Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Ben Blushi: Mundëm Berishën, por nuk fituam mbi autokracinë

    Mundëm Berishën, por nuk fituam mbi autokracinë

    NGA: BEN BLUSHI

    Ka disa mënyra për të parë të ardhmen. Njëra është pa dyshim të shohësh më shumë në të shkuarën. Por e shkuara, ajo që ka ikur, e që nuk kthehet më, e ka vështrimin e kufizuar. Ajo na thotë vetëm se çfarë nuk duhet të bësh, por nuk të thotë se çfarë duhet të bësh dhe, nëse e shkuara ka shumë defekte, ky është një defekt pozitiv. Ajo ndihmon shumicën e njerëzve të kujdesshëm të jetojnë mirë, por i mban guximtarët gjithnjë të shqetësuar dhe plot pikëpyetje.

    Unë e di që sot shumica e shqiptarëve jetojnë më mirë që pushteti u ndryshua, por më të ndjeshmit prej tyre janë në ankth. Ky quhet ankthi i së ardhmes. Apo nevoja për ta njohur atë sa më shpejt.

    Edhe ne kemi sot përfitimet e njohura nga e shkuara. Para 100 vjetëve, ne shqiptarëve na kanë thënë se nuk kemi ditur të bëjmë shtet. Unë do thosha se ne nuk kemi ditur asnjë ditë të kemi një shtet që punon për publikun. Për atë që është e përbashkët. Për atë që na takon të gjithëve, pa përjashtim, pa dallim dhe pa përzgjedhje. Në 50 vjet, ne kishim një shtet që e konsideronte çdo gjë publike, pra të përbashkët, por që i shpërndante përfitimet e kësaj kooperative me farmaci, madje me mizori. Në 20 vjet kaluam në të kundërtën, gjë në disa raste ishte dhe mbetet edhe më mizore.

    Shteti ynë punoi çdo ditë kundër publikes dhe vetëm, vetëm për privaten. Në këta 20 vjet, ajo që u shkatërrua ishte ajo që ishte e përbashkët. Privatja rrënoi publiken, e përbashkëta humbi garën me të përveçmen. Kështu u ndërtua kapitalizmi ynë amator dhe mizor. Ky kapitalizëm tipikisht joeuropian u ushqye nga qeveritë tona. Kufijtë e tij ishin dhe mbeten mungesa e kufijve. Ai është përgjegjës, sepse nga Shqipëria kanë emigruar 1 milion nga tre milion njerëz. Padurimi i tij i ka kushtuar vendit qindra-mijëra vende pune, kaq shumë korrupsion dhe kaq shumë injorancë dhe mjerim. Ky kapitalizëm pa rregulla vret çdo ditë policinë, dhunon mësuesit, korrupton mjekët, kërcënon gjyqtarët dhe i ul kurrizin shtetit. Shteti është ai që dhunohet çdo ditë pa fund dhe pa frikë. Në cilin vend të kontinentit tonë shteti është kaq i dobët?

    Shteti është pasuria më e madhe që kemi, sepse deri më sot është instrumenti më i fortë që njeriu ka krijuar për t’u mbrojtur nga njeriu.
    Unë do doja që sot të votoja, jo për t’i dhënë fund një qeverie, por për t’i dhënë fund një kulture. Kulturës që shënjoi shoqërinë tonë në gjithë këto vite. Një kulturë, sipas së cilës, individi dominon shoqërinë dhe jo e kundërta. Unë jam për shoqërinë e individëve të barabartë në të drejta, por të ndryshëm në pasuri. Ne kemi sot një shoqëri të pabarabartë në të drejta dhe të deformuar në pasuri. Ky polarizim është një sëmundje që e kemi krijuar vetë dhe na takon ta shërojmë vetë. Hapin e parë e kemi bërë duke votuar, por ky është vetëm hapi i parë. Prandaj do t’i kërkoja kësaj qeverie të forconte dhe të mbronte të drejtën publike në Shqipëri. Kjo do ishte një kthesë, sepse miqtë e mi, ne sot nuk kemi nevojë për një rrugë. Ne kemi nevojë për një kthesë. Ky është rasti kur duhet të kthehesh që të mos rrëzohesh.

    Janë disa gjëra që do t’i kërkoja kësaj qeverie;

    - Së pari, të mos marrë më borxh në emrin tonë. Jam kundër marrjes së borxheve për të larë borxhet. Shqipëria nuk i paguan dot borxhet e veta dhe ky është një fakt. Mund ta lajmë borxhin duke administruar më mirë pasuritë tona, sesa duke marrë borxhe të reja. Dhe unë besoj se Shqipëria mund të jetojë pa marrë borxh të ekzagjeruar sepse, megjithëse është një vend i vogël, mbetet një vend i pasur për popullsinë që i duhet të ushqejë. Prandaj, them se qeveria duhet t’i administrojë vetë pasuritë e mbetura dhe deri diku të mjaftueshme. Naftën, energjinë, ujërat, detin, diellin, malet dhe mineralet e saj.

    - Së dyti, do t’i kërkoja të mbronte atë që është dhe duhet të jetë e përbashkët. Unë pyes sot: pse atë që administron një privat nuk e administron dot një shoqëri? Çfarë kuptimi ka të zgjedhësh një qeveri, nëse ajo e delegon të drejtën për të administruar pasuritë, pronat, shkollat, spitalet, transportin, madje edhe policimin dhe ndoshta një ditë edhe gjykatat? Cili është kufiri mes asaj që është publike dhe asaj që duhet të kthehet në private? Është thjesht dhe vetëm rentabiliteti? Jo! Kurrsesi jo! Rentabiliteti nuk prevalon mbi të drejtën e publikut për të përfituar nga pasuritë dhe pronat e veta. Mungesa e rentabilitetit të një sektori ekonomik nuk është faliment i sektorit, por i atyre që janë caktuar ta administrojnë atë. Nëse rentabiliteti do ishte arsyeja për të kaluar një pasuri publike në duar private, atëherë për logjikë duhej të privatizonim edhe qeveritë e Shqipërisë, sepse 1 milion emigrantë në 20 vjet dhe një milion të papunë në 10 vjet tregojnë se qeveritë tona s’kanë qenë asnjë ditë rentabël. Nëse i hyjmë debatit se çfarë duhet të jetë private dhe çfarë publike, atëherë më të guximshmit do thoshin se për sa kohë që shkollat dhe spitalet janë private, pse të mos jetë edhe ushtria private. Edhe ushtria nuk është rentabël, por ajo s’mund të jetë kurrë private, apo jo? Për ta theksuar këtë pikë, dua të them se nuk kam ardhur në këtë Parlament të mbroj një qeveri, kam ardhur të mbroj të përbashkëtën nga e përveçmja, të mbroj solidaritetin nga mizoria dhe interesin shtetëror nga interesi privat. Në këta 20 vjet, ne e kemi forcuar demokracinë tonë me liri, por e kemi nënshtruar me ekonomi dhe tani është koha për ta ndryshuar këtë drejtim punësh. Çdo qeveri ka arsye të vogla administrimi, për të cilat kritikohet çdo ditë, por çdo qeveri duhet të ketë qëllime të mëdha strategjike për të cilat gjykohet në kohë.

    - Prandaj së treti, do t’i kërkoja ta kthente arsimin në një qëllim strategjik. E kemi pyetur veten çfarë do jetë Shqipëria pas 10 apo 20 vitesh me këtë nivel arsimi që ka? Unë po ju them që do jetë një vend jo vetëm i konkurrueshëm nga fqinjët e vet, por i dominuar prej tyre kulturalisht dhe jo vetëm ekonomikisht, siç është sot. A i keni bërë pyetjen vetes pse nuk ka investime shqiptare në Turqi, në Greqi për të mos thënë në Irlandë apo në Suedi? Jua them unë. Jo për shkak të parave, por për shkak të dijeve. Dijet shtojnë paratë, por paratë nuk i shtojnë dot dijet. Nëse një fëmijë maqedonas, serb, grek apo turk sot edukohet më mirë se një shqiptar në dhjetë vitet e ardhshme, çfarë të ardhme do ketë vendi ynë? Dhe historia e botës tregon se jo kombet më të pasura, por ato më të diturat kanë ecur përpara. Jam i bindur, pra, se investimi strategjik duhet të jetë arsimi, si e vetmja mundësi për të dalë nga mjerimi dhe varfëria. Jam përpjekur si të gjithë ju të lexoj votën e 23 qershorit. Për çfarë votuan shqiptaret më 23 qershor? Unë besoj se ata votuan për t’u mbrojtur. Për të mbrojtur shkollat, spitalet, rrugët, ujërat, pyjet, mineralet dhe diellin e tyre nga privatizimi. Ky ishte drejtimi që kishte marrë vendi deri më 23 qershor. Shqiptarët votuan për të mbrojtur pasuritë e tyre. Dhe ne që u ngarkuam, duhet ta dimë që deri tani kemi mundur Partinë Demokratike, por nuk kemi fituar mbi varfërinë. Ne kemi mundur të djathtën, por nuk kemi fituar mbi pabarazinë. Ne kemi mundur Sali Berishën, por nuk kemi fituar mbi autokracinë. Koha që kemi përpara është e mjaftueshme për të qeverisur, por është shumë e shkurtër për të fituar.

    Miqtë e mi, Një qeveri të mirë nga një qeveri e keqe e dallojnë tri gjëra; Kriticizmi, realizimi dhe idealizmi.
    Një qeveri e keqe nuk bën asnjërën nga këto, siç e kemi parë. Ajo ka vetëm një tipar: e gjen gjithmonë fajin jashtë saj. Një qeveri e mirë sipas meje duhet të jetë kritike me të shkuarën, realiste me të tashmen dhe idealiste me të ardhmen. Pra, ajo duhet të jetë kritike me masë, realiste me gjasë dhe idealiste pa masë. Unë e di që qeveria që kemi sot, do jetë kritike me të shkuarën, do e ndihmoja të ishte realiste me të tashmen dhe do lutesha të ishte idealiste me të ardhmen. Shqipëria ka nevojë për një qeveri, e cila në radhë të parë u nënshtrohet ideve të veta. Një qeveri, e cila ka autonominë e duhur për të mbrojtur interesat publike mbi gjithçka. Dhe autonomia e bën një qeveri të ndjeshme dhe anëtarët e saj të vlefshëm. Siç dihet, ata kanë vendosur me vullnet të lirë të lënë mandatet e tyre dhe kjo çështje mbetet ende e diskutueshme: Duhej apo nuk duhej? Është shpejt për të thënë nëse zhveshja nga mandatet e deputetit do t’i bëjë ministrat më autonomë dhe më të ndjeshëm, por ajo që mund të thuhet sot, është se kjo nismë e diskutueshme nuk është diskutuar dhe prandaj është edhe më e diskutueshme. Nuk ka asnjë vendim partiak apo kushtetues që u heq ministrave mandatin. E them këtë për shkak se besoj se një shoqëri e bazuar në ligj funksionon kur çdo reformë kthehet në normë. Asnjë reformë nuk ka fuqinë dhe mbështetjen e duhur për sa kohë që nuk kthehet në rregull dhe në ligj përmes një procesi kolegjial. Fryma voluntariste ka provuar se e shtyn një varkë mbi dallgë, por nuk e çon dot në bregun tjetër. Prandaj është dita të pyes a do kthehet në normë kushtetuese raporti i ministrit me mandatin e vet? A do ketë në fund të fundit një reforme kushtetuese të plote? A do e zgjedhin shqiptarët Presidentin e tyre nga populli? Kur do ketë një reformë territoriale të shpejtë që na ul kostot e komunave kërpudhë të bashkive anemike dhe miniqarqeve parazite? A do ketë një reformë në sistemin gjyqësor? A do e mbrojë Kushtetuta demokracinë nga uria e partive politike, siç nuk ka ndodhur? Unë jam i bindur që do ketë tentativë dhe dua të besoj se do ketë një reforme kushtetuese dhe kjo është gjëja e fundit që i kërkoj kësaj qeverie.

    Në fund nuk mund të rri pa thënë se qeveria ka një fat të madh dhe një avantazh akoma më të madh. Fati i saj është që ka përballë një opozitë të dobët. Kur e them këtë, kam parasysh një gjë që të mirëkuptohem. Opozita është e dobët, sepse nuk është e bashkuar rreth një ideje, por vetëm rreth një njeriu. Por, nga ana tjetër, qeveria ka një avantazh që do t’i kompensojë çdo dobësi: ajo ngrihet mbi një grup parlamentar burrash dhe grash që kanë ardhur deri këtu për një arsye tjetër: ata nuk janë të bashkuar rreth një njeriu, por rreth një ideje. Ata i bashkon nevoja për të bërë ato që kanë premtuar dhe për të premtuar ato që deri më sot nuk janë bërë. Ky Grup Parlamentar do jetë suksesi i vërtetë i këtij katërvjeçari. Ai do ta ruajë qeverinë e vet nga çdo ndalesë, duke e shtyrë në rrugën e të vërtetës dhe parimeve për të cilat jemi këtu. Sepse, në fund të fundit e vërteta dhe vetëm e vërteta është rruga, qëllimi dhe mjeti.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ben Blushi: Mundëm Berishën, por nuk fituam mbi autokracinë

    - Së pari, të mos marrë më borxh në emrin tonë. Jam kundër marrjes së borxheve për të larë borxhet. Shqipëria nuk i paguan dot borxhet e veta dhe ky është një fakt.
    Nje ekonomist socialist, duhet ta marri Blushin me menjane e ti mesoje te mirat e kreditimit, qofte kreditim familjar per te blere nje shtepi apo nje makine, qofte kreditim i biznesit te madh apo te vogel, qofte edhe krediti qe nje shtet e qeveri siguron ne tregun boterore te kapitalit privat. Kreditimi eshte gje e mire, nuk eshte gje e keqe, pasi kreditimi i nje shteti te keqqeverisur eshte i pamundur ne tregun privat, pasi asnje qytetar e asnje banke e huaj nuk krediton nje qeveri qe vjedh qytetaret e saj. Vetem nje qeveri e pergjegjshme dhe qe ndermer reforma te suksesshme arrin te siguroje kapitale ne tregun privat. Dhe e mira tjeter e madhe e borxhit publik qe Blush nuk e kupton eshte qe ai shqiptari nuk ka perse te presi 30 vjet te tjera qe shteti shqiptar ti shtroje rrugen atij, apo ti krijoje kushte me te mira ne shkollat e spitalet publike te zones qe i ofrojne familjes se tij sherbime. Kreditimi eshte gje shume e mire, per aq kohe sa kemi te bejme me nje kryeminister e qeveri te pergjegjshme dhe per aq kohe sa borxhi i jashtem mbahet brenda parametrave te duhur ne raport me prodhimin bruto te ekonomise se atij vendi. Borxhi aktual i shtetit shqiptar eshte aty tek 60% dhe kjo nuk eshte dicka alarmante pasi cdo shtet ne bote ka nje borxh te jashtem. Shifra behet alarmante kur politikat dhe vendimet e qeverise demtojne ekonomine e vendit dhe rritja ekonomike ne vend bie, qe sjell edhe uljen e te ardhurave dhe rritjen e perqindjes ne raport me GDP, pavaresisht se shuma e borxhit eshte e njejte.

    Nje nga arritjet me te medha te qeverise Berisha ne dy mandatet e fundit ishte arritja e sigurimit te shitjes se bonove te veta te thesarit edhe ne tregun boteror te financave. Nuk kish bere vaki me pare qe shteti shqiptar te siguronte kete linje kreditimi dhe kjo ishte nje deshmi e zhvillimit ekonomik te vendit dhe reformave pro-biznesit te ndjekura nga qeveria.

    - Së dyti, do t’i kërkoja të mbronte atë që është dhe duhet të jetë e përbashkët. Unë pyes sot: pse atë që administron një privat nuk e administron dot një shoqëri? Çfarë kuptimi ka të zgjedhësh një qeveri, nëse ajo e delegon të drejtën për të administruar pasuritë, pronat, shkollat, spitalet, transportin, madje edhe policimin dhe ndoshta një ditë edhe gjykatat? Cili është kufiri mes asaj që është publike dhe asaj që duhet të kthehet në private? Është thjesht dhe vetëm rentabiliteti? Jo! Kurrsesi jo!
    Pyetja juaj eshte pyetje budallacka qe nje shqiptar nuk duhet t'ia beje vetes, pasi shqiptaret jetuan per 50 vjet ne nje rregjim komunist totalitar qe komandonte gjithcka ne ekonomine e vendit dhe gjithcka ishte "prone publike" ne pronesi te shtetit. Prona private nuk ekziston as si togefjalesh ne zhargonin e gjuhes shqipe e jo me ne realitet. Shteti komunist qe kontrollonte gjithcka, ishte ai qe prodhonte edhe buken qe shqiptaret hanin, dhe buka jo vetem qe ishte e racionuar dhe e pamjaftueshme, por per te duhej te rrije edhe ne rradhe me ore te tera. Sot ne Shqiperi shteti prej 20 vjetesh nuk prodhon buke. Buken e prodhon privati dhe ka buke te te gjitha llojeve, me shumice e pa racion, dhe e gjen ne cdo ore te dites apo te nates, nuk ke perse rri ne rradhe.

    Problemet e "ekonomise se komanduar nga shteti" apo "shtetit social" jane te shumta, dhe ajo qe eshte me e bukura me socialistet shqiptare eshte se nuk kane mesuar asgje nga problemet e fqinjeve tane, Italise e Greqise qe jane mbytur ne borxhe dhe ekonomite e tyre kane ngelur ne vend numero e nuk prodhojne me vende pune por prodhojne njerez te papune e te pakenaqur. Problemi i "shtetit social" ne Greqi e Itali nuk ishte se shteti mori kredi nga jashte, problemi eshte se shteti i kemenaxhoi dhe shperdoroi keto funde duke i perdorur ato per te krijuar klientelizmin politik: une te marr ty ne pune shteterore e te paguaj nje rroge edhe pse ti dredh zinxhirin gjithe diten neper kafene, por ti duhet te votosh per mua. Dhe problemi i dyte ishte se shteti u mundua te blinte lirine dhe voten e njerezve me para dhe sherbime publike: shteti ne Greqi ofron te gjitha sherbimet, qe nga energjia elektrike, uji i pijshem, e deri tek sherbimet sociale dhe mjekesia. Sipas grekeve dhe emigranteve shqiptare ne Greqi "shendetesia eshte falas ne Greqi" edhe pse kjo eshte nje genjeshter me bisht. Asnje prej sherbimeve qe ofron shteti nuk eshte falas, pasi shteti nuk ka para te tijat, shteti i merr parate ose nga taksat e qytetareve e bizneseve, ose nga shitja e bonove te veta te thesarit. Dhe kostoja reale e ketyre sherbimeve ne shumicen e rasteve eshte deri 10 here me e larte se kostoja e te njejtit sherbim te ofruar nga privati.

    Perse te majtet insistojne ne "shtetin social"? Sepse nje shtet qe privatizon gjithcka nuk ka se cfare te vjedhi e shperdoroje me. Korrupsioni nuk eshte nje fenomen i ekonomise private, eshte nje fenomen qe e hasim vetem ne sektorin publik. Ne tregun privat te punes nuk ka "emerime partiake" apo administrate qe ndryshon sa here qe ndryshon duart pushteti. Ka vetem punetore qe jane te zote e kualifikuar per te bere punen qe bejne, e kompensohen per kete gje nga privati. Problemi tjeter me shtetin social eshte se shteti social nuk ka konkurrence me askend. Nje sherbim apo produkt qe ofrohet pa konkurences, eshte disa here me i larte ne cmim se sa cmimi i bukes per te cilen duhet te konkurrojne 100 bizneset e vogla ne Tirane si ne cmim, edhe ne cilesi. Kostoja e sherbimeve publike eshte gjithmone ne rritje dhe cilesia e sherbimit ose ngelet ne vend numero ose degjeneron me kohen. A ka insent nje burokrat ne administraten publike qe te menaxhoje sa me mire fondet publike te dala nga rrogat e qytetareve te atij vendit dhe taksat ndaj biznesit? Jo. Kurse ai biznesmeni privat ka insent qe te uli koston e prodhimit dhe te ofroje cilesine me te mire te sherbimit, pasi po nuk e beri kete gje, ai biznesi tjeter qe konkurron me te ne fund te rruges, do ta nxjerri jashte loje.

    Cilat jane pergjegjesite e shtetit? Ushtria, policia, gjykatat dhe mbajtja e nje sherbimi publik per arsimin dhe mjekesine ne ato zona te thella rurale te vendit ku biznesi privat nuk ka interes qe te depertoje per shkak te relievit apo numrit te vogel te popullsise. Sa me i madh shteti, aq me e larte barra fiskale mbi qytetaret e atij vendi, aq me pak liri dhe para do te ngelen ne duart e qytetareve. Sa me i vogel shteti, aq me shume liri dhe para ne duart e qytetareve per te investuar ne hapjen e bizneseve private dhe ne punesimin e njerezve.

    Nje nga problemet qe te majtet ne mbare boten nuk arrijne te kuptojne eshte se ekonomine nuk e drejton shteti, e drejton inisiativa e lire e qytetareve te atij vendi qe krijojne biznese private e punesojne njerez. Ashtu si vendet e punes nuk i krijon qeveria dhe kryeministri i vendit, i krijon biznesi i vogel dhe biznesi i mesem e i madh. Kryeministri i vendit, Kuvendi apo Presidenti nuk krijojne dot asnje vend te vetem pune, edhe sikur te duan.

    - Prandaj së treti, do t’i kërkoja ta kthente arsimin në një qëllim strategjik. E kemi pyetur veten çfarë do jetë Shqipëria pas 10 apo 20 vitesh me këtë nivel arsimi që ka? Unë po ju them që do jetë një vend jo vetëm i konkurrueshëm nga fqinjët e vet, por i dominuar prej tyre kulturalisht dhe jo vetëm ekonomikisht, siç është sot. A i keni bërë pyetjen vetes pse nuk ka investime shqiptare në Turqi, në Greqi për të mos thënë në Irlandë apo në Suedi? Jua them unë. Jo për shkak të parave, por për shkak të dijeve. Dijet shtojnë paratë, por paratë nuk i shtojnë dot dijet.
    Ka plot biznese private te hapura ne Greqi, Itali, Irlande, Suedi, Amerike nga shqiptare qe kane shkuar ne keto vende si emigrante. Dhe shumica e tyre nuk kane patur ndonje "shkollim" te madh. Inisiativa private nuk ka lidhje me "dijen" pasi mund te jesh edhe nje njeri me 4 klase shkolle, por ke nje ide, nje aftesi, nje zanat, me te cilen mund te punosh e fitosh. Kjo ideja se na duhet "nje strategji kombetare" eshte menyra se si ju kerkoni ti vidhni qytetaret e atij vendi nga liria e tyre. Shteti del me "plane" dhe "strategji" 10 vjecare apo 20 vjecare. Qytetari e emigranti punojne, e fitojne e marrin risqe per te investuar te ardhurat e tyre ne nje biznes te vogel, dhe me kohen kthehen ne njerez te suksesshem. Suksesi i tyre nuk ka lidhje shume me "dijen" apo "strategjine e shtetit", ka lidhje me lirine dhe deshiren e tyre per te investuar e punuar me mish e me shpirt qe ta kthejne ate biznes ne nje histori suksesi. Detyra e shtetit nuk eshte te "komandoje" e "menaxhoje" zhvillimin e vendit, por ti heqi pengesat burokratike qytetarit te vete qe e pengojne ate te beje ate idene e tij per biznes realitet.

    Do te mesosh se perse ata emigrantet biznesmene te suksesshem ne bote nuk kthehen ne Shqiperi? Pasi menyra e vetme per te bere biznes ne Shqiperi, modeli qe ju socialistet krijuat qe ne 1997-2005 eshte modeli i klientelizmit politik. Jo me kot sherbimi sekret francez do t'i vinin emrin Edi Rames ne krye te Bashkise Tirane si "strumbullari i mafies se ndertimit" dhe si "Zoti 10%". 10% e kostos se ndertimit te projektit duhet te shkonte ne xhepin e Rames e seksereve te tij ne menyre qe ai biznesmeni te mund te merrte lejen e ndertimit per te ndertuar.

    Doni te shikoni Shqiperine te zhvillohet sa me shpejt? Perfundoni procesin e privatizimeve te ndermarrjeve publike ende ne duart e shtetit, perfundoni procesin e legalizimeve dhe zgjidhjen e ceshtjes se prones private, dhe shkurtoni burokracine e shtetit qe behet pengese per kete zhvillim. Po bete kaq, i bete te gjitha. Dy mandatet e Berishes ndermoren reforma e hodhen hapa te medha ne kete drejtim, por ju nuk dini ti vleresoni, dhe ne vend qe te vazhdoni aty ku ai e la, ju kerkoni ta ktheni Shqiperine ne Greqi, nje shtet me shume social i falimentuar ne Ballkan e Evrope.

    Në fund nuk mund të rri pa thënë se qeveria ka një fat të madh dhe një avantazh akoma më të madh. Fati i saj është që ka përballë një opozitë të dobët. Kur e them këtë, kam parasysh një gjë që të mirëkuptohem. Opozita është e dobët, sepse nuk është e bashkuar rreth një ideje, por vetëm rreth një njeriu. Por, nga ana tjetër, qeveria ka një avantazh që do t’i kompensojë çdo dobësi: ajo ngrihet mbi një grup parlamentar burrash dhe grash që kanë ardhur deri këtu për një arsye tjetër: ata nuk janë të bashkuar rreth një njeriu, por rreth një ideje. Ata i bashkon nevoja për të bërë ato që kanë premtuar dhe për të premtuar ato që deri më sot nuk janë bërë. Ky Grup Parlamentar do jetë suksesi i vërtetë i këtij katërvjeçari. Ai do ta ruajë qeverinë e vet nga çdo ndalesë, duke e shtyrë në rrugën e të vërtetës dhe parimeve për të cilat jemi këtu. Sepse, në fund të fundit e vërteta dhe vetëm e vërteta është rruga, qëllimi dhe mjeti.
    E bukura me tipa si puna juaj eshte se jeni impotente si njerez nga natyra, ju mungon kurajoja qytetare per te folur ate qe mendon e hapur. Shkruan 100 rreshta kur mund ta kishe permbledhur gjithe shkrimin tend me fjalet: "Rama eshte po aq autokrat sa Berisha dhe me mbani mua ne mendje si pasardhes i mundshem i Rames ne PS." Ne mendjen tend postin e kryetarit te PS duhet te ta falin, e jo ta fitosh vete duke bere opoziten jo vetem ndaj opozites se djathte, por duke gjetur kurajon edhe te kritikosh gabimet e partise tende me pushtetin.

    Opozita nuk eshte e dobet, eshte shume e forte, dhe ti je deshmia e gjalle e ketij realiteti. Njeriu qe sot drejton qeverine, kryetari i PS ne 8 vjetet ne krye te opozites se majte, perzuri nga partia e tij njerezit me kontributin me te madh ne ate parti ne vite. Dhe nje njeri qe nuk krijon miq e konsensus kur eshte ne opozite, kujton se do te jete ne gjendje ta beje kete gje kur eshte ne krye te qeverise e pushtetit? Dhe ti e di shume mire kete gje, dhe rradha e te pakenaqurve me Ramen ne PS dhe ne koalicionin e majte eshte nje milje e gjate qe pa marre akoma pushtetin. Nje nga ata te pakenaqur je edhe ti qe Rama te la jashte qeverise se tij. Dhe ne politike, njerezit me te suksesshem jane ata qe krijojne ura e konsensus, jo ata qe nuk njohin etiken minimale te komunikimit si njerez, e ca me pak si politikan.

    Garancia e rikthimit te shpejte ne pushtet te se djathteve e ka emrin Edi Rama dhe paaftesia e tij per te qeverisur vendin. Nje njeri qe nuk di, edhe sikur te doje te qeverise vendin e te kete qellimet e mira eshte i prirur qe te deshtoje. E Rama nuk di dhe deshtimi i tij eshte i garantuar e do te jete deshtim spektakolar. Deshtimin e Rames je duke pritur ti, eshte duke pritur edhe Ilir Meta qe tani i ka vene syne jo vetem qeverise por edhe kryesise se partise se tij te vjeter.

    Dhe shkrimi yt kish per qellim te thosh: "Jam edhe une ne loje!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-09-2013 më 17:19

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (16-09-2013)

  4. #3

    Për: Ben Blushi: Mundëm Berishën, por nuk fituam mbi autokracinë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje ekonomist socialist, duhet ta marri Blushin me menjane e ti mesoje te mirat e kreditimit, qofte kreditim familjar per te blere nje shtepi apo nje makine, qofte kreditim i biznesit te madh apo te vogel, qofte edhe krediti qe nje shtet e qeveri siguron ne tregun boterore te kapitalit privat. Kreditimi eshte gje e mire, nuk eshte gje e keqe, pasi kreditimi i nje shteti te keqqeverisur eshte i pamundur ne tregun privat, pasi asnje qytetar e asnje banke e huaj nuk krediton nje qeveri qe vjedh qytetaret e saj. Vetem nje qeveri e pergjegjshme dhe qe ndermer reforma te suksesshme arrin te siguroje kapitale ne tregun privat. Dhe e mira tjeter e madhe e borxhit publik qe Blush nuk e kupton eshte qe ai shqiptari nuk ka perse te presi 30 vjet te tjera qe shteti shqiptar ti shtroje rrugen atij, apo ti krijoje kushte me te mira ne shkollat e spitalet publike te zones qe i ofrojne familjes se tij sherbime. Kreditimi eshte gje shume e mire, per aq kohe sa kemi te bejme me nje kryeminister e qeveri te pergjegjshme dhe per aq kohe sa borxhi i jashtem mbahet brenda parametrave te duhur ne raport me prodhimin bruto te ekonomise se atij vendi. Borxhi aktual i shtetit shqiptar eshte aty tek 60% dhe kjo nuk eshte dicka alarmante pasi cdo shtet ne bote ka nje borxh te jashtem. Shifra behet alarmante kur politikat dhe vendimet e qeverise demtojne ekonomine e vendit dhe rritja ekonomike ne vend bie, qe sjell edhe uljen e te ardhurave dhe rritjen e perqindjes ne raport me GDP, pavaresisht se shuma e borxhit eshte e njejte.

    Nje nga arritjet me te medha te qeverise Berisha ne dy mandatet e fundit ishte arritja e sigurimit te shitjes se bonove te veta te thesarit edhe ne tregun boteror te financave. Nuk kish bere vaki me pare qe shteti shqiptar te siguronte kete linje kreditimi dhe kjo ishte nje deshmi e zhvillimit ekonomik te vendit dhe reformave pro-biznesit te ndjekura nga qeveria.



    Pyetja juaj eshte pyetje budallacka qe nje shqiptar nuk duhet t'ia beje vetes, pasi shqiptaret jetuan per 50 vjet ne nje rregjim komunist totalitar qe komandonte gjithcka ne ekonomine e vendit dhe gjithcka ishte "prone publike" ne pronesi te shtetit. Prona private nuk ekziston as si togefjalesh ne zhargonin e gjuhes shqipe e jo me ne realitet. Shteti komunist qe kontrollonte gjithcka, ishte ai qe prodhonte edhe buken qe shqiptaret hanin, dhe buka jo vetem qe ishte e racionuar dhe e pamjaftueshme, por per te duhej te rrije edhe ne rradhe me ore te tera. Sot ne Shqiperi shteti prej 20 vjetesh nuk prodhon buke. Buken e prodhon privati dhe ka buke te te gjitha llojeve, me shumice e pa racion, dhe e gjen ne cdo ore te dites apo te nates, nuk ke perse rri ne rradhe.

    Problemet e "ekonomise se komanduar nga shteti" apo "shtetit social" jane te shumta, dhe ajo qe eshte me e bukura me socialistet shqiptare eshte se nuk kane mesuar asgje nga problemet e fqinjeve tane, Italise e Greqise qe jane mbytur ne borxhe dhe ekonomite e tyre kane ngelur ne vend numero e nuk prodhojne me vende pune por prodhojne njerez te papune e te pakenaqur. Problemi i "shtetit social" ne Greqi e Itali nuk ishte se shteti mori kredi nga jashte, problemi eshte se shteti i kemenaxhoi dhe shperdoroi keto funde duke i perdorur ato per te krijuar klientelizmin politik: une te marr ty ne pune shteterore e te paguaj nje rroge edhe pse ti dredh zinxhirin gjithe diten neper kafene, por ti duhet te votosh per mua. Dhe problemi i dyte ishte se shteti u mundua te blinte lirine dhe voten e njerezve me para dhe sherbime publike: shteti ne Greqi ofron te gjitha sherbimet, qe nga energjia elektrike, uji i pijshem, e deri tek sherbimet sociale dhe mjekesia. Sipas grekeve dhe emigranteve shqiptare ne Greqi "shendetesia eshte falas ne Greqi" edhe pse kjo eshte nje genjeshter me bisht. Asnje prej sherbimeve qe ofron shteti nuk eshte falas, pasi shteti nuk ka para te tijat, shteti i merr parate ose nga taksat e qytetareve e bizneseve, ose nga shitja e bonove te veta te thesarit. Dhe kostoja reale e ketyre sherbimeve ne shumicen e rasteve eshte deri 10 here me e larte se kostoja e te njejtit sherbim te ofruar nga privati.

    Perse te majtet insistojne ne "shtetin social"? Sepse nje shtet qe privatizon gjithcka nuk ka se cfare te vjedhi e shperdoroje me. Korrupsioni nuk eshte nje fenomen i ekonomise private, eshte nje fenomen qe e hasim vetem ne sektorin publik. Ne tregun privat te punes nuk ka "emerime partiake" apo administrate qe ndryshon sa here qe ndryshon duart pushteti. Ka vetem punetore qe jane te zote e kualifikuar per te bere punen qe bejne, e kompensohen per kete gje nga privati. Problemi tjeter me shtetin social eshte se shteti social nuk ka konkurrence me askend. Nje sherbim apo produkt qe ofrohet pa konkurences, eshte disa here me i larte ne cmim se sa cmimi i bukes per te cilen duhet te konkurrojne 100 bizneset e vogla ne Tirane si ne cmim, edhe ne cilesi. Kostoja e sherbimeve publike eshte gjithmone ne rritje dhe cilesia e sherbimit ose ngelet ne vend numero ose degjeneron me kohen. A ka insent nje burokrat ne administraten publike qe te menaxhoje sa me mire fondet publike te dala nga rrogat e qytetareve te atij vendit dhe taksat ndaj biznesit? Jo. Kurse ai biznesmeni privat ka insent qe te uli koston e prodhimit dhe te ofroje cilesine me te mire te sherbimit, pasi po nuk e beri kete gje, ai biznesi tjeter qe konkurron me te ne fund te rruges, do ta nxjerri jashte loje.

    Cilat jane pergjegjesite e shtetit? Ushtria, policia, gjykatat dhe mbajtja e nje sherbimi publik per arsimin dhe mjekesine ne ato zona te thella rurale te vendit ku biznesi privat nuk ka interes qe te depertoje per shkak te relievit apo numrit te vogel te popullsise. Sa me i madh shteti, aq me e larte barra fiskale mbi qytetaret e atij vendi, aq me pak liri dhe para do te ngelen ne duart e qytetareve. Sa me i vogel shteti, aq me shume liri dhe para ne duart e qytetareve per te investuar ne hapjen e bizneseve private dhe ne punesimin e njerezve.

    Nje nga problemet qe te majtet ne mbare boten nuk arrijne te kuptojne eshte se ekonomine nuk e drejton shteti, e drejton inisiativa e lire e qytetareve te atij vendi qe krijojne biznese private e punesojne njerez. Ashtu si vendet e punes nuk i krijon qeveria dhe kryeministri i vendit, i krijon biznesi i vogel dhe biznesi i mesem e i madh. Kryeministri i vendit, Kuvendi apo Presidenti nuk krijojne dot asnje vend te vetem pune, edhe sikur te duan.



    Ka plot biznese private te hapura ne Greqi, Itali, Irlande, Suedi, Amerike nga shqiptare qe kane shkuar ne keto vende si emigrante. Dhe shumica e tyre nuk kane patur ndonje "shkollim" te madh. Inisiativa private nuk ka lidhje me "dijen" pasi mund te jesh edhe nje njeri me 4 klase shkolle, por ke nje ide, nje aftesi, nje zanat, me te cilen mund te punosh e fitosh. Kjo ideja se na duhet "nje strategji kombetare" eshte menyra se si ju kerkoni ti vidhni qytetaret e atij vendi nga liria e tyre. Shteti del me "plane" dhe "strategji" 10 vjecare apo 20 vjecare. Qytetari e emigranti punojne, e fitojne e marrin risqe per te investuar te ardhurat e tyre ne nje biznes te vogel, dhe me kohen kthehen ne njerez te suksesshem. Suksesi i tyre nuk ka lidhje shume me "dijen" apo "strategjine e shtetit", ka lidhje me lirine dhe deshiren e tyre per te investuar e punuar me mish e me shpirt qe ta kthejne ate biznes ne nje histori suksesi. Detyra e shtetit nuk eshte te "komandoje" e "menaxhoje" zhvillimin e vendit, por ti heqi pengesat burokratike qytetarit te vete qe e pengojne ate te beje ate idene e tij per biznes realitet.

    Do te mesosh se perse ata emigrantet biznesmene te suksesshem ne bote nuk kthehen ne Shqiperi? Pasi menyra e vetme per te bere biznes ne Shqiperi, modeli qe ju socialistet krijuat qe ne 1997-2005 eshte modeli i klientelizmit politik. Jo me kot sherbimi sekret francez do t'i vinin emrin Edi Rames ne krye te Bashkise Tirane si "strumbullari i mafies se ndertimit" dhe si "Zoti 10%". 10% e kostos se ndertimit te projektit duhet te shkonte ne xhepin e Rames e seksereve te tij ne menyre qe ai biznesmeni te mund te merrte lejen e ndertimit per te ndertuar.

    Doni te shikoni Shqiperine te zhvillohet sa me shpejt? Perfundoni procesin e privatizimeve te ndermarrjeve publike ende ne duart e shtetit, perfundoni procesin e legalizimeve dhe zgjidhjen e ceshtjes se prones private, dhe shkurtoni burokracine e shtetit qe behet pengese per kete zhvillim. Po bete kaq, i bete te gjitha. Dy mandatet e Berishes ndermoren reforma e hodhen hapa te medha ne kete drejtim, por ju nuk dini ti vleresoni, dhe ne vend qe te vazhdoni aty ku ai e la, ju kerkoni ta ktheni Shqiperine ne Greqi, nje shtet me shume social i falimentuar ne Ballkan e Evrope.

    Albo
    Pershendetje Albo. Made in USA! Pergjigje perfekte.

    Blushi dhe bashke me te Rama nuk ja kane haberin ekonomise, sepse njeri ka studjuar gjuhe-letersi e tjetri ka vajtur ne institut te arteve. Imagjinoje se çfare mentalitetesh drejtojne PS!

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ben Blushi: Mundëm Berishën, por nuk fituam mbi autokracinë

    ah mor ben blushi
    mor frikacak, mor servil
    gjynah qe je nga korca, bashke me majkon ua u futi edhe kok lopa nga skrapari

  6. #5

    Për: Ben Blushi: Mundëm Berishën, por nuk fituam mbi autokracinë

    Nje kartoline per Ben Blushin e Kiços:

    Socialism is a philosophy of failure, the creed of ignorance, and the gospel of envy, its inherent virtue is the equal sharing of misery..
    ― Winston Churchill

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •