro ka qėnė gjithmonė ` nė majat e lojės sė saj qė kur ajo e filloj atė`.
Shpesh Alice Munro krahasohet me shkrimtarin rus Anton Cehov i cili ka qene i njohur per shpirtin e tij human pėr tė cilin tema e rregullt e punės sė tij ishte dileam e ndeshur tek vajzat dhe gratė e reja tė cilat rriteshin dhe plakeshin nė qytete tė vogla dhe pa asnjė mundėsi e tė ardhme. Alice Munro ka pėrdorur tregimin i cili ėshtė pak prapa romanit por ajo e kultivoi kėtė zhanėr deri nė perfeksion.
Alice Munro ka fituar gjithashtu dhe cmimin Ndėrkombėtar pėr tėrė veprat e saj tė literaturės nė vitin 2009.
Motivacionet e dhėnies se cmimit Nobėl pėr Letėrsinė tė Nobelistėve tė vėndeve tė Ballkanit dhe afėr tyre, janė tė qarta.
Po tė shikonim dhe motivacionet e tė gjithė nobelistėve pėr letėrsinė do tė vėrenim (http://ėėė.nobelprize.org/nobel_priz...ure/laureates/) se ato janė gjithashtu shumė tė qarta dhe qė shėrbejnė qoftė nė shėrbimin qė u kanė bėrė kėta shkrimtarė vėndeve tė tyre, qoftė pėr aftėsinė e tyre tė vecantė si shkrimtarė tė talentuar, qoftė nė mesazhet qė u japin njerėzve tė thjeshtė dhe njerėzimit nė pėrgjithėsi.
Del pyetja munduese pėr shumė shqiptarė brėnda dhe jashtė vėndit pėrse ismail Kadare jo/
A nuk ėshtė i talentuar?
Po, ėshtė i talentuar.
Por kėtu vjen ana negative e shkrimtarit:
Pėr kė ka shkruajtur ky shkrimtar?
Ky shkrimtar ka shkruajtur dhe lavdėruar Enver Hoxhėn, duke justifikuar veprimet e tij, duke u dhėnė tė kuptojnė shqiptarėve se `uji nga burimi`- pra nga Enveri -`ėshtė i pastėr por bėhet pis aty poshtė`
Ky shkrimtar ka shkruajtur pėr tė kaluarėn nė tė cilėn personazhet kryesorė tė asaja kohe ishin pashallarėt, bejlerėt, tė cilėt justifikoheshin vetėm se kishin origjinė shqiptare. Por a mjafton kjo qė tė shkruash bukur? Mendoj se jo.
Ka shkruar pėr kryengritėsit shqiptarė, pėr legjendat shqiptare tė pėrshkruara shumė bukur port ė shkruara njėherė nga tė tjerėt vetėm se Z.Ismail Kadare i analizonte me stilin e tij cfajėsues apo duke i dhėnė njė pamje tė re dickaje qė lexohet nė historinė dhe mitologjinė shqiptaro-ilire fare qartė.
Shkrimtari ka qėnė drejtues i njė nga organizatave mė tė mėdha tė vendit nė kohėn e komunizmit nėn/kryetar i Frontit Demokratik. Cfarė mesazhi mund tė japė sot njė personalitet i tillė pėrvec keqardhjes?
Shkrimtari ishte shkrimtar oborri; i thurri lavde diktatorit dhe sunduesve tė tjerė komunistė, dhe me veprėn e tij ai justifikoi diktaturėn e proletariatit duke ja zgjatu nė njė farė mėnyre jetėn kėsaj diktature dhe duke e gėnjyer popullin dhe dashamirėt e tij me sofizmat qė pėrdorte nė romanet dhe tregimet e tij . Shumė nga ata edhe sot thonė qė ato sofizma janė tė bukura dhe modern. Por c`rėndėsi kanė kėto kur ai ka thėnė se njerėz si Enveri lindi rrallė dhe i duhen vendit?
Pra nėse pėr njė cast do tė mendonim se z.Ismail Kadare do tė fitonte cmimin Nobel, , pėr cfarė motivacioni do ta merrte ketė cmim prestigjioz?
Me motivacionin se ėshtė shkrimtar i talentuar por se e pėrdori talentin pėr ti zgjatur jetėn rregjimit komunist?
Apo se ishte njė shkrimtar i talentuar tė cilin rregjimi e mbajti shumė afėr duke i krijuar privilegje sa qė asnjė shkrimtar tjetėr shqiptar nuk i pati?
Apo se nė kohėn e demokracisė u pėrpoq qė tė hiqej si dissident dhe shkruajti pėr tė kundėrtėn e asaj qė shkruajti nė vitet e rregjimit komunist?
Pra tė nderuar miq, dhe armiq, cmimi Nobel nuk ėshtė pėr Kadarenė sepse emri Kadare na kujton tė kaluarėn e hidhur dhe mesazhi qė ka lėnė Kadare pėr popullin shqiptar- pėr mendimin tim ėshtė- mos shkruani pėr tė vėrtetėn dhe drejtėsinė, shkruani pėr tė kaluarėn dhe lavdėroni sunduesit. Kėshtu do tė mund tė gėnjeni dhe tė gėnjeheni me anė tė hipokrizisė edhe vehten edhe popullin.
Krijoni Kontakt