Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 463
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Ramush Haradinaj duke kenduar
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Apropo "Universtitetet", "diplomat e universiteteve" te Thacit dhe "60 intelektualet" e ri ne PDK-ne e Thacit...


    Në pazarin e veturave, shiten punime diplomash për 1 euro

    Publikuar: 13.10.2013



    Tash edhe dija shitet shumë- shumë lirë. Sidomos në Kosovë, ku punimet e diplomave universitare shiten vetëm për një euro.

    Në një fotografi të postuar në Facebook nga një qytetar i Prishtinës shihet se në pazarin e veturave në Fushë Kosovë, që mbahet çdo të diele e ku shitet shumë çka tjetër, tash po shiten edhe punime diplomash, transmeton reporteri.

    Sipas postimit, një punim shitet për 1 euro dhe se tregtari ka më mijëra të tillë. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/n-paz...o-2-37035.html


  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Apropo "Universtitetet", "diplomat e universiteteve" te Thacit dhe "60 intelektualet" e ri ne PDK-ne e Thacit...


    Në pazarin e veturave, shiten punime diplomash për 1 euro

    Publikuar: 13.10.2013



    Tash edhe dija shitet shumë- shumë lirë. Sidomos në Kosovë, ku punimet e diplomave universitare shiten vetëm për një euro.

    Në një fotografi të postuar në Facebook nga një qytetar i Prishtinës shihet se në pazarin e veturave në Fushë Kosovë, që mbahet çdo të diele e ku shitet shumë çka tjetër, tash po shiten edhe punime diplomash, transmeton reporteri.

    Sipas postimit, një punim shitet për 1 euro dhe se tregtari ka më mijëra të tillë. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/n-paz...o-2-37035.html

    hahahaha rrena e radhes e tanjugut nga reporteri i saj ne beograd
    keta 60 intelektual qe sonte aderuen ne PDK po te kishin studijue e perfundue ne karagujefc e nish qa do te kishe than more gazetaruci i tanjugut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Apropo "Universtitetet", "diplomat e universiteteve" te Thacit dhe "60 intelektualet" e ri ne PDK-ne e Thacit...


    Në pazarin e veturave, shiten punime diplomash për 1 euro

    Publikuar: 13.10.2013


    Veseli: Na u bashkua truri i kombit (Video)





    60 intelektualë aderojnë në PDK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    hahahaha rrena e radhes e tanjugut nga reporteri i saj ne beograd
    keta 60 intelektual qe sonte aderuen ne PDK po te kishin studijue e perfundue ne karagujefc e nish qa do te kishe than more gazetaruci i tanjugut


    Tu ka bo Tanjug n'tana anet ty...!
    Nuk eshte shkue Tanjugu me shite dhe me ble diploma n'pazar te Fushe Kosoves, por eventualisht Kadri Veseli&Co per ata "60 intelektualet" ?!
    Per 60 Euro i ka bo 60 intelektuale dhe i ka anetaresu menjehere ne parti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 13-10-2013 më 20:24

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Numri më i madh i të anketuarve janë të pavendosur se për kë do të votojnë. Rreth 28,6% e tyre nuk e dijnë ende kujt do t’ia japin votën, pra janë votues të papërcaktuar. Kurse vetëm rreth 9% nuk do të votojnë në këto zgjedhje.
    Redaksia e “Botës sot” ka pranuar të dhënat nga një burim brenda kompanisë që ka realizuar sondazhin, që për gazetën është emër i njohur, por për shkak se të dhënat janë preliminare burimi nga kompania ka preferuar të mos përmendet në këtë fazë. “Të dhënat përfundimtare do të dalin pas një jave kur dhe zyrtarisht do të tregohen përqindjet,” ka thënë burimi anonim brenda kësaj kompanie që mirret me konsulencë dhe hulumtime.
    AAK në këtë sondazh del në vendin e pestë me 3,1%, AKR ka 2,0% kurse Lëvizja për Bashkim (LB) del e gjashta me 0,8%. Kjo është renditja e plotë e partive në Prishtinë sipas sondazhit:
    1. LVV – 24,2%
    2. LDK – 15,9%
    3. PF – 14,0%
    4. PDK – 10,6%
    5. AAK – 3,1%
    6. AKR – 2,0%
    7. LB – 0,8%
    8. KTDP – 0,4%
    9. PD – 0,2%
    10. Pavarur – 0,2%
    11. Pavendosur – 28,6%

    Të dhënat janë preliminare dhe janë të fokusuara më shumë në zonat urbane dhe te rinia. Sipas autorëve të sondazhit, këto zona dhe kjo moshë proporcionalisht janë të regjistruara me numrin më të lart të votuesve. Pyetja në sondazh ka qenë: Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kurse në të dhënat finale do të prezantohen edhe të dhënat e detajuara për kandidatët dhe partitë.
    Sodazhi është realizuar me 508 respondentë kryesisht nga zonat urbane të Prishtinës dhe ka fokus të veçantë tek rinia. Nga të anketuarit shumica, pra 46,5%, i kanë takuar grupmoshës 18-24 vjeçare, 24.2% grupmoshës 25-34 kurse 28,8% moshat më të vjetra se 34 vjeç. Nga respondentët e anketuar në Prishtinë 90.7% kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
    Për cilin kandidat do të votoni në zgjedhjet e 3 nëntorit në Prishtinë?

    Faleminderit që votuat

    Sali Salihu (IQGTSH) (50 Vota, 1 %)

    Shpend Ahmeti (VV) (2470 Vota, 29 %)

    Besnik Tahiri (AAK-LDD) (224 Vota, 3 %)

    Isa Mustafa (LDK) (1450 Vota, 17 %)

    Korab Sejdiu (AKR) (389 Vota, 5 %)

    Agim Çeku (PDK) (3404 Vota, 40 %)

    Kaqusha Jashari (PSD) (55 Vota, 1 %)

    Visar Arifaj (PF) (365 Vota, 4 %)

    Valon Murati (LB) (115 Vota, 1 %)

    http://gazetaexpress.com/?cid=1%2C973%2C123354
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    :rolleyes:

    Tu ka bo Tanjug n'tana anet ty...!
    Nuk eshte shkue Tanjugu me shite dhe me ble diploma n'pazar te Fushe Kosoves, por eventualisht Kadri Veseli&Co per ata "60 intelektualet" ?!
    Per 60 Euro i ka bo 60 intelektuale dhe i ka anetaresu menjehere ne parti!:D
    ti gazetari i tanjugut
    nuk ishin 60 por 62 me fal se gabim ish kan
    dhe qe te gjith keta 62 intelektual i kishin ble diplomat
    ne pazar te farmerkave te hashim thaqit
    shiqoi e lexoi kush jan keta hahahaha
    qje ba me lue qoke me ty





    62 intelektual i bashkohen PDK-së
    Valmira Halimi Publikuar: 13.10.2013 - 12:29

    Profesorë, mjekë, pedagogë, inxhinierë, agronomë, ekonomistë dhe juristë të shumtë sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Gjashtëdhjetë e dy intelektualë të rinj me profesione të ndryshme, prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë janë doktor shkence, pesë me doktoratë të regjistruar dhe dyzetë e një me magjistratura të përfunduara, që nga sot janë pjesë e PDK-së.

    Aderimi i tyre në këtë subjekt politik, sipas zëvendëskryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është pjesë e reformave të vazhdueshme që bën PDK-ja.

    Ai tha se roli i profesionistëve është jetik në zhvillimin shoqëror dhe se PDK-ja si familje politike ka mbledhur trurin e shoqërisë.

    “Nuk ka asgjë më të veçantë për një parti politike, sesa kur ju bashkëngjitet truri i kombit, që sakrifica e popullit tonë e ka krijuar. Unë u bëjë thirrje të gjithë profesionistëve dhe intelektualëve të cilët besojnë se me punën dhe angazhimin e tyre mund të kontribuojnë në zhvillim të vendit, të na bashkëngjiten në këtë rrugëtim, sepse kur vullneti politik bashkohet me energjinë profesionale dhe intelektuale, suksesi i përbashkët është i garantuar”, tha zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

    Në anën tjetër, Ilir Doçi, profesor në Fakultetin e Makinerisë, tha se askush nuk duhet të qëndrojë anash, por së bashku, si profesionistë të lëmive të ndryshme, duhet të kontribuojmë dhe të punojmë për të mirën e vendit.

    “E ndjejmë obligim që të mos rrimë anash, por të punojnë në të mirën e vendit, të Kosovës, në ndërtimin e saj. Ftesa e PDK-së na mundëson që të tregojmë gjitha aftësitë profesionale akademike në forma të ndryshme, na jep mundësi të kontribuojmë edhe për PDK-në, edhe për vendin tonë Kosovën dhe të ardhmen e sfidat që na presin”, tha Doçi.

    Vendi ynë ka nevojë për bashkim të energjive dhe potencialeve të reja për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të angazhohen për të mirën e vendit dhe shoqërisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Veseli: Na u bashkua truri i kombit (Video)
    ...
    "truri i kombit" nga 1 Euro copa ne pazar te Fushe Kosoves...

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    "truri i kombit" nga 1 Euro copa ne pazar te Fushe Kosoves...
    se tregove qe ai treg eshte i farmerkave te thaqit qe i pat viedh ne zvicerrrrrrr hahaha
    u qnaka tuj lue qoke me ty
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Veteranët e Serbisë përkrahin drejtorin e Thaçit



    Kandidati i Partisë së Pavarur Liberale për kryetar të Graçanicës, Srdjan Popoviq, parti kjo që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, ka marrë mbështetje të fuqishme për ta përkrahur në zgjedhje nga veteranët e luftës të Serbisë, me të cilët ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi.

    Popoviq deri para se t’i hyjë garës për kryetar të Graçanicës ka udhëhequr Zyrën për Komunitete në kuadër të Kryeministrisë dhe njëkohësisht e ka këshilluar kryeministrin Hashim Thaçi.

    Popoviq dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës e Serbisë kanë nënshkruar të premten që lamë pas një memorandum bashkëpunimi, ku kjo e fundit zotohet se në mënyrë aktive do të jetë e përfshirë në fitoren e kandidatit të SLS-së në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune.

    Kandidatin e Partisë së Pavarur Liberale Serbe për kryetar të Graqanicës, sot edhe zyrtarisht e ka përkrahur Shoqata e Veteraneve të Luftës e Serbisë. Veteranët e Serbisë do të punojnë aktivisht në fitoren e Popoviqit në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune, pasi që e shohim si një mënyre përmirësimi të gjendjes së keqe në këtë komunë”, thuhet në njoftim, e i cili është i publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të kësaj partie.

    Më tej, thuhet se Popoviq është shprehur shumë i kënaqur me përkrahësit që janë të vendosur të jetojnë në Graqanicë, të cilët këtë qytet e shohin si shtëpi të tyre.

    Në lidhje me nënshkrimin e këtij memorandumi, gazeta “Zëri” ka provuar ta kontaktojë disa herë nëpërmjet telefonit zyrtar kryetarin e Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq. Ky i fundit përmes telefonit ka premtuar se do të jetë i gatshëm për të biseduar për çështjen në fjalë, pas një orë, mirëpo, ai më pas më nuk është përgjigjur fare.

    Për këtë çështje nuk ka dashur të flasë as kundërshtari politik i Popoviqit, kryetari aktual i kësaj komune, Bojan Stojanoviq.
    Po ashtu, nëpërmjet telefonit, të dielën nuk është përgjigjur as zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.

    Në anën tjetër, burime të besueshme të gazetës bëjnë të ditur se përmes Srdjan Popoviqit, veteranet e luftës po tentojnë që ta kthejnë fuqinë e tyre politike në Kosovë.

    Një memorandum i tillë është tejet skandaloz, sepse nënshkruhet nga një drejtor i zyrës së kryeministrit dhe një shoqatë radikale. Ata janë kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe kundër serbëve që kanë pranuar që të punojnë nën ombrellë dhe sipas rregullave dhe ligjeve të nxjerra nga Parlamenti i Kosovës”, tha burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.

    Avokati dhe ish-funksionar politik i Kosovës, Azem Vllasi, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e konsideron si shumë absurde dhe tejet konfuze.

    Sipas tij, është tejet e palogjikshme dhe aspak e kuptimtë që një këshilltar i kryeministrit të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me një organizatë radikale serbe.

    Kur bëhet fjalë për serbë të gjithë po heshtin. Ky veprim është tejet skandaloz dhe shumë i dëmshëm për shtetin e Kosovës”,tha Vllasi.

    Edhe analisti Halil Matoshi thotë se memorandumi i bashkëpunimit më ketë të ashtuquajtur Shoqata e Veteraneve të Luftës e Serbisë, Partinë Liberale të Sllobodan Petroviqit e bën parti ultra nacionaliste.

    Në bazë të kësaj del se Partia Liberale po bashkëpunon me një organizatë ultra nacionaliste serbe .Kjo është në dëm të Kosovës, por edhe e fyen demokracinë si të tillë, sepse dihet botërisht se prej vitit 1990 serbet kanë bërë lufta agresore. Këtu po vërehet shumë qartë se të serbët kosovarë është një nacionalizëm i ri, gjë që ata fare nuk i bën demokratë, por po i kthen mbrapa në kohën e Sllobodan Millosheviqit ”,tha ai.

    Sipas tij, Popoviq si zyrtar i lartë i zyrës së kryeministrit objektivisht duhet të jetë lojal ndaj politikave shtetërore të Republikës së Kosovës, e jo të futet në aventura bashkëpunimi me luftëtarë të kohës së Sllobodan Millosheviqit

    Ndërsa analisti Ardian Arifaj thotë se të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet që bëhen para dhe gjatë fushatës parazgjedhore nuk bëhen në bazë të parimeve, por vetëm e vetëm në bazë të supozimeve se kush kë mund ta ndihmojë.

    Në fushatë nuk ka parime”, ka thënë shkurt ai. Sipas tij, në këtë rast Popoviq ka menduar se nga nënshkrimi i saj mund të përfitojë më shumë vota në komunën ku ai po garon.

    Nënshkrimi i memorandumit në këtë rast mund të jetë edhe i ligjshëm, sepse në pozitën që ai e ka në zyrën e kryeministrit është pozitë politike”,ka thënë ai.

    http://www.zeri.info/artikulli/17628...torin-e-thacit


  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)



    Thaçi: Po shihet mbështetja për PDK-në dhe kryetarin Kilaj

    Kryeministri dhe kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, z.HashimThaçi, ka vizituar sot Malishevën, ku është takuar direkt me qytetarët e Malishevës, duke u shëtitur në rrugën kryesore të qytetit të Malishevës. Nga këtu, Thaçi, mori edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Malishevës, për PDK-në dhe për kandidatin Kilaj, për kryetar të Malishevës.

    Përveç kësaj kryeministri Thaçi, i ka uruar qytetarët e Malishevës, për festën e Kurban Bajramit.

    “Jam i kënaqur me mbështetjen, gjithnjë e më të madhe që kemi në Malishevë, për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Isni Kilajn, për kryetar të Malishevës. Programi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kilajt, për qeverisjen e mirë, e ka mbështetjen tonë, por sot po shihet se edhe qytetarët e Malishevës, e përkrahin këtë program, tha mes tjerash Thaçi.

    Edhe kryetari Kilaj, e ka falënderuar kryeministrin e vendit dhe kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për mbështetjen e vazhdueshme për Malishevën. “Mbështetja që po na jep kryeministri Thaçi, është mbështetje për projektet, përmes së cilave përfiton drejtpërdrejt qytetari”, tha Kilaj.
    Postuar nga Lajmonline: 18:52; 14/10/2013
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)




    Kryeministri përuron objekte të rëndësishme në Skënderaj

    Kryeministri Hashim Thaçi, mori pjesë në përurimin e objektit të ri shkollor në Klinë të Epërme dhe vënien e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt

    Skënderaj, 14 tetor 2013

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot mori pjesë në përurimin e objektit të ri shkollor “Idriz Barani” në Klinë të Epërme dhe në vënien e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt. Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, nga zëvendësministri, Gani Koci dhe deputetët e zonës, Bekim Haxhiu dhe Ganimete Musliu.

    Në përurimin e objektit të ri shkollor, në Klinë të Epërme, kryeministri mbajti fjalë po e transmetojmë të plotë:

    “I nderuari ministër Ramë Buja,
    I nderuari ministër Ferid Agani,
    I nderuari zëvendësministër z. Koci,
    Të nderuar të gjithë ju të pranishëm,
    Zëvendëskryetar, deputetë
    Të nderuar ju mësimdhënës,
    Të dashur fëmijë të Klinës së Epërme,
    Të respektuar ju qytetarë të Klinës së Epërme, me rrethinë.

    Është një kënaqësi e veçantë, për mua personalisht, sot të jem në mesin tuaj, në inaugurimin e shkollës, shkollës më moderne, jo vetëm të kësaj treve por edhe më gjerë. Prandaj urime, suksese e gëzofshi të gjithë.

    Është e paimagjinueshme çfarë ndryshimi pozitiv ka ndodhur në këtë hapësirë këtu, kur vetëm para disa muajsh apo para një viti, kishim objektin apo mbeturinën e ish-Jugosllavisë, që e kishte lënë këtu si shkollë, dhe sot e kemi objektin modern, të nivelit të shkollave të Republikës së Kosovës, të shkollave të kryeqytetit të Republikës së Kosovës dhe kjo është bërë me meritën më të madhe për ju.

    Ju keni sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës, ju i keni dhënë shumë edhe qytetit të Skenderajt, i keni dhënë edhe Kosovës.

    Jemi sot të gjithë së bashku këtu për të marrë pjesë në këtë inaugurim të shkollës së re dhe kjo është Drenica e re, Kosova e re, kjo është Kosova evropiane, ky është Skenderaj evropian, ky është edukimi evropian, kjo është hapësira më moderne e mundshme për të krijuar për gjeneratat e ardhshme.
    Unë dëshiroj të ju falënderoj të gjithë ju mësimdhënës të nderuar, ju uroj të gjithë nxënësve urime, suksese e paçit vetëm gëzime.

    Në të njëjtën kohë dëshiroj t’i përshëndes të gjithë veteranët e luftës, bashkëluftëtarët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës. I përshëndes të gjithë qytetarët e kësaj treve.

    I uroj të gjithë për këtë sukses, sepse ky sukses është gëzim për çdo familje. Kjo shkollë e re ndanë dy epoka, epokën e së kaluarës dhe epokën e sotme dhe të ardhmes. Të jeni të sigurt se ne do jemi me ju çdoherë.

    Këtë ndryshim të madh që e shoh sot këtu, është inkurajim edhe për mua personalisht, është një emocion i veçantë edhe për mua personalisht.

    Të jeni të sigurt se siç ka ndodhur ky ndryshim, edhe sa i përket rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve, ndërtimit të shkollës së re, palestrës sportive, poligoneve të sportit, vetëm mund t’ju them paçit fat, suksese, gëzime dhe perhajr Bajrami gjithashtu!

    Para se të bëjmë prerjen e shiritit, ne sot ndihemi shumë të hendikepuar pa kryetarin Lushtaku, por edhe ai do të jetë këtu, edhe ai është sot i gëzuar, edhe ai do të jetë pjesë në një të ardhme të afërt në inaugurimet e reja. Të jeni të sigurt se për inaugurime për shkollë të re dhe sot që po e fillojmë edhe ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj, do të jetë vetëm hapi i parë, ndërsa me hapat tjerë të mëtutjeshëm do të vazhdojmë me investime të fuqishme edhe në të ardhmen.

    Faleminderit shumë!”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Ja per cfare nuk flet Thaci ne fushaten elektorale...

    5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit




    Shlyerja e borxheve që qeveria i ka biznesit duket se do t’i kushtojë shtrenjtë buxhetit jo vetëm në vitin 2014, por edhe në vitet pasuese. Plot 400 milion euro është shuma që vetëm ministria e Punëve Publike ka si fatura të papaguara ndaj kompanive. Ministri, Edmond Haxhinasto në një interviste për “Vizion+”, ka sqaruar strategjinë që do të ndiqet për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

    Nga ana tjetër rruga që i kushtoi i buxhetit të shtetit 1 miliard euro, Durrës-Kukës ende nuk ka përfunduar. Haxhinasto deklaroi se, nevojiten ende miliona euro të tjera. Ndërkohë, që bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj.

    Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kaloje në këtë autostradë. Haxhinasto u ndal edhe tek siguria rrugore, e cila do të jetë një ndër sfidat e punës së tij. Në ditët në vijim pritet të merret një paketë masash për të rritur sigurinë dhe për të ulur aksidentet në rrugë. /shekulli/

    http://www.zeri.info/artikulli/17703...rugen-e-kombit

    Edhe Thaci&Co se shpejti do e qesin priten ne Autostrade, ku do t'i vjelin edhe nje here te gjithe taksapaguesit shqipetar, me para te te cileve eshte ndertuar rruga, vetem per t'i pasuruar disa biznismen te lidhur me ta dhe per investime tjera gjate fushatave te ardhshme elektorale...

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Thaci dhe udheheqes i partive, ndoshta me perjashtim te VV (nuk jam i informuar!), nuk flasin as per keta shipetar ne fushatat elektorale te premtimeve te kota...

    Jeta e shqiptarëve nën urat e Francës (Foto Reportazh)



    Më shumë se dyqind emigrantë, burra, gra dhe fëmijë, shumica nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në tenda të cilat formojnë një kamp të paligjshëm në afërsi të stacionit të trenit Perrache në Lion të Francës, që ngjason me kampin e refugjatëve të Bllacës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ky kamping tan ii njohur si “Kampingu i azilkërkuesve Shqiptarë” u vizituar edhe nga zëvendësi i parë i kryetarit të rrethit dhe nga një gjyqtarë i gjykatës së Lionit.

    Së shpejti azil kërkuesit shqiptarë do të din nëse ata do të lejohen të qëndrojnë në Francë. Agjencia më e madhe e lajmeve në botë “Reuters” dhe “AFP”, e ka bërë një reportazh me fotografi.




    Fotografi tjera...

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    LDK: Thaçi abuzon, premton para publike për votë



    Prishtinë, 14 tetor - Lidhja Demkratike e Kosovës i paraqiti sot Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ankesë për shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai po premton shpërblime financiare, me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve, në formë të investimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me Nenin 33 pika f dhe nenin 35 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.Njëkohësisht, me anë të këtij veprimi, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkel edhe Kodin e Mirësjelljes si dhe Rregullen nr. 01/2012 për kategorizimin e sanksioneve dhe gjobave përkatësisht nenin 3.6.

    Z. Hashim Thaçi, në tubime elektorale të PDK-së, në qytete të ndryshme të Kosovës ka premtuar qindra-miliona euro investime në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në shkëmbim të votës së qytetarëve për kandidatët e PDK-së.

    Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se këto premtime janë shkelje e Nenit 33 pika f, të Ligjit Nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili thotë:

    Neni 33 – Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike - Gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik, mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim:

    … pika f) premtimi i ndonjë shpërblimi financiar me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve;

    Për më tepër, duke qenë se z. Hashim Thaçi është njëkohësisht Kryeminstër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke i bërë këto premtime në tubime elektorale të PDK-së, ai shkel në mënyrë flagrante edhe një dispozitë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht dispozitën e Nenit 35-Veprimet e Ndaluara Nga Shërbyesit Publik, i cili parasheh si vijon:

    35.1 Personi që mban pozitë publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdorë atë zyrë ose ndonjë nga pasuritë e saj me qëllim të përfitimit të votave. Asnjë nga burimet e asnjë institucioni të administratës publike, qoftë të nivelit qendror ose lokal, ose edhe ndonjë ndërmarrjeje në zotërim ose të kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale, nuk mund të shfrytëzohen ose të futen në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje.

    Të njëjtat dispozita janë të përshkruara edhe në Kodin e Mirësjelljes dhe në Rregulloren e sipërshënuar.

    LDK-ja konsideron se pozita e kryeministrit është një pozitë publike dhe autoritet i lartë i Administratës Shtetërore, duke qenë se është i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

    Kjo pozitë është definuar njëjtë edhe me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës.

    Për më tepër, premtimi i investimeve në emër të Qeverisë si organ i lartë i administratës shtetërore, në shkëmbim të votave, përbën abuzim të këtij organi shtetëror për përfitim të votave për një subjekt politik, në këtë rast, PDK-në. Është e qartë që z. Thaçi po i bën këto premtime për investime me shuma konkrete vetëm në rast se vota e qytetarëve do të shkojë për PDK-në. LDK-ja vëren se premtimet e tilla milionëshe të z. Thaçi po përkthehen në terren me blerje të votës nga kandidatët e PDK-së. I rikujtojmë z. Thaçi se paratë e premtuara nga ana e tij nuk janë të PDK-së, por janë të buxhetit të Kosovës dhe të taksapaguesve kosovarë.

    Duke pasur parasysh këto shkelje dhe me qëllim të garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë, pa ndikime, pa deformim të votës dhe vullnetit të qytetarëve, si dhe me qëllim të sigurimit të barazisë së plotë në garë të të gjitha subjekteve politike, LDK-ja ka paraqitur këtë ankesë para Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të shqiptojnë masën ndëshkimore për subjektin politik PDK, në përputhje me dispozitat përkatëse të Nenit 3 pika 6 të RREGULLES Nr. 01/2012 PER KATEGORIZIMIN E SANKSIONEVE DHE GJOBAVE.

    LDK-ja i bën thirrje PZAP-së që të vendosë rregull duke gjykuar këto sjellje të z. Thaçi si shkelje, të cilat po krijojnë precedent të rrezikshëm të abuzimin të pasurisë publike në shkëmbim të mbështetjes për një subjekt politik

    http://www.koha.net/?page=1,17,162079

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ...
    nuk ishin 60 por 62 me fal se gabim ish kan
    ...
    Kush i blen mbi 60 diploma te "Univesitetit Publik te Thacit" prane pazarit te automjeteve ne Fushe Kosove -investim i perbashket publiko-privat i mafias lokale dhe asaj qendrore- i merr 2 gratis...

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 3 nëntor 2013: Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Hashim Thaçi sot u dorëzua para Fatmir Limajt në Malishevë



    Hashim Thaçi me nervozizëm ndërpreu vizitën në Malishevë dhe iku me shpejtësi pa u përshëndet me Isni Kilajn

    Hashim Thaçi sot u dorëzua para Fatmir Limajt në Malishevë. Hashim Thaçi me nervozizëm ndërpreu vizitën në Malishevë dhe iku pa u përshëndet me Isni Kilajn, kandidati i PDK-së. Në njoftimin e IQPM-së që mbështetet nga Fatmir Limaj, thuhet se:”Kreu i qeverisë Hashim Thaçi si duket e ka marrë shumë për afër humbjen në Malishevë prandaj po merr mundin çdo ditë të vizitojë këtë komunë. Një vizitë të tillë tentojë ta bëjë sot me datë 14.10.2013. tek komuniteti i biznesit në Malisheve, të cilët e refuzuan plotësisht, e sidomos kur panë se në shoqërim të Kryeministrit ishte edhe Isni Kilaj së bashku me grupin jo formal. Nga ky injorim nga komuniteti i biznesit dhe qytetareve të rastit, Kryeministri e ndërpreu këtë vizitë duke u shfaqur i nervozuar në Isni Kilajn. Hashim Thaçi pa u përshëndetur me Isni Kilajn, u largua me shpejtësi nga Malisheva. IQPM edhe një herë i bënë me dije të gjithë se nuk mundë të ndryshohet vullneti i qytetareve të Malishevës me vizita të tilla dhe me tendenca manipulative, tani më qytetarët kanë marrë vendimin për të përkrahur masovikisht IQPM, dhe nëpër mes votës së lirë do të largojnë nga pushteti këtë grup qeverisës dhe do ta kthejnë qeverisjen tek qytetarët. Kështu është thënë në njoftimin e IQPM-së që mbështetet nga Fatmir Limaj.
    http://www.botasot.info/kosova/24628...-ne-malisheve/

  19. #59
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ramush Haradinaj duke kenduar
    Keshtu duke kenduar,do ja merr Thacit Ekzekutivin

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 3 nëntor 2013: Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Ty Zane kush te pelqen?

    Hasha, apo rama?

    Apo vv-ja?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •