Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    Brukseli: Statusi gjithnjë e më afër, kujdes reformat. Rama: Bashkë me opozitën

    TIRANË-Brukseli i jep porositë kryeministrit të ri të Shqipërisë Edi Rama. Liderët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre për qeverinë e re, duke kërkuar konsolidimin e progresit në reformat kyçe, në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë statusin kandidat në muajin dhjetor.

    Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Duke theksuar se statusi për Shqipërinë është gjithnjë e më afër, presidenti Van Rompuy inkurajoi qeverinë e re që të konsolidojë arritjet e vendit.

    “Diskutimet tona u përqendruan në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama prezantoi në vija të përgjithshme koalicionin e ri, objektivat e tij, duke theksuar se integrimi i vendit është një prioritet kyç dhe urgjent. Kryeministri Edi Rama na sqaroi edhe për sfidat ekonomike e po ashtu edhe sfidat në fushën e sundimit të ligjit. Diskutuam për reformat në 12 muajt e kaluar. E rëndësishme për Shqipërinë është të konsolidojë progresin dhe të demonstrojë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë theksova se qeveria duhet të vazhdojë të ndërtojë mbi këto arritje dhe të sigurojë një dialog gjithëpërfshirës me opozitën, progres konkret për BE. Dhe ky progres varet nga Shqipëria dhe puna e saj për t’i arritur këto. Shpreh shpresat e mia më të mira për aspiratat e qeverisë së re dhe mirëpres shpirtin e dialogut konstruktiv politik në parlament. Konfirmoj mbështetjen time për përpjekjet e qeverisë shqiptare në rrugën integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian. Statusi i vendit kandidat po bëhet gjithmonë e më shumë një realitet. Ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë. Nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Evropian. Shumë faleminderit që erdhët. ”- deklaroi Van Rompuy.

    Ndër të tjera, Presidenti i Këshillit të BE-së vlerësoi vendosmërinë e “qeverisë Rama” për thellimin e bashkëpunimit me vendet fqinje. EDI RAMA ME VAN ROMPUY"E mirëprita faktin që kryeministri theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të investohet për kufij të sigurt në rajon dhe gjithashtu vlerësoj synimin e tij për t’i thelluar më tej marrëdhëniet me të gjithë vendet fqinje, duke ndërtuar edhe mbi rrjetin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë."- u shpreh Van Rompuy.

    Kryeministri Rama u shpreh se ndjehej i nderuar që ndau me Presidenti Van Rompuy kënaqësinë për zgjedhjet në Shqipëri, për faktin që Shqipëria më së fundi ishte e aftë të kryejë zgjedhjet që shqiptarët meritojnë.

    Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy janë ndalur në takimin e tyre edhe në kontributin e Shqipërisë në rajon.

    Në këtë kuadër Kryeministri Rama tha se “do të punojmë shumë të gjithë së bashku, me shqiptarët në Kosovë, me serbët, me malazezët, maqedonasit, boshnjakët, sigurisht me kroatët si anëtarë të rinj, me grekët si anëtarë të vjetër të Bashkimit në rajon, për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i dhënë më shumë kuptimi të ri të këtij momentumi të ri paqeje duke e transformuar në një zhvillim ekonomik, social dhe kulturor.”

    Kryeministri Edi Rama ka garantuar Presidentin Van Rompuy që fryma konstruktive, e cila ishte në diskutimin e parë të parlamentit të ri do të forcohet dhe nën drejtimin e ri të parlamentit. Të gjitha partitë do të kenë mundësinë të shprehen në një mënyrë të re dhe nën rregulla dhe procedura të reja të aprovuara me konsensus.

    Kryeministri Rama në të gjithë vizitën e tij me zyrtarët më të lartë të Brukselit ka garantuar se “qeveria e re do të jetë tërësisht e dedikuar ndaj një Shqipërie Evropiane.”

    BARROSO: MERITONI STATUSIN NË DHJETOR, POR KUJDES REFORMAT

    Emri:  73015_2.jpg

Shikime: 596

Madhësia:  53.2 KB

    Presidenti i Komisionit Europian Manuel Barroso zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel ku kanë diskutuar mbi detyrat e mëtejshme që e presin Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.

    Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Barroso shprehu disa vlerësime për punën e bërë deri tani nga ana shqiptare, ndërsa theksoi se Komisioni Europian pret nga politika shqiptare bashkëpunim, dialog, konsensus. Barroso vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit në Shqipëri, ndërsa drejtoi apelet për Shqipërinë.

    “Në përgjithësi Shqipëria mund të marrë statusin në muajin dhjetor. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur statusin e vendit kandidat. Me kryeministrin Rama diskutuam të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksoi Barroso.

    “Zjedhjet shkuan vërtet mirë, shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Eshtë shumë e nevojshme përkushtimi i shqiptarëve gjithashtu dhe dialogu është shumë i rëndësishëm për suksesin e Shqipërisë, gjithashtu është e nevojshme një bashkëpunim i përbashkët, përkushtimi në disa çështje kryesore: Bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës. Por ka dhe një cështje që kërkon një vëmendje të veçantë, nuk ka kohë për të humbur reformat duhet të vazhdojnë, dhe rezultatet e tyre të ndihen tek qytetarët shqiptarë”, tha Barroso.

    Po kështu, Barroso theksoi se kriter për integrimin në BE është dhe përmirësimi i ekonomisë, dhe se ‘Komisioni evropian mendon se kjo është një çështje e rëndësishme e historike e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së”.

    RAMA
    Kryeministri i vendit Edi Rama, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve shqiptarë në lidhje me mundësinë e përmbushjes së 12 kritereve, të cilat do ti hapnin dritën jeshile Shqipërisë drejt BE-së, vlerësoi se statusi kandidat është i mundur dhe qeveria do të bëjë më të mirën edhe me mbështetjen e KE-së, por dhe suportin e opozitës shqiptare.

    “Procesi i integrimit nuk po fillon tani, por ka një kohë të gjatë që ka filluar, ne duhet të bëjmë punën tonë dhe objektivat tona janë të arritshme, dhe kemi besim se do arrijmë objektivat tona. Ne besojmë se duhet të punojmë fort për të arritur qëllimin tonë. Do të negociojmë dhe jemi të bindur se vendi jonë do të arrijë një nivel të ri. Ne do të bëjmë më të mirën me mbështetjen e KE-së, por dhe suportin e opozitës dhe Shqipërisë dhe shpresojmë të dëgjojmë lajmet të mira”, u shpreh Rama.

    Shefi i qeverisë theksoi se vota e 23 qershorit ishte votë për ndryshim, si dhe mundësi më e madhe për tu bërë pjesë BE-së.

    “Populli shqiptar votoi dhe vendosën për të qenë pjesë e BE-së. Shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar një kryeministër me një tjetër, por votuan për të ndryshuar Shqipërinë”, tha Rama.

    FYLE TAKON RAMËN: TË VIJOJË PROCESI I REFORMAVE TË LIDHURA ME BE
    Komisioni Europian zbardh takimin mes komisionerit për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule dhe kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Komisioneri Fyle inkurajoi qeverinë e re që të vazhdojë procesin e reformave të lidhura me BE, në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

    "Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë thelbësore për të trajtuar sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian", - tha Komisioneri Fule.

    "Është gjithashtu e rëndësishme për të biseduar me të gjitha palët e interesuara, brenda vendit, në rajon dhe vendet anëtare"- tha ai.

    Duke konfirmuar se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është brenda mundësive të saj, ai inkurajoi veprimet e nevojshme për të adresuar prioritetet kyçe të mbetura të vitit 2010.

    “Shqipëria do të duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar” -deklaroi Fyle. Komisioneri për zgjerimin theksoi se Komisioni Europian është duke finalizuar raportin e progresit, vlerësimin për progresin e arritur në vend gjatë 12 muajve të fundit, që do të publikohet muajin që vjen.

    BALKANWEB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Rama,vizitë dyditore në Bruksel

    Gazeta zvicerane: Ja pse tingëllojnë boshe premtimet e Ramës

    Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” portretizon në numrin e së martës (17.09.) figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama.
    “49-vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një brezi te ri politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me shtatin e tij të lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mori të gjithë pushtetin në dorë, por i deziluzionuar nga politika ai iu kthye artit, fillimisht si docent, pastaj si piktor në Paris.”
    Politika – “stadi më i lartë i artit konceptual”
    “Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si “stadi më i lartë i artit konceptual”. Joshja prej pushtetit e bëri Ramën të kthehej në vitin 1998 në vendlindje duke ndjekur ofertën e Fatos Nanos për t’u bërë kryeministër. Por fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes si kryetar bashkie i kryeqytetit. Për ripërtëritjen e Tiranës, Rama u lëvdua nëpër botë.
    Tani Rama ka mbërritur aty ku donte. Por në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e reflekton edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, e cila drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta. “
    Premtimet e Ramës tingëllojnë boshe
    “Ilir Meta konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron pothuajse në formën më të pastër një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi e favorizimi i miqve.
    Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend.” (DW)

    http://www.nzz.ch/aktuell/internatio...ker-1.18151352

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama, vizitë dyditore në Bruksel

    Bruksel, Rama: Kemi një mandat për ndryshim. Do ta bëjmë të mundur ndryshimin.

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian. Gjatë kësaj seance, Kryeministri Rama siguroi europarlamentarët për gatishmërinë e qeverisë shqiptare në përmbushjen e të gjitha prioriteteve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

    Pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, Kryeministri theksoi se përgjegjësia për të ardhmen europiane të Shqipërisë është edhe më e madhe. Duke falënderuar qeverinë e mëparshme për punën dhe përpjekjet në fushën e integrimit europian, Kryeministri deklaroi se qasja e re e qeverisë së re synon t'i japë opozitës një rol më aktiv në axhendën europiane. “Do të sigurohemi se opozita do të përfitojë çdo të drejtë që ne na u mohua gjatë tetë viteve në opozitë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

    Kryeministri e njohu Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian me prioritetet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, marrëdhënies së fqinjësisë së mirë bazuar në filozofinë e "zero problemeve me fqinjët", si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Duke iu përgjigjur interesit të disa eurodeputetëve, Rama theksoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë shënon një moment të ri e të rëndësishëm jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë rajonin. Kufijtë, theksoi Kryeministri, nuk duhen parë si barriera që pengojnë bashkëpunimin rajonal, e pikërisht prandaj qeveria shqiptare ka vendosur të mbajë mbledhje të përbashkëta qeverie me qeverinë e Kosovës për të bashkëpunuar si dy shtete në fusha të rëndësishme dhe strategjike si energjia, turizmi, ekonomia, arsimi apo sporti. Harmonia dhe bashkëjetesa fetare ishte një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së kreut të qeverisë, të cilat së bashku me respektimin e të drejtave të pakicave e rendisin Shqipërinë në një ndër vendet më tolerantë dhe model në këtë fushë.

    Kryetari i delegacionit për Europën Juglindore Eduard Kukan përgëzoi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve duke shprehur besimin se qeveria e re do të sjellë energji të reja në funksion të rrugëtimit europian. Kukan tha se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një provë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, provë që u kalua me sukses.

    Si zoti Kukan, ashtu edhe zonja Doris Pack, përgëzuan Kryeministrin për gjuhën tolerante të përdorur në deklaratat dhe qëndrimet e deritanishme në media dhe Parlament nga ana e qeverisë shqiptare dhe kërkuan që kjo frymë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Zonja Pack kritikoi frymën nacionaliste të vënë re muajt e fundit të qeverisë së mëparshme dhe kërkoi nga Kryeministri Rama që të vazhdonte të jepte edhe në të ardhmen shembullin pozitiv të dhënë në mbledhjen e sotme.

    Europarlamentarja Tanja Fajon vlerësoi angazhimin e Kryeministrit në axhendën europiane. Fakti që vetëm pak orë pas betimit dhe marrjes së detyrës Kryeministri Rama vizitoi Brukselin, është një shenjë e qartë që tregon prioritetin europian të qeverisë së re.

    Pas seancës dëgjimore në komision, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz, në përfundim të së cilit u zhvillua edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

    Kryeministri Edi Rama: “E sigurova, Presidentin dhe Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian se ne do të bëjmë të mundur ndryshimin. Ne kemi një mandat për ndryshim. Ne do të nderojmë këtë mandat duke nisur nga detyra jonë për t’i dhënë opozitës çfarë na është mohuar ne kur ishim në opozitë dhe për të ecur përpara me reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Kështu që, unë, jam shumë i lumtur që Presidenti së fundi do të vijë të vizitojë Shqipërinë përpara fundit të mandatit të tij dhe ne do ta mirëpresim. E, deri atëherë do jemi në gjendje t’i tregojmë atij rezultatet e para të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

    Pyetje: Cilat janë shanset e Shqipërisë, për të marrë jo vetëm statusin e kandidatit, por edhe për të hapur negociatat përpara zgjedhjeve të reja parlamentare europiane?

    Martin Shulz, Presidenti i PE: “Stefan Fule është duke bërë maksimumin për të përshpejtuar hapat e nevojshëm. Është e vështirë për të përcaktuar kohën. Unë jam për të shpejtuar që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve të reja europiane parlamentare. Është e paparashikueshme, por mendoj që qeveria e re e ka zgjedhur në titull qeveria e Aleancës Europiane, çka tregon se vendi ka një perspektivë europiane dhe vullnetin për të shkuar në drejtim të bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Ndjesia ime është që kjo është shumë e mirëpritur. Jo vetëm në institucionet europiane, por gjithashtu edhe nga shtetet anëtare.”

    Kryeministri Edi Rama: “Jam shumë besimplotë se filozofia jonë e qeverisjes është e duhura. Nuk bazohet në vetëm çfarë ne bëjmë për të njohur progresin e vendit, po çfarë progresi real bëjmë për ta bërë Shqipërinë një shtet europian me të gjithë standardet dhe parametrat e kërkuar. Unë kam pasur opinionin tim kur kam qenë lider i opozitës, nuk mund ta ndryshoj këtë mendim tani që jam kryeministër, që integrimi europian i Shqipërisë nuk është një udhëtim në Bruksel, po është një udhëtim në veten tonë për të zbuluar gjithë energjitë tona pozitive dhe për të transformuar Shqipërinë në një vend me standarde europiane. Sigurisht, ne do ta bëjmë dhe do të njihemi si të tillë dhe do të jemi anëtarë me të drejta të plota të kësaj familjeje.”

    Kryeministria

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama,vizitë dyditore në Bruksel

    Rama - Rasmussen: Koha për të parë drejt së ardhmes

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andreas Fogh Rasmussen: “Fakti,që ju keni zgjedhur të vini këtu, në fillim të mandatit tuaj, tregon përkushtimin tuaj personal ndaj Aleancës dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Shqipëria jep një kontribut të çmuar për NATO-n, ju jepni një kontribut të çmuar për misionet tona në Afganistan dhe Kosovë e përmes bashkëpunimit tuaj me fqinjët ju jepni një kontribut të çmuar për sigurinë në mbarë rajonin.

    Kjo është një kohë shprese dhe mundësish për Ballkanin Perëndimor, një kohë për të parë drejt së ardhmes dhe jo drejt së kaluarës. Ne sapo kemi diskutuar për axhendën e ngjeshur të NATO-s për muajt që vijnë.

    Ne jemi drejt përfundimit të misionit tonë luftarak në Afganistan në fund të vitit tjetër. Në të njëjtën kohë ne po përgatitim një mision të ri joluftarak për të trajnuar, këshilluar, asistuar forcat afgane pas 2014-s, në mënyrë që të ruajmë arritjet për të cilat kemi luftuar aq shumë.

    Ne jemi gjithashtu duke intensifikuar trajnimin dhe ushtrimet. Ne kemi tanimë forcën më të aftë dhe të lidhur më mirë në historinë e NATO-s dhe do ta mbajmë atë të fortë për të vazhduar të sigurojmë që jemi të gatshëm p♪7r çdo sfidë për sa i përket sigurisë.

    Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë, kur të gjithë vendet përballen me vendime të vështira ekonomike, prandaj ne na duhet të punojmë akoma dhe më shumë me njëri - tjetrin për të ruajtur ato kapacitete që pjesa më e madhe ndër ne nuk mund t’i përballojnë të vetëm dhe për t’u dhënë qytetarëve tanë më të mirën e mundshme.

    Kryeministër, unë e di që mund të mbështetem tek ju për të gjitha këto përpjekje të rëndësishme dhe e mirëpres punën me ju.”

    Kryeministri Edi Rama: “Ju falenderoj shumë! Është një nder që më keni mirëpritur këtu. Dua të nënvizoj edhe njëherë atë çfarë ua kam thënë Ju ndërkaq, pra, që Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e kësaj organizate, e cila gjithmonë përmbush të gjitha detyrat e saj. Ne na është dashur një kohë e gjatë për t’u anëtarësuar dhe ne do të qëndrojmë, duke përmbushur të gjitha detyrat dhe detyrimet tona.

    Ju duhet të jeni të sigurt që ne do të bëjmë më të mirën tonë që të jemi në lartësinë e reputacionit të kësaj organizate, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit si prezencë shqiptare.”

    Kryeministria

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama, vizitë dyditore në Bruksel

    Basha: Brukseli mesazh Ramës për bashkëpunim me PD, uroj të kthehet me mend në kokë

    TIRANË- Partia Demokratike vlerëson se Brukseli i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit Rama në vizitën e tij të parë jashtë vendit pas betimit, duke i bërë apel atij të bashkëpunojë me opozitën, nëse do që vendit ti hapet drita jeshile për BE.

    Numri 1 i demokratëve, Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp shprehu qëndrimin se PD do jetë promotor ashtu siç ka bërë në mandatin qeverisës, për të përmbushur kriteret e Brukselit, teksa i ka uruar Ramës të kthehet ‘me mend në kohë dhe këmbë në kokë” për të mos vijuar me gjuhën e urrejtjes.

    “Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt shkon në përmbushje të kritereve të integrimit”, theksoi Basha, teksa kërkoi nga rivali i tij politik që 'ta lexojë këtë mesazh jo si rutinë, por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale të zotit Rama në detyrën e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave'.

    Kryetari Basha, ndër të tjera theksoi se zoti Rama e thelloi më tej luftëshpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij të papreçedent se opozita nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende. “Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës”, tha ai.

    Kreu i demokratëve komentoi dhe vendimin e kryeministrit për heqjen e fotos së Presidentit Bujar Nishani nga institucionet si dhe bojkotin që i bënë ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës.

    "Zoti Rama i shpalli luftë opozitës në daljen e tij të parë në foltoren e Kuvendit, duke provokuar largimin e saj nga seanca. Një ditë më pas provokoi braktisjen e Kuvendit të Kosovës nga opozita e Kosovës me qëndrimet e tij ideologjike përçarëse të stampës së vjetër ndaj figurës së ndritur të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova. Në harkun e njëzetekatër orëve provokoi braktisje nga dy opozita kombëtare, një rekord që nuk e ka asnjë kryeministër. Në vrapin e tij drejt godinës së qeverisë, akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës, nxitoi të hiqte portretin e tij në shkelje flagrante dhe përçarëse të Kushtetutës, etikës, dhe bonsensit. Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë", theksoi Basha duke "i uruar Ramës të kthehet me mend në kokë dhe këmbë në tokë dhe të heqë dorë nga fryma e përçarjes dhe e urrejtjes".

    (e.m/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama, vizitë dyditore në Bruksel

    Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    BRUKSEL – “Dua ta shoh Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda 10 vitesh”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive. Pas takimeve me liderët e BE-së në Bruksel, kryeministri i ri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv, ‘Euronews’, e cila pritet të transmetohet e plotë të mërkurën.

    Por korrespondenti i Euronews në Bruksel, i cili ka intervistuar Ramën ka zbuluar, ndoshta pjesën më interesante të intervistës.

    “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i tha sot Euronews se dëshiron ta shohë Shqipërinë në Bashkimin Europian, si anëtare me të drejta të plota, brenda 10 viteve që vijnë”- shkruan korrespondenti i Euronews në Twitter.

    Në takimet me Ramën, Presidenti i BE-së Van Rompuy dhe presidenti i KE-së Barroso shprehën mbështetjen për qeverinë e re, duke kërkuar konsolidimin e progresit në reformat kyçe, në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë sa më shpejt statusin kandidat. Barroso dhe Van Rompuy theksuan se statusi për Shqipërinë është gjithnjë e më afër, ndoshta brenda këtij viti.

    (er.nu/BalkanWeb)

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    more forumiste;, nuk jan burra me te mire keto te PD-se ,por ky kristaq rama eshte nje **** kandari qe nuk e ka shokun.

    per sa kohe e bojkotuan parlamentin? tani do e fusi Shqiperine ne europe

    i shkreti popull kush e ..............

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    ahaaaa brenda Dhiiiii-t viteve ..... por kur te vij viti i Dhit dhe edveri mos te jete aty c'do bejme ne ....???? te presim edhe dhiiii-t vite te tjera apo qysh ...?! dhe shqiptaret e hane sa majtas e sa djathtas .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesuesi_1 për postimin:

    Reschen (21-09-2013)

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    Rama në ‘Euronews’: Shpresoj se Shqipëria në BE brenda 10 viteve

    BRUKSEL – “Shpresoj që në 10 vjetët e ardhshëm Shqipërinë ta shoh të integruar në Bashkimin Europian”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në intervistën televizive për “Euronews”, e cila u transmetua sonte në mbrëmje.

    Kur mendoni se Shqipëria do të anëtarësohet në BE?

    Ne kemi bërë progres mjaft të madh, por kemi ende shumë për të bërë. Shpresoj që në 10 vjetët e ardhshëm, kjo ambicie të realizohet dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me të drejta të plota.

    Çfarë mund t’i sjellë Shqipëria Bashkimit Europian, kur ka ende shumë pasiguri lidhur me zgjerimin?

    Edhe pse ishte mjaft e lodhshme, Kroacia arriti më në fund të hynte në BE. Por, nga ana tjetër, Shqipëria është vendi më pro evropian në të gjithë kontinentin. Shqiptarët e shohin me mjaft pozitivistet Bashkimin Europian. Pra nëse ne arrijmë të anëtarësohemi, do të sjellim energji pozitive dhe entuziazëm.

    Disa vende si Britani e Madhe, Franca dhe Gjermania mund të mos jenë të bindura për anëtarësimin e vendit tuaj në BE, pasi Shqipëria ka një imazh mjaft negativ në lidhje me korrupsionin?

    Deri në një pikë është mjaft legjitime. Ky debat është mjaft i gjerë. Korrupsioni ka zhgënjyer jo vetëm popullin tonë, por edhe një sërë popujsh që jetojnë rreth nesh. Nëse zgjerimi i BE-së refuzohet, atëherë ky zhgënjim do të mbetet i përhershëm ndër familjet shqiptare, serbe, maqedonase dhe malazeze. Unë mendoj se çdo vend që i bën oponencë zgjerimit të BE-së, e bën këtë për arsye më të mëdha se korrupsioni. Këto janë çështje politike që lidhen me zhvillimet në Europë.

    Na tregoni më specifikisht se çfarë do të bëni ju? A do ta reformoni administratën publike? Cilat janë reformat që do të ndërmerrni?

    Për ne është gjithçka e qartë. Reformat vijnë përmes modernizimit. Ne duhet të modernizojmë institucionet, shërbimet, të modernizojmë mënyrën se si komunikojmë. Ne po shpresojmë që t’i bëjmë këto gjera dhe do t’i bëjmë.

    Ju u bëtë i njohur si kryebashkiaku i Tiranës. Duke qenë se korrupsioni është i rrënjosur në çdo hallkë në Shqipëri, a do të thotë kjo se disa nga parimet tuaja kanë rënë në kompromis me të?

    Unë mendoj se korrupsioni është rezultat i mosfunksionimit të sistemit, dhe nuk është në ADN-në e njerëzve. Nëse ju merrni një shqiptar në administratën britanike, ai nuk do të bëjë kurrë korrupsion, pasi kushtet dhe sistemi nuk është i tillë. Por nëse ne marrim njerëz nga ky vend të punojnë në Shqipëri, atëherë ka shumë shance që ai të korruptohet.

    (BalkanWeb)

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Reschen (21-09-2013)

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    Perse 10 vite per ne BE?

    Sa vite ju deshten qeverise demokrate per heqje vizash dhe futjen e Shqiperise ne NATO?
    Sa vite punoi qeveria demokrate te luftonte krimin, korrupsionin, trafikun e qenieve njerezore dhe futjen e pashaportes shqiptare nderkombetare me te gjitha elementet qe nuk e lejojne te kthehet si tesere partie.... etj etj

    Tash qe jan kthye te gjithe bashkite bregdetare te Shqiperise ne nje kor se duan te heqin moratoriumin e skafeve.. duhet te kthehet krimi qe te vije edhe njeher ne pushtet PD-ja dhe pas 4 vitesh ta marre partia demokratike pushtetin qe te ne fuse ne BE??


    10 vite per me na fute ne BE duket si frustimi i dhjetorit 2010 qe masanej ne janar te 2011 e pat kthyer per pak Shqiperine ashtu sic e donte Ramiz Alia

  13. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    Ajo qe Edi Rama po thote: "Nuk ka integrim evropian per Shqiperine per aq kohe sa une te jem kryeminister!" Dhe fajin per kete, mos e kerkoni tek une, kerkojeni tek vetja, se ju shqiptaret jeni "popull i prapambetur". Dhe kjo prapambetja nuk ju le te hyni ne Evrope. Planet e Rames per Shqiperine jane qe ta ktheje ne Kolumbine e Evropes, ku eksporti me i madh i ekonomise se Shqiperise do te jete hashashi i Lazaratit dhe jo vetem Lazaratit, por gjithe Shqiperine do ta bejme Lazarat. Dhe parate e droges do ti derdhim ne beton e pallate, e do t'ua shesim apartamentet emigranteve shqiptare, qe te pastrojme ne kete menyre parane e piset te droges. Do ngrejme edhe ca piramida te reja mediatike, qe ti thurrin lavde qeverise dhe te fshehin nga syte e shqiptareve ekzistencen e narko-shtetit.

    Kur Rama tha ne Ankara se "duhet te marrim Turqine si shembull", ai po thosh pikerisht kete. C'na duhet ne Evropa? Ne na duhet Droga!

    Pyetja e vetme ne kete pike eshte: sa gjate do ta tolerojne fqinjet tane, si Italia e Greqia ku perfundon ajo droga shqiptare.

    Albo

  14. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    Rama flet me shpresa dhe deshira,njelloj si nje gjimnazist qe
    ka enderra per shkolle te larte,profesion te mire dhe te ardhme.
    Vizioni i tij nuk ka mbeshtetje as ne ndonje strategji as ne ndonje plan
    qe specifikon hapat se cfare duhet bere dhe si do arrihet.
    I takon atij si kryetar partie dhe kryeminister te pervijoje strategjine,planin e detajuar
    personat qe do merren me zbatimin e planit.A ekziston strategjia dhe plani sot?Nuk besoj
    pasi deklaratatat e tij jane shume te vaketa,duhet aksion agresiv dhe jo diplomacy.
    Kjo pune kerkon plan te zgjuar dhe aksion shume agresiv,sulm dhe mund te behesh pjese
    e BE se ne 3 vjet maksimumi,dhe jo ne 10 vjet.
    Keto pune nuk behen vetem dhe Rama duhet te zgjedhe persona kopetente ne qeveri
    dhe shume eficente ne zbatime planesh dhe ligjesh.Perndryshe media do mbushet me ankesa
    dhe negativitet.
    Ne ADN ne e Shqiptareve eshte mungesa e ndergjegjes se paster,dhe nga mungesa e ndergjegjes
    vijne te gjitha mekatet,thyerjet e ligjeve korrupsioni dhe deri ne krimet e renda.Eshte kompleksi i dua te kem me shume para dhe kjo con ne korrupsion,eshte mungesa e ndergjegjes ne ADN qe con ne korrupsion.
    Nje shqiptar nuk vjedh ne qeverine angleze pasi mund te jete i kenaqur me ate rroge qe merr.
    Por kjo nuk perjashton mundesine qe ai te mos marre rryshfet,pasi ne ADN-ne e tij ndergjegja nuk eshte e paster.So heret a vone,megjithese ka ligje te forta do e beje ndonje pisllik financiar,lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-09-2013 më 23:36
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    Ina Ina (25-09-2013)

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama në ‘Euronews’: Dua ta shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh

    apropo Shqiperia ne BE...


    Plani për “Jugosllavinë e re”



    Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.

    Këtë dokument-strategji, të mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule, dhe e iniciuar këtë vit nga Mali i Zi, e ka siguruar gazeta “Zëri” në të cilën shpalosen detajet për bashkëpunimet ndërqeveritare mes tyre.

    Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale, do të takohen të enjten (nesër) në New York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.

    Plani i kësaj nisme, i përpiluar nga Mali i Zi, por fillimisht i kaluar në duart e komisionarit, Stefan Fule, dhe Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, (të dy përkrahës të nismës), u është dorëzuar 6 shteteve në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që ato kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.

    Në transkriptin e këtij takimi të siguruar nga “Zëri”, mësohet se parimisht shtetet e kanë përkrahur si iniciativë.


    Nesër takohen në New York

    “Zëri” ka mësuar se të ënjtën (nesër), ministrat e jashtëm nga gjashtë këto shtete do tëtakohen në New York.“Përfundimisht do të dihet në këtë takim, nëse do të përkrahet si nismë, ku përfaqësuesit e këtyre 6 shteteve do të votojnë për ta dërguar apo jo përpara këtë strategji”, thonë burime diplomatike të “Zërit”....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 25-09-2013 më 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •