Me thene te drejten jam pak skeptik per kupolen Tepelenase te policise, gjithsesi te shohim e te presim se cdo ndodhe.
Kupola ekzistuese e policise ka qene e zhytur ne korrupsion dhe krime nga me te ndryshmet dhe ndoshta beri mire qe i hoqi.
Mendimi im eshte qe ti kishte mbajtur dhe ti mbante nen vezhgim te rrepte per cdo veprim qe kryenin.
Tu vendoste objektiva vjetore apo dhe 3-mujore dhe nqs nuk realizoheshin, mund ti ulte ne detyra apo ne grada, por keshtu sic u hoqen dhe sic u vune keta te rinjte i bie qe eshte komplet situata si ne 2005 kur Sala hoqi te Nanos dhe vendosi te vetet dhe si pasoje e kesaj flamujt e PD neper makina nuk prekeshin apo ndonje djale apo kusheri deputeti.
Ky lloj emerimi me ben te mendoj qe djali i Rucit nuk do shtypi me njerez me makine por mund te dali edhe me kallash ne mes te dites dhe nuk ka per ta prek njeri se i ka gjithe shefat nga "lagja e vet".
Dhe si ai do kete shume te tjere.
Sa per numrin e shkurtimeve, nuk jane shkurtuar por do transferohen neper komisarjate dhe kete ka bere mire duke i dhene me teper fuqi komisarjateve dhe duke shfuqizuar pak drejtorine qendrore.
Komisarjatet kane punen me te madhe operative dhe perballjen e pare me krimin prandaj eshte me mire te kete me shume eksperte neper komisarjate sesa ne drejtorine qendrore.
Krijoni Kontakt