Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 69
  1. #21
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Kur ke kaluar vite ne mergim fatkeqsisht ndihesh emigrant ne vendin tend. Ndihesh si nje i huaj qe do filloi gjithcka nga fillimi.
    ndoshta varet edhe nga personi. s'di c'te them...mua me pelqen ideja te filloj gjithcka nga fillimi... dhe asnjehere nuk jam ndjere e huaj, si ne shqiperi tani po ashtu edhe jashte kur u largova per here te pare...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin

    Prit te behesh me familje; burre e femije, se vetem broken eshte e lehte te levizesh.
    Feelings change - memories don't.

  3. #23
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Prit te behesh me familje; burre e femije, se vetem broken eshte e lehte te levizesh.
    ndoshta...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ndoshta...
    Imagjino broken duhet te gjeni te dy pune te pershtatshme, ose njeri sa ta perballoje tere familjen financiarisht. Femijet do nderrojne kopsht, shkolle, shtepi. etj. Pastaj cilesia e arsimit, shendetesise, barrierat e gjuhes te femijet, kushtet baze te jeteses drita dhe uje 24 ore. etj Ankesat, pakenaqesit e pjesetareve te familjes per ndryshimin.... Kur mendon keto te ze koka dhe thua mire jam ketu ketu ku jam.
    Feelings change - memories don't.

  5. #25
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Imagjino broken duhet te gjeni te dy pune te pershtatshme, ose njeri sa ta perballoje tere familjen financiarisht. Femijet do nderrojne kopsht, shkolle, shtepi. etj. Pastaj cilesia e arsimit, shendetesise, barrierat e gjuhes te femijet, kushtet baze te jeteses drita dhe uje 24 ore. etj Ankesat, pakenaqesit e pjesetareve te familjes per ndryshimin.... Kur mendon keto te ze koka dhe thua mire jam ketu ketu ku jam.
    c'te them mia...une keto nuk i shoh si pengesa per menyren se si jam mesuar une dhe se si do edukoja femijen, nese behem me femije nje dite...por jetes nuk i dihet dhe mund te ndodhe edhe kjo qe thua ti...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    c'te them mia...une keto nuk i shoh si pengesa per menyren se si jam mesuar une dhe se si do edukoja femijen, nese behem me femije nje dite...por jetes nuk i dihet dhe mund te ndodhe edhe kjo qe thua ti...
    Jane broken jane goxha pengese, sidomos per ata qe nuk kane shtepi te tyren ne Shqiperi. Duhet te zgjedhesh me te miren per te gjithe dhe nuk eshte kollaj. . Ty te teket ne darke te ikesh, pret bileten e viuuu ne Shqiperi te mamaja. Ne duhet te bejme plan me muaj apo nje vit para qofte dhe per nje vizite ne Shqiperi te mamaja vet i 4-rt.
    Feelings change - memories don't.

  7. #27
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jane broken jane goxha pengese, sidomos per ata qe nuk kane shtepi te tyren ne Shqiperi. Duhet te zgjedhesh me te miren per te gjithe dhe nuk eshte kollaj. . Ty te teket ne darke te ikesh, pret bileten e viuuu ne Shqiperi te mamaja. Ne duhet te bejme plan me muaj apo nje vit para qofte dhe per nje vizite ne Shqiperi te mamaja vet i 4-rt.
    c'te them moj mia... me mbetet vec te them, flasim pas disa vitesh serish per kete teme, nese do jemi prape ketu e nese forumi do ekzistoje akoma...

  8. #28

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Axhitacion propogande! Ban her!!!

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    nese forumi do ekzistoje akoma...
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  9. #29

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    Ke te drejte, edhe atje nuk mu duken njesoje njerzit (sic i lashe). Edhe ajo papunesi atje te krijon stres te madh. Keshtu qe nga ajo ane, me mire ketu. Kjo eshte naive por me duket sikur do kisha qef te isha ne fshat ne Shqiperi te jugut e te kisha ullishten time. Nuk duhet te dalin mire financiarisht ata me ullishte? Vaji i ullirit aty eshte me shtrenjte se ketu, e ketu vjen nga Italia. Kur cmimi eshte me i larte aty pse nuk marrin fermeret Shqiptar aq sa Italianet? Se kuptoj kete gje? Po qe se ishte e leverdisshme pse nuk behen Shqiptaret fermere por i abandonojne farmat (e punojne si fermere ne Greqi)? Nuk e kuptoj kete gje, kam dy vjet qe vras mendjen LOL

    Citim Postuar më parë nga Arvima Lexo Postimin
    E di si eshte puna Hof, ka ardhur vetvetiu koha e tille. Te jesh i sigurte se edhe sikur ne Shqiperi te kishe vazhduar do ta ndjeje kete lloj mungese. Edhe ketu njerezit kane filluar te behen me te ftohte, fakti qe nje pjese prej jush kane ikur jashte kane lene nje vend bosh dhe nuk eshte ajo harmonia e dikurshme. Ktu gjalleri ka vetem kur vijne emigrantet. Por perseri jeta eshte bere aq e veshtire dhe stresuese saqe nuk po behen me njerezit me njeri-tjetrin, avash avash jetesa ketu po behet e njejte me ate atje. Prandaj mua me duket me teper si nostalgji per te kaluaren, per menyren sesi kemi pas shkuar me perpara. Edhe pse jam e re akoma mua me mungon ajo kohe.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    Pershendetje. Thene me bukur lexo po ke kohe esene e shkrimtarit Shpetim Kelmendi dhe do reflektosh me mire per argumentin e zgjedhur. Gjithe te mirat!
    http://shpetimkelmend.blogspot.com/2...t-estetik.html
    Mrekullia e patriotizmit estetik

    Patriotizmi estetik nuk është parullë, miting, revolucion, fjalim apo tribunë, por art i madh

    Patriotizmi estetik. Po, ky është një term i goditur. Pyetja është: a janë artistët atdhetarë? Historia botërore e artit na bën me dije se është pak të thuhet se artistët janë atdhetarë. Pra, janë, kjo është e sigurtë, e janë edhe në rastin kur ata as që janë të vetëdijshëm për këtë. Një artist nuk thotë: unë jam atdhetar, e prej këtu duhet të bëj vepra në shërbim të kombit tim. Një artist kërkon të bëjë vepra e, shpeshherë, edhe në mënyrë të pavetëdijshme, ai ia del të shndërrohet në një llambë që e ndriçon atmosferën historike të kombit të vet. Por ç’është patriotizmi për një artist? Në të shumtën e rasteve nuk është parullë, slogan, protestë sociale, revolucion masash, pjesëmarrje në luftë, miting apo fjalim i ndezur përpara turmave. Sigurisht, as kjo nuk mund të përjashtohet, sepse kemi jo pak prej tyre që janë vënë në krye të lëvizjeve të mëdha shoqërore, të cilat kanë transformuar shoqërinë dhe mendësinë e saj. Artistët nuk mjaftohen gjithashtu as me krijimin e veprave që lartësojnë dashurinë për atdheun. Është bukur kur krijohen këto vlera, sepse e lartësojnë identitetin e tyre. Përshembull, piktura që titullohet me sa mbaj mend “Pushkatimi i 3 majit” i Francisko Gojës, është një revoltë e madhërishme patriotike, por ama në të njejtën kohë është edhe një britmë rrënqethëse mbarënjerëzore. Po kështu mund të thuhet edhe për “Guerrnikën” e Pikasos. Por, mandej një gjë është e sigurtë: të gjithë pyesim se nga është piktori. Këtu kemi të bëjmë me patriotizëm, por ama estetik, gjë që e zgjeron jashtëzakonisht shumë perimetrin e një ndikimi mbarëkombëtar. Pothuaj e tërë vepra e V. Hygo është patriotike, sepse mund të lexohet si thirrje për një Francë ndryshe. Kjo është e qartë. Po, përveç kësaj, vepra e tij duhet lexuar edhe si tekst shumë i mirë që të kënaq shijet estetike. Por në të njejtën kohë na përshkruan kulturën franceze, a thua se përpiqet të na thotë: “Ja Franca ime!”. Po ashtu mund të përmendim tablonë “Liria mbi barrikadë” të Delakrua, vepër drejpërdrejt patriotike, sigurisht, por që mesazhet i përcjell me metoda të kthjellta estetike. “Don Kishoti i Mançës” duhet konsideruar për spanjollët një vepër shumë patriotike, sepse ngjarjet janë vendosur në mjedise spanjolle. Me këtë rast Servantes na ofron edhe larminë e harlisur të kulturës spanjolle, duke u thënë të tjerëve: “Ja, kjo është Spanja!”. Edhe “Uliksin” e Xhojs e shoh thelbësisht si një përmendore kushtuar Dublinit, pavarësisht asaj që të tjerët mund të kuptojnë me veprën e tij. E vërtetë që përroi i tij psiqik rrjedh brënda vetëm një dite, por ama të një dite e pafundme dhe përtejkohore, mbi të gjitha irlandeze. Pavarësisht se britma e tij “Ja Irlanda!” që është e qartë për lexuesin e mirë, mund të lexohet edhe si “Ja njeriu!”, por Irlanda vjen e para. Në një nivel tjetër gjykimi, mendoj se çdo vepër e madhe është domosdoshmërisht dhe pashmangshmërisht patriotizëm estetik. Lui David është piktor i oborrit të Napoleon Bonapartit të cilin një pjesë e francezëve mund ta quajnë diktator, luftënxitës, pushtues, etj, por ama vepra e piktorit që realizon në telajo kurorëzimin e tij mund të konsiderohet patriotike prej francezëve jo thjesht për faktin se pasqyron momente historike por sidomos pse është realizuar mjeshtërisht. Për rusët, Tolstoj është një patriot i madh, çka se ai vetë nuk kishte nevojë të bërtiste nëpër sheshe: “Rroftë Rusia”, etj. Është vepra e tij që e oshëtin me tërë forcën vitalitetin kulturor dhe shpirtëror të popullit rus. Mjafton “Lufta dhe Paqja” për të na bindur për këtë. Edhe poezia imazhiniste e Esenin këtë na thotë, sa herë që përshkruan mështeknat dhe peisazhet ruse.

    Shembujt që mund të merren nga arti botëror janë të pafundëm. Në vijim mendoj se, nëse ne ndodhemi përpara një vepre arti si, pikturë, skulpturë, libër, arkitekturë, partiturë, etj. dhe ndjehemi të goditur nga fuqia e tyre artistike, do të donim saora të merrnim vesh se nga ka qenë filan artist. Çasti kur ne përmendim kombësinë e tij sendërton patriotizmin estetik të autorit. Pra, mjafton që artisti të realizojë një vepër të madhe, çfarëdo qoftë ajo, dhe çilembyll sytë ai shndërrohet në një patriot estetik.

    Edhe në vendin tonë nuk kanë munguar artistët që kanë dëshmuar patriotizëm estetik. Nuk flas për poetë, piktorë apo muzikantë që me vdekjen kanë mbetur thjesht patriotë, po për artistë të vërtetë që patriotizmin e tyre e kanë shprehur me mjete artistike. Pjetër Bogdani ëshë një patriot i vërtetë estetik, sepse vepra e tij rron. Sibilat janë dëshmi e pashlyeshme. Them se në kohën që i shkruante ato, ai burrë gjendej në të njejtin nivel vetëdijeje estetike me poetë të kombeve tjera. Edhe Çeta e Profetëve është gjithashtu shprehje e patriotizmit estetik, sepse është një vepër jetëgjatë që do të na shoqërojë nëpër kohëra, sepse është një pasaporta jonë historike. Po ashtu edhe shkrimtarët e tjerë të letërsisë së vjetër janë patriotë estetikë, pavarësisht faktit nëse kanë shkruar apo jo drejtpërdrejt për atdheun. Në këtë rast ajo që atdheu trashëgon është vepra. I madhi Jeronim De Rada është një patriot thellësisht estetik. Sepse ai jo vetëm që shkruan për botën shqiptare, por edhe shkruan mrekullisht bukur nga ana artistike. Nuk besoj se kemi një artist të tillë që i ndërthur kaq hijshëm të dy kriteret. Nëse ka një tjetër artist që i afrohet për nga shkrirja harmonike e këtyre dy elementeve, ai është padyshim At Gjergj Fishta me “Lahuta e Malcis”. Me këtë rast vlen të përmendim edhe Ernest Koliqin me tregimet e tij ende sot të mrekullueshme, Migjenin me poezitë dhe prozat e shkurtëra, Lasgush Poradecin, Martin Camajn me poezinë e edhe prozën, Ali Asllani me kangët e tij të dashurisë për vashën shqiptare, Frederik Rreshpjen, Azem Shkrelin, etj. Nën pikëpamje të tjera vlerësimi, mund të themi se të gjithë autorët shqiptarë që na lanë një vepër të cilën mund ta lexojmë ende sot, janë patriotë të vërtetë estetikë. Edhe në rastet kur nuk i kanë mëshuar patriotizmit si qëllim më vete, ata janë kanë dalë të na përcjellin vepra që e madhërojnë gjeninë e racës shqiptare.

    Por, ajo që më ka bërë vërtetë përshtypje kohët e fundit janë dy vargje të Lasgush Poradecit dhe tre të Frederik Rreshpjes. Të para nën dritën e argumentit që po trajtojmë, më janë dukur si të shkruara nga e njejta dorë. Kjo më ka bërë të besoj se të mëdhenjtë tanë janë të ngjashëm, sepse e shohin botën shqiptare nga i njejta lartësi dhe me të njejtën vatër ndjeshmërie.

    Lasgushi thotë: “Duke nisur udhëtimin mespërmes në Shqipëri/ Drini plak e i përrallshëm po buron prej Shën Naumi”. Madhështore! Shqipërinë e Lasgushit nuk e ndan më dysh as Vjosa, as Shkumbini e as Erzeni, por Drini, Drini plak e i përrallshëm. Kjo është forma më e shkëlqyer dhe më elegante e patriotizmit estetik. Mesazhi duket i tërthortë e njëkohësisht shumë i qartë.

    Frederik Rreshpja thotë: “Nga dyert e legjendave del Basio/ Samurai i tankave/ Dhe mban vesh Eposin e Kreshnikëve”. E mahnitshme. Një formë jashtëzakonisht fine. e ambël dhe e butë për të realizuar patriotizmin estetik. Basio është i madh, sepse është mjeshtri i tankave, por, megjithatë, ai mahnitet nga Eposi Shqiptar i Kreshnikëve.

    Po!, ndoshta këto pesë vargje që paraqitëm janë shkruar vërtetë nga e njejta dorë, nga dora e artistit të vërtetë shqiptar i cili na thotë me krenari: Ja, kjo është Shqipëria!
    Posted by Shpëtim Kelmendi at 12:03

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    Per me teper kujto urdheresat e shenjta te pashaportes shqiptare:

    Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.

    Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.

    Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

    Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.

    Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.

    Respekte

    Ky tekst është në faqen e fundit të
    Pasaportës së Mbretërisë Shqiptare, 1928-2002

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abica për postimin:

    hof (04-10-2013)

  13. #32
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    http://chn.ge/1aROevQ
    vlen te kontribosh edhe ne distance per afrimin e shqiptarve!

  14. #33
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    Citim Postuar më parë nga hof Lexo Postimin
    Ke te drejte, edhe atje nuk mu duken njesoje njerzit (sic i lashe). Edhe ajo papunesi atje te krijon stres te madh. Keshtu qe nga ajo ane, me mire ketu. Kjo eshte naive por me duket sikur do kisha qef te isha ne fshat ne Shqiperi te jugut e te kisha ullishten time. Nuk duhet te dalin mire financiarisht ata me ullishte? Vaji i ullirit aty eshte me shtrenjte se ketu, e ketu vjen nga Italia. Kur cmimi eshte me i larte aty pse nuk marrin fermeret Shqiptar aq sa Italianet? Se kuptoj kete gje? Po qe se ishte e leverdisshme pse nuk behen Shqiptaret fermere por i abandonojne farmat (e punojne si fermere ne Greqi)? Nuk e kuptoj kete gje, kam dy vjet qe vras mendjen LOL
    Une nuk e shoh naivitetin ketu, perkundrazi! Eshte nje forme biznesi dhe goxha fitimprures, perse mos ta besh ?! Cfare ka me shume Italia apo Greqia e ku tjeter rriten ullinj qe ne nuk e benkemi dot? Shqiperia ka goxha pasuri natyrore dhe ne as qe i shfrytezojme. Duhet dituri, pervoje, iniciative,kapital ... ?! Po keto arrihen! Po sikur te ktheheshin Shqiptaret ne vendlindje e cdo gje qe kane mesuar jasht mund ta aplikonin ketu, mbase do ishte me ndryshe, te pakten keshtu mendoj. Edhe pse e kuptoj veshtiresine e tyre per ta filluar cdo gje nga e para , por do ja vlente jo ?!

    Nejse, ti qe tani e tutje mos e vrit me mendjen Avash avash do rregullohen gjerat
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  15. 3 antarët më poshtë falenderuan Arvima për mendimin e shprehur në këtë postim:

    A.I (08-10-2013),abica (08-10-2013),hof (08-10-2013)

  16. #34
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    c'te them mia...une keto nuk i shoh si pengesa per menyren se si jam mesuar une dhe se si do edukoja femijen, nese behem me femije nje dite...por jetes nuk i dihet dhe mund te ndodhe edhe kjo qe thua ti...
    Veshtire eshte kur je me familje sepse me kryesorja eshte kush do kujdeset per femijet. Pastaj varet edhe profesioni qe ke, per disa ndryshojne vendbanim pa problem kurse per disa profesione eshte veshtire. Se mund te gjesh pune atje ku leviz por ta gjesh me nje distance te pranushme etc. Kur je me familje te shtohen kerkesat edhe kushtet qe do plotesosh. Edhe mua se c'me ka hipur nje deshire qe te kisha nje mundesi ,qe nje dite te leviz pa bere asnje plan por nuk ma mban :P
    I LOVE GOD

    j&g

  17. #35
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Veshtire eshte kur je me familje sepse me kryesorja eshte kush do kujdeset per femijet. Pastaj varet edhe profesioni qe ke, per disa ndryshojne vendbanim pa problem kurse per disa profesione eshte veshtire. Se mund te gjesh pune atje ku leviz por ta gjesh me nje distance te pranushme etc. Kur je me familje te shtohen kerkesat edhe kushtet qe do plotesosh. Edhe mua se c'me ka hipur nje deshire qe te kisha nje mundesi ,qe nje dite te leviz pa bere asnje plan por nuk ma mban :P
    une them se rendesi ka vullneti dhe sa je i gatshem te guxosh ne jete...edhe prinderit e mi kur vendosen te levizin per here te pare kishin dy mundesi, te vazhdonin jeten ne shqiperi ose te fillonin nje jete te re ne nje vend tjeter (ishin rreth 40 vjec atehere dhe me femije akoma te vogel). ata shume mire mund te zgjidhnin te mos largoheshin fare, sepse ne shqiperi e kishin mundesine te benin nje jete te mire pa i munguar asgje nga ana ekonomike. mbaj mend qe mamit, ne momentin kur i vuri ne dijeni ata te punes qe do largohej, i thane mendohu mire, ne per ty kemi menduar te te ngrejme ne pergjegjesi, tani e gjete te largohesh. por te dy vendosen se nje vend tjeter mund t'i ofronte dicka me shume se aty ku jetonin dhe bene zgjedhjen e tyre. tani jane te kenaqur sepse vazhdojne me profesionet e tyre, madje dhe me mire se sa arriten te realizonin ne shqiperi. te dy kane profesione modeste, por rendesi ka pasioni qe ata shprehin kur flasin per punen e tyre.
    dhe nuk jane te vetmit qe kane pasur nje eksperience te tille...

  18. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    ..po shume,sepse pakez Shqipetar gjen njeriu ne ditet e sotshme,heheheh...

  19. #37
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    une them se rendesi ka vullneti dhe sa je i gatshem te guxosh ne jete...edhe prinderit e mi kur vendosen te levizin per here te pare kishin dy mundesi, te vazhdonin jeten ne shqiperi ose te fillonin nje jete te re ne nje vend tjeter (ishin rreth 40 vjec atehere dhe me femije akoma te vogel). ata shume mire mund te zgjidhnin te mos largoheshin fare, sepse ne shqiperi e kishin mundesine te benin nje jete te mire pa i munguar asgje nga ana ekonomike. mbaj mend qe mamit, ne momentin kur i vuri ne dijeni ata te punes qe do largohej, i thane mendohu mire, ne per ty kemi menduar te te ngrejme ne pergjegjesi, tani e gjete te largohesh. por te dy vendosen se nje vend tjeter mund t'i ofronte dicka me shume se aty ku jetonin dhe bene zgjedhjen e tyre. tani jane te kenaqur sepse vazhdojne me profesionet e tyre, madje dhe me mire se sa arriten te realizonin ne shqiperi. te dy kane profesione modeste, por rendesi ka pasioni qe ata shprehin kur flasin per punen e tyre.
    dhe nuk jane te vetmit qe kane pasur nje eksperience te tille...
    Ne fakt mua ndonjeher kjo me tremb se sikur te mos jete me mire atje ku do shkojme. Sigurisht askush se di te ardhmen edhe guximi luan rol te rendesishem. Sikur te me ofroheshin disa nga mundesit qe kam ketu ne Shqiperi ikja me deshire. Me duket sikur femijet nga ana sociale rriten me te gezuar atje. Ketu femijet i con ne kopesht nga ora 7:30 deri ne oren 3:00 edhe tamam te mbyllur, sikur kane me shume liri atje. Disa gjera me mundojne mua jane, mundesi per pune, mjeksia, ligji/rendi & edukimi. Shtepin e kemi por ja qe nuk na plotesohen disa kushte, ndoshta ndryshon edhe atje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 08-10-2013 më 12:31
    I LOVE GOD

    j&g

  20. #38
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    loneeagle, une shpresoj qe ne shqiperi gjerat do ndryshojne nje dite. jam dakord me Arvimen kur thote qe nese te gjithe te rinjte qe jetojne jashte te ktheheshin, gjerat do ishin me ndryshe...

  21. #39
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: E ndjeni mungesën e shqiptarëve aty ku jetoni?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    loneeagle, une shpresoj qe ne shqiperi gjerat do ndryshojne nje dite. jam dakord me Arvimen kur thote qe nese te gjithe te rinjte qe jetojne jashte te ktheheshin, gjerat do ishin me ndryshe...
    E vertet, por ja qe ndonjehere frika/dyshimi dominon mbi guximin .
    I LOVE GOD

    j&g

  22. #40
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Ju Mungojne Shqiptaret?

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    e pse nuk je ne kontakt me shqiptar ti lone?
    Nuk jam sepse jam gjithe diten ne pune, ne pune nuk kam asnje shqiptar. Ata qe kam pas ne shkolle para 10 vjetve, rralle i shoh ose dergoj ndonje email, thjesht sa per pershendetje. Nese nuk te lidhe dicka ne jeten e perditshme nuk ke mundesi tjeter te jesh ne kontakt. E di qe ketu ka shume shqiptar, por si kam as ne pune as ne shkolle. Ne lagje kam disa por secili ne punen e vet sepse nuk njihemi jemi nga zona te ndryshme. Femija im shkon ne shkolle katolike edhe atje s'ka shqiptare. Shume rralle kur bejme blerjet ne fundjave shoh disa ne supermarket, por nuk i njoh, te mos permend kur te degjojne qe flet shqip e kthejn anglisht lol.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •