Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 463 prej 463
  1. #461
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: 3 nëntor 2013: Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Koalicioni LDK-PDK në Pejë zyrtarizohet pas festave
    Nga Express | 29 Dhjetor 2013 21:27


    ​PDK dhe LDK pritet të zyrtarizojnë koalicionin në Pejë në fillim të janarit. Muhamet Halitaj i PDK'së thotë kanë kërkuar t'i udhëheqin pesë drejtori. Pas Kaçanikut, kjo është lidhja e dytë mes këtyre dy partive.

    Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike po presin vetëm përfundimin e festave të fundvitit për të lidhur koalicion për të bashkë qeverisur në Komunën e Pejës.

    Ish-kandidati për Kryetar të Pejës nga PDK'ja, Muhamet Halitaj ka thënë se pas vitit të ri do të bëhet zyrtarizimi i lidhjes me LDK'në.

    Ai ka thënë se aktualisht janë duke negociuar marrëveshjen për koalicion, por ende s'janë marrë vesh për ndarjen e pushtetit.

    "Ne kemi kërkuar katër ose pesë drejtoritë kryesore. Do të shohim deri në fund se cilat prej drejtorive do të marrim", ka thënë Halitaj, për Express, të dielën.

    "Ende nuk e kemi zyrtarizuar. Jemi në biseda dhe ende asgjë s'ka definitive. Sigurisht se pas vitit të ri do të zyrtarizohet koalicioni me LDK'në", ka shtuar ai.

    Para një jave, Kryetari i ri i Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka thënë për Express se vetëm me AAK'në nuk do të bëjnë koalcion.

    "Ne i kemi opsion të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Asamble përveç AAK'së", kishte thënë ai.

    Në zgjedhjet e fundit lokale, Gazmend Muhaxheri mori pozitën e Kryetarit të Pejës pas raundit të dytë, ku u ballafaqua me AAK'në. Ndërsa PDK në këtë qytet është renditur e treta.

    Megjithëkëtë, në raundin e dytë, PDK kishte përkrahur Ali Berishën për Kryetar të Pejës. Madje, edhe Hashim Thaçi, Xhavit Haliti e Adem Grabovci patën kërkuar vota publikisht për kandidatin e AAK'së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 3 nëntor 2013: Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Jacobson: Të dyshuarit, larg posteve publike



    Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson në një editorial shkruar për numrin festiv të gazetës "Kosova Sot", ka thënë se për të tërhequr investime që krijojnë vende pune, Kosova duhet të vazhdojë jo vetëm që ta kontrollojë korrupsionin, por ta zvogëlojë edhe perceptimin në dukje të korrupsionit.

    Një mënyrë për ta bërë këtë, ambasadorja e SHBA-ve ka thënë se zyrtarët publikë, që përballen me aktakuza nga Gjyqësori i pavarur, duhet të hiqen nga postet e tyre, kurse në krye të institucioneve publike duhet të jenë persona të kualifikuar.

    Ne presim që vazhdojmë punën e rëndësishme të forcimit të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës edhe në vitin 2014, përfshirë edhe përmes programeve nga Departamenti i Drejtësisë dhe i Thesarit, si dhe pjesëmarrjes sonë në EULEX”, ka thënë Jacobson. /Kosova Sot/
    http://www.telegrafi.com/lajme/jacob...e-2-39632.html



    Kryetari më i votuar do ta pres Vitin e Ri në burg



    Sami Lushtaku ka marrë përqindjen më të lartë të votave për kryetar komune 88.5% të votuesve e kanë mbështet atë.
    Kandidati që ndodhej në paraburgim dhe për moto kishe “Për Skenderajn evropian” mori edhe një mandat, shkruan Koha Ditore. I dyshuari për krime lufte përfshirë vrasjen e një civili shqiptar, për pak sa nuk e humbi mandatin e kryetarit ende pa e marrë atë.

    Po mos të ishte një trup gjykues i Gjykatës së Apelit, që aprovoi kërkesën për të dalë nga burgu sa për të dhënë betimin, Skënderaj do të shkonte në zgjedhje. Atij iu vunë kushte të rrepta nga Gjykata për dhënien e betimit.

    E, si zyrtar që ka dëshmuar se “respekton” fort, ligjin, Lushtaku iu përmbajt. Doli, dha betimin dhe u kthye në burg. /Koha/
    http://www.zeri.info/artikulli/23961...n-e-ri-ne-burg

  3. #463
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 3 nëntor 2013: Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Mustafa, Sejdiut: LDK, partia e vetme që shënoi rritje të votës



    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë të martën se LDK është partia e vetme që ka shënuar rritje të votave.

    Ai këto komente i bëri në rrjetin social “Facebook”, një ditë pasi ish lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk fitohet Prishtina me duar në xhepa dhe mallkime.

    Pas fitoreve shumë të rëndësishme, që Lidhja Demokratike e Kosovës i arriti në zgjedhjet lokale, po vërehet një interesim i rritur që LDK-së t’i bashkëngjiten në forma të ndryshme njerëz, të cilët kanë treguar vlera dhe kanë dhënë kontribut në faza të ndryshme të zhvillimit tonë. Në këto zgjedhje, LDK ishte e vetmja parti e cila shënoi rritje të votës”, u shpreh Mustafa.
    ...
    http://www.telegrafi.com/lajme/musta...s-2-39872.html


    E pasakte...
    Rritje te numrit te votave kane pase edhe PDK, AAK dhe PD ( Rezultati i LVV nuk mund te krahasohet).
    LDK ka fituar dukshem me shume vota se partite tjera, sidomos se PDK me te cilen mund te krahasohet, por nuk eshte e vetmja qe ka rritur numrin e votave. Nje nder arsyet kryesore te rritjes se votes per LDK eshte zhdukja e LDD-se.

    PDK + 2271 vota (krahasuar me 2009)
    AAK + 9762
    PD +3606
    ...
    LDK + 37158

    E vetmja parti me e njohur qe ka pesuar humbje dramatike te votave eshte AKR e B. Pacollit me -16212
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-01-2014 më 11:15

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •