Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane 2015

    Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

    Rregulla t e reja që do të ndiqni për të qenë fitues i Llotarisë Amerikane
    Që sot nga ora 12.00 nis plotësimi i formularit. Afati i fundit: në të njëjtën orë të datës 2 nëntor


    Luela Myftari

    -Duke u nisur nga ora 12.00 të ditës së sotme, të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë drejt “tokës së premtuar”, duhet të ulen pranë kompjuterit për të plotësuar Llotarinë Amerikane. Të gjithë shtetasit shqiptarë që kërkojnë të bëhen pjesë e “ëndrrës amerikane” mjafton të aplikojnë në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov, për të plotësuar dëshirën e tyre, që të marrin Green Card-in ose thënë ndryshe “Kartën Jeshile”. Amerika ka hapur dyert për të pritur shtetasit shqiptarë, por edhe të tjerë nga e gjithë bota. Ajomundëson viza për një grup emigrantësh të njohur si “emigrantë të shumëllojshmërisë” prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet të Bashkuara. Për vitin fiskal 2015, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Ndwrsa regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas. Në faqen e mësipërme, ata duhet të plotësojnë formularin online, duke deklaruar të sakta të gjitha gjeneralitetet që kërkohen.

    Aplikimi

    Periudha e aplikimit për Llotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë - DV) nis sot në ora 12:00, ora lokale e Shqipërisë dhe përfundon në ora 12:00 të datës 2 nëntor 2013. Njëkohësisht, rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të Ambasadës: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html. Për të marrë vesh se çfarë duhet të bëni, duhet të ndiqni procedurat dhe rregullat e reja që janë vendosur. Aplikantët duhet të kenë parasysh që aplikimi është falas, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve që mund të bëhen në raste të tilla për plotësimin me pagesë. Kështu, duhet të dini që tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë, vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur. Edhe këtë vit, kompjuteri që përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

    Nuk pranohen

    Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit Amerikan përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Në rast se është marrë më shumë se një regjistrim (aplikim) për lotari nga një individ, atëherë ju do të skualifikoheni, automatikisht. Edhe regjistrimet e parwfunduara do të skualifikohen. Duhet pasur kujdes edhe në përmasat e fotografisë, të cilat janë të cilësuara në format. Duhet pasysh parasysh se asnjë nga të dhënat e kërkuara nuk duhet lënë bosh, sepse automatikisht skualifikohesh. Edhe nëse në momentin e intervistës në seksionin konsullor rezulton se aplikanti kryesor është regjistruar më shumë se një herë (brenda një viti) ose nuk ka përfshirë një person nën varësinë e tij, aplikanti do të skualifikohet, edhe nëse ai është përzgjedhur për llotarinë dhe/ose ka paguar tarifën e intervistës. Ndaj, dërgoni online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov, Formën Elektronike të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS-5501) të plotësuar.

    Rregullat

    Aplikantët duhet të njihen me rregullat e reja të aplikimit, në mënyrë që të jenë fitues dhe të mos bien pre e mashtrimeve. Për të qenë fitues të llotarisë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm, të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara, është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për llotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë. Ata që dëshirojnë të aplikojnë duhet të kenë parasysh këto rregulla: aplikanti duhet të regjistrohet vetëm një herë në vit. Gjithashtu, duhet të përfshijë bashkëshortin/en dhe fëmijët nën 21 vjeç në aplikimin fillestar, përfshirë fëmijët e adoptuar, fëmijët e bashkëshortit/es nga martesa të mëparshme (thjeshtërit) dhe fëmijë të cilët mund të mos jetojnë aktualisht me të. Duhet treguar kujdes sepse nuk kërkohet të përfshini fëmijët, të cilët në momentin e regjistrimit tuaj për llotari, janë shtetas Amerikanë apo rezidentë të përhershëm të ligjshëm. Në të kundërt, do të skualifikoheni. Pas regjistrimit me sukses për llotarinë në ekranin e kompjuterit duhet të shfaqet një numër konfirmimi i aplikimit (Application Confirmation Number). Ju duhet ta ruani numrin e konfirmimit deri nw momentin e publikimit tw emrave fitues.

    Shkollimi, kusht është shkolla e mesme

    Shkolla e mesme është kushti kryesor për kualifikimin si fitues në Lotarinë Amerikane. Në site-n e Llotarisë Amerikane thuhet:“Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet”. Një "arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente" përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesëshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Edukimi me korrespondencë, pa shkëputje nga puna ose natën, edhe ai 5-vjeçar, nuk është i mjaftueshëm për kualifikim.

    Për t'u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart.

    Si të mos bini pre e mashtrimeve:

    Adresat e internetit të faqeve zyrtare të Qeverisë Amerikane mbarojnë me .gov

    Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos mashtrohen nga faqe interneti apo e-maile, që reklamojnë lotarinë Amerikane dhe që kërkojnë pagesë për këtë shërbim. Seksioni konsullor i SHBA-së nuk ka asnjë rol në procesin e përzgjedhjes për Llotarinë Amerikane. Përzgjedhja e aplikantëve nga e gjithë bota bëhet në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore të Kentucky-t në SHBA.

    Si bëhet përzgjedhja e të regjistruarëve dhe fituesëve

    Të gjitha regjistrimeve të marra nga secili rajon do t’i caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check), që do të vihet në dispozicion nga 1 maji 2014 në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov. Qendra Konsullore në Kentucky e Departamentit të Shtetit (KÇ) do të vazhdojë të procesojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të SHBA-ve, ose derisa kandidatët e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.Bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet aplikimeve të kualifikuara.

    Për të gjithë aplikantët e DV-2015 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2015 i aplikimt të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 1 Maji 2014 deri të paktën më 30 Qershor 2015. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do të japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë mjeti i vetëm me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre për DV-2015. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë letra njoftimi ose të njoftojë të përzgjedhurit me e-mail. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe konsullatat nuk do të sigurojnë lista për të përzgjedhurit.

    Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni një vizë DV për të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapëseprapë duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisë sipas ligjit të SHBA-së. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditara në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e përcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit.

    Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë më 30 shtator 2015. Në asnjë rrethanë DV-të nuk mund të lëshohen apo të autorizohen pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-së të cilët nuk e morën vizën në të njëjtën kohë me aplikantin kryesor nuk mund t'i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date.

    Si ta plotësoni Formularin

    Formulari, përmban këto të dhëna, që duhet të plotësoni si më poshtë:

    Emri i plotë: Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (vetëm nëse keni; mos shënoni si emër mesi emrin e babait tuaj). Plotësoni emrin tuaj saktësisht siç është i regjistruar në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi. Vendosni N/A.

    2. Data e lindjes: dita, muaji, viti

    3. Gjinia, mashkull ose femër

    4. Qyteti ku keni lindur

    5. Shteti i lindjes: Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.

    6. Shteti i pranueshëm ose i kualifikueshëm për programin e llotarisë: vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi juaj i pranueshmërisë nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni.Nëse ju keni lindur në një vend i cili nuk është i pranueshëm për programin e llotarisë DV, rishikoni udhëzimet për të parë nëse gjendet ndonjë mundësi tjetër për ju si vend i kualifikueshëm për programin e llotarisë.

    7. Fotografi e regjistrimit të llotarisë: Shikoni informacionin teknik tek Veçoritë e fotografisë. Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshort–it/es dhe të gjithë fëmijëve tuaj, nëse aplikohet.

    8. Adresa e postës: dërguesi..., rruga, lagjia, numri i pallatit ose shtëpisë, ose fshati/komuna, qyteti, shteti.

    9. Vendi ku jetoni sot

    10. Numri i telefonit (jo i detyrueshëm)

    11. Adresa e postës elektronike (email): shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni të drejta të plotë dhe të drejtpërdrejta.

    12. Cili është niveli më i lartë i edukimit që keni arritur deri në këtë ditë: ju duhet të tregoni cili prej niveleve të mëposhtme përfaqëson edukimin më të lartë të që ju përket juve: (1) Vetëm shkollë fillore, (2) Shkollë të mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa kurse me nivel pas-universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa kurse me nivel doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar.

    13. Statusi martesor: i/e pamartuar, i/e martuar, i/e divorcuar, i/e ve, ose ligjërisht i/e ndarë.

    14. Numri i fëmijëve: Regjistrimet për llotarinë duhet të përfshijnë emrin, datën, dhe vendin e lindjes së bashkëshort-it/es suaj dhe të gjithë fëmijët natyralë.

    15. Informacion për bashkëshortin ose bashkëshorten: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, shteti i lindjes dhe fotografia.

    16. Informacion për fëmijët: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi i lindjes, dhe fotografia.

    Ballkon aperture:

    Specifikimet Teknike të Fotografisë


    Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe, sistemi automatikisht nuk do t'u lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të llotarisë dhe do të njoftojë aplikantin. Fotografia duhet të ketë këto specifikime: të jenë në 24-bit thellësi ngjyre, të jetë e formatit JPEG, maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB. Dimensionet minimale të pranueshme janë 600 pika (pixels) e lartë me 600 pika (pixels) e gjerë. Dimensioni pixel i fotos duhet të jetë në një përpjestim të drejtë (që do të thotë se, lartësia duhet të jetë e barabartë me gjatësinë). Nëse jeni duke përdorur një skaner, përbërësit e fotografisë duhet të jenë “True Color” ose 24-bit me ngjyra. Fotografitë 24 bit në bardhezi ose 8 bit nuk do të jenë të pranueshme. Të skanohet me rezolucion të paktën 300 dots për inch (dpi)

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-03-2013
    Postime
    1

    Për: Nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane 2015

    hi pershendetje si po ja kaloni mir cfar kriteresh duhet me plotesuar per kete aplikimin e llotaris amerikane

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •