Adnan Januzaj zgjedh kombëtaren e Belgjikës
Mesfushorii Manchester United, Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën si kombëtaren e tij, sipas trajnerit, Marc Wilmots.
“Kam marrë konfirmimin zyrtar se Adnan Januzaj do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar për vazhdimin e karrierës së tij”- është shprehur në Twitter, trajneri Wilmots.
J'ai reçu la confirmation officielle qu'Adnan
Januzaj se met à disposition de l’équipe nationale
belge pour la suite de sa carrière!
12:38 PM - 23 Apr 2014
Marc Wilmots
@WilmotsMarc
Tifozët Kuq e Zi, por edhe personalitete te fushave te ndryshme u përfshinë pak kohë më parë në një fushatë sensibilizuese për të nxitur
talentin shqiptar që të zgjidhte përfaqësuesen e Shqipërisë. Fushata “Adnan thuaj PO Shqipërisë” arriti të mblidhte mijëra thirrje nga shqiptarët e të gjithë botës.
Januzaj do të ketë mundëshi tashmë që të luaj në Kupën e Botës, Brazil 2014-të pak javë më vonë, duke prezantuar ngjyrat e Belgjikës.
http://www.panorama.com.al/2014/04/2...n-e-belgjikes/
Krijoni Kontakt