Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Me thene te drejten jam pak skeptik per kupolen Tepelenase te policise, gjithsesi te shohim e te presim se cdo ndodhe.
    Kupola ekzistuese e policise ka qene e zhytur ne korrupsion dhe krime nga me te ndryshmet dhe ndoshta beri mire qe i hoqi.
    Mendimi im eshte qe ti kishte mbajtur dhe ti mbante nen vezhgim te rrepte per cdo veprim qe kryenin.
    Tu vendoste objektiva vjetore apo dhe 3-mujore dhe nqs nuk realizoheshin, mund ti ulte ne detyra apo ne grada, por keshtu sic u hoqen dhe sic u vune keta te rinjte i bie qe eshte komplet situata si ne 2005 kur Sala hoqi te Nanos dhe vendosi te vetet dhe si pasoje e kesaj flamujt e PD neper makina nuk prekeshin apo ndonje djale apo kusheri deputeti.
    Ky lloj emerimi me ben te mendoj qe djali i Rucit nuk do shtypi me njerez me makine por mund te dali edhe me kallash ne mes te dites dhe nuk ka per ta prek njeri se i ka gjithe shefat nga "lagja e vet".
    Dhe si ai do kete shume te tjere.
    Sa per numrin e shkurtimeve, nuk jane shkurtuar por do transferohen neper komisarjate dhe kete ka bere mire duke i dhene me teper fuqi komisarjateve dhe duke shfuqizuar pak drejtorine qendrore.
    Komisarjatet kane punen me te madhe operative dhe perballjen e pare me krimin prandaj eshte me mire te kete me shume eksperte neper komisarjate sesa ne drejtorine qendrore.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une di qe ajo Polici Shteti ka shkaterruar dhejtra banda kriminale ne keto 8 vjet, ka kapur mijera tonelata droge, ka bashkepunuar ngushtesisht me policine e shteteve fqinje, dhe ka bere te mundur qe te evidentoje e asgjesoje mijera bime hashash te mbjella ne territorin e vendit, qe nga Shkodra, e deri ne Lazarat.

    Vetem njerezit e krimit e kane hale ne sy Policine e Shtetit! Sado e korruptuar te jete policia, qytetari i ndershem eshte gjithmone ne anen e policise e ligjit, jo ne anen e krimit e krimineleve. Vetem ne Shqiperi baronet e droges dhe korrieret e droges respektohen me shume se sa nje polic!

    E mban mend si te kam thene para disa javesh ne kete forum, qe Rama ia hap vete gropen vetes e nuk do ta kete te gjate ne pushtet? Ky vendim siguron jetegjatesine e shkurter te qeverise se tij. Roma e Athina nuk kane per te kaperdire pushimin nga puna te krereve te Policise se Shtetit te cilet trajnuan e bashkepunuan ne kete dekaden e fundit, per ti zevendesuar me njerezit e krimit. Tahiri dhe Rama te sigurojne nenshtetesine turke, ne rast se ata policet e gardistet e pushuan nga puna, i kthejne armet nga qeveria neser.

    Cdo dite ushtria e te pakenaqurve nga vendimet e qeverise Rama po i shton rradhet e veta.

    Albo
    Ke folur fiks si nje njeri qe nuk ka hedhur nje kembe ne Shqiperi dhe informacionin nuk e ka te dores se pare por te tellalleve te qeverise se shkuar!

    Hajde ne Shqiperi ta shikosh se sa duan t'ia dine per policine te gjithe kriminelt qe grabisin, vrasin e presin ne mes te dites duke e ditur se i kane krahet e ngrohta nga policia.

    Hajde ne Shqiperi te shikosh se sa sundon ligji e sa hashash ke ne Lazarat.

    Hajde ne Shqiperi te shikosh sa jane te interesuar policat per sigurimin e rendit dhe sigurise rrugore dhe sa jane per te mbushur xhepat e tyre. Mos ju qaj hallin policave te shkarkuar se jane bere te gjithe biznesmene me leket qe kane vjelur keto tete vite.

    Policia eshte kthyer ne nje bande batakcinjsh qe nuk duan t'ia dijne per ligjin por punojne vetem per te zhvatur ndonje lek dhe me friken ndaj eproreve.

    Ne Durres nje shoku im u ndalua nga polici kur po mundohej te bente kthese 180 grade ne nje rruge ku nuk lejohej. Polici filloi ti bente numra jo andej jo kendej, gjoba 50 mije lek e kshu e ashtu edhe pasi mori 5 mije lekshin ne dore, jo gjobe qe nuk dha po doli ne rruge me tabele te ndalonte trafikun qe vine nga ana kundert qe ai shoku ime te bente kthesen qe nuk lejohej dhe per te cilen u ndalua.

    Ne Tirane ke lagjia e kusheririt tim disa cuna ke nje lloto hapnin muziken e larte deri ne 3-4 te nates dhe kur banore therrisnin policine, sa shikonin dirtat blu vinin kengen e meposhtme ne kupe te qiellit:

    Policia jo vetem qe nuk ndalonte po largohej me shpejtesi!

    Ka me mijera historira te ketij tipi qe mund te ti thone te gjithe anetaret qe jetojne realitetin Shqiptar!

    Ja kjo ishte policia e shtetit nga ti pretendon se je, por qe nuk e ke idene se si eshte katandisur.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Realiteti shqiptar,nje realitet skandaloz nga koka te kembet!
    Sa per ilustrim.
    Nje doktor,mbase edhe me grade shkencore,mbase edhe me master,duhet te prese kryetarin e partise,te mblidhet me dy injorante te tjere e te vendose se ku do punoje doktori.Doktor apo infermier!
    Jetojme me nje vend ku nuk te lene te flasesh por te lene te vrasesh,te vjedhesh,te djegesh,te perdhunosh,te zesh detin,reren,malin pyllin dhe te thuash qe jane te miat!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Realiteti shqiptar,nje realitet skandaloz nga koka te kembet!
    Sa per ilustrim.
    Nje doktor,mbase edhe me grade shkencore,mbase edhe me master,duhet te prese kryetarin e partise,te mblidhet me dy injorante te tjere e te vendose se ku do punoje doktori.Doktor apo infermier!
    Jetojme me nje vend ku nuk te lene te flasesh por te lene te vrasesh,te vjedhesh,te djegesh,te perdhunosh,te zesh detin,reren,malin pyllin dhe te thuash qe jane te miat!
    Nuk eshte e lehte te ndryshohen gjerat. duhet nje napoleon bonopart.
    C`do gje varet nga kultura e shqiptarit. Shqiptari kur mer pushtet ka qejf te abuzoje me te tjeret, ne anen tjeter nuk eshte i afte te denoje ata qe prishin qetesine e tjetrit.
    shpresoj kete radhe te mos nxjerin nehatat dhe xan caushat nga burgu.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Thuaj1/ Të gjithë ata që u hoqën ishin antarë dhe ushtarë të besuar të PD. si të tillë do ti bindeshin urdhërave të PD dhe jo të MIN Brëndshëm, biles disa prej tyre bën thirje të rrëmbenin armët dhe të rrëzonin Qeverinë Rama.
    Thuaj2/ Nëse qeveria nuk ka sukses në rastin e parë do tja hedhë fajin atyre që nuk hoqi dot, dhe se nuk i zbatojnë rregullat dhe urdhërat duke nxjerrë 1000 marifete me lojra fjalësh.
    Thuaj3/ NË rastin aktual çdo përgjegjësi mbi policinë bie mbi qeverinë dhe Min e Brënshëm dhe nuk ka gojë që të ankohet.
    Thuaj4/Po nuk hoqe atë që ka 8 vjet në një vënd pune nuk do zbulosh kurrë abuzimet e bëra se dokumentat i ka ai në dorë dhe të rrotullon ty si të ket qejf. Biles në të gjitha vëndet ku ka marrë ryshfete është kartë e djegur dhe nuk bën dot asgjë.
    Thuaj5/ Kur vë një dash në krye të kopesë i var edhe këmborën, po ja le këmborën një dashi tjetër është e kot që e vë në krye. Prandaj duhet tja japësh që të dyja për të patur sukses.

  6. #26
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin

    pse keto te rinjte antare te kujt jane? TE ALI PASH TEPELENES

    me vjen keq se je dhe mendjeholle zotrote."hiqja lenes veja prenes "

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    PD: Emërimet në polici, pa meritë. Shpërblime politike. Rama-Tahiri s’e njohin ligjin

    TIRANE- “Hakmarrje te rilindasve Rama-Tahiri’ e ka quajtur PD-ja rrokaden e fundit ne Polici, duke i cilesuar emerimet ne krye te policise si shperblime te pastra politike dhe pa asjne merite tjeter profesionale.
    Ne nje deklarate per mediat, deputeti Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshem se rilindja qe pretendojne ne policine e shtetit nuk ështe asgjë më shumë se goditje shkatërrimtare e organizatës së policisë brenda natës.

    “Ky veprim i paprecedent i likuidimit të profesionistëve që asgjësuan bandat e krimit të organizuar, të lidhura ngushtë me drejtuesit më të lartë të qeverisë sotme është preludi i rikthimit të Policisë shqiptare në një organizatë të nënshtruar ndaj krimit të organizuar dhe bosëve të tij, njësoj si para vitit 2005″- tha ai.
    Sipas Ristanit një ndëshkim i tillë kolektiv në nivelin e lartë drejtues të policisë nuk ka ndodhur as në vitin 1992, as në vitin 1997 dhe as në vitin 2005.

    Deklarata

    Emërimi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të Artan Didit, është një shpërblim i pastër politik për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2001 të kryedhunuesit të opozitës së asaj kohe. Ky emërim është në kundërshtim të plotë me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi zoti Didi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligjin për Policinë e Shtetit.

    1. Nuk ka mbaruar Akademinë e Rendit Publik qe është detyrim i pakapërcyeshëm ligjor

    2. Nuk ka shërbyer për një periudhe kohe 3-vjecare ne gradën drejtues i pare pasi është larguar me gradën kryekomisar

    3. Nuk plotëson kriterin e detyrueshëm për 16 vjet pune ne polici ne 20 vjetet e fundit.

    4. Emërimi i dy zv. Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë është në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi nuk plotësojnë kriteret e detyrueshme të nenit 24, Ligjit për Policinë e Shtetit, pasi nuk kanë shërbyer tre vjet me gradën drejtues i parë. Gjithashtu, zoti Bizhga është me masën disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”.

    5. Ripranimet dhe emërimet në detyrë të Niko Brahimaj, Neritan Nallbati, Shaban Nexhi, Edmond Targaj, Perlat Cullhaj janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi ripranimi i tyre është në kundërshtim me nenin 58 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Edhe tani që flasim ata nuk kanë kryer procedurat administrative formale për tu ripranuar në polici, siç janë kërkesa me shkrim, ose vërtetimi i personalitetit për periudhën që këta zotërinj nuk kanë qenë pjesë e policisë, procedura këto të detyrueshme për tu plotësuar.

    Po kështu, për personat e mësipërm janë shkelur procedurat e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e funksioneve korresponduese për gradat në policinë e shtetit dhe ekuivalentimin e tyre”.
    Niko Brahimaj është shpërblyer me këtë post, në shkelje të plotë dhe flagrante të ligjit, me meritën e vetme se ashtu si Artan Didi, ka vjedhur me dhunë zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, dhe ka dhunuar opozitën.
    Neritan Nallbati është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Policisë së Qarkut në kohën e qeverisjes socialiste, ne vitin 2004 për shkelje të rënda të ligjit, gjatë kryerjes së detyrës, lidhjet e tij me organizatat kriminale, persona me precedent kriminale dhe për cënimin e provave gjatë hetimit të Hakmarrjes për Drejtësi.

    Perlat Cullhaj, i shkarkuar nga detyra në vitin 2009, për shkelje të rënda të ligjit, në ushtrimin e detyrës, dhe I hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas të dhënave të shërbimeve partnere të huaja dhe Shërbimit Informativ Shqiptar, për lidhje me organizata kriminale, persona të inkriminuar dhe veprën penale të pastrimit të parave.

    Edmond Targaj, është shkarkuar për veprime të dhunshme kundër opozitës së asaj kohe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, në detyrën e shefit të komisariatit në rrethin e Gjirokastrës. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm disponon materiale të plota për ushtrimin e veprimtarisë se paligjshme nga ana e Targajt, për trafik lëndësh narkotike dhe falsifikim të pasaportave.

    Emërimet në detyrë edhe të Drejtorëve në Policinë e Qarqeve Ardian Cipës, Perlat Vatocit, Ilirjan Ballës, Lorenc Panganikës, Ervin Hodajt, Kastriot Skënderit dhe Haki Cakos janë në kundërshtim të plotë, ligjin për Policinë e Shtetit, kreu 3, konkretisht të neneve 33, 34, 35, dhe 40, si dhe në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e funksioneve korresponduese për gradat në policinë e shtetit dhe ekuivalentimin e tyre”.

    6. Ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit cënojnë drejtpërdrejt strukturat më rëndësishme të luftës kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimit të aseteve kriminale, struktura që janë ngritur asistuar dhe trajnuar nga ekspertët e ICITAP dhe PAMECA dhe kanë marrë vlerësimet maksimale në të gjithë progres raportet e Komisionit Europian.
    Çifti Rama Tahiri nuk njohin ligjin, por duan të jene mbi ligjin.
    Parimi Një Shtet Një polici u kthye në Një Shtet një Bandë Drejtuese e lartë në Polici.

    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Artan Didi u përball me të kërkuarin e Xhihadit në 2004

    Kush është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

    Ish-komandanti i RENEA-s u plagos në përballje me terroristin e kërkuar nga SHBA në Tiranë.

    Emri:  artan-didi-1.jpg

Shikime: 491

Madhësia:  51.9 KB
    Artan Didi, 50 vjeç nga Tepelena, u emërua mbrëmë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, me propozim të ministrit të Brendshëm, liroi nga detyra Hysni Burgajn dhe emëroi kreun e ri të Policisë. Artan Didi, i dalë në lirim që nga viti 2005, kthehet nga SHBA ku jetonte së fundi, për të drejtuar Policinë shqiptare. Në CV-në e tij shënohet një karrierë e gjatë në radhët e Policisë, e nisur në vitin e vështirë 1997. Kreu i ri i Policisë në karrierën e tij ka mbajtur disa funksione drejtuese si drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000. Ai më pas drejtoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për disa muaj, duke u emëruar drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Këtë detyrë Artan Didi e mbajti deri në vitin 2005, kur doli në lirim me ndërrimin e pushteteve. Pas daljes në reformë, Didi nisi një aktivitet privat, derisa bashkë me familjen e tij fitoi lotarinë amerikane, u pajis me Green Card dhe udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetoi deri disa javë më parë. I pajisur edhe me pasaportë amerikane, Didi kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Amerikës. Në karrierën e tij në Polici, ai mbahet mend si komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë. Po në këtë detyrë Didi i shpëtoi një atentati më 24 tetor të vitit 1998, gjatë një aksioni për kapjen e një shtetasi arabo-egjiptian që kërkohej për 25 krime dhe terrorizëm. Artan Didi mbeti i plagosur gjatë aksionit që u zhvillua pranë “Oxhakut” në Tiranë, kur një skuadër e RENEA-s shkoi për të arrestuar shtetasin arab që hapi zjarr ndaj Policisë dhe më pas u fsheh në një lavatriçe, ku mbeti i vrarë.

    OPERACIONI KU U PLAGOS
    Operacioni për kapjen e egjiptianit të identifikuar me emrat Muhamed Omar Al-Said apo Salah El-Sajed ishte përballja e parë dhe e vetme me armë zjarri e strukturave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë me persona të identifikuar si terroristë islamikë. Dy herë rresht brenda pak ditësh u tentua arrestimi i arabo-egjiptianit, por tentativa e repartit Brisku që u ngarkua fillimisht me këtë detyrë, dështoi. Duke parë rrezikshmërinë dhe lëvizjet spektakolare të egjiptianit të Xhihadit që i shpëtoi arrestimit, drejtuesit e SHIK-ut kërkuan që operacioni të kryhej nga trupat e RENEA-s. Pasditen e 24 tetorit 1998, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hasan Ahmetajt iu kërkua bashkëpunimi për arrestimin e egjiptianit El-Sajed. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rrezikshmërinë e lartë të aksionit, drejtimin e trupave në terren e mori ish-komandanti Artan Didi. Ai përgatiti më shumë se 40 trupa të RENEA-s dhe u nis me urgjencë drejt pikës së kontaktit tek “Oxhaku”. Maskimi që kishte përdorur nuk e shpëtoi këtë herë terroristin e Xhihadit, por ai nuk donte të dorëzohej i gjallë. El-Sajed, i trajnuar në kampet e terrorit të Xhihadit dhe Al Kaedas, ishte kthyer në një ekspert të maskimit. Ai kishte përshtatur një lavatriçe për t’u fshehur, kur policia të hynte në banesë. Lavatriçja nga jashtë dukej në rregull duke të dhënë përshtypjen se ishte në gjendje pune, por nga brenda ishte boshatisur. Egjiptiani arriti t’ua hidhte dhe qenve të gjurmimit, por aparaturat e përgjimit nuk i lanë asnjë shans për të shpëtuar. Ai filloi të qëllonte, por nga reagimi i shpejtë i dy efektivëve të grupit të ndërhyrjes së RENEA-s mbeti i vrarë. Kur qëlloi dy herë, me pistoletën e tij tip “TT” u rrezikua komandanti i RENEA-s, Artan Didi, që shpëtoi mrekullisht edhe pse u plagos rëndë, pasi plumbi e goditi në gjoks dhe i dëmtoi organet. Pas ngjarjeve të 14 shtatorit 1998 në Tiranë dhe trazirave të ndodhura te Kryeministria dhe Televizioni Publik, Artan Didi ishte i pari zyrtar i Policisë së Shtetit, që doli në patrullim në Tiranë me automjetin e Policisë së Shtetit.

    Kryepolici me Green Card
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i emëruar dje me vendim të Këshillit të Ministrave, mban edhe nënshtetësinë amerikane. Pas largimit nga Policia në reformën e vitit 2005, Didi dhe familja e tij morën Green Card dhe u larguan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetuan për 8 vite rresht. Më pas, ai u pajis me pasaportë amerikane dhe udhëtonte shpesh drejt Shqipërisë.

    ETLEVA DELIA

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-10-2013 më 11:49

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    e pse qonka liru prej pune ne 2005 ky?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Kriteri per tu bere kryetar policie:

    1. Lab
    2. Bashkefshatar i Gramoz Rucit
    3. I pashkolle
    4. Me mustaqe
    5. Militant i sprovuar e i gatshem per te shkelur cdo ligj te vendit po ia kerkoi Partia.

    Te gjithe ata policet qe kane mbaruar Akademine e Policise apo nje shkolle te larte e punojne ne Policine e Shtetit, humbasin kohen kot me shkollimin e tyre apo me shpresen per te bere karriere ne polici.

    Kjo po eshte RILINDJE!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-10-2013 më 12:04

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kriteri per tu bere kryetar policie:

    1. Lab
    2. Bashkefshatar i Gramoz Rucit
    3. I pashkolle
    4. Me mustaqe
    5. Militant i sprovuar e i gatshem per te shkelur cdo ligj te vendit po ia kerkoi Partia.

    Te gjithe ata policet qe kane mbaruar Akademine e Policise apo nje shkolle te larte e punojne ne Policine e Shtetit, humbasin kohen kot me shkollimin e tyre apo me shpresen per te bere karriere ne polici.

    Kjo po eshte RILINDJE!

    Albo
    nuk duhet ti diskriminojme njerzit pse jane lab apo malok. as pse kane mustaqe. edhe ata qe kane bere akademine e policise mund te jene zero me bisht ashtu si i gjithe sistemi ne shqiperi.
    te shohim a do shtohen apo paksohen shkelsat e ligjeve me kete polici te rinovuar.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Mirë unë qënkam mëndje hollë po zotrote sqënka fare. Unë po ta them troç që ata që hoqi ishin të PD-së këmbë e kokë dhe ti i PS-së nuk mund të punosh dot me ta dhe pikë. Prandaj çdo rezultat të keq në polici do ja faturosh atyre. Ndërsa kështu këta janë të tyret dhe çdo rezultat negativ nuk ja faturojnë dot më Oganikës së PD-së dhe çdo gjë e marrin përsipër vetë. Prandaj nga ky këndvështrim duhet bërë kjo reformë, sigurisht njerzit nuk duhet të flaken në rrugë por sistemohen me organikë tjetër. Madje as të nxirren jashtë apo në pension sepse harxhet i paguan takspaguesi.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Kriteret e vetme per policet deri me tani kane qene:

    1. Malok, mundesisht Tropojan
    2. Analfabet

    Te pakten tani jane shtuar kriteret...

    Nese nuk do te ishe kaq driteshkurter do te shikoje se shume prej ketyre qe jane sot drejtues jane nga ata te cilet luftuan dhemb me dhemb me krimin nga 97 e deri ne 2005 per tu shkarkuar pas asnje kriter nga Berisha e per tu zevendesuar me shpellaret e policise te sotme. Keta shpellare jane arsyeja perse ka kaq pasiguri dhe krimi lulezon ne cdo aspekt te jetes ne Shqiperi. Krimi duhet ti jepet i njejti grusht i forte qe ju dha pas 97 e duhet te shkulet nga rrenjet te cilet kane zene vend edhe ne policine e shtetit.

    Deri me tani jane prere etem kokat, edhe tentakulat do te asgjesohen shume shpejt!

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    e pse qonka liru prej pune ne 2005 ky?
    Pergjigjen e gjen nga prononcimi i PD me lart:

    Emërimi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të Artan Didit, është një shpërblim i pastër politik për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2001 të kryedhunuesit të opozitës së asaj kohe. Ky emërim është në kundërshtim të plotë me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi zoti Didi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligjin për Policinë e Shtetit.

    1. Nuk ka mbaruar Akademinë e Rendit Publik qe është detyrim i pakapërcyeshëm ligjor

    2. Nuk ka shërbyer për një periudhe kohe 3-vjecare ne gradën drejtues i pare pasi është larguar me gradën kryekomisar

    3. Nuk plotëson kriterin e detyrueshëm për 16 vjet pune ne polici ne 20 vjetet e fundit.

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nuk duhet ti diskriminojme njerzit pse jane lab apo malok. as pse kane mustaqe. edhe ata qe kane bere akademine e policise mund te jene zero me bisht ashtu si i gjithe sistemi ne shqiperi.
    te shohim a do shtohen apo paksohen shkelsat e ligjeve me kete polici te rinovuar.
    Sigurisht qe nuk duhet te diskriminojme njerezit mbi origjinen e tyre, por shteti nuk ndertohet me emra te pervecem, me njerez, ndertohet me ligje dhe rregulla. Dhe ky individ nuk permbush kriteret e rregullat e vete Policise se Shtetit per te drejtuar kete institucion. Theksi tek ligjet e rregullat.

    Dhe gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte se diskriminimi ka dy fytyra: 1) diskriminimin e bejne ata qe bejne emerime te tilla, duke sjelle nje njeri te pakualifikuar nga Amerika per te drejtuar Policine e Shtetit, dhe ky diskriminim prek te gjithe policet e karrieres ne Policine e Shtetit qe kane punuar per te permbushur kriteret ne keto 20 vjet. Rama e Tahiri u thote me kete emerim: nuk na duhen njerez me shkolle, na duhen njerez te besuar te hurit e te litarit si ne kohen e Enver Hoxhes! 2) Kemi edhe shijen e diskriminimit ne veshet e qytetareve te atij vendi: gjithe emerimet ne krye te Policise se Shtetit jane bashkefshatare te Gramoz Rucit dhe nuk perfaqesojne gjithe zonat e krahinat e vendit.

    Albo

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kriteret e vetme per policet deri me tani kane qene:

    1. Malok, mundesisht Tropojan
    2. Analfabet

    Te pakten tani jane shtuar kriteret...

    Nese nuk do te ishe kaq driteshkurter do te shikoje se shume prej ketyre qe jane sot drejtues jane nga ata te cilet luftuan dhemb me dhemb me krimin nga 97 e deri ne 2005 per tu shkarkuar pas asnje kriter nga Berisha e per tu zevendesuar me shpellaret e policise te sotme. Keta shpellare jane arsyeja perse ka kaq pasiguri dhe krimi lulezon ne cdo aspekt te jetes ne Shqiperi. Krimi duhet ti jepet i njejti grusht i forte qe ju dha pas 97 e duhet te shkulet nga rrenjet te cilet kane zene vend edhe ne policine e shtetit.

    Deri me tani jane prere etem kokat, edhe tentakulat do te asgjesohen shume shpejt!
    Karafil,

    Burgajn dhe Rumbullaku Tahiri dhe Rama i emeruan si profesore ne Akademine e Policise se Shtetit.

    Albo

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Deri me tani jane prere etem kokat, edhe tentakulat do te asgjesohen shume shpejt!

    duhet te mesojme ne qofte se keta njerez qe kane mar pushtetin kane vullnet apo jo te vendosin rregullin. rregulli duhet te filloje duke burgosur ne radhe te pare police qe vjedhin qytetaret duke burgosur mjeket qe vjedhin, mesuset, puntoret e administrates.
    nuk duhet te veprohet si ne 97-en kur u burgosen jevgjit dhe administrata u la e lire te vjedhe.
    Shqetesimi qendron se po te diskutosh per politike me ju socialistet, ju te gjithe i admironi dallaveret, pasurimin ne menyre korruptive, lidhjet e fshehta me njeri-tjetrin.

  18. #38
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pergjigjen e gjen nga prononcimi i PD me lart:
    Posti jot hedh drite mbi nje fakt te trishtuar qe Rama ka te njejtin mentalitet si udheheqesit
    para ardhes.
    Vihen ne drejtim te shtetit simpatizante, fanatike te partise ne pushtet.Se sa kualifikim
    ka ky person,nuk ka rendesi,rendesi ka qe eshte besnik i verber i partise se tij.
    Ajo qe count per Ramen eshte kontributi qe ka dhene nje X person qe Partia Socialiste te fitonte votat.
    Atehere sipas Rames keto njerez na duhen ne pushtet,besnike te partise.
    Rama don' t give an F per kualifikim professional te pushtetareve te vene prej tij,pasi edhe vete Rama eshte i pakualifikuar.
    Eshte nje wanabe politikan.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pergjigjen e gjen nga prononcimi i PD me lart:
    prononcimi i pd ska te boj me shkarkimin ne 2005. ne 2005 ky kishte 8 vjet ne polici dhe ne detyra te rensishme. pse u shkarku athere asht pytja
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Karafil,

    Burgajn dhe Rumbullaku Tahiri dhe Rama i emeruan si profesore ne Akademine e Policise se Shtetit.

    Albo
    Kjo eshte sepse nuk aplikojne te njejten politike hakmarrese si Berisha & Co. te cilet shkarkuan pa asnje lloj kriteri shefat dhe drejtoret qe u perballen me krimin ne kohen me te veshtire per forcat a rendit.

    Ata u nderuan si oficere te larte e policise se shtetit dhe nuk u perdhosen sic beri Berisha me shume prej ketyre te rikthyerve ne 2005!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •