KULTURA DHE IDENTITETI: DUKE DIALOGUAR MES DIFERENCAVE (NDRYSHIMEVE)

Luigi Za*

Jemi kėtu nė Pogradec, pranė liqenit tė bukur tė Ohrit, nė njė situatė tė kėndshme ndėrkulturore: persona tė kombėsive tė ndryshme (kombe qė shpesh nė histori janė ndarė e kanė pasur grindje) pėr disa ditė bashkėjetojnė nė harmoni duke ndjekur filma, duke shijuar ushqime, duke shkėmbyer lajme, pėrshtypje e duke komunikuar, dhe kur gjuha kthehet nė njė pengesė atėherė mjafton njė buzėqeshje pėr t’u rinjohur. Por vlen pėr t’u kujtuar qė kjo ėshtė njė situatė e jashtėzakonshme, pėr tė cilėn duhet tė falėnderojmė organizatorėt e Festivalit Ballkanik tė Filmit dhe Kulinarisė. Nė normalitet bashkėjetesa ndėrkulturore nuk ėshtė kaq e thjeshtė, dhe nė kėtė ndėrhyrje tė shkurtėr do tė dėshiroja tė diskutoja se cilėt janė ata elementė, ata tė cilėt mendoj se janė baza e vėshtirėsive, duke nisur nga dy koncepte qė duken tė thjeshtė, por qė nė realitet janė tė komplikuara: kultura dhe identiteti. Fjalė qė pėrdorim nė jetėn tonė tė pėrditshme, por qė kanė kuptime komplekse, koncepte qė duhet tė ndihmonin pėr t’u kuptuar, por qė shpesh krijojnė ndasi.

Afėrsia territoriale ka detyruar gjithmonė kombet tė njihen me njėri-tjetrin, ose tė tentojnė tė njihen, por historia na ka mėsuar qė njohjet reciproke kanė kaluar pėrmes shumė konflikteve: nė varėsi tė momentit historik mund tė flitet pėr shkėmbime ose luftėra, marrėdhėnie tregtare ose plaēkitje, pėr kultura komunikuese ose tė njė injorimi nė vetvete tė dhunshėm. Dhe pas gjithė kėsaj luajnė, mė shpesh, nė mėnyrė tė dyshimtė (ambigue) pėrdorimi i fjalėve koncept kulturė dhe identitet.

Nisim me termin “kulturė”, njė koncept kompleks, nė tė cilin shpesh krijohet konfuzion nė pėrdorimin e zakonshėm. Ekzistojnė tė paktėn tri pėrdorime tė zakonshme tė termit kulturė.

a) I pari pėrdorim i referohet asaj ēfarė njeriu di – kuptimi mė i njohur ėshtė “njeri i arsimuar (kulturuar)”, dhe i referohet njė personi me njė nivel tė lartė arsimi: ėshtė njė kuptim gjerėsisht i pranuar dhe nuk krijon probleme.

b) Pėrdorimi i dytė u referohet niveleve maksimale, ku mendimi njerėzor ka mbėrritur, produktet maksimale tė njohurisė njerėzore, maja mė e lartė e prodhimit intelektual, qė njė shoqėri arrin nė njė periudhė tė caktuar historike (kulturė me K tė madhe): pėr shembull Kultura e rilindjes italiane, Kultura iluministe franceze, Kultura e rilindjes shqiptare, Kultura e shkollės sė Onufrit etj., qė nė pėrdorimin e kėtij termi fillojnė tė lindin konflikte (tė gjeneruara nga keqkuptime dhe nacionalizma tė kota) nėse njėra ėshtė mė superiore se tjetra, duke mos konsideruar qė zhvillimi i njė kulture ėshtė njė koincidencė/sintezė ku njė popull a komb arrin nė njė periudhė tė caktuar historike.

c) Ekziston dhe njė kuptim tjetėr mė i gjerė i termit kulturė – i krijuar dhe i pėrdorur nė shkencat shoqėrore – me tė cilėn tregohet gjithė mėnyra e tė jetuarit nė njė shoqėri (ose tė njė grupi shoqėror). Nė kėtė kuptim tė gjithė njerėzit kanė njė kulturė, ėshtė pėr t’u vendosur cila, nė shoqėri tė ndryshme, por dhe nė grupe tė ndryshme shoqėrore. Kultura, nė kėtė kuptim, pėrfshin tė gjitha produktet njerėzore tė ndara (shpėrndara) nė njė shoqėri (ose tė njė grupi shoqėror), sepse kanė dhe njė kuptim shoqėror.

Produktet njerėzore janė tė dy tipave, materiale dhe jo materiale. Me kulturė materiale do tė kuptohen tė gjitha objektet qė njerėzit prodhojnė dhe tė cilave ju japin njė kuptim (nga anija kozmike te karrigia, te tavolina, te kompjuteri etj.). Por jo tė gjitha objektet kanė kuptim nė tė gjitha shoqėritė, pėr shembull lapsi nuk ka kuptim nė njė shoqėri qė nuk e njeh shkrimin.

Kultura jo materiale (ose simbolike) nėnkupton tė gjitha produktet abstrakte nė njė shoqėri, por jo mė pak tė rėndėsishme, si gjuha, idetė, besimet, por edhe muzika dhe produktet e tjera tė kreativitetit. Pika mė e lartė e abstragimit janė vlerat (ato qė konsiderohen tė drejta, tė dėshirueshme, tė mira, tė bukura, pėr t’u arritur).

Dhe ky kuptim ėshtė dhe mė i komplikuari (mė konfliktuali) mbi tė gjitha kur i referohet ndėrkulturės, sepse kultura (dhe vlerat) ndryshojnė nė epoka tė ndryshme historike, si dhe nė shoqėri tė ndryshme, si dhe mes popujve tė ndryshėm, si mes grupeve tė ndryshme shoqėrore (tė rinj/tė vjetėr, tė shkolluar/tė pashkolluar, tė pasur/tė varfėr, mes atyre qė jetojnė nė qytet/dhe nė fshat).

Tė gjithė lindim nė njė kulturė dhe nė tė ne mėsojmė sjelljet, modelet kulturore qė na orientojnė nė shoqėri: njeriu lind nė njė kulturė qė influencon gjithė jetėn e tij dhe qė konkretizohet nė jetėn e pėrditshme.

Kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse pa modele kulturore njė numėr i madh individėsh do tė ishte i humbur nė kohė e nė hapėsirė dhe asnjė grup nuk mund tė mbijetonte nėse do tė humbte specifikėn e tij pėr tė trashėguar dhe elaboruar kulturėn. Por kjo ėshtė edhe nyja lidhėse e bashkėjetesės: ata pėrfaqėsojnė kultura tė ndryshme, pra vlera tė ndryshme, pėr pasojė kjo mund tė shpjerė nė moskuptime, nėse nuk jemi tė disponueshėm pėr tė kuptuar diversitetin dhe duke theksuar ngjashmėritė.

Dhe tani flasim pėr identitetin, njė koncept qė sot ndihem nė siklet kur e pėrdor. Thuhej qė identiteti krijohej nė periudhėn e adoleshencės: kjo ishte e vėrtetė nė shoqėritė tradicionale “tė mbyllura” (nė botėn rurale, pastorale, por edhe nė borgjezitė e vjetra) kur normat e transmetuara dhe vlerat ishin tė ngurta e tė padiskutueshme dhe eksperiencat e reja shumė tė limituara; por se identiteti ndryshon me eksperiencėn e pėrditshme, sot jetojmė mes shumė mundėsive pėr tė pasur eksperienca, disa direkte, disa tė transmetuara nga mediat. “Natyra njerėzore” ėshtė shume fleksible, kėshtu qė identiteti ėshtė produkt i ndėrveprimit mes pasurisė sonė gjenetiko-kulturore dhe eksperiencave tė mėsuara nė momente tė veēanta historike tė jetuara. Prandaj sot preferoj tė flas pėr identitetin si njė “bricolage”, njė kompozicion variabėl qė ka si element fragmente tė ndryshme tė eksperiencave tė reja dhe tė vjetra, materialeve simbolike, me tė cilat vihemi nė kontakt, veēanėrisht tė rinjtė.

Mund tė mė kundėrshtohet, se ky afirmim mund tė sjellė njė shkatėrrim tė identitetit. Mund tė pėrgjigjesha se humbja e identitetit tė vjetėr nuk ėshtė e thėnė qė ėshtė gjithmonė negative: ėshtė njė proces qė liron nga skoriet tradicionale duke na lejuar tė rigjejmė veten duke dialoguar me tė tjerėt.

Ekzistojnė gjithashtu tė ashtuquajturat identitetet kolektive ose dhe mė keq nacionale: njė koncept qė nė nivelin teorik mund dhe tė diskutohet, por pėrdoret vetėm pėr t’iu kundėrvėnė tė tjerėve. Ėshtė kėrkimi i pafrymė i njė identitetit qė ēon shpesh nė mohimin e identiteteve tė tjera, sidomos sot kur identitetet janė tė menaxhuara pėr qėllimet politike dhe tė tregut. Idetė e kėrkuara nė njė keqkuptim tė historisė, nė nėnvizimin e diferencave dhe supremacive: nėse do tė ishte kėshtu do t’i jepnim tė drejtė njė shkrimtari francez (R.Quenau), i cili mbėshteste se “Historia ėshtė hidhėrimi i njeriut”. Por historia mund tė shihet si njė moment ndarjesh ose harmonish tė reja: unė mendoj qė historia me tė gjithė dramat e saj, duhet menduar si njė evolucion i njerėzimit dhe si njė takim mes popujve. Sot flitet pėr “shoqėri kulturore kundėrshtare” qė shpesh prodhojė “identitete kulturore kundėrshtare”, flitet nė nivel shkencor, por veēanėrisht nė nivelin politik dhe nga mediat: e atėherė si mund tė mos i jepet tė drejtė njė mikut tim gjerman (K.Homuth) qė shkruante “Identiteti kulturor ekziston akoma vetėm si njė eksperiencė e njė humbjeje”.

Duke pėrmbyllur, jemi sot kėtu nė Pogradec dhe ndihem nė anėn e duhur tė historisė tė mentaliteteve, nė atė pjesė tė njerėzimit qė aspiron ndryshimin qė kėrkon kontaktin me tjetrin dhe me atė qė ėshtė tjetėrkund: ėshtė bukur, ėshtė njė hap pėrpara, por nuk mjafton.

Atėherė mund tė na ndihmojė utopia e tė pasurit njė ėndėrr. Ėndrra ime ėshtė: shumė liqene tė Ohrit nė tė gjithė botėn qė bėjnė tė mundur takimin dhe dialogimin e kulturave, pa paragjykime, pėrgjatė kohės sė tashme ashtu si ka ndodhur nė eksperiencat mė tė mira tė sė shkuarės.

Dhe mė pas njė skermė e madhe, aq e madhe sa mund tė shihet pėr mijėra e mijėra kilometra, nė tė cilėn projektohen jetėt dhe historitė e njerėzve tė thjeshtė, gėzimet dhe hidhėrimet, kėnaqėsitė dhe dhimbjet e tyre, aspiratat e tyre dhe ndjenjat e tyre, aftėsitė e tyre, pra me pak fjalė jetėn e tyre tė pėrditshme historitė e tyre, dhe do tė shohim se sa tė ngjashme do tė jenė.

Natyrisht ėshtė njė metaforė e lidhur me ėndrrėn, por ndonjėherė ėndrrat i paraprijnė realitetit, dhe ndihmojnė qė tė konkretizohet.

Dimė se historia e njerėzve (dhe atyre tė afėrt) ėshtė e bėrė nga shenja shpesh tė vėshtira pėr t’u “lexuar” dhe shpesh tė keqkuptuara, tė lexuara me lenten e gabuar tė paragjykimit, por ne duhet tė mėsojmė tė “lexojmė” sėrish pėr tė mbushur boshllėqet e njohurive tona. Duke e bėrė sė bashku, kjo mund tė sjellė ndryshimin mes raporteve ndėrmjet popujve, mund tė jetė gati revolucionar, por edhe e pėlqyeshme siē po ndodh kėtu nė Pogradec nė liqenin e Ohrit.



*Autori ėshtė profesor i sociologjisė nė Universitetin e Salentos nė Itali. Ky referat ėshtė mbajtur nė Festivalin Ballkanik tė Filmit nė Pogradec nga 2-7 shtator 2013. Pėrktheu: Besmir Vokopola