Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 190
  1. #181
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Me ne fund nje PeDe-ist qe pranon se vendimet e gjykates ne keto 8 vite nuk kane qene te drejta...

    Mos u merzit, do vije dita kur ti do kesh kapacitetin mendor te kuptosh ne c'gjendje kritike ndodhet PeDe-ja sot qe lufton per musteqet e Nishanit...

    Do vije dhe nje dite tjeter ku do kuptosh se ky vendim ska lidhje fare me kushtetuten...
    po sikur kan dekllaruar rillindje mo xinxerfill..dmth do ishin ndryshe sallise..po ne te vertete njelloj sikur vepronte salia po veprojne edhe rillindasit...bile edhe me keq..nuk kishte si ndodhte ndryshe pasi me patericen e saliut po qeveris rillindasi..apo tani paterica u be kembe me vete..nejse..nje m.ut jane te gjithe..kush te livadhise sa me shume ne kurriz te shqiptareve..

    e kujt i plasi ne cfare gjendje eshte partia demokratike apo partia socialiste o xinxerfill..na vjen keq ne c'dore ka rene shqiperia pa per partite politike ato shkojne dhe vijne..sot jan musteqet e nishanit e neser do dalin te hajvanit..populli eshte ai qe e ha..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  2. #182
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Sondazhi në BalkanWeb: Mbi 58% pro zëvëndësimit të fotos së Nishanit





    TIRANË-I drejtë zëvëndësimi i fotos së Presidentit Bujar Nishani me atë të kryetarit të qeverisë së parë shqiptare, Ismail Qemalin. Ky është verdikti i lexuesve të agjencisë së lajmeve online të BalkanWeb, lidhur me sondazhin me temë “Vendimi i parë i qeverisë ishte zëvëndësimi i portretit të Nishanit me Ismail Qemalin. Ju duket e drejtë?”

    Nga votimi 4-ditor, sondazhi mori gjithsej mbi 7 366 vota ku përgjigjes ‘Po’ iu përgjigjën 58.29% e votuesve kurse ‘Jo’ 41.71%. Totali Votave 7366.

    Sondazhi mori shkas nga vendimi i parë i qeverisë ‘Rama’ në mbledhjen e parë me ministrat në kryeministri. Në përfundim të mbledhjes, qeveria vendosi që fotoja e Presidentit të Republikës që vendoset në muret e institucioneve zyrtare shtetërore të zëvëndësohet me foton e Ismail Qemalit.

  3. #183
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Bujar Nishani nuk meriton të vëndoset as në .....
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Berisha:Vendimet e qeverisë Rama, të pavlefshme

    TIRANE- Absolutisht të pavlefshëm i ka cilësuar, ish kryeministri, Sali Berisha 6 vendimet e para të qeverisë “Rama”
    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shpjegon edhe arsyet se pse vendimet janë të pavlefshme dhe në kudnërshtim me Kushtetutën.
    “1. Me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit, u dhunua neni 106, pika1.
    2. Me vendimin për bllokimin e importit të plehrave, u shkel neni 118 i Kushtetutës, pika 1, që stipulon se “Akten nënligjore, nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve”, çka do të thotë, se qeveria nxjerr vendime vetëm bazuar në ligje dhe në zbatim të ligjit dhe se ajo kurrë nuk mund të bllokojë një ligj me vendimin saj, siç bëri Rama. 3. Vendimi për caktimin e fondeve për Ministrinë e Energjitikës, dhunon Kushtetutën, nenin 160, pika 1 dhe ligjin e buxhetit, që përcaktojnë se është Parlamenti me ligje dhe jo qeveria ajo, që mund të ndryshojë buxhetin gjatë vitit financiar.”- shkruan Berisha, duke shtuar se, 3 vendimet e mbledhjes së mbajtur vetëm 10 minuta pas betimit, janë në shkelje flagrante të ligjit 9000, të neneve 15; 22; 23; 24, përkatësisht për rendin e ditës, për hartimin, për përmbajtjen, për paraqitjen e akteve të mbledhjes së qeverisë.

    Në fund, ish kryeministri pyet ndjekësi e tij, qeveria paranojë apo tollovi ekzekutive?

    Panorama

  5. #185
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Berisha:Vendimet e qeverisë Rama, të pavlefshme

    TIRANE- Absolutisht të pavlefshëm i ka cilësuar, ish kryeministri, Sali Berisha 6 vendimet e para të qeverisë “Rama”
    Gjynah që Rama nuk e ka punësuar Berishën si këshilltar Kryeministri ! Si ka fytyrë dhe del e jep mënd, kur vetë ai e katranosi kur ishte në qeveri !! Po ik o Plaku Mere ik.. ik e lëre rehat qeverinë të punojë, ik e mos leh tër ditën si qen bashkë me tufën tënde zgjebarake
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #186
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Prap ktu ju?!

    Nigjoni mu t'squtin njehere...

    Ja si esht puna:
    Heqin protretin e presidentit per t'vene ate te Ismail Qemalit, qe pastaj ta kene rrugen me t'lehte ta "ulin Skenderbeun nga kali" => ne ket mnyre xhamia e re ka me "hapesire"...


    Dhe vjen xhaxhi Erdogani e mban fjalime para arrnauteve ne "ish sheshin Skenderbej"...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #187
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Gjynah që Rama nuk e ka punësuar Berishën si këshilltar Kryeministri ! Si ka fytyrë dhe del e jep mënd, kur vetë ai e katranosi kur ishte në qeveri !! Po ik o Plaku Mere ik.. ik e lëre rehat qeverinë të punojë, ik e mos leh tër ditën si qen bashkë me tufën tënde zgjebarake
    Albo, tani që e lexova këtë që kam shkruar, kuptova se ka vënd për keqkuptime. Ky rrjesht nuk është për ty, se nuk dua të interpretoj aspak atë që ti mendon, por është për Berishën që leh kot duke dhën ide e sygjerime. Në qeveri ishte dhe nuk ndriti asgjë.!!!

    Kalo mirë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #188
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Albo, tani që e lexova këtë që kam shkruar, kuptova se ka vënd për keqkuptime. Ky rrjesht nuk është për ty, se nuk dua të interpretoj aspak atë që ti mendon, por është për Berishën që leh kot duke dhën ide e sygjerime. Në qeveri ishte dhe nuk ndriti asgjë.!!!

    Kalo mirë
    Mos e vrit menjen daku. Rendsi ka te ndihesh mire pasi shfryn dufin duke share Berishen, edhe pse ai ka dhene doreheqjen nga drejtimi i PD -se. Fakti qe me dufin e sharjeve vazhdon si ne 20 vjet e ca do te thote shume.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #189
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Mos e vrit menjen daku. Rendsi ka te ndihesh mire pasi shfryn dufin duke share Berishen, edhe pse ai ka dhene doreheqjen nga drejtimi i PD -se. Fakti qe me dufin e sharjeve vazhdon si ne 20 vjet e ca do te thote shume.
    Nëse ka dhënë dorheqjen, duhet të rri urtë e jo të japë mënd ! Po të kishte pasur aq shumë mënd, nuk do t'a menderoste. E pranoj edhe vet fajin apo jo ? Pamvarsisht se nuk i rri goja pa ashtu ..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #190
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Portreti i Nishanit apo Qemalit? Meta gjen vend për të dy në zyrën e tij

    Emri:  73672_2.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  49.2 KB
    TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vendos në zyrën e punës portretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe të Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.

    Pak ditë më parë, Meta deklaroi se nuk do ta hiqte nga zyra portretin e presidentit Nishani, për faktin se paraardhësja e tij Topalli nuk e kishte varur kurrë atë në mur.

    Në takimin me ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë, në zyrën e Metës duken qartë dy portretet e varura në mur, vetëm se korniza e Presidentit Nishani ka përmasa pak më të vogla në krahasim me atë të Ismail Qemalit.

    Gjithsesi, duke mos dashur të përfshihet në debatin e nxehtë që shkaktoi vendimi i qeverisë për zëvendësimin e portretit të kreut të shtetit me atë të Ismail Qemalit, kryeparlamentari ka gjetur vend për të dyja në zyrën e tij.

    (er.nu/BalkanWeb)

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •