Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Ditmir Bushati: Kreu i opozitës të pritet si ministër

    Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i ka kërkuar të gjithë stafit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që të ndryshojnë rrënjësisht imazhin e këtij institucioni, duke mos ndodhur më që opozita të anatemohet nga ambasadat tona apo sektorët e diplomacisë.

    Ministri Bushati, i cili dje është prezantuar me stafin e tij, ka bërë të ditur se ambasadat tona në botë, në rast vizite zyrtare apo joformale të kreut të opozitës, Lulzim Basha, ai duhet të pritet dhe të shoqërohet nga përfaqësitë diplomatike me statusin e një ministri.

    Të njëjtën gjë, Bushati u ka kërkuar edhe për figura të larta të opozitës shqiptare. Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një njoftim zyrtar, mbi takimin prezantues të ministrit Bushati me stafin e tij. Në njoftimin e zyrës së shtypit, theksohet se “në fjalën e tij, Bushati falënderoi gjithë punonjësit e Ministrisë së Jashtme për punën e kryer deri tani.

    Ai më tej vuri theksin tek disa nga prioritetet e politikës së jashtme që tashmë janë të përfshira në programin e qeverisë së re, duke nënvizuar se objektiv kryesor mbetet integrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe një prezencë e re e Shqipërisë në rajon. Pas takimit prezantues me stafin, ministri Bushati zhvilloi një takim të veçantë me drejtorët e MPJ-së, ku u njoh me punën dhe kompetencat e çdo drejtorie, me aktivitetet më të afërta të MPJ-së por edhe me problematikën e Ministrisë së Jashtme dhe sfidat e ardhshme. Ministri Bushati prezantoi dhe kabinetin e tij, një staf krejtësisht i ri, i edukuar në shkollat perëndimore, që do të sjellin një energji të re në punën e diplomacisë”. Kështu Pirro Vengu është emëruar shef i kabinetit të ministrit; Ravesa Lleshi është emëruar këshilltare për organizatat ndërkombëtare; Enzo Shijaku për diplomacinë ekonomike dhe Glevin Dervishi, këshilltar për marrëdhëniet me mediat. Mazhoranca ka premtuar një reformë në politikën e jashtme, duke e depolitizuar shërbimin diplomatik dhe për ta zhveshur atë nga praktikat e vjetra të nepotizmit dhe lidhjeve politike. Në muajt në vazhdim pritet që mazhoranca e re të bëjë edhe propozimet përkatëse për emërimet në postet kyçe në selitë diplomatike në Perëndim, duke rritur numrin e profesionistëve dhe duke ulur atë të përfaqësuesve politikë.

    Stafi i Bushatit

    Pirro Vengu, shef kabineti
    Ravesa Lleshi, këshilltare për organizatat ndërkombëtare
    Enzo Shijaku, këshilltar për diplomacinë ekonomike
    Glevis Devishi, këshilltar për mediat

    /Top Channel

    --------------------------

    Ja ku eshte ndryshimi midis injorances shpellare te qeverisjes se PeDe-se dhe qeverisjes me thelb europian te PëSë-së!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 19-09-2013 më 05:20

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ditmir Bushati: Kreu i opozitës të pritet si ministër

    Collaku: Basha të trajtohet si ministër i Ramës? Bushati bllof banal!


    TIRANË- Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Collaku reagoi sot ndaj vendimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati i cili nëpërmjet një memo-je dërguar të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare, kërkon që kreu i opozitës Lulzim Basha të trajtohet si i barabartë me ministrat e kabinetit Rama.

    Collaku nëpërmjet një postimi ne rrjetin social “Facebook”, i kujton Bushatit se kreu i opozitës ka kohë që trajtohet me status njëlloj privilegji protokollar si cdo qeveritar tjetër, cdo përfaqësi tonën nëpër botë sa herë e ka kërkuar këtë shërbim.

    Postimi i plotë
    “Njoftimi i ministrit të ri të Jashtëm se ai paskësh autorizuar trajtimin në rang ministri të kreut të opozitës, nëse nuk buron nga mosnjohja dhe padija ne punët e ministrisë është një bllof banal.

    E vërteta është se kjo është një normë e vendosur prej kohësh dhe një praktike e kahershme ne trajtimin e kreut të opozitës, nga te gjitha organet shtetërore, përfshirë ceremonialin, sigurinë e personaliteteve dhe shërbimin diplomatik.

    Z Bushati nëse merr pak kohë të informohet në ministri mund të gjejë pa fund dokumentacion ku provohet ky fakt. Lideri opozitës është trajtuar me status njëlloj privilegji protokollar si cdo qeveritar tjetër, në cdo përfaqësi tonën nepër botë sa herë e ka kërkuar këtë shërbim. Ky nuk ka qenë një favor, por një detyrim i përfaqësive dhe diplomateve tanë kudo në botë, detyrim i cili në cdo rast është përmbushur me korrektesë si detyrim profesional e jo si sjellje mëshirëmadhe, sic përpiqet ta markëtojë Ministri i ri. Nëse, ministri nuk ia ka ngenë tu futet shkresave të shkuara mjafton të pyesë kolegët e vet deputete dje opozitare e sot në pushtet përfshirë dhe kryetarin e tij, se si janë shërbyer e asistuar sa herë kanë udhëtuar e kërkuar këtë asistencë nga përfaqësitë tona diplomatike.

    Ndaj miqësisht i uroj ministrit të ri të provojë ta rinisë me këmbë të mbarë punën duke sjelle dicka të re e të vlefshme. Rasti në fjalë është si te zbulosh ujin e nxehtë".

    (e.m/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Ditmir Bushati: Kreu i opozitës të pritet si ministër

    Hahahahahahaha. Para zgjedhjeve kur Rama levizte neper Europe duke takuar qeveritare te ndryshem te huaj, Berisha vuri gjithe injorantet qe kishte shperndare neper ambasadat ne levizje per ti prishur takimet. I pame mire shpifjet qe dolen nga "incidenti" i Austrise qe ishte i gjithi fabrikim i qeverise se atehershme.

    Gjithesesi qente punen e tyre te lehin kane, karavani do te marshoje perpara!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •