Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Vritet biznesmeni i kromit Qerim Marku

    Bulqize- Vritet ne nje prite ne tentativen e dyte biznesmeni kromit ne Bulqize. Qerim Marku, 40 vjec, eshte qelluar me bresheri automatiku nga afer, prane nje servisi ku po shkonte. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:30 te dites se djeshme ne vendin e quajtur “Kthesa e spitalit”, sapo del nga qyteti, per ne aksin drejt Tiranes. Persona te paidentifikuar dhe te pamaskuar dolen nga nje veture e kuqe tip “BMW” dhe qelluan pa paralajmerim ndaj biznesmenit. Por viktime mbeti edhe nje kalimtar i rastit qe ndodhej ne servil, Semi Ismaili, rreth 50 vjec, por pa rrezik jete dhe u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes me helikopter. Policia vendore shkoi menjehere ne vendngjarje dhe nisi hetimet, ndersa zbuloi se ka qene nje atentat hakmarres ndaj Markut per hesapet e kromit. Policia beson se eshte vijimi i luftes mes bandave rivale te zoterimit te galerive te kromit ne Bulqize, qe gjate tre viteve te fundit eshte shnderruar ne lufte me viktima. Marku mesohet se qendronte ne banese dhe nuk dilte pa mbeshtetje ne rruge, pasi e dinte per konfliktet qe kishte. Madje edhe biznesin e drejtonte nga shtepia me telefon dhe mundohej t’i shmangej armiqve te tij ne kete aktivitet. Por atentatoret e kane ruajtur pikerisht afer baneses, 100 metra nga vendi i krimit, dhe ne momentin qe kane pare te shkonte ne servis, e sulmuan ne befasi. Sipas deshmitareve, makina e kuqe hyri me shpejtesi ne ambient dhe prej saj dolen dy persona qe qelluan nga xhami me bresheri. Policia tha se autoret jane identifikuar, por nuk dha emrat e tyre per shkak te hetimeve. Pista e krimit eshte hakmarrja per konfliktet e vjetra dhe rivaliteti ne biznes. Me 29 shkurt te ketij viti, po ne Bulqize, dy grupet jane perfshire ne nje tjeter perleshje me arme ne rruge, po per fat te mire pa viktima. Mesohet se pjese e konfliktit ishte edhe 40-vjecari Marku, qe dje mbeti i vdekur. Policia tha se i plagosuri Semi Ismaili nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ka qene rastesisht ne servis, kur nje plumb e zuri ne gjoks dhe po i rrezikon jeten. Kurse biznesmeni sipas eksperteve, gjeti vdekjen nga plumbat e shumte ne trup. Gjithsesi ai u dergua i plagosur rende ne spitalin e qytetit, ku kaloi ne vdekje klinike dhe minuta me pas nderroi jete. Megjithese policia ngriti postblloqe te shumta, nuk mundi dot te lokalizonte makinen dhe te kapte autoret.

    Policia tha se Qerim Marku ka qene me precedente te meparshem ne konfliktet me grupe rivale ne lidhje me aktivitetin e kromit. Madje ai eshte hetuar edhe per perleshjen e 29 shkurtit ne Bulqize mes dy grupeve rivale me arme, ku nuk pati viktima.

    Biznesmeni prej disa muajsh mesohet se nuk levizte shpesh ne qytet ne menyre te lirshme, pasi i trembej nje sulmi nga grupi kundershtar. Edhe aktivitetin e drejtonte nga banesa, ndersa ishte hetuar me pare per konfliktet. Autoret e kane ruajtur per dite te tera biznesmenin.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Vritet biznesmeni i kromit Qerim Marku

    keq te kesh e keq mos kesh
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •