Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 125
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Shqiptari qe ndryshoi historine boterore.

    Emri:  turk   11.jpg

Shikime: 2517

Madhësia:  49.9 KB


    Kush është Zognush Pasha?


    Thirret Zağanos Pasha (Zağan Pasha) ose e shqiperuar Zognush Pasha, ishte një Pasha Shqiptar ne Perandorine Osmane që luajti rol të rëndësishëm në periudhën e Sulltan Mehmet Fatihut dhe ne luften e Konstandinopojes. Ai i cili mbajti postin për Gallipolit Sanxhakut Beylik dhe si shef admiral, dhe ishte ushtaraku i i mbajtjes se flamurit ne Trabzon gjatë periudhës 1467-1469.
    Zagnos Pasha i cili u largua gjatë Sulltan Muratit I nga posti por u thirr dhe u caktua si veziri(kryeminister) 1453 - 1456 nga sulltan Mehmet Fatihut kur ai trashëgoi fronin prej te atit. Zağanos Pasha ishte mësuesi i arteve ushtarake sulltan Mehmet Fatihut, qe kur ai ishte një fëmijë. Ai u martua me motrën e sulltanit Mehmetit Fatmen dhe u bë kunati e tij . Zognushi u martua dhe me princeshën Anen gjatë pushtimit të Trabzonit. Ai banonte nje Kala Rumeliane e ndërtuar para marrjes së Stambollit dhe kishte kontribuar me përpjekjet e tij në dërgimin e nje flote osmane në Kasimpasha.

    Gjenealitete te biografise

    Emri Zagan/os(Zognush) Pasha
    Lala (zyrtar, mesues, ushtarak, keshilltar)
    Grand vezir i Perandorisë Osmane (Kryeminister)
    Në zyrën 1 qershor 1453 - 1456
    Koha - Sulltan Mehmeti II
    Paraprihet nga - Candarli Halil Pasha i Riu
    Pasua nga - Mahmud Pasha Angelovic
    Grada- Kapudan Pasha(Admiral)
    Koha 1463-1466
    Paraprihet nga - Yakup Bey
    Pasua nga - Mahmud Pasha Angelovic
    Detaje personale
    I vdekur 1462 ose 1469
    Vendi- Balıkesir,( Turqi), Perandoria Osmane
    Shtetesia- Osmane
    Bashkëshorte -
    Princesha Sitti Nefise Hatun
    Princess Fatma Hatun
    Princess Anna Hatun
    Guvernator i Thesalise e Maqedonise.
    Perkatesia Fetare - ish i krishter i konvertuar ne Islamin Suni
    Përkatësia etnike - Shqiptar
    Shërbim ushtarak- Ne Perandorine Osmane
    Dega Sherbimit- Armata Osmane
    Grada Ushtarake- Kapudan Pasha (admirali i madh; 1463-1466)
    Pjesemarrja ne luftëra - Rënia e Kostandinopojes 1453, Lufta e Beogradit etj

    Jeta e tij

    Zaganos ishte rekrutuar përmes sistemit te Devşirme dhe u rrit nëpër radhët e jeniçerëve. Ai u bë një nga komandantët e shquar ushtarake të Mehmetit II dhe një lala - Këshilltare e sulltanit, mentor, mësues, këshilltar, mbrojtës. Ai hoqi rivalin e tij, të mëparshem vezirin Halil Pashen, në mes të rënies së Konstandinopojës. Ai më vonë shërbeu si guvernator i Thesalisë te Maqedonisë.Zaganos ne fillim ishte i krishterë por me vone u konvertua.Ne musliman. D. Nicolle, JF Haldon dhe SR Turnbull beson se ai ishte i me origjine shqiptare. M. Philippides beson se ai ishte me origjinë greke ose shqiptare. Ai u bë një musliman i përkushtuar pas konvertimit.Kur Mehmeti II u largua në 1446 per shkak te konflikteve brenda perandorise, Zaganosi shoqëroi atë.

    Martesat e tij

    Zognush Pasha u martua tri herë:
    Me princeshe Sitti Nefise Hatun, bija e Timurtaşoğlu Oruc Pashës, Guvernatorit të Përgjithshëm të Anadollit nën Murati II
    Me princeshe Fatma Hatun (m 1444.), E bija e Sulltan Murati II dhe motra e Mehmed Fatihut ;
    Me princeshe Anna Hatun (m 1481 -.. Div), e bija e perandorit Davidit i Trebizond dhe Helena Kantakouzene, bija e Demetrios i Kantakouzenos

    Personaliteti dhe pamja

    Zaganos ishte një burrë i gjatë dhe i zgjuar. Ai eshte quajtur kapiteni më i mire osman i kohës së tij, dhe armiku i bizantineve. Ai ishte në besnik dhe nuk e njihte tradhetine-, madje edhe kur Mehmet Fatihu ishte vetëm një princ dhe jo sulltan, Zaganos e dinte se perspektivat vareshin në suksesin e tij. Zaganos ishte një ushtarak i cili besonte se Perandoria Osmane gjithmonë duhet të zgjerohet në mënyrë për të mbajtur armiqtë jashtë vetes. Ai ishte i njohur për bindjet e tij luftarake dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitin 1453 gjate rënies së Konstandinopojës por dhe me tej.
    Ai ishte një nga komandantët me të shquar osmanë ushtarakë të Mehmetit II (Fatihut) dhe në të njëjtën kohë një këshilltar, mentor, mësues, dhe mbrojtës, për sulltanim.

    Modestia e tij

    Pavarësisht nga statusi i tij por duke qenë afër Sulltan Mehmet Fatihut, per te tregohet nje histori e bukur. Zognushi ishte tip modest dhe punonte së bashku me punëtorët gjatë ndërtimit të xhamisë e cila sot është quajtur "Xhamia Zağnos Pashes" e ndodhur ne Belikesir . Kur Sulltan Mehmeti e vizitoi Balikesirin, Zağanos Pasha personalisht ishte duke punuar në ndërtimin e xhamisë, duke mbajtur nje gure në shpinë e tij nëpërmjet nje mjeti . Sulltan Mehmeti vizitoi zonën e ndërtimit dhe i tha : "Mund tia lehtesoje vetes, Zağanos ...", . Zağanos Pasha, pa e kthyer kokën e tij dhe pa parë me ke bisedoi , iu përgjigj: -Te falenderoj Mehmet ! Mehmet e pyeti: "Si me njohe mua pa me parë fytyren? ". Zağanos Pasha u përgjigj: -Nuk ka njeri ne kete vend qe me quan mua me emer Zağanos . Ketu te gjithe me quajnë mua Pasha. Vetëm ju mund të me therrisnit me emrin tim. Keshtu qe nga kjo une ju njoha juve.

    Rrethimi i Konstandinopojes 1453

    Gjatë rrethimit të Konstandinopojës, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane kishin fushuar në jug të Bririn e Artë. Trupat e rregullta te ushtareve osmane evropiane, ishin vendosur përgjatë gjithë gjatësisë së mureve, dhe ishin nen urdhërat nga Karadja Pasha. Trupat e rregullta nga Anadolli ishin nen komanden e Isak Pashës u vendosën në jug të Lycus deri në Detin Marmara. Vetë sulltan Mehmed Fatihu ngriti edhe çadrën e tij me ngjyre të kuqe dhe ngjyre ari afër Mesoteichion, ku ishin vendosur armët dhe regjimentet elite te jeniçerëve. Bashi-bazouks ishin vendosur pas vijës se frontit. Trupat e tjerë, nën komanden e Zaganos ishin të vendosur në veri të Bririt te Artë. Komunikimi është ruajtur nga një rrugë që ishte ndërtuar mbi majen kënetore të Hornit. Pas ofensivave të papërfunduara frontale, që osmanët kërkonin për të thyer përmes murit te kalase, ato ndërtonin tunele të nëndheshme në një përpjekje për të vendosur fuci baruti poshte mureve. Shumë nga zbuluesit e fucive ishin minatorët me origjinë gjermane të dërguar nga Novo bordos nga despotet serbe. Megjithatë, bizantinët kishin punësuar një inxhinier me emrin Johannes Grant (i cili u thuhej të ishte gjerman, por ishte ndoshta skocez), i cili ishte vepronte kunder fucive te barutit te hapura nga tunelet, duke lejuar trupat bizantine për të hyrë në tunel dhe te vrisnin ushtaret osmane. Bizantinët zbuluan tunelin e parë në natën e 16 majit. Përpjekjet e mëvonshme nga tunelet u ndërprenë më 21, 23, dhe 25 maj, per shkak te shkatërrimit e tyre me zjarr nga ana e bizantineve dhe luftimimeve të fuqishme. Më 23 maj, bizantinët kapen dhe torturuan dy oficerë osman, të cilët treguan vendndodhjen e të gjitha tuneleve osmane, të cilat u shkatërruan më pas. [Më 21 maj, Sulltan Mehmet Fatihu dërgoi një ambasador në Konstandinopojë dhe ofroi atyre heqjen e rrethimit nëse ata i dorezonin qytetin. Konstandini kishte pranuar që të paguajnë haraç të lartë të sulltanit dhe të njoh statusin e të gjitha kështjellat e pushtuara dhe tokave në duart e tyre si zotërime osman por jo te dorezoje qytetin. Rreth kësaj kohe, Sulltan Mehmet kishte një mbledhje të fundit me zyrtarët e tij të lartë. Këtu ai hasi një rezistencë; nga një vezirët e tij te vjeter Halil Pasha, i cili i miratonte gjithmonë e planet e sulltanit për të pushtuar qytetin, por tani këshilloi atë që të braktisin rrethimin . Halil Pasha u kundershtua nga Zaganosi per te qene nje pike kthimi ne vendimin e Sulltanit, Zaganos këmbënguli per nje sulm të menjëhershëm. Duke qenë i akuzuar për tradheti dhe korrupsion, Halil Pasha u vra më vonë ne po atë vit. Sulltan Mehmet Fatihu kishte planifikuar të rrenoi muret me forcë , duke pritur se mbrojtja dobësuar bizantit nga rrethimi të gjatë. Ai filloi pergatitjen e trupave dhe mjeteve ushtarake për një ofensivë të formës së prerë të gjithëaneshme.
    Pas pushtimit osman të Konstandinopojës, Sulltani urdhëroi Zaganos të përcaktuara me galerat e tij për Galata, për të parandaluar anijet bizantine ne lundrim.
    Historitë e bashkëpunimit Halil Pashës me bizantinët kishte më shumë gjasa të përhapet ne fraksionin grupit te Zaganos. Por Zaganosi pati sukses kunder Halil Pashës edhe pse ky ishte si veziri i madh.
    Në 1456, , Zaganos u pezullua nga detyra pas një ekspedite të dështuar kundër Hungarezeve mbajtur prane Beogradit. Vajza Zaganos 'ishte e martuar me Sulltan Fatihun por të dy(vajza dhe ai) u larguan në Balıkesir, ku Zaganos zoteronte pronat e tij. Në 1459, Zaganos kthye dhe u bë Pasha dhe Admiral i armates ne rritje të shpejtë karriere ne Perandorine Osmane, dhe vitin e ardhshëm ai ishte edhe guvernatori i Thesalisë dhe Maqedonisë.
    Sulltan Mehmet Fatihu e nderoi atë për besnikërinë e tij dhe ndershmëri, së bashku me dy vezirë të tjerë të sulltanit, Sarica Pashës, duke e përmendur ne tre kullat e mëdha të Rumelis Hisari pas tyre. Kulla në jug është emëruar me pas me emrin Zaganos Pasha.


    Si ndikoi Zognush Pasha ne vendimin e Sulltan Fatihut per marrjen e Konstandinopojes?


    Sulltani Muhamed El-Fatih mblodhi këshilltarët e tij, komandantët e lartë dhe dijetarët që ishin ne mesin e ushtrisë dhe kërkoi prej të pranishmeve që t’i shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa hezitim.
    Disa prej të pranishmëve sugjeruan që të tërhiqet ushtria, prej tyre ishte veziri Halil Pasha i cili propozoi tërheqje të ushtrisë, për të mos derdhur gjak dhe paralajmëroi hidhërimin e Evropës së krishtere nëse e marrin muslimanët qytetin . Mirëpo, ai u akuzua për marrëveshje me bizantinët dhe përpjekje që të heqi dorë nga marrja e qytetit. Por, disa personalitete u ngritën duke përkrahur Sulltanin që të vazhdojë sulmin ndaj qytetit derisa të çlirohet dhe të mos merret parasysh Evropa. Ata sugjeruan po ashtu që të entuziazmoheshin ushtarët për çlirimin dhe se kthimi prapa do të kishte pasoja, prej tyre thyerja e ndjenjave të tyre luftarake. Në mesin e tyre ishte dhe admirali me emrin ‘’ZOGNUSH PASHA‘’ i cili ishte shqiptar. Në fillim ai kishte qenë i krishterë, porse më pas kishte pranuar Islamin. Në librat e historisë përmendet qëndrimi i Zognush Pashës, ku thuhet: Ende pa e mbaruar fjalen Sulltan El-Fatihu për mendimin e tij, Zognushi ndryshoi pozitën në të cilën qe ulur, ngriti zërin me një osmanishte të përzier me theks të shqipes: “Assesi, nuk pajtohem me atë që tha Halil Pasha! Ne nuk kemi ardhur këtu përveçse për të luftuar dhe jot e kthehemi.” Kjo gjë shkaktoi gjurmë të thella në fytyrat e të pranishmëve dhe për pak çaste mbretëroi një qetësi. Pastaj, vazhdoi fjalët e tij duke thënë: “Me atë qe tha Halil Pasha dëshiron ta zbehë entuziazmin dhe përkushtimin tuaj, mirëpo përpjekjet e tij rezultuan me dështim dhe humbje. Me të vërtetë, ushtria e Aleksandërit të Maqedonisë, e cila u nis prej Greqisë dhe përparoi drejt Indisë dhe nënshtroi gjysmën e Azisë së madhe, nuk ishte më e madhe se ushtria jonë. Nëse ajo ushtri pati mundësi t’i pushtojë gjithë ato toka të gjera, a nuk kanë mundësi trupat tanë t’i kalojnë muret e këtij qyteti?! Halil Pasha na tha ketu se shtetet perëndimore do të marshojnë drejt nesh dhe do të hakmerren, mirëpo cilat janë ato shtete?! A janë ato shtetet latine, të cilat janë të armiqësuara ndërmjet tyre, apo mos vallë shtetet e detit të mesëm, të cilat nuk kanë forcë përveç vjedhjes dhe piraterisë?! Në qoftë se ato shtete do të donin t’i ndihmonin Bizantit, do ta bënin atë; do të dërgonin ushtri dhe anije, por nëse krishteret pas marrjes të Kostandinopojës do të na luftojë, a do të qëndrojmë ne të palëvizshëm, a nuk kemi ushtri që lufton dhe mbrojme veten tonë?!
    O Sulltan, më pyete për mendimin tim, kështu që do t’i them ca fjalë, duhet që zemrat tona të jenë si shkëmbi, duhet ta vazhdojmë luftën pa u vërejtur tek ne plogështi dhe molisje. Kemi filluar një çështje andaj duhet ta përfundojmë. Duhet t’i shtojmë sulmet në mënyrë që të hapim vrima tek armiku, t’i shkatërrojmë ata me guxim. Nuk di ndonjë zgjidhje tjetër pos kësaj dhe nuk kam mundësi te them diçka tjetër pos kësaj….”.
    Në fytyrën e Sulltanit dukeshin shenjat e gëzimit pas fjalimit të Zognush Pashës. Pas kësaj ai iu drejtua komandantit Turhan duke e pyetur për mendimin e tij, i cili u përgjigj me shpejtësi: “Me të vërtetë, Zognush Pasha ka të drejtë dhe unë e mbështes mendimin e tij.” Pastaj, pyeti dijetarët Ak Shemsud-Dinin dhe Kuranijun për mendimin e tyre, ngaqë Sulltani kishte besim në ta dhe i pranonte mendimet e tyre. Që të dy dijetarët thanë se e mbështesin mendimin e Zognush Pashës duke thënë: “Duhet të vazhdohet lufta, me durim do të arrijmë tek fitorja.”
    Entuziazmi u shfaq tek të pranishmit, Sulltani u gëzua dhe përgëzoi me lutjet e dy dijetarëve për fitore, pastaj nuk mundi të përmbahej pa thënë: “Cili nga paraardhësit e mi ka pasur një ushtri sikurse timen sot?!”. Dijetarët mbështetën mendimin për vazhdimin e luftës në rrugën e Islamir. Kjo gjë e gëzoi Sulltanin, kështu që ai u shpreh i mendimit se sulmet duhet të vazhdonin derisa të merret Kostandinopoja. Pas kësaj, mbledhja përfundoi me sugjerimet e fundit të Sulltanit që sulmi i përgjithshëm dhe hyrja në qytet po afrohej dhe se kjo gjë është e pashmangshme dhe se urdhri do të vinte në kohë të përshtatshme dhe ushtarët duhej të përgatiteshin për këtë gjë

    Referenca
    Muhamed Ali Sallabi Perandoria Osmane, elementet e ngritjes dhe shkaqet e rënies
    J. R. Melville Jones, The Siege of Constantinople 1453: Seven Contemporary Accounts,

    Hakkert, 1973, p. 7: "Zagan Pasha"

    Ellis Goldberg, Reşat Kasaba, Joel S. Migdal, "Rules and rights in the Middle East" (1993), p. 153

    Kinross, Patrick Balfour (1977). The Ottoman centuries: the rise and fall of the Turkish Empire. Cape. ISBN 978-0-224-01379-6. Retrieved 5 October 2010. Zaganos Pasha
    Nicolle, David; Haldon, John F.; Turnbull, Stephen R. (2007). The fall of Constantinople: the Ottoman conquest of Byzantium. Osprey Publishing. pp. 189–. ISBN 978-1-84603-200-4. Retrieved 5 October 2010.

    Philippides, Marios (2007). Mehmed II the Conqueror and the fall of the Franco-Byzantine Levant to the Ottoman Turks: some western views and testimonies. ACMRS/Arizona Center for Medieval and Renaissance Studies. ISBN 978-0-86698-346-4. Retrieved 5 October 2010

    Crowley, Roger. 1453: the holy war for Constantinople and the clash of Islam and the West. New York: Hyperion, 2005. pp. 168–171. ISBN 1-4013-0850-3
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #62
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Faleminderit per postimin Xhemis,

    Këtu po bëhet fjalë për shqiptarët ne perandorin osmane, sic është edhe emërtimi I temës. Mendoj , kjo është arsyeja se pse nuk po përmenden të tjera epoka historike.

    Unë për vete nuk mund të lavdërohem aq me ato role dhe pozita që kan pasur shqiptarët nën perandorin osmane.
    natyrish se Skenderbeu , Mahmut pasha dhe Ali pash Tepelena jan per tu krenuar me ta , sidomos Skenderbeu.
    Ali Pash Tepelena nuk ishte në toka greke , por ne toka shqiptare qe sot i mban greku te okupuara!
    Ne ishim te pushtuar nga ajo fantazëm.
    Nëse nuk pajtohemi me këtë, se ne ishim të pushtuar, atëhr un¨nuk kam më se cfarë të bashkëbisedoi me ju në këtë temë.

    Për mua FEJA E SHQIPTARIT ÊSHTÊ SHQIPTARIA.

    Të përshëndes.

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Shqipëria egziston fale Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që ngriti shqiponjën me dy krye me yllin e Davidit në mes dhe Zoti e bekoi ate dhe kombin tij.

    Sot ka buste te Gjergj Kastriotit ne Rome ne New York, ne Paris ne Varshave. Te gjithe duan ta kene te vetin Gjergj Kastriotin, serbet greket, kroatet, vllehet, bullgaret. Por kjo vetem sa i shton vlera figures se tij pasi asgje nuk e ndryshon te verteten. Ai e quajti veten alban, epirotas, arber, çdonjera prej ketyre fjaleve do te thote sot Shqiptar dhe bijte e bijat e skenderbeut ne itali flasin akoma gjuhen shqipe pas 500 vjetesh.

    Sa per ca spurdhiake, qe kane ca emra neper banjot e Stambollit, si keta qe permend ky enderrimtari i xhamise, qe nuk la perralle pa thurrur per tu kapur; ata nuk kane asnje vlere per shqiptaret. Ata jane ca viktima qe u rrembyen femije me te njejtat praktika qe shikojme sot ne shtetin islamik te ISIS dhe persekutuan shqipetare te tjere.


    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Faleminderit per postimin Xhemis,

    Këtu po bëhet fjalë për shqiptarët ne perandorin osmane, sic është edhe emërtimi I temës. Mendoj , kjo është arsyeja se pse nuk po përmenden të tjera epoka historike.

    Unë për vete nuk mund të lavdërohem aq me ato role dhe pozita që kan pasur shqiptarët nën perandorin osmane.
    natyrish se Skenderbeu , Mahmut pasha dhe Ali pash Tepelena jan per tu krenuar me ta , sidomos Skenderbeu.
    Ali Pash Tepelena nuk ishte në toka greke , por ne toka shqiptare qe sot i mban greku te okupuara!
    Ne ishim te pushtuar nga ajo fantazëm.
    Nëse nuk pajtohemi me këtë, se ne ishim të pushtuar, atëhr un¨nuk kam më se cfarë të bashkëbisedoi me ju në këtë temë.

    Për mua FEJA E SHQIPTARIT ÊSHTÊ SHQIPTARIA.

    Të përshëndes.

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

  4. #64
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Me vjen keq qe jam i detyruar te jap nje pergjigje te gjate e ndoshta te lodhshme per t'u lexuar nga forumistet, por kur idiotesia qe perpiqet te zaptoje mendjen e kombit e te perçudnoje historine e tij eshte e madhe, nuk ka rruge tjeter!!
    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Kili fakti qe bizantinet, serbet, greket dhe vatikanasit e kane inat perandorine osmane eshte per disa shkaqe qe varion qe nga feja e kesaj perandorie por dhe protagonizmin shqiptar ne kete perandori.
    Dudumi, shkaqet e urrejtjes ndaj nje pushtuesi, i kerkon tek feja!!!!
    Si mund te jete njeriu kaq idiot??!
    Shqiptaret gjate gjithe historise qe nga pellazget tek Iliret e deri ne kohen e luftes se dyte boterore kane qene te sulmuar dhe asnjehere nuk kane qene sulmues, dhe protagoniste vetem ne kohen e perandorise Osmane.Eshte e vetmja kohe qe shqiptaret kane qene protagoniste ne rajonin ballkanik, ate europian dhe boteror.
    Perseri, dudumi islamik, thote se konvertimi i ilireve nga njerez paqesore ne bisha te egra qe vrisnin ne emer te sulltanit, duhet te na beje krenare!!

    Ke pare ndonje nga keto qe flaisn kunder perandorise Osmane te flasin me te njejten gjuhe kunder Italise fashiste, Gjermanise Naziste, Romakeve pushtues te Ilirise, Stefan Dushanit dhe te gjithe atyre luftrave qe ju bene shqiperise nga te huajt? Une mendoj se shumica e ketyre jane te njeanshem, nuk kane gjykime te pavarura por jane tifoze, emocionale, te paditur apo dhe te indoktrinuar per interesa fetare, apo nacionale.
    Shikoni dudumin turkofil se si perpiqet te beje krahasimie idiote per t'u hedhur hi syve axhamive!!!
    A u arratis dikush nga vendlindja nen Romaket, Italianet, Gjermanet, serbet e Dushanit, siç bene gjysma e arberve qe sot jetojne en Itali???!
    A ngriti Perandoria Osmane rruge e qytete e ujesjellsa , siç bene romaket; apo pallatet e ministrive dhe parlamentiti Shqiptar siç bene italianet???!
    JO!!
    Cfare beri Perandoria Osmane, perveç vrasjes dhe djegjes se gjysmes se Ballkanit, rrembimit t efemijeve nga famijlet e vendasve per t'i bere dudume nen urdherat e sullatanit ne shtypjen e ish vendeve te tyre dhe popujve fqinje, ndalimit te gjuhes shqipe dhe asimilimit te kultures ne ate turko-harape; lenies se nje populli ne limbon 500 vjeçare te harreses se rrenjeve te veta???!
    ASGJE!!!
    Nuk ka pasur ne historine tone ndonje cikel ku shqiptaret kane qene protagoniste vetem se ne kohen e perandorise Osmane.Luftrat e Romes me Teuten, Gentin etj nuk i kane sjelle Ilirise ne ate kohe protagonizem boteror, as lufta me Italianet fashiste, apo Gjermanet Naziste.
    Dudumi vazhdon te flase per protagonizem et "shqiptareve", shqiptare te cilet s'kishin asgje shqiptare tashme, duke harruar se ishin protagoniste te se Keqes!!

    Protagonizmi i vetem ka qene kur ne Shqiptaret benim zap boten nga lindja ne perendim.
    Alleluia, dudumi po u thote idiotave se Shqiptaret bene zap boten, por s'ishi te afte t'i ndertonin nje rruge ne vendin e lindjes!!
    E per çudi, askush ne kete "boten" imagjinare te "zaptuar" nga Shqiptaret, s'kujtohet per keta heronjte e dudumit me nofken Xhemis!!

    Na poushtuan Romaket ne, na pushtuan dhe italianet fashiste por kemi dhe ne Barbarosen shqiptari qe u bente zbor tartarukeve italiane ne Sicili e me gjere.
    Dudumi islamik, vazhdon te krenohet me nje kriminel gjakatar, baraz e ne mos me shume se profeti musliman!!
    Pashko Vaso ishte drejtues i Libanit, Mehmet Pasha i Egjiptit, te tjere shqiptare ne Jemen, Greqi, Serbi etj vende te botes.
    Pashko Vasa a nuk ishte ai qe shkruajti se Memedheu ishte me "kry n'hi"??!
    Dudumi flet per lavdi, ndersa rilindasi i madh flet per mjerim!!

    Skenderbeu manazhonte pjesen serbe, te tjere shqiptare me emra pashallaresh ishin manaxhues te Greqise.Ali Pasha ishte manaxhues i Sanxhakeve qe preknin token greke.
    Dudumi harron te permende se kush manaxhonte memedheun!!!
    Dudumi vazhdon te pellase se Shqiptaret "zaptuan" boten, por s'kishin memedhe!!!

    Pra protagonizmi shqiptar ne ate kohe nuk shihet mire nga fqinjet tane sepse ju kujton historine e kohes se erret te tyre kur u sherbenin shqiptareve si hyzmeqare.
    Vini re dudumin se çfare shkruan: "kishte nje kohe kur serbet u sherbenin shqiptareve si hyzmeqare"!!
    Pak rreshta me siper thote se shqiptaret asnjehere me pare s'kane qene protagoniste, madje se kane qene te shtypur nga serber e Dushanit!!
    A mednoni se eshte me pak kontradiktor se sa profeti musliman???!!
    Vazhdoni e lexoni me vemendje postimet e ketij dudumi islamik, per t'a zbuluar!!
    Serbet dhe Greket vdesin per ta sulmuar Perandorine Osmane sepse vetem me kete perandori shqiptaret triumfuan kunder tyre.
    Pra, thote dudumi, edhe pse me pare "serbet kane qene hyzmeqare te shqiptareve", vetem me Turqit Osmane, triumfuan kunder serbeve dhe grekeve!!
    Dhe, gjithmone sipas dudum hoxhes, eshte kjo arsyeja qe greket dh eserbet luftonin kunder Perandorise qe i kishte pushtuar e, fale te ciles lufte, fituan pavaresine shume me heret se Shqiptaret "zaptues" e "triumfues"!!
    A uk esht eper te qare qe dudume te tille rriten vetem mes shqiptaresh, fale Islamit??!

    Eshte e njejta urretje kur shqiptaret u bene me Nato ne luften e Kosoves qe Greqia dhe Serbia pelliste kunder Natos dhe Bill Klintonit.
    Po qysh, Shqiptaret i bene zap dhe i skllaveruan per 500 vjet, e tash ata qenkan fajtore per urrejtjen daj shtypesit te dikurshem??!
    Duhet te sillen si SHqiptaret me Turkun dhe t'i therresin "babe"???!
    Kjo eshte logjika e dudumave islamike, te dashur bashkeatdhetare!!

    Nga ana tjeter Vatikani e ka perandorine Osmane me syrin e fese por dhe nga frika se shqiptaret ne ate kohe shkuan dhe pushtuan Italine e jugut.
    Shqiptaret paskan pushtuar edhe Italine e jugut.....hmmm...kete pjese te "lavdise" Shqiptare, historiografia boterore e ka fshehur dhe po del ne drite fale dudumit hoxhe!!!
    Sipas logjikes se dudumit, e tere bota dridhej perpara Shqiptareve, madje edhe Vatikani!!(kuptohet se me "shqiptare", sipas hoxhes hjane ata qe jane kthyer ne qent e sulltanit e qe shkojne e kafshojne me terbim tere armiqte e tij)

    Tani pse shqiptaret duhet te ndjehen inferiore per kete periudhe qe kaluan? A ishin ato protagonistet me te medhenj te botes.Protagoniste qe moren vendime per historine boterore.
    Tashi, sipas logjikes se njeriu normal, nen driten e tere ketyre "zbulimeve" te hoxhes mbi protagonizmin dhe fuqine e shqiptareve ne arenen boterore, si duhet te ndjehen shqiptaret qe s'qene te zotet te krijojne dot shtetin e vet me pare se "hyzmeqaret" e tyre greke e serbe e madje edhe sot e kesaj dite qurraviten se u kane marre tokat e se i kane perzene si qeni???!
    Sekush ta zgjedhe vete!!
    Sipas hoxhe legenit, duhet te ndjehen krenare!!!
    Pse nuk shkrujane serbet dhe greket se Italia fashiste, apo Gjermania naziste beri genocid me popullin shqiptar kur na pushtuan, por per camerine pse nuk shkruajne?
    Ndoshta hoxhe dudumi harron se nje gje te tille s'e kane shkruar as shiptaret vete, por helmi islamik qe ka ne shpirt, kerkon ta injektoje ne tere shqiptaret, ne menyre qe te urrejne "qafiret"!!!

    Pra une nuk ndihem fare inferior pse Shqiptaret kane marre pjese ne pushtimin e Konstandinopojes(Qyteti i konstandinit) dhe e bene ate te quhet sot Istambul (Qyteti i paqes).
    Hoxhe dudumi, ne analfabetizmin e vet te krahasueshem me ate te profetit, na shpjegon se "istambul" na qenka perkthimi i " qytetit te paqes" e jo thjeshte nje shtremberin ne turqisht i emrit te meparshem "Kostantinopol", po ashtu si emri "Skander" eshte veçse turqizimi i emrit "Aleksander"!!!
    E kjo eshte e keqja me e vogel!!
    Hoxha horron te tregoje se pse "paqesoret" turq muslimane e eluftuan, siç bene me pare ne shekuj lukunite e egersirave muhamedane!!

    Jane po keto urrejtes se Islamit qe nuk dinte te thojne nje fjale per Qemal Ataturkun meqe ai ishte shqiptar.
    Perseri, hoxhe dudumi harron, se Ataturku(pra "ati i turqve"), jo vetem qe s'beri shtetin shqiptar, por ai e çoi Islamin ke vendi i qenit!!
    Pra, s i mund t ejesh urrejtes i Islamit dhe njekohesisht perbuzes i Ataturkut???1
    Logjike dudumesh.....
    A e di pse nuk e lavderojne Qemal ata Turkun se nuk la Ruset dhe Greket ta pushtojne stambollin dhe tua kthejne ate bizantineve.
    Perseri, hoxhe dudumi flet per bizantine, pa na shpjeguar si ç'jane "bizantinet"??! Nga cili planet vijen e ç'kombesie i perkasin??! E, "padashje" harron se Kostandini ishte Ilir!!!
    Perseri, kjo eshte e keqja me e vogel!!
    Historiani dudum hoxha Xhemis, nuk na thote se ne çmenyre ataturku i beri balle Rusise dhe greqise qe donin ta pushtonin e qe s'ia paskan dale dot!!!

    Kjo eshte e verteta.Le te plasin sa te duan, protagonizmin e shqiptareve ne historine boterore pergjate Perandorise Osmane nuk mund ta heqin kurre.Ajo eshte e shkruar tashme ne histori, histori qe shkruhet nga lindja e larget, Liban Egjipt e deri ne perendimit e afert.Une jam krenar qe shqiptaret kane pasur nje kohe kur ato kane qene protagoniste te historise duke hyre ne historine boterore.
    Jane po keto qe duan te perdorin Skenderbeun per intersat e tyre fetare, katoliket e bejne atlet te krishtit per te perfituar si figure dhe simbol ndersa ortodokset e duan si shpetues te bizantit .
    Ja pra pefundimi i logjikes se dudumit: duhet te jemi krenare me "shqiptaret" qe zaptuan Jemenin, Libanin e Egjiptin e qe lane memedheun te copetohej nga serbet dhe greket, por jo me Gjergj Kastriotin qe ndertoi shtetin e pare shqiptar dhe u dha lirine Shqiptareve!!
    Cili eshte kriteri ne logjiken e dudumit??!
    Skenderbeu peshtyu mbi Islamin dhe u vuri dajakun sulltan-kalifeve, ndersa zagaret e tjere u treguan qener besnike te Islamit!!
    Keshtu kuptohet historia sipas hoxhallareve!!
    Forumisteve gjykimi!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 16-10-2015 më 09:54
    Jarigas

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    dielli1 (18-10-2015)

  6. #65

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Xhemis mjaft me kete propagande te ndyre turke ne forum. Ska shqiptar te famshem qe na paska ndryshuar historine boterore e qe per me teper na quhet Zognush Pasha.

    I vetmi shqiptar qe NDIKOI ne historine europian te asaj kohe ka qene Gjergj Kastriotit.

    Kaq dhe ska me vend per budallalliqe turkoshake.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Ronierjoni (16-10-2015)

  8. #66
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    O shoku, mos fshi postet qe kane te bejne me temen.Behu cun serioz.


    AMUXHA-ZADE HYSEJN PASHA
    Është nga vezirët e Perandorisë osmane që mori gradën e krye-ministrit (sadriazem) në kohën e Sullan Mustafa Hanit të Dytë. Është pra, djali i mixhës së Qyprili-zade Fazil Ahmed Pashës, i cili ishte pas Qyprili Mehmed Pashës. Për këtë arsye njihet me këtë ofiq . Edhe pse jetonte mirë kur ishte në pozita të larta shtetërore mixha dhe djali i mixhës së tij dhe, edhe pse jetonte në kushte ideale në ditët e Maktul Mustafa Pashës , pas disfatës së Vienës që ndodhi më 1095/1683 i ra autoriteti dhe, duke u caktuar në ejaletin e Zevrit dhe në muhafezllëkun e Çardakut, qe larguar. Në vitin 1688, duke u shpërblyer me gradën e vezirit, u caktua muhafiz në muhafezllëkun e Seddulbahrit dhe më 1102/1690, pasi qe caktuar kajmekam në Asitane, më 1693 u internua në Sed-dulbahër. Më 1694 duke marrë gradën e kapedanit (Kapudan), tregoi guxim dhe shërbim të mirë në pushtimin e Sakëzit. Pasi një kohë u përpoq lart t'i kthejë rregullin dhe paqën siujdhesës së përmendur më lart, për të dytën herë bëhet kajmekam i Asitanes dhe komandant i ekspeditës; poashtu iu besua detyra muhafiz i Beogradit. Më 1697, kur u tërhoq për në Edrene, ishte në pozitë të lartë (sadriazem). Sido që të jetë, edhe pse i kishe filluar bisedimet për marrëveshje paqësore përmes delegatit anglez, të cilat, meqë nuk dhanë rezultate, tuboi dhe përgatiti ushtarët në Vefire dhe qe kthyer në Beograd. Pastaj, pasi nënshkruan marrëveshjen kthehet në Stamboll . Pas shërbimit të tij 5 vjeçar në postin e sadriazemit me mençuri e me drejtësi të plotë, për shkak të sëmundjes së rëndë që e kapi, më 1702 kërkoi të lirohet nga detyra. Doli ne pension dhe, duke jetuar në çiflikun në afërsi të Silivrit, po në këtë vit vdiq. Trupin ia patën dërguar në Stamboll. E varrosën (mauzoleun) e posaçëm që e kishin përatitur afër Dar-ul-Hadithit të ndërtuar në lagjen e saraçëve.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #67
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    HALIL PASHA
    Është nga vezirët i cili kaloi në funksione të larta në ministri në kohën e Sulltan Ahmed III. Është me origjinë shqiptare, elbasanas. Kur vëllai i tij Sinan aga u bë kryeushtarak, erdhën në Janinë dhe pastaj bashkë me Kallajli Mehmed Pashën shkuan në Bagdad. Kur u kthye, duke marrë gradë pas grade, u bë kryeushtarak në oxhakun (korpusin) e jeniçerëve. Shërbimet e tij pranoheshin te padishahu, pastaj, duke u aftësua edhe më tepër, më 1128/1715 me gradën mir-i miran u dërgua të shërbejë në ejaletin e Erzurumit. Ishte koha e ekspeditës së Austrisë. U urdhërua ta renovojë kalanë e Nishit. Meqë tregoi sukses të mirë në këtë çështje, sado që u dërgua me detyrë në ejaletin e Dijar-Bekrit, për shkak të nevojës qe transferuar në Pashallëkun e Beogradit. Në atë kohë u vra sadriazemi Ali Pasha. Duke e parë të nevojshme të emërohet serdar një personalitet i meritueshëm, për shkak të famës që e fitoi në oborrin mbretëror, në muajin ramazan të vitit të përmendur, iu besua myhyri i ministrisë (detyra e kryeministrit). Po në atë vit, në muajin zulhixhxhe u kthye në garnizonin dimëror në Edrene. Pasi u nderua nga padishahu, në muajin rexhep të vitit 1129/1716, me ushtrinë osmane shkoi në frontin e Beogradit, por nuk pati sukses në këtë luftë. Kur u kthye në Nish, u largua nga ministria dhe, sado që u emërua në ejaletin e Selanikut, e kapi një dyshim, prandaj iku dhe u mshef. Pasi qëndroi një vjet në ilegalitet, për shkak se u mërzit në jetën ushtarake, u tërhoq dhe u emërua në muhafezllëkun e Bogaz-hisarit. Gjatë kohës në ilegalitet e kishte pranuar ket-huda Abdi Haskiun i cili e kishte fshehur. Më /1727, pra pas një pauze, duke iu kthyer grada e vezirit u emërua në muhafezllëkun e Agribozit, e pastaj në atë të Kandijes dhe Hanijes dhe përsëri në atë të Kandijes dhe aty u tërhoq nga aktiviteti. Shërbeu në ministri afër 13 muaj. ishte modest, jomendjemadh dhe shumë fetar .
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #68
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Me çfarë kuptoj unë këtu ka njerëz që paguhen për të bërë propagandë turke ose turq të kosovës dhe Maqedonisë që fshihen nën petkun e fesë.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  11. #69
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    MURAT PASHA
    Është nga vezirët i cili në kohën e Sulltan Mehmed IV dy herë kaloi në postin e kryeministrit. Është me origjinë shqiptare. E lëshoi vendlindjen dhe me të ardhur në Stamboll hyri në ushtrinë e jeniçerëve (Yeniçeri oca¤i), ku më pastaj duke marrë gradë pas grade, . Në ekspeditën ushtarake të Bagdadit u bë kul-kethuda (lexo: ket-huda) e pastaj sekban-bashë. Duke i parë sukseset dhe shërbimin e mirë të tij në pushtimin e Kretës, Sulltani i lartpërmendur e emëroi aga të jeniçerëve. Në vitin 1649 u avancua në gradën e kryeministrit . U përpoq të përmirësojë korpusin e jeniçerëve të cilit i takonte, të nënshtrojë me forcë disa grupe të ushtarëve; të largojë disa kryekomandantë (ser-amidan) të grupeve të përmendura, pastaj tentoi të kalojë në vend të Kara Çaushit i cili ishte aga i jeniçerëve. Mirëpo, pas të gjitha këtyre, duke kuptuar se nuk do të ketë forcë të rezistojë në këto që u përmendën, pas pesëmbëdhjetë muajsh si kryeministër, më 1060/1650, duke kërkuar falje, kërkoi të shkojë në ejaletin e Bodinit. Kërkesa e paraqitur e tij u pranua. Pasi qëndroi si vali i Bodinit tre vjet, pra, më 1652 u largua nga puna dhe erdhi në Stamboll. Më pastaj, d.m.th. më 1064/1653 përsëri vjen në pozitë dhe emërohet kapedan i marinës (kapudan-i derya). Kur del në Detin e Bardhë me flotën ushtarake , duke shpartalluar ushtrinë e Venedikut që e mbante gjirin e Bosforit, duke ngritur lart famën dhe fuqinë e shtetit, fitoi simpati dhe dashuri te sulltani i tij. Mirëpo, meqë organizoi grupe të jeniçerëve dhe ushtarë që të çohen kundër Ibshir Pashës i cili ishte kryeministër, mu për këtë shkak dënohet me burg. Më vonë, pra më 1654, për të dytën herë kaloi në pozitën e kryeministrit. Pas tre muajsh në këto pozita të larta, përsëri, duke kërkuar falje, emërohet në ejaletin e Damaskut. Duke shkuar në vendin e punës, vdes në Hamma. Ishte një vezir i mençur dhe i aftë .
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  12. #70
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Ça njeriu pa mend qe qenke mburresh me pushtimet e mongolëve që bënë në gadishullin tonë, në djepin e civilizimit?

    Turp të kesh
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  13. #71
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Xhemis, për shkrimet që po i sjell per këto personazhe, është e vërtet se për ta ka shkruar një ndër kokat më gjeniale shqiptare të të gjitha kohërave Sami Frashëri.

    Kritika ndaj teje ,është në ato që jan mendime të tuat.

    Mos harro, se ne ishim shumë më përpare se ka lind feja islame. Kurse si fe ajo ka ardhë vonë ndër ne, me dhunë.

    Të përshëndes.

    Kili Merturi
    SHQIPERIA ETNIKE ËSHTË GJAK IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  14. #72

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Mos i banalizoni temat e sidomos natyren e nenforumeve. Ketu eshte nenforumi i historise dhe jo tema e shtypi te dites.

    Ju lutem mbajeni parasysh.

  15. #73
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    ALEMDAR OSE BAJRAKTAR MUSTAFA PASHA
    Eshtë nga vezirët që kaloi në postin e sadriazemit në fillim të ardhjes në fron të Sulltan Mahmut II. Është nga Rushçuku dhe është shqiptar. Në kohën e Sulltan Mustafa, tuboi një grup ushtarësh për të marrë pjesë në ekspeditën ushtake kundër Rusisë. Meqë e mbante flamurin (bajrakun) në këtë ekspeditë, u bë i njohur me emrin alemdar ose bajrakdar. Më pastaj, në dredhi të Pasbanogllit , i ndihmoi Tersnikli-zades, ajan i Rushçukut dhe me ndërmjetësimin e tij u emërua anëtar në Këshillin e Rezgredit dhe u shpërblye me gradën kapuxhi-bashë. Më vonë, kur u vra Tersnikli-zade, ajanët e atyre anëve dhe ithtarët e të përmendurit e panë të arsyeshme (u pajtuan) që Bajraktar Mustafai të kalojë në Këshillin e Rushçukut në vend të tij. Zaten, që atëherë vetë u bë i njohur me trimëri dhe guxim, kurse me tregtinë e gjedhave dhe me punimin e tokës u bë pasanik i madh. Meqë ishte bujar, fisnik dhe zemërgjerë, fitoi famë të madhe në tërë territorin e Rumelisë. Fuqia e forca e tij si dhe armiqtë shtetërorë ishin bërë preokupim i tij.Kur Sulltan Selim III u përpoq të bëjë reforma ushtarake, grupi rebelues i jeniçerëve më nuk e përfillnin këtë, biografia e të cilit po shkruhet këtu, sepse e gjetën në disa marrëveshje dhe korrespondenca të fshehta (me Sulltan Selimin III - M.P.).
    Më vonë, kur filloi lufta e Rusisë, u bind personalisht se ushtria e jeniçerëve (Yeniçeri ) erdhi në një gjendje që më nuk do të mund të ketë sukses në punë. Për këto shkaqe si dhe për shkak të lëvizjes që dikur e bëri kundër përpjekjeve për reformimin e detyrave ushtarake, ai u pendua . Në luftën e përmendur në brigjet e Danubit qëndroi kundër armikut me një trimëri të madhe dhe për shërbimet e mira u shpërblye. Në vitin 1221/1806 u shpërblye me grada të vezirit: Mirëpo, mosrregullësia e janiçerëve dhe intrigantët e tij i shkaktonin humbje, prandaj, Bajraktar ose Alemdar Mustafa Pasha, për ta shpëtuar nga një gjendje kaotike dhe të rrezikshme ardhshmërinë e shtetit (Osman - M.P.), bisedoi me ushtrinë e jeniçerëve për reformimin dhe qëllimin e Sulltan Selimit III; ua bëri me dije se nuk ka rrugëdalje, veçse të bëhen reforma në ushtri. Duke u konsultuar për këtë çështje edhe me disa burra shtetesh, me ushtrinë e Rumelisë arriti në Edrene dhe propozoi që prej aty të nxjerrë sanxhak-sherifin. Me të hyrë në Stamboll, Sullan Mahmud II hipi në fron dhe, posa erdhi ky në fron, këtij ia besoi detyrën e kryeministrit (sadriazem) .

    Referenca
    Sami Frasheri Kamus el Alam vepra 9
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  16. #74
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Keta jane tipa si Olsi Jazexhiu qe marrin lek per propagande antishqiptare. Asnjeher nuk u bjen ndermend qe asnje shkolle shqipe nuk kishte ne teritorin e PERENDOrise se sulltanve per 500 vjet! Nuk u bjen ndermend qe gjate kohes qe ata administronin trojet tona ne humbem me shume se 2/ 3 e teritorit, kurse per popullaten asnje dreq se din se sa kan humbur. Keto keture sherbetorve dhe mbeturinave osmane nuk u interesojne.
    Ja kush din pak gjermanish te lexoje ketu 2-3 fjale...

    Emri:  shqipe.jpg

Shikime: 918

Madhësia:  40.1 KB
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  17. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    . Asnjeher nuk u bjen ndermend qe asnje shkolle shqipe nuk kishte ne teritorin e PERENDOrise se sulltanve per 500 vjet!


    Ja kush din pak gjermanish te lexoje ketu 2-3 fjale...
    Merr lexo e meso shqip e iluminohu se ngele duke u marre me spiunlluqe kunder shqiptareve.

    Kontributi i klerit mysliman shqiptar në hartimin e alfabeteve dhe të abetareve të gjuhës shqipe

    http://www.forumishqiptar.com/thread...betareve-shqip

    2013, ku do behet Shqiperia e Madhe?

    http://www.forumishqiptar.com/thread...iperia-e-Madhe

    Emrat e “mohuar” të historisë shqiptare

    http://www.forumishqiptar.com/thread...3%AB-shqiptare

    “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

    http://www.forumishqiptar.com/thread...C3%ABtar%C2%94



    Hoxha Ibrahim Hafiz Dalliu e akuzuan se ka sulmuar pansllavizimin

    http://www.forumishqiptar.com/thread...pansllavizimin


    Rilindasi Hoxha Hasan Tahsini në mbrojtje të trojeve të Çamërisë

    http://www.forumishqiptar.com/thread...C3%ABris%C3%AB


    HOXHA HASAN TAHSINI

    Është nga ulematë (shkencëtarët) e periudhës së fundit të Perandorisë Osmane. Ishte i pajisur me njohuri të shkencave natyrore-matematikore dhe tradicionale (teologjike); i njihte për mrekulli gjuhët lindore dhe perëndimore, përmes të cilave u thellua në shkencat e reja (shkencat ekzakte). Është shqiptar. Lindi në një fshat të Kazasë së Filatit në anët e Çamërisë. meqë babai i tij ishte me detyrë të kadiut, ky (Hoxha Hasan Tahsini - M.P.) fëmijërinë e kaloi pranë tij. Mësimet e para i mori nga i ati. Pastaj shkoi në Stamboll dhe shfrytëzoi rastin të hyjë në medrese. Pasi u diplomua aty, reformatori i madh i Turqisë Mustafa Rashid Pasha zgjodhi një grup studentësh më të zgjuar, në mesin të cilëve edhe Tahsinin, që t'i dërgojë në Paris, me qëllim që t'i mësojnë gjuhët dhe t'i studiojnë shkencat e tjera. Pasi mësoi një kohë shkencat e reja, shërbeu si imam për anëtarët dhe diplomatët e ambasadës turke në Paris. Kështu pati mundësi t'i zgjerojë edhe më tepër dituritë shkencore, sidomos u interesua për shkencat natyrore: kimi, fizikë, astronomi, gjeologji dhe shkenca të tjera. Pas një kohe u kthye në Stamboll. Në këtë vit u hap Universiteti dhe rektor i parë i Universitetit të posahapur u zgjodh Hoxha Hasan Tahsini, i cili i mbulonte shumë lëndë nga shkencat natyrore. Mirëpo, për shkak të ligjëratave që i mbante hasi në moskënaqësi te qarqet konservative turke, prandaj u largua nga Universiteti. Pas kësaj, pra pas largimit nga puna, për shkak të titullit shkencor që e kishte arritur, pushteti ia kishte caktuar një pension të vogël. Më vonë e mori një vend, një medrese të vogël të papërdorshme (të lënë shkretë) në Stamboll dhe ia filloi të mbajë kurse private. Ndërkaq, kohën e lirë e kalonte duke u thelluar në studimin dhe leximin e veprave artistike dhe në librat e shumta që i kishte pasë përgatitur. Nuk ishte i martuar, prandaj, në jetë, përveç shkencës, nuk ishte i angazhuar me asgjë tjetër. Në vitin 1297/1879, në moshën 70 vjeçare vdiq nga turbekulozi. U varros në varrezat e Erenköz­it. Ka lënë pas vetes një varg përkthimesh të veprave shkencore, disa shkrime për shkencat filozofike si dhe një varg poezish, ndonëse deri më tash asnjë nuk u interesua t'i mbledhë e t'i botojë . Ndonëse në të të folur kishte shprehje të larta, poezitë dhe veprat i shkroi me një gjuhë të lehtë dhe letrare .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 17-10-2015 më 16:13
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  18. #76
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Këto shenime që po na sjell Xhemis , janë te marrura nga :

    Sami Frashëri: VEPRA 9
    PERSONALITETET SHQIPTARE

    Kjo dmth se jan në temë per Historinë.

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  19. #77
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Turqia eshte me shume shqiptare, sesa turke.

    MEHMET AKIF ERSOJ
    Personaliteti Shqiptar qe shkroi himnin turk.


    Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi.
    U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët.
    "Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë arabishten, e cila ishte gjuha e Kur’anit dhe persishten, edhe gjuhen e letërsisë osmane. Më vonë në Paris përvetësoi edhe frëngjishten. Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që e kishte gjuhë amtare...".
    "Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)’ ku kishte shkuar edhe në Pejë për t’u çmallur me të afërmit".
    Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur "Kur’an - a Hitap". Një vit më pas filloi të botojë në revistën "Resimli Gazete". Në vitin 1908 filloi botimi i revistës "Sirati-i-Mustakim", duke qenë kryeredaktor i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të cilave me pseudonimin "Sa’di".
    Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë e Mehmet Akifit vepra e quajtur "Asim", e cila është botuar në vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe vepra në pesë vëllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviç Ahmet", "Sa’di Pasa Imami", etj.
    Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për Luftën Ballkanike 1912-1913, për Luftën e parë Botërore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete të tjera".
    Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar me rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs, por Mehmeti e kishte sjellur me porosi të disa shokëve të tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e të tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar në gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të gjitha anët.
    Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe i arsimit dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër për një kohë. "Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin , të ashtuquajtur "qytetërim". . Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistët ose pan-turkistët...partinë Itthat-Terakki, që kishte ardhur në fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar në Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  20. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    ...ore xhemis hoxha,po na tregon perralla qe nuk vlejne.Ketu sjell emra"shqiptaresh"sipas teje,qe bene histori,po c'fare historije o hoxhe efendi???!!Cili nga keta ndihmoj Shqiperine ???!!!..Cili nga keta trqdhetare qe harruan vendin e vet ndihmoj Tokat Tona,Vendin Tone ???!!!..Mandej sjell ataturkun,po ataturku ku ishte kur vendet Tona ndaheshin nga fqinjet ne kancelarite perendimore ???!!Ku ishte aj(pasi qe ishte"shqiptar")....Po keta te tjeret qe solle me emra(natyrisht qe nuk ndjeheshin shqiptar)c'fare bene keta per shqiperine???!!!..Une solla vetem nje njeri halil patronen,qe beri buj ne perandorine e asaj kohe,ku kishte arritur te udhehiqte nje ushti te tere ne kryengritje,duke bere detyruar sulltanin qe te qonte ne shpate edhe vezirin e madh,edhe kryehoxhen e edhe sulltanin vete qe te dorehiqej..Mandej,solla me fakte qe vet ku kapadai(halil patrona),i marrur peng nga osmanet si femij nga rrethi i Manastirit.i shnedrruar ne fe,u be nje islamist eksterem,ku nuk duronte haremet e ngritura nga sulltani,arriti ne hierrakin me te lart ushtarake etj etj.Porse shtrohet c'fare beri ky far renegat halili per vendin tone ???!!!Asgje,per me teper vendi yne pas kryengritjes se tij ja pau sherrin.Pas kryendritjes se keti("shqiptari")halil patrones,sulltani mori nje ekspedite ushtarake per te ndjekur kryengritesit e tjere qe u strehuan neper vendet tona,mijera e mijera shqiptare u masakruan gjat kesaj ekspsedite.Eshte e vertete qe ka patur("shqiptar")njerez me prejardhje shqiptare ne perandorin osmane qe kan patur pozita te medha,dhe se kan lene emer,porse perpos GJERGJ KASTRIOTIT i cili u kthye ne vendin e vet dhe ju kundervu sulltaneve dhe vezireve duke i mundur nje nga nje,asnjeri tjeter qe sjelle ti ketu nuk ka vlere,ngase ata perpos qe u tjetersuan dhe harruan ATEDHEUN,i sollen edhe deme.

  21. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane







    Ky eshte i vetmi NJERI ARBERORSHQIPTAR QE SHKROJ HISTORINE E SHQIPTAREVE PERGJITHMONE.
    PERJETSISHT VENDET TONA I PERULEN KETIJ KRYTRIMI DHE PERANDORI TE TOKVE TONA,RRNOFT GJEGJ KASTRIOTI.

  22. #80
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Merr lexo e meso shqip e iluminohu se ngele duke u marre me spiunlluqe kunder shqiptareve.

    Kontributi i klerit mysliman shqiptar në hartimin e alfabeteve dhe të abetareve të gjuhës shqipe
    ....................... .
    Une shqipen e di aq sa e di, por tradhetar nuk jam. Nuk jam sherbetor i sunduasve te huaj.
    Po ti qe nuk ben tjeter vecse sjelle ketu propagande nga guzhina antishqiptare. Me 100-ndra artikuj proosman dhe indirekt proserbogrek?
    Ti nuk lexon (ose nuk don te sjellesh ktu) shkrime qe pershkruajne masakrat e osmanve ndaj shqiptarve, se ti je ose i semure nga paranoja, ose sherbetor i armikut. Te terte nuk ka.
    http://www.revistadrini.com/2014/09/...r-shqiptareve/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •