Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 75 prej 75
  1. #61
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    un habitem pse kaq shum lajm per kete januzaj te vi me kombtaren shqiptare
    ai qe e ndjen edhe e ka perzemer kombtaren vin vet jo ti luten
    shqiperia ka shum talente qe mund te zbuloj brenda shqiperis ton edhe jo jasht
    p/s U-17 kapiteni Barre etc etc keta jan talente shqiptare te prodhuar ne shqiperi me keta duhet te mburemi edhe jo me januzaj etc


    p
    Partizoni

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mario_kingu për postimin:

    Cen Durimmadhi (05-02-2014)

  3. #62
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    un habitem pse kaq shum lajm per kete januzaj te vi me kombtaren shqiptare
    ai qe e ndjen edhe e ka perzemer kombtaren vin vet jo ti luten
    shqiperia ka shum talente qe mund te zbuloj brenda shqiperis ton edhe jo jasht
    p/s U-17 kapiteni Barre etc etc keta jan talente shqiptare te prodhuar ne shqiperi me keta duhet te mburemi edhe jo me januzaj etc


    p

    Skuadres se Kombetares shqiptare i duhet sukses, jo mburrje e krenari....!!
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  4. #63
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    S'di pse i luten kaq shume kesaj skrraje te luaj per Kombtaren ? Sikur t'ishte i interesuar, do kishte aplikuar vet plus kesaj, do e kishte mesuar edhe gjuhen shqipe pak ma nam !
    … ///

  5. #64
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    27 Shkurt 2014 - 14:14 | LAJME



    Fanella me Januzajn, grekët cojnë shqiptarin në polici

    Fanella me Januzajn, grekët cojnë shqiptarin në policiATHINE-Dy ditë pritje te stadiumi, 420 euro prenotim i dhomës në hotelin ku ishte akomoduar Mançester Junajtid, 3 orë në komisariatin e policisë dhe në fund nuk ia doli të takohet me Januzajn… Kjo është historia e Drini Caushit, tifozit shqiptar që jeton në Athinë, i cili kishte planifikuar që t’i bënte një surprizë Adnanit meqë Mançesteri do të luante kundër Olimpiakosit, por gjërat kanë shkuar ters. Në një intervistë për “Panorama Sport” ai rrëfen se si Januzaj shoqërohej gjithnjë me 4 truproja dhe ishte lojtari më i survejuar i skuadrës angleze. “Një lojtar i izoluar që as e ka idenë se sa shumë e duan shqiptarët”, thotë Caushi. Ky i fundit shquhet si një “gjahtar” talentesh dhe hobi i tij është të takohet me yjet e futbollit, por me Januzajn kishte mision tjetër. “Thjesht doja që t’i bëja të ditur Januzajt sa shumë e duan shqiptarët”, tregon Caushi.

    Drini, është e vërtetë që ju ka arrestuar policia greke?
    Nuk më arrestoi, thjesht më shoqëroi dhe qëndrova 3 orë në komisariat.
    Kjo ndodhi për shkak se donit të takonit Januzajn?
    Po, por plani dështoi. Ndodh rrallë që të dështoj, por ja që nuk qe e thënë, megjithëse pata edhe mbështetjen e FSHF-së.
    Si patët mbështetjen e FSHF-së?
    Shikoni, unë kam negociuar shpesh me lojtarë shqiptarë që janë të pavendosur. E kam bërë këtë me Sotir Ninin, me Gjergji Konen dhe para pak kohësh edhe me Kaçen. Unë e di mirë se ata s’e kanë idenë se sa vlerësohen në Shqipëri. Kur kam arritur të bisedoj me ta, atëherë janë bindur, sikundër ndodhi me Kaçen. Këtë doja të bëja edhe me Januzajn.
    Po, por ç’lidhje ka federata?
    Unë fola me Dukën dhe i thashë se isha gati që t’i përcillja Januzajt gjithë pritshmëritë e shqiptarëve. Ia thashë planin që kisha, pra për të bërë disa bluza me emrin e tij dhe ai ma aprovoi. Tha që kishte mbështetjen e tij nëse bëhej fjalë për një demonstrim krejt qytetar.
    Dhe çfarë ndodhi më pas?
    Ne u organizuam, bashkë me afro 70 shqiptarë të tjerë. I bëmë bluzat me mbishkrimin “Albanian forever” dhe shkuam në aeroport ta prisnim, por aty na thanë se nuk kishte shanse të kishim kontakte me skuadrën e Mançesterit sepse do të dilnin nga një dalje dytësore. Dhe ashtu ndodhi.
    Po pastaj çfarë bëtë?
    Mendova të shkoj te hoteli ku ishte akomoduar skuadra, por ai ishte hoteli më i survejuar. Telefonova Dukën dhe i thashë se për të hyrë duhej patjetër të prenotoja një dhomë. Nuk e kam luksin që të shpenzoj 420 euro vetëm për një natë në një hotel si ai…
    Çfarë ju tha Duka?
    E bëri menjëherë. Qëllimi ishte të kishim mundësi të krijonim qoftë edhe një takim 4-5 minuta dhe t’i shprehnim vlerësimin e madh dhe t’i bënim të qartë sesa i rëndësishëm mund të jetë ai për shqiptarët. Ndërsa objektivi tjetër ishte që t’i jepnim Januzajt dy fanella të Shqipërisë me numrin 10, të cilat na i kishte bërë të mundur FSHF-ja.
    Po çfarë ndodhi?
    Hyra në hotel, takova edhe Patris Evranë. Fola me të dhe i kërkova që të bënte të mundur që Januzaj të zbriste në holl, por Evra më tha se mund të sillte cilindo lojtar, por jo Januzajn. “Është tërë kohën i survejuar. Nuk të ndihmoj dot”. Dhe në fakt Januzaj ishte i vetmi që nuk zbriti as për ushqimin. Ia dërguan në dhomë, sepse sinjalet i kishte marrë se këtu kishte shumë shqiptarë…
    Prit pak, po flisni për Evranë, a thua sikur e keni pasur shok klase…Nga e njihni ju që t’i bëni një kërkesë të tillë?
    E njoh nëpërmjet Edvin Muratit. Muratin e kam mik familje dhe ai më ka ndihmuar shpeshherë që të negocioj me lojtarët. Me Evranë kemi ndenjur pas ndeshjes së Francës në Tiranë së bashku edhe me Maludanë e Muratin. Aty e njoha Patrisin dhe tani më mban mend sepse e kam takuar edhe disa herë të tjera.
    Çfarë ndodhi më pas?
    Nuk mund ta takonim në hotel, ndaj siguruam tri bileta me ndihmën e Kristian Karembesë, që është drejtor sportiv i Olimpiakosit. Na ndihmoi Murati edhe në këtë rast, sepse e ka mik Karembenë. U bëmë gati ta takonim kur ishte duke hyrë për nxehje, por dolëm blof edhe aty, sepse klubi e kishte çuar te zona e quajtur “suita”. Pra nuk ishte as në stol. Megjithatë nuk u dorëzova dhe me ndihmën e disa gazetarëve shkova deri afër zonës ku mund ta shihja nga larg. Aty e pashë me sytë e mi se ishte tërë kohën i shoqëruar nga 4 truproja. Ishte e pamundur ta takonim.
    Po më pas çfarë bëtë?
    Pritëm të mbaronte ndeshja. Shkuam te zona ku bashkohet holli i gazetarëve me korridorin ku kalojë lojtarët. Kanë një rrjetë ndarëse, por mund t’u flasësh nga larg. Aty i thashë Januzajt se isha shqiptar dhe doja ta takoja, por më bëri me shenjë duke më thënë se nuk mundej, sepse ishte me truprojat. Kaq mjaftoi dhe më pas ndërhyri sigurimi i stadiumit dhe më nxorën jashtë.
    Pra nuk e takuat dot…?
    Jo, por shkova ditën tjetër (dje) që në mëngjes dhe kur po dilnin, ishte sërish Januzaj i fundit. Ai njeri ishte tërë kohën i fundit dhe i vetmi me truproja në ekip. Nuk më kanë parë sytë kurrë një gjë të tillë. Jam takuar me Maradonën dhe shumë yje të tjerë, por kurrë nuk kam parë një rast si ky. Doli i fundit edhe nga stadiumi megjithëse nuk kishte luajtur. Dilte i fundit nga autobusi, i fundit nga hoteli… gjithnjë i fundit dhe me truproja… Ai njeri ishte si i burgosur.
    Çfarë i thatë në mëngjes?
    Aty iu përvodha sigurimit të hotelit dhe të skuadrës së Mançesterit dhe me një fanellë të Kombëtares i dola para duke i thënë: Adnan, bëjmë një foto të paktën. Doja edhe t’i jepja fanellën me atë rast.
    Pranoi të dilte në foto?
    Jo, vazhdoi të ecte. Aty nisa të bërtas dhe t’i them se nuk mund t’i shpërfillë kështu shqiptarët, sepse ne e kemi një burrni. Në fillim vazhdoi të ecte, por pa hyrë në autobus, kur forcat e sigurisë më kishin kapur nga krahët u kthye dhe hapi krahët: “Nuk kam çfarë të bëj…”. U revoltova në atë moment edhe me Adnanin. e pashë që ai nuk kishte fuqi të bënte asnjë veprim me kokën e tij. Çdo gjë e kishte të komanduar.
    Po pastaj çfarë ndodhi?
    Më shoqëruan në polici, ku qëndrova tri orë. Nuk më bënë asgjë të keqe, thjesht nisën të talleshin policët edhe të më thoshin se nuk do dilja deri sa të ishte larguar avioni i Mançesterit.
    Me babanë e Januzajt ke folur ndonjëherë?
    Po, kam pasur kontakte deri në dhjetor dhe më tha se do pranonte një takim në Bruksel, por pas dhjetorit nuk ma ka hapur më telefonin. Të them të drejtën mua m’u krijua përshtypja se gjithë ajo “burgosje” e Januzajt ishte vepër e babait të tij. Nga ajo që kam kuptuar, Januzaj do luajë për Anglinë.
    Januzaj nuk ishte fare në ndeshje. Sipas jush çfarë ndodhi?
    Mendoj se mori sinjalet nga klubi dhe nga familja për organizimin e shqiptarëve. Ne ia bëmë të qartë edhe nëpërmjet një shqiptari që punon te mirëmbajtja e fushës, Filip Duka, se qëllimi ishte vetëm ta takonim përzemërsisht dhe t’i jepnim ato fanella, por si duket klubi u shqetësua dhe e dërgoi lart në tribunë.
    Nuk mendoni se kjo është një strategji e gabuar për ta bindur Januzajn të zgjedhë Shqipërinë?
    Nuk do t’i kërkonim kurrsesi ta bindnim. Thjesht do ta takonim edhe t’i shprehnim se sa shumë e duan shqiptarët. Do t’i jepnim edhe ato fanella për të cilat i ishim zotuar federatës. Ne nuk mund të bënim negociata me të, por mund t’i jepnim impaktin real se gjithë shqiptarët e presin krahëhapur…
    Keni postuar në Facebook një foto me Bobi Çarltonin. Jeni fans i tij?
    Jo, e takova rastësisht në hotelin e Mançesterit dhe i kërkova një foto. I thashë që jam shqiptar dhe m’u përgjigj: “Oh shumë mirë, por nuk kam biletë të të ndihmoj të hysh në stadium…”. Nisa të qesh, sepse kujtoi se po i kërkoja ndonjë nder…
    tifozi
    Kush është Drini Caushi, “gjahtari i yjeve”
    Ai ka mbi 120 fanella të skuadrave të ndryshme dhe, mbi të gjitha, fotografi përkrah çdo emri të madh që mund të të shkojë ndër mend, duke filluar që nga Pele, Maradona, Kaka, Platini, Shevçenko, Kapelo, Ferguson, Berluskoni, Kalderon, Shuster, Batistuta, Zidane, Bekam, Mateus e dhjetëra e dhjetëra të tjerë. Ky është Drini Caushi, një tifoz i pasionuar pas sportit, i cili jeton prej vitesh në Greqi. Ai njihet edhe për shkrimet e shumta edhe në mediat sportive shqiptare, më së shumti intervista ekskluzive me personazhe që ka mundur t’i takojë personalisht. Sakaq, Drini Caushi ka punuar edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit (madje vijon ende), kryesisht në zbulimin e talenteve të rinj që kanë dalë nga akademitë e futbollit të klubeve greke. Ai ka luajtur një rol të konsiderueshëm edhe në afrimin e Ergys Kaçes te Kombëtarja shqiptare, para një viti, kur mesfushori i PAOK-ut ishte i dyzuar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...ci-174916.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #65
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    SCANDALO HARD ALLO UNITED: COINVOLTI JANUZAJ, KAGAWA E JOHNSTONE

    Il Sun: "Videochat erotiche con la nordirlandese Claire MacMullan"


    04/04/2014

    Annata da dimenticare per il Manchester United. Oltre agli scarsi risultati in campo, ora spunta anche uno scandalo sessuale che travolge lo spogliatoio dei Red Devils e aumenta la tensione. Secondo quanto riferisce il Sun, Adnan Januzaj, Shinji Kagawa, Sam Johnstone e un quarto giocatore il cui nome è ancora segreto avrebbero intrattenuto videochat erotiche con la prorompente nordirlandese Claire MacMullan.

    Al momento la notizia non ha trovato ulteriori conferme, ma le parole della diretta interessata sembrano fugare i dubbi. "Mi sono spogliata in webcam per dar loro piacere", ha spiegato la MacMullan, che poi non ha lesinato nemmeno ulteriori dettagli sui protagonisti. "Januzaj è un demonio hot e mi ha chiesto di incontrarlo, Johnstone invece ha proposto un menage a trois", ha raccontato al Sun la ragazza. E non è tutto qui. Stando alla bionda camgirl, infatti, il quarto calciatore sconosciuto le avrebbe infatti inviato una foto del suo pene. Dunque, ci sarebbero anche le prove. Vedremo. Nel frattempo allo United non hanno preso bene la notizia.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Intervista e Adnanit dhe babait te tij Abedin Januzaj!

    e nxori kampion man u ky mo
    APO i ka len golat cuni babit ne alianz arena
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #67
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Adnan Januzaj zgjedh kombëtaren e Belgjikës

    Mesfushorii Manchester United, Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën si kombëtaren e tij, sipas trajnerit, Marc Wilmots.

    “Kam marrë konfirmimin zyrtar se Adnan Januzaj do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar për vazhdimin e karrierës së tij”- është shprehur në Twitter, trajneri Wilmots.

    J'ai reçu la confirmation officielle qu'Adnan
    Januzaj se met à disposition de l’équipe nationale
    belge pour la suite de sa carrière!
    12:38 PM - 23 Apr 2014
    Marc Wilmots
    @WilmotsMarc


    Tifozët Kuq e Zi, por edhe personalitete te fushave te ndryshme u përfshinë pak kohë më parë në një fushatë sensibilizuese për të nxitur
    talentin shqiptar që të zgjidhte përfaqësuesen e Shqipërisë. Fushata “Adnan thuaj PO Shqipërisë” arriti të mblidhte mijëra thirrje nga shqiptarët e të gjithë botës.
    Januzaj do të ketë mundëshi tashmë që të luaj në Kupën e Botës, Brazil 2014-të pak javë më vonë, duke prezantuar ngjyrat e Belgjikës.

    http://www.panorama.com.al/2014/04/2...n-e-belgjikes/

  9. #68
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Adnan Januzaj zgjedh kombëtaren e Belgjikës

    Mesfushorii Manchester United, Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën si kombëtaren e tij, sipas trajnerit, Marc Wilmots.

    “Kam marrë konfirmimin zyrtar se Adnan Januzaj do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar për vazhdimin e karrierës së tij”- është shprehur në Twitter, trajneri Wilmots.

    J'ai reçu la confirmation officielle qu'Adnan
    Januzaj se met à disposition de l’équipe nationale
    belge pour la suite de sa carrière!
    12:38 PM - 23 Apr 2014
    Marc Wilmots
    @WilmotsMarc


    Tifozët Kuq e Zi, por edhe personalitete te fushave te ndryshme u përfshinë pak kohë më parë në një fushatë sensibilizuese për të nxitur
    talentin shqiptar që të zgjidhte përfaqësuesen e Shqipërisë. Fushata “Adnan thuaj PO Shqipërisë” arriti të mblidhte mijëra thirrje nga shqiptarët e të gjithë botës.
    Januzaj do të ketë mundëshi tashmë që të luaj në Kupën e Botës, Brazil 2014-të pak javë më vonë, duke prezantuar ngjyrat e Belgjikës.

    http://www.panorama.com.al/2014/04/2...n-e-belgjikes/
    he se do ja kete mbush mendjen kapiteni dhe shoku i ekipit Vidic,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #69
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Me te vertete mendonit se ky do te luante per kombetaren ,,,,,,,,,,,,,,,,, sa qesharake,,,,,
    mateo

  11. #70
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Pacolli: Askush s’më ndihmoi për afrimin e Adnan Januzaj!



    PRISHTINE - Kreu i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ishte angazhuar publikisht për afrimin e talentit Adnan Januzaj me kombëtaren shqiptare, deklaroi se vendimi i tij për të përfaqësuar Belgjikën duhet respektuar.

    Por, në një postim në “Facebook”, Pacolli thekson se askush nuk e ndihmoi në përpjekjen e tij për ta afruar Januzajn me kombëtaren e Shqipërisë apo të Kosovës .

    “Më vjen keq që ne s’arritëm që ta shndërronim Adnanin në gjithë kuptimet, një simbol të rinisë sonë, të afrimit të saj me sportin, të imazhit tonë kombëtar në arenën botërore. Përpjekjet e mia të shumta për ta zgjidhur problemin e afrimit të Adnanit në kombëtaren e Shqipërisë apo të Kosovës, duke adresuar të gjithë faktorët ekzistencialë, sportivë, dhe komercialë nuk dhanë dot përfundim pozitiv. Askush s’më ndihmoi në këtë drejtim. Disa i keqkuptuan propozimet e mia. Por është krejt e qartë siç e thashë më sipër se në vendimin e tij kanë peshuar pikërisht ata faktorë që unë doja t’i zgjidhja në propozimet e mia.”- shkruan ndër të tjera, Pacolli.

    (er.nu/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #71
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Ka Kosova ashte nji fjale e urt popullore qe thot " Parja e qon ujin perpjet" E leje ma nuk po e qon Adnanin ne Belgjike !

  13. #72
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Paren e merr nga manqesteri, jo belgjika...

    Bale, psh kushtojnte 100 milione euro, por luan per uellsin, qe asnjihere ska per te lujt ne ndonji kampionat europian ose botror.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #73
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Idiot njeri, se per 10€ do ja vlente te luash per Kombtaren Shqiptare !
    … ///

  15. #74
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    Jonuzaj esht jasht qitje dhe mbeturin e kombit frigacak ky njeri as qe duhet te llogaritet si shqiptar enjejt esht edhe per prinderit e tie

  16. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2014
    Vendndodhja
    Metz, France
    Postime
    24

    Për: Sondazhi për Adnan Januzajn, votoni tek linku për Shqipërinë

    cfar do ndryshoje ky sondazh

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •