Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    "Kur shtepia eshte pis, duhet fshire" - Nard Ndoka
    Moderator, e di vet ti...

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sigurisht qe nuk duhet te diskriminojme njerezit mbi origjinen e tyre, por shteti nuk ndertohet me emra te pervecem, me njerez, ndertohet me ligje dhe rregulla. Dhe ky individ nuk permbush kriteret e rregullat e vete Policise se Shtetit per te drejtuar kete institucion. Theksi tek ligjet e rregullat.

    Dhe gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte se diskriminimi ka dy fytyra: 1) diskriminimin e bejne ata qe bejne emerime te tilla, duke sjelle nje njeri te pakualifikuar nga Amerika per te drejtuar Policine e Shtetit, dhe ky diskriminim prek te gjithe policet e karrieres ne Policine e Shtetit qe kane punuar per te permbushur kriteret ne keto 20 vjet. Rama e Tahiri u thote me kete emerim: nuk na duhen njerez me shkolle, na duhen njerez te besuar te hurit e te litarit si ne kohen e Enver Hoxhes! 2) Kemi edhe shijen e diskriminimit ne veshet e qytetareve te atij vendi: gjithe emerimet ne krye te Policise se Shtetit jane bashkefshatare te Gramoz Rucit dhe nuk perfaqesojne gjithe zonat e krahinat e vendit.

    Albo
    Klani Tepelena? Ja nga vijnë drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit.

    Ish- ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, dhe ALBO I FORUMIT SHQIPTAR,deklaroi dy ditë më parë se tani Policia e Shtetit po mbushet me tepelenas.

    E përditshmja Dita sjell një vështrim mbi vendlindjet e drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit.

    Nga 13 drejtues kryesorë, 2 prej tyre janë nga Tepelena, shkruan Dita, duke theksuar se vendlindja e Artan Didit, Drejtorit të Përgjithshëm, është Tirana.



    Artan Didi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit- Tiranë

    Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Tiranës- Himarë

    Kastriot Skënderaj, Drejtor i Policisë së Vlorës- Fier

    Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Fierit- Tepelenë

    Haki Çako, Drejtor i Policisë së Gjirokastrës- Berat

    Lorenc Panganika, Drejtor i Policisë së Beratit- Korçë

    Ilirjan Balla, Drejtor i Policisë së Kukësit- Durrës

    Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Dibrës- Tropojë

    Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Korçës- Tepelenë

    Perlat Çullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit- Gjirokastër

    Shaban Nexhi, Drejtor i Policisë së Shkodrës- Kukës

    Niko Brahimaj, Drejtor i Policisë së Lezhës- Vlorë

    Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Elbasanit- Korçë

    Albo,nje dore me ilace antistres te ben mire.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj 1: Numri i policeve ne nje vend, nuk ka lidhje me numrin e popullsise, ka lidhje me shkallen e kriminalitetit te shoqerise. Dhe sic e thashe me lart, kriminaliteti ne shoqerine shqiptare eshte ne ate mase, ku profesioni me i preferuar nga te rinjte si brenda edhe jashte vendit eshte "korrier droge". Eksporti me i madh i Shqiperise ne Evrope e bote ne keto 20 vjet ka qene kriminaliteti, qe merr formen e droges qe trafikohet apo prodhohet ne vend, merr edhe formen e grupeve kriminale me fije lidhese ne shtetet fqinje, Evropen e mbare boten.

    Thuaj 2: Nje polic qe hiqet nga detyra pa motivimin e duhur e pa te drejte e jo konform ligjit, ka te drejte te ankohet ne organet e shtetit pergjegjese per tu marre me keto ankesa e apelime, ashtu sic ka edhe te drejten ti drejtohet prokurorise e gjykates per te hedhur ne gjyq ministrine e ministrin per keto heqje nga detyra. Largimi nga detyra ne kete menyre e 40% te gjithe Policse se Shtetit, sikur te ishin lecka e jo njerez, deshmon mentalitetin komunist dhe kriminal te atyre qe kane mberthyer shtetin shqiptar.

    Thuaj 3: Une si qytetar i atij vendi, qe paguaj rrogen e gjithe shtetit me taksat e mia, nuk ia paguaj shtetit qe te shkurtoje rradhet e policise qe me sigurojne mua jeten, pronen e qetesine e kercenuar nga "te fortet" e njerezit e krimit qe i kane tani miqte e tyre ne pushtet e ne ministrine e rendit. Une si qytetar i atij vendi qe respektoj ligjet, nuk dua te shoh uljen e numrit te policise dhe denigrimin e ketyre ne kete shkalle, vetem e vetem se ne keto 8 vjet kane goditur e hedhur pas hekurave te burgut gjithe bandat qe vepronin lirshem ne 8 vitet e pushtetit socialist 97-2005.

    Thuaj 4: Shtetet fqinje si Italia e Greqia qe kane bashkepunuar ngushtesisht me Policine e Shtetit shqiptar ne keto 8 vjetet e fundit, i kane trajnuar e ndihmuar ata policet qe po pushohen sot nga puna, jane alarmuar nga nje vendim i tille, dhe mos kujto se do ta kalojne pa shume buje. Ata qe pushojne 40% te efektivave te Policise se Shtetit tone e kreret e gjithe qarqeve te vendit me nje te rene te lapsit, po kryejne nje "puc institucional". Diplomatet e huaj ne Tirane jane vene ne levizje per te dokumentuar te gjitha levizjet dhe historine e eksponenteve te rinj te instaluar ne keto detyra, dhe kete informacion ua dergojne Romes, Athines e Washingtonit, pasi jane vendimet qe nje qeveri e re merr ato qe flasin me qarte se cdo gje se me cfare njerez dhe me cfare qeverie kemi te bejme. Dhe Athina e Roma nuk kane se si te rrine duarkryq para nje situate te tille, pasi droga, kriminelet dhe trafiqet, prekin brigjet, ekonomine dhe shoqerite e tyre.

    Thuaj 5: Nje shtet nuk ndertohet me militante, ndertohet me njerez profesioniste. Ndryshimet ne nje administrate nuk behen ne mase, me nje te rene te lapsit, behen gradualisht, pasi nuk do te prishesh mbarevajtjen e punes se Policise se Shtetit qe garanton rendin e qetesine ne mbare vendin. Dhe me nje vendim te tille, asnje njeri profesionist nuk do te shkoje te punoje me administraten e Rames. Do te shkojne vetem ata militantet e pashkolle e sharlatane, pasi ai profesionisti nuk shkon te punoje per nje administrate qe shkarkon me nje te rene te lapsit 40% te administrates se Policise se Shtetit.

    Thuaj 6: Nje vendim i tille, se bashku me deklaratat se "Shqiperia eshte ne krize te thelle financiare", apo me shperberjen e Gardes se Republikes, kane per qellim qe ti dergojne mesazhin e gabuar Bashkimit Evropian, qe Shqiperia nuk eshte shtet dhe nuk eshte gati per tu pranuar ne BE. Pra vete kryeministri i vendit, sa ishte ne opozite e bojkotoi e mbajti peng procesin e integrimit te vendit, dhe tani qe erdhi ne pushtet, ne vend qe te punoje per te arritur integrimin, por punon me mish e me shpert per ta larguar Shqiperine nga Evropa. Majmuni e tha me gojen plot ne Euro News: "Dua ta shoh Shqiperine te integruar ne Evrope brenda 10 vjetesh!" Kur opozita e Bashes e Berishes e akuzuan per kete qendrim, sot qerosi doli e tha: "Do e marrim statusin ne dhjetor, per 2 muaj". Shtet banane me nje majmun kryeminister!

    Mesoji ti keto gjera, mesoja edhe majmunit te cirkut ne Tirane, rilindasit qeros Edi Rama.

    Albo
    1-Vetem me rrjeshin e pare te shkrimit TEND,je jashte loje fare si Shqiptaro-Amerikan qe je,per KULTURE demokratike po te them qe ne Albanistan numeri i policeve nuk duhe te Kaloje nga 5.000 deri ne 7.500 police,duke perfshire te gjitha strukturat e saj.
    2-Vazhdon akoma te jesh jashte loje,Per shef Komisariati te qyteteve me popullsi te mesme ne popullate,paguhen deri ne 80 deri ne 120.mije euro,per emerim ne keto qytete,DURRES,GJIROKASTER,KORCE,SARANDE(jo me kot po ti cilesoj)paguhej deri ne 400.000 deri ne 500.000 mije Euro,ku dhe nje nder detyrat e yre ishte dhe vjelja e takses se Hashashit ne Lazarat,per llogari te Rulit,Angjelit,Rucit...etj
    3-Ti nuk je qytetar i atij vendi,nqs do te ishe vertet personalisht do te habitesha e do te thosha qe:ishalla nuk ke qene ne ndonje gjume letargjik?!?!?!?
    Po te lexosh te dhenat e sherbimit sekret francez,prokurorit antimafia Italiane,Sh.secret spanjoll,Gjerman,Cia,do te shohesh qe grupet Kriminale,jane ne disa qytete te shqiperise,dhe Grupi me i madh qe komandon te gjitha keto leva eshte VETE QEVERIA,me ministrat e saj.
    Per bandat dihet mire se kush u godit dhe perse,nqs nuk e di si QYTETAR i ketij vendi qe je po te them serisht,Berrisha zevendesoi Grupet Kriminale me Grupet e tij Kriminale,po te lexosh ato qe te propozova me siper do ta kuptosh me kollaj situaten.
    4-Je prap jashte loje,te gjitha programet PAMECA,ICITAP1-2...u investime te BE-USA,hodhen ne kosh e plerave nga qeveria Berisha,qe hoqi dhe 2 police qe filluan te flisnin Ingellisht,dhe i zevedesoi me Trustin e Geshtenjes.
    5- ne pjesen e pare ke shume te drejte,per tjetren do te behesha me Radikal se ty,per ta shkrire fare POLICINE,e per ti zevendesuar per 5 vjet me Police,Amerikane,ose Spanjolle vecanerisht quhen Scuadre de Mosos.,ose me Xhandaret e Mbretit te Belgjikes.
    6-eshte nje Amulli,idesh,theniesh..etj dhe nuk po merrem fare.
    Ne fund.................
    MESOI TI KETO GJERA,DHE MOS HARRO QE JEMI NE 2013,ME I PERMBAJTUR EMOCIONALO-POLITIKISHT,MESOJA DHE PINOKUT BERRISHA.
    Dhe EDI RAMES,dhe Rilindasit Qeros EDI RAMA,do ti them...............o Krye-Majmun,o Kryeminister i republikes se Bananeve,shiko se ke dhe Shetas Shqiptare Majmuna Cirku,pavaresisht se jetojne jashte apo Brenda shtetit,te cilet ty te kane si KRYE-MAJMUNIN e cirkut te tyre !?!?!?!?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 11-10-2013 më 18:11

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Klani Tepelena? Ja nga vijnë drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit.

    Ish- ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, dhe ALBO I FORUMIT SHQIPTAR,deklaroi dy ditë më parë se tani Policia e Shtetit po mbushet me tepelenas.

    E përditshmja Dita sjell një vështrim mbi vendlindjet e drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit.

    Nga 13 drejtues kryesorë, 2 prej tyre janë nga Tepelena, shkruan Dita, duke theksuar se vendlindja e Artan Didit, Drejtorit të Përgjithshëm, është Tirana.



    Artan Didi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit- Tiranë

    Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Tiranës- Himarë

    Kastriot Skënderaj, Drejtor i Policisë së Vlorës- Fier

    Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Fierit- Tepelenë

    Haki Çako, Drejtor i Policisë së Gjirokastrës- Berat

    Lorenc Panganika, Drejtor i Policisë së Beratit- Korçë

    Ilirjan Balla, Drejtor i Policisë së Kukësit- Durrës

    Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Dibrës- Tropojë

    Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Korçës- Tepelenë

    Perlat Çullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit- Gjirokastër

    Shaban Nexhi, Drejtor i Policisë së Shkodrës- Kukës

    Niko Brahimaj, Drejtor i Policisë së Lezhës- Vlorë

    Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Elbasanit- Korçë

    Albo,nje dore me ilace antistres te ben mire.

    Faleminderit qe sapo ilustrove me kete qe solle ate qe une shkruajta me lart. Nga 13 drejtuesit e rinj te Policise se Shtetit, 10 prej tyre jane jugore. Te njejten formule perdorte edhe Enver Hoxha e Ramiz Alia me Policine e Shtetit komunist dhe me Sigurimin e Shtetit.

    Albo

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    PD, kallëzim penal për Ramën dhe Tahirin

    TIRANË Partia Demokratike do të padisë penalisht kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Partia Demokratike ka përgatitur dhe do të bëjë kallëzimin penal ndaj Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, të cilët në mënyrë flagrante shkelën ligjin, duke konsumuar krimin e shpërdorimit të detyrës, me pasoja të rënda për funksionimin e shtetit ligjor, të funksionimit të Policisë së Shtetit”, – tha dje deputeti i PD-së, Arben Ristani. Më tej ai argumenton arsyet: “Emërimi i kupolës së Policisë duhet të bëhet domosdoshmërisht vetëm në përputhje me ligjin. Vetëm kështu garantohet një polici brenda standardeve të kërkuara nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë…Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga kryeministri Rama me propozimin e ministrit të Brendshëm Tahiri, është haptazi në kundërshtim me ligjin e Policisë së Shtetit. Emërimi i dy zëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm të Policisë nga ministri Tahiri, është kryer haptazi në kundërshtim flagrant me nenin 24 të ligjit ‘Për Policinë e Shtetit’. Kryerja me dashje e veprimeve në kundërshtim flagrant me ligjin që kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, është krim dhe dënohet në mënyrë të qartë nga Kodi Penal i vendit”.

    MAPO

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Faleminderit qe sapo ilustrove me kete qe solle ate qe une shkruajta me lart. Nga 13 drejtuesit e rinj te Policise se Shtetit, 10 prej tyre jane jugore. Te njejten formule perdorte edhe Enver Hoxha e Ramiz Alia me Policine e Shtetit komunist dhe me Sigurimin e Shtetit.

    Albo
    Hahahahahahahahahahahahahaha sa qesharak qe je. Jo vetem qe hidhesh nga nje dege ne tjetrin kot pa lidhje po as e ke idene se perse flet

    Ben sikur harron ti qe Berisha sapo mori pushtetin qe ne 1992 e perseri ne 2005, e mbushi jo vetem policine, por te gjithe shtetin me maloket e tij besnik, injorante e analfabete duke filluar qe nga Mul Noka! Te bindur vetem ndaj pushtetit qe ju shtriu doren!!!

    Ben sikur i harroni skenat makabre te sulmeve ne 1997 te besnikeve shpellare te Berishes ndaj qyteteve te ndryshme te Shqiperise, besnike te cilet u shperblyen ne 2005 dhe zaptuan te gjithe shtetin Shqiptar duke i zhvatur gjithcka ishte e mundur!

    Ti normalisht shif interesat e tua, sepse e dime pse je kaq demokrat i zellshem [], por te pakten qendroji fakteve!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Reformë e dytë për ish-drejtorët, në janar shkrihet sektori i Studimit

    Elton Qyno

    Ish-drejtuesit më të lartë rrezikojnë të nxirren në reformë ose të transferohen në rrethe si specialistë

    Në rrezik dhe vendi i Hysni Burgajt. Tahiri kërkon të transformojë Akademinë Policore në universitet



    policia-e-shtetit-ndertesa_3Ish-drejtorët e Policisë së Shtetit që kanë shërbyer në 12 qarqe të vendit dhe në drejtorinë qendrore, duket se shumë shpejt do të zihen sërish në reformë, e cila do të jetë më e rëndë se transferimi i pak ditëve më parë. Pikërisht të gjithë drejtuesit, që kanë shkuar specialistë në sektorin e Studimeve Strategjike, rrezikojnë që në vitin e kaluar të mbeten jashtë radhëve të policisë, duke dalë në reformë. Kjo, për shkak se në Ministrinë e Brendshme për momentin është duke u përpiluar një projekt për shkrirjen e sektorit të Studimeve Strategjike dhe për pasojë, të parët që preken nga këto ndryshime do të jenë sërish ish-drejtuesit më të lartë të policisë, duke filluar nga Tonin Vocaj, Bernard Çaushaj, Artan Cuku dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të policisë. Reforma e policisë, që në fakt sapo ka nisur, nuk dihet nëse do të prekë dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili aktualisht drejton Akademinë e Policisë. Këtë institucion ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkon ta kthejë në një universitet të studimeve policore, kriminalistike, juridike dhe investiguese.

    Reforma në janar

    Shkrirja e sektorit të Studimeve Strategjike pritet të bëhet në muajin janar të vitit të kaluar. Nuk dihet me saktësi se si do të procedohet me ish-drejtorët, tashmë të emëruar në këtë sektor, por burime pranë Policisë së Shtetit thanë se efektivët e policisë që tashmë qëndrojnë si specialistë në këtë sektor, ose mund të nxirren në reformë, ose mund të shërbejnë në rrethe si specialistë hetimi të krimit, duke u zbritur kështu në detyrë dhe gradë. Një gjë e tillë për momentin është duke u menduar me seriozitet, pasi reformimi i strukturës së Policisë së Shtetit është ende në proces e sipër. Në sektorin e Studimeve Strategjike për momentin janë caktuar dy zv.drejtorët Muharrem Furriku dhe Muhamet Rrumbullaku, ndërkohë që në këtë sektor është transferuar dhe Tonin Vocaj, që dikur mbante postin e drejtorit të Hetimit të Krimeve të Rënda në polici dhe, së fundi, pas dorëheqjes së Agron Kuliçit, zuri vendin e tij, atë të drejtorit të Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Në këtë sektor, janë caktuar dhe ish-drejtorët e policive në qarqe, duke filluar nga Bernard Çaushaj, Gjergj Jorgo, Artan Cuku dhe ish-drejtuesit e tjerë në qarqe.

    Akademia-Universitet

    Ish-drejtori Hysni Burgaj, që pak ditë më parë i dhuroi flamurin e Policisë së Shtetit drejtorit të ri, Artan Didi, gjatë vitit 2014 do të preket nga reforma dhe ka shumë gjasa që ai të ulet në gradë. Ministri Tahiri ka si projekt shndërrimin e Akademisë së Policisë në një universitet me degë të veçanta, ku studentët do të marrin mësime teorike dhe praktike rreth punës hetimore, sjelljes dhe policimit në komunitet. Nëpërmjet këtij plani e gjithë Akademia do t’i nënshtrohet një strukturimi të ri dhe në krye të saj do të jenë njerëz të tjerë. Një plan i tillë tregon se transferimi i Hysni Burgajt në krye të këtij institucioni ka qenë i përkohshëm dhe nëse plani për shndërrimin e Akademisë në universitet realzohet, atëherë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit do të transferohet në një pozicion tjetër.

    http://www.standard.al/reforme-e-dyt...ri-i-studimit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #48

    PD kallëzim penal ndaj Ramës dhe Tahirit: Shkelën ligjin me emërimet në Polici

    PD kallezim penal ndaj Rames dhe Tahirit: Shkelen ligjin me emerimet ne Polici

    PD kallëzim penal ndaj Ramës dhe Tahirit: Shkelën ligjin me emërimet në PoliciTIRANË-Në kallëzimin për ndjekje penale drejtuar Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, Partia Demokratike kërkon fillimin e ndjekjes penale ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

    Sipas Partisë Demokratike, gjatë shkarkimeve dhe emërimeve është shkelur rëndë ligji. Konkretisht, PD akuzon se emërimi i Artan Didit është kryer në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, emërimi i Sokol Bizhgës dhe Altin Qatos janë në kundërshtim me ligjin.

    Partia Demokratike ka depozituar sot në prokurori kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    Përfaqësues të PD, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, kreun e qeverisë dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahirin lidhur me shkarkimet dhe emërimet brenda një ditë në strukturat drejtuese të policisë së shtetit.

    Pas daljes nga Prokuroria e Përgjithshme, Ristani argumentoi kallëzimin penal ndaj Ramës e Tahirit.
    Ristani theksoi se kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë shkelur ligjin me emërimet në Policinë e Shtetit, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm i policisë, 2 nëndrejtorat dhe deri drejtorët e policive në qarqe të vendit.

    “Është shkelur haptazi ligji për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe pikërisht neni 21 i Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, i cili thekson se personi i cili do të emërohet në pozicionin e drejtorit të Policisë së Shtetit duhet së pari, të jetë i shkolluar në Akademinë e Policisë, të ketë shërbyer të paktën 3 vjet me gardën si drejtues, të ketë një eksperiencë jo më pak se 16 vite punë si punonjës policie, te cilat personi qe u emerua nuk i ka” ka deklaruar deputeti Arben Ristani në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria.

    “Rama dhe Tahiri vazhdojnë të shkelin ligjin kanë pandjeshmëri ndaj njerëzve dhe ligjit. Ka kritere tek emërimet që janë laksative dhe nuk lenë vend për ekuivok dhe interpretime. Kështu vepruan dhe për drejtorët në qarqe dhe 2 nëndrejtorët në Policinë e Shtetit”, theksoi Ristani.

    Sipas Ristanit kjo vepër penale dënohet me heqje lirie deri në 7 vjet burg.
    “Emërimi i drejtorit të Policisë së Shtetit u bë nga kryeministri, kurse 2 nëndrejtorët janë të ministrit dhe të dy kanë kryer paligjshmëri” .

    Ja kallëzimi i plotë

    KALLËZIM PËR NDJEKJE PENALE

    Drejtuar: Prokurorit të Përgjithshëm

    Z. Adriatik LLALLA
    T I R A N Ë

    Të kallëzuar: 1. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    2. Sajmir Tahiri. Ministër i Brendshëm i Shqipërisë


    Objekti: Kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248-25 i K.Penal.


    Baza ligjore: Nenet 281 e vijues të K.Pr.Penale. Nenet 248 -25 i K.Penal


    I nderuar Z. Prokuror i Përgjithshëm!

    Në datë 09.10.2013 jemi njohur publikisht me ndryshimet drastike në trupën drejtuese të Policisë së Shtetit, ndryshime të cilat kanë përfshirë largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj, të Zëvëndës Drejtorit të Policisë së Shtetit z.Muhamet Rrumbullaku, të Drejtorëve kryesorë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe të 12 Drejtorëve të Policisë në Qarqe.

    Po në të njëjtën datë, në këto pozicione janë emëruar drejtuesit e rinj, ku një pjesë prej tyre janë ripranuar në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa të tjerët janë promovuar nga brenda radhëve të policisë.

    Konstatojmë se gjatë kryerjes së shkarkimeve dhe emërimeve të reja është shkelur shumë rëndë ligji për “Policinë e Shtetit”, Nr.9749 datë 04.06.2007, e konkretisht;

    1. Emërimi i z. Artan Didi, nga Kryeministri z.Rama me propozim të ministrit z. Tahiri, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin për “Policinë e Shtetit”, Nr.9749 datë 04.06.2007, neni 21 i tij.

    Në nenin 21 të këtij ligji janë përcaktuar shprehimisht kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilat janë si vijon;

    “Drejtor i Përgjithshëm i Policisë emërohet personi që përmbush këto kritere:
    a) të ketë shërbyer për një periudhë të paktën 3 vjet me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart ose ekuivalentin e kësaj grade;
    b) të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë, në përputhje me nenin 50 të këtij ligji ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, si të barazvlefshme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji;
    c) të ketë kryer jo më pak se 16 vjet shërbim si punonjës Policie, duke ushtruar kompetenca policore brenda 20 viteve të fundit.”

    z. Artan Didi është larguar nga radhët e Policisë së Shtetit në vitin 2006 dhe në atë kohë ai ka patur dy grada më poshtë se grada që ligji kërkon për tu bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

    z.Artan Didi nuk është shkolluar në Akademinë e Policisë në përputhje me nenin 50 të këtij ligji ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, si të barazvlefshme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të po këtij ligji.

    z.Artan Didi nuk përmbush as kriterin e tretë ligjor sipas të cilit duhet të jetë prej 16 vitesh në shërbim si punonjës policie brenda 20 viteve të fundit.

    2. Emërimi i z. Sokol Bizhga dhe z. Altin Qato nga ministri z. Tahiri, në detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është bërë gjithashtu duke shkelur hapur ligjin e sipërpërmendur në nenin 24 të tij, pasi të dy këta persona nuk plotësojnë kriterin ligjor të pasjes së gradës drejtues i parë për një periudhë përmbi tre vjet.

    Për më tepër z.Sokol Bizhga është ndërkohë nën efektet e masës disiplinore të marrë ndaj tij për të mos u promovuar në detyrë për një vit.

    3. Emërimet e drejtorëve të policisë në të 12 qarqet janë kryer në kundërshtim të plotë me të gjitha normat ligjore që parashikon Ligji për “Policinë e Shtetit” lidhur me kushtet se si kryhet ripranimi në Polici dhe gradat që duhet të ketë personi që merr një detyrë të tillë.

    Z. Prokuror!

    Këto veprime të kryera në kundërshtim me ligjin janë bërë me dashje të drejtpërdrejtë dhe me bashkëpunimin e qartë dhe të plotë të personave të kallëzuar dhe përbëjnë vepër penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

    Të kallëzuarit kanë bërë shkarkimet dhe emërimet e trupës drejtuese të Policisë së Shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin duke sjellë si pasojë shkeljen e të drejtave të ligjshme të punonjësve të policisë të shkarkuar padrejtësisht nga detyra apo të atyre që me të drejtën e plotë ligjore ju takon të promovohen në detyrë si dhe kanë cënuar rëndë punën dhe fuksionimin ligjor të gjithë policisë së shtetit duke emëruar drejtues pa arsimin përkatës, pa gradimin përkatës, pa përvojën përkatëse ligjore dhe pa respektuar procedurat që parashikon ligji.

    Duke qënë të bindur se veprimet e dy personave të kallëzuar konsumojnë plotësisht elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.

    Po ju drejtohemi juve z. Prokuror i Përgjithshëm për të ushtruar ndjekjen penale sipas ligjit.
    Tiranë më: 18.10.2013"

    (m.s/d.b/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #49

    Për: PD kallëzim penal ndaj Ramës dhe Tahirit: Shkelën ligjin me emërimet në Polici

    Nese, gjithmone "nese", cfare ndodh ligjerisht nese kryeministri sipas ligjit gjendet fajtor ?
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD kallëzim penal ndaj Ramës dhe Tahirit: Shkelën ligjin me emërimet në Polici

    PD kërkon interpelancë me Ramën për emërimin e Didit në krye të Policisë së Shtetit

    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimin e Artan Didit në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Përmes një njoftimi për shtyp, zyra e PD bën të ditur se kërkesa për interpelancë është dorëzuar në Kuvend.

    Sipas PD, Artan Didi nuk plotëson asnjë nga kriteret për funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    “Këshilli i Ministrave nën kryesimin e Kryeministrit Edi Rama, me propozim të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, emëroi Z. Artan Didi në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Neni 21 i ligjit “Për Policinë e Shtetit” përcakton qartësisht kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: 1. Të ketë shërbyer në Policinë e Shtetit për një periudhë prej të paktën 3 vjeçare, me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart, ose ekuivalente me të. 2. Të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë, në përputhje me nenin 50 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, të barasvlershme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji. 3. Të ketë kryer të paktën 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetenca policore brenda 20 viteve të fundit. Partia Demokratike ka denoncuar publikisht, në mënyrë të përsëritur se emërimi i z. Artan Didi është kryer në kundërshtim flagrant me nenin 21 të Ligjit Për Policinë e Shtetit, sepse personi i emëruar nuk plotëson asnjë nga kriteret taksative të këtij neni për funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në këto kushte, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në të drejtën tonë dhe detyrimin tuaj të përcaktuar në nenin 80 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 96 të rregullores së Kuvendit, kërkojmë nga z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, shpjegime për sa më poshtë: – A ka verifikuar paraprakisht nëse kandidatura e z. Artan Didi ka shërbyer në Policinë e Shtetit për një periudhë prej të paktën 3 vjeçare, me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart, ose ekuivalente me të? Nëse po, çfarë procedure verifikimi ka ndjekur dhe me çfarë dokumentacioni zyrtar ka vërtetuar përmbushjen e këtij kriteri taksativ ligjor? – A ka verifikuar paraprakisht nëse z. Artan Didi ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Policisë, në përputhje me nenin 50 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, të barasvlershme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji? Nëse po, çfarë procedure verifikimi ka ndjekur dhe me çfarë dokumentacioni zyrtar ka vërtetuar përmbushjen e këtij kriteri taksativ ligjor? – A ka verifikuar paraprakisht nëse z. Artan Didi ka kryer të paktën 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetenca policore, brenda 20 viteve të fundit? Nëse po, çfarë procedure verifikimi ka ndjekur dhe me çfarë dokumentacioni zyrtar ka vërtetuar përmbushjen e këtij kriteri taksativ ligjor?- Në kushtet e shkeljes flagrante të ligjit në emërimin e z. Artan Didi si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe pasojave të rënda që kjo paligjshmëri passjell në lidhje me ligjshmërinë dhe legjitimitetin në të gjitha aktet dhe veprimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe strukturave në vartësi të tij, kërkojmë të dimë se kur do të revokohet akti administrative i emërimit të z. Artan Didi”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

    22 tetor 2013
    Shqip

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkimet në Policinë e Shtetit, PD padi në Gjykatë dhe interpelancë në Kuvend

    PD, procesverbal për Artan Didin si numërues i PS në 23 qershor


    artandidi-256x350 (1)Partia Demokratike ka sjellë fakte të tjera që shkojnë në favor të pretendimit të saj se zgjedhja e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Artan Didi është bërë në kundërshtim me ligjin. Përveç mosplotësimit të kritereve ligjore që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e punës në radhët e policisë, kohëzgjatjen e mbajtjes së gradës së lartë ‘Drejtues i parë’, apo edhe shkollimi i tij, PD ka bërë të ditur dje se Didi nuk plotëson edhe një kriter tjetër ligjor, atë të të qenit apolitik. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka duke debatuar dje në komisionin e Sigurisë me ministrin Tahiri, ka bërë publike fakte që e lidhin drejtorin Didin me shërbime politike në favor të PS-së. Noka ka ekspozuar një procesverbal të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ku Didi firmoste si numërues i parë, si përfaqësues i PS-së. “Ky është alarm që po kthehet në një polici politike. Këtë do jua faktoj, ja ku është procesverbali i qendrës së votimit në Tiranë, i cili tregon se Artan Didi është numërues i parë; tashmë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Kjo është polici politike. Kur drejtor i Policisë së Shtetit emërohet një person politik, keni bërë shkelje të ligjit. Ndaj ky është mesazh i qartë që po e shndërroni policinë në tërësisht politike”, – tha Noka. Ai gjithashtu ka publikuar edhe një dokument zyrtar të KQZ-së, ku vërtetohet se edhe drejtori i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, Arben Skëndo ka qenë një nga dhuruesit financiarë për fushatën elektorale të PS-së. “Drejtori i SHKB-së është në listën e donatorëve të PS-së, Arben Skëndo është sponsor me 1 milion lekë i PS-së. Ndaj ai është sponsorizuar duke e emëruar drejtor të SHKB-së”, – tha Noka. Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e Didit si numërues i parë në një grup numërimi në Tiranë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i ka pranuar ato, por duke theksuar se ajo ka qenë një detyrë qytetare. “Sa i përket asaj që thuhet këtu se ai ka qenë numërues në zgjedhje, ai sipas meje ka bërë detyrën si qytetar dhe që nga momenti i emërimit si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ai duhet të bëjë detyrën ligjore dhe jopolitike”, – tha Tahiri. Në këtë mbledhje është debatuar gjatë edhe mbi plotësimin e kritereve të tjera ligjore, ku opozita ka pretenduar se Didi është emëruar në kundërshtim me ligjin.

    MAPO

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2011
    Postime
    30

    Për: Shkarkimet në Policinë e Shtetit, PD padi në Gjykatë dhe interpelancë në Kuvend

    dje po lexojsha i postim te fundit qi pat bo Sala ne Facibuk ne lidhje me festen Hallouinit ene i menim shpejt shpejt me erdhi ne koke. Kaq e rendesishme paska qene per kryetarin e PD saqe te konsumonte kohen per gjona te k'tilla ne vend qe te trajtote punen e shkarkimeve te policise, apo osht tu u lujt na i loje ktu

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •