Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    “Hakmarrja” për 21 Janarin, Tahiri shkrin Gardën e Republikës

    "Rilindja" e denimeve kolektive...

    “Hakmarrja” për 21 Janarin, Tahiri shkrin Gardën e Republikës


    Pas 85 vitesh funksionim, Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më. Paralajmërimi u bë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se Garda ka nevojë për reformë të Saimir-Tahirithellë, dhe brenda 100 ditëve ajo do të kthehet në një drejtori të thjeshtë që do të mbulojë nevojat e zyrtarëve të lartë për mbrojtje. “Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më si e tillë”, – tha Tahiri. Në një takim me drejtues dhe efektivë të Gardës, ministri Tahiri nuk i kurseu akuzat dhe paralajmërimet për ndëshkim të të gjithë atyre që kanë penguar drejtësinë për hetimin e vrasjeve të 21 janarit. “Kam besim që çekiçi i drejtësisë nuk do vonojë, dhe pse sot rri pezull mbi kokat e atyre që vranë bashkëqytetarë të pafajshëm”,- iu drejtua efektivëve të Gardës ministri i Brendshëm. Duke folur për reformimin e këtij institucioni, Tahiri tha se Garda e Republikës është deformuar gjatë këtyre viteve sa i takon funksionit, përmbushjes së detyrës, politizimit dhe faturës financiare. “Ndaj, reforma në Gardën e Republikës është e domosdoshme. Së pari për ta kthyer në një institucion eficent në përmbushjen e misionit dhe detyrave. Për të shmangur faturën buxhetore të paarsyeshme, por mbi të gjitha, për të larguar përfundimisht drejtimin politik nga Garda e Republikës dhe për ta shndërruar në një institucion modern, profesional, efektiv dhe eficent”, – tha Tahiri. Sipas tij, kjo reformë nis tani dhe do të përfundojë brenda 100 ditëve. Gjatë kësaj kohe, kreu i komanduar i Gardës, ish-oficeri i policisë, Gramoz Sako do t’i dorëzojë ministrit të Brendshëm organikën dhe nevojat për ruajtje që kanë zyrtarët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë. Struktura e re do të quhet Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, e cila nuk do të varet më nga ministri i Brendshëm, siç ishte deri më sot Garda e Republikës, por do të jetë në zinxhirin e kompetencës dhe përgjegjësisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. “Kjo reformë do rrisë ndjeshëm efektivitetin e forcës dhe përmbushjen e detyrës. Do kursejë fonde buxhetore dhe hallka burokratike të tepërta, e mbi të gjitha, do garantojë standardet më të larta të sigurisë në përmbushje të detyrave funksionale të këtij institucioni. Por mbi të gjitha, do garantojë depolitizimin e këtij institucioni, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e deritanishëm”, – tha Tahiri. Më tej në fjalën e tij ministri i Brendshëm nuk la pa përmendur as rolin e një pjese të Gardës në ngjarjet e 21 janarit, duke paralajmëruar ndëshkim nga drejtësia për këdo që ka penguar hetimin e kësaj ngjarjeje. “Nuk besoj se ekziston ndokush që e fsheh dot peshën e përgjegjësisë që rri mbi Gardën e Republikës që prej ngjarjeve tragjike të 21 janarit dhe procesit që pasoi. Shumica dërrmuese e efektivit të Gardës së Republikës është ndjerë padrejtësisht e ngarkuar me një barrë përgjegjësie publike jo të vogël. Them padrejtësisht, sepse veprimet kriminale të disave, hodhën baltë të pamerituar mbi vetë institucionin e Gardës së Republikës”, – tha Tahiri. Sipas tij, një pjesë e vogël në Gardë nuk janë përballur ende me drejtësinë për vrasjet e 21 janarit, por një gjë e tillë do të ndodhë dhe ata do të japin llogari para ligjit. “21 janari nuk është ngjarje që mund të arkivohet. Ndaj jam më shumë se i vendosur të bëj gjithçka që është në kapacitetin tim ligjor, për të ndihmuar drejtësinë në një proces që duhet të përfundojë me nxjerrjen e përgjegjësie konkrete për të gjithë ata që vranë, ata që urdhëruan, ata që ndihmuan, ata që fshehën provat dhe ata që penguan drejtësinë të bënte drejtësi”,- tha Tahiri.

    Leonard Bakillari - MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 28-09-2013 më 13:32
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •